Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Mitrush Kuteli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:09

Dhe thashė nė librari...


“Dėgjomė me vėmendje, o shpirtkė e shpupuritur: Tė thuash Mitrush Kuteli apo Dhimitėr Pasko, ėshtė e njėjta gjė. Ka qenė i njėjti njeri. Pėrkthyesi dhe shkrimtari.” Ku i thashė kėto fjalė? Nė librari. Kujt ia thash ė? Asaj qė shiste libra.

Flurans ILIA

1.
Duhet tė ketė qenė fillim vjeshte. Nė njė ditė tė zakonshme, duke u kredhur thellė nė fėmijėri, kisha pėrjetuar tė flitej pėr romanin – poemė tė N. Gogolit “Shpirtra tė vdekura”, botim i vitit 1962, shqipėruar nga Dhimitėr Pasko. Isha i familjarizuar me faktin se ky roman kishte qenė pjesė e bibliotekės familjare, ngjizur, pasuruar, mbushur me frymė shpirtrash tė lėna trashėgim (nė fakt e vetmja pasuri qė trashėguam) nga ati ynė i ndjerė. Njė intelektual intuitiv qė, me sa kam kam vėnė re, brezi qė e ka njohur e ka rrėnjosur me mirėnjohje nė kujtesė. Por, pas vdekjes sė tij aksidentale, ky roman u zhduk nga biblioteka e familjes. Dikush “kishte vėnė dorė” pa kėrkuar leje nė tė paprekshmen bibliotekė tė familjes.
Ashtu siē ndodh rėndomtė me njerėzit e rėndomtė, ky veprim-incest “i kishte pėrlarė” Shpirtrat... Njė ribotim i dytė i romanit me disa ndryshime tė domosdoshme, del nė vitin 1974. Kėsaj here me titullin “Frymė tė vdekura”. Ishte porosia e tė ndjerit pėrkthyes Dhimitėr Pasko (i cili kishte ndėrruar jetė nė 1967-ėn), qė titulli mė i pėrafruar duhet tė ishte ky. Por edhe pse ribotim, ka qenė njė periudhė qė nuk mund t’i gjeje kollaj “Shpirtrat” (ose “Frymėt”) as nė bibliotekėn e qytetit, as nė librari. Kjo ndodhte pėr shkak se frymorėt e gjallė i mbanin “Shpirtrat e vdekura” (ose “Frymėt”) tė fshehura, dhe nuk i lėshonin tė dilnin kollaj nga bibliotekat e tyre familjare.

2.
Kurioziteti im u bė pothuajse i padurueshėm rreth asaj fillimvjeshte, teksa gjurmoja dhe mblidhja plot kureshtje nektarin e fjalėve tė gjuhės sė Dhimitėr Paskos si pėrkthyes. Njė talent qė konkurronte vetveten, po aq sa edhe faqja e Hėnės qė refuzon tė na shfaqet. Mitrush Kuteli, ky poet dhe prozator i njė stili tė rrėfyeri plot elegancė. Stil i njohur ndryshe edhe si “rrėfimi i magjishėm kutelian”. Pasko, gjuhėtar dhe folklorist, botonjės i parė i poezisė sė Poradecit dhe Nolit, pėrkthyes i kujdesshėm dhe ekonomist i shkėlqyer, karakterizohej po nga njė inteligjencė e urtė intuitive qė indukton kulturėn e pėrbashkėt, duke zėnė vend butėsisht me mirėsjellje brenda ndėrgjegjes kolektive. Padyshim qė zotėronte njė kulturė shumėgjuhėshe, tė cilėn e pasqyronte magjishėm te komuniteti i lexuesve. Mbi tė gjitha, Pasko-Kuteli tė mahniste tėrėsisht si folk-gjuhėtar. Por kur ndeshesh me “Shpirtrat” (apo “Frymėt”), gjithmonė sipas mendimit tim, kemi tė bėjė me njė nga majat e pėrkthimit shqip, shenjė e njė graviteti ku konotacioni ėshtė i pakontestueshėm sot e gjithė ditėn.

3.
Kohė mė pas, shtėpia botuese Onufri e risjell edhe njėherė nė publik ribotimin e kėtij romani rreth viteve 1998-99 dhe sė fundmi, nė vitin 2003, rishfaqet “Frymė tė vdekura”. Tashmė librin e gjen lehtėsisht nėpėr librari, ose ngaqė bollėku i botimeve ka mbėrritur te mirėqenia, ose ngaqė lexuesit janė anoreksikė kundrejt dijes.
Parathėnia e Kadaresė qė shoqėron botimin e mbramė, mė kishte shtyrė nė kėrkimin kėmbėngulės tė njė pasthėnie. Nė fakt, po rrėmoja nė bibliotekėn time “Artikujt Kritikė” tė Bjelinskit, ku edhe gjeta: “Letėr Gogolit”, “Mbi tregimin rus dhe tregimet e zotit Gogol”, si dhe “Njė panoramė mbi letėrsinė ruse tė vitit 1847”. Ndoshta prej kėtyre shkrimeve kritike ka zanafillėn e gjithė rrjedha e asaj ēka ndodhi me vetė Gogolin nė Rusi. Me pėrkthyesin Dhimitėr Pasko nė Shqipėri. Dhe me tė gjithė turbullirėn qė shkaktoi indoktrinimi soc-realist nė intuitėn e kulluar tė njė ose mė shumė tė eturve pėr dije.

4.
Takohem nė Tiranė me tė bijėn e Kutelit, e cila me njė gjuhė tė ngrohtė mė thotė se “nuk i kujtohen shumė detaje reale nga jeta e tė atit, por komunikon vazhdimisht me tė nėpėrmjet librave”. “Edhe unė,” i them, “nuk kam patur fatin ta njoh realisht tim atė, por komunikoj njėsoj si ti.”
Takohem pėrgjatė verės nė Pogradec me romancierin dhe skenaristin Dhimitėr Xhuvani. Nė biseda, ajo qė mė vuri nė lėvizje ishte njė rrėfenjė-detaj i tij e lidhur me pėrkthimin qė Pasko i kishte bėrė nė shqip “Shpirtrave”. Xhuvani tregon: “Shpesh herė e vizitoja Dhimitėr Paskon nė shtėpinė e vet nė Tiranė, pėrgjatė kohės qė punonte si pėrkthyes me mėditje. Paralelisht me pėrkthimet e detyruara, Dhimitėr Pasko pėrkthente “Shpirtra tė vdekura” tė Gogolit. E shqipėronte romanin duke pasur paralelisht nė tavolinėn e punės versionin origjinal nga rusishtja, versionin rumun, versionin italian dhe atė francez. Mė bėnte pėrshtypje se, kur shkoja dhe e takoja pas dy-tri javėsh, faqet e pėrkthimit lėviznin duke pėrparuar shumė-shumė ngadalė. I them: “ Mitrush, nuk paske ecur fare me pėrkthimin.” Mė pėrgjigjet: “Lermė, mos mė nga, me kėtė roman unė shkruaj, nuk pėrkthej...”
Ēiēikovėt e soc-realizmit e ndėshkuan jo “me pushkatim”, por “me pėrkthim” Mitrush Kutelin. Me kėtė akt ata pretendonin t’ia ulnin kokėn kėtij Prometeu tė mendimit shqiptar, duke u pėrpjekur t’i lanin hesapet jo thjesht me njė njeri qė nuk ishte si ata, por, e thėnė mė shkoqur, me “mitin kutelian”. Megjithatė dėshtuan. Edhe nė atė pak dritė burgu, pėrgjatė viteve 1948-1949 , na shfaqet “ad memorandum” Mitrush Kuteli, teksa studionte brenda mureve tė skėterrės metodėn “Nina Potapova”, e njohur pėr pėrvetėsimin e rusishtes aso kohe. Edhe nga qela e burgut Dhimitėr Pasko diti tė mėsojė (tė na mėsojė) se si mund tė bėhet realitet, nė njė kohė mė tė vonshme, njė pėrkthim i pėrkryer, si ai qė doli nė dritė nė vitin 1962.

5.
Tė gjitha kėto tė dhėna fragmentare i bluaj nė mendje, ndėrsa data shėnon shtatė shtator... Nė njė librari, bash mu nė zemėr tė kryeqytetit... I ndodhur pėrballė njė shitėseje librash, e cila ha Hot-Dog (pėrkthimi fjalė-pėr-fjalė nga anglishtja vjen nė shqip nė formėn “qen i nxehtė”)... Mustarda i ka veshur paksa ēipat e buzėve... Njė vajzushkė me buzė qė vlojnė si “fjalė tė nxehta” spėrkat banakun e librave me stėrkala mikroskopike mustarde... Nga prezantimi del se vajza ėshtė studente e filologjikut nė Tiranė. I kėrkoj romanin “Shpirtra tė Vdekura” tė Gogolit. “E ka pėrkthyer Mitrush Kuteli,” shtoj pėr ta lehtėsuar kėrkimin e saj. Shitėsja avitet nėpėr raftet e librave me hotdogun nė njėrėn dorė dhe romanin nė tjetrėn. Rikthehet pėrballė meje pėr tė mė korrigjuar: “Zotėri, libri qė kėrkoni nuk gjendet, por ne kemi nė shitje romanin Frymė tė vdekura.” “Ėshtė i njėjti,” them. “Jo, jo, nuk ėshtė i njėjti...”, vazhdon tė kėmbėngulė tjetra, “ju mė thatė se e ka pėrkthyer Mitrush Kuteli, ndėrsa kėtė kėtu...”, dhe troket me gishtin tregues mbi kapakun e Frymėve, “e ka pėrkthyer Dhimitėr Pasko”. Me shikim tė lagur prej atyre stėrkalave mikroskopike tė mustardės, qė mė bien nė fytyrė, them ftohtė: “Ju lutem, mund tė ma jepni romanin se jam duke nxituar.” Pasi e sigurova librin, pėr tė mos e kafshuar nė hundė atė krijesė tė pafajshme (Ruana Zot, nuk jam i dhunshėm!), i pėshpėrita pikėrisht afėr hundės, ngadalė, qė ta ndijonte sa mė mirė aromėn e fjalėve: “Dėgjomė me vėmendje, o shpirtkė e shpupuritur: Tė thuash Mitrush Kuteli apo Dhimitėr Pasko, ėshtė e njėjta gjė. Ka qenė i njėjti njeri. Pėrkthyesi dhe shkrimtari.”

6.
Ishte fillimi i vjeshtės. Data e saktė shėnonte shtatė shtator. Po, e di qė mund tė jetė vetėm njė rast i izoluar, njė absurditet, njė ndodhi rastėsore nė prag tė vjeshtės kjo ngjarja e sotme, por brenda meje me fėrtymė dimri frymėt kishte shtruar. ...Hej, trojkė! Zog trojkė! Kush tė ka ngjizur ty? Ti s’mund tė lindje veēse te njė popull i shėndoshė, ...dhe ja tani, shko tė numėrosh vjorstat, gjersa tė tė errėsohen sytė. Dhe ti, mjet udhėtimi, s’dukesh aspak i ndėrlikuar. Ty s’tė kanė kapur me vidha hekuri, por tė kanė stisur shpejt e shpejt vetėm me sėpatė e zdrukth,. ...kuajt turren si tufan, spicat e rrotave kėrleshen e pėrbėjnė bashkė njė rreth tė lėmuar, udha bubullon, udhėtari kėmbėsor ndalet nė vend, i trembur, dhe trojka ikė, ikė, ikė... Ē’ėshtė ky vrap qė tė kall tmerrin? Dhe ē’ėshtė kjo fuqi e paparė gjer mė sot nė botė? Hej, kuaj, kuaj! Kuaj tė mrekullishėm? A mos nė jelet tuaja ka bėrė strofkėn shakullima? A mos nė ēdo rrėmbė tė shtatit tuaj vigjilon njė vesh i ndjeshėm? ...ku vallė rend ti? Pėrgjigjmu. Nuk pėrgjigjet. Zilka derdh anembanė tringėllime tė ēuditshme...


17 Mars 2008

albania.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:09

SHTAMBARI

Punon shtambari nė shtambėri
Njė enė balte pėrpara tij

Vjen rrotull rrota, ay kėndon
Dhe dorėshkathėt laton, laton…

Pa shtamba rritet: njė bukuri –
Nga brumi i baltės, nga dora e ti.

Pėrpjetė jetėn me hov e merr
Dhe mrekullitė nė duk m’i nxjerr:

Ka poshtė thembėr dhe lart qenar
Nje shtat tė hedhur, njė vrull krenar

Ēuditem shumė, si vizitor,
Kur shoh njė kurm kaq vajzėror

“- Ah qysh trillove, i them, o zot
njė send tė tillė kaq hire plot?”

Seē qesh shtambari ndaj mė kundron
Dhe dor’ e tija punon, lėmon.

Hutohem shumė: “E mora vesh!
Ke njė tė fshehtė, s’e nxjerr nė shesh

Ti ke njė brumė qė s’ka njeri
dhe ja, ky brumė bėn mrekulli”

Ndaj vegjet shtambės ja ngjit ngadal
Shtambari thotė: - “Ti s’di, mė fal…

Nė botė baltė ka anė e kėnd
po mjeshtėria do shpirt e mėnd:

Ta mbrujtėsh baltėn me dashuri
nga dheu qė skuq porsi flori

Pa do dhe punė, do dhe durim
dhe doemos: kuptim, qėllim

Se shtambėn une s’e bėj mė kot -
Me ujė nesėr do mbushet plot

T’ja shuajė etjen kujt mbjell a korr
Atij qė arėn lėron me plor

Dhe kur ta ngrerė lart, pėr dolli –
Tė mė bekojė me mėnt’ e tij”

…Punon shtambari nė shtambėri-
Dhe arti i tija ėsht’ poezi

Gusht 1964, Pogradec

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Mitrush Kuteli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: