Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Faik Konica

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Faik Konica   13/9/2009, 15:41

Faik Konica
Malli i atdheut
(proze)



Malli i atdheut


Kur vete njeriu, i lire e i
vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e
nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne
zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur
mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak.
S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e,
pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e
kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u
rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te
cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te
liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone
ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise,
malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai
shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te
jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo
fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur
vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te
atdheut...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:44

Vjershė


Ka vite
vjershė
qė shpirti im ka vjeshtė
mal i lodhur
Kot,
s' bėzanė
edhe nė zemėr t' i biesh


*********

Jamarber Marko

--------------------------------------------------------------------------------

Sot ėshtė e shtunė...

Sot ėshtė e shtunė...
Pėr mua dhe pėr ty
Pėr tė gjithė.
Pėr tė gjithė ata
Qė patėn diēka nė tokė.
Sot ėshtė e shtunė
Edhe pėr ata qė janė mėrzitur
Pėr ata qė nuk dijnė tė jetojnė.
Ėshtė e shtunė edhe pėr ata
Qė nuk janė mė.
Sot ėshtė e shtunė
Pėr kuajt qė tėrheqin karrocat nė errėsirė
Pėr lodrat qė u luajtėn
Dhe pėr vendet bosh nė sallat e lavdisė.
Sot ėshtė e shtunė
Edhe pėr ata qė nuk e dijnė kėtė gjė
Qė vuajnė e s' janė tė lumtur.
Vetėm sot ėshtė e shtunė,
E dėgjova nė rrugė
Nė derėn e spitalit.
Sot ėshtė e shtunė
Edhe sikur askush tė mos e kujtojė...
Jo vetėm sepse unė sot jam mėrzitur,
Por pėr madhėshtinė e njė dite
Qė veshi mbi vete pelerinėn e vjetėr tė botės.
Ėshtė e shtunė
Sepse nuk ekziston asnjė ditė tjetėr
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund tė thotė
Se asnjėherė nuk ka qenė e shtunė,
Se asnjėherė, asnjė ditė
Nuk ka shpėnė buzė greminės kuptimin e madh
Jetėn e madhe pėrpara njė bluze
Tė thjeshtė dite
Siē ėshtė dita e shtunė.
Ditė e shtunė sot
Qė u pėrsėrit aq shumė
Mbi atė ēka bėnė ata qė nuk jetojnė sot
Me lehtėsinė e atyre qė jetojnė
Tė mbėshtjellė nga e shtuna
Qė si letėr karamelesh
Bie mbi butėsinė e vjetėr.
Sot e shtuna bie mbi kėrcėnimin e vjetėr
Dhe thuhet nga tė gjitha buzėt kudo
Edhe atje ku dita ėshtė ngatėrruar me njė tjetėr
Edhe atje ku dashuria ėshtė ėshtė zėvendėsuar me njė tjetėr.
Kudo sot e shtuna pėrkėdheli plagėt dhe buzėqeshi
Pėr t' ua bėrė mė njerėzore,
Pėr t' ua larguar sadopak nga pesha e kohės,
Qė e veshur me hijen dhe dritėn e njė tė shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot ėshtė e shtunė
Kur filluam tė kuptojmė
Se vetėm nė botėn tonė ėshtė diēka
Tė rrish pak mė shumė nė tė ftohtė
Pėr tė larguar diku drejt pafundėsisė
Nyjen e vėrtetė,
Qė lėkundet me pėrkdheli
Brenda thellė sė shtunės
Qė duket se nuk do tė ndėrrohet me asnjė ditė tjetėr.
Sot ėshtė e shtunė
Pėr tė vetmen thjeshtėsi dhe mendim
Pėr tė vetmen kėnaqėsi dhe trishtim
Pėr tė bėrė njė hap
Nė botėn e vogėl tė njerėzve.

Ndoshta duhej ta postoja te shtunen,por ja qe mu duk se sot eshte e shtune!

**********

Kater Perralla Nga Zullulandi

--------------------------------------------------------------------------------

1. Nje ambasade e Zulluve ne Paris

Zullulandi, sic e dini, eshte nje vend ne Afrike te Lindjes. Njerezit qe rrojne atje, zullute, jane neger te medhenj dhe te forte, te eger dhe te terbuar, gjakpires me fame,qe nga Tunuzi dhe gjer ne Transval. Rrota e Fatit, e cila beri te lire aq popuj qe nuk e meritojin,u zgjoi edhe zulluve oreksin per veteqeverim. Dhe ashtu, nje dite vere,na zbriti ne Paris nje neger,i ngarkuarar nga bashkevendesit me misionin qe te punoje per lirine e Zu1lulandit. Ky njeri, i quajtur Denizullu-Serpe, kish udhetuar ne Afrike te Veriut, dhe kish qene ca kohe sherbetor i Dervisheve te Sudanit. ku, prej atrimit te sklleveve inglize dhe frengj te zene qe ne kore te Gordonit, kish mesuar ,mjaft fjale nga te dy gjuhet e tyre. Si u prishne Dervishet ne Khartun dhe ne On1dulman, Denizullu-Serpia u ,kthye ne Zu1luland, ku menjehere fitoi s'dihet se si dhe pse, nje emer te madh si diplomat dhe njeri i ditur. Po keto jane misteret e Afrikes
Ne Paris, Denizulu-Serpia u be per pak koke lodra ,e qarqeve politike; se njerezit me serioze kane nevoje te clodhin mendjen me ta1lje; dhe kur nje grup diplomatesh, te merzitur nga puna e rende, dojin te zbaviteshin pak, dergojin dhe therrisjin Denizu1lu-Serpen. Ky vinte me nje kryelartesi te madhe, dhe te nesermen gatite nje raport per suksesin e tij. Pasi ndenji ca muaj ne Paris, Denizu1lu-Serpia de-shi te shkoje edhe pak dite ne London; dhe para se te niset, e lajmeroi ministrin freng te puneve te Jashtme
me kete bilete.
Ekselam Mossio Minister,
Moi Ambassador par Zoulouland vouloir fer voiyaj Londr pour endepandans Zoulouland, e moi etre certen sukse epatan e moi pendan absans ramplasse moi kom ambassadriss la interess de moi Fanchon, e moi' prie vou aksepte salutassian de moi.
DENIZULLU-SERPE, Ambasador'par Zoulouland
Ekselas zoteni Minister
Une. ambasador Zululand desha bej udhetim Londer per pavaresi Zululand e une jam sigyrte sukses shkelqyeshem e une gjate mungese caktoj zevendese. si ambasadoreshe ime Fasho. e une Iutem ju pranon pershendetjet e mia. Denizulu -Serp Ambasador Zuzuland.
Ministri rne sekretarin e tij u grisne se qeshuri. Ministri i porositi sekretarit te mos beje ndonje pergjigje, po ky, posa gjeti nje rast, shkruajti fshehtazi kete bilete:
A Son Excellence Monsieur l'Ambassadeur du Zoulouland. Monsieur l'Ambassadeur,
Je ne manquerai pas de remettre votre note a M. le Ministre des Affaires Etrangeres, mon chef, en ce mo- ment-ci absent. En attendant, permettez-moi, Monsieur l'Ambassadeur, de vous faire des compliments sur I'ele- gance de 'votre ;style francais, qui revele, en meme temps" quJune connaissance approfondie de notre grammaire, 1tn sentiment tres fin des subtilites de notre langue: 'votre maniere d'ecrire est un modele accompli de ce qu'on a apelle l'ecriture artistee.
.Si Votre Excellence le permet, j'inviterai un de ces jours, Mlle Fanchon a souper au Moulin Rouge.
Veuillez agreer, Monsieur I' Ambassadeur, I'assurance de ma haute consideration.
Denizulu -Serp Ambasador Zuzuland.Pour le Ministre des Affaires DOPUNT, chef du cabinet Shkelqesise se tij zotit Ambasador te Zuzulandit. Zoti ambasador
Nuk do te le pa ia dorezuar noten tuaj zotit minister te puneve te Jashtme shefit tim, qe tani nuk ndodhet ketu. Nderkaq, me lejoni,zoti ambasador,komplimentet e mia per elegancen stilistikete te frengjishtes tuaj,cka zbulon krahas nje njohje te thelle te gramatikes sone edhe nje ndjenje shume te holle per imtesite te gjuhes tone; menyra e juaj e te shkruarit eshte nje gjedhe e perkryer e asaj qe quhet shkrim artistik. Po te me lejoje shkelqesia Juaj, keto dite une do te ftoj zonjushen Fasho per nje dreke ne Mule Ruzhe. Pranoni, ju lutem, zoti Ambasador, sigurimet e konsiderates time me te lart. per Ministrin e puneve te Jashtme Dopun -shef i Kabinetit.
I kenaqur dhe kryelarte nga pergjigjja qe mori, Denizullu-Serpia shkoi ne London, dhe me te zbritur ne hotel, dergoi kete leter ne Downing Street :
To Sir Praim Minister ov Ingland.
Sir Praim Minister,
Me is de ambasado'f ov Zululand, and me come hir in London for ask you independens Znlnland, and me tell yon consequens veri bad if yon not giv independens to we, and dink it over, Sir Praim Minister, becoz situashn am serios, so yon dink weU, and me is lover ov peas, so
me remain wid respekct,
DENIZULLU-SERPE Ambassador from Zululand to Paris.
Zoti Kryeminister
Une ambasadori i Zululandit kam ardhur ketu per Londre per te kerkuare nga ju pavaresine e Zululandit, dhe ja ku po jua them, o Zot, po nuk na dhate ne pavaresi, punet do vene keq e keq dhe mendoni mire, e ta dini se une e dua shume paqen, pra mbetemime respekt,
Deni Zulu -Serp Ambasadori nga Zululandi ne Paris
Kryeministrit i qeshi pak buza kur e kendoi noten e Denizullu-Serpes, edhe thirri sekretarin e vecante- te tij, lordin Eduard Merrytune. Lord Eduard, i tha, ja nje cope prozete bukur; Juve qe ju pelqen stili i gdhendur, do t'ju kenaqe shume: si ta kendoni, bejini. pergjigjjen qe Guverna e Madheshtise Tij do ta keqyre me miresi kerkesen e zulluve. Lord Edwarrdi mori karten, u fal edhe doli. Lord Eduardi ish njeri shume serioz, po kish edhe sense of humor, dhe i pelqente shakaja. Drejtori j librarise botonjese «Murray>- ish-miku i tij dhe kerkonte qe ,prej kohe nje editor te zotin Per nje edicjon kritik,e te veprave te shkronjesit Walter Pater, i cili eshte me i madhi stilist i gjuhes -lnglize ne kohet moderne.Lord Edwardi zuri telefonin dhe lajmeroi, me nje ze te rende, drejtorin e shtepise "Murray". qe nje kritik, tani i panjohur, i quajtur Denizullu-Serpe, ekspert ne tere ,hol1esite e gjuhes inglize me gjithe emrin ekzotik te tij, ish njeriu i rralle i kerkuar prej aq kohe 'per te edituar veprat e Walter Paterit. Pastaj mori penden dhe shkruajti kete bilete :
Sir ,
I am instructed by the Prime Minister to acknowledge the receipt of your letter, and to assure you that His Majstty's Government will give your request the most careful consideration.
I remain, Sir, yours respectfully,
EDWARD MERRYTUNE
Private Secretary to the Prime Minister.
Zoteri,
Jam i udhezuar nga kryeministri, t'ju bej te ditur per marrjen e letres suaj, dhe t'ju siguroj qe Qeveria e Madherise se Tij, do t'i kushtoje kerkeses suaj vemendjen me te plote. Mbetem, zoteri, i juaji me respekt
Eduard Merrytyne Sekretari Personal i Kryeministrit per Denizulu -Serpe, Esq.
Te nesermen, ambasadori i Zulluve e kendoi me gezim letren e lord Edwardit, gezim i cili u shtua gjer ne brohori,kur hapi kete letre te dyte:
MURRAY AND co. PUBLISHERS
Sir,
We have it on good authority that you are a refined and scholarly though unknown critic, and a passionate student of Walter Pater's writings. It so happens that We have been planning for some time to issue a critical edition of the great English essayist's complete works. Would you eventually consider an offer to undertake that edition? Awaiting with impatience an answer, we remain, Sir, Yours sincerely,
MURRAY AND CO. To Denizu1iu-Serpe, Esq
Murray dhe Ko, Botues Zoteri
Kemi te dhena qe ju jeni nje kritik i zoti zgjedhur e i shkolluar, nobnese i panjohur, si dhe nje studiues i apasionuar t shkrimeve te Uolter Pejterit. Ne kemi bere plan qe pas nje fare kohe te bejme nje botim kritik te veprave te plota te eseistit te madh Anglez. Mund ta mermi, ne konsiderate, oferten tone per tu marre me nje botim te tille? Duke pritur me padurim nje pergjigje, mbetemi sinqerisht tuajet, zoteri,
Murray dhe Ko Denizulu-Serpet, Esh
Si vershelleu dhe kerceu dhe kendoi dhe u hodh, ambasadori i ra ziles edhe thiri sherbetorin e hotelit.
- A e di, i tha, kush eshte dhe ku ri Walter Pateri ?
-Jo, zot, s'di, po do te shkoj ta gjej emrin e tij ne libra te telefonit.
-Mire. Mos me bej te pres shume. Dhe ndenji ne tryeze, edhe shkruajti nje raport te gjate ne Zulluland, e bashke me raportin dergoi edhe nga nje kopje te letrave qe kish marre.
* * *
Kur arrijtin ne Zulluland, dy muaj pastaj, raportet ng,a Londoni dhe nga Parisi, nje vale gezimi shkoi anemban te popullit, dhe kreret e partive vendosne te therresin n.ie mbledhje te madhe per te biseduar e per te kremtuar lajmet me rendesi nga kryeqytetet e Inglise dhe te Frances.
Diten e caktuar, nisne, nga brigjet dhe nga fushat, te rrejdhin togje-togje negre me bandiera, duke kenduar kenge kombetare. Keto, per nje njeri qe dinte burimin e tyre, ishin fare te papritura ne kuptim te ri qe u kishin dhene Zullute. Ne acaz kengesh per te pire a per te qeshur, Zu1lute e gjore kishin ujdisur fjale patriotike dhe luftare, fjale si te cuditura nga ky afrim. Mbledhja do te mbahej ne nje shesh te madh, te shtruar nga natyra me nje bar te dendur dhe te shkurter. Nje grup u qas duke kenduar me enthusiazme te madhe: Come, Josephine, in my flying machine)
Me sy te zgurdulluar dhe me cape madheshtore, kendonjesit arrijtin:
Hop-hop, me pallen te zhveshur !
(Up-uP, a little bit higher! Lart-lart nje cike me lart
Fesh, bam, me dyfek te ndezur !
(Oh, my! the moon is in fire! O Zot hena ka mare flake
Nje grup i dyte vazhdoi me nje kenge patriotike mi avazin Can-t you see I am a baby Luftaret e entuziasur po e mbushjin sheshin. Nje grup tjater u sul duke kenduar per lirine e atdheut mi
Adede,
T'es bene!
J'aime tes gros nichons,
Folichons!
T'es ronde,
T'es blonde, etc.
Nje tjater grup 'prape, ia mbushi nje kenge per sulmin e trimave ne lufte, mi avazin A mysteriousTag. I ulur mbe nje shpelle, rrinte menjane nje neger i ardhur ne shesh nga te paret. Ish njeri mesatar, me afer te pesedhjetave sesa te dyzetave. I stervitur ne nje kolegj protestant ne Cape-Town, kish mesuar letrat e bukura klasike dhe moderne, kish udhetuar ne Evrope, dhe, autodidakt i palodhur, e quante veten nje student dhekendonte perdite libra te thelle, ,sado qe kish arrijtur ne
prag te pleqerise me nje kulture te rralle. Kish nje fjale gjithnje ne buzet: «Vetem gjysme te mesuarlt, -thosh, kujtojneSe i kane mharuar mesimet" Ky neger i cuditshem, i quajtur Plug, ish krijonjesi i vertete i levizjes"kombetare ne Zululand; kete fakt e dijin te gjithe, po shumica e mohonin e ,duke hedhur emra negresh te tjere te dale me perpara me'ate mendim ne Zulluland: Po Plugu vete interesohej pak te fama, sa pertonte edhe tu j ape"te kuptojne" negerve ndryshimin me theme te nje levizjeje qe kishin perpjekur zullunjte e tjere te nisnin me perpara:e tija,levizje sistematike,idealiste edhe krijonjese,per te kthyer zullute nga nje turme te pergjakur ne nje komb me dinjitet,dhe me balance :te tyret,levizje kur-te-me-teket,dhe levizje tribale per te mbrojtur tribune e zulluve nga tribu te tjera Afrikane..
Plugu kur ish ne Evrope,kish mire se c'me-ndim ushqen bota e qyteteruar per zullute; shume here i trdnditej shpirti kur kendonte a degjonte gjykime, dhe jave me radhe i mbetej si nje gjemb i brendshem, qe e shponte, i dhembte e i nxirte gjumin.Dhe qe ne djaleri kish vendosur nje veper te madhe: ta beje Zullulandin" nje vend te bashkuar, 'e lire,te qyteteruar e me
nder.Besnik te vetvetja ju vu punes dhe asnje pengim asnje lodhje
se kish mbajtur nga
vija e pareshenua. Po ku kish enderruar te dale dhe ku doli! Avazet -patriotike qe degjonte e deshperojin, si nje simboI i
shkalles kulturale te zulluve,po s'rrefente ndonje shenje
merzie ne fytyre:
Nje grup i madh po afrohej tani me kengen. me te zjarte te Zullulandit, 'kenge ne avaz te " Love a lassie, a bonny,bonny lasie.


" Ne jemi trima,
Edhe dalim nga vrima
Zeri i Zullulandit kur na therret!
:


Jemi luftetare pa frike.
Me shigjet' ose me thike
Dora jon' e forte, vret!
Kjo ish si Marsejeza e Zulluve; dhe kur e degjonte, turrna ndizej dhe egersohej nga entuziazma. Edhe grupet qe kishin ardhur me pare ne shesh u bashkuan ahere me ata qe afroheshin, dhe te gjithe me nje ze nisne prape:
Ne jemi trima...
Plugu degjonte duke heshtur dhe me nje hije tri-shtimi te fshehur. C'fat i cuditshem per kete kenge! A i shkonte kurre ne mendje Lander-it se kenga e tij do te entuziaste nje dite tere nje populI, do shpinte ushtare ne lufte dhe do te fitonte beteja ? Plugu kish enderruar per zullute nonje kenge Madheshtore, te shkruar me porosi prej nonje muzikanti te madh, ndofta nga De- bussy-u a nga Richard Strauss -i. Po negrit s'i kishin vene veshin : dhe kishin pelqyer te adaptojne kenge inglize dhe frenge, te 'prura nga zullunj te vajtur si qymyrxhinj ne vapore nga Durban-i dhe nga Cape Town-i ne Liverpool e ne Marseille: Kenge te degjuara nga nafte te dehur a nga kurva zhurmonjese ne ca kafene te 'erreta te limaneve. Po c'faj te kane kenget, kur jane te -=zonjat te bejne mrekulline e mrekullive: te zgjojne entusiazmen luftare? Ndofta, fajin e kish ai, jo negrit e tjere. Zulluve u pelqen Adela, -T'es belle pse t'i shtrengosh te gjoret te degjojn me zor Simfonine Heroike te Beethovenit? Sicilido shijen e tij,mejtoi Plugu duke psheretitur pa dyshim shija e zulluve te mi eshte pake ulur, po fund 'i fundit, nuk jemi neger?
Keto mejtoi Plugu, kur u be nje heshtje e pergjithshme: Dy grupe vijin me madheshti, duke prure sicilido nga nje Perendi 'prej druri, te dy idhullat qe e
ndajin Zullulandin ne dy fe te mbedha. Njera perendi ish prej borige,tjetra, prej selvie. Qe te dyja ishin ska- litur ne kercunj te prure ngapyjet e Pa1estines prej va-poresh inglize qe bejne udhen e Suezit gjer ne Afrike te Jugut: Po keto te dy perendi te prera ne nje pyl1 dhe aq te aferm nga natyra e drurit, u dukeshin Zulluve fa-re te ndryshme dhe kishin shume here shkatketuar zenka dhe derdhje gjaku.
Si i vendosne idhullat me nje respekt te madh, u, ngrit nje plak edhe e deklaroi mbledhjen te hapur.
Mbledhja e sotme, zoterinj, (tha Plaku), eshte nje dite gezimi dhe lavdie, qe do te mbetet e paharuar ne histori te Zullulandit. Dy mbreteri te medha, Franca dhe Inglia, na nderojne dhe na duan. Ne paste dyshime nonje prej jush, do t'i hiqen kur t'i shtrojme perpara dokumentat.
Dhe, me te thene ,keto, thirri nje djale, i cili kish luftuar kater vjet si ushtar i kolonive neper fushat e Champagnes dhe kish mesuar pake te kendoje. Djali leciti me pare bileten e sekretarit te ministrit te Puneve teJashtme te Fran:ces, Dupont ,dhe si e leciti frengjisht, e perktheu edhe ne ,gjuhe te Zulluve. Menjehere u shkeput nje furtune brohorie: ca ulerijin, ca kendojin, ca kercejin duke perpjekur duart.
Kur pushoi pakez entuziazma, negri gjuheshume kendoi dhe pastaj zulluloi letrat e lordit Edward Mertytune edhe te shtepise botonjese «Murray>>.Ketu u ngritne te gjithe ne kembe edhe nisne, duke perpjekur duart me ritme, nje valle rreth e rrotull te dy 'perendive prej druri; pastaj, ne kulm te dehjes patriotike, luftaret zhveshne pallat, dhe te percjellur nga te qeluarit e matur te nja pesedhjete cekaneve mbi tepsi prej bakeri, ia mbushne te gjithe kenges madheshtore:
, I love a lassie:
N e jemi trima.
Edhe dalim nga vrima etj.
Vetem nje njeri rinte pa levizur, me syte te mbyl1ur, edhe krye ulur. Na duket (i britne, me nje ze nje grup negrish) se nuk je i kenaqur- Eshte tradhesi sokollitne ca te tjere. -Le te jape shpjegime, le te flase thirrri nje tok negrish i trete"
Dhe Plugu (se ai ish) ngriti doren e djathte qete kerkoje heshtje: "Nuk mohoj aspak, -tha, - qe S'jam i kenaqur ...Nje vale zemerimi murmuriti anembane te turmes, po s'do1i nonje ze kundershtimi. «Jo vetem s'jam i kenaqur, po jam i helmuar, i plagosur ne thellesi te zemres. Po te merrnit vesh kuptimin e vertete te letrave, do te derdhjit lot deshperimi, ne vend qe te kecejit valle pergjigjja e Frengut eshte nje tallje sheshit. Ajo e diplomatit ingliz, s'ka nonje rendesi fare: eshte nje nga pergjigjet e zakonmshme qe governa e Londanit i dergon cdo letre, nga cdo ane qe ne vafte. Sa per ate te botonjesit «Mucray», ajo shtepi e degjuar eshte, pa dyshim, viktime e nje shakaje. Hiqni dore, se do te beheni lodra e botes. Ta dini se ne,- ne sy te Evropes se qyteteruar., jemi neger, dhe asgje,me teper; ca na shajne, ca na perqeshin, ca te pakeve u vjen keq, po te gjithe na perbuzin e na kane per te poshter. Hiqni dore, ju them, se u beme palacot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zeni besen raporteve qe thohe gjera te mira 'per ne, dhe mbase nje dite dalim te "ritur perpara botes, udha qe shpie ne nder, ne liri e ne shpetim, nuk eshte e shtruar me lule, po me ferra; ai qe arrin ne kulm, arrin i grisur, i pergjakur, i dersitur, i lodhur; dhe trendafilat, dafinat, ujet e ftohte, lendina 'ku eshte mire dhe embel te shtrihet, te gjitha keto i gjen ne kulm vetem, dhe atje shume here as qe i gezon dot, se bie i vdekur nga te lodhurit, po me vetedijen qe j hapi nje udhe te re Popullit. Ne, vellezer, jemi neger te varfer, pa nonje rendesi fare; mos dehuni me moskuptime, mos degjoni njerez te ceket, njerez aq te paditur
sa ju, me te paditur se ju ndofta, te cilet kane vetem nje guxim barbar dhe te verber qe i shtyn te futen kudo, ne mes te talljes se pergjithshme. Behuni burra! Rrembeni kazmat! Puna eshte me e larte se trimeria, kazma me fisnike se palla. Dhe permi te gjitha, heshtni! Jo fjale, por kazmen. Jo mbledhje, po kazmen. Jo misione, po kazmen. Dhe parmenden, dhe draprin, dhe shoshen, dhe furren. Po mjaft levdime. E kam zemren aq te mbushur me lot, sa s'qaj dot. Dhe me ne fund, aq di, aq them; Jini te lire te beni si te doni. Mbaroi dhe ndenji. Nje heshtje mbreteroi pak caste. Pastaj vershellime, sharje ,krisme nga cdo ane. Ca neger tregojin grushtin. Ca kerkojin qe t'i heqe fjalet dhe te lipe ndjese; ne mos ta zene me gure. Dhjete oratore nisne te flasin menjehere. Ca te tjere prape fil1uan kengen luftare: I love a Lassie, dhe pesedhjete cekane qellojin ,me terbim pesedhjete tepsi. Nje neger i madh doli ne mes edhe nisi nje valle te cuditshme, duke u kerrusur, ne menyre qe te imitonte nje miserok te eger. Nga nje cip doli nje ulerime si e nje cakalli. Pa humbur kohe, nje tjater perngjau zerin e nje asllani. Nga cdo ane nisne te imitojne giithe kafshet e pyjeve te 'Afrilkes. Gjashte mije njerez te dehur me nje fryme marzie negre, levizjin duar e kembe dhe jipin ze te gjithe pernjeherjesh.
Tri ore vazhdoi kjo krize. Me ne fund, dy pleq muarrne te dy idhullat ne dore edhe u be nje heshtje e madhe. Perendite, thane pleqte," jane te kenaqura nga patriotizma juaj, dhe tere Evropa do te cuditet me ndjenjat fisnike ; me rregullen, qetesine, kuptimin dhe qyteterine tuaj. Tani (vazhduan !pleqte duke folur bashkerisht) ju propozojme te dergohet nje falenderje Inglise edhe Frances, qe na bene shoke dhe miq, edhe nje falenderim te diturve te Inglise qe na nderuan duke kerkuar drite dhe mesim nga ambasadori yne. Nje rrufe doretrokitjesh e priti kete proponim, i cili u votua me nje ze. Plugu psheretiti edhe shtiri nje lot, nje pike, e cila zbriti ngadale neper faqe e gjer ne qafe, ku u zhduk. Turmes ky lot nuk i shpetoi, dhe nje thirri: Shikoni, nakarin. shikoni zemerligesine! Qan, se triumfi s'eshte per te, eshte per nje tjater, per nje nje te zotin, per nje diplomat, per nje te ditur me themel.
Si u qetsua perseri turma, u ngrit nje neger i quajtur Zgjebo, i cili kish bere kater vjet, si kafaz ne nje hotel te Palermos edhe dinte pak italisht. Une, tha, proponoj qe te dergojme nje lajmerim miqesie te Mbreti i Abisinise, duke qene se ai eshte i vetmi mbret neger i lire dhe meqe ne oborr te Abisinise ka disa njerez qe dine italisht, te falat tona t'i dergojme ne kete gjuhe. -Kjo ide eshte shume e mire, tha Plugu, dhe mund ta perkrah ~dhe une Po kush do ta shkruaje karten ?
Une, tha, Zgjebua.
-Dini mjalf itallsht, sa te beni nje dokument diplomatik? -Di shume bukur.
-Gezohem,pa me thoni pak, si do ta nisni?
Ja keshtu ,tha Zgjebua " Sacramento Re"
-Sacramento re? pyeti Plugu,doni te thoni pa dyshim "Sacra Maesta"
-Jo,thashe dhe do te them "Sacramento Re"Ashtu eshte ne Italishten e mire.
Nje hije deshperimi ngrysi fytyren e plugut.Deshi te flase po iu duk me kot t'i bjere murit me koke.Heshti .Po turma ,e cila s'pelqente fjalet,s'pelqente as heshtjen e Plugut.Shume zera u ngriten nga te gjitha anet qe i kerkonin mendjen.Po ai nuk u ngrit nga vendi.Shoke tha nje nga negrit e moshuar,une propozoj qe per mbretin e ABISINISE te shkruaj nje karte Plugu dhe nje tjeter Zgjebua.Pastaj te kendohen
qe te dyja dhe te zgjedhim njeren per te derguar.Te gjithe e perkrahen kete mendim me perjashtim te Plugut i cili u ngrit dhe deklaroi se e dinte shume pak Italishten "sa per te ndare shkrimin e mire nga te keqin ,por jo te shkruante vete"
Po turma e shtrengoi te beje aq sa di.Ashtu u ulne qe te dy,dhe duke pshtetur karten ne peqi shkruan komplimentat e Zullullandit per Negusin e Abisinise.
Fjalet e Plugut ishin keto:
Maesta


*********


Faik Konica



Ai qė ėshtė i qytetėruar


E njihni tė gjithė atė qė “ka parė botė”, qė ėshtė i qytetėruar. Ēdo qytet i Shqipėrisė e ēdo katund sadomos i madh ka tė tijėn. “Njeriu qė ėshtė i qytetėruar” i lag pėrditė me vaj leshrat, vishet me “tė ngushta” (ca pak tė idikura), mban njė stap tė lehtė nė dorė - e shikon sipėr-poshtė gjithė botėn. Vajzat ēuditen, pleqtė shkėndallėzohen, djelmtė i bien prapa, duke thirrur e duke vėrshėllyer a duke i hedhur gurė, - mjeshtri i shkollės i qaset tė lidhė fjalė. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njėra me tjatrėn! – “Si vete sot? – Si vini?, - thonė nė Evropė! Vėrtet, ju kėrkoni ndjesė! – Si vini, si shkoni? Si kurdoherė, mė pėlcet zemra. Ku rrohet nė kėtė vend, me kėta njerėz qė s’dinė tė vishen, tė hanė, tė flasin! Ah, Evropa e shkretė! Kur isha nė Evropė...” Kur ish nė Evropė, ish si peshku nė ujė. Gjithė shijen, gjithė hollėsinė e shoqėrisė sė qytetėruar i ka thėthitur. I ka parė tė gjitha sa janė pėr tė parė e ca tė tjera, i njeh tė gjithė. Ka folur, ka lidhur miqėsi me fytyrat e njohura tė Evropės sė tėrė.
Po ku ka lindur, nė pyeē, ky njeri aq i hollė e aq i ēuditshėm? Pa dyshim, do tė jetė rritur nė “Rue de la Paix” tė Parisit, nė “Strand” tė Londonit a nė “Grahen, tė Vjenės”. Mos kėrko aqė larg...Ka parė ditėn nė Dardhė, nė Mollė, a nė breg tė Pulės. Eshtė rritur nė mes tė bajgave tė gomarit a tė kakardhisė sė deles.


1902



Ai qė ėshtė gati tė vdesė pėr Shqipėrinė


Ndėr turinjtė mė tė dendur tė Shqipėrisė, duhet vėnė re ai qė ėshtė “gati tė vesė pėr kombin”.
U kapa me fjalė njė ditė, me njė njeri kėsaj cipe, e ja shkurtimi i tė folurit tonė:
Unė - Kur je gati pėr tė vdekur pėr atdhenė, ē’pret?
Ai – S’erdhi koha.
Unė - Mos prit luftėn e madhe. Qė tė nxehėsh zemrat, qė ta afrosh ditėn e mirė, qite pallėn, hidhu bėj njė trimėri tė shkėlqyer pėr atdhenė tė ēuditen bota e tė ēuditemi tė gjithė.
Ai – S’erdhi koha.
Unė - Sille, nė mos erdhi”
Ai – Pa mė thua, pse s’vete tė vritesh mė parė ti qė qenke mė trim? A po s’erdhi as pėr ty koha?
Unė - S’erdhi, e, pėr mua, s’do tė vijė kurrė. E sheh unė s’rrenj. S’jam trim unė. A shkrova, a thashė kurrė se do tė nisem pėr luftė? Jo! Se nuk ėshtė puna ime. S’jam njeri i luftės. Palla ime ėshtė penda, atė pallė tė dobėt kam, me atė pėrpiqem t’i shėrbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti qė leve trim, bėje fora njė herė jataganin pėr nder tė Shqipėrisė.
Ai – S’erdhi koha. Sot pėr sot sado trimėrira tė bėhen do tė venė kot.
Unė - Asgjė s’vete kot. Trimėria qė duket mė e panevojshme, po tė bėhet me mendje qė t’i shėrbejė atdheut, kot nuk vete. Ja njė punė e mirė: Nė do, ngjitu nė Tour Eiffel (Kullė e Parisit) e hidhu poshtė, tė thyhesh nė njė qind copė. Mė par, shkruaj kėtė biletė e vėre nė taskė: “Vras vetem pėr tė provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Pėr fare gjė e vrava veten. Le tė kuptojė tani Evropa, me anė tė gazetave, se ē’mund tė bėjė shqiptari. Kur tė jetė nevoja tė vritet, jo pėr fare gjė, po pėr Atdhenė.”
Ai – Talle me mua.
Unė - Nuk tallem me ty. Nė mos do tė vrash veten, megjithėse je gati pėr tė vdekur, ēap nė Shkodėr, nė Gjakovė, nė Berat a nė Gjirokastėr, e, nė mes tė pazarit, thirr si tellalli tė drejtat e Shqipėrisė. Ja njė punė e mirė. Ē’do t’tė bėjnė mė tė ligė se tė tė vrasin, punė pėrė tė cilėn ti thua se je gati.
Ai – Fjalė, fjalė, s’erdhi koha, baba!
Unė - Nė mos erdhi koha pėr tė vdekur, djalė, erdhi njė kohė tjetėr: erdhi koha tė ngrihesh e ta kapėrcesh me vrap pragun e derės sime, se mjaft mė ēave kokėn!


1898



Ēipi i palaēove


“Avropa” dhe “Evropi” janė bisedimet e ditės dhe tė orės nė Shqipėri. Po Evropa s’pėrfillet aspak. Ē’ėshtė “Avropa” ose “Evropi”? Pas besimit tė shqiptarėve, ėshtė njė vend i ēuditshėm, larg nga Shqipėria. Qė Shqipėria ėshtė edhe ajo njė pjesė e “Avropės” ose “Evropit” – asnjė shqiptari nuk ia qas mendja. Njė njeri niset nga Vlora tė vejė matanė tė kanalit, fjala vjen nė Pidochisull – Adriatico, dhe miqtė e tij thonė: “Shkoi nė Avropė” ose shkoi nė Evropi”. Pėr tė zbuluar pėrsenė e errėt tė kėtij mendimi, u bėra njė pyetje katėr njerėzve mė tė kuptuar qė ka Shqipėria dhe mė patundėrisht tė sigurt nga vetja e tyre.
Selim Qeroz-Fodulli mė pėrgjigjet:
“Efendėm, ēdo vend ku populli mban shapkė dhe ku s’ka bėrė hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, ėshtė Avropė”.
Napoleoni i Gjirizave mė thotė: “Tradhtor, tallesh me mėmėdhetarėt! Ti e di shumė mirė ku ėshtė Avropa, dhe nė ke harruar, tė ta pėrmend unė: Avropa njihet tėrė ai vend ku venė kapella, ku ka makina shumė, ku burrat s’kanė trimėrinė tonė dhe ku gratė s’janė tė ndershme.”
O Anaksagoras Uliksi mė shkruan: “En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu pnevmatos, amin.” Ne orthodhoksėt besojmė se, atje ku mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari ynė i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi ėshtė tėrė ai vend ku urdhėron Pap dhe kisha latine me protestantėt dhe mesonėt dhe ku shkon i lajthitur, i cili shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditė hakė Perėndisė. Po mė duket, zot, se tallesh, tutesti peripezis. Prosohin, se nė Amerikė kemi ton Papa laga Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s’prt veē se njė shenjė pėr tė nisur nga zanati i tij, Lipon, prosohin!”
Gazi Punikua hedh nga goja jargė, njė erė tė qelbur dhe kėto fjalė: “Avropa ėshtė vendi ku s’hanė mish tė mbajtur nė akull, pasta dhe shumė gjėra tė tjera, qė ne, aziatikėt e ndershėm, nuk i pėrfillim. Mesela, pinė verėra tė gėnjeshtra tė Francės, qė s’kanė aspak erė rrushi. Nėm verė tė Negozhdit qė ndjehet njė orė lart! Nėm raki! Nėm bozė! Atje ku s’i gjen kėto, atje ėshtė Avropė.”
Dhe me tė mbyllur kėto bileta, gjej nė tryezė njė kėngėzė qė kisha shkruar pak javė mė parė nė mes dy shakave me ca “Vatrane”. Kėngėza e ka titullin Avropa, Evropi – dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp pėr tė zbavitur kėndonjėsit njė minutė:


Lot “Avropa”, me “Evropin”
Njėra-tjetrės i hedh topin
Edhe Evropa bėn sehir.
Njė tė shtėn’Avropa topit:
Nėpėr dor’i shkoi “Evropit”.
Dhe evropa bėn sehir.


Pyet “Avropa”: Ē’u bė topi?
-E ke ti! – i thot’Evropi.
Dhe Evropa bėn sehir.

Hop! “Avropa” me “Evropin”
Zihen, goditen pėr topin.
Dhe Evropa bėn sehir.

Bam “Avropa”, bam “Evropi”!
Ulėrijnė: Ku ishte topi?
Evropa s’bėn sehir –

Po mbledh dhe nė xhep vė topin
Dhe pastaj na rrėmben shkopin,
Dhe as qesh, as do sehir!


1922
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:45

Faik Konica



I urti
i malit



Tre miq, tė quajtur Rėmbi, Gjėmbi dhe Shkėmbi,
mbarojin sė ngrėni. Plloska me verė shkoi nga duar nė duar. Rėmbi nisi tė dredhė
cingare, Gjėmbi mori lahutėn, Shkėmbi ia nisi kėngės.
Pastaj folėn. Pėr ēka
mund tė flasin tre miq, kur janė tė rinj e kur mblidhen bashkė? Pėr qėllimet,
pėr shpresat e tyre. Rėmbi, qė shumė kohė e kish ndėr mend tė dilte nė vise tė
huaja pėr fat, Gjėmbi donte tė merrte udhėn e Stambolli pėr tė zėnė punė.
Shkėmbit zemra i thosh ta shkojė jetėn e tija nė mes tė arave, tė vreshtave e tė
bagėtive tė veta. Ē’tė mira, ē’tė liga e prisjin sicilndo nė udhė tė jetės?
Ē’gėzim, ē’trishtime fshihte nė gji tė vet koha pėr tė ardhur? Tė tre miqve u
vate mendja tek i Urti i Malit. Dhe Rėmbi, duke ndezur njė cingare tė re: “Pse,
tha, s’vemi tė pyesim magjistarin e madh, tė na shfaqė fatin tonė?”
I Urti i
Malit rrinte nė mes tė njė pylli; njė vrimė shpelle ish shtėpia e tij.
Magjistari me famė s’kish shok pėr tė kėnduar nė kohė pėr tė ardhur, dhe dija e
tij qaste njerėz nga gjithė anėt e Shqipėrisė.
Kur vanė tė tre miqtė nė
shpellė, dolli t’i presė njė plak i ēuditshėm: tripėllėmbėsh i gjatė, njė hundė
sa njė opingė i ndante tunrinjtė nė dy, dhe njė mjekėr e bardhė porsi bora i
briste gjer nė dhe e i binte nėpėr kėmbėt; njė rrobe e ngjyrė hiri i mbulonte
trupin, dhe, nė vend tė brezit, njė gjarpėr i shtrėngonte mesin, gjithė jeta e
kėtij njeriu ishė nė sy tė tija, dy pishė tė ndezira.
I urti i Malit – se ai
ish – ua preu fjalän tė tre miqve qė deshėn t’i thonė pse erdhėn: - “E dij pse
erdhtė. Hyni””
Hyjtin nė njė odė tė skalisur nė gur, e tė ndritur prej shtatė
shandanesh. Shtatė misurė tė gjelbėr ishin duke zier nė mes tė
odės.
Magjistari mori njė stap tė verdhė: tė shtatė qirinjtė u shuan njėri
pas tjatrit, dhe misurėt pushuan sė zieri. Ahere plaku ra me stap tri herė, e,
nė fund tė odės, si nė njė teatėr kur hapet perdja, u hap njė qytet i
bukur.
Njė qytet i bukur me pallate tė larta, me rrugė tė gjera, ku vejin e
vinin karroca tė ndritshme, kuaj tė lehtė, zonja me rroba tė hijshme, njerėz tė
gėzuar a tė ndrojtur, tė nxituar a tė ngadalshėm. Dhe pastaj karroca tė tjera e
kuaj tė tjerė, e automobila, e botė nė tė gjitha anėt.
“Si e vini re”, tha
plaku, duhet njė zakon i madh pėr tė ecur nėpėr kėto rrugė pa qenė i shkelur
njeriu. Njė fshatar i ardhur qė pak kohė nga katundi i tij ėshtė nė rrezik tė
shtypet nė ditė tė para. Tani, rruga kėtu ėshtė pasqyra e jetės: jeta, shoqėria,
janė aqė tė koklavitura nė kėto vise, aq tė ngatrruara e tė errėta, sa duhet njė
mjeshtri e madhe pėr tė ecur, dhe kush s’ėshtė i mėsuar me kėto zakone, shpejt
shtypet. Mos kujtoni se tregtia, punėt etj, bėhen nė ato vise me atė mėnyrė tė
kulluar qė bėhen nė Shqipėri! Jo” Aty, tregtia ėshtė njė shkencė, punėt janė njė
sėrė luftash tė ashpra e tė pamėshirshme. Qė tė fitosh me tė vėrtetė, duhet me
njė mėnyrė tė jesh njė dijetar e njė ushtar bashkė. Jeta, aty ėshtė njė luftė,
thashė . dhe nė luftė, o djem, ka mundės, vėrtetė, po ka dhe shumė tė plagosur e
tė vrarė.
Plaku i ra prapė tri herė stapit tė verdhė, dhe nė vend tė qytetit
tė largmė, dolli njė qytet anės detit, me shtėpi prej druri, me minare shumė, e
me mijra qen rrugėve. E njohėn Stambollin. Plaku shtroi pėrpara syve tė miqve
punėt, me ē’dredhira me ē’ė unjura, e, shumė herė, me ē’poshtėrsira. “Kėtu, tha
prapė plaku, jeta s’ėshtė njė luftė, por njė lodėr”...
“Sa pėr ty qė kėrkon
ta shkosh jetėn tėnde nė mes tė arave, tė vredhtave e tė bagėtive” tha i Urti i
Malit, “si lum ti!” se nė qoftė se breshri a vapa a kėlbaza, tė prishin drithin
a tė pakėsojnė bagėtinė, ajo prishje e ai pakėsim s’do jenė tė rrėnjshme, dhe as
kėlbaza, as vapa, as breshėri s’mund tė vihen mė njė me ligėsinė e
njerėzve.”
Rėmbi, Gjėmbi edhe Shkėmbi, si u pėrshėndoshėn me tė Urtin e Malit
duallėn nga shpella e, mejtuar, muarėn udhėn e katundit.

Misur-i – enė
dheu qė pėrdoret pėr tė zier gjellėt.







Mėsime mbi shqipen e
re




I

Zoti Hekur,
Ju njoftoj se
rekllamasioni juaj nuk u muar nė konsiderasion.
Zgjebua, prfekt,
d.v.


II

Zoti Prefekt,
E kėndova kartėn tuaj, ku mė
bėni tė njohur se ankimi im nuk u muar nė sy. Po mė vjen keq qė nuk shtuat edhe
arsyet pėr tė cilat nuk u dėgjua kėrkimi im.
Hekuri,
d.v.


III

Zoti Hekur,
Nukė jam oblizhé tė ju reveloj
motifet enterne qė e desiduan administrasionin tė refyzojė rekllamasionin
tuaj.
Ballafaqimi rrjedh vetvetiu nga elementet.
Zgjebua, prefekt,
d.v.



IV

Zoti Prefekt,
Nuk ju jam lutur tė mė
zbuloni tė fshehtat e shtetit. Po mė duket se, kur hidhet poshtė njė qarje, kam
tė drejtėn tė pyes pėrse.
Elementat rrjedhin vetvetiu nga
ballafaqimi.
Hekuri, d.v.


V

Zoti Hekur,
Nė paēi
lodas tė mė shkruani pėrsėri njė letre ensollave si atė tė fundit, nosolman nuk
do t’ju pėrgjigjem, po do tė marr demėzyr regretabl.
Zgjebua, prefekt,
d.v.


VI

Mosieur le prefect,
Il y a evidemment un
malentendu. J’ai plus profond respect pour les autorities, e t je crois n’avoir
fait preuve envers elles ni d’audace ni d’insolence. Je voudrai simplement
demande les motifs pour lesquelles ma reclamation n’a pas été prise en
consideration.
Hekuri, m.p.


VII

Zoti Hekur,
Do
t’ju bėj rėmarke se lalangofisiel e Shqipėrisė ėshtė shqipja. Parkonsekan letra
jauj e fundit nuk ėshtė amisibl se ėshtė redizhé nė njė gjuhė tė
huaj.
Zgjebua, prefekt, d.v.


VIII

Zoti
Prefekt,

Nuk kuptoj si mund tė quhet e huaj frėngjishtja, kur ėshtė
pranuar si ortake gjysmė pėr gjysmė me shqipen. Ortakėsia ėshtė gjė shumė e mirė
nė tregti: po nė shesh tė gjuhėsisė pema e ortakėrisė ėshtė njė doē. Mė tė
shumtėt nėpunės tė Shqipėrise sot s’dinė as shqip as frėngjisht; po meqė duket
sheshit se frėngjishtja u pėlqen mė tepėr se shqipja, do ta nxėnė kohė
frėngjishten, nė qoftė se kjo bėhet gjuha zyrtare e vendit. Nė tė dy mijė vjetėt
e fundit, mė parė latinishtja, pastaj greqishtja mė nė fund turqishtja, kanė
qenė gjhuėt zyrtare tė Shqipėrisė. Pse tė mos kenė pėrsėri si gjuhė zyrtare njė
gjuhė tė huaj, po kėtė herė tė zgjedhur lirisht nga ne vetė? Sikur tė kasnecohej
frėngjishtja si gjuha zyrtare e vendit, do tė kishim dy fitime: do tė pėrdornim
nė punė tė Guvernės njė gjuhė tė bukur, dhe pak a shumė tė pėrbotshme; edhe do
t’i lejim popullit lirinė tė flasė gjuhėn e tij tė pavėrlasur.
Hekuri,
d.v.



IX

I paditur A.B.C. Hekuri urdhėrohet
formelman tė dalė pėrpara tribynalit, tė hėnėn qė vjen, purrepondr disa
aqyzasioneve kundrė lasyrėte tė shtetit, tė bėra nga zoti prefekt
Zgjebo.
Inajetullahu, komisar i policisė,
d.v.


X

Desizion i Tribynalit:

Unė, zhyzhi i
Ubjedullahut, u silloisa kėtej, u silloisa andej, edhe desidova se i pandehuri
A.B.C. Hekuri, i cili, si nga letrat odasioze, ensollane, dhe in admisible, qė i
dėrgoi Zotit prefekt Zgjebo, ashtu edhe nga reponset qė i bėri tribynalit, u
revelua trathtor, bolshevik, ankelan alasedision, sanmoral dhe sanpatri tė bėhet
kondanė nė dhjetė vjet burg otravo forsé.
(kėtu vula)
I “pandehuri”, i
“padituri”, i dėnuari Hekur tani thyen gurė nė udhė tė re tė
Tomorit.


1938





Mrika


Sulltan Murati, me dyzet mijė kėmbės e me
gjashtėdhjetė mijė kalorės, ra pėrpara Krujės mė 1448, edhe e bėri qark
kryeqytetin. Skėnderbeu kish lėshuar nė Krujė kontin e Urenės, i cili, me gjithė
thesarėt qė i premtoi sulltan Murati, qėndroi kundėr me trimėri tė madhe.
Shqiptarėt, sipėr nga muret qė rrethonin Krujėn, rrėkėllenin mi krerėt e turqve
shpella, zjarr e vaj pėrvėlimtar. Nga tjatėr anė, Skėnderberu, me tetėmbėdhjetė
mijė njerėz vetėm, derdhej pėrsėjashti me ushtrinė armiqeshė, e nė luftėra tė
nxehta, priste truq me qindra, edhe hiqej duke rrėmbyer flamurė e plaēka. Njė
ditė, turqit ngrehin shkallė pėrmbi muret, qė tė binin me tė pabesė nė qytet;
Skėnderbeu, nė ballė tė shqiptarėvet edhe me pallė nė dorė, u lėshua kundėr
armikut me njė hov aq tė tutshėm, sa turqit iknė e u pėrhapnė nė tė katėr anėt e
fushės, shqiptarėt, pastaj, hyjtin nė qytet tė Krujės. Po njė frikė e madhe i
drodhi tė gjithė, kur panė se Skėnderbeu s’ish midis tyre...
Nata po binte
dalngadalė, e, nė fund tė qiellit, porsi virgjinesha tė bardha, yjtė ėndėrronin
me trishtim. Konti I Urenės, sa gatitej bashkė me parėsinė pėr tė dalė me
kėrkuar Skėnderbenė, - Mrika, ēupė gjashtėmbėdhjetė vjetsh, mė e bukura, mė e
shkėlqyera, mė trimėresha e Krujės, kish hapur njė kali tė zi, e hidhej pėrpara
te deti i natės.
Nė mes tė fushės u pėrpoq me njė kalorės. Njeriu i Azisė
hėngėlliti nga gazi, kur gjysmė pa – nėpėr rrezat e yjve – leshrat e Mrikės qė
derdheshin gjer nė vithet e kalit:
- Allahu mė paska dėrguar pėr sonte njė
jastėk tė butė!
-Dheu ėshtė jastėk mė i butė! – tha Mrika, e, me njė tė hequr
palle, i vėrtiti kokėn. Kali u ngul nė errėsirė, e trupi i ushtėtarit u pla mbi
tokė. Mrika zbriti e, duke thėnė “Perėndia i ndjeftė!”, i lėrojti me majė tė
pallės njė kryq nė kraharuar, pastaj u vėrvit prapė mi kalė e u sul
pėrpara.
-Ah, ē’ėndėrr nėn yjtė e qetė, kjo vashėz e bukur qė vente mi njė
kalė tė rreptė pėr tė gjetur trimin!...
Me njė hop, Mrika zhveshi pallėn, se
Skėnderbenė tė rrethuar prej njė tubė turqsh-e pa qė po lėftonte. Trimit i sih
copėtuar palla mi krerėt armiq, e, duke marrė pallėn e Mrikės, i preu
kundrėqėndrimtarėt. Po njė prej kėtyreve, para rėnė, kish mund tė plagosė nė
kraharuar Mrikėn.
Skėnderbeu i hiüi kalit edhe e mori trimoshen e Krujės nė
pėqi. Si dragua, kali fluturonte nėpėr fushė. Kur iu qasnė mureve tė qytetit,
Mrika ish e vdekur, - por e bukur, e qetė, me njė nėnqeshje nė buzė, si nė
gjumė, aq e lumtur kish qenė qė vdiste pranė
Skėnderbeut!...


1898




Flamuri


Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė
njė kombi nė njė gjuhė tė pashkruar qė mund ta kuptojė syri dhe zemra e ēdo
njeriu me ndjenja.
Cilat janė kujtimet qė shfaq, duke valuar, Flamuri ynė?
Nuk janė kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janė kujtime lakmirash, edhe
rrėmbimesh: janė kujtime vetėmbrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėrira
tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurma nė letėrsitė e tė gjithė popujve tė
qytetėruar. Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se Flamuri ynė, siē ėshtė njė nga
mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė
drejtėt.






Flamuri


Skenderbeu kur jetonte
Shqipėria
lulėzonte.

Ishe e fortė, ish e zonjė
Kish nė flamur njė
shqiponjė
Njė shiponjė me dy krerė
Ai lirisht hapej nė erė.

Kur
armiku na vėrvitej
Flamuri i kombit ngrihej

Gjėmonin njė mij
trumbeta
Suleshin treqind mij veta.

Derdhjin gjakun si tė marrė

tė mbaheshin Shqipėtarė.

Derdhjin gjakun pa peshuar
Pėr flamunrin e
bekuar.

Po trimat shkuan pėrjetė,
Shqipėria mbet e
shkretė

Trimat shkuan edhe vanė
Kordhėt po ndryshken
mėnjanė.

Kordhėt ndryshkėn e nė baltė
Na ra flamuri i naltė!

Na
ra flamuri i naltė
Mbeti e u kalb nė baltė!

Sot kan dalė ca
zuzarė
Qė ulėrtinė shqipėtarė,

Po kėtė emėr e lanė
U bashkuan me
aganė

E punojnė nat’ e ditė
Qė tė mebtemi pa dritė,

O zuzar, o
tradhėtorė
Ne na bėjtit shėrbėtorė,

Na e vuatlitė lirinė
E na
shkeltė Shqipėrinė.

Rrėmbyet e po rrėmbeni
Gjith se ē’patmė e se
ē’kemi!

Po mjaft! Koha ėsht afėr,
Kur tė ndizet luft’e
ashpėr,

Lufta tri her’e bekuar
Qė na ka pėt tė shpėtuar,

Jo
luftė kundrė Turqisė,
Jo kundrė mbretit Shqipėrisė,

Po luftė pėr ca
zuzarė
Qė u lindnė shqipėtarė

E, armiq tė Shqipėrisė,
I fryjnė
dritės sė lirisė,

S’na lėnė dhe ne tė tjerėt,
T’dalim nga gjum’i
errėt,

Po ē’dėgjojnė ven’ e thonė,
E ē’shohin e
tradhėtojnė

Eshtė turp prej kėsi krimbash
Tė mundohet njė komb
trimash!

Ngrehuni, o shqipėtarė,
T’i shtypim kėta
zuzarė!

1899
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:45

Anadollaku nė mesalle


Ka ndenjur
si nje ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf;
S`ka
kohe te flase
Hedhe sa te pelcase:
Llop nje bakllava,
Llop nje
hallva,
Llop nje revani,
Llop muhalebi.
Therret:-Hic jemedum!
- O
burra, bre dudum!
Kerkon nje syltjac,
Porosit nje kulac,
Rremben nje
bugace,
- Te rrembec nje kapace!
Te tere per nje darke,
Te tera ne nje
barke!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe
na e ze gjumi.
Neser kur te zgjohet
E, me "bismil-lah",
Prape
pilaf
E prap hoshaf.
"Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!"
More dudum
kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, te rente pika!
C`te duhet
ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem ne nje kade
Plot
me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del.


(1901)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:45

HELENA E TROJES

Ne Troje, nga maja e nje
kulle te larte
Helena e bardhe zgjat kryet dhe pergjon
Poshte nene muret
luften qe lufton
Menella syzi me Parin flokearte..

Shikon buzeqeshur e
me balle te qarte
zjarrin qe ka ndezur vete dhe enderron
e stolisur si
diten qe hipi ne fron
Kur vajti nus'e re nga Amykla ne Sparte.

Dhe ne
shesh Menella me Parin te terbuar
Goditen me sulm per te mundur a per te
vdekur
Gjemojne duke cuar zerin ne qiell.

Gjaku u ka hyre faqe dhe
duar
Kordhe me kordhe hekuri me hekur
Perpiqen, tringellojne, shkelqejne
ne diell.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:46

Faik Konica – Ka qene njeri prej bijve me te shkelqyer te Shqiperise, nje nga campionet me te medhenj te independences kombetare, pa dyshim ustaj me i math i shkrimit te gjuhes sone; eshte njeriu qe na ka zbuluar flamurin e Skenderbeut. Keta tituj nuk mund t’ja mohojne as kundershtaret me te eger. – Fan Noli.

Anes liqenit

Nata po aferohet. Drita e dites tretet dale nga dale; e, mbi tjegullate shtepive, mbi drasat e rrugeve, mbi fletet e pemeve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojne, nje ngjyre manushaqie – nje ngjyre gushe pellumbi, si thone ne ca male t’ona, - shtrihet, e i mpshtjell. Mbasandaj, pake nga pake manushaqet cfletohen. Hijet behen me te dendura, me te zeza. Njeri mbas tjaterit, yjte cpojne qiellin, e pikelojne drite. Nata u aferua. Nata erdhi.

E kur aferohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te rri anes liqenit. S’eshte si liqeni i Ohrit, me ujera te kulluara si te nje rrekeje, si liqeni i Janines, qi shkelqen si nje fushe e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodres, det i vogel i rrahur tej e ketej me lundra te motshme sa Shkodra e ne ane te cilit gjallojne malesore te rrepte. Eshte nje liqen nuke m’i math se nje kopesht, ne mes te nje pylli te punuar, liqeni i ndyre e i bukur, - i ndyre e i bukur, - i ndyre se uja i qelbet, i bukur se pemet qe e rrethojne mvarin deget e tyre gjer mbi faqe te tij, edhe mbi faqe te tij hena ndrit e lot. Ne pushim te nates bretkosat kendojne. Here here, nje peshk, e nje tjater, shume pishq, tingillojne ujen. Uja perseri pushon, e fle. Po nje ere e ngadalte (oh shum’ e ngadalte!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:47

Ne liqen

Fletet, te thata e te verdha, kane rene, nga lisat e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari ne nje pasqyre te vjeter. As ere, as ze zogu. Nje pushim i trishtimshem. Vetem, lark se largu, ushtimi i capeve te ndonje enderimtari… Remat, here here, e ne nje hop qe te dyja, i bien ujes: qarke happen, qe vene duke u-tmadhuar e duke shtyre fletet: suli shket duke u-shuluar. Edhe nata po bie. Pertej, u-ndes nje drite, qe rrenjen ne nje cope te liqenit…

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:47

Bora. –

Kthielltesia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me veren. Vjeshta e trishtimshem erdhi e iku. Tani, po hyn dimeri, edhe qiellin e kane mbuluar re te qetta e te ftohta. Edhe sot, per te paren here, zuri te bjere bora…

Prapa qelqeve te dritores, po shikonj. Nga dale nga dale, si kur ka frike te ndegjohet, bora fluturon floke floke e shrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kerkon te ndreqe e te zbukuronje: Dy cupa te vockela shkojne, e, ne lesherat e arta te tyre, te leshuara mbi shpatullat, bora shkruan trendafile te ergjenda. Djelmte qeshin, hidhen, lozin, e leftojne me topa. Zoqte vertiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, nje thrime buke! Si ne vere, gjithe bota jane veshur ne te bardha.

Floke floke, nga dale, po bie bora…

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:47

Dita e veres. –

Miqve, shokeve te Lidhjes Shqipetare “Verore”, u dergoj kujtime miqesie, urime te zemres, per Diten e Veres qe na afrohet. S’e festuam dot sivjet kete dite te bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojme me zemre.

C’eshte Dita e Veres? Eshte dita ne te cilen stergjysherit t’ane, kur s’kish lindur edhe krishterimi, kremtojin bashke me Romanet dhe me Greket e Vjeter, perendit’ e luleve, te shelgjeve, te krojeve. Kur ckrin dimeri, kur qaset Vera buzeqeshur e holle dhe e gjate si ne piktyre te Botticelli, zemra e njeriut cgarkohet nga nje bare, shijon nje qetesi, nje lumtesi t’emble. Ne kete gezim, stergjysherit t’ane ndiejin nje detyre t’u falen perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe quajme Dit’ e Veres.

Ne pake dite, ne Shqiperi, besniket e funtme te paganismit, besnike pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojne me verore deget e thanave, te dellinjave, te dafinave, te gjithe shelgjeve te nderuara. Do t’ keputin dege te gjelbera dhe do t’i vene permbi dyert e shtepive dhe t’odave.

Te mos i leme te humbasin keto festa te vjetera te races s’one. Nuk i bejen dem njeriu. Sjellin nje gezim te kulluar ne shtepite. Ne nje vent ku jeta e te vegjelve eshte aq trishte, djelmuria dhe vajezat kane nje rase te ralle per te defryer. Per te medhenjte, Dita e Veres ka nje shie poetike te holle e te rralle.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:47

Faik Konica

Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:47

Abetari shqip

Abetari shqip - shtet i tanishem i ēeshtjes [gjendje e tanishme e ēeshtjes]

Ne pak fjale, - me qellim por pa shprese qe t`u mbushim koken hamajve, zaptieve, te shtremberve e t`egerve, - duam te shkoqitim ēeshtjen e abetares gjer me sot. I pari liber ne gjuhen tone dolli ne 1635, d.m.th. 256 vjet me perpara, ne Rome, prej Frengut te Bardhe (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori me vone do zbulonte duke germuar ne arkivat e bibliotekes kombetare te Frances, vepren e Pjeter Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e te rrefyemit" te shkruar, me te njetin alfabet, ne vitin 1621, pra 14 vjet me pare]. Ky liber perdori nje alfabet, i cili ka te ngjare se perdorej edhe me pare, se, po ta kish bere Frengu i Bardhe, do ta kish thene ne parethenie te librit te tij; pra duke heshtur, na rrefeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me ate alfabet duallen gjer me sot shume libra, me te shumtet permbi fe, nje fjalor shqip e italisht disa mijera shtyllash, e me ate meson gjithe pjesa e Gegerise katolike. Te metat e atij alfabeti jane kryesisht dy: 1) Ka disa germa te vecanta qe nuk gjenden ne shtypshkronjat; 2) S`eshte i mjaftueshem per toskerishten.

Qe te mos e ngarkoj teper artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Ne ate mot, Sulltani, per te ndezur ne Shqiperi nje zjarr kunder sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare te mblidhen qe te bejne nje alfabet shqip. Keta, me leje te qeverise (turke), u mbluadhne. Ne mes tyre, hyri si thone e si do te mund te provojme nje dite - nje anetar i Moskovit, i cpuar me udhe nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte per detyre: 1) O te merrte alfabetin e Frengut te Bardhe, si 300 e sa vjetesh me te vjeter; 2) O te bente nje te ri, duke treguar te metat e alfabetit te vjeter; 3) O te mos i perseritte ato mangesi.

Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I perseriti te keqiat e alfabetit te Bardhit. 4) Shtoi shume gabime te reja.

Qe te marrin vesh atdhetaret e kulluar se c`eshte ai alfabet i Stambollit, le te vene re keto: Alfabeti i Stambollit ka 36 germa. Nder keto jane: 1) shtate shkronja cirilike (sllave). 2) Pese shkronja greke. 3) Nje shkronje cirilike (sllave) koke-tatepjete. 4) Nje shkronje latine e vertitur. 5) Dy shkronja latine koke-tatepjete. 6) Nje shkronje latine e tredhur. Te tjerat jane latine. Lexuesi qe ka pake mendje, i sheh vete ndyresine e ketij alfabeti: 1) I bere me spica te Moskovit, na ve ne rend te popujve sllave. 2) I perzier me shtate menyra shkronjash, eshte i ndyre ne te pare, e i jep gjuhes nje hije te eger. 3) Nuk mund te botosh libra asgjekundi ne Evrope, vec po te blesh shkronjat perkatese dhe te paguash shume me shtrenjte. Kur desha te filloj nje te perkohshme shqipe gjashte vjet me pare, desherova pike-se-pari te perdor o alfabetin e vjeter te Shkodres, o alfabetin e Stambollit - te cilat do t`i rrefej ndoshta nje dite gjate e gjere, e atehere le te gjykojne shqiptaret c`jane ata njerez e c`jam une - nuk me tunden fare.

Me 1899, disa atdhetare te flakte te Shkodres u mblodhne, per te themeluar nje shoqeri te madhe per levrimin e gjuhes shqipe. Keta shqiptare krijuan nje alfabet, te cilin, edhe pse qe i aresyeshem edhe nga deshira e bashkimit, e muarem edhe ne dhe po e perdorim qe prej dy vjetesh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetem shtypet lehtazi kudo, po eshte edhe i aresyeshem ne shume ane. Keto edhe njeqind te tjera tregojne se me alfabet te "Bashkimit" mbahet mire rrenja e fjaleve.

Tani cilat jane kundershtimet e meemureve kunder ketij alfabeti. Jane pese: 1) "Alfabeti i Stambollit eshte me i vjeter" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit eshte 300 vjet me i vjeter. Pse nuk e mbajtet? Pra, edhe ju vete rrefyet se vjetersia nuk eshte argument i mjaftueshem per te mbajtur nje gje te lige. 2) "Alfabeti i Stambollit eshte me i perhapur". -Ato genjeshtra t`ia shisni nje tjateri, por jo mua. A e mirrni vesh? Nder 100, 90 nder shqiptaret e jashtem e perdorin kete alfabet qe perdorim ne, a me disa ndryshime. Ate te meemureve e perdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kembe-qelbur te Toskerise. Po, si thote frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush degjon vetem nje kembane, degjon vetem nje ze". E ju, duke folur gjithnje me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithe Shqiperine. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" jane te shumta e nuk i meson dot populli". -Pergjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 me teper. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bejne nje tingull. I duket me lehte nje shenje per cdo ze". -Pergjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini te mesuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor te zinj, e jo populli po juve vete ju duket e veshtire te mblidhni dy shkronja per te treguar nje tingull. Se arabishtja e turqishtja qe ju kane hyre ne palce e ne gjak, per cdo tingull kane nje shenje. Fshataraku i Gjermanise pse meson, p.sh. kater shkronja -tsch- per te treguar tingullin ē? Fshataraku i Shqiperise pse te mos mesoje dy shkronja? Fshataret e Shqiperise kane mend, po Bashstenete s`mesoni dot ndoshta. 5) Me ne fund Meemuret na pyetne shume here: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarne vesh ta kene alfabetin nje e te perbashket? -Me te vertet, ne nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish pune. Fundi alfabeti nje eshte. Rumania ka nje Akademi, e, megjithate, bota eshte ndare ne dy pjese per nje ndryshim te dy a tri shkronjave. Me vone edhe ku ndryshim do te pushoje. Alfabeti i "Bashkimit", per lirine qe i dha shqipes te shtypet apo te botohet kudo, per hijen europiane qe i dha shkrimit te gjuhes sone, per sherbime te tjera qe ka per te bere ne sy te botes, meriton me te vertet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e te ndyre qe ka, me pengese e botimit qe u sjell librave shqipe, s`meriton tjater emer pervec ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U be nevoje t`u thyejme hunden nje here harbuteve. Ne kane per te thene gje, te re, do t'u pergjigjemi. Po, ne zencin te kendojne per te mijten here kengen e zaptieve, nuk kemi kohe per te humbur.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:48

Fotografia:


_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:48

Lutja e shkrimtarit, nga
F.Konica

"Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur
kur s'kemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thellojmė njė punė pėrpara se tė
shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndenjė tė mprehtė tė drejtėsisė qė tė flasim
jo vetėm me paanėsi, por dhe tė sillemi ashtu! Shpėtona nga grackat e
gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu
qoftė!"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:48

Gjuha ... Dhe njė pjesė e
gurmazit


Faik KONICA,

Fati i gjuhės shqipe ėshtė pėr tė qarė.
Njė degė e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia, latinishtia,
greqishtia e vjetėr, persishtia, etj., dhe aq' e vjetėr sa ato, - shqipia mbeti
gjer mė kėtė ditė e njomė po pa fletė e pa lule, kur shoqet ēuditnė botėn me
lulėzimin e tyre. Tani, ca elementet t' erėta nė Shqipėri kanė zaptuar
ministrin' e Mėsimit dhe po pėrpiqen t'a majnė gjuhėn fare. Mbase ca nga ata
dėshėrojnė tė mbarojnė dhe u duket se po mbarojnė punė; po shumica, pa dyshim,
janė armiq tė gjuhės, dhe duan, duke pėrdredhur e duke shtypur organet e
shqipes, t'a lėnė sakate qė tė hiqet xvarrė e shtrembėruar.
Shikoni. Jaria
nj'a tre'qint fjalė qė munt tė quhen internacionale, janė hequr ca nga
gėrqishtia e vjetėr, ca nga latinishtia, dhe janė bėrė malli i njerėzisė, se
gjithė bota i di, i mer vesh gjithė bota. Munt tė pėrdoret e tė kuptohet lehtė
fjala thjeshtė shqipe larkfolės (siē munt tė thonė, dhe ca thonė, nė Gjermani,
Fernsprecher), nė vent tė telefonit: po nuk ėshtė nevojė; fjala telefon ėsht'e
pėrgjithėshme; s'ka nonjė fitim pėr gjuhėn, pėr popullin, a pėr njeri, qė tė
preferohet fjala nacionale larkfolės. Po armiqt' e fshehtė tė gjuhės, s'pėlqejnė
as fjalė tė ra kur janė tė mira, si larkfolės; dėshėrojnė fjalė makaronike si
togjer dhe bashki, se ashtu e do qėllimi prishės i tyre.
Njė tjatėr pun' e
bukur qė bėjnė, ėshtė tė kthyerit e fjalėve nga kuptimi i tyre dhe tė dhėnėt njė
kuptim tė ri. Fjalės i paditur, i dhanė kuptimin i kallzuar pėr njė faj; fjalės
i pandehur, i dhanė kuptimin i dyshuar se ka bėrė njė faj; fjalėn i aratisur e
zgjothnė qė tė zėrė vendin e fjalės firar, ndonėse i aratisur thohet pėr njė qė
ka humbur udhėn ose s'dihet se ku ndodhet nė kurbet. (Ėshtė vėrtet se Gegėt kanė
njė fjalė i paditun, qė ndofta ka lidhje me italishten bandito, me kuptimin i
kallzuar; po trazimi me fjalėn i paditur nė kuptimin i pamėsuar ėsht' i
domosdoshmė dhe pėrandaj pėrdorimi i tė dy fjalėve nuk ėshtė praktik).
Sido
qė nė qoftė, Torbeshėt me ca dinakė tė tjerė vendosnė qė t'i japin shkelmin
shqipes, dhe tė fabrikojnė njė gjuhė tė re tė themeluar mi shqipen. Na pėlqen a
s'na pėlqen, kjo gjuh'e re po bėhet nėnė sytė t'ona, dita me ditėn, dhe jemi tė
shtrėnguar t'a nxemė, se ndryshe pas pakė kohe s'do tė marrim vesh dot se
ē'thonė gazetat e Shqipėrisė.
Pėr tė stėrvitur Vatranėnt nė gjuhė tė re, kemi
pėr tė botuar nga nonjė herė ca mėsime. Do tė jenė pakė tė rėnda, si ēdo gjė e
re: po me kurajė dhe durim, do tė bėni pėrparime.
Mėsimi I
Toskua, me qė
ka parė shkolla tė larta, ėsht'i ditur; po me qė e kėrkon Gjykatoria, ėsht'i
paditur. Ashtu, Toskua ėsht' edhe i ditur edhe i paditur.
Moskua, me qė s'ka
hapur kurrė njė librė, nuk ėsht'i ditur, po me qė s'thotė as Policia as njeri se
ėshtė fajtor, nuk ėshtė i paditur. Ashtu Moskua s'ėsht'as i ditur as i
paditur.
U-voth njė kec nė stan, dhe besojnė se Toskua ėshtė ay qė e vodhi.
Toskua ėshtė pra i pandehur. Fajtor ose i pafajshėm, Toskua mori malet i
papandehur. Toskua ėshtė pra edhe i pandehur edhe i papandehur.
Dikush tha se
kecin munt t' a kete vjedhur Moskua, po xhandaret u pėrgjiqnė qė Moskua nuk
ėsht'i pandehur. N'ato e sipėr hyri nė polici Moskua; dhe me qė e dijin se
s'fshihej, s'hyri i papandehur. Moskua pra nuk ėshtė as i pandehur as i
papandehur. .
Toskua, kur mori malet, u-bė i aratisur, se fshihej nga
xhandarėt; po duke qenė se i njeh me pėllėmbė udhėt dhe shtigjet, nuk u-aratis
as njė minutė. Do mė thėnė, Toskua ėsht'i aratisur po nuk ėsht'i
aratisur.
Moskua dolli pėr gjah dhe humbi udhėn dhe ka dy ditė qė po sillet
vėrdallė, i dėshpėruar, nga pyll nė pyll; ėshtė pra i aratisur; po kanuni nuk e
kėrkon, dhe nuk ėsht'i aratisur. Do mė thėnė edhe Moskua, si Toskua, ėsht' i
aratisur, po nuk ėsht'i aratisur.
Me gjith' kėtė, ndodhja e Moskos ndryshon
fare nga e Toskos. Se Moskua dėshėron tė dalė nga pylli, po s'di si tė dalė;
Toskua di si tė dalė, po s'dėshėron. Moskos i vjen keq qė nuk ėshtė si Toskua;
dhe Toskua qan qė nuk ėshtė si Moskua. Po sikur t'u thuash tė ēkėmbejnė ndodhjen
e tyre, s'dėgjojnė. Se Moskua do qė tė mos jet' i aratisur, dhe nuk ėshtė po
prapė ėshtė; Toskua nuk ėsht' i aratisur, dhe do qė tė mos jetė po prape
ėshtė.
Mėsimi II
Profesorit Qelqmath i ngjau njė e papėlqyer: Tek punonte
nė laboratuar tė tij, hyjtin pesė xhandarė me pisqolla nė grusht, dhe i britnė,
"Ngre duart, se je i paditur". Profesori hapi gojėn dhe ngriti duart, po si
mblodhi pakė veten protestoj me zemėrim, dhe u thotė xhandarėve, "Gėnjeni, se
mua tėrė bota mė njohin si tė ditur". - "Vėrtet, je i ditur", thanė xhandarėt,
"po nga qė je i ditur, je i paditur", - "0 Perėndi!" briti Profesori "qenkan tė
prishur mėnē!" - "Ja se si" thanė xhandarėt; "ėshtė helmuar njė pus, dhe shumė
njerės qė pinė nga ujėt e tij vdiqnė. Helmi i pėrdorur ėshtė aq' i hollė sa
s'ndjehet nė shie. Policia mendon se vetėm njė njeri i ditur nė barėrat munt t'a
ketė bėrė kėtė faj. Pėrandaj, Profesor, ti, si i ditur qė je, u-dekllarove i
paditur, dhe ne erthmė tė tė zemė" - "Shikoni se ē'gjarpėr i frikshėm!" ulėrijti
profesor Qelqmadhi. Xhandarėt, tė trembur, kthyen kokėn tė shohin, dhe Profesori
me njė herė u-hoth nga penxheria dhe mori me vrap udhėn e pyllit. Xhandarėt, kur
kuptuan dinakėrinė, j'u-sulnė pas duke zbrazur pisqolla, po mė kot, se Qelqmadhi
u-ēduk nė mes tė druve.
N'ato sipėr, u dolli mb'udhė xhandarėve nxėnėsi i
Profesorit, dhe i qėndroj duke u britur: "Xhandarė! Zemėni, se pusin e helmova
unė!" - "Ja tek qenka i pandehuri i vėrtetė!" tha njė xhandar. - "Dhe ėshtė fare
i papandehur, se s'i shkonte njeriut mendia te ky ēilimi" u-pėrgjigj njė
tjatėr.
"Ėshtė njė i pandehur i papandehur" dekllaroj njė xhandar i
tretė.
Pastaj, i thanė nxėnėsit: "Eja pra tė tė shpiem nė burg, se je i
paditur".
"Atje gėnjen( tha djali "se jam nxėnėsi mė i mirė i Profesorit
Qelqmath. Nga ana tjatėr, po tė burgosni gjithė tė paditurit, duhet tėrė
popullin shqipėtar t'a burgosni dhe tė hyni ju tė parėt nė tė Tralos". - "Mos
fol aqė shumė" urdhėruan xhandarėt; "nukė thamė qė s'je i ditur, po thamė qė je
i paditur. Tani, pėrpara!" Dhe xhandarėt u-nisnė, me tė diturin tė paditur tė
pandehurin tė papandehur nė mes.
Udhės, nxėnėsi, me njė zė qė dridhej nga
frika, i thotė njė xhandari: "'Bobo ē'na gjeti! Ti paske kolerėn, shoh nė
fytyrėn tėnde gjithė shenjat e sėmundjes." Xhandarit i ra tė hollėt nga
dėshpėrimi. Tė tjerėt u-pėrndanė, tė kafshuar nga zegli i panikės. Nxėnėsi, pa
humbur kohė, vrapoj dhe hyri nė pyll, u-bashkua me Profesorin, uruan njėri
tjatrin pėr ****** qė kishin ngrehur, dhe muarnė tė pėrpjetėn nėpėr shkėmbinjtė.
Xhandaret, si kuptuan grackėn, u-bashkuan dhe me njė tėrbim tė math u-sulnė dhe
ata nė pyll, ku humpnė udhėn, dhe, pas ca orėsh kėrkimi, arrijtin nė funt tė njė
shkėmbi dhe ranė mbė dhe, tė dėshpėruar, - kur na dėgjojnė njė tė qeshur;
shikojnė lart: Profesori me nxėnėsin e tij kanė ndenjur dhe po tallen me
xhandarėt duke mpshtetur dorėn nė majė tė hundės. Dhe me njė herė, ky fjalim nis
nė mes tė dy palėve.
Xhandarėt: - Profesor, s'je mė i paditur.
Profesori:
- Po ju qėpari mė thatė se isha i paditur.
Xhandaret: - Ishe, po s'je
mė.
Profesori: - Bah! Aqė shpejt u-bėra i ditur?
Xhandarėt: - Jo. Ishe i
ditur po ishe dhe i paditur. Tani je vetėm i ditur, dhe i paditur ėshtė nxėnėsi
yt.
Profesori: - Gėnjeni. Nxėnėsi im ėshtė i ditur.
Xhandarėt: - Jo.
Ėsht'i paditur, se e kėrkon hetuesi.
Profesori: - Ah! Paskeni dhe njė... si
thatė?
Xhandarėt: - Hetues.
Profesori: - Bisedim i
papandehur.
Xhandarėt: - Jo. Nxėnėsi yt ėsht' i pandehur.
Profesori: - I
pandehur ēė?
Xhandarėt: - I pandehur.
Profesori: - Aqė vetėm? S'ka bisht
fjala?
Xhandarėt: - I pandehur vetėm. Dhe nė dėgjofshi kėshillėn t'onė, mos
bėhuni t'aratisur.
Profesori: - Gėnjeni. Ne t'aratisur s'jemi, dimė se ku
ndodhemi, kemi ardhur dhe tjatėr herė kėtu pėr tė mbledhur barėra t'egėra. T'
aratisur jini ju, qė kini humbur udhėn. Do tė vdisni nga uria dhe nga etja. Do
t'ju vrasim me gurė. (Dhe Profesori hodhi njė shpellė qė t'i
trembė.)
Xhandarėt: - Duam tė hamė. Kini njė copė bukė?
Profesori: - Ka
njė burim tė ftohtė kėtu sipėr, dhe vijnė shpesh dhi t'egėra tė pinė ujė. Doni
ca kakėrdhi prej cjapi? (U hodhi njė grusht.)
Kryetari i Xhandarėve (u flet
shokėve). - Medet! Do tė vdesim. Ē'na duhej tė ndjekim gjer nė thellėsi tė
pyllit maznunet dhe muttehemet. Nė djall mystendiku me gjith'
ihzarin!
Profesori: - Pa dale, pa dale. Mė duket se s'mereshim vesh. Mor mos
doni tė thoni se na kallzuan si fajtorė dhe kini urdhėr tė na shpini nė
burg?
Kryetari i Xhandarėve: - Po. Zoti Profesor. Kam njė ihzar, dhe dua tė
ju shpie te mystendiku.
Profesori: - Ashtu? Dhe kujtojit se u-bėmė
firar?
Kryetari i Xhandarėve: - Po, Zoti Profesor.
Profesori: - Ah mor
t'uruar, ne ju muarmė pėr tė ēmendur dhe ikmė nga frika se mos na mbytni. Hajde
tė shkojmė nė gjyq, se ne fajtorė s'jemi.
(Dhe zbriti me nxėnėsin).
Mb'
udhė, vazhdoj bisedimi.
Profesori: - Nuk mė thoni, pse s'pėrdorni fjalet
firar, mystendik, ihzar, mutthem, maznun, arzuhall, mazbata, dava, etj. - po
kini ēpikur fjalė qė s'i mer vesh njeri?
Kryetari i Xhandarėve: - Di dhe unė,
Zoti Profesor? Thonė se duhet qėruar gjuha nga fjalėt e huaja.
Profesori: -
Duhet qėruar mė parė truri i palaēove qė e qelbnė gjuhėn. Fjalė tė huaja jane
ato qė s'kanė zėnė rėnjė nė gjuhė. Ato qė i honepsi gjuha dhe hyjtin gjer nė
kasolle tė malėsorit, ato fjalė u-nacionalizuan. E dini si i thonė gjykatėsit
n'Espanjė? I thone kali, - "Alcade" - nga arabishtia elkadi. S'munt tė gjente
tjatėr fjalė hispanishtia? Ē'gjė mė e lehtė? Nė gjuhėn hispanishte ka disa
qindėra fjalė arabishte, mė tepėr fjalė administrative. Vallė Espanjollėt i
mbajnė ato fjalė nga dashuria qė kanė pėr armiqt' e tyre Arabėr? Apo mos i
mbajnė se ato fjalė hyjtin nė gjuhė dhe e quajne lajthim t'i hedhin? Turp, turp,
djemt' e mij. Hiqni dorė. Ėshtė mėkat pėr gjuhėn.

Botuar mė
1922
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:49

Faik Konica ėshtė njė ndėr shqiptarėt mė tė dalluar. Lindi nė 15 Mars 1875 nė
Konicė (qytet shqiptar qė sot i pėrket Greqisė). Studimet i filloi nė njė kolegj
jezuit nė Shkodėr, dhe i vijoi nė Stamboll dhe nė Francė. I menēur dhe
gjuhėbrisk, kur ishte ende nė Europė, Konica ēeli revistėn Albania, qė u botua
pėr 12 vjet rresht. Mė pas ai u vendos nė Amerikė dhe u bė njė nga udhėheqėsit e
shqiptarėve tė Amerikės. Nė Amerikė Konica drejtoi gazetėn "Dielli" dhe
federatėn "Vatra". Qeveria e mbretit Zog e bėri Konicėn ambasador tė Shqipėrisė
nė Shtetet e Bashkuara.

Pėr fat tė keq, emri i Konicės pak fare ėshtė
pėrmendur nė librat e botuar gjatė komunizmit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:49

FLAMURI

Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhe
te pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me
ndjenja.
Cilat jane kujtimet qe shfaq, duke valuar, Flamuri yne?
Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jane kujtime
lakmirash dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje
me mundime te palodhura dhe me trimerira te gjata e te forta
qe kane lene gjurma ne letersine e gjithe popujve te qyteteruar.
Nga kjo pikepamje mund te mburremi se Flamuri yne, sic eshte
nje nga me te vjetrit e botes, eshte dhe nje nga me te drejtet.
FAIK KONICA

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:49

FLAMURI

Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhe
te pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me
ndjenja.
Cilat jane kujtimet qe shfaq, duke valuar, Flamuri yne?
Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jane kujtime
lakmirash dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje
me mundime te palodhura dhe me trimerira te gjata e te forta
qe kane lene gjurma ne letersine e gjithe popujve te qyteteruar.
Nga kjo pikepamje mund te mburremi se Flamuri yne, sic eshte
nje nga me te vjetrit e botes, eshte dhe nje nga me te drejtet.
FAIK KONICA

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:50

Faik Konica lindi ne vitin 1876 ne qytezen Iliriane te Konices, eshte e tepert t’ju rikujtoj se sot ky qytet ndodhet ne Greqi. Familja Konica rrjedh nga familja e te famshmit Ali Pashe Tepelena, nje burre shteti e diplomat, i cili i rezistoi sulmmeve te Perandorise Osmane dhe te derguarve te Napolonit te Frances. Formimi i mirefillte i Konices fillon me studimet e tij te para ne Kolegjin Jezuit te Shkodres. Ai mesoi te fliste dhe te shkruante ne menyre perfekte frengjishten, latinishten dhe greqishten. Ne vitin 1892 Faiku shkon me studime ne France dhe jep provimin e matures ne vitin 1896. Serish ai perfiton nga rasti per te pasuruar arsenalin e tij gjuhesor. Ne France, Konica meson gjuhen Sanskrite dhe Hindu. Ky zbulim i gjuheve te rralla dhe minoritare ishte nje zbulim i vertete per Konicen e ri. Qe nga ky moment ai i futet punes per te mesuar Hebraishten me nje pasin te madh dhe te rralle. Padyshim qe Konica kishte gjetur dicka te perbashket mes historise se popullit Hebre dhe popullit Shqiptar. Por Konica nuk do te ishte i qete dhe ne Europe. Duke pare punen e madhe qe bente ne dobi te kombit shqiptar dhe kunder Portes se Larte, autoritetet Turke te asaj kohe e denojne me vdekje ne mungese. Per kete aresye Konica emigron ne Bruksel dhe ne vitin 1897 themelon Revisten Albania. Ai punoi dhe jetoi ne “Rue d’Albanie”, (Rruga e Shqiperise, ne komunen e Saint-Gilles) ne Bruksel.
A nuk ishte e domosdoshme te rikujtohej 110 vjetori i themelimit te te parit organ shtypi ne gjuhen shqipe?
A nuk ishte e domosdoshme te rikujtoj burri i kombit, i cili hodhi themelet e gjuhes shqipe? A nuk duhet te mbetej ne historine e Komunitetit shqiptar te Belgjikes dhe te te gjithe shqiptareve, Faik Konica, refugjati i pare politik shqiptar ne Europe? Ja pra, me pune dhe ndergjejge te plote ia dolem mbane. Une deshiroj te falenderoj te gjithe ata njerez qe bashkepunuan me mua dhe Shoqaten Nene Tereza, per ta bere kete nisme nje realitet te prekshem. Nje faleminderit Konsullit te Republikes se Shqiperise, Zotit Naim Mandri, i cili e perkrahu qe ne fillim kete nisme. Faleminderit Ministrit te ambasadorit, Profesorit te nderuar Thoma Haxhi. Deshiroj te falenderoj Ambasadorin e Republikes se Shqiperise prane Mbreterise se Belgjikes dhe BE, Zotin Artur Kuko, per perkrahjen dhe prezencen e tij ne daten 23 mars. Deshiroj te falenderoj nga zemra Drejtorin e Institutit Kombetar te Diaspores, Zotin Flamur Gashi, i cili u zhvendos nga Tirana per te marre pjese dhe pershendetur kete eveniment. Faleminderit Ambasadorit te Maqedonise, Zotit Blerim Reka per nderin qe na beri me prezencen e tij.
Por te dashur miq e bashkeatdhetare, keta ishin vetem maja e ajzbergut. Nuk do te kishte qene e thjeshte per mua, si organizator dhe pergjegjes i ketij evenimenti pa ndihmen e nje sere njerezish, te cilet praktikisht dhe moralisht mbeshteten kete ngjarje. Deshiroj te falenderoj te gjithe koleget e mi te keshillit te adminsitrimit te Shoqates Nene Tereza dhe ne menyre te veēante Presidentin, Zotin Lek Pervizi. Deshiroj ta falenderoj per kurajon dhe punen e palodhur pavaresisht 80 viteve qe mban mbi supe. Deshiroj ta falenderoj per besimin dhe mbeshtetjen qe me ka akorduar prej kohesh. Faleminderit Altin Filos, administratorit te librarise ALBEL per prezencen dhe kontributin. Faleminderit Besim Bedinajt, President i Shoqates Kultorore “La Petite Europe asbl”. Faleminderit zonjes Stephanie Doc dhe Sherbimit Social te hebrenjve, te cilet na mundesuan sallen dhe gjithe logjistiken e nevojshme per realizimin me sukses te ketij projekti. Faleminderit José Sanchez, i cili prej vitesh ka hapur zyrat e Democrati Plus asbl, per mbledhjet tona te punes. Faleminderit te gjithe partenereve dhe te me falin ata qe kam harruar. Faleminderit ligjerueve te cilet punuan prej muajsh te tere per te pergatitur materialet e prezentuara me 23 mars. Keto falenderime shkojne drejt Kole Gjeloshajt dhe Safet Kryemadhit, te cilet folen per kontekstin politik te Revistes Albania. Luan Abedinajt per kontributin gjuhesor te revistes, Durak Duraku, Kole tahiri, Myrteza Bajraktari per historikun e revistes, Gjovalin Kola per marredheniet e Apolinerit me Shqiperine, Lek Pervizit per Biografine e Konices etj. Kete material do ta mbyll me dy faleminderime dhe njekohesisht mirenjohje. Falenderoj Kelment Koxhaj, i cili dhe pse me probleme shendetesore, zhvendosi gjithe studion e tij muzikore dhe na shoqeroi me kenget dhe melodite e embla shqiptare. Ky artist i mirefillte, ky djalosh bujar dhe ky mik imi, do te gjeje gjithnje mirenjohje dhe respekt nga une. Falenderimi im i fundit i dedikohet personit qe beri te mundur publikimin e ketij shkrimi, Altin Mehmeti, i cili me iniciativen e tij, beri te mundur qe keto informacione te percillen per ju.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:50

Parimi “miku i mikut tim eshte miku im” per Konicen nuk funksiononte; mikun e sotem e sulmonte te nesermen, dhe kundershtarin e djeshem e lavderonte.

Me dy fytyresine e tij, Janus, Janari, kjo Perendi romake, perfaqesonte diellin dhe henen. Ai simbolizonte kalimin nga nje vit ne tjetrin, nga e kaluara ne te ardhmen. Midis dy vizioneve, ai ishte perfaqesues i ndermjetem midis dy boteve, barbarise dhe qyteterimit.

Faik Konica, nje nga figurat me te medha intelektuale shqiptare te dekadave te para te shekullit 20, njihet edhe si nje nga personalitetet me karakterin me te komplikuar. Parimi “miku i mikut tim eshte miku im” per Konicen nuk funksiononte; mikun e sotem e sulmonte te nesermen, dhe kundershtarin e djeshem e lavderonte. Ishte kjo nje dobesi e Konices, apo ishte perpjekje e natyreshme drejt rritjes dhe pasurimit te karakteri?. Dihet se ndryshimi ne pergjithesi s’eshte gje tjeter vecse dalje nga status-quoja, perpjekje per t’u rritur, zgjeruar, pasuruar, persosur.

Per keto arsye si dhe fale perfshirjes ne listen e figurave te ndaluar per rreth
5 dekada nga ana e ish-regjimit komunist, mund te thuhet se Faik Konica do tė vazhdojė tė mbetet njė figurė e debatueshme. Kjo jo per te vene ne dyshim vlerat e tij, por per t’i vertetuar ato bazuar ne thenien se “vetem ata qė kerkojne te lavdėrohen nga tė gjithė ka tė ngjarė te mos kene ndonje vlerė”.

Zyrtarisht ose jo Konica gjate gjithe jetes se tij sherbeu si ambasador i kombit te vet. Shpesh eshte folur per natyren e tij cinike e inatcore, por edhe karizmatike e miqesore, ndersa pak dihet rreth jetes se tij private. Nje drite te terthorte mbi kete aspekt te jetes se Konices duket se ofron libri APOLLINAIRE Poet Among the Painters, nga Francis Steegmuller. Nje pjese e librit mbi poetin e njohur francez Gijom Apolineri i kushtohet edhe Faik Konices, mik i ngushte i poetit ne fillim te shekullit 20. Pjesa e librit ku flitet per Konicen bazohet ne kujtimet e vetė poetit shkruar aty nga viti 1912.

Apolineri tregon: “Nga tė gjithė njerėzit qė kam njohur dhe i kujtoj me kėnaqėsinė mė tė madhe, Faik Beg Konica ėshtė njėri prej tė vecanteve. Ai lindi nė Shqipėri, rreth 40 vjet tė shkuara (1875) nga njė familje qė i kishte qėndruar besnike besimit katolik.” Apolineri e cileson Faikun “katolik”. Duket se Apoloneri arrin vete ne kete perfundim ndoshta i nisur nga fakti se Konica gjatė bisedave mund t’i ketė treguar atij historinė e pushtimit shumė shekullor turk, para tė cilit shqiptarėt kishin qene kryesisht tė krishterė.

“Kjo Shqipe" vazhdon Apolineri "u rrit nė Francė dhe rreth moshės 20 vjeēare ishte mjaft fetar sa qe nje here kishte shfaqur idene per te hyre ne Grande-Chartreuse, manastir katolik ne veri te Grenobles. Megjithatė ai nuk hodhi asnjė hap nė kėtė drejtim. Gradualisht perkushtimi ndaj fese u shndėrruar jo nė indiferentizėm, por nė njė lloj anti-klerizėm si ai i Merimesė.”

“Shqipe”, tekstualisht "Chkipe" e quan Apolineri Konicėn. Biografi i Apolinerit, Francis Stegmuller thotė se Apolineri u pėrpoq ta shkruante fjalėn "Chkipe", thjesht pėr tė thėnė “shqiptar”. Por Apolineri ndoshta ka dashur tė shprehė admirimin e madh pėr Konicėn duke e quajtur atė "Chkipe" me kuptimin Shqipojnė.

Lidhur me ceshtjen fetare, miqėsia dhe bashkėpunimi i mėvonshėm me Fan Nolin klerik tregojnė se Faik Konica nuk kishte asgjė kundėr fesė si ushqim shpirtėror. Duket se mosdashja e tij drejtohej mė tėpėr ndaj fesė si insititucion apo si fe-shtet. Apolineri e bėn kėtė krahasim tė Konicės ne fushen fetare me Prosper Merimenė (1803-1870 shkrimtar e historian). Por keto dy fugura perkojne edhe ne fusha te tjera. Nė vitin 1827, Merime shkroi "Illyrian Ballads, La Guzla". Ai ishte i njohur edhe si linguist, kritik arti dhe mjaft skrupuloz nė pėrdorimin e fjalėve. Madje konciziteti i tij nė tė shkruar permendej si legjendė qė kur ai ishte gjallė. Karakteristika te ngjashme vihen re edhe tek Konica, si ne shkrimet e tij qe dallohen per nga perzgjedhja e fjaleve, ashtu edhe kur kritikonte e satirizonte ata qe perdornin "barbarizma"
ne shkrimet e tyre.

Apolineri tregon: “Faiku vazhdoi studimet, por pasi ishte i mbushur plot dashuri pėr vendlindjen Shqipėri u kthye nė Turqi, ku u angazhua nė veprimtari anti qeveritare, dhe u dėnua dy herė me vdekje nė mungesė. Ai u kthye perseri nė Francė, pėr gjuhėn dhe letėrsinė e sė cilės kishte njohuri tė shkėlqyera. Nė Francė, Faiku krijoi lidhje tė ngushta me ēdo njeri qė kishte tė bėnte me Shqipėrinė. Megjithatė, ai pa se shkalla e lirisė sė individit qė lejohej nė Francė ishte e pamjaftueshme, dhe shkoi nė Bruksel, ku nė Rue d’Albanie themeloi revistėn Albania, e cila fillimisht trajtoi ēėshtje politike dhe pastaj edhe mė gjėrė duke pėrfshirė ēeshtjet e letėrsisė, historisė dhe filologjisė. Me kėtė Faiku e rigjallėroi jashtėzakonisht lėvizjen shqiptare. Duke pastruar gjuhėn shqipe nga fjalėt e huaja e parazitare qė kishin vėrshuar nė tė, Konica arriti brenda pak vitesh ta shndėrrojė ate nga njė dialekt te ngushtė nė njė gjuhė tė bukur, tė pasur e mjaft shprehėse”, thote Apolineri.

Ketu mund te vihet re shume mire ndikimi i Prosper Merimese. Thuajse tė gjitha vetite e tij pasqyrohen edhe tek Konica. Nga ky aspekt ndoshta duhet parė edhe krahasmi apo afrimi i ketyre dy figurave.

Apolineri vazhdon tregimin e tij: “Megjithatė, liria ashtu siē kuptohej ajo nė Bruksel, nuk e kėnaqi Faikun mė shumė se sa liria qė kishte provuar nė Paris.
Njė ditė ai e pati punėn keq kur njė polic e ndaloi nė rrugė. “Nga jeni?”, e pyeti polici. “Albania”, u pėrgjegj Faiku. “Adresa?”, e pyeti perseri polici.
“Rruga Albania”, ia ktheu Faiku. “Profesioni?” “Redaktor i Albanias.” thote Faiku. “Po talleni me mua?”, reagoi polici i zemėruar. Dhe patrioti shqiptar e kaloi atė natė nė stacionin e policise derisa ceshtja u sqarua".

Apolineri tregon se Faik Konica mundohej dhe shpenzonte shume per botimin e revistės Albania. “Nė kapakun e revistės, si emblemė, ishin armėt e mbretėrisė sė ardhėshme tė Shqipėrisė, krijuar nga njė skulptor i talentuar francez emri tė cilit nuk mė kujtohet dhe i cili vdiq rreth vitit 1909 nė rrethinat e New Yorkut gjatė njė aksidenti me balonė.”

Apolineri nuk e permend emrin e ketij skulptori.

“I ngopur me Brukselin, Faik Beg Konica u nis pėr nė Londėr. Ai e braktisi shtypshkronjėn e tij tė mrekullueshme, e pėrbėrė vetėm nga gėrma platini me tė cilat ai vetė hartoi dhe shtypi njė numėr librash tė formatit tė vogėl, libra jashtėzakonisht tė rrallė. Kjo veprimtari pati jetė tė shkurtėr pasi punėtori i tij i vetėm nė shtypshkronjė u tregua i pakujdesshėm dhe pllakat me gėrmat e rralla u prishėn.”

Megjithėse kishte kohė qė kishte dėgjuar pėr tė, Apolineri u njoh personalisht me Faik Konicėn nė Londėr nė vitin 1903. Faiku banonte nė Oakley Crescent, City Road, EC.

Apolineri tregon: “Unė nuk e kisha takuar ndonjėherė. Ai mė kishte ftuar pėr tė kaluar disa ditė me tė, dhe pati premtuar tė mė priste nė stacionin e trenit.
Ndonjė shenjė ishte e nevojėshme nga e cila unė mund tė dalloja se ishte ai. U morrėm vesh qė Faiku tė vendoste nė jaken e xhaketės njė lule. Treni me tė cilin po udhėtoja arriti shumė vonė, dhe nė stacionin Viktoria unė pashė se tė gjithė zotėrinjtė nė platformė mbanin lule nė jakat e xhaketave tė tyre. Si do ta dalloja une mikun tim shqiptar?, pyeta veten. Atehere mora njė taksi dhe mbėrrita nė shtėpinė e Faikut pikėrisht nė kohėn kur ai po dilte pėr tė blerė lulen.”

Apolineri duket se nuk e njihte mire “korrektesine” ballkanase.

“Faik Beg Konica kishte njė pasion pėr klarinetėn dhe oboen. Nė dhomėn e ndenjes ai kishte njė koleksion tė vjetėr tė kėtyre instrumenteve. Para dite, ndėrsa prisnim tė vinte koha e drekes, e cila gjithmonė shtrohej me vonesė, Faiku luante melodi tė vjetra, ulur pranė tryezės me sy gjysmė tė mbyllur e me pamje mjaft serioze. Dreka ishte “a l’albanise”, me fjalė tė tjera, e bollshme e pafund. Ēdo dy ditė pėr ėmbėlsirė kishim qumėshtor, qė unė nuk e pėlqeja aspak.
Faiku e donte shumė. Ditėt e tjera kishim njė lloj keku qė unė e pėlqeja shumė.
Faiku nuk donte as ta shikonte me sy. Drekat zgjasnin aq shumė sa unė nuk pata mundėsi tė vizitoja qoftė edhe njė muzeum nė Londėr – ne arrinim atje pikėrisht nė kohėn kur dyert mbylleshin. Megjithatė, ne bėmė shetitje tė gjata dhe une pata rastin tė njihem me intelektin e lartė e tė pėrkryer tė Faik Konicės.”

Apolineri duket se dėgjoi tė flitej pėr herė tė parė pėr Faikun nga Annie Playden, njė guvernante angleze me tė cilėn Apolineri kishte rėnė nė dashuri kur ajo jepte mėsime nė Paris. Por dashuria nuk ishte e ndersjellte, Playden tregohej indiferente ndaj poetit. Gjatė banimit tė Konicės nė Londėr, Annie Playden, e cila ishte kthyer nė Londėr, takohej shpesh me Konicėn. Prej kėndej duket se e ka burimin edhe miqėsia e Apolinerit me Faikun. Pėr Konicėn duket se kishte respekt tė madh edhe familja e zonjushės Playden. Stegmuller thotė se kur Apolineri shkoi nė Londėr, ai zgjodhi tė shoqėrohej me Faikun pėr tė bėrė pėrshtypje tė mirė para familjes sė vajzės qė Apolineri kishte rėnė nė dashuri dhe donte tė martohej.

“Mua mė bėnte gjithnjė e mė shumė pėrshtypje miqėsia qė Faiku tregonte pėr mua.
Unė isha nė gjendje t’a kuptoja se ajo ishte njė ndjenjė e pastėr qė rridhte natyrshėm prej tij. Thuajse si tė gjithė shqiptarėt me prejardhje nga familje te njohura, Faiku kishte prirjen pėr t’u pushtuar nga mania e persekutimit, shqetėsimi i madh deri nė dėshpėrim. Dhe shqetėsimet e tij merrnin forma nga mė tė ēuditėshmet. Pasi blente diēka nė dyqan, Faiku gjithmonė largohej me frikėn se shitėsi do tė vraponte pas tij per t’a akuzuar se e kishte vjedhur mallin.
“Si do t’ja provoja se nuk e kisha vjedhur?” thoshte gjithmonė Faiku. Kur e takova nė Londėr, Faik Beg Konica sapo e kishte pėrmirėsuar bibliotekėn e tij.
Ai i kishte shitur tė gjitha librat qė kishte patur, dhe i kishte zėvėndėsuar ato me botimet anglisht nė tė cilat teksti ėshtė shtypur me shkronja aq tė vogla sa duhet lente zmadhuese pėr ta lexuar. Nė kėtė mėnyrė ai kishte formuar njė bibliotekė tė re mjaft te plote dhe qė zinte shumė pak v end. Nga librat e tij tė vjetėr kishte mbajtur vetėm dy fjalorė me autorė
Bejl(1) dhe Darmesteter(2). Faiku e konsideronte Bejlin mėsuesin e tij.
Admirimin mė tė madh nė letėrsi Faiku e kishte pėr M. Remy de Gourmont (3), dhe mė vonė kur unė gjeta njė portret tė shkrimtarit dhe ia dėrgova, ai mė shprehu njė mirėnjohje mjaft tė madhe. Faik Beg Konica, ashtu si edhe Bejli, kishte njė pasion tė madh pėr pseudonimet. Ai i ndryshonte ato shumė shpesh. Nė kohėn kur e njoha, ai e quante veten Thrank-Spirobeg, nga emri i heroit tė njė romani historik tė shkrimtarit Leon Cahun, nė vetvete njė kryevepėr dhe libri mė i mirė ne anglisht i frymėzuar nga historia shqiptare.”

Ndoshta ishte ky liber qe e nxiti dhe frymezoi Konicen per te shkruar pas disa vitesh librin e tij "Albania: the Rock Garden of Southeastern Europe".

Me pseudonimin Thrank-Spirobeg, Konica shkroi edhe dy artikuj nė te permuajshmen kritiko-letrare franceze Le Festin d’Esope. Revista pati njė jetė tė shkurtėr.
Botimi i saj filloi nė shtator tė vitit 1903 dhe u ndėrpre pas 9 numrash nė gusht 1904. Biografi i Apolinerit, Francis Stegmuller, thotė se artikujt e nėnshkruar nga Thrank-Spirobeg janė; "Outline of a Method of How to Succeed in Winning Applause from the Bourgeois" dhe "The Most Colossal Mystification in the History of the Human Species". Stegmuller nuk flet gjė mbi pėrmbajtjen e tyre, por thotė se krahas Konicės nė tė njėjtin numėr te revistes kishin kontribuar me shkrimet e tyre edhe Henry Vernot, Rudyard Kipling, Andre Salmon, Alfred Jarry, Jean de Gourmont dhe Apolineri. Revista botohej nė Paris dhe duket se Konica i shkroi artikujt e tij pėr Le Festin d’Esope gjatė periudhės qė banonte nė Londėr, pra mes muajve janar - gusht te vitit 1904.

Apolineri thotė se me pseudonimin Thrank-Spirobeg, Konica shkroi vetėm pėr 2-3 vjet. Pastaj ai mori tjetėr pseudonim, Pyrrhus Bardyli, me tė cilin nėnshkroi njė libėr mjaft tė fuqishėm e tė shkruar me mjeshtėri me titull "A Treatise on Artificial Languages".

Gjatė vizitės sė tij tė dytė nė Londėr, nė muajin maj tė vitit 1904, Apolineri qėndroi pėrsėri ne shtepine e mikut te tij shqiptar.

“Nė njė rast tjetėr unė pėrsėri kalova njė farė kohe nė Londėr me Faik Beg Konicėn, i cili ishte martuar dhe banonte nė Chinford. Ishte pranverė dhe ne bėmė shetitje tė gjata dhe kaluam shumė orė duke parė njerėzit qė luanin golf.
Pak para arritjes time nė Londėr, Faiku kishte blerė disa pula pėr tė patur vezė tė freskėta; por ai vuri re se e kishte tė pamundur t’i hante vezėt. “Si mund tė hash vezėt e pulave qė ti i ushqen vetė?” pyeste ai. Pulat shpejt filluan tė hanin vezėt e veta, dhe kjo e tmerroi Faikun deri nė atė pikė sa filloi t’i shikonte ato me neveri; ai nuk i la mė pulat tė dilnin jashtė kotecit, ku ato filluan tė hanin njėra tjetrėn, me pėrjashtim tė njėrės e cila mbijetoi.
Fitimtare por e vetmuar. Pula ishte bėrė si egėrsirė: ishte dobėsuar dhe meqė ishte e zezė shpejt filloi tė dukej si njė korb; kur unė ika, pula e Faikut kishte humbur edhe puplat dhe ishte transformuar nė njė lloj miu.”

Ky tregim, ne formen e nje fabule klasike sherben si nje metafore e asaj qe do t’i ndoshte atdheut te Konices rreth 40 vjet mė vonė. Apolineri vdiq nė vitin 1918, dhe Konica mė 1942. Asnjeri prej tyre nuk arriti tė shihte shpėrfytyrimin qė njeriu apo njė popull, mund te pesoje kur mbahet i mbyllur per nje kohe te gjate nė kushtet e izolimit te plote.

Nė pėrfundim tė kujtimeve Apolineri shkruan: "Kur ndodhi revolucioni Xhonturk nė Turqi, Faiku mendoi tė kthehej nė vendin e tij. Por ngjarjet nuk u zhvilluan siē dėshironte ai, dhe ndėrsa kryengritja nė Shqipėri sapo kishte filluar, Faik Beg Konica papritur u nis pėr nė Amerikė.”

Shumė pak dihet pėr jetėn intime tė Faik Konicės. Apolineri thotė se kur beri viziten e tij ne Londer me 1904, Konica ishte i martuar. Por njė dritė tė zbehtė mund tė hedhi edhe nje tjeter fakt. Nė njė intervistė nė nė vitin 1951, Annie Playden, mikesha e Konices, thotė: “Nė maj tė vitit 1904, Apolineri erdhi nė Londėr dhe vazhdonte tė ishte shumė kėmbėngulės pėr t’u martuar me mua. Mė nė fund, pėr ta hequr qafe i thashė se mė duhej tė shkoja nė Amerikė ku mė priste i dashuri. Sigurisht kjo ishte njė gėnjeshtėr, por qė tė mos dukej e tille, unė shkova nė njė agjenci punėsimi e cila mė gjeti punė si guvernante nė Shtetet e Bashkuara.”

Ky ishte edhe takimi i fundit i Playdenit me Apolinerin, por jo me Konicen.
Biografi Stegmuller thote se Konica dhe Anne Playden njiheshin qe ne fillim te viteve 1900 ne Paris. Ne vitin 1903, Playden le Parisin dhe vendoset ne Londer. Edhe Konica ben te njejten gje. A ishte kjo nje shperngulje e rastesishme, e lidhur me zhvillimet politike, apo dy te rinjte ndiqnin njeri tjetrin? Apolineri thote me 1908 ose-1909, Konica papritur le Londren dhe niset per ne Shtetet e Bashkuara, ku Anne Playden ishte vendosur pak kohe me pare. A ishte kjo perseri njė rastėsi, apo vazhdimi i historisė sė njė dashurie? A ishte Apolineri i magjepsur nga intelekti dhe personaliteti i Faikut dhe vendosi tė takohej me tė, apo ishte natyra e njė tė riu xheloz qė e shtyu pėr tė parė se ēfarė cilesish kishte ky shqiptar qė e bėnin atė tėrheqės pėr zonjushėn Playden dhe familjen e saj? Sido qė tė ketė qėnė, levizjet e Konicės nga Parisi ne Londer e ne SHBA ne fillim te viteve 1900 pėrkuan mė sė miri me ne vojat qė kishte ēėshtja shqiptare e atyre viteve; ēėshtje tė cilės Faik Konica iu pėrkushtua gjatė gjithė jetės sė tij.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:50

Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet,publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tėzakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.


_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   13/9/2009, 15:51

Ata qė ma shanė Atdheun

Ma shanė atdheun, ma shanė nga nėna,
nė njė bar, mbushur me tė bardhė e negėr...
Shtrėngova dhėmbėt tė mos mė ēahej zėmra,
e mbi ta tė lėshohej si bishė e egėr...

Ma shanė atdheun buzė detit Egje.
Si m'u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po pėr kė t'i shaja!? Ata s'kishin atdhe...
Ma shanė atdheun, nė gjuhėn time.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Today at 02:48

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Faik Konica
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: