Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Mitrush Kuteli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:52

Kjo eshte nje nga pjeset me fantastike qe kam lexuar nga Kuteli

Rrinte Suli me Sulėn nė hijen e njė lisi kombėtar edhe pėrkėdhelnin dyfeqet kreshnike me nga njė leckė vaj. Kėtė e bėnin pėr tė kaluar kohėn e pėr tė shprehur dashurinė kreshnike pėr armėt kreshnike.


Dhe qė tė dy, si trima kombėtarė, e kishin ngjeshur mesin me kollanė e gjoksin me rripa. Kollanėt ishin mbushur me paketa fishekė edhe varur kishin bomba tė kuqe.


Tė tjerė fishekė e bomba kombėtare kishin nėpėr xhepat kreshnikė.


I foli Sula Sulės:


- Ore, ti e ke tė papėrdorur dyfekun e as qė di nė shpon.
- Kam zbrazur njėzet paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur nė bosh, jo nė plot...
- Qysh nė bosh? I kam rėnė njė zogu majė njė lisi edhe e kam rrėzuar, i kam rėnė njė lepuri, i kam rėnė njė thiu tė egėr...
- Tė thashė se ti ke zbrazur bosh, mė havadan. Ti s'hyn nė rradhėn e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur mė njeri? Se atėhere i thonė plot. Je goxha burrė, e s'ke vrarė njeri!
- Jo, njeri kurrė! Kur tė mė bjerė hasmi nė pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar tė mbijė bar!




Fluturoi njė zog kombėtar nga lisi kombėtar edhe hija e tij kreshnike shqiti pėr njė grimė nė truallin e fisit arbėnor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhėron Kanuni i Lekė Dukagjinit (ndjesė pastė!).


I foli Sula Sulit:


- Po ti sa herė e ke pėrdorur pushkėn?
- Dy! Njė herė i rashė Zeqos edhe e lashė kapicė, nė lėmė. Gjysmė herė kur plagosa Zyferė e gjysmė herė Stavron. Kėto tė dyja bėjnė njė. E njė e para: dy!


U duk larg njė si pikė e zezė qė lėvizte nė rrugė. I foli Sula Sulės:


- Ja, shikon tutje, po vjen njė njeri! Bjeri!
- S'di cili ėshtė...
- Ēudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qėnka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek tė ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka si merret vesh. Unė s'rrėfej!
- Me besa-besė?
- Me besa-besė e pėr kokėn e dyfekut.
- Atėherė t'i bie?
- Bjeri!




Nė kėtė kohė pika qė lėvizte nė rrugė ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkės kreshnike kombėtare.


Sula ish i pėrulur prej Sulit se kish shtėnė vetėm bosh. Turp i madh pėr njė trim kombėtar e pėr njė pushkė kreshnike tė lyer me vaj!


U shtri barkazi nė mezhdė, i fjeti synė pushkės edhe i hoqi kėmbėzėn.


Edhe pika lėvizėse nuk lėvizi mė...


Edhe Sula puthi ēarkun e dyfekut kreshnik pėr provėn e naltė...


... Qanė e vajtuan nė shtėpi. Shkulėn flokėt nėna e motrat e tė vrarit. U kanos vėllai tė marrė gjakun nga hasmi i vjetėr i shtėpisė, po puna ėshtė se pushka kreshnike e Sulės nuk mbeti nė turp kombėtar.


Edhe Suli e mbajti fjalėn e nuk e tradhtoi Sulėn...

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:54

Me di a nuk me di se qaj,

me di a nuk me di se
vuaj

ne oret e thella te nates,

kur ngrihem i cmendur te
shkruaj

me gjakun e zemres te shkruaj.

Me di a nuk me di se agimet


me gjejne pa gjume ne shtrat,

me shpirt te shkretuar nga
dhembja,

e dhimbshem i pres perendimet,

me ankth i pres
perendimet.

Me di a nuk me di se sot

u drodha kur pashe pranveren,
(vjeshten)

qe zbriste me flladet e prillit (tetorit),

e embel sic
ishte qemot,

e hidhur sic ishte qemot.

Me di a nuk me di se vuaj


ne oret e thella te nates,

ku ndjehem nga jeta i
huaj,

nga vendi i lemjes i huaj.

Me di a nuk me di....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Kuteli - Si neser...   13/9/2009, 15:55

Do te peshperite era ndaj mbremje si
nj'here,

prej valesh do ngrohet hena si sot,

me iskra prej bryme
do mbuloj' mermere

dhe bota do jete si ish dhe qemot

Si neser do
shtrihet lendina per mbi varr

Vale-dheu do zene t'palosen
ngadale,

do ende parevera e lule e bar,

dhe zile do rreshqasin qe
prej male.

Do qeshe dielli ne qoshen e nje reje,

do thaje lotet
mbi lulet e qershise, larg,

mbytur do ndjehet gjemimi i nje rrufeje,


permbi mal do hapet brez'i Perendeise.

Do shtroje dhe dimri qilim
te argjendte

mbi pllocen e tretur, mbi kryqn'e anuar,

do rritet
harrimi me dherin e rende

dhe une do fle, ty duke t'enderruar.... (dhe te
t'harruar)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:55

A

- E njeh Zenelin?
- Jo, nuk e njoh!

- U bė pėr tė vrarė. E do ta vras!
- Si e qysh?
- Dje mė shkeli
hijen!
- Hijen tėnde?
- Timen! Ecja rrugės, nė diell, kur mė arriti
Zeneli. Hija ime ishte aty poshtė. Ish e gjatė, sepse dielli perėndonte. E
priste mė dysh rrugėn. Zeneli mė dha tungjatjetėn edhe ma shkeli hijen. Ē'tė
bėj?
- Vraje!
- E vrava.
- Aferim!
Pas pakėz, duke pirė duhan.

- Fėmijė ka Zeneli?
- Ka po janė tė vegjėl.
- Vraji!
- T'i vras?

- Vraji se do rriten. Mė mirė tani sesa mė vonė.
- Mirė thua; ke tė
drejtė. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati mė shkeli hijen. Kjo s'ėshtė pak!




B


- Dėgjove gjė?
- Jo.
- E vranė Todrin.

- Ku?
- Nė mes tė tregut.
- Kishte faj?
- Tani s'ka faj se ėshtė
i vdekur, po atėherė kish.
- Si e qysh?
- Todri po shikonte njė dru
telefoni. Ish pak si i vrenjtur se s'kish me se tė blinte bukė. Iu afrua njė
burrė me mustaqe, trim me fletė si ēdo burrė me mustaqe, edhe i tha: - Bre qen!

- E njihte burri me mustaqe Todrin?
- Jo nuk e njihte. Por e vėrteta:
burri me mustaqe kish tė drejtė. Bre qen! - i tha trimi me mustaqe: Bile i tha:
Bre qen i qenit! Pse vėshtron me inat drunė e telefonit?
- Mė fal, se tė
pres fjalėn: druri i telefonit mos ish i trimit me mustaqe?
- Jo. Druri mund
tė ish i kujt tė ish. A mund tė mos ish asfare, mall pa zot si ėshtė malli i
shtetit. Po sidoqoftė Todri e vėshtronte me inat drunė e telefonit.
- Ndofta
sepse kish barkun bosh...
- Punė e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit!
Pse, bre, vėshtron me inat drunė e telefonit? Todri desh t'i pėrgjigjet, po
trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. - Na, i tha, tė tė mėsoj unė tė
shikosh me inat drunė e telefonit!
- Kish tė drejtė trimi.
- Doemos, se
po tė mos kish nuk e vriste.



C


- S'po e shoh prej
disa ditėsh Zefin.
- As e ke pėr tė parė, Zefin e vranė.
- Pse? Kush?

- Fajin e kish Zefi.
- Fol!
- Nipi i tė kunatit tė vėllait tė
Zefit...
- Nuk mora vesh. Edhe njė herė, tė lutem.
- A ka njė vėlla
Zefi?
- Ka.
- Edhe ky a ka njė kunat?
- Ka.
- Edhe kunati a ka
njė nip?
- Ka.
- Pra, nipi i tė kunatit tė vėllait tė Zefit kish rėnė nė
gjak me njė shtėpi kreshnike kombėtare.
- Vetė nipi?
- Jo, shtėpia. Punė
e vjetėr, gjysh-stėrgjysh, po ti e di se gjaku s'falet.
- Jo! Po tė falet,
humb burrnia, ndera e trimnia.
- Po, pra... E meqė shtėpia e tė nipit tė
kunatit tė vėllait tė Zefit ish nė gjak, erdhėn edhe e vranė Zefin, sipas
Kanunit tė Lekė Dukagjinit, (ndjesė pastė!).
- Nė e vranė sipas Kanunit,
bėnė mirė. Iu rrittė ndera e trimnia e burrnia hasmit tė shtėpisė tė tė nipit tė
kunatit tė vėllait tė Zefit. Mė vjen keq pėr Zefin, se ish njeri me kulturė -
pesė vjet nė Torino, poet e shkrimtar... - po nė qenka punė gjaku, shumė mirė qė
u vra! Duhet ruajtur ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit tė racės
arbėnore. Duhet ruajtur pėrgjithmonė Kanuni i Lekė Dukagjinit (ndjesė pastė!)
sidomos pėr punė ndere, trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racės
kombėtare ilire edhe pellazge kreshnike arbėnore asht nė rrezik me hupė. Dhe qė
tė ketė qetėsi tė plotė Shkėlqesia e Tij Lekė Dukagjini qė na la Kanunin, duhet
medoemos t'i digjet shtėpia Zefit edhe t'i priten drurėt e kopshtit kombėtar.

- Eja tė pimė nga dy-tri gota pėr shėndet tė Lekė Dukagjinit (i rrofshin
ēunat!) e pėr nderėn, trimninė, besnikinė e kreshnikinė mijėvjeēare qė na nderon
truallin tonė kombėtar e fisnik.
- Eja tė pimė po koburet t'ia dorėzojmė njė
miku, se kam frikė mos tė shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjė dru telefoni...




Ē


- Ore, thonė se ti e vrave Selmanė...
- Unė,
jo!
- Po kush?
- Dyfeku im!
- Ky qė ke nė krahė?
- Ja, ky! Pse
s'ta mbush synė?!
- Si jo. Dyfek tė kėtillė s'kam parė as nė Turqi.
- E
ke mirė. Dyfek si tė turkut s'ka nė botė, se turku i punon me merak. Po ky imi
ėshtė veē botės. Pandeha se s'tė pėlqen...
- Si u bė puna e Selmanit?
-
I qe shkrojtur ta vras unė, nga e shkrojtura nuk shpėton dot.
- E ke hak. Qė
kur e polli e ėma, iu shkrojt nė qitap: kėtė ēun do ta vras Ymeri me njė dyfek
turku. Po aman mė thuaj si erdhi puna qė e vrave?
- Me njė tė shtėnė e lashė
thes. Erdhėn edhe e ngritėn nė tabut.
- Ti ku ishe?
- Prapa ferrės.

- Ai?
- Shkonte rrugės.
- Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bėri
mirė qė ra si thes. Tė lumtė dora ty edhe dyfekut i lumtė ēarku!
Ymeri qeshi
se iu kujtua thesi. Selmani ra menjėherė si njė thes me misėr pa pasur kohė t'i
thotė: faleminderit se mė vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare.
Po Ymeri zemėrgjerė e shpirtluan, ia fali kėtė tė metė.
- Shkaku i vrasjes?

Fajtor ka qenė Selmani! Sepse Selmani ka njė nip nga ana e mbesės. Nipi i
mbesės sė Selmanit ka njė qen edhe ky qen qopek i ka lehur njė herė mikut tė tė
nipit tė sė mbesės sė Ymerit. Miku iu qa tė nipt, nipi iu qa mbesės, mbesa iu qa
Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanė...



D



Rrinte Suli me Sulėn nė hijen e njė lisi kombėtar edhe pėrkėdhelnin
dyfeqet kreshnike me nga njė leckė vaj. Kėtė e bėnin pėr tė kaluar kohėn e pėr
tė shprehur dashurinė kreshnike pėr armėt kreshnike.
Dhe qė tė dy, si trima
kombėtarė, e kishin ngjeshur mesin me kollanė e gjoksin me rripa. Kollanėt ishin
mbushur me paketa fishekė edhe varur kishin bomba tė kuqe.
Tė tjerė fishekė
e bomba kombėtare kishin nėpėr xhepat kreshnikė.
I foli Sula Sulės:
-
Ore, ti e ke tė papėrdorur dyfekun e as qė di nė shpon.
- Kam zbrazur njėzet
paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur nė bosh, jo nė plot...
- Qysh nė
bosh? I kam rėnė njė zogu majė njė lisi edhe e kam rrėzuar, i kam rėnė njė
lepuri, i kam rėnė njė thiu tė egėr...
- Tė thashė se ti ke zbrazur bosh, mė
havadan. Ti s'hyn nė rradhėn e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur
mė njeri? Se atėhere i thonė plot. Je goxha burrė, e s'ke vrarė njeri!
- Jo,
njeri kurrė! Kur tė mė bjerė hasmi nė pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar tė
mbijė bar!
Fluturoi njė zog kombėtar nga lisi kombėtar edhe hija e tij
kreshnike shqiti pėr njė grimė nė truallin e fisit arbėnor, ku ujku nuk e ha
ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhėron Kanuni i Lekė Dukagjinit (ndjesė
pastė!).
I foli Sula Sulit:
- Po ti sa herė e ke pėrdorur pushkėn?
-
Dy! Njė herė i rashė Zeqos edhe e lashė kapicė, nė lėmė. Gjysmė herė kur plagosa
Zyferė e gjysmė herė Stavron. Kėto tė dyja bėjnė njė. E njė e para: dy!
U
duk larg njė si pikė e zezė qė lėvizte nė rrugė. I foli Sula Sulės:
- Ja,
shikon tutje, po vjen njė njeri! Bjeri!
- S'di cili ėshtė...
- Ēudi e
madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qėnka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek tė
ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka
si merret vesh. Unė s'rrėfej!
- Me besa-besė?
- Me besa-besė e pėr kokėn
e dyfekut.
- Atėherė t'i bie?
- Bjeri!
Nė kėtė kohė pika qė lėvizte
nė rrugė ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkės kreshnike kombėtare.

Sula ish i pėrulur prej Sulit se kish shtėnė vetėm bosh. Turp i madh pėr njė
trim kombėtar e pėr njė pushkė kreshnike tė lyer me vaj!
U shtri barkazi nė
mezhdė, i fjeti synė pushkės edhe i hoqi kėmbėzėn.
Edhe pika lėvizėse nuk
lėvizi mė...
Edhe Sula puthi ēarkun e dyfekut kreshnik pėr provėn e naltė...

... Qanė e vajtuan nė shtėpi. Shkulėn flokėt nėna e motrat e tė vrarit. U
kanos vėllai tė marrė gjakun nga hasmi i vjetėr i shtėpisė, po puna ėshtė se
pushka kreshnike e Sulės nuk mbeti nė turp kombėtar.
Edhe Suli e mbajti
fjalėn e nuk e tradhtoi Sulėn...



DH


Vasili me
Veselin ishin shokė. Shokė qė nė vogėli - ngrohur mė njė diell, lagur mė njė
ujė. Pastaj erdh puna qė Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Qė tė dy
ia dhanė flakė mė flakė, si trima tė ndjerė qė na nderojnė vendin e kombin
kombėtar kreshnik.
Puna rrodhi kėsilloj:
Vasili me Veselin rrinin nė njė
hije edhe bisedonin. Aty pranė ish lumi. Pranė lumit njė plep. Vasili tha:
-
Hajde plep, hajde, qė tė mbolli dora e Krishtit!
Veseli tha:
- E keq, or
mik, e mbolli dora e Muhametit!
- E Krishtit!
- E Muhametit!
E
filluan si me tė qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojėn e kish tė tijėn edhe
me bukė e ushqente. Po pėrveē gojės, kishin edhe kobure nė brez, si ēdo shqiptar
i vėrtetė.
- Plepin e mbolli Krishti!
- Plepin e mbolli Muhameti!

Pak-pak! koburet kreshnike, flakė mė flakė!
E qė tė dy u vranė!

Njėri pėr plepin e Krishtit, tjetri pėr plepin e Muhametit...




E


Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin;
Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin...
Puna rrodhi kėsilloj:

Rrinin qė tė gjithė edhe vėshtronin malet e larguar.
I pari i tha tė
dytit (Selmani Selmanit):
- Mali qė pėrtej ėshtė mė i lartė se ai tjetri.

- Jo, e ke jangėllėsh. Ai tjetri ėshtė mė i lartė nga ai qė pėrtej.
-
Jo, ti e ke keq!
- Jo unė, po ti!
Hynė nė valle edhe tė tjerė: dy
Stefanė, njė Hasan, njė Mestan, njė Kristan, njė Vasil, njė Halil...
Si
trima qė ishin, e bėnė fora edhe u vranė trimėrisht nė shesh tė burrave. U
ngritėn pastaj edhe farefisi edhe i dogjėn shtėpinė njėri-tjetrit.

Dhe
malet mbetėn si ishin: male...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:56

Nga libri i Petraq Kolevices "Me Mitrushin", kam shkeputur disa faqe, ku
Kolevica paraqet edhe disa poezi qe Mitrushi ia pat dhuruar atij. Dashuria me te
cilen flet Kolevica eshte nje shprehje e mire e miqesise qe keta dy njerez
kishin arritur te stabilizonin me njeri-tjetrin, por eshte dhe nje rrefim me
vlere i disa pjeseve biografike nga jeta e
Mitrushit.


------------------------------------------------------------------------------------



Pėr
kampin e Maliqit, ku pėrfundoi udha e tij nėpėr natė, Mitrushi mė ka
treguar:
Kur na shkarkuan nga kamioni atje, isha me ca rroba tė vjetra e si
mos mė keq nga pluhuri i asaj rruge tė gjatė. Nė kokė, pėr t’u mbrojtur nga
dielli, kisha lidhur njė shami me nyje nė tė katėr cepat, siē e lidhin
armaxhinjtė.
Njė polic erdhi e mė pyeti:
-Sa shkollė ke ti?
-Hiē. Katė
klasė tė fillores kam – i thashė.
-Mirė. Shko kėtej, ti.
Pėr fatin tim tė
mirė e besoi se, siē isha katandisur unė, do ta besonte dhe po t’i kisha thėnė:
s’kam bėrė shkollė...Kur mė liruan, ndėrsa po mė hipnin nė kamion, pėr tė na
sjellė nė Tiranė, u ndodh pėrsėri ai polic. Mė pa me ca sy katili e duke
shtrėnguar dhėmbėt, mė foli gjithė inat: “Ė ė ė ė!...Ti qen paske pasur shkollė
tė madhe, ti!” Ndėrsa kunati i Mitrushit, i burgosur nė moshė tė re dhe ai nė
kampin e Maliqit, mė ka treguar:
Kur e sollėn Mitrushin, e mbyllėn nė njė
kotec derri. Ai kamp ishte lemeri. Nė mėngjes vetėm njė si ēaj. Bukė si baltė
vetėm njė herė nė ditė, mė drekė. Nė punė na detyronin tė shkonim duke rendur.
Rendnim zbathur nėpėr baltrat, se kėpucėt na u prishėn brenda sy-tre ditėve.
Punonim nė kanale me ujra pėrmbi gjunjė e gjer nė mes. Poshtė na pinin ushujzat,
sipėr na grinin mushkonjat. Dizanteria bėnte kėrdinė. Kur ktheheshim nga puna,
nė mbrėmje, ecnim me kėmbė e duar si bagtia, sepse nuk qėndronim dot mė kėmbė
nga lodhja e nga dizanteria. Aty kisha tė burgosur dhe babanė. E preu dizanteria
dhe unė e kam larė babanė lakuri, si fėmijė. Njė tregtar nga Korēa, Koēi
Misrasi, nuk duronte dot mė dhe vari veten.
Alfred Ashikun e rrahėn pėr
vdekje se hėngri njė panxhar qė e gjeti aty nėpėr baltrat. Njė tjetėr, Niko
Kirkėn nga Korēa, e lanė tė lidhur me tel me gjemba te njė shtyllė pėrkundrejt
diellit. Atje e lanė si Krishtin nė kryq dy dit e dy net dhe ne, 1500 tė
burgosur, na detyruan tė shkonim pranė tij e ta pėshtynim. Ky qe kampi i
Maliqit. Pėr tmerret e atij kampi, ku ishte drejtor Tasi Marko, vėllai i Rita
Markos, kanė shkruar tė tjerė e nuk dua tė zgjatem. Gjendjen e tij tė rėndė e tė
pashpresė nė burg e nė atė kamp na e jep tė gjallė Mitrushi nė krijimet e veta
tė cilat kam fatin e madh t’i kem tė shkruara nga dora e tij. Ja,
ato:


LETRA E FUNDIT
SIME SHOQE



Kaq afėr jemi,
por kaqė larg
Tė lutem mos mė prit-
Na ndajnė terre rreth e qark
Dhe
yll pėr mua s’ndrit.

Pėrse ta lidhėsh fatin tėnd
Me njė pafat si
unė,
Kur di se emri im u shėmb
Me dhunė e me pėrdhunė?

Pra hidhe
hapin guximtar
Ndaj jetės sė gėzuar.
Dhe mė harro kėtu, nė varr,

vdekur pa mbuluar.

Se unė pres, pėrēas po pres
Njė udhė fort tė
gjatė
Dhe njė tė martė, nė mėngjes,
Do hidhem nėpėr natė.

Nėpėr njė
natė qė s’ka mbarim
Po qetėsi pėr
jetė:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Nė prehjen e
vėrtetė.




PRANVERĖ

Nėpėr hekurat e tkurrura si
gardh
Nėpėr dhogat e thumbuara me thumb
Njė rreze dielli hyri si pėr
ēudi
Brenda nė terrin e hadhit.

I nemitur dritėn e kuqe
vėshtroj
Dhe rrah ta shtie rrezen nėr duar
Por zinxhirat, qė tringėllijnė
me kobe
S’mė lenė tė ngrihem mė kėmbė.

Pra sytė i mbyll qė rrezen mos
e shoh
Por s’di se si nga jashtė vjen
Njė erė e athėt plisi dhe lajmin
sjell
Se nė botė ka ardhur pranvera.




YLLI I KARVANIT


Doli ylli i karvanit
-lart mbi njė botė njė qiri-
E vėshtroi i
jetimuar
Nga zėndani im i zi.

Pas njė rreze qė mė hodhi
Lashė
hadhin e po ik-
Ah, mė falni, jam i mjerė
Pra po ik nga vendi i
lik.

Po mė doli para reja
Ma preu rrugėn e karvanit...
S’kam ē’tė
bėj, do kthehem prapė,
Brenda ferrit tė zėndanit.

Dhe do pres tė dalė
rishtas
Nė mos sonte, tjetėr herė,
Qė tė sulem si i ēmendur
Nėpėr qiej,
nėpėr erė.

Kush e di...do tė gjej udhės,
Ndėr ethire nj’yll me
bisht-
Do t’i lutem tė shpjerė
Lart e lart nė Zoti Krisht.

Do t’i
falem, pėrgjėrohem,
Tė mė bėjė hi e baltė
Tė mė shkelin gjith tė
mirėt
Pranė fronit tij tė lartė.

Oh, pėr hir tė Gollothasė
Dhe tė
brinjėsė sė shpuar
Prit, o Zot edhe dėgjoji
Gjithė tmerret qė kam
vuar.

Por nė s’do as Zoti i jetės-
Sėkam ē’tė bėj i mjeri unė
E le
qiellin, zbres te ylli,
Doemos, me tė pėrdhunė.

Pa kur ylli do
kalojė
Zotėronjės, sipėr detit,
Do tė shėmbem tatėpjetė,
Shpirtin do
t’ja jap lanetit.

Veē nė dhe mos kthehm prapė,
Ku ka hekura,
zinxhira
Orė e ēast ta ndjekin hapin
Errėsira...Egėrsira...

Ah, mė
fal, o ti kėndonjės
Se me fjal’ tė turbulloj.
Jam nė terr e jam i
mjerė
S’di ē’tė bėj, pra ėndėrroj.



***

Nė vitin
e fundit tė jetė sė tij, ndėrsa ishte tepėr i sėmurė e i dėshpėruar, gjatė njė
bisede mbi shkrimtarėt e mėdhenj erdhi fjala te R. Tagor, tė cilin e pėlqente
shumė. I thashė qė kisha librat e tij rusisht. I shpura atė me poezi. Gjatė
leximit kishte bėrė shumė shėnime me lapės tė cilat i prishi me gomė para se tė
ma kthente librin, por aty kanė mbetur dy shprehje nga R. Tagor qė i paskan
pėlqyer:

-I kam zili erės qė sillet mbi tokė
dhe
-Njeriu
ėshtė mė i keq se kafsha kur bėhet kafshė.


Atėherė ra fjala dhe pėr
shkrimtarin Anatol Frans nga i cili kisha dy vėllime rusisht. I dhashė njėrin.
Kur ma ktheu, mė tha: Nė faqet e brendshme tė kapakut tė kam lėnė dy kujtime,
t’i kesh ti, kur tė mos jem. Ai kujtim i hidhur, qė parathoshte njė vdekje tė
afėrt, janė dy poezitė e mėposhtme:


LUTJE

Unė,
Mitrushi, poet shqiptar,
Fort do t’i lutesha nėnės
Qė tė mė hidhte njė
litar
Varur nė bri tė hėnės.

Edhe pastaj, si pėr ēudi,
Tė gjendem
varur n’erė
Dhe tė thėrres: “Sa lumturi!”
Nė erė, mbi
skėterė.


Dihet se sistemi komunist kėrkonte prej artistėve e nė
veēanti prej shkrimtarėve e poetėve, njė krijimtari tė mbrujtur me ideologjinė e
kohės e nė shėrbim tė saj. Ēdo krijimtari tjetėr qė mund tė dilte jashtė
kornizave tė ngushta e tė ngurta tė realizmit socialist, quhej e kotė, e keqe,
madje e dėmshme dhe e dėnueshme. Shembuj tė tillė janė tė shumtė, por ndėr ta
mund tė pėrmendim dėnimin e tė ndjerit Vangjush Tushi dhe thyerjen e skulpturave
nudo tė tė ndjerit Janaq Paēo.
Kundėr asaj ideologjie qė shkatėrronte
krijimtaritė e mirėfillta dhe u linte fushė tė lirė “krijuesve” ordinerė,
Mitrushi shkroi kėtė poezi qė do ta quaja satiriko-dramatike, tė cilėn pata
fatin tė ma linte tė shkruar si kujtim gjithashtu nė kapakun e atij
libri.


KOPSHTARI BILBILI DHE DERRI

-Pa mė thuaj, shpes
i kotė,
Me ē’qėllim je ti nė botė?
-Tė kėndoj – bilbili tha.
-Po kėnga
jote ē’qėllim ka?
-Kėtė punė, vallahi,
Nuk e di.
-Ti kėndoke pa qėllim

dhe kullot nė kopshtin tim?

Mora thikėn dhe e therra.
(Qiellin) do
ta mbush me derra.



Nga Mitrushi kam njė tjetėr kujtim tė hidhur,
poemėn “Rrjedhin lumenjtė”
Kėtė poemė mund ta shkruante vetėm ai, sepse vetėm
ai e dinte historinė e Ilirisė, si tė thuash, nė majė tė gishtėrinjve.
Nė ēdo
varg tė saj spikatin njohuritė e tij tė thella e tė sakta tė gjeografise dhe tė
historisė sė asaj Ilirie qė shtrihej nga Stėrmadhi Danuov valėvezullonjės deri
poshtė, Buzė Jonit tė kaltėr dhe tė Adrias valėdendur.
Pėrshkrimi i
hollėsishėm nė atė poemė i viseve dhe i fiseve ilire, i bėri redaktorėt e
atėhershėm tė thoshin se s’kuptohet nga lexuesi, mbasi ka shumė emra tė
panjohur, por mendja tė ēon tė dyshosh se prapa kėtyre fjalėve fshiheshin shkaqe
tė tjera...
Mitrushi nuk ka dashur tė shkruajė njė poemė me lajle e lule, me
rima, ritme e figuracione tė shumta, por tė na jepte panoramėn e plotė tė
Ilirisė sė madhe tė dikurshme, Sė Epėrme, Sė Mesme dhe Sė Poshtme,
ku:

“Nė gjithė skajet e vendit tė lumur,
Anembanė kumbonte njė e
folme
E vetėme: ilirishtja e strallėt-
Vigmė barinjsh dhe kushtrim
luftėtarėsh,
Farkuar nė kudhra mijėvjeēarėsh.”
“...Gjuhė e fortė,
vlugmadhe e ėmbėl,
E mbrujtur para se tė ishin mbrujtur
Tufėt e hyjnive
tė lashtėsive...”



Pastaj na tregon dyndjen e legjioneve gjakatare
romane, me skota tė larme tė shkulura vatrash...

“Por lukunitė nuk
kishin tė sosur,
se pas njė skote njė tjetėr vėrshonte
Nga fundra gufash
dhe stėrfundra honesh,
Me urė nė dorė e thikė ndėr dhėmbė,
Qė kishin
banesa me tenda lėkurėsh...”


Qė linin pas

“Rrėnime,
rrėmbime, varrime sė gjalli...”


Sepse fiset ilire
ishin

“njė farė dhe njė gjuhė, por – vaj! Tė ndarė
Pa besėlidhje
armėsh...Pėllėmbė e hapur
Qė grusht nuk u bė pėr tė goditur rėndė
Armikun
qė tkurrej tė zgrapė plėngun...”


Dhe tek sheh qė nga gjithė ajo Iliri
e madhe mbeti vetėm njė pėllėmbė tokė dhe biri m’i vogėl
I ilirit tė
lashtė, trimi Arbėr,


Mitrushi nuk e mban dot rėnkimin qė i del nga
shpirti:

“Hej, histori! Ti, histori e lashtė
E botės ilire sė
perėnduar,
Pėrse mė bren e bluan kaq dhimbshėm
Nė orėt e vogla tė natės
sė bardhė?...”


Me ankthin e frikshėm tė humbjes edhe tė asaj cope
tokė tė mbetur nga Iliria e Madhe kėtu, buzė Adrias e Jonit, Mitrushi e mbyll
poemėn me kushtrimin:

“Mbani, burra,
Me dorė tė fortė flamurin e
Arbėrit
Tė skuqur me gjak ndėr luftra tė rrepta.!


E dėgjojnė vallė
bijt’ e sotėm tė Arbėrit thirrjen e Mitrushit?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:56

MITRUSH KUTELI

--------------------------------------------------------------------------------


Jam
shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi kėtė dhé,
q'e
kam si fe,
e pėrmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Qė gjysh
stėrgjysh,
qė brez pas brez,
qė gjithėmonė.

Ti shqa thėrret,
ti
shqa bėrtet,
gjer lartė nė retė
se jam barbar.

Jo, s'jam
si
bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.

Po vendin tim e
dua,
lirinė e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.

Kėnga e
parė

QĖNDRIMI


Se jam kėtu kur s'kish njeri,
kur s'kish
kufi
as fqinjėri,
as shqa tė zi.

Se jam kėtu kur Mal i Zi
ish
Iliri;
kur nga njė det nė tjetrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu nga
moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn fushė
e malin mal.

Unė jam kėtu
e do tė jem
- dem baba dem -
sa mali tė bėhet hi
e hiri mal
pėrsėri.
Ma thonė emrin Asim Qerim
mbetur jetim
qė nė vegjėli.
Jam
si mė sheh
e si mė njeh;
kėsulėbardhė e kryelidhur,
kryelidhur me njė
shami;
me tri shami
pėr trimėri!

Jam eshtėrmadh,
i vrazhdė
jam,
e bojalli -
dhe sytė e mi
janė plotė shkėndi
si batėrdi.
Dhe
kam uri
si s'ka njeri -
pėr drejtėsi
e pėr liri.
Si tė gjithė
asimėt
e tė gjithė qerimėt
e vendit tim.

Ma thonė emrin Asim
Qerim
mbetur jetim
qė nė vegjėli;
se babėn tim ma
vranė
naēallnikėt,
podporuēnikėt
edhe gllavnikėt.

Ma
vranė
se urdhėr dha vojvodi
e krali vetė:
"Tė vritet!"
Se ish
kosovar
dhe se ish zot
mbi kėtė dhe!

Dhe tokėn qė kisha nga
baba
nga gjyshi
rrėnjė pas rrėnjė -
prej qindra vjet,
prej mijėra
vjet,
ma morėn.
Ah!
Ma morėn vatanin
qė e desha si
xhanin!

Ma morėn,
me armė nė duar,
me gjak nėpėr
duar.
Agrarėt!
Xhandarėt!
Tyxharėt!
Tė gjithė tok
u bėnė
shok;
si sorrat
pėr kėrrmė.

Oborin ma morėn
gjer nė
shtėpi
dhe ngrenė pėr vete shtėpi
nė sytė e mi!
Dhe unė,
ja,
unė,
qė isha zot
qė qėmot,
mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,
bari pa
kopé -
kėtu
nė dheun tim.

Dhe plori m'u ndryshk,
hambari m'u
myshk...

Po shpresa s'mu vyshk!


Kėnga e
dytė

DURIMI


Durova,
durova,
sa nuk duron njeri,
as
Perėndi!

Mė thanė tė shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit
tim.

Mė dhanė armė tė vras
vėllanė,
sipas kanunit

gjakut...
Po s'desha!

Dhe nė e bėra ma falni,
se jam
gjaknxehtė.

Mė thanė tė ngrihem tė ik
ku qielli puthet me
dhenė;
Stamboll,
Anadoll,
e mė tej.
Se vetėm andej
paska pėr
ne
popull pa zot -
vend boll...

Po malli i tokės s'mė la,
po
malli i fushės s'mė la,
as gjaku i babės s'mė la.

Dhe mbeta kėtu,
i
huaj,
si qen,
nė vendin tim,
tė babės tim...
Mbeta rajį,
e ndėr
rajį,
si pėr hatį;

nė uri,
nė qesėndi,
nė skllavėri
tė shqaut
tė zi.

Mė thanė tė ik nė Allbani,
vatan i ri
i kombit tim,
si
shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.

Po dot nga toka s'u ndava
dhe
mbeta tė jem
ku jam
e ku do tė jem.

Mė thanė tė shkoj nė
sheher
tė shqahut tė madh,
me sharrėn nė krah,
me kryet
pėrdhé,
jaban
e beter;
portė mė portė,
derė mė derė,
i mjerė
e
zemėr sterrė,
pėr njė kotherrė
bukė.
Po malli i vendit s'mė la.
Ah,
malli i gjakut s'mė la
e mbeta kėtu,
rajį.

Ta shemba shqa
kufirin
qė ngrite ti
nė vendin tim e pėrmbi varr
tė babės
tim.

Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,

vuajtjes
dhe tė urrejtjes.

Me zemėrim,
me vrull tė madh,
e
bubullimė
qė s'ka mbarim

Se vjete ti mė ēave,
mė ndave,

vrave,

armik - lugat,
armik -xhelat!


Kėnga e
tretė

SULMI


Ti bėre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me
gjemba,
fortesa ti ngrite;
t'i shemba!

Tani,
tani,
atje ku
ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi
qė ndanin
e
ēanin
vėllazėri;
Hej!
Sot!
Shkon
e valon
parmenda!

T'i
bėra tė gjitha rrėmujė
dhe ty
gjurma t'u zhduk
si nė ujė.

I bie
arė mes pėr mes
e gjer nė brez,
e pėrmbi brez,
humbas
me gaz

grurin tim,
tė dheut tim,
tė babės tim,
tė birit tim;
sot e
pėrjetė,
jetė pas jetė!

Dhe ndie qysh flet,
me zė tė qetė,
im
atė vetė
nga balta poshtė:

"Ta mbroni dhenė
ku eshtrat kam,
ku
hi e tokė
e pluhur jam.

Ta mbroni dhenė
qė e ushqej
dhe sot si
dje,
me kurmin tim.

Ta mbroni dhenė,
me zjarr ta mbroni,
me gjak
ta mbroni!
Tė derdhni gjakun

me grushte plot -
po kurrė lotė,
as
sot, as mot!
Se loti ėshtė robėri,
gjaku - liri!"


Kėnga e
katėrt

NDĖRTIMI


Jam eshtėrmadh
e bojalli
e me japi,

si mė sheh ti,
si mė njeh ti.

Po kam njė zemėr
nė gjoksin
tim
qė pa pushim
mė rreh
si Drin.
Dhe babėn tim kur e kujtoj,

lotoj...

Tė pashė tė vrarė, or Baba,
e pa qefin, si pėr hata,

rreth e pėrqark me xhandėrma.
Desha tė qaj e s'qava dot,
e tė
bėrtas, sbėrtita dot,
pa asnjė lot, pa asnjė lot.

Dhe prita sot tė
derdh njė lot.

Tani,
tani,
unė jam gati
tė vdes qė sot,

se rroj pėrmot;
mbytur me gjak,
po jo me lotė,
pėr kėtė dhe,

q'e kam si fé
e pėrmbi fé.
E kam vatan,
e kam atdhe!


Hej!
Po buēas me zė kabį,
sa tė dėgjohet nė qiell lį,
sa tė
dėgjojė fund e kreje
kush gjak shqiptari ka nė deje:
Shaban - vėlla!

Destan - baba!
Hej!
Komb i lirė kosovar,
ti komb shqiptar, ti
zot krenar,
ti djalėri - ti pleqėri,
bėru gati!
Bėru gati pėr vrull
tė ri,
ta djegėsh botėn,
ta bėsh hi,
pėr liri,
pėr Shqipėri!



Kėnga e pestė

QĖNDRIMI


Tani,
tani!
-
O Mal i Zi -
ja unė,
ja ti!

Po unė - jo ti,
se jam kėtu kur
s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjėri...

Unė jam kėtu kur Mal i
ZI,
me Shumadi,
me Dallmati - sa mban e gjitha Shqehėri,
ish Iliri!

Kur nga njė det nė tjetrin det
isha zot vetė!
Se jam kėtu nga moti

kur vetė Zoti
e bėri fushėn - fushė
e malin mal.

Unė jam
kėtu
e do tė jem,
- dem baba dem -
sa mali tė bėhet hi,
e hiri
mal pėrsėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:57

Vjeshta e Xheladin Beut


Tregimi u
shkrua ne nje kohe kur jeta shqiptare ishte e perqendruar ne fshat. Ai mund te
kalohet pa u quajtur nje ekzagjerim ne kohen qe jetojme, vese tani "luogo del
delitto" nuk eshte fshati, por qytetet ku jetojne trimat e kohes se re,
barkmedhenj, qafeleshe, me tuta apo me kostume, me floke te gjate apo dhe te
prere shkurt fare, eshte bota e bosave te rinj shqiptare, ata qe i quajne njesha
a dysha, c'rendesi ka.


Per ata qe e lexojne ne here te pare, deshiroj
te referoj edhe leximin e nje krijimi te Brarit, te sjelle ne forum para disa
muajsh me titullin: Dilaveri. Nje nga personazhet qe shfaqet tek Vjeshta e
Xheladin Beut perngjan me personazhin e Brarit, vecse ky personazh eshte femer
dhe jo mashkull.



Ketu do te gjeni Krijimin
i Brarit






Vjeshta e Xheladin
Beut



I


As vetė Xheladin Beu nuk dinte pėrse
ndjente njė zbrazėtirė aq tė madhe nė zemėr atij mėngjezi vjeshte tė dytė. Njė
zbrazėtirė sa njė zgėrbonjė gėshtenje qė e ka brejtur krymbi pėrbrenda, njė
shembėtirė, njė trubullirė e njė neveritje pa fund e pa anė...
Edhe ēudi:
mėngjezi s’ishte i keq. E rrallė dhe e verdhė, vėrtet, fleta e plepit pėrtej
dritareve me hekura e kafazė, po qielli i kulluar, i ėmbėl. Shpeshėria qė, siē
na duket neve, njerėzisė, s’ditka kurrė se ē’qenka dhembja e pikėllesa,
cicėrinte e ngazėllohej me bujė tė madhe aty pranė konakėve tė beut e tej e
tutje – arave, pemėve, qiellit – kurse ay, Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė
xheladin Pashait, apo “Beu i madh”, siē i thosh tėrė bota, zot i patundur mbi
ēifligje e mbi njerėz, ndjente njė zbrazėtirė tė madhe nė zemėr. Gojėn e kish tė
hidhur sikur paskej ngrėnė shafran, qiellėzėn tė thatė, gjuhėn tė trashė si
shuall bualli. Dhe herė-herė, njė tė therur nė tepelekun e kokės.
As nga
shėndeti, as nga malli e gjeja s’ish qarė shumė gjer ahere Beu i madh. Shėndetin
e kish patur grurė: burrė i ngjeshur, dėrdėng, ta ēaje bėje katėr: kamjen tė
rėndė, shumė brezash, sa as vetė s’ja merrte dot radhėn me tė numėruar e me
kalem; bujqit, rajej e harbutė, tė gjithė me dorėn nė zemėr, si nuse kaurri:
s’guxonin as t’i thoshin me emėr, as ta shikonin nė dritėn e syrit. Edhe sikur
t’u bėnte urdhėr qė tė shtirheshin pėrdhe qė t’i shkelte me kėmbė, siē shkelet
balta pėr tė bėrė plitharė, shumė prej tyresh do tė shtriheshin t’i shkelte. Se
jo mė kot Xheladin Beu kish nė dorė bukėn e kopaēen, tamam ē’i duhet fusharakut
qė tė bėhet i butė si dele, jo aq fort pėr jetėn e tij sa pėr atė tė fėmijve tė
njomė e shumė brenga tė tjera tė kėsaj dore. Tua tė qaheshin? Po kujt t’i
qaheshin? Kush i dėgjonte? Tė ngriheshin e tė iknin? Mirė, tė iknin, po ku? Kudo
qė tė shkonin i priste qaforja, sepse gjithė bejlerėt e pashallarėt kishin
kėrbaē e qahjanj. Tėrė dheu qė jepte bukė ishte e tyrja. Mirė thoshin ata qė
thoshin: gjithė derrat njė turi kanė...Ca qė ishin ngritur e kishin ikur natėn,
nė erėsirė, me fėmijėt nė kosha e pleqtė nė tezga, kishin humbur si uji nėpėr
ujė, nuk u qe ndjerė nami e nishani. Prandaj ata qė kishin mbetur, rrinin aty ku
ishin, bėnin grurė e hanin misėr. Kur s’kish misėr tė mirė, hanin misėr gjarpri,
kėlkėzė, tė shkuar nėpėr tri ujra, zienin pėrbrenda siē ziejnė e roniten nė
lyrėn e vet ato kokat e kėmbėt e bagėtisė tė futura nė njė poēe tė madhe balte,
me kėltyrėn tė zėnė me brumė, brenda nė furrė. Nuk u ndjehej as regėtima, as
cicėrima. Herė-herė binte ndonjė sėmundje e u vinte kosėn tė vegjėlve e tė
mėdhenjve; shtėpi e fshatra tė tėra mbeteshin tė shkrta. Po, ēudi, ēudi, pas
sėmundjes shtroheshin pėrsėri si fara e sinapit.
Ta pret mendja se ndėr
rajenj e ndėr harbutė kish edhe kokėndezur, qė nuk duronin mė tej e mateshin
t’ja shkrepnin, po Xheladin Beu, qė ishte brezi i tretė zot nė atė mėngė tė
mbretėrisė sė madhe tė Baba sulltanit, e kish vėnė punėn nė vijė tė mos bėnte
rrėk njeri, kėshtu qė kokėndezurit mbeteshin pa kokė pėrpara se tė ndiznin koka
tė tjera. Kėtė punė e bėnin qajhallarėt, “trimat” siē u thosh beu, apo
“lanxhot”, “larot”, “zybat”, siē u thoshin me gjysmė goje ata tė tjerėt,
vegjėlia.
Ja kėshtu!
Puna e bejllėkut dhe e ēiflikllėkut do marifete. Dhe
marifetet mblidhen e shtohen brez pas brezi, nga babai, nga gjyshi e mė tej.
Kėto marifete Xheladin Beu i kish nė xhepdhe i nxirrte njė nga njė a tė gjitha
bashkė, si t’ja donte puna. Veē kėsaj, duhet ta dini se ai kishte zėnė tė gjitha
shtigjet, shpatullat i kishte tė ngrohta dhe i kthente gjithnjė andej nga
ngrohte dielli, duvaxhi me mish e me shpirt i “llambės sė dynjasė”, Baba
sulltanit, tė cilit i dėrgonte kur e kur peshqeshe: mahmudije tė verdha e ēupa
tė bardha, nga ēifligjet e tija. Nuk e harronte Kapu Aganė, as sadrazemin, as
sulltan-validenė, as adėmin e madh, tė parin e haremllėkut tė sulltanit, qė tė
mbyllnin sytė kur Xheladin Beu zgjeronte ēifligjet lart e poshtė, nė stėrkat e
bujqėsisė, nė zabelėt dhe tokat e buta pa zot. Nuk pėrzihej fort nė gėrnjat e tė
mėdhenjve tė mbretėrisė, po kur i vinte ndonjė bumbashir e i thosh se Baba
sulltani kish luftė s’di se ku, nė Qyrdistan, nė Rabistan apo nė
Tinglimajmunistan, beu i dėrgonte karvanė me imdate e njerėz me dyfegje, qė do
tė linin kokat andej. Po mbi tė gjithė, beu mbėshtetej tek i vjehri, qė ish bir
veziri, mbėshtetej tek tė kunetėrit, qė ishin tė gjithė nė bukė tė madhe.
Me
gjithė kėto tė mira qė zumė nė gojė e ato qė nuk i zumė fare – kazanėt e qypat
dinga me mahmudije tė verdha nga ato tė merhum sulltan Mahmutit, me dupje lira,
ingjiliska e verdhashka tė ndryshme tė kauristanit (s’prish punė se i kish prerė
kauristani, alltėn ishin edhe kėto, nuk i hante ndryshku) dhe qė i shtoheshin
mot pėr mot, kukumale – me gjithė ata trimat mustaqepresh e mustaqerruar, qė
kish nėnė urdhėr e qė s’linin tė fluturonte as zogu pa lėnė poshtė ndonjė pendė,
se nuk i ushqente mė kot me mish tė majmė e somune tė bardha, Xheladin Beu
ndjente njė zbrazėtirė tė madhe nė zemėr (po, brenda nė zemėr) atij mėngjezi tė
ėmbėl vjeshte.
Dhe kjo oda e madhe e konakut tė madh me mure kalaje, me ca
dritare me nga dy palė hekura tė pėrdredhura si brirė dashi e me kafazė, nėpėr
tė cialt drita e diellit hynte e ējerrė si nėpėr ca kula drizash, i qerthullohej
beut ashtu siē qerthullohen kuajt nė lėmė. Jo, nuk qerthullohej oda, po
qerthulloheshin trutė e Xheladin beut. Dhe nuk dinte ē’ishte kjo punė. I sėmurė
nuk ishte, sepse ishte ngjallur, dhe tė ngjallurit, thonė, nuk sėmuren kurrė.
Kish patur, vėrtet, nė tė ri, njė si frėngjyzė a si i thonė asaj sėmundjes sė
frėngut, qė ja kish dhėnė peshqesh njė cingi e trashė, brenda nė Manastir, ku
kish vajtur me ftesėn e valiut dhe kish “kėmbyer gjellėn”, po kjo s’ish gjė:
punė e vjetėr, e harruar. Fshikėn ja kish mbyllur njė xherah plak me melhem
zhive e hudhėr tė shtypur nė havan e s’di ēfarė tjetėr. Ca mė vonė i qe mbushur
trupi me pushkuriza prush tė kuqe, po edhe kėto i kish mbyllur me melhem dhe
trupi i qe zbardhur pėrsėri. Pastaj i kish rėnė leshi i kokės, po rroftė festja
me xhufkė, qė ja mbulonte tullupanen. S’di se kush i kish thėnė se po tė kesh
ndonjė sėmundje tė kėsaj dore, duhet ta hedhėsh, t’ja japėsh dikujt, ta pėrndash
mbarė e prapė: peshqesh e dhe! Kjo isht epunė qė dihej. Filan be, hanedan i
madh, e kish hedhur oftikėn duke pėshtyrė fshehur nė gjellėt e mira qė u
shtronte mysafirėve dhe, thoshin, ish bėrė mirė, kish rrojtur edhe mjaft vjet.
Ē’ėshtė e drejta, me kohė e mot, shumė nga mysafirėt e tė afėrmit ishin sėmurur,
po kėsaj s’ke ē’i bėn: sikush si ta ketė shkruar nga dora e zotit. Fundi i
fundit, pėrse ata tė mbeteshin faqekuq si molla, kurse ai, beu handean, tė
zverdhej e tė thahej dita ditės? Ata tė rronin, ai tė vdiste - ė? Kėshtu bėri
edhe Xheladin beu; i suall njė ēupė tė mitur (sa mė e mitur, thoshin, aq mė e
mirė ėshtė pėr benė, se tė miturat e kanė gjakun tė hollė, tė valė, dhe gjaku i
hollė dhe i valė e hollon, e ngroh dhe e spastron gjakun e trashė, tė ftohtė...)
dhe beu e pishi. E prishi e dha urdhėr ta shpinin tutje qė tė mos shihej e tė
mos dėgjohej. Pastaj e pėrndau frėngjyzėn anembanė, nė gra e nė dylberė, dhe u
shėrua fare...
Dhe ja tani, oda e madhe e konakut tė madh i qerthullohej si
kuajt nė lėmė. I therte tepeleku i kokės. Ndezi njė cigare, esėll, qė t’ja
priste vrundullin rrotullimit e tė mbante mendjen nė vend dhe zuri ta pinė
shqeto, pa ēibuk, po cigarja, aq e shijėshme herėt e tjera, tani ju duk e hidhur
e pėshtirė. E kafshoi dhe e hodhi tutje, nė vatėr.
Ē’ishte kjo punė? A mos
beu s’ishte mirė? Jo, jo. Gjer dje kish qenė fare mirė.
Asaj nate kish bėrė,
vėrtet, njė aheng tė vogėl, me raki tė fortė e meze nga tė gjitha llojet – mish
gjahu, pa dhjamė, tė shuar nė uthull, me hudhra, pra me shije shumė; mish tė
butė e tė majmė, qė e kish shqyer me dorė, e kish ngrėnė dhe kish hedhur tutje
koskat dhe kish lėpirė tė persė gishtėrinjtė e mė the tė thashė (ca jevga me
daire e a tė tjera me kėngė nė gojė, me ēitjane tė fryra si bajrakė dovleti, kur
i nget era, me nga njė flori tė verdhė tė ngjitur nė ballė me sherbet tė trashė,
qė thyenin belin e tundnin vithet aman-aman, qė ta ndiznin benė...), them, kish
bėrė njė aheng tė vogėl, po kjo s’ishte punė e re. Se Xheladin Beu kish qenė
gjithnjė, qė nė tė ri, njeriu i qejfit, hashari, dhe jo njė herė e dy e zinte
mėngjezi ku s’ta pret mendja, nė konakėt e afėrm a tė largėt, nė pėrdhesat e
tebabisė, qė mbanin erė myku e memish-haneje e shumė erėra tė tjera. Bile edhe
aty brenda, nė selamllėk, ku priste miqėsinė, meshkujt, beu kish nė njėrin krah
odat e tija pėr punėt e tija, me fjalė tė tjera pėr gjerdheqe mbi gjerdheqe.
Pastaj, kur velej sė tepėrmi nga mishi i bardhė i haremlėėkut (kėsaj here hanėmi
as qė ishte aty: kish shkruar teferiē nė sarajet e babait, tė pashait), ngrihej
vinte atje ku desh vetė apo sillte nė jatak ato qė desh vetė, dhe defi binte pa
pushuar nė dera, gjersa beu i madh mbaronte punė, po tė ishte i kėnaqur, e
hidhte groshnė me grusht, qė ta dinte vegjėlia sa tė madhe e kish zemrėn beu i
madh...
Kėto teke ja dinin tė gjithė, e mė fort ja dinin e ja druanin ata qė
kishin ēupa tė mitura nė shtėpi, prandaj pėrpiqeshin t’u gjenin shpejt e shpejt
ndonjė burrė sido-kudo e t’i martonin, pėr tė hequr ferrėn nga dera e pėr tė
shpėtuar faqebardhė. Po edhe nė bri tė buallit sikur t’u futkeshin kėto, tė
bukurat, prapė Xheladin Beu i gjente pas erės, sepse era e ēupės sė bukur qenka
si ajo e mollės sė mirė, u pėrhapka anembanė. Dhe, si ja gjente gjurmėn,
Xheladin Beu akrosej si ai kali i zhdėpur me elb e nuk i zinte vendi gjersa e
bėnte vollen e tij, ja me tė mirė, ja me tė keq. Po, po: edhe me tė mirė, sepse
kur ja donte puna, beu bėhej, si i thonė, qumėsht e mjjaltė. Dhe ju e dini sa
shumė hie i ka njė beu tė madh kur qesh; i zbardhin dhėmbėt, i xixėllojnė sytė,
i shkėlqen lėkura e lyrshme e faqeve, i tundet xhufka e festes. Kjo tė bėnte t’i
harroje tė gjitha e tė thoshe: “Oh, ē’burrė babaxhan ėshtė beu ynė, e paēim sa
malet! Tamam si dielli i muajit maj!” Kėshtu thoshin syleshėt, po ata qė nuk
ishin syleshė e dinin se Xheladin be “babaxhani” ishte si ata qentė e kiq qė tė
hanė nga prapa: tė fshinte nga faqja e dheut! Ay kish edhe njė fjalė tė tijnė,
qė e kish trashėguar nga i gjyshi: “Ēdo gjė e gjallė qė pillet, rritet e kullot
nė dhenė tėnd ėshtė e jotja. Merre e bėj ē’tė duash”.
Kur ja donte puna tė
bėnte tembillėk” u jepte urdhėr trimave qė tė fillonin spastrimin. Atėherė
njeriu zhdukej pa gjurmė, siē nuk le gjurmė zogu nė erė. Kish qenė e s’ishte
mė...Ai nuk harronte amanetin e vjetėr tė gjysh pashajt: “Mbaje e shtoe atė qė
ke; preja kokėn atij qė mundohet ta ngrerė lart: mos lėrė tė dalin nė kasabanė
tėnde e nė ēifliget e tua njerėz mė tė menēur se ti: mos e prsih me tė madhin;
kij mendjen tė shikosh nga fryn era e nga ngroh dielli. Pėr punėt e tjera bėj
ē’tė duash, si zot malli.” Dilte nganjėherė njė i krisur ndėr rajenj e ndėr
hajdutė (nga njė i veēuar), qė vinte shpirtin nė majė tė dyfegut e ja shkrepte,
po vendi se mbante dot me bukė dhumė kohė dhe shpejt mbulonte balta baltėn,
rritej bari mbi varre dhe Xheladin Beu bėnte siē kish bėrė...
Dhe ja sot, pas
njė ahengu tė vogėl, Xheladin beu ndjente njė zbrazėtirė tė madhe nė zemėr. Oda
i vinte rrotull, zverkun e kish tė rėndė, cigarja i dukej shafran.
U shtri
nė divan, vuri pėllėmbėt prapa kokės, nė jastėk, hodhi kėmbė mbi kėmbė e u
mundua tė platitej.
Krisėn dėrrasat e thata tė ēardhakut, tringėlliu rezja e
derės sė parė, nė hyrje, dhe mė tej rezja e derės sė odės, kėrcitėn menteshėt
dhe hynė brenda katėr a pesė kopile, kush me legen a ibrik, kush me sapun e
peshqir nė dorė. Kėto tė gjitha i printe njė ballabane zeshkane me njė shami
aliskė nė kokė, tėrė tule mbarė e prapė, po gojėmjaltė. Kjo i tha tėrė dhele:
“Mirmėngjes, be. Si m’u gdhive, be? Si mė je zotrote, be? Ta marrtė tė keqen
Sheqerja, be. Ditėt tona nė tė tuat, be” e sa e sa tė tjera tė tilla. Kopilet
pėrsėritėn fjalėt e ballabanes, por me zė mė tė ulėt, tė drojtur, si me gjysmė
goje. Xheladin Beu u pėrgjunj e u la me zhurme e me grahmė, duke hapur rreth e
qark shumė stėrkala, siē e kish zakon: fėrkoi zverkun bojė vishnje, u fshi me
peshqir gjersa i krisi mishi, duke bėrė “ohoho” e “ahaha”, se e ndjente veten mė
mirė. Vetėm gojėn e kish tė hidhur, megjithqė e lau dhe e shpėlau me ujė. Kur
dual tė gjitha, bashkė me ballabanen, hyri kopilja mė e vogėl e shtėpisė, njė
miturake me ca faqe si pjeshka qė sapo e ke kėputur nga dega, me vetulla tė
holla si tirtir serezi. Sytė nuk i dukeshin, se i mbante pėrdhe e ja mbulonin
qepallat e gjata. Kish njė fustan me lule, as tė gjatė, as tė shkrutėr, dhe njė
palė papuēe Stambolii, qė qėndisura, qė i kish futur nė kėmbėt e zbathura. Kjo
ishte, si tė thuash, kopilja e fundit qė kish hyrė nė konak tė beut, njė jetime
qė ja kish gjetur s’di se ku njė myftar fshati e ja kish sjellė peshqesh, pėr tė
forcuar veten. Beut i kish pėlqyer shumė dhe e kish marrė qė atė natė nė dysheg,
e kish bėrė grua: ai me tė gulēuar, si buall kėnete, ajo me tė blegėrirė, si
shqerrė nė therrtore. Kėshtu edhe mė tej, shumė net me radhė.
Shoqet, kopilet
e tjera, i kishin zili, po mė kot: ajo i priste me ankth e dhembje netėt e
dyshegut. Po tė kish mundur do tė kish zbathur, zhveshur, uritur nga kjo shtėpi
e urryer, nga ky njeri i urryer. Tė ikte, po nuk mundte: dritaret kishin hekura,
oborret kishin mure, qahjanj. Kėshtu, vajza ish shtruar, kish hyrė nė sėrėn e
grave tė tjera dhe vinte nė jatakun e beut sa herė qė i jepte urdhėr
Sheqerja.
Tani ajo mbante nė duar njė tabaka tė artė me njė xhezve tė verdhė
e njė filxhan sa njė lagjin, pa vegėl, tė stolisur me yj e hėnė. Beu e shikoi me
epsh dhe i qeshi buza – pėr herė tė parė atė ditė - pastaj u ngrys pėrsėri:
kopilja ishte gjithnjė e bukur, me qafėn tė gjatė e tė bardhė, me gjinjtė as tė
mėdhenj as tė vegjėl, tė shtrėnguar me jelekun e qėndisur, po benė nuk e
gėnjente syri. Kopilja ishte ndryshuar s’di se si, nuk ishte mė ajo e para.
Fytyrėn e kish pak si tė zbetė, tė munduar; belin mė tė mbushur. A mos
vallė?...
I tha:
-Gurie (kėshtu i thoshin aty, po emrin e vėrtetė nuk ja
dinte njeri), hap atė penxher.
Kopilja bėri siē i tha i zoti: la tabakanė me
xhezve dhe filxhan, u pėrkul sa hyri pothuaj e tėra nė pezuli i murit tė trashė,
u zgjat, ngriti xhamin, e mbėshteti nė tė dy zemberekėt djathtas e majtas.
Brenda nė odė hyri mė shum dritė dhe, bashkė me dritėn edhe era e freskėt e
vjeshtės.
-Edhe atė tjetrėn – tha beu, qė ja kish mbėrthyer sytė shtatit tė
Gurijes.
Kopilja u pėrkul shumė e mė shumė, fundi i fustanit iu ngrit lart e
mė lart dhe, pėr njė ēast, pėrpara syve tė beut llambaritėn pulpat e zėmbakta.
Hyri brenda edhe mė shumė dritė e mė shumė ajėr, qė e gjallėruan Xheladin Benė.
Ndjeu njė fėrgėllim tė kėndshėm nė rrembat dhe kėrceu mė kėmbė.
-Edhe atė,
Gurije!
Ajo u pėrkul ne dritarja tjetėr, pėrsėri i zbardhėn pulpat gjer nė
kyēet me damarė tė hollė, tė kaltėr, prapa kupės sė gjurit. Kur u kthye tė marrė
tabakanė, kopilja u gjend nė krahtė e shėndoshė tė Xheladin Beut, qė e hoqi
vrulltaz dhe i ngjeshi kokėn nė kraharorin e tij leshtor. Beu i madh kundėrmonte
raki, gromėsinte shpesh “gup-gup” duke pėrhapur njė erė tė rėndė. Gurija u
drodh, bėri tė prapsej, uli kryet, po ay e hoqi mė fort dhe i puthi gropėn e
qafės. Buzėt i kish tė vala, tė thata; mustaqet tė ashpra si kreshta derri. E
shtyu ngadalė drejt divanit, duke ja shtypur vrazhdė gjinjtė - si zot malli –
ndonse ajo klithi nga dhembja. Gurija priste me tmerr e krupė se ē’do tė ndodhte
mė tej. Ah, sikur tė kish njė pus aty pranė, njė greminė, qė tė hidhej, tė
vdiste...Vetėm tė ndodhej sa mė larg kėtij divani tė butė, larg Xheladin Beut tė
ndezur, tė lemerishėm, qė e shtrėngonte, gufonte, kafshonte. Mirėpo ndėrkaq beut
i qe shuar zjarri i ndezur njė ēast mė parė nė damarėt e fryrė. Ju prenė kėmbėt,
u zverdh, u ngrys dhe e largoi vetė, duke e kqyrur me ca sy tė skuqur, tė
kėrcyer.
-Efendėm...Ti je “ashtu”? – e pyeti Xheladin Beu sa pėr tė thėnė njė
fjalė.
-“Ashtu”...be...mė tha...
-Efendm, kush tė tha?
-Dado
Sheqerja.
Sheqerja ishte ajo ballabaneja zeshkane, e para mbi tė gjitha
kopilet dhe kėto i thoshin “dado”, ndonėse beu s’kish fėmijė, sepse hanėmi ishte
shterpė.
Njė herė e njė kohė, Sheqerja kish qenė zjarrshojtėsja e epsheve tė
parakohshme tė Xheladin Beut dhe kjo punė kish zgjatur shumė vjet, bile edhe
pasi atij i qenė zgjuar epshe tė tjera: pėr ēupa miturake e pėr dylberė
bardhoshė, e mė tej, pasi ish martuar me hanėmin. Mė vonė, kur Sheqeres i qenė
flashkur e varur sė teprėmi tulet dhe kur as tė bardhėt e zhivės nuk ja fshihte
dot rrudhat e dėrudhat e shumta (doemos, ajo ishte disa vjet mė e madhe nga beu)
ky e kish pajosur mirė dhe e kish martuar me nallbanin e konakėve, shumė mė tė
ri se veten, sepse, hej-hej! Dadua dinte shumė ledhe dashurie qė i kish nxėnė
nga koha e Shemshedin Beut, babait tė Xheladin Beut, kishte mbetur “folė-e-qesh”
mbante kyēet e qilarėve dhe shkopin me tė cilin rrihte kopilet. Nallbani ishte i
kėnaqur se qe bėrė “baxhanak” me benė e madh e puna i vinte mbarė, tamam
“ibrishim nė qilim”, siē thosh kėnga.
Po meqė zumė nė gojė “baxhanakėt”,
duhet tė themi se Xheladin Beu kish mjaft tė tillė, tė cilėve u falte kopilet e
konakut, pasi velej me to e sillte tė tjera, tė njoma. Nė kėtė punė beu ndiqte
gjurmė pėr gjurmė tragat e Baba sulltanit, “diellit tė dynjasė”, i cili u falte
sadrazemėve, pashallarėve, nedimėve, javerėve dhe gjithė tė mėdhenjve tė
mbretėrisė, tė afėrm dhe tė largmė, odaliskat e bukura qė kishin shkuar nėpėr
jatakun e tij, pasi i pajoste me pajra tė mėdha. Dhe kėta burra tė mėdhenj tė
mbretėrisė tė madhe – sadrazemėt, pashallarėt, nedimėt, javerėt e belerėt e tė
gjithė kallėpeve – e kishin pėr nder tė madh tė quheshin “baxhanakė” tė “diellit
tė dynjasė” dhe tė bėnin fėmijė me bukuroshet qė kishin lėnė vajzėrinė nė
dyshegun e sulltanit e tė forconin themelet e mbrtėrive tė tyre tė vogla nėn
hien e sė madhes. Sa pėr punė “vajzėrie” atyre nuk u bėhej vonė, sepse, kur u
tekej, kishin ēifligjet e tyre: “Zgjat dorėn e merr”.
Tani dado Sheqerja
ishte ajo qė gjuante e shtinte nė dorė vajzat e njoma – zakonisht miturake,
jetime, pa krahė, po ndodhte edhe ndryshe..- qė duhej tė shuanin epshet e
Xheladin Beut. Ajo vetė bėhej bullė e i stoliste para gjerdhekut, i mėsonte se
ē’tė bėnin e si tė bėnin qė ta kėnaqnin tė zonė. Asaj vetė, Sheqeres, i
mjaftonte nallbani i shėndoshė, qė mund tė thyente potkuan me dorė, e qė punonte
gjithė ditėn me sandraē e ēekan dhe mbante erė tė fortė djerse burri.
...Beu
iu afrua Gurijes, e hoqi lehtė pas gjerdhanit tė inxhinjve dhe e pyeti duke i
fryrė nė turinj kundėrmimin qė i dilt enga plėnci:
-Efenm, hanėmi di
gjėsendi?
-S’di...
Nuk u muar vesh mirė: s’dinte ajo, Gurija, apo s’dinte
hanėmi dhe se si i kuptoi beu kėto fjalė. Tha:
-Sot do ta pi ahven (kėshtu i
thosh beu kafesė: “kahve”, siē e kish dėgjuar nga i vjehri e nga e shoqja) nė
ballkon.
Kopilja nxori tabakanė nė ballkon, mbushi filxhanin me “kahve” pak
si tė ftohur, pa ajkė, dhe u kthye nė odė.
-Mirė. Shko – tha beu.
Gurija
doli kryeunjur, me sytė tė pėrlotur, duke u pėrkundur, sepse papuēet e qėndisura
i futeshin thellė nė qilimin e butė. Ajo dinte ē’dinte, nga tė dėgjuarat, se
kopilet qė mbeteshin me barrė nė konakėt e beut...dhe prandaj kishte pėrse tė
lotonte. Kujt t’i ruhej mė parė: hanėmit, shembrave, apo beut? Njė ēast harroi
puset e greminat, qė kish menduar njė ēast mė parė, thosh tė kthehej, t’i binte
nė gjunjė e t’i thosh: “Aman, be, mos mė vraj...mos...Mos...Lėshomė tė shkoj
gjėkund”. Por nuk u kthye.
Xheladin Beu mbeti vetėm, Tha tė delte nė ballkon,
tė pinte “kahven”, po e ktheu mendjen e i ra rrotull odės, qėndroi njė ēast
pėrpara pasqyrės sa njė derė, u shikua e nuk e njohu veten: nga pasqyra e
vėshtronte njė burrė tjetėr me ca sy tė skuqur, tė kėrcyer, me njė grykė tė
shfryrė e tė varur si ato laprat e misėrokut, me ballin brazda-brazda. Aty-kėtu,
nėpėr mustaqet e kreshpėruara, i dukeshin fije ergjėndi. Vetėm nėn hundė, ku
ndaheshin mė dysh shtėllung, i kish pak si tė zverdhura nga tymi i duhanit,
tamam si ca qime pėrēi plak.
A mos e kish fajin pasqyra?
Jo, pasqyra e
ndritur, me yll e hėnė tė bardhė, nė cep, s’kish asnjė faj. Fajin e kishin
vjetėt e shumta qė i kish rrojtur e gėzuar si shumė tė paktė janė ata qė i
rrojnė dhe i gėzojnė, e kishin ahenjgjet e gjerdheqet e shpeshta, tė cilat
Sheqerja ja nxiste me pije xhenxhefili e karafili. Sidoqoft, tani, pėr herė tė
parė, xheladin beu vuri re se sikur i kish shkuar njė damaluk nėpėr fytyrė.
Megjithatė, vajti e u ngul pėrpara njė pasqyre tjetėr. Po edhe kjo ishte si e
para dhe i tregonte njė burrė me lapra, brazda e sy tė skuqur. I ra lehtė
festes, me gisht, dhe e shtyu nė majė tė kokės tullupane. E ktheu nė vend, e
vuri mbi sy, si ngaherė. Hej, sa zėt i kish atė ēast ata derra ēifēinj qė rronin
me bukė misri e dhallė po leshrat i kishin si penda tė korbit...
-Efenm, u
mplake, Xheladin Be...
Kush foli kėshtu? U kthye e shikoi pėrqark. S’kish
njeri. Kish folur vetė beu. Kėtė zakon kish kohė qė e kish filluar dhe po e
shtonte dita ditės: fliste e pėrgjigjej vetė. Njerėzit e tij tė afėrm e dinin,
po bėnin sikur s’dėgjonin, sikur s’vinin re kur ēuēuriste kot mė kot nėpėr
mustaqet, qė i ngriheshin dhe uleshin. Domosdo, ata e dinin fjalėn e moēme: “Beu
edhe gomar tė bėhet, mos i hyp”.
Dhe pėrsėri:
-U mplake, u
mplake...Ike...
Dhe i vozitėn mornica tė ftohta nėpėr trup jo pėr kohėn qė
kish shkuar, po pėr atė qė do vinte pasandaj. Ja, nėpėr qytet e nėpėr fshatra
zunė tė rriten ēupa tė reja. Aty mė parė i shihje pragjeve e udhės, nėpėr
pluhur, tė dregosura, tė qurrosura, tė palara, kurse tani s’i sheh fare: janė
“mbyllur”. Domosdo, duhet tė jenė zbukuruar. Kujt do t’i mbeten kėto? Kujt do
t’i mbetej mjalti i zgjonjve, rrushi i ėmbėl, tėrė pemėt e ēifligjeve? Xheladin
Beu po mplakej, Xheladin Beu ish mplakur...
Mendja zuri t’i qerthullohej, sa
ment ra poshtė, nė sixhade. Bėri ca ēape e ndenji nė cep tė divanit.
-Po pas
pleqėrie? – pyeti.
Dhe u pėrgjegj vetė:
-pas pleqėrie, efenm? Ti e di:
varri...
I hypėn djersė tė ftohta, qė ja njomėn rrethin e festes. Atėhere, po
tė shihej nė pasqyrė, do tė dukej si njė kufomė e pakallur nė varr. Kish parė
shumė tė vdekur, kish dėgjuar e dėgjonte ditė pėr ditė se vdisnin njerėz, po
ata, thosh ai, ish in budallenj. Budallenjtė vdisnin...Ata qė s’kanė ē’tė hanė,
ata qė tėrė jetėn s’dinė tė bėjnė gjė tjetėr veēse tė ngasin qetė e t’i rėndojnė
dorakut tė parmendės. Ay ishte be, ishte Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė
Xheladin Pashajt, qė e kishin pritur nä shparga mėndafshi dhe e kishin tundur nė
djep floriri. Ai nuk ishte si tė tjerėt, rajenjtė e harbutėt, qė i pjellin gratė
nė arat, i mbėshtjellin me lecka e i tundin nė govatė, nė vend tė djepit. Njė
ishte Xheladin Beu nė atė mėngė tė mbretėrisė, njė e me vulė!
Po pas pak e
ktheu:
-Mirė, mirė tha, duke pėrtypur nėpėr gojė “efendėmin”, qė e kish, siē
thotė bota, “araret” – po edhe babai vdiq, edhe gjyshi vdiq...budallenj ishin
ata?
Dhe u pėrgjegj vetė me njė fjalė qė e kish marrė nga
Xhixhi-hanėmi:
-Afedersėn! Afedersėn!
Dhe mė tej padashur: a s’ka edhe
aty, Xheladin Beu dy duar e dy kėmbė, si gjithė bota? A s’duhet tė punojė si
gjithė bota pėr tė nxjerrė bukėn?
Kėtu nuk e mbajti dot tė qeshurin, me tė
madhe: “Ha-ha-ha! Ku ėshtė parė bej, nip pashaj, tė ngasė qetė? Ptu!”
Dhe u
ēudit se si mund t’i kish bėrė vetes njė pyetje kaq tė shėmtuar. Si mund tė
vihej ay, beu i madh, burrė “temis” – siē i thosh pastėrtisė, ndonėse
kundėrmonte nga kalbėsit e brendėshme si ato saraxhatė e kuajve – nė radhėn e
ēifēinjve tė thatė, nofullmėdhenj, tė palarė, barkbosh, qė Zoti, me tė madh tė
tij, i kish jaratisur t’i bėnte grurė e berra? Doemos, edhe ēupa pėr
gjerdheqe...
-Jok, jok! – tha siē thoshte xhixhe-hanėmi.
Kėshtu thirri beu
sa kumboi tėrė oda, si shpellė, dhe doli nė ballkon, ndenji kėmbėkryq nė
shaneshin, ndezi njė cigare nga ato qė dridhte Sheqerja e ja ngjitte me
pėshtymėn e saj. Aty, nė ballkonin si kafaz me hekura tė dendura e tė
pėrdredhura si ca rrathė buti, tė teptisur jashtė e ė lidhur lart me murin e
gurtė - qė ku shihte dhe nuk e shihnin – cigarja ju duk pak mė e shijshme. Zgjat
dorėn, mori filxhanin dhe e shpuri nė buzė, po e la prapė menjėherė: kafeja ish
ftohur fare. Ngrysi ballin, pėrpoqi duart fap-fap, njė herė, dy..Hyri njė kopile
e vogėl si zog pule, e zbathur, qė beu nuk e thėrriste mė nė dysheg dhe qė, sė
shpejti, do ta vinte tė ruante patat, sepse i kish shkuar koha, i kish kapėrcyer
tė tetėmbėdhjetat. Kopilja u mat t’i kėrkonte urdhėrin, po nuk guxoi, ngriu me
duart tė mpleksura mbi gjinjtė e mėdhenj, shumė tė mėdhenj pėr shtatin e saj tė
vogėl. Vajza ish trembur: fytyra e tėrė trupi i pėrkulur i Xheladin Beut ishin
tėrė vija drite e hije. Drita vinte nga rrezet e diellit, hija nga hekurat e
ballkonit. Pėr njė ēast asaj ju duk i llahtarshėm, si qoftėlargu, dhe prandaj u
mek.
-Moj ti, si tė thonė... – tha beu – Kahvja m’u ftoh. Tė mė sjellė njė
tjetėr. Ajo..
“Ajo” ishte Gurija...
Kopilja heshtur hyri, heshtur doli:
Nuk ju ndje as hapi, as zėri.
Beu ktheu kokėn nga ana tjetėr. Nė oborr
shkonin e vinin njerėz pa zhurmė. Ata e dinin se beu ishte nė ballkon. Nuk e
shihnin, po e dinin: nga tymi i cigares qė dilte nėpėr hekurat, nga tė
murmuriturat me vetveten.
Konakėt e Xheladin Beut ishin ndėrtuar nė njė vend
tė lartė, pothuaj nė krye tė qytetit. Qė aty dukej qyteti, apo “kasabaja ime”,
siē i thosh ai vetė, dukej si nė pėllėmbė tė dorės, me pak shtėpi tė larta e
shumė shtėpi tė ulėta, me minare tė bardha e kėmbanore tė hirta, tė gjitha tė
mbėshtjella nė kithin e pėrndritur tė vjeshtės sė thatė. Njė pjesė e madhe e
dyqaneve dhe gjithė hanet nė vrom tė tregut, njė pjesė e shtėpive, kopshteve dhe
vendeve viranė, plot troskė, hithra e gjemb gomari dhe gjithė mullinjtė, ishin
tė beut. Qiratė i mblidhte dhe ja sillte Zylfua, muaj pėr muaj. Aty, nė
“kasabanė e beut” nuk bėhej gjė pa i marrė dorän atij. Mėngjez pėr mėngjez vinte
bylyk-bylyk parėsia e vendit, qė t’i falej beut ose, siē thoshin, “t’i pinte
kafenė”. Sillnin lajme se ē’kish ndodhur nga njė ditė tek tjetra – kush ish
vrarė e kush kish vdekur, kush kish ardhur e kush kish shkuar, kush gjykohej e
pėrse gjykohej, kush shiste e kush blinte, kush kish zhveshur ndonjė karvan,
kush ish martuar e kush do tė martohej e sa tė tjera tė kėsaj dore – merrnin
urdhėra e pastaj shkonin me nxitim sikush nė punė tė tij. Rrallė e tek, kur ish
fjala pėr ndonjė punė tė madhe, a kur vinte ndonjė njeri i madh – kajmekam,
kadi, yzbash ose duvaxhi i parė - dilte e priste vetė beu; mė tė shumtat e herės
e prisnin veqilėt, Zykua a Zylfua. Beu bėnte sehir nga ballkoni ose ngjitej
lart, nė kullė, njė odė e vogėl me katėr dritare, qė ku mund tė shihej nė tė
katėr anėt, ose rrinte nė shilte prpa perdes, si sulltani i Stambollit, dhe
njerėzit ja dėgjonin vetėm kollėn ose pėllėmbėt qė i pėrpiqte fap-fap, dhe
atėherė u ngrinte gjaku nė zemėr: pėrpoqi duart beu!
Domosdo, nė konakėt e
beut vinin edhe agallarė dhe myftarė fshatrash, vinin fshatarė pėr tė qarė
ndonjė hall. Ta pret mendja: asnjė nuk vinte me duart bosh.
Mirėpo kėsaj here
Xheladin Beu s’kish nge tė merrej me vogėlsira tė kėtilla; ai ndjente njė
zbrazėtirė tė madhe nė zemėr.
Hoqi sytė nga qyteti dhe i hodhi tutje, nė
fushė: kėtu tė verdhė, mė tej tė murrme dhe vende-vende tė gjelbėr, me selvi.
Atje ku dukeshin selvi kish varreza, tė vdekur, shumė tė vdekur, sepse fshatarėt
e “kishin zakon” tė vdisnin me shumicė, mė fort fėmijėt. Andej, nė fushė, kish
shumė shtėpi “tė shuara”, shumė tė tjera tė braktisura. Nejse, tėi lemė
fshatarėt e tė zemė njė gjė tjetėr mė tė mirė: dhenė. Pothuaj tėrė ky dhe, gjer
larg, ku piqej me qiellin ishte i tija. Me gjith varreza. Edhe kodrat nė tė
djathtė e nė tė mėngjėr. Tė tijat, po ē’i do? Beu s’ishte mirė atij mėngjezi
vjeshte. Pse e qysh? Po mplakej...Ja mbrėmė, i kishin sjellė njė “ftujė tė
njomė”, si Gurijen. Jo, mė tė njmė: Gurija ishte persėmbėdhjetė vjeē, ajo tjetra
qė s’ja dinte as emrin, trembėdhjetė. Kishin kėnduar me gojė e i kishin rėnė
defit: “Jarnana, jarnani” dhe prapė: “Jarnana, jarnani;/ Ato cica sherbetli,/
M’i bėj naze t’i pi raki...” Dhe ai, Xheladin Beu, zot mbi dhera e zot mbi
njerėz, s’ish bėrė burrė, ish lidhur. Kėsaj here s’kish bėrė ferk as
xhenxhefili, as karafili, e as rakia me meze. Xheladin Beu po mplakej.
Vogėlushja ēupė hyri, ēupė doli...dhe ish e bukur me vetullat tė bėra me mazi,
me thonjtė tė lyer me kėna, me sytė e bukur, me faqet me vrima.
Dhe beut i
vinte keq, i vinte inat, i vinte turp. Ai goxha bej.
Aty pėr aty i shkrepi
njė mendje tjetėr: kujt do t’i mbetej tėrė ajo pasuri qė kish mbeldhur e ajo qė
po mblidhte? Tėrė ajo kasaba, tėrė kėto ēifligje? Vėrtet, e shoqja,
Xhixhe-hanėmi, ishte nga derė e madhe, bijė pashai e mbesė veziri, po shterpė,
barkthatė. Veziri kish qenė “baxhanak” i sulltanit; edhe vetė pashai. Pra
Xheladin Beu kish hyrė nė radhėn e tė parėve tė mbretėrisė dhe priste ta ngrinte
oxhakun lart e mė lart, tė bėhej pasha. Peqe, po kujt do t’ja linte kėtė oxhak?
Mund tė bėnte njė gj: tė shtinte kurorė tė dytė e tė tretė me grua pjellėtore.
Kėtė tė drejtė ja jepin tė gjitha kanunet e dheut e tė qiellit, po Xheladin Beu
– i madhi Xheladin Be, i forti Xheladin be – duhej ta prishte punėn me tė
vjehrin, me tė kunetėrit, me tėrė farefisin e sė shoqes, gjer lart nė Porta e
Lartė. Ai ja kish frikėn sidomos Xhxhi-hanėmit, njė gamile tėrė koska e kokalla,
sikur tė paskej qenė ushqyer jo me qumėsht e mjaltė, po me karkalecė tė pjekur.
Kur endej nėpėr ēardhak e kur sillej nėpėr odė, tėrė kėto kocka e kokalla bėnin
trak-trak sikur tė paskej vozitur vetė shapatani apo ai kadiu i vjetėr i
Libohovės, qė thoshin se ish ngjallur lugat, sepse kish qenė i shtrembėr e
rryshfetēi i madh. Po ashtu, trak-trak, edhe kur ulej nė shilte, kur binte nė
jatak: vetėm koska e kokalla. Mirėpo kėto ishin koska e kokalla bije pashaj e
mbese veziri, dhe prandaj i mbulonte me mėndafsh e pembe e belluz jeshil, tė
qėndisura me fije ari e tė stolisura me xixa xhevahiri. Xixa tė tjera tė kėtilla
i ndritnin e i pėrndritnin nė kapuē, nė leshrat, nė qafė, nė kyēet e duarve, nė
gishtėrinjtė me thonj tė skuqur.
Ajo dhe tė vėllezėrit prisnin qė Xheladin
Beu tė hidhte topnė - kėshtu apo ashtu... – dhe t’i pėrlanin pasurinė. Doemos,
dinin se beu bridhte si maēok kobash poshtė e lart, brenda nė qytet e jashtė
nėpėr fshatra, po kjo ishte punė mashkulli, le tė bėnte ē’tė donte. Vetėm dy
gjėra s’donin ata: kurorė tė dytė, me shembėr, dhe niqa...
Tani Xheladin Beu
vėshtronte e nuk shihte gjė, sikur t’i qenė perdelisur sytė. Mendja e tij
bluante po atė punė: kujt do t’ja linte emrin, oxhakun, mallin? Niqa – jo,
kurorė tė dytė - jo, po atėherė si? Kėtė kokėl duhej ta kish zgjidhur qė qėkuri,
dhe nuk e kish zgjidhur. Tani ish vjeshtė, tani beu...
Dha e mori me vete,
murmuriti, u pėrgjegj vetė e sė fundi tha me zė:
-Efenm, nė djall tė venė e
bija e pashajt, tė bijtė e pashait dhe vetė pashai, i biri i vezirit” Do tė bėj
siē bėri im gjysh! Ja, po tė pjellė kjo njė djalė (“Kjo” ishte Gurija) do t’i
shtie kurorė e do ta marr grua tė dytė! Pastaj le tė bėhet ē’tė bėhet!
Po
ē’kish bėrė i gjyshi?
Edhe gjyshit, Xheladin Pashajt, i kish qėlluar shterpė
gruaja e parė. E mirė ishte, e bukur ishte, po shterpė...dhe pastaj e donte me
gjithė shpirt e nuk desh t’ja thyente zemrėn, t’i hidhte kurorė tė dytė. Po si
mund tė rronte pa fėmijė? Dhe ja, njė ditė vere, tek po rrinte nė dritare, prapa
hekurave, hyri nė oborr njė fshatar me njė ēupė tė vogėl, qė e ndiqte si ogiēe.
Fshatari ishte me opinga, ēupa ishte zbathur. Ai ju afrua ēezmės sė pashait, piu
ujė, lau sytė, u hoq mėnjanė e i bėri vend ēupės, zgjidhi shaminė e kuqe nga
brezi e zuri tė fshinte fytyrėn, qafėn. Ēupa bėri siē kish bėrė fshatari: piu
ujė, lau sytė, po nuk i fshiu se s’kish shami. I la tė thaheshin vetiu. Faqet e
kuqe ju skuqėn edhe mė fort. Aty afėr s’kish njeri. Megjithatė, ēupa shikoi
rrotull, pastaj ngriti pak fustanin dhe vuri njėrėn kėmbė nėn lyfyt, pėr tė
hequr pluhurin e udhės. Vuri edhe tjetrėn, u pėrkul, i fėrkoi. Kėmbėt i kishte,
poshtė, tė nxira, po lart, tė bardha si niseshteja nė diell. Piu edhe njė herė,
u hodhi edhe dy a tre grushta ujė syve. Pashai e pa qė prapa dritares me hekura
dhe e pėlqeu. Ai ish njeri i dhėnė pas kėlliēit e pas luftėrave e jo pas grave,
po kjo ēupė i pėlqeu e mė shumė. “Mirė, tani nxirre kėtė ēupė, i tha ay
qehajajt. Tė presė jashtė”. Qahjaj dhe ēupa dualėn. Pashai u kythe e e pyeti
fshatarė cili ishte e nga ishte, ē’e kish atė ēupė, ku vinte. Fshatari i tha
emrin, fshatin. Fshati ishte pronė e pashait; ēupa ishte mbesa e fshatarit, e
bija e tė vėllait, jetime. Sa vjeē? Dymbėdhjetė. Fshatari shkonte nė pazar.
Ēupėn do ta martonte me njė qė i jepte njėqind grosh, tre kreė dhen, njė palė
rroba, njė shami e s’di ēfarė. Ay qė e merrte – filani i biri i filanit nga
filan fshat – ishte i pasur. Kish edhe tri gra tė tjera, shumė djem e vajza, me
tė tria. Disa djem e disa vajza i kish tėmartuar e me fėmijė mė tė mėdhenj se sa
nusja e re, qė i qe tekur tė merrte, pėr pleqėri. Pashai e dėgjoi dhe, fundi, i
tha: “Mirė e mora vesh. Ti shko, ēupėn lere kėtu, se ėshtė malli im, nga ēifligu
im. Do ta martoj vetė me kė tė dua”. – “Aman pasha! Derman pasha! Vetė dorė nė
zemėr! Ēupa ėshtė jetime, kam marrė kapar qė t’ja jap filanit...” – tė gjitha
shkuan kot; pasahi nuk u tund nga fjala e parė. “Eshtė malli im, do ta martoj
vetė”. Nxori qesen, i numėroi pesėqind grosh, i hodhi pėrsipėr xhing-xhing edhe
nja tre mexhite tė bardha, i dha fjalėn se do t’i jepte njė pendė qė, pesė krerė
dhen e s’di ēfarė, pastaj pėrpoqi duart. Hyri qahjai, e zuri lehtė pėrkrahu e
nxori jashtė me tė butė. Fshatari ishte edhe i gėzuar – pesėqind e kusur grosh,
njė pendė qe, pesė krerė dhen! – po edhe i trembur. “aman, - i tha qahjajt, mos
mė merrni nė qafė! Kam nė shtėpi fėmijėt e mi e fėmijėt e tjerė tė vėllait.
Druhem mos bie nė gjak me atė miknė qė mė ka dhėnė kaparė”. – “Verė kėsulėn mbi
sy, e qetėsoi qahjaj, - e i thuaj se ēupėn e mbajti pashai dora vetė. Nė do
gjak, le tė vijė kėtu”...
Qė atė natė pashai e mori ēupėn nė jatak. Edhe
netėt e tjera...Kur mbeti me barrė, e dėrgoi nė njė fshat tė largėt, qė tė
lindte. Bėri djalė. Atėhere pashai ishte dyzet e kusur vjeē. Kėtė punė e mbajti
tė fshehtė. Tė fshehtė-tė fshehtė, po fjala i vajti nė vesh sė shoqes,
pashalleshės. Nė vend tė pikėllohej, kjo u gėzua e i tha pashait: O imzot, pse
ma fsheh mua gazin tėnd? Gazi yt ėshtė edhe imi. Unė dnodha tė jem kėshtu siē
jam, barkthatė. Ti, Pasha, s’mė ke faj...Kėshtu desh zoti. Hidhi kurorė ēupės,
sille kėtu me gjithė djalė. Do tė ta dua si birin e gjirit e tė pėqirit. Do tė
ta tund nė djep floriri, do tė ta lish me shparga mėndafshi, qė tė rritet, tė
shtohet e tė mos na shuhet oxhaku”. Pashai e shikoi i ēuditur, po e kuptoi se e
shoqja i fliste nga zemra. Dėrgoi e solli fshataren e vogėl, me gjithė djalė. I
hodhi kurorė. E shoqja e parė, pashallesha, e mbajti fjalėn: e lidhi djalin me
shparga mėndafshi, e tundi nė djep floriri. Nuk i mbajti kurrė mėri shembrės sė
re, tė bukur si hėnė. Kjo s’bėri fėmijė tjetėr. Djali u rrit dhe u bė Shemshedin
Be. Pashai vdiq pas disa vjet, po e la me fjalė qė i biri tė martohej i ri e tė
bėnte shumė fėmijė. Shemshedin Beu nuk ja shkeli porosinė. Bėri shumė djem, nga
tė cilėt mbeti gjallė vetėm Xheladin Beu; tė tjerėt vdiqnė apo u vranė nėpėr
luftra, pėr tė fituar ofiqe e ēifligje. Ama pasurinė e shtoi shumė e mė shumė,
mbushi kazanė e qypa me verdhashka, se ish lakmonjės i madh i parasė,
dorėshtrėnguar, i rripte tė gjallė tė gjithė ata qė kish nėn urdhėr. Mbyllte
grurin e misrin nė hambarė tė mėdhenj, qė i hapte nė mars a nė prill, kur binte
zia e bėnte kėrdinė. Mbante njerėz apostafat pėr tė zhveshur karvanėt, pastaj
bėnte sikur i dėrgonte pėr tė ndjekur hajdutėt, ndėrsa kuajt e mushkat e
karvanėve, me gjithė barrė, i kishte nė ahur. Ua kthente tė zotėrve me pagesė,
dhe, mė vonė, ua grabiste pėrsėri. Shkonte pėr gosti nėpėr fshatrat e nėpėr
stanet, hante e pinte dhe, mė nė fund, nė tė ikur, kėrkonte “dhėmb-parasi” –
pagesė pėr dhėmbėt qė ishin munduar pėr tė ngrėnė mishin e pjekur. Shpesh trimat
e tij grabisni tufė tė tėra bagėtish. Qanin ēobenėt e ēobankat, qė kishin mbetur
lugėthatė, po shemshedin Beut nuk i bėhej vonė. Njė herė, s’di se kur, thonė se
njė ēoban i krisur, qė beu i kish rrėmbyer kopenė, i ra me dyfeg tė gjatė e
krisi e iku. Nuk e vrau, po e plagosi: i futi njė plumb nė mollaqet. Qė atėherė
Shemshedin Beu s’mundi as t’i hypte kalit, as tė ecte me dy kėmbė. Plaga ju bė
xhivadi e madhe, qė ja punonin me fitil. Lėngoi shumė vjet, pėrmbys, gjers vdiq,
apo gjersa ngorshi, siē thosh harbutėria a rajallėku.Gjithė pasurinė qė kish
trashėguar nga i ati, nga pashaj, e atė qė kish mbledhur vetė, ja la tė birit,
xheladin Beut. Ky ra pas qefeve e ahengjeve, pas grave, pas zullumeve. Mė tej,
pėr tė forcuar oxhakun u martua me njė bijė pashai, mbesė veziri, baxhanakė e
stėrbaxhanakė sulltani, me atė gamilen koskėmadhe e hundėsamare, qė i thoshin
Xhixhi-hanėm apo xhixhiko-hanėm. Beu s’e kish parė fare, se mblesėria e martesa
ishin bėrė, siē e donte puna, me lajmėtarė, qė ja kishin ngritur nė qiellin e
shtatė tė mbesėn e vezirit, duke thėnė se kjo ishte e bukur si hėna e gushtit,
si dudia e butė e sa tė tjer tė kėsaj dore. Krushqit ja suall nusen nė shtėpi,
me suvarinj, me salltanet tė madh, me allajka e stėrallajka prapa, po pa
ēupėri...Ēupėrinė ja kish falur s’di se kujt, qė nė kohėn kur i thoshin
Xhxhi.hanėmkėz (kėtė punė e dinte ajo vetė dhe ai mashkulli festekuq, qė kish
hyrė i pari nė jatakun e saj), po xheladin Beu s’guxoi tė bėnte gėk as mėk, se
binte nė luftė me pashallarė e vezirė, me baxhanakun e tyre sulltanin.
Ja
kėshtu! Xhixhiko-hanėmi doli, siē thamė, shterpė. Jo tamam shterpė se, siē
thoshin gojėt e kėqia, dikur kish hedhur nė diell fėmijėn e parė dhe mė tej kish
shterur. Kėtė punė, ajo e dinte qė qėkuri, dhe prandaj ja kish bėrė fora, andej,
nė pashallėkun e babait, duke ndėrruar jaranėt si fustanėt.
Tani sikush bėnte
jetėn e vet nė konak tė vet: hanėmi nė haremllėk, me tė pritur e me tė pėrcjellė
zonjat e parėsisė (helbete, shpesh s’dihet ē’fshihet nėn ferexhe: ti pandeh se
ėshtė femėr e tė del njė bandill mustaqedredhur...); beu, nė selamllėk, me ato
qė dimė e ato qė s’dimė.
Dhe prisnin.Ēfarė prisnin? Kushedi...Rrallė e tek
shtroheshin nė sofėr bashkė; beu me sheqeren pranė, gjithnjė sytė katėr; hanėmi,
me allajkėn mė kėmbė, prapa kurrizit.
Xheladin Beu nuk shkelte kurrė nė
pashallėkun e vjehrrit, plak, se kish frikė mos kthehej meit, nė tabut..
Ama
“selįmet” dhe “aleqym selįmet” bashkė me peshqeshet, shkonin e vinin pa kursim.
Dhe ndėrkaq, beu e nxirrte dufin duke bredhur poshtė e lart, si ata maēokėt e
shkurtit, duke pėrhapur nė tė katėr anėt sėmundjen e frėngut, kurse hanėmi
shkonte e rrinte muaj tė tėrė nė pashallėkun e babait apo nė atė tė vėllait tė
madh, dhe atje, tym tė dalė: sonte njė feste, nesėr njė tjetėr, pasnesėr njė
sarėk – shterpė qė shterpė ish!
Pashai plak i kish dėrguar fjalė disa herė tė
dhėndrit qė t’i jepte pėr grua tė dytė njė mbesė, ēupėn e ēupės a nuk di ēfarė
(qė tė mos i shuhej oxhaku e tė mos i dilte pasuria nga dora), po Xheladin Beu,
qė ish djegur nga ēorba, tani i frynte edhe kosit e s’desh tė bėnte mė krushqi
me pashallarė.
-Evet, efenm! – thirri Xheladin Beu, si e pleqėroi punėn nė
mendje – do tė bėj ashtu siē bėri gjyshi!
Kur e ngriti kokėn, pa se pėrpara
tij qėndronte Sheqerja me tabaka nė dorė, me xhezve e filaxhan.
-Ti? Po pse,
pse...ajo? Hėm...Hėm...Hėm Efenm – dhe u ngrit nė kėmbė.
Sheqerja buzėqeshi
me atė gojėn e madhe, u pėrkul e mbushi filaxhanin, sa njė lagjin, me kafe
avulloshe.
Xheladin Beu ishte burrė i pashėm, i mbushur, i gjatė, po Sheqerja
vinte njė pėllėmbė mė e gjatė. Domosdo, edhe shumė mė e mbushur, prapa e
pėrpara. Ajo e dinte se po tė qėndronte mė kėmbė, ne pragu i ballkonit, do tė
duhej ta shikonte benė nga lart poshtė, kurse ky duhej tė ngrinte kokėn. Punė pa
lezet...Prandaj u ul e ndenji burrėrisht ne pragu i ballkonit, duke hapur
djathtas e majtas palat e shumta tė dimiteve dyzet-kutėshe, dhe ngriti kryet tė
shikonte benė, qė ndėrkaq ish ulur pėrsėri dhe kish ndjellė e zhurmė, sikur tė
thithte palcėn e ndonjė koske, gllėnqet e para tė “kahves” sė valė, zinxhirli,
plot kajmak. Sheqerja tha:
-Ajo, be, t’u bėftė Sheqerja e ka marrė punėn me
frikė. S’di ē’i kanė thėnė ato ziliqaret, kopilet. Tė kėtejshmet e tė andejshmet
– dhe tregoi me dorė konakėt e Xhixhi-hanėmit.
-E kanė marrė vesh se ėshtė
“ashtu”?
Sheqerja bėri me kokė:
-E kanė marrė...E kanė trembur ēupėn. I
kanė thėnė se, gjoja, zotrote do ta vrasėsh me gjithė foshnjė. Ka lojtur
pak...Kėshtu e ka barra e parė, ta marrtė Sheqerja, po kjo bėn veē botės. Flet
pėrēart: “Bubu, beu! Bubu (hanėmi! Do tė mė hedhin nė pus. Do tė mė mbėrthejnė
nė mur tė gjallė” Tė ik, tė ik, nė mal, me ujqit! Bubu, beu! Bubu beu!” Kėshtu
bėn. – dhe Sheqerja qeshi.
Xheladin Beu ndezi njė cigare, lėshoi njė
shtėllungė tymi mbi filxhanin, qė ja mbushi Sheqerja sė dyti, e tha:
-Jo,
moj, jo” Kėtė nuk e vras, nuk e mbyt. Unė...unė...efenm, them...
-Ka frikė
edhe nga allajkat, nga tė gjithė.
-Jo, jo! Tė mos ketė frikė.
Pėr ca ēaste
biseda u kthye nė ēuēurimė. Beu e hoqi pėr jeleku, i tha nė vesh ē’kish pėr tė
thėnė. Dhe kur e kur: “Hėm, more vesh, Sheqe? Kėshtu...Unė...atė...po tė bėjė
djalė...efenm...si gjyshi!” Ajo dėgjonte e bėnte me kokė nė tė djathtė e nė tė
mėngjėr: “Peqe, be. Sa mirė tė paska rėnė nė mend. Si tė urdhėrosh zotrote, be,
ta marrtė sheqja, t’u bėftė Sheqja. Kėtė punė ma lerė mua, qė t’i gjej vendin.
Djalin do tė ta rrit unė. Ti i bukur, ajo e mirė, djali si pėllumb! Tė pėlcasin
nga inati ata qė s’na duan”. Herė pas here bėnte me kokė lart e poshtė, duke
nxjerrė ca tinguj shumė tė thatė a shumė tė lėngtė nga qiellza, nga gjuha e
dhėmbėt, qė veshi i shquan dhe i kupton mirė, po kalemi nuk i merr dot: “ncuk”,
“ncuq”, “ntxk”, “ntck” e kėshtu mė tej. Kur mbaroi, beu i vuri pėllėmbėn mbi
supin e tultė, tė dhjamur, rėndoi, shtėrngoi, sa Sheqe i dhembi, zgurdulloi
sytė.
-More vesh, Sheqe? Ashtu tė bėsh. Po tė mė sjellėsh myzhdenė se bėri
djalė do tė tė jap njė mulli!
-Mė rrofs be.
-Tani shko.
Sheqerja u
ngrit mė kėmbė, pothuaj e gėzuar – sepse pėllėmba e rėndė e beut ja kish bėrė
supin zdrame – dhe, pėr njė ēast, me ato kindat e dimiteve tė hapura djathtas e
majtas, prapa e pėrpara, u duk si njė mullar me bar qė e kishin ēarfalitur me
gojė e me brirė ca buaj shumė tė uritur. Ndreqi palat, u mat tė dalė. Beu po e
shikonte tėrė epsh. Aty pėr aty iu ndez njė dėshirė e re pėr Sheqen e tij tė
vjetėr. La filxhanė e tha:
-Jo Sheqe, mos shko. Futi llozin derės dhe
eja.
Sheqeres i qeshi fytyra:
-T’u bėftė Sheqja, be...ti me mua e ke
shpirtin.
Shkoi i vuri llozin derės dhe u kthye me dhele, si dikur. I
ndritnin tengllat e mėdha, tė arta. Shkopsiti me naze jelekun...
Edhe kėshtu,
atij mėngjezi vjeshte, Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė Xheladin Pashajt u bė
pėrsėri burrė dhe “ortak” me “baxhanakun” e tij, nallbanin, tė shoqin e
Sheqeres.
Nga jashtė vinte trokėllima e ēekanit tė nallbanit qė mbathte
kuajt. Dimitet dyzet-kutėshe kishin mbetur jetime, nėmes tė odės.
-Me Sheqen
tėnde e ke shpirtin, be...
-Me ty, Sheqe, me ty...-thosh beu duke gulēuar si
kalė teknefes.
...Sheqerja u vesh pėrsėri, kopsiti sumbullat e jelekut dhe u
mat tė ēelte, po diē ju kujtua:
-Jashtė presin ca
njerėz.
-Ē’janė?
-S’janė gjė, hallexhinj: kasaballinj, fshatarakė. Ndofta
kanė ardhur tė qahen.
-Tė qahem, efenm? U thuaj tė flasin me Zykon. Sot jam
zaif.
Zykua ishte veqili i parė i beut, njė shkurtabiq i ēalė e dredhak, qė
tė shkonte nė hell, tė diqte e nuk tė piqte.
Beu shtoi:
-Jam zaif. I thuaj
Rizait tė nxjerrė kuajt, tė mė shaloj Allēanė. Do tė dal teferiē, andej – dhe
tregoi vagėl fushėn. – Pėr gjah. Me shtatė veta. Sillmė rrobat, Sheqe.
-Peqe,
be. A je mirė? – e pyeti ajo me buzė nė gas.
-Shumė mirė Sheqe.
-Me mua e
ke shpirtin, be, me mua.
Veshi me nge rrobat e kadifesė sė gjelbėr me vija e
sumbulla argjendi, qė i kish apostafat pėr udhė e gjah. Sheqerja u ul nė bisht e
i mbėrtheu kopsat poshtė, nėn gjunjė; i lidhi lidhėzat e gjata tė ēizmeve tė
verdha, duke i shkuar kanxhė mė kanxhė. Kur u mat tė ngjeshte kollanin me
fishekė, u dėgjua njė trokėllimė nė derė. Sheqerja e hapi. Hyri njė zhgan
kopilesh qė sillnin mėngjezin. Xhelain Beu u shtrua nė sofėr, i ra festes dhe e
largoi nga balli. Hėngri llap-llup, me zhurmė, si ngahera. E nisi me ēorbė pule
tė majme, tėrė sythe lyre, po tė athėt tė prerė me limua (dinte Sheqerja se
ē’t’i gatuante qė t’i hiqte gromėsirat e rakisė), e vazhdoi me mis tė bardhė
pule e miske, me qengj tė pjekur, e mbylli me shqerpare tė mybtur nė sherbet tė
trashė, tė mbuluar me pluhur xhenxhefili, kanelle e karafilke. Ēliroi kopsat,
pėrpoqi buzėt e gjuhėn me “oh! oh!...”, lėpiu tė pesė gishtėrinjtė. Lakmoi shumė
e u ngjesh paq, pastaj kur s’mundi tė hante mė, i largua nga strofa, lau duart,
u mbėshtet nė jastėk dhe shikoi togun me koska, poshtė, dhe strofėn plot mishra
e ėmbėlsira.
-Eh, efenm! Mirė i ka jaratisur tė gjitha i madhi zot, ama njė
gjė s’e ka bėrė mirė: i ka dhėnė njeriut vetėm njė bark, si kamėsit, ashtu edhe
skamėsit, qė s’ka ē’tė hajė...Punė i thonė kėsaj? Ja unė hėngra e u ngopa, po
tepėroi. Kush do t’i hajė kėto qė lashė? Hė? Jo, kėtė s’e ka bėrė mirė!
Kjo
ishte fjala qė thosh dendur beu, kur ish me miq, kur hante shumė velej e
tepėronte. Tani s’kish miq, po prapė e tha fjalėn dhe vėshtroi me pikėllim
sofrėn plot: kish ngrėnė shumė, po edhe kish tepėruar.
Pėr njė ēast harroi
gjahun, Rizanė dhe pelėn e kullme, qė zbriste nė oborr duke ēukitur kalldrėmin
me potkonjtė e nallbanit tė Sheqeres, harroi langonjtė dhe qahjallarėt, dhe po e
ndillte gjumi. Por, mė nė fund, e mundi veten, u ngrit, ngjeshi lehtė-lehtė
kollanė mbi plėnxin plot, mori ēiften e zbriti. Tirmat e pritėn me dorė nė zemėr
e u hodhėn ta ndihnin t’i hypte pelės: kush i ndreqi yzengjitė e kush i mbajti
kėmbėn me tė dy pėllėmbėt dhe e ngriti lart. Puna shkoi zor, se beu qe rėnduar
shumė, po i dha hov trupit e u gjend majė pelės, doli nga porta me qemer guri e
u nis pėr nė fushė: ai pėrpara, trimat prapa, langonjtė kur pėrpara e kur
prapa.
Qielli ishte i kulluar, fusha e kodrat tė veshura e dritė, udha e
butė, me pluhur, vende-vende, nė hije, e lagur nga vesa e natės. Zogj udhėtarė,
tė renditur si perusti, fluturonin lart, shumė lart, duke fėrfėllirė krahėt.
Langonjtė ēafkėllonin nėpėr dternishtet mbi udhė e nėn udhė. Nga njė brryll udhe
dual njė tufė fshatarėsh me qerre, kuaj, mushka e gomerė tė ngarkuar me drithė,
qepė, presh, kunguj, pemė, dru: i shpinin nė konakėt e beut. Kur e panė, mbajtėn
kafshėt e qėndruan buzė hendekut, si tė ngrirė, me dorė nė zemėr.Beu as qė u
hodhi sytė. Tani e kish marrė pak veten dhe kulloste rreth e pėrqark sytė e
skuqur. Nata e ahengut kish mbetur prapa, larg, nė mjegull, me gjithė jarnanitė
e jarnanatė e saj, qė dukeshin tė paqena, si njė ėndėrr e keqe e njė nate dimri,
kur tė bėhet sikur tė ndjek njė llavė ujqsh, tė afrohet tė tė ēajė e ti bėn tė
vraposh, tė shpėtosh, po nuk ik dot, je mbėrthyer nė vend, thėrret me tė madhe e
as veshi yt s’ta dėgjon zėrin. Edhe Xhixhi-hanėmi ishte zhdukur bashkė me natėn
e dmrit, me ujqit. Xheladin Beu ishte nė diell tė mirė, bėnte, i gėzuar,
“ohoho!” e “ahaha”, jepte e merrte me vete. Ata qė vinin prapa dėgjonin, po nuk
ja shkoqitnin dot fjalėt.
Papritur, era solli njė kundėrmim kėrme. Beu e
trimat kaluan tė ngrysur pranė njė gomari tė ngordhur me kėmbėt pėrpjetė, me
kokalla tė kuqe, dhe trembėn njė tufė galash tė shtruara nė gosti. Kėto u
ngritėn e shqitėn sipėr kalorėsve si ca hije tė zeza, krokėrinė me zemėrim, ranė
nė njė ugar, u ngritėn pėrsėri e u kthyen nė gostinė e tyre.
Beu nxori
cigare, e ndezi, qė tė shpėtonte nga kundėrmimi i kėrmės. Nėpėr arat me misėr tė
paprerė, zbardhėn, skuqėn, zverdhėn pėr njė ēast ca shami, pastaj s’u panė mė.
Domosdo, Xheladin Beu e kish hijen tė rėndė, prandaj gratė e vajzat u tulitėn
nėpėr misrat.
Mė tej era e u bė pėrsėri e pastėr, e kėndėshme, si nė vjeshtė.
Njė ēast ju kujtua Gurija e trembur, me barrė.
-Nė djall tė vejė edhe kjo! –
tha dhe hodhi tutje bishtin e cigares.
Vetėm njė gjė nuk harronte dot: atė
gjerdhekun e dėshtuar tė natės qė shkoi, qė i qe ngulur si njė gozhdė nė tru,
megjithqė Sheqerja e kish kėnaqur nė mėngjez si ngahera. Ju duk sikur ja dėgjoi
zėrin e butė, ledhatonjės: “Me mua e ke shpritin, be...me mua! Tė vesh ku tė
vesh, me mua e ke shpirtin!” Dhe Sheqerja kish tė drejtė: me tė e kish shpritin
Xheladin Beu. Dhe s’di se si, i vinte keq qė ja kish falur nallbanit,
baxhanakut. Mė nė fun tha:
-Prapė imja ėshtė. Kur tė dua...
I futi mamuzet
pelės dhe e ngau vrap pėrpara. Mė tej dėrgoi njė qahja tė lajmėronte tė parin e
akcilit fshat se do t’i vinte pėr drekė e pastaj u fut nėpėr korie, pas
gjahut.
Gjahu i vajti shumė mirė atė ditė: turtuj, thėllėza, pėllumba...Ay
vriste, langonjtė e qahjanjtė ja sillnin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:58

II


Drekėn e
hėngri jashtė, nė “jeshillėk”, pranė Kroit tė dardhės plakė, se aty e kish
kėrkuar vetė. Tė trapiturat pas gjahut, rakia e mirė, e ftohur brenda nė krua,
mezetė e shijshme ja hapėn oreksin sa pėr katėr barqe. Beu mbushi vetėm njė,
sepse aqe kishte, po e ngjeshi mirė, si targaē kurbati: hodhi brenda shumė, nga
tė gjitha.
Tani, ndėrsa trimat ishin shtruar e po hanin pak mė tej, nė njė
brinjė, beu rrinte shtrirė nė qilim, me tėmblėn e djathtė tė mbėshtetur nė
pėllėmbė. Burrat e fshatit, pothuaj bujq nė ēiflik tė beut, kishin lėnė punėn e
grindjet dhe kishin ardhur t’i faleshin, t’i bėnin nder, siē e do puna. Kėta
rrinin nja dhjetė ēapė larg, posht, kush mė kėmbė e kush mė bisht a mė gjunjė,
duke pritur njė shenjė, njė urdhėr. Ca tė tjerė u shėrbenin trimave tė beut, qė
hanin bukė e mish e ua hidhnin kockat langonjve. Beu mbajti pranė tij vetėm disa
pak burra nga parėsia, me qosteqe e pafta ergjendi nė gjoks e “peqepeqe” nė
gojė. Kėtyre u hodhi vėp e vėp nga njė cigare tė hazėrtė, qė ishin shumė tė
mira, sepse i kish dredhur vetė Sheqerja e i kish ngjtiur me pėshtymėn e
saj.
Drita e ditės ishte e butė, e ėmbėl, si e kulluar nėpėr gjergjir. Beu
foli pėr punėt e mėdha e tė vogla tė mbretėrisė; pėr “djellin e dunjasė”, Baba
sulltanin, qė ja kish vėnė kėmbėt nė njė kėpucė gjithė “Avropės” ja kishte
hedhur hallkėn tejpėrtej nėpėr hundė e bėnte tė loste si ari. Sė shpejti, Baba
sulltani do tė nxirrte kėllėēin e madh e do t’i bėnte hi e pluhur gjithė kralet
e mėdhenj e tė vegjėl, do t’u merrte gratė e ēupat e do t’i mbyllte nė haremin e
Stambollit. Domosdo, ato qė do tė tepėronin do t’ua falte tė mėdhenjve tė
mbretėrisė. Tha se ay,, Bab sulltani, mblidhte njerėz me harxhe, paguante
tink-tink alltėn e argjėn. Pastaj, papritur, vuri re se burrat qė kishin ardhur
t’i merrnin dorėn ishin tė paktė. Pyeti:
-Efenm, vetėm kaq burra paska
fshati? Ku janė ata tė tjerėt?
-Ka vdekur njė si ēun i vogėl, be. Kanė shkuar
ta kallin nė varr – tha njėri.
-Ka vdekur edhe njė si grua, me nder tė
zotrisė sate, njė nuse e re – tha tjetri.
-Hėm, hėm, xhenaze biēimi...Dy tė
vdekur nė njė ditė. A mos i ka rėnė murtaja fshatit? – pyeti beu edhe si me tė
qeshur, po edhe me frikė.
-Murtaja jo, be, po na ngrinė ethet. Edhe
dje...
Beu s’pyeti mė tej si e qysh, si nuk pyeste kurrė pėr punė vdekjeje.
“Kėta derra ēifēinj janė tė shtuar si fara e sinapit...Vdesin, po nuk shuhen
fare. Po tė kenė bukė misri shtohen gjene, se ato dosa fshatarake pjellin stėrc
e stėrc pėr mot”. Aty pėr aty e ktheu bisedėn: “Mė kini mbetur borē kaqe grurė e
kaqe misėr, kaqe dru...Dushk i dua. Mjaltin s’ma kini sjellė. Harruat ku jini?
Do t’ju dėrgoj Zylfon a Zykon qė tė ndajmė hesapet bashkė. Hėm...hėm...”
Fshatarėt dėgjonin me sytė pėrdhe. “Grurin e msirin i kemi larė. Edhe drutė i
kemi larė. Sot dėrguam tė fundit”. Dhe me gjysmė goje: “A mos i ka mbajtur
Zylfua pėr vete?” Po fjalėt e tyre s’i ranė nė vesh beut, se askujt s’ja mbante
tė fliste me zė tė lartė. Beu ligjėroi:
-Shkoni bre, andej, me harxhe – dhe
tregoi tutje me dorė. – Tė mbushni qeset e tė lani borxhet. Dovleti ka haznė tė
madhe, ka taraphanė. U jap kartė pėr tim vjehrr, pashanė, se mė ka bėrė haber:
do njerėz. Dovleti ka luftė, lufta sjell pare, tė mbush me plaēkė.
Dhe, si
rrinte kėshtu, me cigaren tė shuar ndėr gishtrinj, e preu njė gjumė i lehtė, i
ėmbėl, pa jarnani e jarnana, po me gurgullimė kroi, me shushurimė fletėsh tė
zverdhura, qė shkundeshin e binin duke u tundur nėpėr erė. Sapo e preu gjumi,
ata me qosteqe nė gjoks u shikuan sy nė sy e u larguan sė prapthi, ngadal, duke
shkelur nė majė tė gishtėrinjve.
Trimat kishin mbushur barqet e ēlodheshin
duke kruar dhėmbėt me ndonjė kleēkė. Langonjtė rrinin aty pranė me gjuhėn
jashtė, tė kuqe, varur si llapė.
Kur u zgjua, Xheladin Beu pa se kish
pėrsipėr njė mbulesė tė leshtė, qė ja kish hedhur Rizai. E largoi tej, u ngrit
shesh, fėrkoi sytė e tha:
-Efenm, mė paska marrė gjumi.
Ndenji sa ndenji
kėshtu, pastaj shtoi:
-A ikim, o Riza?
-Si tė urdhėrosh zotrote, be.
U
ngritėn tė shkonin, po nuk shkuan. Moti i ėmbėl e gjahu i mirė i mbajtėn gjer
vonė, kur dielli kish kthyer mė tė perėnduar. Edhe njė copė herė tė mirė ēiftet
e teket krisėn bambum, nėpėr korie.
Vetėm njė gjah nnuk pa me sy kėsaj radhe:
ēupa e nuse. Nė asnjė nga fshatrat qė shkeli. Ta pret mendja: ish hapur fjala
anembanė se kish dalė beu pėr gjah dhe...”Ama derra kėta ēifēinj! I mbajnė dosat
mbyllur!” Pa beu aty-kėtu ca plaka leckamane tė ngarkuara me dru e karthje, po
ē’i do kėto? Janė si pastėrmaja e dhisė. Beu s’desh pastėrma; desh mish
thėllėze.
Tani gjendej nė njė ēukė me kėlpishte. Rizai vinte prapa me torbat
plot. Kuajt prisnin tutje, nė udhė, nė anėn tjetėr. Fėrshėlleje me dy gishtėrinj
nė gojė e vinin sakaq. Po nuk fėrshėlleu njeri. Aty poshtė, midis sallkėmėsh,
ishte njė pus me ēikrik, qė bėnte gau giu kur zbriste e ngjitej kova. Qė aty
vinin ca zėra tė hollė, zėra ēupash. Qeshnin, i thėrrisnin njėra-tjetrės. Beu
mbajti ēapin e i bėri me dorė Rizait: mos luaj nga vendi! Dy turtuj topolakė
kishin qėndruar nė njė degė kėlpishteje mu mbi krye tė tij. Ēiften e kish tė
mbushur. Po nuk u ra. Mė nė fund, ndajnata i sillte njė gjah tjetėr nė grykė tė
dyfegut. Ēupat e fshatit e dinin tė ikur dhe kishin ardhur tė mbushnin
ujė.
Vragės-vragės, Xheladin Beu zbriti ēukėn, hyri nėpėr sallkėme, iu afrua
pusit. Aty ishin nja shtatė a tetė ēupėrlina qė flisnin e qeshnin. Ca kishin
mbushur stomnat, ca po i mbushnin e nja dy prisnin radhėn. Namėta, ay me njė
kėmbė u nxori pėrpėrpara Xheladin Benė!
Ēupėrlinat klithėn sikur tė paskej
rėnė ujku, lanė stomnat e u pėrhapėn ku mundėn: kush hodhi ledhin, kush ēau
drizat e kush mori vijėn tatėpjetė. Shumė gjemba hynė atė ditė nė mish tė butė,
po mė mirė nėpėr gjemba se sa nė dorė tė beut...Sa tė mbyllėsh e tė hapėsh sytė
ikėn tė gjitha. Tė gjitha, veē njėje, qė i ra stomna nga dora e iu thye. Ēupa e
shikonte benė si zogu gjarpėrin, qė i afrohet t’i hedhė helmin, dhe s’ikte dot.
Sikur e mbante tė rėndėt e dheut. Njė ciflė e stomnės sė thyer ja kish gjakosur
njėrėn kėmbė, po shkaku nuk ishte ky: frika e kish mbėrthyer nė vend. “Qėnka
pėllumbeshė e butė, peshqesh nga zoti” tha beu me vete dhe ju qas mė pranė. Ēupa
sikur s’ish nga kjo botė, po nga bota tjetėr: njė hyrije e veshur e tėrė nė tė
bardha: linjė tė bardhė, shami tė bardhė mbi leshrat e verdha, trup tė hedhur,
sy tė gjelbėr si bari i njomė i kėnetės. Beu e peshoi me sy, qė nga kiskat e
holla, mbi noēkė, ku zbriste njė fije gjaku, gjer lart nė pulpat qė ngjiteshin
nėn linjė, pastaj lart, nė belin si tė shkuar nėpėr unazė, edhe mė lart, Nė
gjinjtė e vegjėl, nė qafė, nė gojėn e vogėl, me ca buzė tė tulta, tė kėryera, me
hundėn tė derdhur si qiri, me sytė e blertė tė kėnetorė dhe ballin e sheshtė, tė
bardhė. “Shiko, shiko, efenm, ē’bereqet bėka ēifligu i Kėlpishtes e unė s’ditkam
gjė. Hyrije e zbritur nga xheneti! Po t’ja dėrgoj padishahut mė bėn menjėherė
pasha. Jo, s’mė duhet pashallėku! Imja ėshtė e do ta mbaj vetė. Kjo ja shkon
njėqind herė Gurijes e gjithė tė tjerave. Do ta marr qė tani! Sonte, nė
jatak...” Kur ju afrua mė shumė, sa ta prekte me dorė, ēupa u drodh, po mė fort
ju drodh buza e poshtme. Dhe ndėrkaq, nėn linjėn e qėndisur me tė kuq e tė zi
gjinjtė ngjitu-zbrit, ngjitu-zbrit, sytė ju mbushėn plot lot. Po beut s’iu bė
vonė; ay ish mėsuar me gjėra tė kėtilla: qengjet blegėrijnė kur u vė thikėn
kasapi ēupat qajnė kur i merr beu nė dyshek. Pastaj, kur e shkon nė hell dhe e
pjek, qengji bėhet shumė i shijshėm; ēupa e marrė sė dyti e sė treti nė jatak
bėhet edhe mė e shijshme se qengji.
Xheladin Beu zgjati dorėn, i ēiku lehtė
faqet dhe ndjeu ėmbėlsi tė madhe nė trup, sikur u pėrtėri e u bė djalė njėzet
vjeē.
-Mos mė qaj, moj sulltane, mos...Unė tė kam xhan, unė s’tė ngas. Do tė
tė bėj zonjė mbi zonja.
Ēupa u drodh edhe mė shumė, u mat tė ikte, po beu i
shtrėngoi krahun si nė mengene. Atėherė ajo lėshoi zėrin e klithi:
-Nėėėno!
Nėėėno moj!
Beu u ngrys, po i foli butė:
-Jo kėshtu, moj sulltane, jo
kėshtu...Mos thirrė. Si tė thonė? Ti je ēupa e ēifligut; ēifligu ėshtė imi! Edhe
ti je imja. Do tė tė marr nė konak, do tė tė bėj...
-Nėėėno! Nėėėno!
Nuk
shkoi shumė e u dėgjua njė zhaurimė e madhe nėpėr degat e varura, sikur tė ēante
udhėn ndonjė derr i egėr nga ata tė mėdhenjtė. Beu ktheu kokėn andej. Jo, s’ish
derr, po njė grua e gjatė, e thatė, e nxirė si ēotillė lisi qė e ka djegur
rrufeja. Gruaja u turr, i shkėputi beut ēupėn nga dora e i thirri:
-Po ta
bėsh edhe kėtė punė s’tė djeg as zjarri i xhenemit, Xheladin Be. S’tė tret
dheu!
“Ē’ėshtė kjo e krisur qė mė del pėrpara?” tha Xheladin Beu me vete dhe
u zbyth. Ēiften e kish nė dorė, tė mbushur, me imniet tė hequr. Mund ta zbrazte,
po nuk e zbrazi: u praps edhe mė tej. Ai u praps, gruaja e ndoqi ballė pėr
ballė. Tani vetė beu ish si njė zog qė sheh gjarpėrin tek afrohet e nuk ik dot.
E mban tė rėndėt e dheut. Gruaja u kthye e i thirri ēupės:
-Ikė
shpejt!
Kjo s’priti t’i thosh sė dyti: hodhi ledhin e ua mori me tė katra.
Kish qenė e s’ish mė.
Xheladin Beu e shikonte gruan e s’fliste dot. Kjo ish e
gjatė, e thatė, po ndryshe nga Xhixhiko-hanėmi. Dukej nga nishanet se dikur kish
qenė e bukur, kurse e bija e pashajt kish qenė ngaher anjė thes me kokalla si
ato tė gomarit tė ngordhur qė kish parė udhės. Dhe ishte e fortė: tė tė binte
njė herė me atė pėllėmbė - tė linte nė vend e vinin tė tjerėt tė tė ngrinin nė
trirė e tė hanin hallvėn.
-Ta dish, o pushtanik – thirri gruaja si iku ēupa –
po tė bėsh atė punė me kėtė ēupė do tė ta hanė mėrshėn krimbat, do tė t’i qitin
sytė galat! Jo galat, po do t’i qit unė, me thonj. Ēnderove gjithė ēupat e
botės, tani kėrkon tė ēnderosh edhe tėt bijė!
“Ē’po thotė kėshtu kjo e marrė?
Ku kam unė ēupė? S’kam as ēupė, as djalė...”
Gruaja mori vrull, e zuri benė
pėr jeleku, e tundi dhe shkundi me atė dorėn e fortė, sa i kėrcyen edhe mė fort
sytė e skuqur.
-S’mė njeh ti mua? S’e njeh Maron e Kovit, qė e ēnderove nė tė
ri, se kishe kamxhik nė dorė, se ishe i fortė? Ja, ajo qė kishe pranė ėshtė jot
bijė! Ta dish se unė do tė ta shtyp kokėn, si gjarpėrit, po tė bėsh me ēupėn
ē’bėre me mua! Y-y-y murtajė. Pusht Stambolli! Matuf!
E shtynte, e hiqte, e
tundte, e shtynte prapė, si leckė, dhe ai, xheladin Beu, zot kasabaje e zot
ēifligjesh, zgurdullonte sytė si tė bufit e s’bėhej dot burrė t’i shkėputej nga
dora, s’ishte i zoti t’i binte me ēifte a tė nxirrte koburen nga brezi.
-Mė
ke marrė nderin tė marrtė zoti mentė! Mė ke lėnė me turp e nė zi mė tė lėntė
perėndia pa sy, tė heqshin pėr peri! Mė ke ngrėnė jetėn tė hėngėrt mortja!
E
tundi sa e tundi, pastaj i dha njė tė shtyrė sa beu i madh mėnt u shemb pėrdhe.
Gruaja shkoi e mblodhi copat e stomnės sė thyer e ja hodhi pėrpara, ku mundi:
kėmbėve, gjunjėve, duarve, duke mallkuar papushim:
-Ja theve thefsh arrėzėn e
qafės! U kalbsh sė gjalli pėrmbys, siē u kalb yt atė, qė e hėngėr krimbat! Ngorē
nė ndonjė pėrrua si qen i zgjebur! Na shojte, t’u shojttė emri, tė kėndoftė
kukuvajka nė shtėpi! Ku ėshtė parė e dėgjuar tė ēnderojė i ati tė
bijėn?
Copat e shtambės i vinin breshėr, dhe ai, beu, rrinte i ngrirė nė
vend; nuk fliste dot, nuk ikte dot.
Gruaja u pėrkul mbi kovė e zuri t’u
hidhte ujė syve, me grusht. U hidte e mallkonte. Stėrkalat e qullėn Xheladin
Benė. I dukej sikur dheu kish nisur t’i vinte rrotull, sikur dėgjonte daire e
daulle bashkė: xhing-xhing, dum-dum. Dhe nė mes tė kėsaj bubullime shquante
zėrin e ējerrė tė Difes:

Sa tė dua unė ty,
Mė rri mendja gjithė nė
ty;
Ato cicat sherbetli
M’i bėj meze t’i pi raki...

Po Difja ishte
larg, s’di se ku, Marua ishte afėr. Dhe Marua u hidhte ujė syve e
mallkonte:
-Tė ēaftė ujku e tė nxjerrtė zorrėt! Tė pjekshin nė hell, tė
gjallė! Humbsh e mos u duksh, mos u dėgjofsh!
Tė gjitha i dėgjonte beu e
s’thosh dot njė fjalė, tė paktėn “efnm” ose “hėm-hėm””, siē e kish zakonin.
Sikur i qe kyēur goja.
-Na plase, mė tė plastė dhjamėt e syrit! Na kalle
frikėn, mė tė kallēin tė gjallė nė varr! Na dogje, tė djegshin lugat!
Fjalė e
mallkim, fjalė e kanosje. Dhe mė e keqja: ndofta e dėgjonin trimat pėrtej,
ndofta e dėgjonte Rizai.
...xheladin Beu u zbyth pa bėrė zė, rotulloi ēukėn e
doli nė udhė, ku prisnin kuajt, i hypi Allēasė, i futi mamuzet e ngriti
kamxhikun.
-Ike, mos u kthefsh; ike, tė ikshin mendtė e kokės! Mos arrifsh i
gjalli nė shtėpi! – vazhdoi gruaja fill i vetėm pranė pusit me
ēikrik.
Allēaja u bė veri: i ndritnin potkonjtė e bardhė. Po ngrysej, por
qielli kish edhe pakėz dritė - njė dritė sedefi, si vragė qė e ndante nga toka e
errur. Dhe mbi kėtė vragė kish njė brez tė gjerė, tė gjelbėrth. Pastaj u shojtėn
tė gjitha dhe zbriti mugėtira. Bashkė me mugėtirėn nisi tė frynte njė erė e
ftohtė, qė ngrinte pluhurin e udhės.
-Hėm, hėm! – bėnte beu. – Jezit-grua!
Lanet-grua!
Trimat, me Rizanė nė krye, qė i kish hypur njė kali ēil kishin
mbetur prapa, sepse pela e beut s’e kish shoqin nė vrap. Lluk-lluk, i bėnte
barku. Ferrat e pemėt iknin si ca hije nė tė dy krahėt e udhės.
Era e ftohtė
i vėzhgėllinte veshėve.
Ne ura e drunjtė po vinin ca qerre tė ngarkuara me
misėrishte. Rrotat kėrcisnin thatė, gau-giu. Pranė tyre dhe prapa vinin ca
fshatarė mė kėmbė. Beu shkoi si shigjetė pranė tyre dhe ata as qė patėn kohė ta
shihnin mirė cili ish. Ikte, ikte, si ndėrkryer.
Pas njė copė here
tha:
-Ē’po bėj kėshtu? Unė po e vras Allēanė..
Lehtėsoi mamuzet, hoqi
frenė, bėri “trrrp” dhe pela zbuti vrapin; mė tej nisi t’ja merrte me hap. E
arritėn trimat nga prapa.
“Ē’ėshtė kjo grua?” tha me vete.
Dhe dalngadalė,
kur po e mbulonte botėn errėsira, Xheladin Beut nisi t’i bėhej pėrbrenda njė
dritė e hollė. Ja se ē’pa nėpėr kėtė dritė:
...pranverė. Kish mugulluar bari,
kish ēelur dardha. Beu kish dalė nė fushė. Jo pėr gjė, po konakėt nuk e nxinin
dot. Pranverė, kjo! I vlonte gjaku. Sheqerja e ato tė tjerat sėi dukeshin gjė,
s’e ngopnin mė. Donte gjėsend tjetėr e s’dinte ē’donte. Dhe kur po bridhte
kėshtu, me dėshira shumė, poqi udhės njė ēupė fshati, tė njomė, sindozot kjo qė
kish parė sot ne pusi me ēikrik. Ēupa u mundua tė ikte, po beu e arriu. Ajo
luftoi me tėrė fuqinė qė i jepte mosha e re: e shtyu, i shpėtoi nga dora, iku,
thirri, po beu e arriu, e goditi me kamxhik, e rrėzoi. Luftoi pėrsėri, e goditi
benė, e kafshoi, e gjalosi. Kjo endezi mė fort Xheladin Benė dhe i ra sė dyti me
kamxhik. Ēupa i kish sytė tė mėdhenj, tė blertė si barishtat e kėnetės, dhėmbėt
tė bardhė, tė mprehtė. Dhe luftoi pėrsėri, po gjithnjė mė dobėt. Luftėn e
vednosi kamxhiku. Po tė mos kish qenė ky, nuk do tė kish ndodhur ajo qė ndodhi.
Po tė mos kishte qenė ky, nuk do tė kishte ndodhur ajo qė ndodhi. Beu ju hodh si
ujku deles. Ajo thirri pėrsėri dhe thirrjen e saj e dėgjuan disa grari qė
ndodheshin aty pranė, po kush guxonte t’i dilte pėrpara Xheladin Beut? Ēupa nuk
lotoi ceēse kur u ngrit qė poshtė me linjėn tė ējerrė, me vjazėrinė tė humbur.
Ndenji kryeunjur nėn njė pemė dhe atje lotėt filluan tė pikonin pėrdhe. Kamxhiku
i kish lėnė nė trup vazhda tė pėrgjakura. Edhe beu e kish kėrcen e veshit tė
ndarė mė dysh. E pyeti si i thonė. Ajo e shikoi si ulkonjė dhe nuk ju pėrgjegj.
U ngrit e shkoi ēalė-ēalė, humbi nėpėr lule e blerime. Por beu ja gjeti tragėn;
i thoshin Marua e Kovit. I ati hiqte nga oftika, nė rrogoz, nė kasolle. Beu u
pėrpoq ta merrte kopile, nė konak, si shumė tė tjera. S’desh. U pėrpoq ta
shtinte prapė nė dorė; s’mundi. Trimat e beut e rrahėn Kovin. Ky lėngoi edhe pak
kohė, pastaj vdiq. Beut i ra nė vesh se Marua kish mbetur e rėndė. Atėhere i
bėri fjalė njė bujku qė ta merrte grua. Bile i taksi njė pendė qė e s’di ēfarė,
po bujku krisi e iku s’di se ku. S’kish dashur tė bėhej “baxhanak e ortak” me
xheladin Benė, siē bėheshin vezirėt e pashallarėt me sulltanėt e Stambollit. Mė
tej beu ra pas epshesh e gazesh tė tjera, mori grua Xhixhi-hanėmin, qė tė
ngrinte lart e mė lart oxhakun, e ja humbi gjurmėn Maros syblertė. Kjo ishte, si
i thonė njė fjale, “fis i shquar”, pa krahė. Lindi njė ēupė, punoi dhenė, si
bujkeshė, pleqėroi e varrosi nėnėn dhe rrojti e veēuar, e pėrēmuar, e egėrsuar
nė njė cep ēifligu. Dalngadalė ju shua bukuria e dikurshme, ju rreshk e rrudhos
fytyra, po ēupėn nuk e braktisi. Dhe ja tani, pas kaqe vjet, i del pėrsėri
pėrpara. Ēupėn e ka t’i presėsh kokėn. I tha se kjo ēupė ishte e tija. Dhe beu i
zuri besė..Po nė e gėnjeu? S’ka se si tė jetė e bija! “Kėto dosa ēifēesha
gėnjejnė si ata derrat ēifēinj”
-Mė gėnjeu! – thirri Xheladin Beu me zė dhe e
ngau pelėn pėrpara.
Dhe ē’fjalė tė rėnda i tha ajo deli-grua! “Y-y-y,
murtajė, pusht Stambolii! Matuf! Tė marrtė Zoti mendtė! Tė lėntė Perėndia pa sy!
Ngorē nė ndonjė pėrrua, si qen i zgjebur! Tė kėndoftė kukuvajka nė shtėpi! Tė
plastė dhjamėt e syrit! Tė djegshin lugat!” Beu i kujtonte tė gjitha mallkimet,
s’kish harruar asnjė. Dhe gruaja ju kanos t’ja shtypte kokėn, si gjarpėrit. E
shtyu, e pėshtyu. – “Si i durove kėto tė gjitha, o Xheladin be?” – “U ndodha
gafil”. – “Gafil, apo pate frikė?” – “Unė...frikė? Unė...” – Hajde, be,
hajde...edhe pėr tėt atė tė tha fjalė tė rėnda nga ato qė nuk i ngre
kandari”.
Kėshtu jepte e merrte Xheladin Beu. Trimat e dėgjonin e s’bėnin
zė.
Ish errur natė. Cicėrinin bulkthet. Lart, nė qiell, ndriēonte kloshka me
gjithė zogj. Tėrė fusha sikur merrte frymė. Befas ēau erėn njė zė i ējerrė, si
zė grifshe. Beu u tremb, po e mori prapė veten: trimat i kish prapa. Tha:
-Do
tė kthehem ta rrah me kamxhik atė deli-grua. Mė gėnjeu...I marr tė bijėn edhe e
sjell nė konak. Kėshtu!”
Ment e ktheu pelėn, po atė ēast i ra njė mendje
tjetėr.
-Kėtė punė e kam nė dorė. Dėrgoj nesėr trimat edhe e mbarojnė. Evet,
efenm.
Dhe pėrsėri: tė kthehet, tė mos kthehet...
-S’kthehem dot, u bė
vonė. U lodh pela. Nesėr, qė menatė, u bėj urdhėr trimave e ma sjellin. Kėtė
punė e mbaron Rizai. Ajo, ime bijė? Jo! Mė gėnjeu plaka.
Era e mbrėmjes
sillte njė kundėrmim tė rėndė: udha shkonte pranė vendit ku gjendej kėrma e
gomarit tė ngordhur. Beut ju duk sikur e kish zėnė dikush pėr gryke dhe e
shtrėngonte. “Kėrmė, krimba. Kėshtu do tė bėhem edhe unė nesėr?” Pastaj doli nga
vendi i kundėrmimit e ju bė sikur pa Rizanė, kaluar, me ēupėn pėrpara, tė
mbėshtjellė me njė ēarēaf tė abrdhė. Dhe u gėzua. Do ta bėnte tė tijėn, jo si
Maron, pėrdhe, nė fushė, po nė jatak. Do ta rrihte, po ta donte puna. Edhe do ta
pėrkėdhelte.
Pastaj tė gjitha kėto u shembėn siē shembet njė shtėpi
plitharėsh qė e merr lumi. “Mirė, po cili ėshtė Rizaj?” – “Rizaj? Djalė fshati”.
– “Djalė fshati, po i kujt?” - “Djali i asaj, si i thonė? Aha, mė ra nė mend:
djali i Xhemiles!” E bukur kish qenė Xhemilja, i bukur ishte dhe Rizai. Djalė pa
baba. Jetim? Jo, nuk ishte jetim, po pa baba. Beu e mori nė konak, mė
parė...ndryshe, dylber-hesapi, pastaj qahja, se ay i pari qe mplakur. I ati i
Rizait (qė s’ish tamam i ati, sepse Xhemilja ja kish sjellė djalin, si i thonė,
pėrpara kalit) kish qenė plak dhe e kish marrė Xhemilen pėr pleqėri, me gjithė
djalė, siē i kish dhėnė urdhėr beu..
Pastaj mendimi ju ēakėrdis. I bėnė
veshėt sikur dėgjoi njė kėgė tė vjetėr, tė harruar:

O ēun, ēun; ēun,
ēun,
Gushėn si pėllumb,
Mos ma pi rakinė,
Se tė bėn
zullum...

Hėna! Doli hėna! E kuqe, me njėrėn anė si tė ngrėnė, po edhe
kėshtu siē ish bėnte mjaft dritė. Bahkė me rrezen e parė, qė i goditi bishtin e
syrit, Xheladin Beut ju duk sikur dėgjoi njė zė qė tha: “Po kur vjen yt bir
kaluar e po tė sjell tėt bijė pėr gjerdhek. Vėllai i sjell motrėn
babait...Hajde-hajde, ku degdise o Xheladin Be! Si qentė e si derrat!”
Kush
foli kėshtu! Asksh. Aty pranė s’kish njeri. Po atėherė kush?
Dėgjoi ēape
kuajsh qė afroheshin. Ktheu kokėn dhe njohu kalin e Rizajt. E ju duk sikur Rizai
kish pėrpara njė gjė tė bardhė: i sillte beut tė bijėn. Vėllai...motrėn “Ta
solla baba. Merre time motėr, tėtė bijė!”
..Qė ku dual kėto gala? I prenė
udhėn, me hijen e tyre tė rėndė, pastaj u zhdukėn. U zhdukėn dje u dukėn prapė,
pėrsipėr, mbi krye, duke krokėritur. Midis tyre ishte edhe njė korb i zi, qė e
kish vrarė atij mėngjezi, sepse e kish pandehur pėllumb. Ky korb bėnte mė tė
madhen e kėndonte si njeri:

Jarnani, jarnana...

Ku ta dish? Korbi
ka tre shpirtra e prandaj rron treqind vjet. Rron se ha kėrmė. Ngjallet lugat.
Jo, ky s’ėshtė korb, po lugat!
Xheladin Beut i hypėn tė dredhura. Aty, mbi
udhė, kish ca varre qė i kishin mbytur ferrat. Ju duk sikur pa dritė e sikur
dėgjoi njė zė:
-Hajde, se tė presim, o Xheladin Be! Tė presim tė na vish nė
tabut floriri, me qefin mėndafshi, ashtu siē tė kanė tundur nė djep.
Dhe
galat, lart, qė i printe ai korbi i zi:
-Ga, ga, gaaa...
Jo, s’ishin gala,
se natėn s’ka gala. Ishin bufė kėnete.
Hėna hyri nė re. Zotėroi
errėsira.
Xheladin Beu i nguli mamuzet pelės, ngriti kamxhikun, goditi. Pela
u bė furtunė. Nė tė ikur e sipėr beut i ra kamxhiku nga dora. Papritur, ja preu
udhėn njė hie. Xheladin Beu nxori koburen nga brezi dhe e zbrazi. Po vritet
hija. Ajo i preu udhėn pėrsėri.
Pela ish mbytur nė djersė. Ment
pėlciste.


...Xheladin Beu i Shemshedin Beut tė Xheladin Pashės,
njeriu i gjakut, i ahengut dhe i frėngjyzės, kish humbur mendjen. Dhe ikte nėpėr
fushė, natėn, nė udhė pa udhė, kurse dheu, pemėt hijet dhe ēdo gjė e gjallė dhe
e vdekur kėndonin papushim:

Jarnana, jarnani...
M’i bėj meze t’i pi
raki.
.....................................
Jarnana,
jarnani...



III

E gjetėn tė
nesėrmen nė njė hendek. Tė gjallė. Nuk njihte njeri. E shpunė me njė trirė, nė
konak, ta pėrkujdeste Sheqerja. Po si pėrkujdeset i ēmenduri? Domosdo, i lidhur.
Pėlliste. Hante nėn vete.
S’di kush i bėri fjalė Xhixhi-hanėmit. Ajo ardhi
shpejt, me tė vėllanė. Pa tri ditėsh Xheladin Benė e kallėn nė varr.
Xhixhi-hanėmi mori ē’mori e u kthye, me karvan e suvarinj, nė pashallėkun e
babait. Ēifligjet i shiti mė vonė.
Po Gurija ē’u bė?
Ku ta dish...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 15:59

Ju falenderoj nga zemra Juve te gjithe qe kontribuat ne pasurimin e Forumit me keto reshta aq te nevojshem per anetaret e Forumit!
Mitrush Kuteli eshte shpirti i fjales se bukur dhe me reshtat e tij merret fryme me lirshem edhe ne pjeset e paēliruara te Atedheut po edhe aty ku perkohesisht frymon qenia shqiptare!
Pra, Ju lumshin gishtat dhe suksese!

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:00

IKJA

Mars i vitit 1967. NJė mbasdite nuk di si mbetėm vetėm tė dy
me Mitrushin atje, nė kuzhinėn e tij qė nuk mbetej kurrė pa njerės..Fėmijėt
ishin diku jashtė a nė dhomėn tjetėr, kurse Efterpi merrej me punėt e shtėpisė
nėpėr oborr.
Atmosfera politike nė vend vazhdonte tė ishte e rėndė pas
luftės sė bujshme “kundėr burokracisė” tė njė viti mė parė, ndėrsa ndihej tė
vepronte fort “revolucionarizimi i mėtejshėm i jetės sė vendit” dhe forcimi i
“luftės sė klasave” qė shkaktonin shqetėsime te tė gjithė.
Pasi foli pak pėr
gjendjen e rėndė e tė pashpresė qė po sundonte nė jetėn shqiptare, me njė zė
dėshpėrimisht tė thellė, Mitrushi tha:
“Tani unė duhet tė iki!
Fėmijėt u
rritėn, u duhet tė bėjnė shkollėn e lartė. Do t’u duhen bursa, tė drejta
studimi, tė paktėn. Po tė jem unė, janė edhe inatet ndaj meje dhe kėto inate do
tė m’i pengojnė fėmijėt. Po tė iki unė, do tė ikin dhe inatet.”
Fliste me njė
dėshpėrim tė thellė, po edhe me njė vendosmėri tė tillė tė patundur, qė mė
rrėqethi.
Ē’donte tė thoshte me ato fjalė?
Mė lindėn dyshime pėr njė
vendim tė frikshėm...
U mundova tė belbėzoja disa fjalė e argumenta kundėr,
po ai vazhdonte tė pėrsėriste sikur fliste me vete:
Tani unė duhet tė
iki!...duhet, duhet tė iki...
Pėr vdekjen e tij tė papritur, duke u gdhirė 4
maji i vitit 1967, shpesh kam menduar me dyshim:
“Ishte vėtet
natyrore?”
Pėr ta shpejtuar ikjen qė po dėshironte, atij mbase do t’i
mjaftonte vetėm njė dozė mė tepėr prej atyre “helmeve” tė quajtur “ilaēe pėr
zemrėn” qė i pinte dy-tri herė nė ditė. E ka bėrė kėtė?
Duke e ditur mirė
formimin dhe besimin e tij fetar, qė nuk e lejon njė veprim tė tillė, i largoj
dyshimet e kėqia dhe nė heshtje i kėrkoj tė falur pėr mėkatin qė bėj, po si ta
harroj atė zėrin e tij tė dėshpėruar tė asaj pasdite tė vrerėt
marsi?
Megjithatė njė gjė ėshtė e sigurt. Mitrushi po e ndiente fort afėr
fundin e vet, prandaj nxitoi tė linte testamentin, ku i thotė sė
shoqes:
“Shėnjat nuk i kam tė mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec.
Nisem pėr nė zyrė a pėr shėtitje dhe mė priten kėmbėt, mė mbahet fryma. Ndalem e
helmohem me ilaēe. Netėt i kam skėterrė, siē e di vetė. Kėto tė gjitha thonė se
nuk e kam tė gjatė.”

***

4 maj 1967. Nė drekė po kthehesha me
nxitim bashkė me gruan nga zyra nė shtėpi. Nė fillim tė rrugės “Katėr
dėshmorėt”, te njė shtyllė elektrike, pamė shpalljen e vdekjes: “Vdiq Dhimitėr
Pasko!
Ndonėse nuk banoja larg shtėpisė sė tij, nga gjėma dhe rrėmuja qė
shkaktoi vdekja nė atė shtėpi, nuk u kujtua kush tė mė lajmėronte. Mbase nuk
duhej shkelur porosia e tij nė testament, ku thoshte:
“Nuk do tė mė lajmėroni
para varrimit, asnjeri, me pėrjashtim tė pesė a gjashtė njerzve mė tė afėrm pėr
tė bėrė formalitetet e varrimi dhe varrimin. Kaq.”
Pėr fat tė mirė, ata pesė
a gjashtė njerzit mė tė afėrm, nuk i ndejtėn besnikė porosisė tjetėr tė tij nė
testament, ku shkruante:
“Kur tė vdes mos bėni lajmėrime nga ata qė ngjiten
nėpėr mure.”
Lajmėrimet, pra, ishin ngjitur nėpėr mure si ai qė po lexoja:
Dhimitėr Pasko vdiq.
Shkova me nxitim nė shtėpi tė Mitrushit, sa pėr tė
shprehur ngushėllimet pa u ulur dhe me tė shpejtė sosa tek studio e tė ndjerit
skulptor Janaq Paēo.
I dhashė lajmin e hidhur dhe iu luta tė vinte t’i bėnim
maskėn prej allēie tė fytyrės.
Kur ka vdekur? – mė pyeti Janaqi.
Para nja
10 orėve – i thashė.
Jemi vonė - vazhdoi Janaqi. Maskat bėhen menjėherė pas
vdekjes sepse, duke kaluar koha, fillojnė e tė lėshohen muskujt, deformohen.
Megjithatė, eja!
Rrėmbeu njė qeskė me allēi e me nxitim, sosėm.
I thashė
Efterpit kėshtu...kėshtu...Ju lutem tė na lini vetėm.
Na duhet vazelinė - mė
tha nė vesh Janaqi.
Bėhet edhe me sapun e me vaj, po s’jam i sigurt –
vazhdoi. E, mor Mitrush, ē’na bėre – pėshpėriste vetmevete me dėshpėrim Janaqi,
ndėrsa pėrgatiste allēinė. Shkova shpejt nė shtėpi, ku e dija se kisha njė kuti
me vazelinė dhe mbaruam punė.
Mitrushi ka disa fotografi tė mira vetėm, me
gruan e me fėmijėt, qė ngjallin kujtime tė kėndshme, por maska me ata sy tė
mbyllur e me njė si nėnqeshje tė hidhur nė buzė, mė duket se flet e pėrbuz njė
epokė tė tėrė qė e bėri Mitrushin tė na ikte aq shpejt.

***

Nata
shkoi si shkoi me e jake e pa gjumė. Tė nesėrmen, qysh herėt, isha pėrsėri nė
shtėpinė e Mitrushit. Vinin e iknin pak njerės, mė shumė tė afėrm nga Tirana e
disa nga Pogradeci. Erdhėn disa kurorė artificiale tė porositura prej tyre.
Shqetėsimi im ishte se ē’do tė shkruhej nė shtypin zyrtar pėr vdekjen e tij.
Afėr drekės erdhi Sterio Spasse qė mė thanė se po interesohej pėr kėtė gjė. E
pyeta. Bėmė ē’mundėm – tha. Do tė botohet nė “DRITA”, lajmėrimi i vdekjes me
fotografinė dhe me fjalė tė mira pėr kontributin e tij nė letėrsinė tonė.
Po
diēka nga krijimtaria e tij do tė botohet me kėtė rast? – epyeta.
Duke mė
vėnė dorėn nė sup, kokulur, Sterio mė tha:
Edhe kaq sa bėmė, u bė
shumė...
Ditėn e diel, d.m.th. tre ditė mė vonė, mė 7 maj 1967, nė faqen e
katėrt tė gazetės “DRITA” u botuan ato qė mė pati thėnė Sterio. Nė faqen letrare
tė asaj gazete nuk mund tė kishte vend pėr tė botuar diēka nga krijimtaria e
Mitrushit, sepse duhej tė botoheshin disa “poezi kote” kushtuar dėshmorėve prej
poetėsh krejt tė panjohur e qė nuk njohėn ndonjėherė si tė tillė.
Nejse...Minutat po shkonin. Po afrohej ora e varrimit.
Ndėrsa rrija nė dhomė
ulur nė njė cep, i mbyllur nė vetvete sa mė bezdisnin pėsh-pėsh qė bėnin njerzit
duke biseduar ultas njėri me tjetrin, u dėgjua njė zė qė nga oborri: Erdhi
makina!
Njerzit u ngritėn. Dolėm nė rrugėn para shtėpisė ku kish qėndruar njė
makinė “ZUK” dhe njė autobus i vjetėr tip “IKARUS”, prodhim i vjetėr hungares,
tė dy tė Ndėrmarrjes tė atėhershme tė varrezave. Njerzit e moshės sime e dinė se
ēfarė shėmtirash e shkatėrirash ishin ato makina. Mitrushit i mbėrthyen kapakun
e qivurit, e ngritėn dhe e futėn tė Zuk-u. Ne hipėm nė IKARUS dh eikėm. Nuk
besoj tė kemi qenė mė shumė se nja dyzet veta nė atė “autobus”, ku shumica
rrinte nė kėmbė. Autobuzi ikte me nxitim pas Zuk-ut sikur shkonte nė dasmė e jo
nė varrim. Arritėm. Varri ishte hapur. Pa humbur kohė, qivuri me trupin e
Mitrushit u ul nė fund. Askush nuk i tha dy fjalė te koka. Asnjėri nga shokėt e
miqt’ e vjetėr. Po kush ishte prej tyre nė atė varrim?
Nuk e di. Sikur tė
nesėrmen e asaj dite tė mė pyeste dikush pėr kėtė gjė, nuk do dija ē’t’i thoja.
Isha tepėr i tronditur. Hodhėm tė tėrė nga njė grusht dhe mbi atė qivur e pastaj
punuan lopatat. Mbulohej Mitrushi...por, ende pa e mbuluar mirė e pa i vendosur
si duhej ato kurorė, erdhi shoferi e tha: “Shpejt, shpejt, se kam edhe varrim
tjetėr!” Njerėzit u turrėn drejt autobuzit qė kishte ndaluar nja njėqind metra
larg, duke lėnė Mitrushin tė rrethuar nga heshtja qė e shoqėron deri mė sot duke
vėrtetuar kėshtu fjalėt e At Gjon Shllakut:
“Tjetėrkund, njerzt e idealit, nė
u mbytshin pėr sė gjalli, nderohen pėr sė dekuni. Ndėr ne ata mbyten dy herė dhe
harrohen.”
Nuk duhet tė lė pa thėnė se pėr Mitrushin nuk u gjėnd njė copė
vend nė parcelėn ballore, nė hyrje tė varrezave, ku groposeshin tė
privilegjuarit e partisė dhe as nė ndonjė parcelė diku pranė. Mitrushi u varros
nė cepin e fundit tė parcelės mė tė fundit, pranė murit rrethues tė
atėhershė,.
Kur mbaroi varrimi qė pėrshkrova mė lart dhe njerėzit u detyruan
tė largoheshin me ngut, ishim bashkė me inxhinierin S.A., i afėrm i familjes tė
Mitrushit, dhe na u duk sikur po e bragtisnim atė varr e nuk do ta gjenim mė.
Prandaj ai solli njė tullė silikate nga muri qė po ndėrtohej, unė shkrova pėrmbi
tė me lapės emrin Dhimitėr Pasko dhe tullėn e vumė pėrmbi varr duke e mbuluar me
dhe nė mėnyrė qė tė gjendej varri edhe sikur tė shpėrdoroheshin kurorėt nga
kalimtarė tė pandėrgjegjshėm.
Tani, varri i Mitrushit, ndodhet nė mes tė
parcelės e i rrethuar gjithandej me varre tė tjerė, sepse, gjatė kėtyre
tridhjetė vjetėve qė kanė kaluar nga vdekja e tij, varreza ėshtė zgjeruar. Po
pėr tė s’ka rėndėsi vendvarrimi. Ai ėshtė kėtu, nė Shqipėri, te nėna e
tij.

Dhe fytyr’ e saj e tretur
Qė e ka ikonė,
Pėrmbi varr do t’i
qėndrojė
Sot e pėrgjithmonė.

Kėshtu u bė varrimi i Mitrush Kutelit, i
njėrit prej atyre pak mė tė mėdhenjve tė prozės shqiptare.
Varrim mė i
thjeshtė, nuk mund tė bėhej...
Megjithatė kam njė ngushėllim: Diktatura nuk
mundi ta turpėronte, si ndonjė tjetėr, me falsitetin e fjalimeve e funeraleve
zyrtare.
Vetė koha e rėndė e diktaturės komuniste bėro qė tė plotėsohej
dėshira e Mitrushit, e lėnė prej tij porosi nė testament:
“Nuk dua njerėz nė
varrimin tim. Mė tė shumtit e tyre vinė pėr sehir, pėr formė. Unė i kam urryer
ngahera varrimet e bujshme, me kallaballėk.”
Dikur kam shkruar se Pogradeci
qė ka bij tė vetėt tė mėdhenjtė Lasgush e Mitrush, mund tė quhet Weimari
shqiptar. Mirėpo Weimari e ka ngritur prej kohėsh monumentin e Gėtes e tė
Shilerit. Pogradeci, kur do ta ngrerė monumentin e bijve tė tij tė
mėdhenj?
Ajo qė ka mbetur nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė
Shqipėrisė apo, Lidhja e Cunguar e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė vendit amė, me
rastin e tridhjetėvjetorit tė humbjes tė njėrit prej themeluesve tė saj, i vuri
njė buqetė me lule te varri? Po varin ia di ndonjėri nga kryesia e saj?
Po
ndonjė mbledhje pėrkujtimore (pa coctail) organizoi?
Po dale, se pyetjet nuk
mbarojnė. Me lejė, mė fal:
Cila shkollė, diku nė kėtė vend, mban emrin e
Mitrushit?
Cila shtėpi botuese? Cila rrugė? Cili shesh?
Cili skulptor i ka
bėrė ndonjė bust?
Cili piktor i ka bėrė portretin?
Me rastin e
tridhjetėvjetorit tė vdekjes, iu dha ndonjė titull, urdhėr apo dekoratė? Ishin
mbaruar?!






(Njoftimi ne gazetei Lidhjes sė
Shkrimtarėve pėr vdekjen e Mitrushit)

VDIQ SHKRIMTARI DHIMITER
PASKO


Mė 4 maj vdiq nė Tiranė, pas njė sėmundjeje tė gjatė, nė moshėn
60 vjeē, shkrimtari Dhimitėr Pasko (mitrush Kuteli).
Dhimitėr Pasko, me
talentin dhe aftėsitė e tij si shkrimtar dhe pėrkthyes, kontribuoi nė prozėn
shqipe dhe nė pėrkthimin e disa veprave tė rėndėsishme botėrore, e veprave tė
realizmit socialist. Shumė shkrime tė tij para ēlirimit dhe ato qė krijoi pas
ēlirimit pėrshkohen nga fryma popullore, nga dashuria pėr fjalėn shqipe dhe pėr
vendin. Me pėrkthime ai ndihmoi nė lėvrimin e gjuhės letrare dhe nė pasurimin e
kulturės sonė.
I shprehim ngushėllimet tona familjes dhe tė afėrmve pėr
humbjen e parakohshme.

LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE
ARTISTEVE



Ja, kėshtu u lajmėrua vdekja e Mitrush Kutelit...Por
Dhimitėr Xhuvani qė nė atė kohė, punonte nė redaksinė e gazetės “DRITA”, ku u
botua ky lajmärim vdekje, mė ka thėnė se, pas nja dy ditėsh, redaksinė iu trėhoq
vėrejtje e rėndė nga Komiteti Qendror i P.P.Sh sepse e kishte bėrė lajmėrimin
edhe me fotografi, gjė qė nuk lejohej sepse sipas kanunit tė pashkruar tė
Komqendrorit, kėsi lloj lajmėrimesh me fjalė tė mira dhe me fotografi, bėheshin
vetėm pėr tė ashtuquajturit “veteranė tė shquar tė luftės
Naēl”.

***

I gjori Mitrush, me ikjen e tij, shpresonte tė iknin
dhe armiqėsitė. Kur i shkruante Testamentin sė shoqes, tė paktėn kėshtu
shpresonte:
“Ndofta, pas vdekjes, kur tė pushojnė pasionet dhe urrejtjet,
shteti ynė mund t’ju ndihmojė.”
Por edhe me kėtė fije shprese, brenga pėr tė
ardhmen e pasigurt tė fėmijve nuk i ndahet dhe vazhdon:
“Do tė mė njohė dhe
do tė mė kuptojė dikush, tė paktėn pas vdekjes? Nuk di. Desha tė mė kuptonte dhe
njihte jo pėr lavdi, po qė fėmijėt e mi – tė cilėve u lė trashėgim punėn dhe
ėndrrat e mia – tė mos vuajnė pėr bukė sa janė tė vegjėl, tė ndjekin studimet
dhe tė gjejnė udhėn e tyre nė jetė.”
Nė tė vėrtetė ndodhi ndryshe. Pasionet,
urrejtjet dhe armiqėsitė jo vetėm qė mbetėn kundėr tij, por u shtrinė si ferra e
driza edhe nė rrugėn e fėmijėve.
Vera e vitit 1968. Njera nga vajzat e
Mitrushit, Atalanta, mbaroi gjimnazin dhe si tė gjithė, kishte bėrė lutje pėr tė
drejtė studimi.
Nė atė kohė, nė seksionin e arsimit tė Kom. Ekzekutiv tė
Tiranės ishte dhe njė shoku im i gjimnazit tė Korēės, i ndjeri Gaqo, i cili
ishte nė natyrė dashamirės pėr kėdo, pa le mua qė s’ma kthente fjalėn
kurrė.
E takova, i thashė kėshtu, kėshtu ėshtė puna pėr tė drejtėn e studimit
tė vajzės sė Mitrushit dhe i kėrkova tė interesohej. Hm! – ia brėi i ndjeri
Gaqo. Shiko kėtu nė xhepin e kėmishės sime! I shikon gjithė kėto copa letre? Tė
gjitha kanė nga dy-tre emra. E di ti se kush m’i ka dhėnė? Ngrita supet. Ai
vazhdoi: Kryetari!
Mė thėrret, mė porosit me seriozitet tė madh qė pėr tė
drejtat e studimeve tė kemi kujdes tė zbatojmė tė gjitha rregullat. Pastaj, kur
bėj tė ik, mė zgjat nja dy-tri kartushka nga kėto qė pe ti dhe mė
thotė:
Shikoji dhe kėto emra “Sipas tė gjitha rregullave”. Unė, ato emra i
kam atje poshtė, nė listat me tė tjerė. Atėherė pėrse m’i jep kartushkat? Qė t’i
shoh sipas tė gjitha rregullave?
E shikon se ē’luhet kėtu? E sheh ē’bėhet
brenda tė gjitha rregullave?
Sa pėr emrin e asaj ēupės, tė them qė nuk i del
e drejta e studimeve?
Pse?
Lėri psetė. Sipas tė gjitha rregullave, kemi
porosi nga Dega e Kuadrit qė tė mos i dalė. S’ka ē’tė bėj. Ika. Ku tė
vija?
Atėherė m’u kujtua ndihma qė i kishte dhėnė Mitrushit, vite mė parė,
Fadil Paērami. Tani ai ishte mjaft i madh, Sekretar i Komitetit tė Partisė pėr
Tiranėn. Me tė kish rastisur tė takohesha disa herė: Nė Konferencėn qė mbajta
pėr Arkitekturėn Moderne, nė konkursin pėr varret e dėshmorėve nė Tiranė e
ndonjė rast tjetėr dhe gjithmonė ishte treguar dahsamirės e pėrkrahės, ndonėse
qėndrimet e mia nuk shkonin siaps avazit tė kohės. Mora guximin dhe i shkova. Mė
priti pa asnjė ngurrim dhe unė, pa e zgjatur, hyra nė temė. I thashė:
“Po tė
jetonte ai, patjetėr tek ju do tė vinte, se s’kish ku tė shkonte pėrveē se kėtu.
Nė vend tė tij erdha unė. Fjalėn e kam pėr Mitrush Kutelin, Dhimitėr Paskon.” Si
ėshtė puna? – tha.
Vajza e tij mbaroi gjimnazin. Me nota e sjellje ėshtė
shumė e mirė, po, me ē’mora vesh, nė seksionin e Arsimit, nuk i del e drejta e
studimit. Ju lutem nė emėr tė tė atit, a mund tė ndihmoni?
Menjėherė ngriti
dorezėn e telefonit, rrotulloi diskun e numrave dhe foli: “Seksioni i Kuadrit?
Jam Fadili. Si ėshtė puna me tė drejtėn e studimit tė njė vajze me emrin
Atalanta Pasko?”
Mbasi dėgjoi me kujdes njė pėrgjigje tė shkurtėr, i tha atij
qė fliste nė telefon:
“Tė lutem ma pėrsėrit edhe njėherė, se nuk dėgjohesh
mirė” dhe nė ēast ma zgjati dorezėn e telefonit e ma vuri nė vesh, ku dėgjova
fare qartė pėrgjigjen e shefit tė atėhershėm tė kuadrit J.K. i cili tha:

“Kemi porosi tė prerė nga shoku Abdyl Kėllezi qė fėmijve tė kėtij Dhimitri
Paskos tė mos u japim tė drejta studimi.” Ia ktheva telefonin, ai e mori e pa i
thėnė faleminderit e pėrplasi receptorin me inat duke mė thėnė: “S’kam ē’bėj.
Eshtė shumė mė i madh nga unė.” Ika duke menduar i inatosur e i dėshpėruar. Si
ishte e mundur tė funksiononte ky mekanizėm djallėzor?
Abdyl Kėllezi, prej
njė viti a mė tepėr kishte ikur nga Kom. Ekz. I Tiranės, ku ishte pėr ca kohė
kryetar, por e paskėsh lėnė helmin nė Seksionin e Kuadrit. Pėr Abdylin, Mitrushi
mė kishte treguar se qe njohur me tė qė nė Berat, kur punonte si specialist
pranė Qeverisė Provizore e mė vonė nė Bankė, pas mbarimit tė luftės dhe e quante
tė rrezikshėm.
Paskėsh qenė vėrtet i tillė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:00

VENDOSA TE SHKOJ NE AMERIKE

Vendosa te
shkoj ne Amerike.
Une nje e Culi dy.
Une kisha shtate vjet edhe Culi
gjashte.
Une i veshur me nje kemishe pa menge, pantallona gjermmi gju. Culi,
kemishe me menge.
Qe te dy s'bathur.
Qe te dy pa takije.
Na kish djegur
fort djelli, qe nga veshet e gjer ne thembrat e kembeve dhe kishim kembyer, asaj
vere, tri lekura. Nuk di sa lekure nderon gjarpri ne mot e sa qime ujku, po neve
kishim nderuar tri lekure.
Dhe ish Korrik.
Pa fjale se edhe ne keto
lekurat e reja drizat kishin lene mjaft gjyrma, po, u pyes Zoterine t'uaj, qysh
do ish e mundur ndryshe te arrish, dege me dege, ku jane folete ose te mbledhesh
kumbulla ne mezhdat e arave ?
Keshtu si ishim, ne vendosme te shkojme ne
Amerike.
Po te deshnim mund te shkonim e ne Vllahi, se per ne qe te dyja
ishin ne der'e e shtepise : - ketu Vllahija, aty Amerika - po neve na u pat
mbushur mendja per ne Amerike. "Vllahija u be batall qe kur doli Amerika", pat
thene, dikur, Trifun-kasapi edhe neve e kishim mbajtur ment fjalet e tija.
-
Vllahija ka mbetur vetem per sy-leshet qe shkojne Shengjergjit e vijne
Shembitrit, thesh fshati, edhe as une, as Culi nuk ishim sy-leshe.
Pervec
kesaj :
- C'te kerkoni ne Vllahi, kur Vllahine e beri batall vete
Trifun-kasapi ? - na kishin thene nuset.
Edhe fjala e nuseve ish per ne fjale
vendimtare, asaj kohe.
Se, pata harruar t'u them qe ne fillim, qe une edhe
Culi ishim te martuar, me kurore, si e desh puna.
Nusja ime kish shtate vjet
dhe i theshin Marine.
Edhe sepse, Culi edhe une ishim bere vellezer - me gjak
ne gisht, si behen vellezerit - nuset tona ishin kunata.
Prandaj rrinim tok,
ne nje shtepi me te ndara shume aty prane jazit.
Shtepija jane ish ndertuar
me gure lumi, te rradhosur ne toke njeri pas tjatrit. Kish edhe porte edhe dere,
per te hyre e per te dale.
Atje brenda Marina ime edhe nusja e Culit benin
punet e shtepise : buke prej balte te thara ne djelle mi copa qaramidhe edhe
gjelle prej levezhge bostani.
Atje prisnim e percillnim miqesine te moshes
sone, dyke u pershendoshur si pershendoshen te medhenjte.
- Mir¹ ndajnate,
moj nus e Cilit.
- Ose :
- Mir¹se u gjejme, moj nus¹e Culit.
- Mir¹ se
ardhe, te lumte kemba, urdhero e hyre brenda.
- Ju arthcin nje mije te mirat
po do shkoj, se kam djale ne djep e me qan.
Ajo qe thesh se i qante djali
kish tete vjet.
Dhe pastaj :
- Do-nje karte a kini marre nga te largmit,
moj nus¹e Cilit ?
- Kemi marre, kemi marre, falemeshendet te gjitheve, i math
e i vogel.
- Te fala paste e gezuar qe paski marre fjalen e mire.
Dhe
zonjat e shtepise u jepnin dy pika uje ne nje cope filxhani. Kesaj i theshin
kafe e raki, si pas rastit, edhe miqesija bente sikur e pinte dyke uruar.
-
Sa te mire e paske goditur, moj nus¹ e Culit, per dasme e per gezim.
- Te
lumte goja, t¹u beft¹ e¹argjende.
Dhe, kur shvilloheshin keto ceremoni, une
dhe Culi rrinim mi gur, jashte shtepise, edhe si burra qe ishim, benim sikur nuk
u vinim veshin (se c¹flasin grate midis tyre s¹duhet te mbash
veshin.)
Asohere kjo Marina ime kish nje cupe qe ish cupa jone.
Edhe kjo
cupa jone ish nje dege shelgu me dy bigla ne vend te kembeve e veshur me tre
gishtrinj basme.
Edhe dega e shelgut me dy bigla qante kur e kur, si qajne
gjithe femija, kur u vjen te qajne. Marina e qortonte, po me kot, se gjer mos
afronte ne gjiri, per qumesht, kjo foshnja nuk pushonte.
Edhe kur ngjisnin
keto te gjitha une e Culi rrinim gjith mi gur e bisedonim si burrat per te tjera
pune me rendesiŠ

- Pa me ish kjo nus¹ e Cilit (Cili jam une) nje
vogelushe e bardhe si nje top debore, sy-shkruar si cudija, sa degjonja dendur
boten te flase :
Si rusp eshte t¹i rrembesh koken e te ikesh !
Dhe kur
degjoja keto me behej nje bosh i math ne zemer se fort e desha, sa isha gati t¹a
mbyll ner kafaze e ner zendaneŠ
E desha fort, po per te thene nuk i
thesha.
E perse t¹i thesha kur ajo vete ish nusja ime ?
Lonim bashke
lodren e te medhenjeve dhe dashuroheshim pa folur.
Nje dashuri si prej se
verteti, shkuar se verteti.
Kur ndaheshim ndajnatave me dukej se isha i
denuar te hy ne burgje. Ndjenja nje bosh te math, te math, ketu ne zemer.
Po
dendur haseshim edhe pas ndajnate, ne kroj, ku Mem¹emjere me dergonte te lahem
nga pluhuri i dites. Dhe vonohesha atje gjer sa trokiste dera e dilte edhe
Marina per t¹u lare. Pa rrinja i turbulluar fort dyke veshtruar Marinen qysh
mirrte uje me grushte per te lare syt e saj te shkruar.
E qysh pastaj,
sbulonte kemben, gjer lart permbi gju, edhe e vinte atje ku rrithte kroj.
Dhe
kaq te bardha ishin pulpat e Marines, atje ne uji i shkembezuar, sa me mbushej
shpirti me dridhje shume e kethenja kryet, nga pjergulla, a ne yjt e qiellit,
per te mos t¹a veshtruarŠ
Po desha, dhe desha me vrull te vonohet sa me
shume.
Dhe une desha me kot se ajo mbaronte se rrahuri ujin me duar e kembe
dhe si mbaronte me thesh :
- Tashi, naten e mire.
Edhe ikte me vrap per ne
shtepi e me linte te mjeruar fort.
E ne vrap e siper i ndrinin kembet si
debora, mbrenda ne t¹erret.
Si mbyllej dera une vonohesha dhe pak per te
degjuar zerin e kronjeve dhe pastaj kethehesha dyke fershellyer, se ish
erret.
Pa nat per nate e shihja Marinen ne enderr. Sikur dilte nga kora e
vinte prane meje. Edhe kur kroji e jazi e bulkthi i shtroheshin kenges se tyre,
ne ngriheshim se bashku, ne perfytyrime pa mbarim mbi dhe e mbi ujra. Sbrisnim
kur e kur mbi toke a mbi nj¹ato peme te lulezuara a neper geshtenja dhe si
qendronim pak per te pire uje ne kronjt e ftohte, rifillonim fluturimet
tona.
Kjo pat qene dashurija ime pare, qe me bente kaqe te lumtur e kaq te
mjere.
Dhe pastaj nuk guxonja t¹ja tregoja.

Nje dite nga ato ditet e
shumta te asaj kohe ishim duke luar sy-mbyllur me Culin e me te tjere.
E zura
per dore Marinen dhe vrapuam te fshihemi gjekund, aty ne mulliri. Ishim te
lodhur fort edhe vendi i vogel, sa nje fole shpesherije. Rrinim prane e prane,
aqe prane sa degjonja si i rrihte zemra tak-tak si trojka e mullirit. Kurre nuk
kisha qene aq prane Marines dhe kurre nuk i pata ndjere sa for mund t¹i rrahe
zemra. Pa era e trupit te saj te vale si era e luleve te fushes qe me bente te
mbyll syte, i lumtur.
Sa i vogel ish furiqi yne !
Po, sa do i vogel qe ish
na nxinte qe te dy : mua edhe Marinen time.
Degjuam qe pertej nje ze qe
therriste :
- Cel !Cel !
U shtypme njeri pas tjetrit, ne folene tone.
I
ndjenja tani fijet e flokeve te arta ne fytyren time.
Dhe morniza lumturije
me zbrisnin neper trup.
Dhe tjater zhurme, pervec zemres se Marines edhe ujit
te jazit qe derdhej bosh, nuk kish.
Doli nje kocomi, aty ne hambari i vogel,
i vogel sa nje arre. I vrau drita syte edhe, fesh-fesh, me gjith bisht, hyri
prape ne vrime.
Ngrita syte te veshtroj nje mize qe sillej mbi ne edhe hasa
veshtrimin e Marines.
Befas kjo nusja ime rrembeu fytyren ner duart e saj dhe
me veshtroi drejt ner sy.
- Mos luaj ! urdheroi zeri i saj.
Dhe une
s¹lojta.
- Mbaji syte hapur !
Dhe une i mbajta.
- Shekoj gjesend, ja,
ketu brenda, ne syte tend.
- Ne syt e mij ? C¹do te ish ne syte e mij A mos
do-nje kocomi ? A do-nje mize ? A do-nje thes me kashte ?
E lashe Marinen te
veshtroje.
Isha nje loder ner duart e saj.
Dhe loder jam sot ne duar
vashash.
- Ti ke ne sy brenda nje cupe qe lot. Dua t¹a di cila eshte
?
Balli i Marines ish vrejtur fort. Si mali i Thate me debore, kur vijne t¹a
rrethojne rete.
Me frikesoj zeri i saj dhe nuk lojta vendit.
As nuk pulita
syte.
Por per te veshtruar e veshtrova edhe une drejt ne sy. Ne syte e saj te
kalter e te kulluar si engjellushet e korave. Dhe ja! atje brenda pasqyrohej
fytyra ime (si e kisha pare ner flluskat e ujit te liqerit e ner flluskat e
sapunit).
Marina me leshoi fytyren e foli :
- Pashe nje cupe ne syte tend.
Lonte- lonte si nusk e lales e s¹dinja cila ish. Kisha frike mos ish do-nje
tjater.
- Tashi me duket se jam une.
Mua m¹u hodh zemra perpjete.
- Ti
je, thashe, ti je s¹ka tjeter. E gjer ne Perendija e gjer ne mali, ti. Ja, edhe
une jam ne syte tend. Kur do behem i math e do kem shume pare do martojemi me te
vertet.
- Me duak ?
- Me duak, me tela, me fustan.
- Une e dua
boje-qielli.
- Boje-qielli, si t¹a duash ti.
- E me doreza te bardha, pe
hoje.
- Pe hoje te bardha.
- Sa me do ti mua ?
- Gjeeer ne mali e me
lart, gjeeer ne gjoli.
- Edhe une gjer ne mali. Sa Nenen, e me shume
!
Ishim tari prane me prane, sa faqja ime prekte me te sajen.
Dhe ujit
rrithte me zhurme.
Dhe kocomiu hynte e dilte, aty prane hambarit.
Dhe
zemra e Marines ish qetuar krejtŠ
- Te pashe, te pashe ! u degjua zeri i
Dimushit jashte.
- Cape te zbardhur ne kalldrem.
- U ngritme dhe ne. Dhe
dore pas dore rentme dhe hyme ne brithmen e shokeve.


Amerika jone e
asaj kohe ish aty, afer tregut, ne nje vend ku ishin copa xhami e
filxhani.
Keto ishin dollaret tane.
Kur e kur bridhnim edhe ne Amerike te
Zeze, qe ish pak me tej. Ketu kish kuti te bardha e te kuqe e dy-tre gishtrinj
basme me ngjyra (se kisha cupeze e duhej veshur, mos na qeshe botaŠ)
Per keto
vise kaqe te largeta u patme nisur nje dite vere, une nje e Culi dy.
Shume
here mundet t¹u pata nisur per Amerike e vise te tjera ne kohen e Marines, po
ate te asaj dite nuk me vjen t¹a harroj kurre.
Sbritme gjate jazit dyke
mbajtur perdore nje spango te gjate ku kishim lidhur nje cope derrase. Ky ish
vaporri yne i ujit.
Se ne kishim degjuar se ne Amerike shkojet me vapor te
ujitŠ
Marina edhe nusja e Culit e disa fqinjeri vinin pas nesh.
Ndarja pat
qene e mallengjyeshme e me shamize ne dore, si bejne te medhenjte, kur
ndahen.
- Te na shkruani karta, - foli Marina.
- Do shkruajme per dite, i
thashe (asaj kohe une kisha filluar te beja karabacka ne pllake).
- Te vini
shendoshe e te ketheji shendoshe, me pare nje shoshe, foli nus e Culit.
Dhe
pastaj si te medhenjte, u pushtuam ne krahe dhe beme sikur qajme.
E zura
Culin per dore edhe sbritme nga rema.
Nuk fliste as ay, as une.
Mblothme
me zell xhame e copa teneqeje e shume sende te tjera me vlere, per ndere te
shtepise.
Dhe kur pregatiteshim te nisemi per ne vilajet, u javitne aty
perpara nesh Arapi, Durua, i Llukes edhe Verdhaniku.
Ata te tre pertej, ne te
dy ketej.
Midis nesh uji i jazit.
- Ku do vini o Duro ? (Arapi ish me i
math po ne pysnim Duron).
- Xhe-ku veme, ande poshte, - foli Arapi, po yve
?
- Ne shtepi.
- Ne xhe-ku veme per te mire, - foli Durua.
Ndejme
pastaj e me s¹thame gje : ata pertej edhe ne ketej jazit.
Arapi, Durua edhe
Verdhaniku u afruan koke me koke edhe biseduan gjesend.
Pastaj Arapi foli
:
- Po te doni i marrim dhe yve, a po doni te loni me cupat ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:00

Vendosa te shkoj ne Amerike -pjesa e
dyte



Tere krenaria jone prej burri, e prekur kesilloj, ndjehej e
shkelur neper
kembe.
Hapa gojen e fola :
- Thoni ku do veni edhe
pastajŠ
Biseduan qe te tre koke me koke, po c¹theshin andej jazit degjohej
edhe
ketej. Na e kishin nevojen per te forcuar tarafne se te tjeret ishin
zhgane
nga pese nga gjashte e me shume. S¹kishin ata Arap mi krye, po ishin
te
shume.
- Po te vini, ne u rrefejme.
- Vijme.
- Kane ardhur qerret
me bar ne Hani i Petros. Veme ngjeshem bar edhe pastaj
kollovitemi me qerre
ne fushen e m¹at¹ane.
U zume krah per krah me Culin e folme sa folme ne vesh.
Pastaj nxorra gjithe
thesaret qe kisha mbledhur ne Amerike edhe ia dhashe t¹i
vendose ne vendin
qe dinim ne (ja u tregoj tani juve, po te mos i thoni Duros
: ne mur te
mullirit ne qoshja, eshte nje vrime sa te futesh krahun).
Une
kalove remen edhe hyra midis te tjereve.
-Prisni se ja po vjen e Culi.
Dhe
si ardhi Culi u nisme qe te pese, krah per krah, me Arapne ne mes, dyke
u
hedhur perpjete si keca Marsi e dyke kenduar :

Ore djal¹i Jacese,
Trim
o Kapedan ;
Kur me shkon sokakute,
Hidhesh si shejtanŠ

Nuk di si
hidhej djal i Jaces, po neve si shejtan e shkuar shejtani, arok e
shkuar
aroku, pelivane !
Perpara Hanit kishim qendruar, me te vertete, nja pese
qerre me bar, te
ngarkuara gjer ne maje, sa dukeshin si miza qete
perpara.
Binte ere lule nga te fushes.
Brenda ne plevice bari ish ngjitur
gjer afer trareve.
Kish shume djem te moshes sone e me te medhenj qe
ngjishnin bar. Hyme edhe
ne edhe ia krisme lodres. Ngjiteshim ne trare, njeri
pas tjatrit, edhe
hidheshim perposh, me sulm. Zireshim dore pas dore edhe
lonim valle.
Ndaheshim ne tarafe, ca me Kapedan Kajon e ca me Myftara
Bimbashne edhe
nisnim luften, bam-bum ! kush ishte i mundur mbulohej me
bar.
Ner ato pak reze djelli qe hynin terthorazi levrinte tremba-tremba
pluhuri
qe ngrihej se reposhmi.
Ardhi pastaj Culi qe jashte ku kish vajtur
te pije uje edhe tha :
- Ore djemani, po shkojne qerret per ne fushe.
Sa
te mbyllesh e te hapesh syte Hani mbeti bosh edhe qerret plot.
Disa prej nesh
hypne ne rrazhnicat e qerres.
Ishin te kuq si lulja e kuqe.
Dhe trupi na
ish plot me byk te ngjitur me dirse.
Na dilte sojesh nje avull i
zjarrte.
Binte ere katrani nga boshtet e rrotave ?
- Aga, me merr edhe
mua, - vinte do-nje i vonuar.
- Edhe mua, Aga !
- Edhe mua !
Edhe
ngarkoheshin qerret me djaj te kuq. Kur niseshim per ne udhe nje
brithme gazi
cante rruget, sikur ish dasma e Rogoz Beut te Tokoci Pashajt.
- Hajs, hajs !
bertisnim ne. Dhe qete nxitonin capet.
- Oha, oha ! ia priste i zoti i
qerres. Dhe na kanosej te na zbrese poshte.
Po nuk na zbriste.
Dhe ne
linim qete e fillonim bisedimet tona.
Kishim qene pese, tani ishim
tete.
Rruga ishte plot fije bari e fije kashte.
Kur iu afruam lumit, Arapi
i hodh poshte. Edhe ne pas tij.
- Ore, ne do veme te lahemi ne sofat, kush te
doje le te vije.
U keputne nja tre nga qerret e tjera edhe u bashkuan me ne.
Te tjeret, qe te
mos i bejne vollen Arapit, sbritne pak me tej.
Kaluam
gardhin me ferra edhe u leshuam arave, permes, qe te shkurtojme udhe.
Misri e
kish buken te njome, qumesht jo tjater. Edhe ish vaditur rishme. Ku
shkelme
ne mbet gjyrmr e gjalle, sikur kishin shkelur pelat e egra. Balta
ish e bute
fort e sikur ish bere qe te na perkedhele kembet.
Nuk keputme gje se e lame
kur te kthehemi (se ku t¹i fshehesh ata kallepe,
kur shkon te lahesh ,) vetem
Arapi, si arap qe ish, mori dy kungelleshka te
njoma, per te lojtur ne uje,
ne vent te topit. Une edhe Culi keputme ca
mustaqe misri edhe rrahme t'i
ngjitem ndene hunde qe te dukemi si burrat e
cinimacinit.
Kishim edhe
shume gjer buze liqerit kur u degjua zeri i Arapit, si ay i
Bajram tellallit
:
- Nje...dy...tri... mbetet i share kush hyn i fundit ne uje!
Pa fjale se
Arapi na e kish punuar e ish nje te shtene gur perpara. Po, edhe
keshtu e
shara ish e share.
U thirrme kembeve sa me te mund neper miser, neper kunguj
e mbi gjerdhe. E
qe mi gjerdhe kush mi tel kush ndene tel, me te gulcuar e me
shpirt ne goje,
gjer buze liqerit. Aty hith kemishen, hith pantallonat edhe
bulldump! ne
uje.
Une dhe Culi kishim sveshur kemishet qe rruges, ne vrap
e siper e hyme ne
uje ner te paret. Vetem e vetem mos na qeshen se mbetme te
share! Ca mbetne
prapa, me kockorre e gjemba ne kembe, e ca se i zuri teli e
i corri
fertel-fertel. Durua ra ne uje me gjith kemishe, Kocomiu me gjith
takije,
cun i Cucit, cale-cale, me gjith kockorre e kembes.
Po puna eshte
se nuk mbetne te share.
Ish kaqe i ngrohte ujet, kaqe i embel djelli i
Korrikut dhe kaqe i math gazi
e zhurma sa, pernjemend, e harrova krejt
Marinen time edhe shtepine prane
jazit.
U pata nisur per ne Amerike, po ja
qe ne liqer ish me mire!
- Te bejme lufte! - tha dikush.
- Lufte! Lufte! -
te tjeret.
Edhe zuri lufta.
Me uje, jo me zjarr si behet lufta e
vertete.
Uje qe ia hithnin shoqi-shoqit, si sterkala, ne fytyre.
Dhe ne
keto sterkala lonin gjithe ngjyrat e ylberit.
- Une jam Karadaku!
- Une
jam Nemci!
- Une jam Cinmacini!
Edhe, Karadak-e-Nemc-e-Cinmacin-bashke e
sa e sa kombe te tjere, bjere e
bot, me uje shoku-shokut, sa nuk dukej gjer
ne sofat te dyte vec se shkumbe
e gjalle.
- Prite o Karadak topne e
Nemces!
- Prite, Nemc, plumbin e Karadakut.
- Prite! Prite!
Hynte
pastaj me kuje e buje te madhe si ariu i malit Moskovi, si i thesh
vetes
Rrapi i Xhyres, e na vinte te gjithe perpara, shkumbe per shkumbe e
vale per
vale, gjer sa na leshonin syte shkendija ngjyre-ngjyre.
Linim asohere luften
per do-nje Arap a per do-nje Rrapi qe e kishin inatne
te forte e dilnin te
clodheshim ne ane. Shtriheshim sa gjat e gjere, ne
shur.
Pa na vertitej
kjo bote, me male, me kodra, si ne motne kur do dale
Qofte-largu me nje stome
uje ne dore. Njeqind daulle ne veshe, njeqind pela
te egra mi krye e gjith
kjo bote vertitu rotull, si pa gje te keq.
Platiteshim pastaj, dalengadale,
edhe dremitnjim pak.
Kur na shtrengoje urija, Culi shkoj ne Teto-Vasa, qe e
kish aty prane e na
solli buke e djathe. Buke- cerepi, kjo, e bute si
pambuku. Ha e ha gjer sa
s'mbeti therrime per be.
Na digjej tani gryka per
uje, po, kroji ishte larg. Ngrehu tani Cili e hyre
pertej sofatit te trete,
me not te rrepte, edhe pi uje sa te duash, se
liqeri eshte plot. Ish pak si
ngrohte ky uji i liqerit tone, binte era peshk
e barishta, po i kulluar si ay
s'ka tjater. Edhe i embel, mjalte. Edhe i
lehte si penda, se jo me kot ish
uje i rrahur ne dallge.
Dhe kesilloj, hyre e dil, bjere e ngrehu : te lodhur
nga noti te kapitur nga
djelli e te dermuar nga lufta, me shkendija ne sy e
daulle ne vesh, ndenjme
aty gjer afer zemres.
E kur rrinim dyke u thekur e
pjekur ne shur, u degjua zeri i Arapit :
- Ore, te vine ata te kater qe jane
me mua.
Hynte ketu edhe Cili edhe Culi.
U mblodhne koke-me-koke, me bark :
une nje, Culi dy, Durua tre, Verdhaniku
kater edhe Arapi pese.
Arapi foli
:
- Ore do tu them gjekafshe, po eshte i share ay qe rrefen. T'a dini!
- I
share - thame ne.
- E t'ja marre zhaba dhise qumeshtin.
- T'ia marre.
-
Iu mbyllte dera me kyc e katinare.
- Iu mbyllte.
- Mire. tashi u them :
Kam pikasur ne nje vent, qe s'e di asnjeri, nje fole
laraske. Ka njezet veze.
Ne jemi pese. I marrim, i ndajme nga kater per shoq
edhe i a veme kllockes te
na nxjerre laraska. Njezet laraska! I rritem e di
une vete c'bejme
pastaj.
- I lidhem per kembe.
- Lere ti, pa te them.
Neve na u
turbullua krejt edhe ajo pak mendje qe kishim kur degjuam per
njezet
laraska.
- Me bisht ?
- Ke pare ti laraske pa bisht ? A, bir, a... ku je
ngrysur ?
- Mire, ne jane me bisht, i duam.
Ne qe foshnja i shekonim
laraskat mi qaramidhe e mi plepa, po as ne, as guri
tone nuk i zinte. Me kot
u hidhnim dhembet qe na nderroheshin e u bertisnim
:
Moj
laraske,
Kembe-kaske...

ato gjithe maje plepit. E qe atje na
veshtronin me perbuzje.
Tani, njezet laraska te vogla ne duar tona!
- Veme
? - pyeti Arapi
- Veme! - ne te gjithe.
- Haj, po mos na pikasin te
tjeret.
U veshme tines e u mblodhem ne Luadhi.
Na u lut Kocomiu t'a
marrem, po kush ndahej nga te kater laraskat e tija?
Na ra ghyrmes, gjer ne
Plepi, Gagaci edhe Ogici, po ne iu leshuam me gure
edhe ata, pane c'pane, e u
kethyen.
Kaluam neper mezhda e gjerdhe, dyke shkundur, ketu nje kumbull, aty
nje arre
e pertej do-nje aguridhe te tharte.
Brodhem gjer petej Udhes se
madhe, ne Ajazme e gjer ne Shpellen e
lakuriqeve. po folene nuk e
gjetme.
- E kane marre te tjeret - foli Arapi i zemeruar.
Edhe u betua per
kete uje e per kete dhe e per shpirt te te vdekurve, se do
t'u punonte te
njemije e njeqindat gjer sa t'ia japin prape laraskat, se te
tijat
jane.
Me qe ishim aty shkuam ndene Gur te etheve edhe lame shenje te grisur
nga
cipet e kemisheve.
U kthyem ne Ajazme e pime uje te ftohte, sa ment e
shteruam. Kaqe etje
kishim!
Pikasme aty nje molle te veres , te bryllte,
po na thirri dikush qe pertej e
na ra me gure. ju pergjegjme e ne me gure, po
as-nje molle per be nuk
muarrme.
Ishim te lodhur fort dhe djelli me te
perenduar.
Na digjej trupi si furre e Xha-Ndinit, sa na nderohej
lekura.

Asohere mu kujtua mua edhe Culit se u patme nisur asaj dite per
ne Amerike.
I lame shoket edhe u perzjeme me dhit e fshatit qe ktheheshin nga
mali.
Une e gjeta Gjesen tone, Culi Saren : i zume per qafe edhe zbritme per
ne
shtepi, ne mes te tufes.
Shtepija jone ish shkretuar krejt. Nje pjese e
gureve ishin hedhur ne jaz.
As Marina aty, as Pina aty.
Na kishin pritur
gjithe diten e pastaj kishin hyre neper shtepi.
E ndjeme veten
fajtore.
Ishim te mjere fort, sikur kishim ngrene shprenda.
S'di kush na
pat pikasur ( te jete Gagaci ? te jete Kocomiu ? te jete Laboti
?...) vendin
tone ne qoshja e mullirit ku kishim fshehur thesaret.
Vendin e gjetem
bosh...
Kaqe gaze e kaqe mjerime, mbrenda nje dite!
Asaj ndajnate nuk
guxova te dal ne kroj per te pritur Marinen.
Kisha turp...
Nuk di ne doli
edhe ajo per te lare ato pulpat e bardha e ata syte te
shkruar.
- Cilit iu
mbytne gjemite me rresk - me talli motra e madhe.
- I eshte rrjepur hunda nga
djelli - foli tjatra.
- I shkon sa t'i vije rradha te martohet - qeshi
Nena.
- E mire-mire, ay eshte i martuar me kurore.
Dhe qeshne te
gjithe.
Ata qeshne e mua me vinte te qaj.
Edhe me duket se ndjeva si me
ngrohen syte. gelltita lotet e teperta edhe
lashe kaqe sa te kem zhizha te
ndritura e reze te arta midis syrit e
zjarrit.
Darke nuk hengra. Me patne
thene nente here te rri ne sofer e une prita te
dhjeten.
Po e dhjeta nuk
ardhi.
Dhe mbeta pa buke.
Fjeta i mjeruar edhe i penduar fort.

Kur
i kujtoj keto te gjitha sikur ndje edhe sot nje gur mulliri
permbi
zemer.
Sikur e shoh Marinen me pulpa te bardha, me sy te shkruar
dhe me ate trup te
nxehte, qe mbante ere lule-fushe, aty ndene ate pjergullen
e krojt a ne
foleja jone e mullirit - e me vjen te ik e te marr
malet...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:01

Pėr fillim, njė flm. pėr gjithė ata qė bėnė njė punė tė vyeshme me prezentimin e njė pjese tė veprimtarisė letrare tė Mitrush Kutelit nė FORUM.

Mitrush Kuteli , padyshim, ėshtė babai i prozės moderne nė letrat shqipe. Opusi i tij , nė prozė e poezi, ka kohė qė ėshte i njohur pėr lexuesin kosovar. Shtepia botuese "Rilindja" nė vitet e '70-ta
e hedh nė dritė vepren e tij . Pjesė nga veprimtaria e tij poetike dhe nė prozė pėrfshihej edhe nė librat shkollore pėr letėrsinė. Nė universitetin e Prishtinės, studentėt e letėrsisė, e kanė pasur tė obliguar leximin dhe njohjen e Kutelit. Pėr Kutelin kanė shkruar kritikė dhe historianė letėrsie. Bile, janė mbrojtur magjisratura dhe disertacione. Poeti dhe studiusi i letėrsisė Dr.Sali Bashota ka magjistruar dhe mė vonė ka doktoruar pėr veprimtarinė poetike dhe prozėn e Mitrush Kutelit

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:02

Falenderoj une Admin qe ka kontribuar per
Mitrush Kutelin.
Dhe per te gjithe ju qe keni marre pjese
ne te si lexues nje tregim tjeter shume domethenes nga
Kuteli




GJONOMADHE E
GJATOLLINJ




Ju falem, o burra tė mirė, qė rrini e
kėndoni kėtė kartė. Ju falem e ju marr dorėn t’ju pyes njė fjalė e dua tė mė
ktheni pėrgjigje: kini parė a s’kini parė, ore, trima nė botė? Ama ta dini: unė
s’ju pyes pėr trima sidokudo, pėr kokėshkretė, nga ata qė s’i mer as kandari, as
kalemi, po pėr trmia tė vėrtetė, pėr burra qė hanė bukė veē.
“Kemi parė...”
mund tė hidhet e tė thotė ndonjė qė s’e ka marrė vesh mirė pyetjen time, qė nuk
e ka pleqėruar mirė punėn e qė ngutet tepėr.
Mirė, ta zemė se kini aprė apo
ta zemė se kini dėgjuar, po urdhėroni e mė thoni – me fjalė burri e jo me dėngla
e me gangra-dungra, nga ato qė tė gėrvishtin veshin: a kannė qenė kėta tuajt mė
trima se sa ata tė derės sė Gjomadhėve nga Shėmėrtia e sipėrme?
Ja, tani mė
duket se zutė ta merrni vesh pyetkėn time: po ju shoh se qysh shtypi e
pėrshtypi, vrisni mendjen, varni vetullat e nuk mė jepni dot pėrgjigje. Pa nė
doni tė dini tė vėrtetėn, ju them se vrisni mendjen e varni vetullat kot mė kot.
Unė, ore, ju flas me tė drejtėn e Zotit, me dorė nė zemėr, se ja, u thinja e sot
jam nesėr s’jam, e s’dua tė shkoj matanė me njė gur mulliri varur nė qafė. Se
kėshtu ėshtė gėnjeshtra: gur mulliri varur nė qafė. Pėr njatė qiell tė lehtė, qė
na fal, e pėr kėtė dhe tė rėndė, qė na mban, s’di tė ketė patur ndonjė-herė
trima mė tė fortė se sa ata tė derės sė Gjonomadhit! Meshkujt e kėsaj dere kannė
qenė njėherė e njėkohė veē botės, jo vetėm pėr punė shpate e punė hute, qė i
punonin si punon bulku parmendėn e muratori ēekanė e mistrinė, po edhe pėr
mendjen e ndritur e pėr emėrn flori qė kannė patur tė gjithė, ashtu siē i ka
hije burrit tė vėrtetė. Ata s’e kishin vėnė kurrė vdekjen nė kandar, s’i qenė
drojtur kurrė. Gjonomadhėt e kishin trimėrinė, si t’ju them unė i mjeri,
gjėkafshė qė nuk veēohet dot nga burri, sindozot se nuk veēohet mishi nga thoji.
E kishin, them, tė tyren, siē e ka zogu erėn e peshku ujin.
Nė s’ju vjen tė
besoni e druhi tė ma thoni, urdhėroni e dėgjoni dy fjalė: nė Shėmėrtinė e
Sipėrme e nė gjithė fshatrat pėrqark nuk mbahet mend brez pas brezi qė ndonjė
burrė nga dera e Gjonomadhėve tė ketė vdekur dalėngadalė, nė pleqėri, kur s’i
mund mė kėmba e dora, kur i soset vaji i kandilit.
Jo, more, jo!
Meshkujt
e Gjonomadhėve kannė rrojtur, qė tė gjithė, sa kohė u ka regėtirė shpirti, mė
kėmbė e jo mė gjunjė, me shpatė nė dorė dhe kannė vdkeur gjithė me vdekje burri:
plumb e shpatė, qė ėshtė vdekja mė e shkrutėr e mė e ėmbėl nga tė gjitha. Po,
besa, burra tė fortė kannė qenė!
Ja, ejani tė ngjitemi bashkė nė remėn e
kohės, kuk rrjedh papushim uji i jetės e i njerėzimit – se edhe ne ujė jemi e si
uji shkojmė nė kėtė botė - e kini pėr tė parė me sytė tuaj dėmet e kėsaj dere
bujėmadhe.
S’di sa breza mė parė, njė Pjetėr Gjonomadhi ka luftuar sa ka
luftuar kėtej, i ka mundur kundėrshtarėt e pastaj, me qė s’kish me kė tė
luftonte, ėshtė ngritur e hedhur kaluar, tutje, nė Frėngji, me katėr djem si
katėr lisa mali e me njėqind e sa huta tė tjerė, mė tė shumtėt nipėri e farefis.
Atje, nė Frėngji: Pjetėr Gjonomadhi me shokė, veshur me fustane tė bardha, me
tirqe tė bardha, e ma kapa tė bardha nė kokė, me shpatė tė ndritur nė dorė, ka
ēuditur tėrė botėn me trimėritė qė ka punuar nėpėr luftra tė mėdha e tė vogla.
Kėto gjėra i ka parė vetė ,e sytė e tij mbreti i Frėngjisė. I ka parė e a mbetur
gojėhapur. E si ka mbaruar lufta, ka thirrur pranė e pranė Pjetrin me shokė, i
ka pėrqafuar, u ka dhėnė nga njė shpatė tė artė, nga njė qese me florinj pėr
shoq e nga dhjetė qese bashkė pėr ēdo flamur qė i kishin shkulur nga dora e
armikut nė luftė e sipėr. Po mė shumė nga tė gjithė e ka lėvduar e shėrblyer
zotin Pjetėr, qė ishte koka e tė gjithėve. E kur ėshtė kthyer nė Shėmėrtinė e
sipėrme me lavd e pre, shumė kohė bota i ka thėnė Pjetėr frėngu. Mė vonė,
Frėngjia ka ndezur luftėra tė tjera, ėshtė gjendur ngushtė dhe ka dėrguar e ka
thirrur Pjetrin me shokė tė vejė e tė luftojė. Ky ka shkuar, ka trimėruar e nuk
ėshtė kthyer mė. Them nuk ėshtė kthyer, po ka lėnė nam tė madh nė bot.
Disa
Gjonomadhė tė tjerė, qė kannė pasur nė krye Gjin Gjonomadhin, janė hedhur s’di
se kur nė mbretėrinė fusharake tė Maxharit e kannė luftuar pėr mbretnė e atij
vendi kundėr mbretit tė Tataristanit kokėrruarit qė vinte kaluar,rrėke-rrėke, me
jatagn nė dorė, qė vriste e digjte, rrėmbente gra e fėmijė e i hiqte tutje. Ky,
Gjin Gjonomadhi me shokė, ja ka prerė hovin Tataristanit, ka luftuar si burrė e
ka shpėtuar nga mortja shumė gra e fėmijė. Prandaj mbreti i Maxharistanit ja ka
shpėrblyer nderin me nder dhe e ka mbajtur andej, nė bukė tė madhe. Shumė
Gjonomadhė tė tjerė - njė Pal, njė Gjon, njė Pjetėr (tė tjerėve nuk ua mbaj mend
emrat) kannė luftuar pėr Vojvodėn e Vllahisė sė Sipėrme e pėr atė tė Vllahisė sė
Poshtme, qė ishin nga gjaku ynė, dhe kėta i kannė ngritur nė shkallė tė lartė e
i kannė mbajtur andej qė t’i kenė dorė tė djathtė kundėr atyre qė deshin t’u
mihnin varrin. Njė Gjonomadh – s’di si i thoshin: Gjergj a Kostandin – ka shkuar
me nipėr e shokė gjer tutje nė Axhemistan e ka luftuar pėr mbretnė e Stambollit.
Edhe ky, kur ka dėgjuar pėr trimėritė qė ka bėrė, ėshtė ngritur mė kėmbė, ka
pėrpjekur duart e ka thėnė: “U lumtė burrave tė dheut!”
Nė s’i kini dėgjuar
kėto e shumė tė tjera tė kėsaj dore, qė janė shumė tė lashta, patjetėr besoj se
ja kini dėgjuar emrin Selfo Gjonomadhit e kėngėn qė ja ka kėnduar bota dy a tre
breza njeriu. Ky, Selfo Gjonomadhi, ka luftuar me manxhura e me shpatė nė dorė
brenda nė Misir me ata felahėt kėmishėgjetė. Atje, nė Misir, ka lėnė edhe
eshtrat e tija, qė ju zbardhėn e ju tretėn nė rėrėn e valė. Njashtu duhet tė
kini dėgjuar pėr Upe Xhufkemadhė e pėr Bido Shėmėrtinė, qė kannė ndezur xheng tė
madh edhe e kannė tundur tėrė Rumelinė, pėr Myrto Nishanllinė, qė e kish njė tė
shtėnė e dy tė vrarė, pėr Selfo Mustaqemadhė e pėr shumė burra tė tjerė nga dera
e Gjonomadhit, qė kannė lėnė nam nė Janinė, nė Allasonė e nė gjithė mbretėrinė e
madhe tė Turkut. Nė ēdo vend ku ka plasur luftė e zjarr, Gjonomadhėt janė hedhur
nė krye tė burrave, herė vetėm me shpatė, herė me karafil e manxhura, me
shishane, shishopo, me dogra e martinė, me pisqollė e s’di ēfarė armė; nuk i
janė drojtur vdekjes.
“E pse s’janė shkruar nė kartė gjithė kėto trimėrira?”
do tė hidhet tė pyesė ndonjė shkollar nga ata tė rinjėt, qė e kanė mendjen vetėm
nėpėr kartėra, nėpėr divitė e kalemė kallmri.
E kush t’i shkruante, o djalosh
i mirė? Nė atė kohė nė vendin tonė njeriu nuk lindte e nuk rronte me kartė,
divit a kalem kallmri, po me shpatė e me hutė. Se po tė paskeshim patur edhe
njerėz tė atillė, ne do tė kishim sot njė kartė tė madhe sa fusha e Domovuzės –
qė nė Urakė e gjer nė Rrajcė e qė aty gjer poshtė nė Prrenjės e nė Lėngajcė, tė
mbushur dinga me rrėfimet e trimėrive tė burrave tanė.
Po, vaj e vaj, tė
gjithė kėta trima tė ndjerė e derdhėn gjaknė e tyre pėr botėn, pėr tė tjerėt, ca
me njėrin e ca me tjetrin, bjeri t’i biem e tym mė tym, trimėri pėr
trimėri...Ja, kjo ka qenė e keqja jonė..S’doli njė burrė qė tė thotė: “Dale,
ore, ku po shkoni kėshtu? Mblidhni mendjen e mbani dorėn, mos u vrini pėr tė
huajin”. Nuk doli e shkoi e vate...
E kėshtu, o tė mirė qė rrini e kėndoni
kėtė kartė, mė falni se preva fjalėn, pėr nam e trimėri ndėr tė huajt, u
shkallmua e u blua ajo dera e ndjerė e Gjonomadhėve tė Shėmėrtisė sė
Sipėrme.
Sa u dilte pushi faqeve e sa e ndjenin veten burrė, meshkujt e kėsaj
dere martoheshin, qė tė linin prapa ndonjė hutė pėr t’u zėnė vendin e pastaj,
pas dy a tri vjet, merrnin dyfegjet, ngjeshnin pisqollat e jataganėt dhe i binin
kryq e tėrthor mbretėrisė, nėpėr luftra, apo hidheshin nėpėr mbretėrira tė
tjera. I ndillte, bre, kjo e uruar vdekje nė vende tė largėta, me shpatė nė
dorė, sikur tė paskej qenė mjaltė, jo vdekje.
Po sado shumė trima qė kannė
hequr e bluar vendet e largėta, prapėseprapė mė shumė ka ngrėnė gjaku qė ka
patur dera Gjonomadhėve tė Shėmėrtisė sė Sipėrme me derėn e Gjatollinjėve tė
Shėmėrtisė sė Rėposhme. Gjaku u ndez s’di se si e s’di se kur pėr njė ēupė edhe
pastaj, bjeri t’i biem, vrini tė vritemi, mbajti shumė breza gjersa Gjonomadhėt
e Gjatollinjtė ju afruan buzės sė varrit e ment ju shua fara tė dyja palėve.
Sepse e vėrteta ėshtė e vėrtetė: as Gjatollinjtė nuk binin mė poshtė nga
trimėria. Derė mė e re, afėr menē, po mė e shtuar se sa ajo e Gjonomadhėve. Po
t’i merrje kokė pėr kokė binin nėntė me njė. Mirėpo Gjonomadhėt kishin nam tė
madh e shumė miqėsira, se ishin derė e vjetėr, kėshtu qė katundari vinte pothuaj
pat e pat.
Ehej, o tė mirė, tė paskeshit qėnė atyre maleve tė larta e tė
paskeshit parė kur ndizej dyfegu midis Gjonomadhėve e Gjatollinjve! Dilnin
gjithė kėta burra – me vėllezėr e djema, me nipėr e stėrnipėr, me miq e miq tė
miqve, me numėri e krushqi, me tė afėrm e tė largėt, qė i kishin ngrėnė bukėn e
krypėn njėri tjetrit, e sa tė tjerė - dilnin, them, gjithė kėta burra me armė nė
dorė e zinin majat e shkrepat, qafat e grykat, kronjtė e pėrrenjtė e ja lėshonin
soqi-shoqit flakėn mes pėr mes: vriteshin, priteshin. Gjėmonte gjithė vendi nga
krismat e dyfegjeve grykėgjetė, mjegullohej nga tymi i barutit, qė nuk e
kursente as njėra palė, as tjetra. E nuk shtinin kot se koti, nė erė, po nė mish
tė gjallė, vetėm nė mish tė gjallė. Edhe sa shpejt i mbushnin dyfegjet me barut
e plumb, sa shpejt i ngjishnin zhap e zhap, me harbi, sa shpejt e vinin azgotin
atje ku duhej, sa shpejt e merrnin shenjėn dhe e shkrehnin dyfegnė! Nuk hanin e
nuk pinin, nuk mbėshteteshin nė ndonjė gur a dru pėr tė marrė njė sy gjumė, po
vetėm luftonin. Shpesh, ditėn apo natėn, njėra palė pėrpiqej tė kaptonte ndonjė
kreshtė a ndonjė qafė mali e t’i dilte krahut palės tjetėr. Dhe atėherė - hej,
hej! – sa njerėz mbeteshin tė nderė, pa shpirt, gėrxheve e brinjėve, sepse
dyfegu s’bėn shaka: vret.
Po, fundja, burrat mėrziteshin sė luftuari me
dyfegje tė gjetė. Larg e larg, e me pisqolla, afėr a fėr. Edhe, papritur, dilte
ndonjė e thėrriste me tė madhe: - “Heeej, dėgjoni! Kush i thotė vetes burrė le
tė dalė kėtu, nė shesh tė burrave qė tė pritemi me shpatė!” – “Kėtu mė ke!” ja
kthente tjetri, qė matanė. Aty pėr aty linin pritat e dilnin kėta burra
fustanebardhė, me shpatė nė dorė, bėnin pėrpara, afroheshin e luftonin vetė pėr
vetė, nė sytė e tė dy palėve, gjersa njėri apo tė dy shembeshin poshtė tė mbytur
nė gjak. Pastaj bėnin pėrpara dy nga dy, tre nga tre, pesė nga pesė e priteshin
shoq me shoq, kurse tė tjerėt rrinin e shikonin, u jepnin zemėr me fjalė
njerėzve tė tyre.
Lufta e gjaku s’mbante pak, po javė e muaj tė tėrė, hop
kėtu e hop pėrtej, mal mė mal e breg mė breg, kur njėra anė mė e fortė e kur
tjetra. Atėhere mbylleshin gjithė udhėt e gjithė shtigjet. Ata qė s’merrnin anė
as nga njėra palė e as nga tjetra rrinin brenda nė shtėpi, qė tė mos i zinte
ndonjė plumb i ftohtė. Karvanėt e nisur ndėrronin udhėn a ktheheshin prapė;
ujqit e arinjtė tuliteshin nėpėr strofka.
Luftė, kjo!
Luftonte Gjonomadhi
me Gjatollinė, si mbret me mbret.
Edhe mbushej vendi me tė vrarė tė pa kallur
nė varr e me tė plagosur. Tė plagosurit vuanin shumė, se u ftoheshin plagėt, po
nuk rėnkonin qė tė mos gėzohej armiku e tė mos i thyhej zemra e mikut. Ata qė
shkonin t’i ngrinin mbeteshin shtrirė nė vend. E sa mė shumė zgjatte lufta, aq
mė fort ndizej gjaku e mėria, aq mėshumė shtoheshin tė vrarėt brinjėve,
gėrxheve, shkrepave, sepse burrat hidheshin si tė verbėr nė krahėt e
vdekjes.
E kur shikonte kaq burra tė nderė pa frymė, hynte nė mes ndonjė
shpirtmirė, i paanė, sidmos Rushan Aga Muzaka apo Hodo Selmani, ose qė tė dy
bashkė, mundoheshin tė platitnin gajkrat, me fjalė tė buta, edhe e ujdisnin
punėn qė tė pushonte huta e shpata ca ditė, ca javė e ca muaj, gjersa tė
kalleshin tė vrarėt nė varr, tė hiqeshin tė plagosurit, tė lidheshin e tė
shėroheshin plagėt, tė mblidhej bereqeti e tė nxirrej gjėja e gjallė nė kullotė
a tė vozitnin udhėtarėt nga njė anė tek tjetra. Po kur nuk e prisje, si ajo
rrufeja nė tė kthjellėt, plaste prapė xhengu, buēisnin grykat, tymosnin shkrepat
dhe hapeshin varre tė reja.
Mirėpo qėllonte qė nė mes tė zjarrit e tė luftės
vinte ndonjė tabor i madh i turkut, qė donte tė ante udhė e tė shkonte tutje, nė
punė tė tij. Atėherė kumandari – mylazim, miralla, pasha a s’di ēfarė - u
dėrgonte urdhėr tė dy palėve: - “Ore, shuani zjarrin, hapni udhė tė shkoj e
pastaj bėni ē’tė doni, vrituni gjersa tė shuhi tė gjithė!” Fjala ishte aq e
vrazhdė, sa qė tė dy palėt – Gjonomadhė e Gjatollinj – merreshin vesh fėt e fėt
njėri me tjetrin, me tė fėrshėllyer e tė thirrur a me lajmės, pushonin luftėn
midis tyre, bashkoheshin e zinin vend krah pėr krah, ja kthenin hutėn turkut: e
gėrmonin, e shuanin, i merrnin armėt. Pastaj e nisnin prapė, shoq me
shoq...
E, qė ta dini sa e madhe ishte mėria, duhet ta dini se qėllonte qė tė
dy palėt ta ndiqnin njėri-tjetrin, me luftė, gjer tutje nė Grekėri, nė Rumeli e
s’di se ku, edhe atje vriteshin e priteshin si deshin vetė e sa deshin vetė e
s’guxonte njeri t’u mbante dorėn.
Po gjėra tė kėtilla qėllonin vetėm rrallė e
tek, sepse kur gjendeshin larg vendit, sikush shikonte punėn e vet e nuk e
ngiste hasmin. Bile kish ndodhur rasti qė ta ndihnin shoqi shoqin nė luftė me tė
huajin. Kėshtu, rrėfejnė se ai Selfo Mustaqeziu, qė zumė nė gojė aty mė parė, me
tetėdhjetė e ca huta ėshtė hedhur e i ka marrė krahun Nure Gjatolliut, tė cilin
e kish qarkuar armiku nė atė Grekėri tė shkretė e e mbante si nė kllapė, pa
bukė, pa ujė. I mori krahun, e theu tė huajin dhe e ēliroi Gjatollinė nga ēargu
i vdekjes.
“O selfo, i thanė ca burrė, ē’pate qė i dole zot hasmit? Ti je nė
gjak me derėn e Gjatollinjve”. – “Ke tė drejtė: unė jam nė gjak me atė derė, po
nuk dua t’i ha hakėn. Hasmi im ėshtė trim, burrė. Prandaj nuk desha qė t’i vejė
fir trimėria pėr bukė e ujė, nė dhé tė huaj. Ne vritemi shoq me shoq, se ashtu
na ka vajtur filli, po s’duam tė na vrasė i huaji. Ja, kėshtu! Nė dhe tė huaj
s’jemi hasėm, po vėllezėr, se flasim njė gjuhė”.
Edhe atje tej, nė Grekėri,
Gjatollinj e Gjonomadhė bashkė, me Nuren e Selfos nė krye, duke shkelur mbi
kufomat e armikut tė thyer, u pushtuan e u puthėn si vėllezėr, hėngrėn e pinė
bashkė dhe e lidhėn besėn qė tė harrojnė tė shkuarat e tė shuajnė gėrnjėn e
vjetėr. Kjo lidhje mbajti njėzet e ca vjet. Tė dy fiset ju vunė punės, rritėn
kopera tė reja, mbushėn hambaret me drithė, ndėrtuan shtėpi tė reja, u shtuan e
u forcuan, gjersa mbyllėn sytė krerėt e pastaj, s’di se qysh e s’di pėrse (thonė
se nė kėtė punė ka patur gisht valiu i Manastirit, qė ua shtiu ujėt nėn rrogoz),
plasi pėrsėri dyfegu, mė fort se qėmoti, u bė urgji e madhe.
Gjak sot gjak
nesėr, varr sot varr nesėr, ja, sė fundi, ardhi ēasti i lig e nuk mbeti nga dera
e Gjonomadhėve veēse njė mashkull, po edhe ky ishte djalė i ri, i njomė. I
thoshin Sefedin, ish tetėmbėdhjetė vjeē, mbante dy nuse (se desh tė bėnte djema
qė tė linte huta prapa) e nuk i trembej syri as nga mbreti as nga hasmi. Gishti
e syri i tij bėnin ēudira, se e kish trashėgim nga gjyshstėrgjyshi tė shtinte
njė e tė vriste dy. Edhe kur Gjatollinjtė hidhnin rromuze poshtė e lart, duke
thėnė se i kish edhe buzėt me qumėsht e nuk mund tė matej me ta, Sefedini dėrgoi
nja katėr a pesė nė botėn tjetėr, qė t’i bėnte tė fala babait e betohej se nuk
do tė shkelte tė njėzetat pėrpara se t’i shuante gjithė Gjatollinjtė. Po as kėta
s’flitnin: e ndiqnin kėmba kėmbės e nuk e shtinin dot nė ēarg, se ishte fnok i
madh, syshqiponjė, kėmbėlehtė. Ata e qarkonin, ai u dilte prapa krahėve e ua
shkrepte; ata i ngrinin prinin nė shteg, ai u dilte tutje, nė njė shkrep, e qqė
atje: zhgėdau! Me martinė, i bėnte kopan. Tė nuhaturin e kish mė tė fortė se tė
langoit; vendin e dinte me pėllėmbė. Binte nė dyfeg, vriste, plagoste e hiqej
shpejt, ku nuk ta priste mendja. Njė herė u bė si i vrarė, nėn gunė. Ata tė
tjerėt ja bėnė gunėn shoshė, me plumba, pastaj ju afruan ngadalė, dhe, kur s’e
prisnin, Sefedini ua shkrepi qė prapa njė lisi tė shembur, i griu. Dy herė e
vunė nė kllapė, po mbetėn nderė lėndinave, si levere, gjersa ardhėn i ngritėn
shokėt, me trira, pa armė. Ēuditej njė botė e tėrė: ē’njeri paska qėnė ky?
Sefedini e linte tė ēuditej e shikonte punėn. Pėr njė shterpar qė i vranė, nga
inati, sepse thoshnin qė kish qenė nė kallauz, vrau dy tė parė nga dera e
Gjatollinjve, ky desh me kėmborė, siē u thesh bota. Ndajnata e zinte nė shtėpi,
mėngjezi nė qafė tė malit: dreka nė stan tė pėllejave, darka mbi luadhet e
Gjatollinjve, mun pranė shtėpisė. –“Ky ėshtė nishan! – thoshin njerėzit. – Ecėn
e s’i dėgjohet ēapi, shkel e s’le gjurmė. E kur nuk e pret tė del nė brinjė.”
Atėhere Gjatollinjtė e ndryshuan tropon: u shpėrndanė nė tė katėr anėt: po s’e
zumė kėtu do ta zemė andej, se s’ka se si tė bėhet zog me krahė. Atė desh edhe
Sefedini: tė pėrhapeshin, tė holloheshin, qė t’i grinte njė nga njė. Mirėpo
miqėsia thosh ndryshe: shtamba shkon shumė herė pėr ujė gjersa thyhet. Vanė i
thanė Sefedinit qė tė mbyllej brenda ca kohė, gjresa t’i lindte ndonjė mahskull,
Sefedini dėgjoi, tha “peqe” e bėri sikur u mbyll nė shtėpi, prapa mazgajve. Tha
dhe e hapi fjalėn anembanė, qė ta merrte vesh edhe hasmi. Ky besoi e s’besoi
dhe, me tė besuar e pa tė besuar, e humbi toruan. Kėtė desh Sefedini dhe i ra ku
s’e priste.
E ja njė ditė - nė pranverė, kur sapo kish lėshuar fletė lisi –
ranė ca dyfegje lart, mbi fshat.
Pesė Gjatollinj, tė gjithė burra tė regjur,
me mustaqe tė gjata, kishin ndezur luftė me Sefedin Gjonomadhė ne Guri i
Üjetėrkalit. Ata pesė, ky fill i vetėm. Gjatollinjtė kishin zėnė pusi edhe, siē
e dini, pusia tė vret, sado, i fortė qofsh. Qė nė batare tė parė, Sefedini mori
dy plagė: njė nė ije e njė mė lart, nė brinjė, dhe u unj poshtė. Gjatollinjtė
thanė se ishte vrarė e u turrėn, yrrja! t’i marrin armėt. Mirėpo Gjonomadhėt
s’janė nga ata qė i lėshojnė armėt me njė e dy, sa kohė qė u regėtin shpirti, se
edhe tė plagosur dinė ta punojnė dyfegnė Punoi e punoi ky dyfegu i Sefedinit
gjersa tre Gjatollinj mbetnė shtrirė nė rrah, sa tė gjatė tė gjerė. Lufta shkoi
mė tej, dy me njė. Dhe ja, Sefedini ja futi njėrit Gjatolli plumbin nė grykė tė
dyfegut, ja vulosi. Mbetėn tani vetėm dy dyfegje qė punonin e i pėrgjigjeshin
njėri tjetrit: njė dyfeg Gjonomdahi e njė dyfeg Gjatolliu.
-Dil sheshit, nė
je burrė! – i thirri Sefedinit ay Gjatolliu me dyfeg tė vulosur e u ngrit mė
kėmbė me gjashtore nė dorė. – Dil sheshit ta bėjmė flakė me flakė!
Burrė
burrė, po edhe plagėt plagė...Dhembin, tė shkretat, rrjedhin gjak. Sefedini i
harroi plagėt e bėri tė ngrihet, po nė atė ēast i ranė dy plumba, qė e muar mes
pėr mes: njė plumb martine e njė plumb gjashtore.
Ra i vdekur.
Kur dėgjoi
bota, pėrpoqi duart me gjėmė e tha: “Medet, u mbyll dera e Gjonomadhit!”
Trim
o Sefedin, ē’e ka qarė e vajtuar gjyshja, ditėn e parė! Vetėm tė parėn, jo tė
dytėn e tė tretėn. Se, duke ndenjur e mekur, leshlėshuar me kokėn nė ashmak tė
vatrės, ju shti si nė ėndėrr – ama ėndėr nga ato me sy hapur – Sefedini vetė me
katė plagė me gjak tė mpiksur. I tha: “Ardha tė tė marr dorėn, zonja gjyshe. Tė
tė marr dorėn e tė tė falem. Gjaknė tim e kam marrė vetė: kam vrarė dhjetė e kam
plagosur tre. Mos mė qani, se kur mė qani mua mė dhembin plagėt...” Si thua
kėshtu, Sefedini u unj, i mori dorėn e djathtė, e puthi me buzė, e ngriti nė
ballė. “Nurija, tha, do tė lindė njė djalė. Kėtij djali do t’i vini emrin tim.
Si tė rritet, thoni tė dalė lart, ne guri i Pjetėrkalit, tė luftojė e t’ja marrė
hasmit dyfegnė tim, se mė vjen rėndė nga shokėt qė kam kėtu: tė gjithė e dinė se
dyfegnė tim e mban Selma Gjatolliu”.
Atėhere Hanko Dudija kėrceu mė kėmbė e u
bėri emėr nuseve tė pushonin gjėmėn e vajin:
-Dhjetė burra shtriu pėrdhe njė
djalė i ri, Sefedini zogu i malit. Gjaknė do t’ja marrė i biri. Qė sot s’ka mė
zi e vaj nė shtėpi tonė.
Nuk shkuan as tre muaj, ndėrsa Gjatollinjtė
vozitinin pa drojtje mes pėr mes Shėmėrtisė sė Sipėrme, tundu e shkundu, me
armėt e Sefedinit nė krah e nė brez, brenda nė shtėpinė e vjetėr tė Gjonomadhit
shkrepi njė shkėndijė e re: lindi njė foshnjė.
-Gur! – thirri zonja e madhe,
qė e priti stėrnipin nė pėqi.
-Gur, na rruat! – thirri nusja e parė, qė kish
dy ēupa dhe vetė ishte nė tė shtatat.
-Gur ... – murmuriti lehoneja me zė tė
qarė. – Gur, shpirt i nėnės, e s’ka kush tė zbrazė njė dyfeg, qė ta dijė gjithė
fshati se na u ndes prapė zjarri nė vatėr.
-Hesht, nuse bijė, mos qaj, se
dyfegnė e zbraz unė vetė pėr djalin! – thirri zonja e madhe; e mbėshtolli
foshnjėn nė pelena, ja la nė pėqi nuses sė parė, rrėmbeu njė dyfeg tė mbushur,
nga ata qė ishin varur nė peronat, e nxorri grykėn ne mazgalli edhe e zbrazi
dang e dang, tri herė.
U gėzua gjithė miqėsia, afėr e larg.
Djalit ja vunė
emrin e t’et: Sefedin.
Zonja e madhe, stėrgjyshja, harroi sėmundjet e
pleqėrinė, u krekua, u pėrtėri si mėnjolla, ngriti kokėn lart, si qėmoti. Natėn
e tė tretave vuri djepin nė kėndin e djathtė, tė burrave, e qerthulloi me dega
lisi tė njomė, i vuri njė dyfeg nė krye, njė pisqollė, njė shptaė,
vezme.
-Burrė u bėfsh, trim u bėfsh e gjaknė mos e harrofsh kurrė!
Qė kur
ish foshnjė, Sefedin Sefedini prekte me gishtėrinjtė e tij tė njomė llozin e
ftohtė tė dyfegut, e pėrkėdhelte. Nė motin e gjashtė, kur e kish édhe krahėrorin
plot me rupa argjėndi njėri mbi tjetrin, si ato luspat e peshkut, zbrazi dyfeknė
e parė nga dritarja. Ky defeg s’ishte as karafil, as manxhura, as martinė e as
dogra, po manxer tringo i ri, qė merrte brenda njė krehėr me pesė fyshekė.
Manxeri ishte i shtrenjtė - njėzet lira folri njėra mbi tjetrėn. Edhe fyshekėt
ishin tė shtrenjtė. Po zonja e madhe nuk kursente asgjė: e mėsonte Sefedinin tė
merrte nė shenjė. Ajo mbush, ay zbraz; ajo mbush pėrsėri, ai zbraz pėrsėri,
gjersa dora nuk i dridhej fare e syri nuk gabonte. Fluturonte lart petriti,
laraska a korbi e plaka thosh:
-Bir, ja njė Gjatolli!
Dhe pa mbaruar mirė
fjalėn, “Gjatolliu” kėputej e binte poshtė sikur e thėthinte gremina.
Herė
zonja e madhe, herė nėna e herė gjithė Shėmėrtia kėndonin trimėritė e
Gjonomadhėve; Sefedini i dėgjonte i menduar, i vrėnjtur. A dinte vallė se ai
ishte Gjonomadhi i fundit i gjithė kėtyre brezave bujėmėdha? Domosdo e dinte. Ky
ishte ushqimi i pėrditshėm qė merrte shpirti i tij.
Zonja e madhe priste tė
rritej edhe ca, ta martonte edhe pastaj, pas martese, ta niste qė t’ja bėnte
forra luftės me Gjatollinjtė. Sepse zonja e madhe ngulte kėmbė e nuk donte tė
ndahej nga kjo botė para se ta ngopte shpirtin: tė dėgjonte se stėrnipi kish
lidhur fillin e jetės sė tij me atė tė gjyshstėrgjyshėrve, se kish marrė gjakun,
se armiku kalbej nė varr e se shtėpia e kėtij ishte veshur nė zi. Po e para nga
tė parat: martesa.
Kėshtu donte zonja e madhe, po puna doli ndryshe.
Njė
ndajnatė, aty nga zemra, ranė ca dyfegje lart mbi fshat, ne Guri i Pjetėrkalit.
Bile njerėzit i njohėn pas krismės:
“Ky ėshtė manxeri i Sefedinit! Ndofta
gjaun ndonjė egėrsirė”.
Po nuk ish egėrsirė, sepse pas pak u dėgjua njė
dogra.
“Kjo ėshtė dograja e Sefedin Gjonomadhit qė e mban Selman Gjatolliu.
Po pse s’pėrgjigjet manliheri i Nures? Nurja e Selmani s’ndaheshin
kurrė”.
Mbajtėn vesh e pritėn. Krisi pėrsėri tri a katėr herė rresht manxeri
i Sefedinit. Dograja s’u pėrgjegj mė. Heshtje. Nuk shkoi shumė - ja, sa tė
dredhėsh e tė pish njė cigare duhan – dhe zbardhi nė ata gurė tė zinj fustan’ja
e Sefedin Sefedinit. Zbardhi, zbriti e shkoi mespėrmes Shėmėrtisė sė Sipėrme me
tre dyfegje: dy krahut e njė nė dorė, me tre kollanė fyshekė tė ngjeshur kryq e
tėrthor, me tri kobure nė silahe. Kaq? Jo, Sefedin Sefedini mbante varur nė
kraharor edhe tre qostekė argjendi, me pafta tė mėdha, si mburoja. Njėri ishte i
tija, tjetri ishte i Selmanit. E panė me sytė e tyre tė gjithė ata qė ishin
mbledhur e rrinin pėr fjalė e kuvend nė hajat tė xhamisė. E panė, i kthyen
tunjatjetėn e thanė me vete:
“Vajti haka ne i zoti. Gjonomadhi Gjonomadh
mbetet.”
“Dardha nėn dardhė bie”.
“I lumtė njajo dorė!”
Edhe kur u
ngjit bota lart, ne guri i Pjetėrkalit, gjeti Nure Gjatollinė tė vrarė nė gjithė
atė vend qė ku e kishin ngritur katėrmbėdhjetė vjet mė parė Sefedin Gjonomadhė,
t’anė e Sefedin Sefedinit. Pakėz mė tej ish shtrirė Selman Gjatolliu me njė
plumb nė ballė.
“Hajde, dorė Gjonomadhi, hajde!”
“Mėnon, duron, po
s’harron...”
Pa kur ma pa zonja e madhe dogranė e tė nipit, tė Sefedinit, ma
mori nė krahė, ma puthi, sikur tė paskej puthur tė nipnė e ma lau me lot, ma
fshiu me cullufet e bardha tė kokės. Me cullufet, ore! Se katėrmbėdhjetė vjet
kish pritur ajo tė merrte prapė dyfegnė e tė birt tė tė birt! Katėrmbėdhjetė
vjet nė hi tė vatrės, kryeunjur, pa gėzime. E shponin nė zemėr, si tryelė,
gozhdat e opingave tė Gjatollinjve, qė shkonin e vinin aty, mbi udhė, me armėt e
Sefedinit nė sup.
Priti shumė, po nuk priti kot.
Ja, stėrnipi, ja shkuli
gozhdėn nga zemra: vrau krerėt e fisit tė Gjatollinjve.
U gėzua gjithė
miqėsia anembanė, afėr e larg.
Me t’u platitur vala e parė e gėzimit,
stėrgjyshja i tha:
-Bir, zgjidh e merr njė nuse a dy, cilat tė tė dojė zemra,
se dua tė bėjmė dasma. Nė s’do tė zgjedhėsh vetė, lermė mua tė tė zgjedh.
-Tė
puth kėmbė e dorė, nėnė e madhe: martsėn ta lemė pėr mė tutje. Gjer tani s’mė ka
pjekur ylli me asnjė.
Zonja e madhe u pikėllua:
-Nė s’do martesė, mbyllu
brenda, se ata emėrshuarit duan tė tė vrasin. T’i kanė zėnė tė gjitha pusitė. Ca
tė tjerė vijnė vėrdallė.
Sefedini qeshi:
-A ke parė, zonjė e madhe,
mashkull Gjonomadhi tė mbyllet brenda, si gratė?
Zonja e madhe u zu
ngushtė.
-Jo, bir, s’kam parė. Po atėhere si do t’ja bėjmė? Mos dhėntė i
sipėrmi tė na shuhet kandili, qė mezi na u ndez! Plumbi shpon mish tė
gjallė...
Plaka ra nė tė thella: e hodhi e priti me mendje, dha e mori natėn
e ditėn, pastaj tha:
-Sefedin, bir: ti je mashkulli i vetėm i derės – u
shtofsh e u bėfsh njėqind oxhakė! Nė s’do tė martohesh e as tė mbyllesh brenda,
merr dyfegnė e ndonjė shok tė besės e shko larg, nė Gegėri. Atje dera jonė ka
shumė miq. Pas motmoti, jo mė vonė, kthehu tė bėjmė dy a tri dasma njėrėn pas
tjetrės. Nuset ja zgjidhi vetė, ja t’i zgjedh unė.
Sefedin Sefedini i mori
dorėn zonjės sė madhe, i mori dorėn nėnės e shembrės sė kėsaj, qė e donte si
sytė e ballit, puthi motrat e u nis pa lindur dielli. Jashtė e priste njė shok i
besės, mik me kokė i derės sė Gjonomadhėve. Dy tė tjerė, qė kishin qėruar udhėn,
prisnin mė tutje. Fėrshėllyen, muar pėrgjigje, u nisnė. Vetėm katėr veta,
Sefedini nuk ktheu kokėn qė tė shikonte shtėpinė qė mbeti prapa majė njė
magulli. Nuk e ktheu, sepse i himbsej shumė. Dhe psherėtiu. Pėrse? Ju kujtua se
nė kohėrat e para Gjonomadhėt dilnin nėpėr botė me njėqind e ca dyfegje...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:03

(vazhdimi)


Andej, nė Gegėri, miqtė
dhe miqtė e miqve e pritėn kudo krahėhapur. Mirėpo, koha ishte shumė e turbullt.
Zjente dyfegu nė tė katėr anėt. Si mund tė rrinte duarkryq nė mes tė kėsaj bote,
ai, djalė i njomė, po zemėrfortė, qė e kish zbrazur kaqė herė dyfegnė? Pra bėri
ashtu siē bėnė miqtė dhe miqtė e miqve: u hodh vorbull mė vorbull, luftė mė
luftė. Sė pari i ktheu dyfegnė Trukut kur ky donte tė shkelte Dibrėn. Pastaj ju
dėgjua emri nė tė dy Dibrat, ju dėgjua nė Kosovė e brenda nė Shkup, ku kosovarėt
trupgjatė e plisbardhė thanė pėrpara gjithė botės – me britmė e pushkė - se janė
shqiptarė dhe duan qė vendi i tyre tė jetė Shqipėri, si qėmoti. Pastaj krisi
lufta me tė katėr kralet, vendi u mbush flakė e zjarr. Dhe kėshtu, luftė pas
lufte, u gjend, s’di se si, nė Shkodėr, nė mes tė redifėve tė Esat Pashės, dhe i
vuri dyfegnė Nikoll Popit – siē i thoshin asohere knjaz Nikollės sė Karadakut,
qė s’ngopej me tokat qė kish rrėmyber e donte tė gllabėronte toka tė tjera tė
vendit tonė - nuk e la tė bėnte kėmbė kėtej. Mirėpo Nikoll popi u bashkua me
kralin e Sėrbit e zuri tė godasė me topa tė mėdhenj, dėrgoi mizėri njerėzish me
mitralozė tė ngrehur mė tri kėmbė. Ftohtė. Dėborė. Sefedini nuk luftonte dot si
shumė tė tjerė, futur nė gropė. Jo, dilte e luftonte sheshit, siē kishin luftuar
tė partė e tij. Po kujt t’i binte? Ata me opinga derri qėllonin nga larg me top.
Mori dy plagė e humbi njė nga tė tre shokėt. E shpunė nė Dibėr, gjersa t’i
mbylleshin plagėt. E me t’ju mbyllur u hosh prapė nė luftė, sepe krali i Sėrbit
kish shkelur Dibrėn, kish vėnė zjarr anembanė, kish ēnderuar, kish vrarė.
Sefedinit ju ndez gjaku. U ngrit krah pėr krah me dibranėt dhe i vuri dyfegnė
katraveshit me opinga derri, e nxori nga tė dy Dibrat, e ndoqi gjer nė Gostivar
e nė tEtovė, ju afrua pėrsėri Shkupit tė Isa Boletinit. Luftonte, shikonte e
ēuditej: pėrkrah kish jo vetėm miqtė e tij, po edhe armiqtė e miqve tė tij.
Njerėzit kishin lėnė mėnjanė mėritė e vjetra, gjakrat e vjetra dhe ishin
bashkuar tė gjithė kundra tė huajit qė shkelte e ēnderonte vendin. Nisėn t’i
lindnin mendime e dėshira tė reja mė tė forta se sa ato tė luftrave qė ksihin
bėrė fisi i tij me atė tė Gjatollinjve. Por kėto dėshira ishin edhe mjaft tė
mjegullta, tė turbullta, - ashtu siē ishte edhe koha e ahershme. Sidoqoftė, i
dhembi shumė kur dėgjoi se Esat Pasha ish shitur e hequr nga Shkodra e i kish
hapur udhė Nikollės...
Dhe pėrsėri turbullira. Kur ju kujtua porosia e zonjės
sė madhe, tėrė vendi ynė ish bėrė copė-sopė: e kishin shkelur e djegur tė katėr
kralet e vegjėl e katėr nga ata tė mėdhnjtė: Austria njė, Gjermani dy, Italia
tre, Frengu katėr. Po njerėzit ē’bėnin? Ishin ndarė e pėrēarė. Shumė kishin
vrarė kralėt e vegjėl e tė mėdhenj, shumė tė tjerė i kishin shkulur nga vendi e
hequr tutje, syrgjyn, qė vendi tė mbetej hambull, lėndinė. Dhe kudo tė hidhje
sytė nuk shihje veēse vdekje, sėmundje, skamje.
Tani Sefedini ish rrahur me
vaj e me uthull, kish hyrė nė moshėn e burrėrisė. Trupi i tij kish shumė plagė
tė mbyllura, po shpirti i tij kish njė plagė shumė tė madhe tė hapur, tė
pėrgjakur. Kish harruar fshatin e shtėpinė...
Dhe ja, njė ditė, nė atė mėngė
tė vendit, nė Shėmėrti, sosi njė togė e njė tabori tė Esat Pashės. Ky tabor
hante bukėn e Frėngut e luftonte pėrkrah frėngut kundėr memces, brenda nė
Shqipėri. Njerėzit ishin veshur me rroba shajaku bojė vaji, si nė tė gjelbėr,
ashtu siē ishin veshur algjerianėt, marokanėt, tunisianėt dhe ushtėri tė tjera
qė kish sjellė Frėngu nė vendin tonė. Kėta mbanin feste tė gjata, tė kuqe, me
hėnėzė mbi ballė; esatistėt mbanin qeleshe tė bardha, herė me hėnėzė e herė me
shqiponjė. Toga e taborit tė Esat Pashės kish “kumanar” Sefedin Sefedinin nga
dera e Gjonomadhit.
“Po ē’ėshtė kjo turbullirė? – do tė thuash zotrote.
–Pardje nė Dibėr e nė shkup kundėr Turkut; dje nė Shkodėr kundrė Karadakut e nė
Dibėr kundėr Sėrbit; sot me Esat Pashėn, qė kish qenė herė mik i Turkut e herė
mik i Karadakut e i Sėrbit...” Fjalėn e the mirė, o kėndonjės: tamam
“turbullirė”. Po, trubullirė e madhe nė gjithė vendin, turbullirė e madhe nė
shpirtin e shumė njerėzve. Kėtė turbullirė na e sillte ajo e keqja e madhe she
de s’kishim dritė.
Po mė falni, se dua ta lish pėrsėri fillin e rrėfimit,
ashtu siē ka qenė, ashtu siē ka ndodhur. Thashė: toga e esatistėve kish nė krye
Sefedin Sefedin Gjonomadhin, qė kish nisur tė fliste nėpėr hundė e me fjalė tė
shkurtėra, tė prera. Toga kėndonte njė kėngė qė e kish sjellė me vete nga
Shqipėria e Mesme:

Esat Pasha gropa-gropa,
Karadaku lufton me
topa..

Bashkė me togėn kėndonte edhe vetė Sefedini, duke ngritur lart e
mė lart zėrin.
Thirri e kėndoi gjer brenda nė fshat. Aty s’kėndoi mė, nuk
thirri mė. Zonja e madhe, stėrgjyshja, kish mbyllur sytė e kish shkuar tek tė
shumtėt. Me ankth kish rrojtur, me ankth kish vdekur. Se s’ėshtė punė e vogėl tė
presėsh sosjen kur di se jeta e fisit tėnd ėshtė e lidhur me njė fill tė hollė
dhe nuk di as se ku gjendet ky fill. Nėna me shemrėn ishin nė shtėpi. Tė
mplakura para kohe, me njė vajzė tė vogėl, tė motrėn e Sefedinit, qė kish lindur
dy muaj pas tij. Dy tė tjerat ishin martuar. Gjėnė e gjallė e kishin grabitur tė
huajt, qė kishin shkuar nėpėr fshat si ujqit. Ato tė dyja, nėna e shemra,
punonin vetė tokėn. Gjatollinjtė keq e mė keq. Lufta, zia, sėmundjet i kishin
sheshuar barabar me dhenė. Dhe kish shumė shtėpi tė djegura nė tė dy Shėmėrtitė,
tė Sipėrm e tė Rėposhmen.
Sefedinit iu duk sikur jeta ishte pėrmbysur. Kudo
njerėz tė brengosur, tė urtuar. Prisnin me zemėr nė dorė tė korrat e reja.
I
ra rreth e qark fshatit, qė i dukej i rrėgjuar, i zvogėluar, i shėmtuar, me ato
gėrmadhat e tij tė shumta. Ujėt e kronjve tė ftohtė i dukej i pėshtirė. Mezhdat
e arave kishin mebutr pa hije, se pemėt i kishin brejtur kuajt e mushkat e
frėngut e ishin tharė. Njerėzit e shikonin si tė huaj. Dhe me tė vėrtetė ishte
si i huaj.
Shokėt e togės s’dinin gjėra tė tilla, qė do t’i ndjenin vetėm
kur do tė ktheheshin nėpėr fshatrat e tyre, prandaj hė pėr hė hanin pilafin e
frėngut me mish dashi Australie ose mish deveje Misiri dhe ja thoshim
kėngės:

Ee-sat Paa-sha groo-pa grooo-pa,
Ka-raa-daa-ku luu-fton me
tooo-pa,
O s’jaaan too-pat e Karadakut...

Vendasit shikonin e dėgjonin
tė habitur. Kėnga as i ngrohte, as i ftohte. Njerėzit me rroba bojė vaji, tė
ngarkuar me kollanė e vezme fyshekėsh, me bomba tė varura nė bel, me kobure nė
kėllėfė drejtpėrdrejt nė kollan a nė rryp apo tė futura nė kėllėfė e tė varura
nė tė mėngjėr, qė flisnin shqip, po si nėpėr hundė, duke i kėputur fjalėt
pėrpara se t’i mbaronin, u dukeshin sikur kishin ardhur nga njė botė tjetėr. Ama
armėt ua shikonin me zili. Domodo: manxeri e manliheri kishin dalė sheshit,
dograja e martina ishin futur hatujve.
Kumandar Sefedin Sefedini bėri emėr tė
kėndohej njė kėngė tjetėr, ajo e katėr kraleve. Dhe njerėzit e tij
kėnduan:

Katėr krale nisėn lu-
Nisėn luftė me Turkin.
Dun me hap
rrugė nė Shkodėr,
Dun me da tė mjerėn Shqipėni.

Vendasit mbanin vesh e
dėgjonin. Dėgjonin dhe kuptonin, sepse ish fjala pėr Shqipėri. Dhe kėnga ishte e
mallėngjyeshme, si mė tė qarė.
-Kumanar – i tha Sefedinit njė nga tė tijtė -
kan ardh shumė burra e dun pushkė, dun me u shkruejt.
Dhe kjo ishte e
vėrtetė. Shumė vendas donin tė hynin nė bukė tė Frėngut kundėr Nemcit. Ē’ėshtė e
drejta, atyre s’u bėhej vonė pėr Frėngun e Frėngoren e tij, pėr Nemcin e
Nemcoren, pėr djallin e djalloren qė, thoshin, le t’i nxirrnin sytė
njėri-tjetrit e le t’i hiqnin pėr peri. Ata donin bukė, se u kish hypur varfėria
dhe, mė shumė se bukė, donin dyfegje e fyshekė, bomba e mitralozė, e mė tej
dinin vetė se ē’duhej tė bėnin...
Kėtė punė e merrte vesh mirė e bukur
Sefedin Sefedini. Dhe tha me vete: “Duhet parė se mos ka edhe ndonjė nga ata tė
Gjatollinjve qė kėrkon dyfeg. Pėrse?” Ecte pėrmes grynjave tė Shėmėrtive me dy
veta prapa. Vendin e njihte me pėllėmbė: lart ishin arat e Gjonomadhėve, pra tė
tijat; poshtė ishin ato tė Gjatollinvje. I ndante vetėm njė mezhdė e ca gorrica
tė egra. Sa e sa burra ishin vrarė njė herė e njė kohė, nga tė dy palėt, nė kėto
ara qė i ndante mezhda e gorricat e egra. Dilnin pėr tė lėruar me parmendė a me
damaluk tė drunjtė, njmonin tokėn me dirsėn e tyre dhe mė tej – me gjakun e
tyre. Ja, kėto gjėra bluante Sefedini nė mendje duke ecur gjatė mezhdės. Po ja –
a mos i bėjnė sytė? – Poshtė rrėzė mezhdės, duket njė ēupė. Kjo bėn tė ikė e
s’ik dot. Rri nė vend, e ngrirė, sikur ėshtė ngulur brenda nė dhe. Pėllėmbėn e
mabn mbi sy, qė tė mos ja vrasė djelli, dhe shikon. Fytyrėn e ka tė bukur, tė
rrumbull. Portokalle? Jo; shegė? Jo; mollė? Po. Mollė tė kuqe nga ato tė
Shėmėrtisė . Po tė shikuarit e ka tė ashpėr. Sytė e saj shüojnė si gjemba.
Sefedini afrohet, mban kėmbėt. Edhe ata qė vijnė prapa qėndrojnė mė tej.
-E
kujt je, moj gocė e bukur? – pyet Sefedini.
Ajo e shikoi nėpėr qepallat e
kreshpėruara si hala dėllinje. Sefedinit i rreh zemra. “Sa e bukur!” thotė me
vete dhe e pyet sė dyti:
-E kujt je, moj ftujake e njomė?
Vajza vrenjtet e
mė shumė.
-S’di e kujt jam-a? – ja kthen ajo. Jo vetėm vėshtrimin, po edhe
zėrin e ka me hala dėllinje. Sefedinit i vjen tė qeshė: kaqė e bukur, po kaqe e
vrazhdė nė tė folur e nė tė vėshtruar. Megjithatė, nuk qesh; e mban veten si
“kumanara” i vėrtetė. Dhe pėrsėri me mend e tija: “Sa e bukur, sa e bukur!”
I
thotė sė treti, me zė tė butė (me zėrin e Gjonomadhėve):
-Jo, moj e bukur,
s’di e kujt je.
-Jam e Nures..A e ke njohur Nuren e Shėmėrtisė sė
Rėposhme?
Tani i vjen radha Sefedinit tė vrenjtė ballin, me dhembje.. Me tė
vėrtetė, pyetja e tij kish qenė e kotė. Duhej ta kish marrė me mend vetė; ara
ėshtė e Nures, pra edhe ēupa e Nures. Armiq i kish Gjatollinjtė, po nuk ua hante
hakėn: njerėėz tė hijshėm, si nė burra e nė gra. Psherėtiu e i tha me zė tė
butė, tė pikėlluar:
-Qofsh e gėzuar, moj ēupė e mirė! Mos ma merr pėr tė keq
se tė pyeta. Jam i ardhur..Dera jonė me derėn tuaj...
Ēupa s’e kish pritur
kėtė fjalė nga goja e njė Gjonomadhit tė fundit. Sefedini i kish folur me njė zė
kaq tė dhimbshėm sikur t’i paskej ardhur keq pėr gjithė ato qė kishin ndodhur
gjatė gjithė brezave midis dy dyerve, qė ishin vrarė e sosur kot mė kot.
Dhe
pėrsėri Sefedini:
-Qofsh e gėzuar sot e mot! Babanė ta kam njohur. Trim ka
qenė, burrė ka qenė po unė...Kėshtu paska qenė e thėnė. Mos mė mbaj mėri. Aq mė
shumė se sot jam e nesėr ndofta s’jam.
E bija e Nure Gjatolliut ngriti kokėn
mė fort, hapi sytė dhe e shikoi mirė e mirė: me gjithė mend e kish, apo tallej?
Jo, Sefedini nuk tallej. Ishte i pikėlluar. Pa, meqė e mira ndjell tė mirėn, u
mat t’i thosh: “Edhe ti qofsh i gėzuar, o kuandar”, po aty pėr aty ju kujtua se
nuk i flitet kėshtu hasmit tė derės dhe aq mė fort dorės qė i kish vrarė babanė
ne Guri i Pjetėrkalit. Doemos, ajo e dinte edhe se i ati, Nurja, i kish vrarė
Sefedinit t’anė, pra...Po jo, kėto janė fjalė qė s’i thotė sot kush se ka gjak
pėr tė marrė. Mė vonė, kur ta vriste i vėllai Sefedinin e tė lante gjakun e
babait, mund tė thosh edhe ajo ndonjė fjalė tė mirė pėr tė, siē thotė tani
Sefedini; sot – jo! Sepse hė pėr hė, Sefedini ishte fajtor. Pra puna e nderi e
donte qė tė vritej Sefedini, tė shuhej e tė mbyllej dera e Gjonomadhėve. Dhe sa
keq i vinte pėr kėtė njeri, qė rrinte i pikėlluar pėrpara saj, i gjatė, i
hijshėm, me njė gjurmė plage nė njėrėn faqe, qė mezi ja mbulonte maja e mustaqes
sė zezė si pendė korbi. Ē’sy tė fortė kish ky njeri! Ajo e pyeti veten: “Tė
kisha njė kobure, a do t’i binja ta vrisnja?” dhe u pėrgjegj: “Do t’i bija..dhe
pastaj ndofta do ta laja me lot”.
Ja, kėto gjėra i vinin vėrdallė nė kokė sė
bijės sė Nures,a tje nė mezhdėn qė ndante arat e Gjatollinjve nga arat e
Gjonomadhėve. Vrugoi ballin, rrahu ta mbushė me zhubra, po mė kot: sepse zhubrat
i sjellin vjetet e jo dėshirat. I tha:
-mirė qė e paske njohur babanė.
Pandehja se ndofta e kishe harruar.
Sefedin Sefedini, qė kish luftuar nė
Kosovė, nė Shkodėr, nė tė dy Dibrat e gjer tej nė Gostivar e Tetovė, qė kish
parė kaqe zjarre e gjak e qė ish kumandar mbi shumė njerėz, vuri dorėn nė zemėr,
uli kryet e ju fal ēupės sė hasmit, pastaj u largua nga mezhda qė ndante
Gjonomadhėt nga Gjatollinjtė. Ata dy burrat e ndoqėn nga prapa.
Atė ditė
Sefedini u largua, po tė nesėrmen u kthye pėrsėri. E gjeti tė bijėn e Nures tek
po merrte egjėrin e grashinėn, midis grynjave. I skuqte shamia mbi krye. Shamia
ishte e kuqe, po faqet e sė bijės sė Nures ishin edhe mė tė kuqe. Era e hollė e
qershorit tundte kallinjtė, qė unjeshin e ngriheshin dallgė-dallgė. Sefedini
qėndroi, mbajti kėmbėt lart, nė mezhdė, dhe shikoi. Kėsaj radhe ishte fillikat,
pa njerėz prapa qė ta ruanin.
Nurija – kėshtu i thoshin ēupės sė Nures –
mori njė krah bar, ēau ngadalė grunjat dhe ju afrua mezhdės tek rrinte
Sefedini.
-Puna mbarė, moj ēupė e mirė! – i tha Sefedini. ėAjo bėri sikur s’e
pa, sikur s’e dėgjoi, me gjithė qė ai ndodhej dy ēape afėr e afėr. Unji shaminė
e kuqe mbi ballė, shikoi me bisht tė syrit, u mundua dhe bėri tė hynte prapė nė
grynjat tek skuqnin paparunat.
-A di pėrse dera jonė ėshtė nė gjak me derėn
tuaj, moj e bija e Nures? – pyeti Sefedini.
Ajo u kthye, e shikoi ashpėr me
pėllėmbėn mbi vetullat e holla e ju pėrgjegj:
-Ti mė pyet – a? Ti qė mė ke
vrarė babanė?
-Mos ma merr pėr tė keq se tė pyeta. Sa pėr babanė, ti e di se
edhe yti vra timin, qė kur isha nė barkun e nėnės. S’kisha ē’tė bėja. Po tė mos
e vrisja nuk rronja dot. Pastaj do tė mė vriste. Ay ishte burrė, unė isha
katėrmbėdhjetė vjeē djalė.
-Ishe si ishe, ishte si ishte, ai tė pret andej,
qė t’i shpiesh tė fala nga Shėmėrtia.
Nurija futi dorėn nė gji e s’di
ē’kėrkoi atje. Shaminė pėr tė fshirė dirsėn e balli? Jo. Sefedini e mori vesh se
ē’kėrkonte dora e sė bijės sė Nures, po nuk u tund nga vendi, nuk vuri dorėn nė
brez ku mbante koburen tė mbushur. E shikoi e pikėlluar, qėrtonjės dhe i
tha:
-Ne jemi nė gjak, se qėmoti njė nga tė mitė u zu me njė nga tė tutė, pėr
punėn e njė ēupe, qė e donte edhe njėri edhe tjetri. Pėr kėtė ēupė ėshtė derdhur
njė lumė gjaku. Kėshtu mė ka thėnė stėrgjyshja kur isha i vogėl.
-Ka qenė si
ka thėnė, unė s’dua tė di. Sot dera jonė ka pėr tė marrė njė gjak nga dera juaj.
Do t’ju shuajmė fare, do t’ju fshijmė nga faqja e dheut.
Sa ashpėr fliste e
bija e Nures!!
-Doni gjak, thua? Doni tė na shuani fare? Pėrse?
-Pėrse e
pėrse, ja nga koha qė ka re – ja theu ēupa me tė qesėndisur.
Sefedini u mat
t’i thosh: “Unė e di se ē’ke nė gji. Ke njė kobure. Mirė, nxirre e vramė me
dorėn tėnde”. Dhe fėrkoi sytė, i mbylli pak, duke pritur, edhe me pikėllim, po
edhe me pėrbuzje. Ajo kuptoi ē’kish dashur t’i thosh, nxori dorėn nga gjiri,
kėputi njė kalli tė njomė dhe zuri tė shkoqė njė nga njė koqiskat qumėshtore. I
shkoqte dhe i kafshonte me dhėmbė.
-Mos u nxito, gjaknė do tė ta marrin tim
vėllezėr. A mos kemi frikė se je kumandar i atyre kokėlakrave?
Dhe
vazhdoi:
-Apo tė thotė mendja se ne e harruam gjaknė e gurit tė
Pjetėrkalit?
Sefedin Sefedini psherėtiu: ju kujtuan tė gjitha.
-Atje – tha
– ne Guri i Pjetėrkalit ėshtė vrarė edhe imi edhe yti. Unė...
Rrinin tani
ballė pėr ballė: ajo si e nusėruar, me duart grusht nėn gjinjė, ai si i
dhėndėruar, me duart varur. Era u forcua e mė shumė, pėrkulte sa ment pėrthyente
grynjat e derės sė gjonomadhėve e grynjat e asaj tė Gjatollinjve, pothuaj i
bashkonte, i gėrshetonte. E si rrinin kėshtu papritur Sefedini bėri buzėn nė
gaz, sepse tha me mendt e tija: “Pse s’ėshtė kėtu nėna e madhe, ta pyesja nė i
pėlqen tė marr nuse tė bijėn e Nure Gjatolliut? Ajo desh tė mė martonte.”
Cicėriu njė zog i vogėl nė grynjat, pastaj edhe njė tjetėr; ju pėrgjegjėn shumė
zogj tė tjerė nga drizat, nga pemėt, nga qielli. Edhe Nurija e Nures, padashur,
buri buzėn nė gas. Vetėm atėhere Sefedini vuri re se e bija e Nures kish gropėza
nė tė dy faqet. Dhe sa lezet i kish kur vinte buzėn nė gaz! Nė atė ēast, nė
qoftė se ajo do tė kishte nxjerrė koburen nga gjinjtė e do tė matej t’i binte,
Sefedini nuk do tė kish lojtur nga vendi, po do ta kish pritur plumbin i gėzuar,
do tė kish vdekur i gėzuar. Nga dora e saj, vetėm nga dora e saj! Sepse vdekja
ėshtė e ėmbėl kur vjen nga dora e asaj qė ti e do mbi tė gjitha.
Aty pėr aty,
Sefedini u err pak e tha me zė tė dhimbsur:
-Po tė jetė puna pėr tė shuar e
pėr tė mbyllur derėn, mund tė shuhemi e ta mbyllim lehtė tė dy palėt. Marr
njėqind burra, nga ata qė i kam nėn urdhėr, zbres poshtė, nė Shėmėrtinė tuaj, e
nuk le gur mbi gur. I lag tė gjithė me gjak.
Ngriti zėrin e shtoi me tingull
tė pėrzėmėrt, tė butė (prapė zėri i Gjonomadhėve qė, siē thoshin tė gjithė,
ishte bar pėr plagė):
-Dėgjo, Nurije (dhe zėri ju drodh kur ja shqiptoi
emrin). Unė s’dua tė shuhet as fisi im, as juaji. Dua tė rrojmė edhe ne, tė
rroni edhe ju. Mjaft gjak u derdh mė kot kėtu ku jemi, ne Guri i Pjetėkalit,
rreth e qark.
Nurija ja ktheu:
-A nuk ikėn tani, o djalė? Se ta dish, po
ardhi selmani, tė vrt nė vend, ja, pėr kėtė bukė! – dhe hapi tė dy pėllėmbėt mbi
halat e kallinjve tė njomė.
-Mirė - tha Sefedini. – Meqė ti po mė pėrzė, unė
do tė shkoj.
Dhe bėri t’ja merrte nga kish ardhur.
-Jo andje! – i thirri
Nurija e trembur. – Mos shko andej! Nuk dua tė shkosh andej! Mos!
Zėri i
Nurijes dukej i trembur, i njomur me lot. Shtoi:
-Merrja kėtej poshtė, nėpėr
vragė - dhe i tregoi me dorė njė vragė nė anėn e kundėrt.
Sefedini diē
kuptoi, si nėpėr tym, ngriti pėllėmbėn e fėrkoi sytė, shikoi rrotull, gjer larg,
vuri dorėn nė brez, i hodhi njė vėshtrim lamtumire e mirėnjohjeje Nurijes dhe ja
mori andej, vragės qė i kish treguar ajo.

A doni t’ju them tani, o
kėndonjės, se ē’ndodhi mė tej?
Dėgjoni,
Tė nesėrmen, toga me kumandar
Sefedinin nė krye u ngrys e s’u gdhi. Iku.
“Kėshtu e ka kanuni i atyre qė
shkojnė nė luftė” do tė thoni ju.
Mirė, po a thotė kanuni i atyre qė shkojnė
nė luftė tė rrėmbejnė ēupat e botės?
Se kėshtu ndodhi andej, nė Shėmėrti:
Sefedin Sefedin Gjonomadhi rrėmbeu tė bijėn e nure Gjatolliut. Jo, nuk e
rrėmbeu, po u rrėmbyen. Ēupa desh e iku. Nuk e shtrėngoi njeri. E shtyu zjarri i
zemrės. Ra nė dashuri pas armikut tė shtėpisė.
Thoni se pėr kėtė tė pabėrė u
ndez gjak i ri? Jo, nuk u ndez gjak i ri, po u shua edhe i vjetri.
U mbush
kėshtu fjala e atij burrit tė thinjur e tė ushtuar qė kish thėnė njėherė e
njėkohė: “nJė thembėr ndezi zjarrė midis Gjonomadhėve dhe Gjatollinjve, njė
thembėr do ta shuajė”
Kjo fjalė s’doli e kotė: gjaku u mbyll pėrnjėherėsh,
siē mbyllet plaga kur i ve njė bar tė mirė.
Tani Sefedin Sefedin Gjonomadhi
nga shėmėrtia e Sipėrme ka pesė djem. Kėta pesė djem kanė nė damarė edhe gjak
Gjonomadh edhe gjak Gjatolliu. Nė s’i besoni fjalėt e mia, ngjiti lart nė
Shėmėrti e do t’i shihni me sytė tuaj.
Ē’ėshtė e drejta, nga kjo punė doli
njė si ngatėrresė e vogėl: nė shtėpinė e Gjonomadhit u bėnė dy Nurije, vjehrra e
nusja, po kjo s’ngra kandar, sepse nė Shėmėrti s’e kanė zakon t’u thonė nuseve e
nėnave me emėr – nusja i thonė vjehrrės “nėnė” ose “zonjė” dhe vjehrra i thotė
“bijė”, “Nuse”.
Mbaroi rrėfimi?
Mbaroi, po kam t’u them edhe nja dy fjalė
kėndonjėsve. Kur dėgjoi se ē’kish ndodhur e se si ishin rrėmbyer ata tė dy, u
ngrit mė kėmbė Dajlani i Kruabardhit, plak mbi tė qindėtat, qė kish parė kaq
gjak tė derdhur nga tė dy palėt, e tha:
-Gjysma e punės u bė vetė. Gjysmėn
tjetėr duhet ta bėjmė ne, qė tė forcohet miqėsia e re.
-Si? – i thanė.
-O
burrani t’ua mbushim mendjen tė dy palėve qė i biri i Nure gjatolliut tė marrė
tė bijėn e Sefein Gjonomadhit. Tė motrėn e Sefedinit.
Nuk mėnoi shumė e puna
mori fund. Selmani i Nures mori nuse motrėn e Sefedinit dhe u bėnė pat e pat:
njė dhanė, njė muar.
Dhe rrojnė shėndoshė e mirė.
Rrofsh edhe ti, o
kėndonjės, qė pate durimin tė kėndosh deri nė fund rrėfimin tim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:06

Nje kart Shen Naumit

E njoma penden ne
vrer
te nis t'ju shkruaj k'te karte
sa tmerr, o Zot, sa tmerr
ta
njomesh penden ne vrer
Kaq tmerr te zi dhe lemeri
sa pane syte e
mi
s'ka pare asnjeri

Shtepine e pash, kur m'u dogj
e pash foshnjen,
kur m'u poq
edhe tim shoq, o Zot,
edhe tim shoq

Dhe jam qe ahere,
sic me sheh
sic me sheh, edhe nuk me njeh
nje flete e thate neper
ere
kurre ne parajse, kurre ne sketerr

Edhe menndimi im,
c'mendim
une nate per nate bredh nder qiej
rreshqas permbi selvi
se si
per cudi
vete Zonja Shen Meri
vete Zoti Shendelli
me shpie permbi
selvi

Per dreke shkoj ne Zoti vete
ne Zoti i madh e i vertete
qe
rri ne rete
me kembet lagur ne det
Me thote i shjenjti "Ulu, ha!"
dhe
une qesh, dhe une qaj
"Jo!"- mish prej foshnje une nuk ha
Dhe ik pastaj e
fluturoj
ne qiej te athet si limoj
ne qiej te verdhe si limoj

Tak,
tak, troket
Tak , tak
A s'hape deren pak?
A s'hape shpirtin
pak?
"Kush eshte ne cardhak?"
S'pergjigjet asnjeri, nga terri i zi
i
them: "Kush je ti ne terr te zi?"
"Jam Zonja Shen Meri"

Oh, i bie ne
gju
bejme tani nje here, dy, dyzetetri
ergjend je moj Shen Meri
e
vojtur je moj perendi
Se ti ke qare, se ti di
sa eshte e dhembshur nje
femi
Kisha Zonje nje femi
dhe desha fort ta mbaj ne gji
ta mbaj ta rrit
per Shqiperi,
per Shqiperi

Shtepine e pashe kur m'u dogj
e pashe
foshnjen kur m'u poq
dhe tim shoq, o Zot
sa tmerr te zi, sa lemeri
pane
syte e mi, s'ka pare asnjeri

Pa nis e qan Zonja Shen Meri
aty ne syte
e mi
i rrjedhin lotet ne shami
Pa nis edhe une e qaj
vajtoj, vajtoj me
vaj
Po sa cudi, sa cudi
te qaj zonja Shen Meri
sic qan nje cilimi
Me
erren syte dhe qaj
me mbytet shpirti, kur ze qaj
nga kaq vaj, nga vaji im,
nga vaji i saj

Po nis muret t'i zgermas
me thonje pergjakur i
zgermas
edhe bertas, porsi e cmendur bertas
Oh, me lesh leshuar
bertas

Tak, tak, troket
tak, tak
A s'hape deren pak?
dhe
shpirtin hape pak
Dhe perseri hyn brenda Zonja Shen Meri
kjo Zonje e rende
Shen Meri
veshur ne ergjend dhe ne flori
ne dore nje qiri

Pa
mbushet oda drite plot
pa mbushet shpirti kenge plot
dhe s'ka pike
lot
o Zot i madh, o Zot
Dhe nga Zonja, rrotull saj
nje tufe engjuj te
pafaj
dhe s'kam me vaj

Po midis engjujve e shoh
Oh foshnjen time
dhe e njoh
i bie ne gju, bejme tani
nje here, dy, dyzetetri
ergjend je
moj Shen Meri
Ti dore lare ne flori
ti me ke engjuj
dhe nje me fal
ti,
nje mituri, ta marr ne gji
ta mbaj, ta rrit per Shqiperi
Dhe doren
zgjata qe ta marr...

Kendon kendezi nje, dy, tri..
dhe tretet Zonja
Shen Meri
si engjelli
Qiriri shuhet, pas qiri
dhe mbetem rrishtas ne te
zi
ne terr te zi, ne lemeri
sa cudi , sa cudi
Po sonte prap do te
fluturoj
ne qiej te athet si limoj
ne qiej te verdh si limoj
dhe
foshnjen time do kerkoj
do fluturoj

Mos qeshni zonja dhe
zoterinj
se flas si cilimi, se qaj si mituri
ketu brenda ne
cmendi
foshnjen time qe desha fort ta mbaj ne gji
ta mbaj, ta rrit per
Shqiperi

Shtepine e pashe kur m'u dogj
e pash foshnjen kur m'u
poq
sa u perpoq, o Zot
edhe tim shoq
Sa tmerr te zi , sa lemeri
pane
syte e mi, s'ka par' asnjeri

Tak, tak troket
tak, tak
A s'hapni
porten pak?
Dhe shpirtin hape pak!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:06

Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli ėshtė
pseudonimi i Dhimitėr Paskos, i njėrit prej prozatorėve mė tė shquar tė
letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos
me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė
edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė
fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.
Mėsimet e mesme i kreu nė
Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i
shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist
dhe mė vonė e derisa vdiq, mė 4 maj 1967, si pėrkthyes.Mitrush Kuteli, si njė
personalitet demokrat qė i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u
keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dėnua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij
vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojė punėn e tij
krijuese nė kushte tė vėshtira ekonomike dhe i lėnė nė harresė nga shtypi
zyrtar.
Veprimtarinė letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po
edhe me artikuj qė kishin njė frymė antizogiste nė gazetėn "Shqipėria e re", nė
Kostancė (Rumani).
Vepra letrare tė tij janė vėllimet: "Netė shqiptare", "Ago
Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatės", "Dashuria e berberit Artan", "Shėnimet
letrare", "Sulm e lotė", "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengė",
"Havadan mė havadan", "Tregime tė moēme shqiptare" etj. Si pėrkthyes ai pasuroi
kulturėn shqiptare me Kryevepra tė letėrsisė botėrore si "Kujtimet e njė
gjahtari" tė Turgenjevit, "Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė
Gogolit, "Zotėrinj Gollovlinovė" tė Sllatikov Shēedrinit, vepra tė Gorkit, tė
A.Tolstoit, tė Paustovskit poezi tė Pablo Nerudės etj.
Tregimet e Kutelit ose
rrėfimet, siē i quan ai, pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė prozė realiste me tėrė
shqetėsimet e jetės sė fshatit malor tė Jugut. Nė tregimin e tij gjejmė traditat
mė tė mira tė letėrsisė sonė, pėrsa i pėrket rrymės sė thellė demokratike.
Personazhi i tregimit tė Kutelit ėshtė fshatari shqiptar, i dhėnė nė marrdhėnie
e raporte komplekse me klasėn feudale, nė luftėn e tij pėr mbijetesė nė njė
shoqėri ku sundon anarkia. Nė rrėfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit
shqiptar, po, duke shprehur pakėnaqėsinė ndaj realitetit ose shqetėsimin pėr
fatin dhe dinjitetin e njeriut tė thjeshtė e pėr vlerat shpirtėrore tė tij nė
kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu nė opozitė edhe me shoqėrinė e
kohės. Pra e kaluara nė rrėfimin kutelian u bėn jehonė mjaft problemeve tė
realitetit shqiptar tė kohės, si gjendjes sė rėndė tė fshatarėsisė, shfrytėzimit
tė egėr feudal, pėrpjekjeve dhe luftrave tė saj pėr tė ruajtur lirinė e pėr tė
jetuar me dinjitet.
Nė kėto tregime pasqyrohen edhe disa plagė tė rėnda tė
shoqėrisė shqiptare si: kurbeti e vėllavrasja.
Njė fshat i tėrė shuhet nga
veprimet ēnjerėzore tė beut, mali mbushet me kaēakė tė betuar pėr hakmarrje,
dashuria fshihet thellė e mė thellė, shpirti i mėrgimtarit digjet nga malli pėr
vendin e vet, gėrmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fėmijėt i kthejnė hallet e
rėnda tė prindėrve tė tyre nė motive tė lojės sė pafajshme dhe kėshtu fillojnė
tė ndjejnė peshėn e jetės.
Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr
tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė
tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė
traditė tė bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u
takua Ndoni me Zallorėt", "Gjonomadhė e Gjatollinj", "Xha Brahua i
Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natė muaji Shembiteri", "Natė marsi",
"Qetėsi para fėrtyne" etj.
Dramaciteti i kėtyre tregimeve ėshtė gėrshetuar me
njė humor shumė tė hollė, qė vjen gjithnjė organikisht, si sfidim i
tragjicitetit. Ai pėrfaqėson optimizmin karakteristik tė thjeshtė e me pasione
tė fuqishme.Tregimet e para tė Kutelit u shquan pėr lirizmin dhe pėrshkrime
dehėse, kurse tė tjerat u shquan pėr thellėsinė dhe vėrtetėsinė e pėrshkrimit tė
jetės.
Historiani, etnografi e filozofi janė shkrirė me poetin, qė i kėndoi
rrjedhshėm nė prozė jetėsinė e popullit tė tij. Tregimet mė tė mira tė tij si:
"Xha Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Kujtimet e kujtimeve"
etj, karakterizohen nga vėrtetėsia e pasqyrimit nga ngrohtėsia e ndjenjės dhe
bukuria e mendimit. Nė gjithė krijimtarinė e tij gjejmė pėrjetėsimin e krahinės,
tė gjithė malėsisė sė Pogradecit. Ai i bėri nė prozė krahinės sė tij atė
pėrjetėsim qė i bėri Lasgushi nė poezi.
Proza kuteliane dallohet pėr lidhjen
e saj tė gjallė me traditėn gojore, pėrrallėn, legjendėn e sidomos me baladėn e
Jugut, qė ndikuan thellėsisht nė krijimtarinė e tij. Ky ndikim ndihet nė mėnyrėn
e dhėnies sė personazhit, nė formėn e shpalosjes sė fantazisė e nostalgjisė, nė
mėnyrėn e trajtimit tė motiveve e detajeve tė shumta epike e lirike, tė dhėnies
sė botės shpirtėrore, tė personazheve, nė ngjyrat e ndezura dhe tonet e ngrohta,
nė zhdėrvjelltėsinė e gjuhės, nė humorin dhe ironinė e hollė dhe humanizmin e
thellė. Asnjė prozator shqiptar nuk ėshtė mbėshtetur kaq fort te proza e pasur
gojore e popullit, te balada e rapsodia. Nė tregimet e Kutelit, tė konceptuara
nė pėrgjithėsi nė trajta epike, ndihet poezia e njė jete tė lashtė shqiptare tė
rizgjedhur nga shpirti i kombit. Nė disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi
rrugėn e zotit", "I pasuri qė ish i varfėr fort", "I vdekuri dhe i gjalli",
"Rinė Katerinėza" etj. Kuteli kėrkon njė pėrsosje shpirtėrore, njė drejtim tė
njeriut ndaj sė mirės dhe humanes sipas filozofisė kristiane. Ato karakterizohen
nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa mė e madhe e krijimeve tė kėtij
autori, janė tregimet mjeshtėrore, qė e ngritėn prozėn tonė tė shkurtėr nė njė
shkallė tė lartė ideoartistike. Proza e Kutelit ėshtė e fuqishme me frymė tė
theksuar popullore, me njė gjuhė shumė tė pasur e tė pėrpunuar. Nė pėrgjithėsi
ajo ėshtė realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike. Pothuaj nė
tė gjitha tregimet, ngjarjet zhvillohen nė tė kaluarėn. Por kjo e kaluar ėshtė
njė mjedis ku ai qėmton probleme e motive tė rėndėsishme tė kohės. Ai vėshtron
nė tė kaluarėn, pėr tė sjellė jehonėn dhe shembullin e gjithēkaje tė mirė, qė
ruajti populli ynė nga rebeshet e kohės.
Proza e Kutelit bėn pjesė nė fondin
e artit tė letėrsisė sonė. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtėsinė e
poezinė e saj dhe ėshtė shembull i mbėshtetjes krijuese nė traditėn popullore.
Nė vitet '30 ky autor kontribuoi shumė shumė pėr ngritjen ideoartistike tė
prozės sonė tė shkurtėr nė nivelin e poezisė, sepse deri atėherė ajo kishte
mbetur prapa saj.
Mitrush Kuteli zė njė vend tė veēantė nė kulturėn shqiptare
edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerėsimi i
drejtė e botimi qė u bėri ai veprės sė dy poetėve tė shquar tė viteve 20-30 Fan
Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atė nė radhėn e kritikėve tė talentuar
shqiptarė, me shije tė pėrparuar, me intuitė artistike, gjykim tė thellė e
kulturė tė gjerė. Ai gjithashtu mbetet njė folklorist i apasionuar. Materialet
qė ai mblodhi me durim e kujdes, i pėrmblodhi nė vėllimin "Kėngė e britma nga
qyteti i djegur", Fryt i pėrpunimit me mjeshtėri i materialeve folklorike ishte
edhe vėllimi "Tregime tė moēme shqiptare" etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:07

KRIJIME TE MITRUSH KUTELIT


* kushtuar gruas se tij kur ishte ne burg*

Kaq afer jemi,
por kaqe larg,
Te lutem mos me prit
Na ndajne terre rreth e qark
Dhe
yll per mua s'ndrit.

Perse ta lidhesh fatin tend
Me nje pafat si
une,
Kur di se emri im u shemb
Me dhune e perdhune?

Pra hidhe hapin
guximtar
Ndaj jetes se gezuar
Dhe me harro ketu, ne varr,
Te vdekur pa
mbuluar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:07

Mitrush Kuteli…si e varrosėn
tė gjallė


Ndėrsa njerėzit ngatėrroheshin nėpėr zhurmėn e ceremonisė
sė pėrkujtimit tė ditėlindjes sė Mitrush Kutelit, njė burrė i thinjur nisi tė
rrėfejė njė histori tė vjetėr. Me kėtė qėllim kishte ardhur enkas nga Elbasani.
Fillin e nisi nga njė ditė e veēantė…nga viti 1948. Hamza Tusha, atėherė ishte
njė djalosh i ri qė vuante njė dėnim nė kampin e Vloēishtit. Atje kishte marrė
vesh rastėsisht, se nė kampin e tyre po kalonte dėnimin edhe njė shkrimtar i
madh. I kishin thėnė se shkrimtari quhej Dhimitėr Pasko. Kishte dėgjuar pėr tė
shumė rrėfime nėn zė nga tė tjerėt ndėrsa vetė ende nuk kishte arritur ta
njihte.
"Ajo ditė e ftohtė prilli, bėri qė unė ta njihja nga afėr, e nė njė
mėnyrė mjaft tragjike"- nis tė tregojė burri i thinjur.- "Ndėrsa punonim tė
gjithė aty nė atė kamp, njė kapter qė quhej Skėnder, thėrret me tė madhe qė t'i
sillnin atė shkrimtarin. Pastaj urdhėroi dy tė tjerė qė t'i hapnin njė gropė tė
madhe mbi njė metėr e gjysmė tė thellė". Tė burgosurit kanė parė me sy tė
habitur gjithė ē'kishte ndodhur nė ato pak minuta, gjithė lėvizjet e shpejta tė
lopatave qė nxirrnin dheun rreth gropės qė merrte formė nga minuta nė minutė. Mė
tej panė shkrimtarin qė tėrhiqej me forcė, se si e kanė zhveshur, se si e kanė
plandosur mė tej nė gropėn e thellė, ashtu tė zhveshur lakuriq. "Mbaj mend qė
atėherė ishte shumė ftohtė. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte
nisur tė ngrohej. Si e futėn brenda nė gropė, e mbuluan me plisat qė kishin lėnė
rreth saj, derisa dheu i arriti deri tek mjekra"- shpjegon me hollėsi
bashkėvuajtėsi i hershėm i shkrimatrit tė madh. "Pastaj-vazhdon mė tej ai- e
lanė aty, tė futur brenda nė tokėn e ftohtė e tė lagėsht afėr kėnetės sė
Maliqit. Si kaluan disa orė, atij filloi t'i ikė fytyra. Iu shtrembėruan
nofullat dhe nuk nxirrte dot asnjė tingull nga goja. Ne tė gjithė e shihnim, pa
mundur tė bėnim asgjė. Tė ktheje fjalė atėherė, sidomos nė situata tė tilla,
ishte si ta kėrkoje vdekjen me zor"- thotė Hamzai- "Atė kohė komandant kampi,
ishte njė i quajtur Tasi Maku. Nė momentin qė ai kishte ardhur pėr tė thirrur tė
burgosurit, njė shoku im qė kisha nė krah mė thotė : "Sa keq, ky njeri qė ėshtė
groposur kėtu ėshtė njė shkrimtar i madh. Pse nuk i del komandantit pėrpara t'i
tregosh ( unė isha komandant i njė brigade tė vogėl tė burgosurish qė udhėhiqja
punėn). Megjithėse kisha shumė frikė, e mora guximin dhe i dola pėrpara
komandantit duke i thėnė - "Kapter Skėnderi ka futur njė njeri tė gjallė nė dhe.
Mbaj mend qė ai u alarmua. Kėrkoi me ngulm tė gjente kapterrin qė kish bėrė kėtė
veprim. Mė pas e nxorrėn trupin e shkrimtarit duke i bėrė shėrbimet e duhura qė
ai tė vinte nė vete." Kanė kaluar shumė vite, qė nga 1948. Gjithsesi burri i
thinjur nuk ka mundur ta zbehė kujtimin e atyre ditėve. Aq mė shumė ky kujtim iu
pėrforcua nė ditėn kur njė djalė dhe njė vajzė i kishin trokitur nė derė. Ishin
bijtė e atij shkrimtari tė pėrvuajtur tė cilėt kishin dashur ta njihnin nga afėr
njeriun pėr tė cilin babai u kishte folur gjatė. "Mė thanė se babai i tyre u
kishte rrėfyer pėr njė njeri qė e kishte shpėtuar dikur nga vdekja. E ai njeri
isha unė. Ndaj jam kėtu, mė shumė pėr tė nxjerrė nga vetja atė kujtim qė mė
rėndonte shumė mbi supe, sesa pėr tė marrė pjesė nė diskutimet e kėsaj ceremonie
pėrkujtimore."-pėrfundon rrėfimin e tij Hamzai.


Qė nga dita e tij e
lindjes ishin bėrė plot 95 vjet Ai kishte ikur nga kjo jetė qė prej vitit 1967
dhe gjithė vitet qė rrodhėn mė pas e lanė nė harresė emrin e tij. Me pak tė
afėrm pėrreth dhe miq tė zgjedhur njė zonjė e thinjur, bashkė me djalin dhe
vajzėn e saj, kishin menduar tė festonin pėr njeriun qė u mungonte e qė i kishte
mbushur tė 95-tat pa mundur tė marrė dot frymė mes tyre. Kėtė mbrėmje tė sė
premtes, ēuditėrisht, ishin sė bashku tre pėrvjetore, e tė treja ditėlindje.
Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko), gruaja e tij Efterpi, si dhė nipi 18- vjeēar qė
mban emrin e tij Dhimitėr Pasko, "festuan" sė bashku edhe pse nuk ishin nė tė
njėjtėn sallė, aty tek hotel Arbana, mes miqve e tė dashurve. Kėtė natė vetėm
gruaja me flokėt e thinjur, sė bashku me dy fėmijėt e saj, ishin aty, duke
pritur tė gjithė miqtė qė donin tė kujtonin Mitrush Kutelin nė ditėn e lindjes
sė tij. Ndėrsa djaloshi 18- vjeēar qė mban emrin e gjyshit tė tij, prozatorit tė
njohur Dhimitėr Pasko, ėshtė larg tyre, pėrtej brigjeve, duke festuar ndoshta nė
mėnyrėn e tij. Vėshtrimi i Kutelit, dukej si i ngrirė, nė portretin e varur nė
mur, mė shkronjat e emrit tė tij pėrsipėr. Ai vetėm hesht e sheh surprizat e
pafundme, qė miqtė kanė rezervuar pėr tė kėtė mbrėmje. Dhe ndėr ato surpriza
kishte plot kujtime tė pathėna herė tjetėr, letėrkėmbime tė rralla, fotografi, e
libra nė broshurė, shkruar qė nė rininė e hershme nga Kuteli, me shkrim dore. Dy
prej kėtyre surprizave i ka sjellė nė kėtė mbrėmje shkrimtari dhe miku i
Dhimitėr Paskos, Niko Nikolla. Ishte njė libėr me rrėfenja i shkruar me dorė qė
nė kohėn kur Mitrushi ishte nė Rumani. Mė pas ai ka dhuruar edhe njė fotografi
tė hershme, ku ndodhej Mitrushi. Ndėrsa njėra prej motrave tė Lasgush Poradecit,
Marie Poradeci, ka treguar njė varg letėrkėmbimesh mes Poradecit e Kutelit. Disa
prej tyre ajo i ka lexuar edhe nė prani tė gjithė miqve tė ftuar nė atė mbrėmje,
ndėrsa i ka dhuruar familjes sė Kutelit, njė libėr me fletė mjaft tė vjetra ku
gjurmėt e kohės dalloheshin tė qarta. "Nė arkivat e tim eti ishte edhe ky libėr
me recensime tė Dhimitėr Paskos, qė ia kishte dhėnė Lasgushit nė vitin 1942 kur
erdhi nga Rumania".- tha Maria. Nė kėtė atmosferė kanė kalur rreth 2 orė nė
sallėn e madhe tė hotel Arbana. Ndėrsa njė festė tjetėr pėrkujtimore, zhvillohej
paralelisht, nė qytetin e Pogradecit. Atje njė numėr i madh shkrimtarėsh e
poetėsh ishin mbledhur pėr tė kujtuar pėrvjetorin e prozatorit tė
madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:07

BALTĖS SHQIPTARE

Tė dua, baltė
shqiptare!
tė dua
egėrisht,
dėshpėrimisht -
si ujku pyllin,
si
vala valėn,
si balta baltėn!

Se gjer mbi gju
jam brenda teje;
se
lerė kam kėtu
si ati,
gjyshi,
stėrgjyshi.

Tė dua, baltė
shqiptare
se gjer mbi bel
dhe pėrmbi bel.

e thjeshte...e
bukur...e veēante
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:07

Po vdes nė dhe tė huaj –
Elegji

Po tė vdes nė dhe tė huaj
-Shortė mėrgimtari –
Tė ma
bėni varrin tim
Ku do bje sė pari.

Pa njė grusht nga toka
jonė,
-Balt’ nga balt’ e vetė –
Tė ma sillni e ta vini
Drejt nė zemr’ e
shkretė

Se kjo balt’ e Vendit tonė
Mallet do m’i shuaj,
S’do mė
duket fort i rėndė
Moj, ky dheu i
huaj.

………………
………………
………………
………………

E tė vini tė m’i
thoni
Asaj Nėnės sime:
Zi mos qajė, zi mos mbajė
Po asnjė
thėrrime.

Se m’ i lumtur jam i fjetur
Se sa i mėrguar
Mot pas moti
arratije, -
Zemėr copėtuar…

Pa fytyr’ e saj tretur
-Qė e kam ikone,
-
Lart mbi varr do mė qėndrojė
Sot e gjithėmonė…

Vjeshtė,
1941
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Bjonda
Senior Member
Senior Member


Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:08

Mitrush Kuteli,
pėrtėritės i miteve ilire


Luan CANAJ

Historia letrare
dhe kritika mė e rishtė nuk janė dhe aq tė kursyera nė pėrqasjen e letėrsisė
sonė me trashėgiminė e qėmotshme, madje as me atė qė quhet “magjia greko-ilire”.
Ashtu si nė shumė letėrsi tė mėdha tė botės, edhe nė krijimtarinė tonė letrare
tė gjithėkohshme, hyjni e gjysmė-perėndi, motive e figura mitike kanė pėrndezur
pandalas pėrfytyrimin e poetėve dhe prozatorėve tė cilėt kanė pėrtėrirė pėrmasat
e hapėsirės sonė letrare, pėrmes shtegtimit nga trajtat e mugullta tė miteve tė
moēme, kah shtigjet e paksashkelura tė shkrimtarisė moderne.

Pikėrisht
kjo ngjet, sidomos, me prozat e Mitrush Kutelit: “Nė njė cep tė Ilirisė sė
poshtme” dhe “Nga Dyrrakiona nė Bardhonė”. Shtresėzimet e mitologjisė
pellazge-ilire, mpleksen e shkrihen kėtu mrekullisht mes vedi, falė njė stili tė
pėrkujdesur e gjuhe tė qėruar dhe shpalosin magjishėm hijeshi e farfuri tė njė
bote tė lashtė. Me siguri qė gjurmė tė kėtilla, jo se nuk janė pikasur e nxjerrė
disi nė pah edhe tjetėrkund, por, nė kėtė kahje e nė kėtė lėmė, rasti i Kutelit
vjen si mė i spikaturi, kryesisht po t’i qaseshim mė drejtpėrdrejt sė brendshmi
e tė pajisur me mjete tė pėrkora shqyrtonjėse.

Kėsisoj, po tė ēapitesh
vėmendshėm e me durim nė kėtė hulli shkoqitėse, do tė vėresh mė qartė kumbimet
mbikohore dhe prurjet e “mrekullisė mitike” nė krijimin e Kutelit.

Pasi
bindesh pėr rrjedhshmėrinė tunduese tė rrėfimit nė trajtat e njė tekstėzimi sa
tė lashtė nga lėnda, aq edhe modern pėr nga ndėrthurja e miteve a mitemave nė
njė strukturė krejt vetjake, nuk mund tė mos rrėmbehesh nga qėmtimi sqimatar i
fjalės e figuracionit tė ngjeshur, huajtur hijshėm nga visari i vyer i viseve tė
veta, si nė kėto pėrshkrime magjiplote: “...lart nė male, ish ende pranverė. Dhe
jo pranverė dokudo, po bujėmadhe: shkrinte akulli dhe dėbora e pėrhime, e
ngjeshur dimrit shtrat mbi shtrat nė rrėmbat e fellėtirat, buēitnin rrėketė e
pėrrenjtė, gurgullonin krojet begatore, harlisej bari i ri, shumė i hollė,
bleronin drurėt e shkurret tė veshura me gjeth tė brishtė, gati tė
tejpashėm...”, apo “...Vajza me shtizė, hark e kukurė, qėndroi nė mes tė
lirishtės, vuri dorėn prapa kokės, sa iu zbulua tėrė krahu i bardhė e i hollė,
vėshtroi faqen e pėrshkėnditur tė Lyhnidės,...Liqenit tė Bardhė, siē i thoshin
enkeleasit e ngulur nė kėto vise qė nga koha kur ngjizej e stisej jeta, duke u
pėrzier me pellazgėt mjekėrrgjatė e gjuhėfortė...”. E mandej: “Qepallat e zeza
tė kthyera lart iu ngjitėn e iu ulėn si ca krahė dallėndysheje... vajza i
kundroi njė grimė, u kthye vrik, hoqi harkun nga krahu, nxori njė shigjetė nga
kukura prej lėkure dreri, mori nė shenjė trungun e zhveshkur tė njė panje...,
pranė lisit tė zi, qė e kishte djegur rrufeja: shigjeta e zjarrtė e zotit
Enjt.”

A s’haset kėtu njė plasticitet figurativ pėr t’u patur zili?! Coha
e ndėrdukshme mitike qė mbėshtjell gjithė shtjellimin e ngjarjeve nė kėto
rrėfenja, endur me merak imtėsor e ndjell si me magji lexuesin nėpėr ato shtigje
qė tė ēojnė ca nga ca nė trojet grishėse tė miteve zanafillore, aty ku kanė
hedhur rrėnjė motmoti krijimet magjepsėse tė tragjikėve tė mėdhenj. Me anė tė
zhvendosjes joshėse nė moēmėritė ilire, pėrmes paraqitjes sė dashurisė sė
“...Etlevės sė Bardhos sė Drimonės me Enkeleun e Ballakrionit tė Drimonės,
ushtar i mbret Bardhyl flokėbardhit”, Kuteli gjen rastin tė pėrshkruajė gjithė
mjedisin kėrshėrindjellės tė asaj kohe plot rite, gojėdhana e legjenda parake,
duke ndėrkallur nė to qenie nga mė tė ēuditshmet tė mitologjisė vendase, figura
e emėrtime mitike toponimike tė Ilirisė sė Poshtme, si bie fjala: “Drimonė,
Lynkestė, Enkelia mėmė, Mali i Thatė, Mali i Pėllumbave nė Pelagoni, Tre Liqenet
e Enkelisė, Laveshta mbi Drimonė, Liqeni i Lyhnidės, Karakea, Beosia, Thationa e
vendbanime tė tjera mė tė vogla ku banonin fise ilire...”. Aty pranė
“lartoheshin malet e Kandavisė, tė Desaretisė, tė Eordisė dhe ato tė Pirustisė
sė largėt qė i ngrinin majat poshtė reve qumėshtore”.

Vetė personazhet e
prozės kuteliane mbartin qė nė emėr njė ngarkesė e ngjyresė mitike tė
mirėfilltė, aq sa pas tyre vėmendja dhe pėrfytyrimi pėrthith vetiu tė tjera
ngacmime pėrfytyrore qė tė zhvendosin pėr tė shkėrfitur akoma mė thellė nė
mugujt zormbamendės tė zanafillės njerėzore, “nė tabanin e lashtė ballkanik-ilir
e grek tė vjetėr, siē thotė Kadare, mbi tė cilin janė ngritur themelet e eposit
shqiptar”. Tek kjo gurrė e pashterrshme kanė shuar etjen diturake nėpėr mote,
krijuesit tanė mė nė zė, pasi “Poezia e sidomos proza popullore shqipe, shprehet
Kadare te “Autobiografia e popullit nė vargje”, ėshtė njė kontinent akoma i
paeksploruar mirė, me kufij tė pamatė, shtrirė aq nė botėn reale sa edhe nė
mosqenie. Nėpėr tė, si nėpėr mjegull, fėrkohen mitologjitė greke, egjiptiane,
bizantine e asyre...”

Nga pėrshkrimi i “bareshės bardhoshe me ca sy tė
blertė si bari i pranverės (...), me ca leshra ngjyrė kashte thekri, tė hollėth,
me krela qė i binin mbi ballė e sy, me njė shkurtelkė dhelpre, me shtizė e hark
nė dorė e kukurė kaprolli hedhur krahut, Etleva e Bardhos shėmbėllente mė fort
me vetė Thanėn e ilirėve, perėndeshėn e gjahut e grigjave...” Ajo ishte vetė
shėmbėlltyra e Hėnės. Kėshtu i kishte thėnė njė ditė xha Edipi me njė zė tė
mbytur sikur dilte nga ndonjė zgėrbonjė lisi, a nga njė shpellė, me njė
enkelishte pėrzier me helenishte. Vajzės sė bardhė i qe ēelur fytyra porsi ajo
lulebora qė kishte vendosur nė flokė, kėputur, diku, mes shkėmbinjve tė
kreshtave, buzė honesh, pasqyruar nė syprinėn e Lyhnidės... Njeriu qė mbante
emrin Edip, ishte xhaxhai i Etlevės. Ai i kishte njoftuar se nga ēasti nė ēast
pritej t’ia behte nga luftrat e mbretit Bardhyl, Enkeleu i saj i dashur, pėr
ardhjen e tė cilit perėnditė kishin dhėnė shenjat e para me anė tė fėrfėllimit
tė krahėve tė shpesėve e “zhaurimės sė gjetheve tė pyllit”, tė cilat jo ēdokush
mund t’i zbėrthente. Nė takimin e tyre tė parė gjatė gjuetisė, Enkeleu kish
pandehur se gjendej rastėsisht pėrballė Melesokės, (Pa shih!) perėndeshės sė
bukurisė apo karshi ndonjė perėndeshe tjetėr ilire, nga hyjnitė e shumta tė
drurėve e ujrave. Befas, zana, shtojzovalle a floēka mrekullibėrėse i qenė
fanepsur aty, me shtatin e hedhur tė kėsaj vashe mahnitėse. O Zot! Qe prapsur i
hutuar!

Herėn e dytė, qenė “hasur” nė festat e pranverės, brenda nė
Thationė, kur i sillen fli Dialit, asaj perėndisė gazmore ilire e trake, qė e
kanė marrė dhe i falen edhe helenėt, duke e quajtur Dionis... Atė ditė, u
sillnin fli edhe perėndive vėlla e motėr: Belenit dhe Thanės, pra Diellit e
Hėnės, si dhe shumė perėndive tė tjera, pėr tė mbrothėsuar gjithė pjellorinė...
Pėrfytyroni njė grimė harenė e ritin e stėrlashtė tė kėtyre kremtimeve tė
bujshme, me garat, shfaqjet gazmore, kėngėt e vallet jehonat e tė cilave
treteshin, jo shumė larg qiellit ku mekeshin kumbimet kremtuese tė Dionisit tė
grekėve tė lashtė!
Nė ē’pėrmasa e trajta ka ngjarė e gjithė kjo pėrthithje e
ndėrsjelltė? Kadare ėshtė mė pranė tė vėrtetės kur thotė mė tej, nė veprėn e
sipėrpėrmendur qė “I gjithė ky art (ilir)...ėshtė i lidhur me qindra rrėnjė tė
padukshme me artin grek...” Kėsodore, gjallėrimi i kohėpaskohėshėm kryesisht
letrar i kėtyre rrėnjėve mitike mbrun mė sė miri njė art i cili me pėrēapje
madhore bėn ēmos tė pėrballet me imazhe a tema qė ia behin gjer nė ditėt tona,
ngarkuar me hijeshitė befasonjėse tė njė magjie terri
shumėshekullor.

Tashmė, ėshtė e qartė se mitet mbijetojnė, pasurohen e
gjallojnė tė pėrtėrirė falė edhe letėrsisė. Madje, sipas studiuesit krahasimtar
Pjer Brynel, miti, pikėrisht ngaqė ėshtė “i veshur” me petkun e letėrsisė pa po
mbijeton sot e kėsaj dite. Ja pėrse mbase, edhe Klod Levi-Strosi thekson qė “njė
mit pėrbėhet nga tėrėsia e varianteve tė veta”.

Kėsisoj, Kuteli e rimerr
njė pjesė tė mirė tė lėndės mitologjike ilire, duke e shndėrruar, siē mund tė
shprehej studiuesi frėng Pjer Albui, “brenda caqeve tė kohės dhe hapėsirės
letrare” pėr tė mbrujtur me tė njė lėndė tė re, madje herė-herė me njė lirshmėri
pėrfytyrore gati tė paskaj, qė sipas Dr.S. Bashotės ka ēuar nė “idealizimin e
hiperbolizimin e personazheve”.
Me siguri qė nuk mund tė flitet pėr
gjithėqėndrueshmėri a universalitet tė mitit. Pėrkundrazi, ka jetesė, mbijetesė,
brufulli mitesh tė moēme, buitje mitesh tė rinj, shndėrrueshmėri rrėfenjash tė
lashta nė variante moderne, sythėzime tė mundshme ngjarjesh a bisqesh mitike
nėpėr rrėfenja tė rishta, nė trajtėn e “njė palimpsesti tė vetėm, aty i shuar,
aty i shkruar sėrish paprerė” (P.Brynel).

Gjithėsesi, pėrfshirja,
rifarkėtimi dhe pėrtėritja e miteve tė moēme nė zejtarinė e krijimtarisė
letrare, siē ngjan bie fjala me mitet greke ngjizur mė sė pari tek Homeri, ėshtė
i vetmi shpėtim ndaj harresės. Nė pėrmasa tė tjera, po kjo gjė ngjet me ēdo
lėndė mitologjike, shprehet Daniel-Henri Pazho nė “Letėrsia e pėrgjithshme dhe e
krahasuar” (Paris, 1994), teksa kalimi nga mitet zanafillore (kryesisht, lėndė
religjionesh e besimesh) tek letėrsia, merr trajtat e njė proēesi qartėsues tė
kapėrcimit nga sakralja tek profania, duke pėrmendur sidomos njohjen e dy poleve
tė mendimit qė Mirēea Eliadė ka shtjelluar bindshėm nė “Aspekte tė mitit”
(1963). Zaten, kėto rrėfenja mitologjike, gdhendur me sqimė e pasuruar me prurje
mirėfilli vetjake tė Kutelit, tumirin sidokudo pėrcaktimin diturak tė Brynelit
se “mitet janė gjithė ēka letėrsia ka shndėrruar nė mite”, e thėnė mė qartas
prej Pazhosė “gjithė ēka njė kulturė ka mundur e ka dashur tė shndėrrojė nė
mit”, pasi ēdo epokė ka mitet e veta tė parapėlqyer, ka mitologjinė e saj
“antike” a “moderne” qoftė.

Nė njė intervistė te Shekulli (4 dhjetor
2000), nė pėrgjigje tė pyetjes nėse ėshtė miti ai qė rilidh traditėn me
modernen, Kadare shprehet me urti: “Mite ka kudo nė botė. Njerėzimi nuk mund tė
jetojė pa to, i krijon ato nė mėnyrė tė pandėrprerė. Ėshtė forma e miteve qė
ndryshon.. Mitologjia ėshtė kudo nė tė folurėn njerėzore. Ne jetojmė gjithnjė me
mitet, gjithnjė pa i marrė nė llogari. Mitet janė mes nesh, janė nė jetėn tonė,
porsi ajo surpriza e mundshme e gjėrave tė papritura”. Kėtė pėrcaktim
sintetizues, e dėshmojnė thellėsisht e magjishėm dhe prozat kuteliane nė
shqyrtim.

Pėr mė tepėr, sipas J. Vretos, disa autorė tė lashtė
greko-romakė kanė pėrmendur njė mori mitesh qė qarkullonin nė fiset ilire dhe qė
shpjegonin nė mėnyrė mitologjike prejardhjen e tyre, fjala vjen, mitin mbi
Kadmin, tė cilit i mėshon edhe Kuteli pėrmes fjalėve tė personazhit tė tij,
Edipit. Ky personazh, i ardhur nga Lindja e Afėrt, pasi u martua me Harmoninė,
braktisi Tebėn e Beotisė pėr gjėmat qė i ndodhėn me tė bijat dhe u vendos nė
toka tė tjera ku i lindi njė djalė qė u quajt Iliros, prej tė cilit trualli u
quajt Iliri e vendasit ilirė.
Kėshtu, nga Kuteli kemi kėtu njė rast mėse tė
pėrkorė pėr tė zbėrthyer mė imtėsisht shndėrrimin mijėravjeēar tė mitit tė moēėm
nė njė trajtė tėrėsore, pėrmes pėrthithjes e pėrtėritjes sė tij letrare. Nė kėtė
mėnyrė, temat e stėrmoēme mitike nė simbiozė me talentin finosh rrėfimtar japin
ende kumbueshėm tingullimė aktuale pėr tė ushqyer pėrfytyrimin. Ja, fundja, disa
hulliza premtonjėse pėr njė studim mė tė plotė rreth kėsaj dukurie sa tė
kahershme aq edhe moderne nė letėrsinė shqipe!

Somario

Ja
pėrse mbase, edhe Klod Levi-Strosi thekson qė “njė mit pėrbėhet nga tėrėsia e
varianteve tė veta”.

Pėrkundrazi, ka jetesė, mbijetesė, brufulli mitesh
tė moēme, buitje mitesh tė rinj, shndėrrueshmėri rrėfenjash tė lashta nė
variante moderne, sythėzime tė mundshme ngjarjesh a bisqesh mitike nėpėr
rrėfenja tė rishta, nė trajtėn e “njė palimpsesti tė vetėm, aty i shuar, aty i
shkruar sėrish paprerė” (P.Brynel)


Gazeta
SHEKULLI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:08

Jam shkėputur
Jam shkėputur e kam ikur shumė herė
Nga vendi im pėr nė vende tė largėt,
Pėr njė mot, pėr shumė vjet, pėrgjithėnjė...
Dhe jam kthyer rishtas e rishtas
Nė ēerdhen time,
Nėn qiellin tonė tė lehtė,
Nė ajrin e tejdukshėm.

Se malli i madh mė digjte
Mė hiqte nė plėngun tim
Te varret e gjyshėrgjyshėrve.
Por kėsaj here - mė falni,
Do ik e s’do kthehem mė:
- Ku? ku?

Nė vendin e heshtjes sė pėrherčshmė-jetshme,
Ku s’ka dhimbje e ankthe,
Por gjumė harrese
dhe qetėsi tė katėrciptė...
Fėmijė,
Mos bėni gjėmė,
Po ngazėllohi, se prehem
Pas netesh pa gjumė.
Tani pushuan tė gjitha dhėmbjet
Dhe ankthet.
Jam mirė
Dhe qetė
I parafjetur
Pėrngaherė.

...U nginja nga tė lehtėt e qiellit,
Nga ajri i tejdukshėm
Dhe dua
Peshėn e rėndė tė dheut.
Dhe mugėtirėn e heshtjes.
Qofshi shėndoshė,
Tė lumtur!

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:08

Hėna e humbur

Hėna mbeti mbrėmė jashtė
Lakuriqe nėpėr re-
Sot u ngrita qėmenatė,
E kėrkoj, po nuk e gjej.

Kush e di, e joshi ndofta,
Njė poet a kėngėtar,
A e lidhi qafėmalit,
Nė pusi, ndonjė kusar.

Do t'i qahem kryeplakut,
Tė dėrgojė kallauz.
...O, s'mė duhet, se e gjeta
Kredhur brenda nė havuz

Rri e mpitė, rri e mardhur-
Po s'ka gjė: un do ta nxjerr
Dhe ta hedh si top dėbore,
Qė tė endet nėpėr qiell.

Filluar Vlore, tetor 1963.
Mbaruar Tirane, prill 1967

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   13/9/2009, 16:09

Vajzat e autorit te madh e kane pergatitur nje liber me shenimet e te atit, te papublikuara me pare. Sot ne Shekulli ka nje artikull te mire lidhur me kete teme nga Elsa Demo. Gjenden dhe nje shkrim i tij. E gjeni si me poshte:



"Vargje mbi gurė varresh

Shpesh herė kur ndiej se qyteti mė mbyt me zhurmat e gėnjeshtrat e kotėsirat e tija dhe me revistat me vjersha pa nojmė, pa art, pa vlerė, ngrihem e dal tė shėtis vet' i vetė, nėpėr kėto kodrat e ėmbla tė Tiranės, tė veshura rishmė me robet e prenverės. Dyke ditur mirė se lipset tė ndahem tani shpejt nga ky vėnd, pėr shumė kohė - e mbase pėrgjithmonė, - nga qielli kaltėrosh, nga mali shqiptar e nga kjo fushė e bleruar - nis edhe los vetė njė lodrė foshnjėrije qė e pata luajtur edhe pranė liqeresh: e heth vėshtrimnė rreth e rotull sa tė thėthijė dalngadal kėtė pamje kaq tė ėmbėl, i mbyll pastaj sytė edhe rrah t'i pėrfytyroj nė terrin e brendshėm, gjithė kėto vise ashtu si janė e si do jenė. Kėsilloj do desha t'i kem pėrpara sysh, tė syve tė kujtimit, kur do jem nėr ato mėrgime e largime. Po kjo lodra ime ėshtė krejt e kotė se nga kaq brithma bukurije qė janė jashtė, nga kaq dritė e ngjyrė nuk ryn brenda, nė syt e mbyllur, pėrveē se njė pamje e trishtme, ngjyrė-hiri…
Po, tė mė falė lėēitėsit nė nisa tė los kėtė lodrė foshnjėrije se unė u pata lidhur tė flas kėtė herė vetėm pėr vjersha tė shkruara mbi gurė varresh.

Kthehem pra nė rrugėn e parė.

Nė kėto shėtitjet e mija jashtė Tiranės, kthehem shpesh herė nė qimitire, pranė tė vdekurve, dhe iu lėēit emrat, vjetet e fjalėt e tyre. Kėtu prehet njė vashė e ré, aty njė plak i shkuar, pėrtej njė foshnjė, - qė tė gjithė ndėn lėndinė qė e yshqejnė me trupin e tyre, me jetėn e tyre. Pėrmi 'ta ullishta e trishtme, simboli i paqės qė vetėm nė vėndin e gjumit mund tė mbretėrojė.

Dhe pranė ullishtės, vėllaj i saj i shterpėt, shelgu.

Nė kėto shėtitje pėrmes qimitiresh kam shėnuar nė njė fletė disa vargje vjershash qė i gjeta tė shkruara mbi gurė. Ato flasin nė emrin e atyre tė flenė ndėnė dhé e me nostalgji pėr kėtė jetė tokėsore, kaq tė hidhur e kaq tė ėmbėl… Nuk di nė i kanė shkruar tė vdekurit ose tė gjallėt, po di se mburimi i tyre ėshtė dhembja. Kėto vargje tė shkruara mbi gurė varresh i afrohen fort prodhimit folkloristik tė vjershėtorėve anonimė.

Vjershat e varreve myslimanė sjellin ushėtimin e botės arabe nė pėrmbajtje, nė trajtė e nė fjalor si edhe filozofia e fesė sė tyre, pėrmbi jetė e vdekje, - tė vėshtruara nga ēipi i varrit.

Ja se ē'thotė varri i Haxhi Rexhep Vaqarit:

Erdha nga drita,

Ktheva nė dritė,

Tue kaluem ē'do errsinė.

Vullneti jem ka qen

Ēdo ditė

Besim tė plotė mbi perėndinė.

Ai qė e pat krijuar kėtė vjershė ka, si duket, ndiesinė e artit poetik dhe harmoninė e rithmit. Pa fjalė se pėr arsye teknike kush e ka shkruar mi gur i ka ndryshuar trajtėn strofės po kjo nuk i prish fare bukurinė. Mbase kjo lloj cezure - tė vdekurit nuk mund tė flasin, nė flasin, pėrveē se me cezurė - e shton dhembjen. Po Haxhiu vazhdon mė tej.

Le t'i dėgjojmė fjalėn:

Pėrpara Zotit tue dhan provim

Pajtova trupin kėtu te vorri,

Po pran atij shkon shpirti im.

Dhe si mbyllje:

Mė quejn Haxhi Rexhep Vaqari

O vizituės qė shkon pėranė

Si ta kėndosh kėt kryshkrim

Fal-ma me zemėr ti fatihanė…

Vargjet janė bukur tretur, bukur shkruar. Fjala "kryeshkrim" ėshtė fjalė e ré dhe asgjėkund nuk munt tė gjejė njė vend mė tė aftė se sa mi njė gur varri.

Le tė shkelėm mė tej. Na presėn tė tjera varre. Shumica nuk kanė vjersha po vetėm emra dhe mosha. E kujt nuk i dhemb mosha prej 18 vjet e njė vashe, prej 20 vjet e njė trimi?

Kėtu njė pemė del nga mezi i varrit e trupi qė brenda bėhet jashtė lule e fletė; aty ka mbirė njė bar i hollė qė gėzohet se dolli nė dritė.

Unji e lėēitni:

Nuk ka vleftė

Pėr mas vdekje

As fisnikija,

As pasunija;

Atje po vetėm

Me thjeshtėsina

Kush paraqitet

Te perėndija

Gėzon pa masė

Ai lumnina.

Njė tjatėr:

Andėrr qenka dhe kjo jetė

Nuk mė qeshi buz' e shkretė.

Edhe njė:

Vizituės i gjallė prit e mos kalo

Se kam nja dy fjalė me t'i than: ndigjo

Edhe unė i gjallė kam qėnė por si ti

Me nji ēik mallė, me fis e me gjini,

Ēdo send nė kėt botė si pare si nam

Qėnka pun e kotė, tė gjitha jallan.

Mė shpje mendja nė fjala e Eklisiastiut qė tani e mijėra vjet pėrpara: kotėsira e kotėsirave tė gjitha janė kotėsira. Kjo ėshtė filozofija qė mburon nga vargjet e vjershėtorit anonim.

Por tani pėr tani ne jemi tė gjallė, pra tė ecim se kemi edhe shumė varre pėr tė parė e vjersha pėr tė lėēitur.

Ja kėtu njė qė na lutet:

O vizituės qė po kalon;

Vorrin t'im mos harroni

Lutje bani sot pėr mue,

Nesėr bajn tjerė pėr jue.

Edhe njė tjetėr:

Ju udhėtarė qi kaloni

Nji fatiha mė kėndoni

Tė shumtė janė varret qė pėrmbajnė tė tilla vargje. Po vetėm njė ėshtė qė pėrmban njė strofė prej tė Naimit: Varri i Esadit, i biri i Kadri Zaimit:

Kur mė shihni se jam tretur

Mos pandehni se kam vdekur,

Jam i gjallė e jam ndė jetė,

jam nė dritė tė vėrtetė…

Mė ngjitet njė ngashėrim nga zemra. Nuk di cili ėshtė shkaku; fjalėt e kėtyre vėllezėrve qė ndėnė dhé, filli i barit kaq i njomė i kėsaj parvere ose vesa e lehtė qė shoshit reja udhėtare qė sbriti nga Dajti. Po tė mos kish ardhur vesa e loti do shkruanja mė. Kėsilloj ngrihem e ik. Ik e mė vjen se nuk mund tė lėēit kryeshkrimet e tjera tė varreve. Po mė shumė keq mė vjen se nuk di tė lėēit mishkrimet mė elegante shkronja arabe tė varreve tė vjetėr. Mė kujtohet tani njė tjatėr qimitir: ai i Fierit. Ka qėnė vjeshtė. Ishin skuqur rrapet e rrugės dhe kish filluar njė shi vjeshtak. Nuk munda tė hy pėrveē se nė ēipin e qimitirit, pranė njė varri tė naltė, varri i Sanijes, e bija e Osmanit (1913-1939).

Lėēita:

Qeshė gonxhė e sa fillova

Kėtė botė me shijue, u gabova

Nė tė kotė,

Se kurrkush s'e ka gėzue

M'erdhi ėngjėlli mė tha nė vesh:

Urdhro Zonjė mė tha tue qeshė

Tė thjeshta, pa teknikė, janė vargjet, po sa turbullonjės! I afrohen fort rithmikės sė Korbit nė pėrkthimin e Fan Nolit, me atė turbullonjėsen e tij, kurrė mė. Nė mbarim pėrsėritet lutja tipike e varrevet:

Kur tė bini kėndej nga vorri

Ndaluni pak e mė kujtoni

Nga njė fatiha mė kėndoni.

Po, motrė e panjohur, pėr fjalėt e bukura qė mban ky varri i yt, ku u tret tė rit e tu, njė udhėtar i brengosur, fort, si ky qė shkruan kėto radhė, nė njė ditė vjeshte, iu lut Perėndisė t'ėnt e Perėndisė sė tij, qė ėshtė njė e njė e i pandarė pėrveē se nė mėndjen t'onė , iu lut pėr prehjen e shpirtit t'ėnt, pėrgjithmonė nė qetėsi e dritė…

Erdha nga drita

…………

Ktheva nė dritė

Tue kaluem ēdo errsinė."


Prill, 1943

Tiranė

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli   Today at 14:52

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mitrush Kuteli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: