Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:22

Me Dt. 15 janar u mbushen plot 28 vjet nga humbja e
prof. Ernest Koliqit, ketij dijetari te shquar shqiptar. Me kete rast po ve nje
poezi te tijen te marre nga

Lutja e
Dėshprueme




Ju qi keqas t’vorrosun keq
flźni nder murrāna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg
lumi,
deshmor‘, q’źmėn t’lavdishem keni thadrue n’gojdhāna,
nėn dhé me
gjak t’uej t’rīmun idhnķn nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n’vorre t’vetmueme
keq flźni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a
mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zā nga pylli,
a kur nji
zhapllim‘ hapash pėrbrī murān’s ndėgjoni,

ju qi n’mesime fisnike
t’lahutės jeni rritun,
ju qi burrnķn jetike e patėt si mėsuese,
ju qi
lirķn kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botėn keni
ēuditun,

sot n’murrāna t’harrueme kėrkoni kot pushim:
ju qi epopé
t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem
idhnimin,
fatosa orzez, pėr flījen e jetės q’u shkoi huq.

U rrzuet tue
rrokun armėn dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndėr mote gardh
ēeliku,
porzmat vigāne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por māma e fatit,
māma qi befas mbi né krisi.

N’heshtim t’natės shqiptare s’ndėgjihet kund
zā njerit,
prān‘ votres s’fikun nānat n’vaj nuk e njomin bukėn,
por me sy
t’papėrlotun plot shkndija mnije, strukėn
tue prit‘ furķn ahmarrse qi t’thej‘
t’prīmunt e mnerit.

Jo vįj por gjām e ahté prej pyjesh sjell
jehona,
zhumhura e rrebtė e lumit kushtrim zā-mbytun ngjanė,
shpirtnat
errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mā
t’mshefta po i a thanė.

O Perėndķ, na tokėn pranuem qi Ti na
fale,
n’tź tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto
troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botės tjetėr tue
ruejtun dhźn mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e
marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpėrthejshin duhķnat,
pa dijt‘
qejfet e holla, pa dijt‘ ē’janė miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta tė
kombeve fatbardha.

E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukė kollomoqe
Qi
e zbutshin n’śj tė kronit, s’lypshim kurrgjā mā shum,
sepse bylmet na kishin
nji lirķ t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bānte gjakun
t’lum.

Nānat me qumsht‘ tė pastėr andjen n’shpķrt t’on‘ dikojshin
Me
fluturue si shqipe nė qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e
n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e
largojshin.

O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
shpesh u
errem pa hāngėr bukėn m’e ruejt‘ pėr fmķn
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe
‘i mik né shpķn
na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.

Pse
kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata?
Lķrin e dy gisht nderi n’shtek
t’ballit: s’kishim tjetėr:
kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė
vjetėr.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:23

Shume e bukur kjo poezi, Eni ! Sidomos keto dy strofat e fundit.....

O
Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
shpesh u errem pa hāngėr bukėn
m’e ruejt‘ pėr fmķn
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpķn
na
msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jetėn me
dhunė e me krajata?
Lķrin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim
tjetėr:
kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė vjetėr.
Po pse, o i
Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:23

Marshi i Kryqezimit

Do tė vrasim, Jesu, se
tė kemi Baba,
Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta,
Se s'ke dashur as
jet' as martes' as para:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.



Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak.
Kryqėsoji kėta, se na vothnė
fort pak,
Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak:
Kryqėsoje, Pilat, nė
Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,

Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė,
Se lėngatėn shėron, se
ndriēon verbėrinė:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.



Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,
Se na ndreq
shtrėmbėritė, dhe kurrė sna rren,
Se e do vegjėlin' e tiran' e urren:

Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se pėr vete
s'kujdeset, s'lėfton,
Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton,
Dhe pėr
sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar,
Golgotha.


Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė,
As tė
bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė,
Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė:

Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


Vrajeni kryengritėsin e
Shėnjtėruar
Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar,
Se kujtoj qė pa armė
na ka pėr tė zgjuar:
Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:24

RD


------

Rrėnjėt
lėvizin



- nė 100-vjetorin e lindjes sė shkrimtarit Ernest Koliqi
-

Njė shekull mė parė, mė 1903, pikėrisht mė 20 Maj, nė muajin e bukur,
kur harlisen bashkė rreze e petale tė ngrohta si puthjet, mes tė cilave pėrzihet
edhe ajo mė fatalja, puthja e Judės, kur Shqipėria po pėrgatitej tė ribėhej,
lindi nė Shkodrėn mahnitėse shkrimtari Ernest Koliqi, themelues i tregimit tonė
modern, ndėrkohė dhe poet, romancier, eseist, pėrkthyes, gazetar, madje dhe
dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar i shquar nė fushėn e politikės, tė kulturės
sė politikės dhe tė politikės sė kulturės, gjithmonė kombėtare, tė gjysmės sė
parė tė shekullit XX.

Njeri me dije tė gjera, vizionar, mbartės i
traditės mbi shpinė, i parakes, teksa me duar mbrunte risitė, modernen, stilist
i zoti, qėmtues i fjalės, aq sa duket sikur i mblidhte si bimėt e rralla
mjeksore maleve tė Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, mė shumė
shpirtėrorė, njohės i konflikteve tė brendshme dhe sociale, i filozofisė sė
tyre, i brengave, i muzgut dhe dritės, i rrugėve njerėzore e sidomos i rrugėve
tė Shkodrės, qė e deshte aq shumė, aq sa e bėri emblemė tė kėngės sė
vet…

Adoleshent familja e ēon tė studiojė nė njė kolegj tė Bergamos nė
Itali, kthehet nė Shkodėr, bėhet mik me mė tė kulturuarit e qytetit, organizohet
nėpėr shoqata, emigron nė Jugosllavi, kthehet sėrish sėbashku me librin e tij me
novela "Hija e maleve", punon si mėsues nė Vlorė, prapė nė Shkodėr, ndikon te
Migjeni e mė pas shkon nė universitetin e Padovas, laureohet pėr letėrsi, mbron
Diplomėn me tezėn "Epika popullore shqiptare", gjė qė entuzizmon albanalogėt mė
tė shquar tė kohės, boton libra tė tjerė, poezi, pėrkthen mė tė
mėdhenjtė.

Mė 1939 emėrohet Ministėr Arsimi nė Tiranė dhe nė tė njėjtėn
kohė Superior i Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Romės. Themelon
gazeta, organizon kongrese kulturore, institute, bashkėpunon me Merlikėn,
Gurakuqin, Fishtėn, Asdrenin, Mjedėn, Ali Asllanin, Lasgushin, Logorecin, Toton,
Kokoshin, etj. dhe ėshtė i pari qė arsimin shqiptar e ēon instutucionalisht nė
Kosovė, dėrgon 200 mėsues nga mė tė pėrgatiturit, duke hapur tė parėn shkollė tė
mesme atje, mė 1941 (kur kėtej, 200 tė tjerė, jo mėsues, por komunista, me
ndihmėn jugosllave sapo kishin krijuar njė parti, e cila do ta braktiste Kosovėn
dhe do tė rrėnonte shumė nga ēėshtja jonė kombėtare).

Mbarimi i luftės do
ta zėrė me punėt e albanologjisė nė Itali duke iu mbyllur rrugėt e kthimit nė
atdhe pėr jetė. Diktatura do tė ndalonte dhe veprėn e tij, madje dhe do ta
shpallte armiqėsore.

Edhe gjatė mėrgimit tė tij politik, Koliqi nuk do tė
rreshtė sė punuari. Themelon revista, bashkon diasporėn, bashkėpunon me tė
arratisurin tjetėr, me poetin Martin Camaj, me arbėreshėt, me Xhuzepe
Gradilonen, shkruan poema, romane, udhėton pėr nė SHBA, harton antologjira tė
poezisė mbarėkombėtare, ndjek me vėmendje jetėn politike dhe kulturore nė atdhe,
nė bregun tjetėr tė mallit dhe vdes papritur nė dhjetor tė 1975, nė Romė. Ende
atje prehen eshtrat e tij, nė varrezat e mėdha, ku ėshtė dhe poeti Persi Bishi
Shelli.

Nėse sot janė bėrė tė njohura pothuaj tė gjitha librat e Ernest
Koliqit, fale dhe Shtėpisė Botuese "Camaj-Pipa" nė vendlindjen e tij, pak, fare
pak flitet pėr rėndėsinė e tyre letrare e kulturore si dhe tė vetė autorit, qė
mė shumė komplotohet me harrim e mosmirėnjohje zyrtare.



Dua tė
kujtoj, mė pak tė kujtuarėn sot, dramėn e ēuditėshme, profetiken, tė Ernest
Koliqit, "Rrajėt lėvizin", e vogėl dhe e madhe njėkohėsisht, sa delikate po aq
dhe epike, simfoni e vėrtetė, klasike dhe avanguardiste, sintetike dhe me njė
jehonė polifonike, e dhėmbshme dhe meditative, ku jo vetėm njeriu, por dhe koha
gjen vetveten. Koliqi ishte i pari dhe i vetmi shkrimtar qė nė mėnyrė gjeniale
parashikoi rėnien e perandorisė komuniste. Drama "Rrėnjėt Lėvizin" u shkrua nė
Romė, por ngjarja ndodh nė Shkodrėn e tij, nė vitet ’70, kur kėtu diktatura
ishte nė kulmin e mesnatės sė saj, ndėrsa autori si njė orakull pėrndjell
vdekjen e diktaturės dhe rilindjen e Shqipėrisė. Parashikimi ka njė ekzaktėsi
mahnitėse, jo si kohė, por si hapėsirė shpirti. Ndėrsa shkrimtari anglez Zhorzh
Oruelli shkroi romanin fantastik "Tetėdhjetė e katra" pėr komunizmin, Koliqi si
njė AntiOruell, ose "Oruell pozitiv", me dramėn e vet, ku rinisin tė kumbojnė
magjishėm kėmbanat nė tė vetmin vend ateist nė botė, rrėfen triumfin e ardhshėm
tė njė shoqėrie, nė tė cilėn pas shtypjes nuk ka hakmarrje, por fisnikėri
sipėrane.

Ėshtė hera e parė qė kjo dramė botohet e plotė nė atdheun e
Shkrimtarit.

Visar Zhiti



Vetjet



Shuku,
mėsim-dhanės (28 vjetsh)

Ndreka, ish-tregtar (66 vjetsh)

Iza (24
vjetshe)

Roza, e shoqja e Shukut (25 vjetshe)

Ganxhja, e shoqja e
Ndrekės (26 vjetshe)

Lina, e motra e Rozės, nzanėse (17
vjetshe)

Nė Shkodėr, me 197....



(Nji odė buke, e gjanė, nė
nji shtėpi tė vjetėr zotnijsh. Mure prej shum kohe sė palyeme. Nji tryezė e
thjeshtė katranėshe nė mjedis rrethue me ndejse tė zhgatrrueme tė ndryshme njana
prej tjetrės. Nė fund tė dhomės dy dritore tė mėdhaja qi biejnė kah rruga. Nė
perden e mbajtė, nė skaj kah fundi, njė derė qi qet n’odė tė zjarrmit, madej njė
kanapeh mbulue me pelhurė tė zgjedhur, tshti e repun dh’e zverdhkatė nė ngjyrė.
N’anėn e djathtė nji derė qi qet nė shenashin. Edhe pse s’mungon dlirsija,
ambjeti ep nji pėrshtypje sė lanumi mbas dore. Shifet menjiherė se dikur ajo
banesė shkelqente me orendi tė begatėshme e dallohej pėr mbajtje tė kujdesshėme.
Asht mėngjesi i njė dite sė dielle vjeshte).



LINA (tue hy nga
dera e shenashinit, veshė me petka shetije, pėrshėndetė Rozėn qi del me dy broka
plot me uj nga dera e odės sė zjarrmit) Nadja e mirė!

ROZA Sa heret kenke
ēue! Mirė se vjen!

LINA Mesha nė Shkollė tė Murgeshavet thohet nė shtatė.
Mbaroi e kėtheva kėtu. Erdha me pa si keni ndjehė e me tė marrė me da;ė nė Fushė
tė Qelės.

ROZA Ka kohė. Nuk do tė jet sahati ma tepėr se tetė e gjysė.
Shetija fillon mbas Meshės s’orės njimbėdhetė tė Fretnevet. Po i ēoj ujin m’u la
Shukut e po vij. Si asht nana?

LINA Mirė. I kanė pushue dhimbat n’ijė.
Shuku si po asht?

ROZA Me shėndet mirė, por, si gjithmonė, i habitun mbas
trilleve tė veta. Lexon, merr shėnime e ēohet e shetitė nėpėr odė. duhet me ia
pėrsritė disa heresh fjalėn para se t’a marrin vesht: kaq pėrqėndrohet nė
mendime...

LINA Pregatitė ndoj vepėr tė re, sigurisht.

ROZA Shka
me kenė! Humbė kohėn kot. Kur s’mujt me nxjerrė gja nė dritė sa ishin.... ata,
sot duhet t’a kuptojė se puna e shkrimeve tė tija ka marrė fund. Mue mė ban me
plasė. Nė vend me ia vu menden si e si me e pėrmirsue kėt gjendjen t’onė dhe m’u
vu pėr fije si shokėt, qi pra s’e lanė kurrkund zotsin e tij, bieret mbas
andrrave. Jam nė hall tė madh. Linė!

LINA Shuki asht i zoti. Heret a vonė
ka me i a dalė m’u rradhitė ndėr shkrimtarė nė shej e me kenė i ēmuem si
meriton.

ROZA Prit gomar sa tė dalė tėrfoja! S’kam besim nė zotsin e tij.
Ka mbetė mbrapa shokve. Mandej... (me za t’ulėt) kujton ti se e lanė... kėta tė
sotshmit me ēue krye si shkrimtar? Rrehet kot. Por.... mė len t’i a ēoj ujin m’u
la. Mos u mėrzit. Qe, erdha! (Del kah shenashini).

GANXHIJA (hyn nga e
djathta) Nadja e mirė Linė. S’ashtė nevoja me tė pyetė si je pse po shof se ke
ndjehe si molla nė gem. Kaq herėt, sot?

LINA Jam kenė nė Mesh te
Murgeshat.

GANXHIJA Ty tė ndihmoftė. Edhe unė aty kjeēė nė meshė, por
ishem nė fund tė kishės e s’tė kam pa. Ke pasė fat, moj bi, m’u rritė nė hir tė
Zo’it e me marrė mėsime tė mbara ndėr Murgesha. Mjrisht ka gjind qi, qyshė se
kanė le, nuk e kanė pa kishėn me sy dhe nuk njofin ngushullimin e madh
t’uratės....

LINA Si ime-motėr, pėr shembull, as? Mos i ven faj, Ganxhe.
Ka thithė mendimet e... atyne. Nuk asht zemėr – keqe, por koha e pėrparėshme ka
lanė gjurmė tė forta nė tė.

GANXHIJA Ajo qi nuk mė pėlqen, lum Lina, asht
se jote-motėr nuk i mban pėr vete mendimet qi ka, por mundohet me i a rrasė nė
tru edhe tjervet. Qe, tuk asht zotni Shuku: ai nuk i a thotė tė bindun se asht e
mirė e e drejtė. E, pra, kisha me thanė se atij i pėrket ma tepėr me u dalė zot
mendimeve t’atyre....

LINA Unė nuk jam fort e rrahun nė kėto ēashtje.
Por... me shka kuptoj unė, Ganxhe locja, Shuku ka mendime krejt tė veta qi janė
bukur larg prej parimeve t’atyne pa kenė, merret vesh, kurrkund afėr me t’onat;
me kėto tė sotmet, due me thėnė...

NDREKA (tue hy nga e djathta_ Mirė se
tė gje, zojshė.

LINA Mos mė thirrni zojushė, zotni Ndrekė.
Unė...

NDREKA Don ndoshta me tė thirrė shoqe? Fjalėt shok e shoqe i urrej
edhe i kam qitė, sa pėr vete, jashtė pėrdorimit.

LINA Mė thirrni
Linė.

GANXHIJA (tė shojt) Edhe ti ke nisė m’u ba i mėrzitshėm. Lene rahat
vajzėn qi kurr s’t’a ka kėthye fjalėn.

NDREKA Ke arsye. Lina s’asht
si...

GANXHIJA Leni fjalėt boshe, po tė tham. Po shkoj me ju pjekė nji
kafe. E kam xhezėn nė zjarrm. (Del kah oda e zjarmit).

NDREKA (tue u ulė
ndejun nė kanapeh) O Zot i lum, kjosh levdue qi premtove me mė falė nji pleqni
tė rahatshėme! E din, Linė, sa vuejshem kur ishin ata. Sidomos tė diellavet. Nuk
u dallote e diellja prej ditve tjera. Qe, ndėgjo. Po biejnė kumbonėt e Kiėshės
sė Madhe. Aman, mos prito, ēolma dritoren. Due me ndėgjue kumbonėt. (Lina hapė
xhamat e dritares). A ka lezet ma tė madh? Me gėzue lirisht tė diellen; me shkue
nė Meshė tė madhe, ashtu si pėrpara. Ti je e re dhe s’merrshe gja vesh kur ishin
ata. Por ne na e kanė terratisė jetėn. Kishim lakmi ata qi dishin. A merr vesht?
I njehshim tė lum ata qi pėrsiellshim ndėr Rmaj... me i shti nė dhe!

LINA
Unė s’mabaj mend mirė’ po, vėrte, tė ramit e kumbonvet ishte asokohe i
ndaluem?

NDREKA Rrebtėsisht.

GANXHIJA (tue hy me do filxhana nė
nji tabake) Urdhėroni, pra.

NDREKA Tė lumėt dora, grue. Prej erės
kuptohet se na ke pjekė nji kafe tarrnake.

LINA (Ganxhes) Njimend pak e
kush din me pjekė kafe si ti.

NDREKA Duket gja e kollajtė, pėrkundrazi
don shum marifet. Ah. s’ka ma gja tė kandėshme se me pi kafe tue ndėgjue
kumbonėt qi bijnė e tue mendua se "ata" nuk na rrijnė ma pėrsipėr me na marrė
frymėn. Lirija, lirija, s’ka tė paguem nė kėt botė.

ROZA (tue hy ka
ndėgjue fjalėt e Ndrekės) Liri kallpe... Vetam mendelehti nuk kujtohet se
priftnija i a futė shpirtin njerzis nė nji burg gėnjeshtrash lara lara. Nuk asht
liri ajo qi pa u kujtue tė ban me ndjekė vijėn e caktueme prej priftėnvet dhe
prej qeverritarve tė cilėt tjetėr mendim s’kanė veē me shfrytėzue vogjėlin e
shkretė.

LINA Pash fen, pse nuk shikon punėn t’ande!

NDREKA Lene
tė turfullojė.... Fjalėt e saja nuk m’a prishin lezetin e kėsaj sė dielle plot
kumbonė. Kumbomnėt s’i bajnė dam kujt. Kjo pėlqente krizmėn e batareve qi vinte
prej Zallit tė Kirirt kur u pushkatojshin njuerėzit ma tė ndershėm tė vendit
tonė. Tashti angthi u zhdavarit... Ah. kjo muzikė e kumbonve t’a zgjanon
shpirtin.

ROZA E besoj: tash qi kėthyem prap nė Mesjetė...

NDREKA
Kėthyem nė jetė te mbarė e tė lume!

GANXHIJA Po ti, more, pse e gėrget?
Lene nė punė tė saj. Ajo asht rritė me ato mendime.

LINa (qi ka qitė
kryet kah rruga prej dritores sė hapun) Gra, eni e shifni. Nė krye tė rrugacės
asht ndalė nji zojė e huej... Se ē’petk qi ka!.... s’ka si bahet ma i bukur... e
i rri mbrekulli nė shtat.... Qe, ka ndalė diken e dishka po e pyetė tue ba shej
me dorė kah kjo rrugacė....

(Roza e Ganxhja shpejtojnė me dalė nė
dritore).

GANXHIJA Kush do tė jet, vall? Po hyn nė rrugacė t’onė. Po
afrohet kėtej...

ROZA E veshun vėrte nė mėnyrė tė pėrsosun.... Sa t’encun
tė zhdėrvjellėt... Shifet se nuk e topitė halli i jetės si ne tė
shkretave.

LINA Zojė e randė duket me kenė....

ROZA Po ndalet para
derės s’oborrit t’onė...

GANXHIJA Jeee... Po kjo shka lypė te
na?

(bjen trakllojca e derės s’oborrit: i ndėgjohet krizma nepėrmjet
derės sė shenashinit)

ROZA Tham se e kanė drejtue
gabim...

GANXHIJA (tue dalė me shkue e me ēelė derėn e oborrit) Nė kjoftė
e huej si do tė merrem vesht unė me te?

NDREKA (pa u tundė prej
kanapehit, tue mbėshtjellė njė cingare nė kuti tė duhanit) Mė thirr mue. Unė
italishten e dij....

ROZA (si nė tallje) E po foli rusisht, jam kėtu
unė!

NDREKA S’ka me kenė nevoja as pėr ty as pėr mue. Ka gabue derė, po
kjo se kėrkon ndokend. Kėtu te na s’ka kush punė me tė huej... Shko, Linė, tė
paēa, e shif kush asht ajo grue e si po i shkon puna Ganxhes me te.... (Lina del
kah e djthta).

NDREKA Shum tė huej kanė fillue me ardhė. I ka dalė nami
vendit t’onė e, tash si udhėtohet pa pengime, shum kend ngucė kureshti m’e
shetitė fun e maje.

ROZA Nė kėt shtėpi gjysė tė rrenueme s’ka kush shka
me pa...

NDREKA Eeeh.... Dukur kjo shtėpi ka kenė nji ndėr ma tė mirat e
Shkodrės...

ROZA E sot asht ēerdhe mijsh. Tė mjerėt na qi jemi tė dėnuem
me jetue kėtu mbrendė.

NDREKA (tue mos u vu vesh fjalėve tė saja, vazhdon
si tė flike me vete) Shtėpija e Sinadinvet, zotnij zemėrbardhė.

ROZA
Pasanikė qi jetuen tė kėrtylun me miradina nė shpinė tė popullit t’unshėm.
Mandej nji prej tyne a mė bahet a ishte i dam me gisht si njeri me idena
antipopullore?

NDREKA Thue pėr Pjerin Sinadinin, shkrimtar?

ROZA
(tue hy turravrap pa frymė) E dini se kush asht? E zoja e shtėpis!

NDREKA
(tue broftė nė kambė) Kush? Kush, thae?

LINA E zoja e kėsaj shtėpije,
pra! Ka ardhė prej Italije. Po shetitė oborrin me Ganxhen.

NDREKA A ka se
si? E ka marrė mirė vesh Ganxhja?

LINA Po, po ajo flet shqip si na. Asht
bijė Sinadinėsh; a u thoshin kėshtu rponarėvet tė kėsaj shtėpje?

NDREKA
Ashtu. Po pse ka ardhė?

LINA S’dij. Unė porsa u paraqita me te e ngava
kėtu me ju kallzue.

ROZA (me za idhnak Ndrekės) shif: unė tė kam pague
qiran pėr nji vjet e, t’a dijsh mirė:para Shėn gjergjit nuk los prej klėndej
edhe me ardhė tė gjithė Sinadinėt e dekun e tė gjallė...

LINA Para se me
thanė ashtu, preit me marrė vesh si po merr zhvillim puna.

NDREKa (Linės)
A tė tha Ganxhja me mė ba za mue?

LINA Jo; por, ,ėsi i a pash gjasėn, ajo
tash po njitet kėtu nalt.

NDREKA Si t’u duk?

LINA S’ka si bahet ma
e njerzishme. Si cėrcerrim bylbyli e ka zanin. Nji buzqeshje e ambėl i a ndritė
fytyrėn kur flet.

NDREKA Kjo nuk u donte!

ROZA Shka nuk u
donte?

NDREKA Ardhja e kėsaj – deh?

LINA Po kush asht kjo, zotni
Ndrekė? Bash e zoja e shtėpis?

NDREKA Kjo – a? Mbas hamendjes asht e bija
e Pjerin Sinadinit.

ROZA T’atij shkrimtarit me mendime
prapanike?!

NDREKA (tue mos i vu vesh Rozės flet me Linėn) Pjerin
Sinadini – unė e kam njoftė – ka kenė njeri me idena tė vjefshme, nisjatuer i
palodhėshėm veprimesh tė mbara, shkruente ndėr fletore, qitte libra, ka pasė nji
rreth tė gjanė miqėsh qi e dojshin me shpirt, por edhe shum anmiq qi e
mėnjijshin....

ROZA Njerzit e kėqij janė tė mėnim....

NDREKA Ai
s’i ka ba keq kuj. Disave, prej atyne qi e mėnishin, u kish ba nderna e ēfarė
ndernash....

LINA Po kjo zoja kush asht?

NDREKA Sigurisht e bija,
qi ka trashigue pasunin e tij.

LINA Po vjen! Qe, i ndėgjohet zani. Janė
nė shenashin me Ganxhen.

ROZA Unė s’due t’a shof.

LINA Ti rri, he
mos pritsh. Tė shofim shka thotė e shka ka ardhė ma ba....

IZA (tue hy e
pėrsjellun prej Ganxhes, me njerzi tė spikatun) Mirė se u gjej!

NDREKA
Mirė se tė bjen Zoti! Unė jam Ndrekė Beitoja, kujdestar i kėsaj
shtėpije....

IZA Mė falni qi po u trazoj, zotni Beltoja. Deshta me pa,
mbasi mė qiti rasa me ardhė nė Shkodėr, shtėpin e prindve tė mij.

NDREKA
Jeni e bija e zotni Pjerinit, atėherė?

IZA Po.

NDREKA E kam njoftė
babėn e juej.

IZA (me sy qi i ndrisin papritmas prej gėzimit)
Vėrtetė?

NDREKA Po kush nuk e njifte? Asht pėrpjekė shum pėr kėt qytetin
t’onė.

IZA Shkodrėn e ka dashtė me shpirt. Ka dekė me zemėr tė plasun
prej mallit tė saj. Mė flitte gjithmonė pėr Shkodėr, pėr Shqipni, pėr kėt
shtėpi.... (Shikon rreth e rrotull me nji hije mallėngjimi nė fytyrė) Kjo asht
oda e bukės.... Aty nė skaj dikur ishte nji poltronė ku rrinte gjyshi.... Kėndej
duhet tė jet oda e zjarrmit. A kam lejėn t’a shof?

NDREKA Kjo asht
shtėpija e juej, zojė... Urdhnoni: po ju pėrsjellim (bashkė me Ganxhen shoqnon
Izėn dalė kah e mbajta).

LINA Sa grue e hijshme dh’e
njerzishme.

ROZA Kėshtu e kanė tė pamit kėto reshpereshat, por pėrmbrenda
janė pleh.

SHUKU (tue hy prej sė djathtės) Kush asht ajo zojusha qi erdh
me ganxhen nodė t’onė e shikoi me pėrmallim tė dukėshėm trapazanin e musandrėn?
Kishte nė shikim nji shprehje tė ēuditėshme! si me kenė tue pa
andėrr....

ROZA Ti, ti, je gjithmonė i humbun ndėr andrra, more tatalosh.
E kjo bukurushė ka ardhė me tė zgjue e me tė ba me ikė rrezgabjezga prej kėsaj
shtėpije pse don me banues vetė kėtu.

SHUKU (pa u vu vesh fjalve tė sė
shoqes, me kureshtė tė gjallė) Si? Si? Asht zoja e kėsaj
shtėpije?



(vijon numrin e ardhshėm)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:24

Gjuhės shqipe


Lshon ame ilire
n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e
folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e
mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as
n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept
ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin
hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit
nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten
rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me
fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat
therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte
toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat
ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi
anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj
ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave
t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes
bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e
ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg
anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i
vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni
t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder
pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam
n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok`
shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet
n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin
bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen
maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon
mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune
n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme
qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme
ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as
shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell`
n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten
e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun
mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt
nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin?
Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme
t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me
`i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i
trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis
s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na
kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi
t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti
casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e
plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra
fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn`
prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:25

Shkodra nė mengjese


Kendojnė
bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende
fjete:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh nė liqe synin e
qete.

Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
tė parat pershendetje
dridhen nė heshti tė lete,
e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė
fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jete.

E ai diell prendvere i ri
shprazet nė shtepija
udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
tue
mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i holle:

skaj ne skaj si lum gzimi
tue rreshqite
nė syt e vashave, qeshė, e mbush me drite
kacurrelat e tyne
kur shkojnė nė shkolle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:25

Kroni i katundit

(prozė e
shkurtėr)


Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze
mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen
udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.
Dita asht e mundshme nder
katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa
dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue.
Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te
tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef
nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te
gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e
mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta
kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo,
ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue
ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:25

TREGETARE
FLAMUJSH

(Fragment)

-Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e
vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles :
rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban
pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....
Gasper
Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.
Flamuri ra per toke.
Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte qi leshojshin shkendija idhnimi.
Tregetari u ndal para tij.
- Mos me kene hatri i miksis se mocme qi kam me
shpine t'ante, dij une...
I riu ia priti
- Per hater t'asaj miksije tash
qes bejte me t'u shit flamujt..
Me za qi i dridhej prej pezmit tjetri ia
kthei:
-po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas
andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka
shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija
kane me
te qite ne drite....
U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje
fishkullime:
- U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija,
une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....
-Kadale... ia
priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit
jashte ti.
Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at
kshill qe me dhae par ne dugaje.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye
prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht
vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban
merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia
shitish dreqit.
E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith
ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:26

Ernest Koliqi
Ernest Koliqi (1901 - 1975) --
Nga jeta dhe vepra e autorit 1901 - Lindi nė Shkodėr me 20 Maj 1901, nė nje
familje te njohur patriotike. 1921 - Perfundon shkollėn e mesme nė Bergamo dhe
nė Milano, Itali, dhe kthehet ne Shqiperi, ku dy vjet me pas themelon se bashku
me pater Anton Harapin dhe Nush Topallin, revisten "Ora e Maleve". 1924 - Ben
pjese ne Shoqerine patriotike "Bashkimi", e krijuar nga Avni Rustemi. Per shkak
te lidhjeve te tij te reja politike, detyrohet te emigroje per pese vjet ne
Jugosllavi, per t'i shpetuar ndonje goditje nga forcat zogiste, pas revolucionit
te deshtuar te Nolit. 1929-36 - Kthehet ne Shqiperi per te punuar si mesues ne
Vlore e Shkoder. Ne nje sere botimesh periodike dhe veprash te tij, Koliqi
afirmohet si nje talent i letersise shqiptare. 1937 - Diplomohet ne
Universitetin e Padoves me tezen "Epika popullore shqiptare". 1939-41 - Emerohet
minister i Arsimit gjate pushtimit fashist. 1944 - Largohet ne Itali, i denuar
nga qeveria e re komuniste, si bashkepunetor i fashizmit. 1957 - Emerohet
drejtues i Institutit te Studimeve shqiptare, e krijuar ne kete vit si pasuese e
katedres se Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Romes. Ne kete vit, nis te botohet
edhe revista letrare ne gjuhen shqipe e Koliqit "Shejzat". 1975 - Vdes ne
shtepine e tij ne Rome, i nderuar nga i gjithe komuniteti shqiptar ne emigrim,
por i mohuar nga vendi i tij. Ndėr veprat e tij janė: "Kushtrimi i Skanderbeut",
poemė dramatike; dy pjesė me novela tė titulluara "Hija e Maleve" dhe "Tregtar
flamujsh", si dhe poezitė lirike "Gjurmat e Stinve". Shkodra nė mėngjese
Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare, kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende
fjetė: mbi Maranaj qet vetllen kureshtare agimi e hjedh nė liqe synin e qetė.
Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti
tė letė, e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare Shkodra kumbon me zane,
zhurmė e jetė. E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija udha e lulishta
tue ngjallė ngjyra e shkendija, tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i
hollė: skaj nė skaj si lum gzimi tue rreshqitė nė syt e vashave, qeshė, e mbush
me dritė kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė. . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . Kroni i katundit Shtegu qi ēon te kroni asht shetija e katundarvet.
Buzė mbramje me buljere nė krah, dalin gra e vajza pėr me mbushun uj nė krue.
Ndeshen udhės shoqe me shoqe e shėndrrojnė dy fjalė. Dita asht e mundshme ndėr
katunde e ato biseda mbramjeje disi janė nji pushim e nji argtim. E ndėrsa
dielli prendon e hana del, kroni i mbushė buljerat nji nga nji tue kendue.
Secilės vajzė e secilės grue i kendon nga nji kange te veēante, pėrse kroni te
tana i njef. Vajzat i njef tė vogla e i pau dalkadalė tue u rritė; gratė i njef
nuse e i pau dalkadalė tue u plakė. Pasqyra e qetė e ujit mban kujtimin e tė
gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtė, i kendon gjithkuj kangen e
mallėngjyeshme tė kohės sė kalueme. Por pak kush din ta marrė vesht... E shumta
kalojnė habitshėm. Shuejnė etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnė. Kjo,
ndoshta, asht ma mirė pėr to, sepse kanga e kronit shėndrrohet nė vaj, tue jehue
nė thellsit e shpirtit. Atėherė ma mirė mos me ndigjue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:26

THE GARDEN

Shuk Dija set off slowly in the
direction of Arra e Madhe. A light breeze from the hills across the Kir river
had begun to give relief from the heat of that July afternoon. The alleys and
the walls were still broiling even though the sun was now low. He had no problem
with the heat for he had just gotten up from an afternoon nap. He washed and
refreshed himself at the well. So much time had passed since he had been able to
enjoy the well water of Shkodra, water so sweet that it was the source of many a
legend. He dressed carefully, aware that many people would be observing him from
behind doorways and through the slats of Venetian blinds.
Shuk Dija was on
his way to Arra e Madhe to pay someone a return visit.
Upon his arrival in
Shkodra, after many years of absence, numerous relatives, friends and
well-wishers had dropped by. Returning such visits had always been a nuisance to
him, yet this time, it was a pleasure to visit his distant relative Shaqe,
because he had spent so much time with her as a child. They had had a lot of fun
at her house, out in the yard. The longer one is away from the sites of
childhood games, the more these sites are wrapped in reverie and the greater is
the desire to see them again. From the very first days of Shuk's return, every
corner and every object, from the smallest nooks and crannies of the house
itself to the farthest streets and alley, evoked in him long-forgotten memories,
and filled him with dreams and impressions, some pleasant and others nostalgic,
yet all of them somehow new and strange to him.
Strolling with the lazy steps
of a passerby who has plenty of time on his hands, he observed everything with
particular interest. The walls and gardens of the neighbouring houses were all
familiar. Yes, he could remember them, but in his memory they had all been vague
and enveloped in a golden mist, like some legend, and this had made them all the
more enticing. Even now, seeing objects with his very own eyes as he passed
among them after so many years of absence, he discovered their new and
unexpected charms: the slanting facade behind the leafy mulberry tree, the
garden wall with heavy clusters of fragrant honeysuckle, and the alleys full of
shade and mystery. Everything evoked in him recollections of fine verdant parks
and landscapes, and made him want to run barefoot over the grass.
He fell
into a daydream, oblivious to the curious glances of those watching him from the
doorways.
While he was abroad, sitting alone at a table in a café amidst the
din of a big city, he used to think about Shkodra, his thoughts flying home on
the wings of his imagination. He would find himself roaming the streets,
entering a reclusive garden and stepping on the green grass. "Imaginary
journeys," he called them, those visionary walks through the distant town of his
birth. Now, after several years of absence and longing, reality proved to be
just as beautiful as his dreams.
All of a sudden, he awoke from his thoughts
and said to himself:
"Have I lost my way?"
He looked to the left and right
to get his directions, trying to find the way as he had remembered it as a
child.
"Oh, it's back there, behind me..."
And indeed, he had passed by
the little side alley. He hurried back, found the passageway, and arrived at a
gate, dark and scarred by the weather. The cobblestones in front of it were
worn, too, with weeds growing thick among them.
He knocked at the gate, as if
he were knocking at the magic entrance to the lost world of his childhood.
He
could hear the echo of clogs coming across the courtyard. A ruddy, oval-faced
housemaid then opened the door. She blushed awkwardly for a moment, as she had
never met him before and scurried off in the direction of the house. Abandoning
her clogs at the foot of the stairs, she scuttled up the steps to inform the
lady of the house of his arrival.
Amused by the maid's insipid behaviour,
Shuk closed the door behind him and headed slowly towards the staircase. With
what delight he looked around him! The yard was exactly as it had been the last
time, except for a stone wall which now partitioned it from the neighbouring
yard, where a fence had once been. The house was freshly painted and remodelled
somehow, but he could see no other changes. The same open veranda with the
wooden stairs, the window frames with iron bars. Everything was as it had been
in the past.
Shuk's eyes fixed on the little gate leading to the garden
around the back of the house, when a woman's voice echoed from the
veranda:
"Oh, Shuk! Come on up!"
There, at the top of the stairs, was
Shaqe with her hands behind her back, trying hurriedly to undo the white apron
she was wearing. He went up, embraced her, and entered the living room.
Here,
too, everything was as it had been.
Shaqe, sitting across from him, began to
speak:
"You wouldn't believe it. I swear to God, I did not recognize you a
few days ago when I went over to see you. It's amazing how the years pass! I
remember how tiny you were. I can still see you playing in the garden. My God,
you gave me a hard time when you were little! Do you remember why? You would
bring all the kids from the neighbourhood over here... Do you remember when you
used to come and spend the night here? Lush, may his soul rest in peace, used to
talk about you a lot when you were abroad."
Lush was her late
husband.
Shuk was delighted and had a smirk on his face, but gave no reply.
The sound of Shaqe's voice had stirred something at the bottom of his heart,
reviving memories of the past and of long-forgotten joys. He closed his eyes and
plunged into the memories, all of his years away from Shkodra vanishing as if
they had never existed. Once again he was that restless little child eagerly
hopping around in fun and games.
Shaqe continued:
"Oh, Shuk, poor Lush was
so attached to you! As I said, not a day went by without his mentioning your
name... Lin was still at school... and when Lush passed away, I had to take him
out and send him to work at the market."
Lin was her son.
"How I wish that
you could have been at Lin's wedding last year! I kept saying to everybody:
'What a shame that Shuk won't be attending the wedding.' It was a marvellous
reception. And he couldn't have found himself a better bride! But, where...
where is she? Come on in now! Shuk is a good friend of ours. You don't have to
get all dressed up."
Shaqe rose to see if the young woman would enter. From
where he was sitting, Shuk attempted to have a look at the garden, through the
window. Its view was not obscured, but from where he was sitting he could see
only part of it, and the giant fig tree, whose branches now reached up to the
windowsill.
Oh, that garden... the verdant playground of our childhood...!
Shuk had not seen it for ten years, but he remembered every corner of it - all
the trees and shrubs, every bit of grass. Even the tiniest things bore
memories.
While he was abroad, it was this garden which grew green every
spring in his heart.
"Here, this is Lin's bride."
Shaqe interrupted his
thoughts when she returned with the young woman.
They all sat down and
talked. Shuk said a few words here and there, just enough to cover over silence
and nostalgia, so that his absent-minded behaviour should not be misunderstood.
All the while, as they stared he looked at the bride out of the corner of his
eye.
She was not unusually pretty, but there was a warmth which emanated from
her face and which made her immediately attractive.
She was dressed in a
native costume: shiny, black breeches, a silken blouse, a red apron, a necklace
of medallions on her breast, and a string of small gold coins in her hair. She
kept her eyes to the ground, looking at the white handkerchief she was holding
in her hands which were adorned with many shining rings. From time to time, she
would look up, but when her eyes met his, she would lower her head at once,
batting her eyelashes.
Shuk felt as though he had always known her, and his
initial curiosity vanished when he saw the soft features of her face, a
characteristic of many of the women of Shkodra.
"I was unable to take Vida
with me when I went to see you after you got back because she was spending a few
days with her relatives," said Shaqe.
Vida was the bride's name.
With
this, she began praising her virtues: she was a good worker, didn't talk much,
was neat, and was just the perfect match for Lin.
The young woman blushed and
lowered her head even more. Shuk kept his eyes on her, but he was not really
interested for he had plunged once again into a daydream.
"Where would all
those girls who played with me in the garden be now, I wonder? Of course,
they're all grown up and many of them are married now. Perhaps I have already
seen them on the street, and did not recognize them. Some of them may even have
died..."
He cast his mind back to Dusha, who had been his closest friend as a
child. He had carried the memories of her with him when he left Shkodra and had
guarded them carefully through his years of wanderings abroad. Dusha, that pale
and skinny little girl. Of her delicate features, only her big black eyes showed
any vitality. He had taken her under his protection, and none of the other
children would dare to have harmed her. He used to give her walnuts, paper for
making kites, spools of thread, knucklebones for playing jacks, and little
figurines. Once, he remembered, he wanted to give her a beautiful box with a pen
holder, a pencil, an inkwell, and an eraser in it. His uncle had brought it from
him from Trieste. She wouldn't take it. He begged and cajoled to no avail.
Nothing in the world would convince her to accept the present.
Where would
Dusha be now?
Except for her name, he know nothing about her; neither who her
parents were, nor where she lived at that time. He had met her down in the
garden, and only now did he understand why he had always wanted to come and play
here. It was his desire to see and spend time with Dusha. He had heard nothing
more of her in ten years of absence, and a strange feeling now caused him to
believe that she might not have survived the years, skinny and fragile as she
had been. He imagined her somehow lying in the Fusha e Rmajit cemetery, and
grieved at the thought, seeing her dead before his eyes, his little
sister.
Shaqe then spoke:
"Lin will be back from market soon. He would be
very disappointed if he missed you. Can you wait for him, Shuk? I am going to
put a bottle of raki out to chill in the well and make you some nice appetizers.
Do wait until he gets back! He won't be very long..."
Shuk
answered:
"Alright, but in the meantime I'm going to go and have a look at
the garden, if I may."
"Why, of course," uttered Shaqe. "Get up, girl! Take
him and show him the garden."
The young woman stood up, blushing.
When
they got downstairs, she opened the little gate for him and said in a faint
voice: "Go on in."
Shuk entered and began tiptoeing over the soft, green
grass.
It was like a dream. Nothing had changed, except that, now that he was
grown up, the garden seemed smaller, the walls were lower, and the trees less
tall than he had imagined.
The sun could not be seen any longer. It had
vanished behind the wall. A pale afternoon light devoid of vibrancy spread
through the garden, the light which precedes the last moments of dusk and brings
with it a certain sadness and longing for something which is about to disappear
forever. Everything was still: the large, rough foliage of the fig tree, the
delicate leaves of the plums which rose in a circle in the middle of the garden,
the dark ivy, the honeysuckle blooming on the high walls, even the tent-shaped
boxwood under the windows of the house stood quiet. No movement, as if they had
gathered in silence to wait for the shadows of the night to descend upon
them.
The air, motionless within the garden, was replete with smells: the
smell of ripe fruit, the scent of fresh grass, the fragrances of flowers, herbs,
and plants hidden in various cool corners. All these scents, contained within
the garden walls, joined to form a single fragrance as exquisite as an aromatic
potion.
Twilight, with its pale shadows, was spreading and blotting out the
colours, but had also set alight a myriad of stars in that part of the sky which
stretched like a silver veil over the walls. In Shuk's dreamy eyes, the garden
was slowly taking on another form, an image of dawn.
For a few moments,
everything was miraculously transformed. The fresh light of springtime flooded
into the garden and revived the plants, which began to grow. The silence which
had covered the garden like a veil was suddenly supplanted by voices, shouts,
and merriment. Among the sounds, he recognized a girl's soft voice, and his
heart skipped. He was a child once again. He rolled in the grass, climbed the
trees, stretched his hands out to reach the sweet figs, and hid behind the dense
boxwood. At once, he stopped running and looked, in amazement, towards the
little gate which was opening. Dusha, his tiny girlfriend, the playmate of his
early years, entered the garden with a piece of red candy in her fingers. She
walked towards him, sucking on the confection as she approached.
"We've got a
beautiful garden behind the house, don't we?"
Shuk was awakened from his
daydream by the young woman's voice. It upset him at first because her words had
dispersed and destroyed his dream, but then, feeling uncomfortable because of
his protracted silence, he felt obliged to reply:
"Yes, it's wonderful. I
love it because it reminds me of my childhood. You know, I often used to come
here to play. Memories of the past, however fond they are, always make me
uneasy. That's what happened to me the moment I entered the garden."
He spoke
and looked at her.
The young woman, whose body radiated health and youth,
smiled as she listened to him. Her eyes expressed joy and serenity. The shy
expression on her face was now gone.
Shuk thought to himself:
"How lucky
you are not to know what depression is! It is an illness which has often gnawed
at my soul. If I were to tell you everything I was thinking, you would probably
find me strange, perhaps even ridiculous. How lucky you are!"
Speaking up, he
then said:
"I haven't been in Shkodra for over ten years now. You know, when
you have been away for a long time, you notice even the smallest details on the
first days when you get back."
Her lips moved. Shuk waited for a moment, but
she did not speak.
The light faded and vanished. Night had now fallen over
the garden. He could not see her face well because it was now dark and she was
standing at a distance from him. Yet he sensed the trembling of her body, as if
she were on the verge of saying something and was holding herself back.
He
thought that he might have been boring her with his talk so he walked towards
the gate.
"Shall we go back upstairs?"
She gave no reply, but followed in
his footsteps. Suddenly, in the middle of the garden, Shuk could no longer
swallow the question which had risen to his lips several times.
"Do you know
anything about a little girl called Dusha who used to live somewhere around
here?"
The bride walked on behind him. As he received no reply, he continued,
without turning:
"She was not in good health and had an emaciated, drawn-out
face. I don't know why, but I have the impression she may have died... These
plum trees were the witness of my happy childhood. I wish they, at least, could
tell me what happened. I was exuberant a moment ago thinking of that girl I once
loved, and now I see her in her grave."
At that moment, he spun around as if
struck by lightning.
With a smile on her lips, the young woman
replied:
"Don't you recognize me, Shuk?"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:27

Shkodra ne mengjes

Kendojn' s'bashku n'mengjes pes' kumbonare
kendojn' n'ajri mbi Shkoder ende fjete:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh n'liqe synin e qete.

Perhap lajmin e zgjimit rrezja e pare e
t'parat pershendetje dridhen n'heshti l'lete,
e shpejt n'at lavdi,qe e vesh' fare,
Shkodra kumbon me zane,zhurme e jete.
E ai diell pranvere i ri shprazet n'shtepija,
udha e lulishta,tue ngjall' ngjyra e shkendija,
tue mbshtjell' gjithcka si nje tis ari,i holle,
skaj n'skaj si lum gzimi tue rreshqite
n'syt e vashave qeshe, e mbush' me drite
kacurrelat e tyne kur shkojn' n'shkolle.
_______________________________

Shkodra ne zheg

E zhegu jeten edh' e shafite
e krejt qyteti disi kolomendet;
heshtin pirajkat ,heshtin avlimendet,
e n'at heshti mbretnon e bardha drite.
Vec ndonje cikrik pusi tur kersite
degjohet hove-hive e' i hap qi endet
vetmimtar n'zheg,msa flejn' njerzit e sendet,
edhe kadalkadal vjen tu'u avite.
Oh, shqetija fmijnore,n'moshe' t'prarueme !
Nana na vente , n'zheg ne fmijjt,me fjete
per t'i dhan me ggjum' t'on' , pak pushim shpis...
Por na sa ndiejshem ngjat at hap, n'te shtrueme
s'na zente vendi vend: rrijshim t'paqete,
pse at hap e ndiqte britma e hallvaxhis!
____________________________

Shkodra ne mbramje

Sa ambel n'mbramjeshqimet drita e diellit
qi bje kadalkadale andej kah ana
e malit tue lan' mbrapa ngjyrat e t'tana:
zambake ar, vjollza e fletza drandofillit,
e n'at zjarrm lulesh,ndez' nder skaje t'qiellit
vizaton Rozafati gurt vigana,
e neper hyj qi kallen n'qiellt e gjana
del si vetull hyjneshe hana e prillit.
Prej Maranajt zbret nata (nga erdh dita),
per me fil' ngjyrat qi pat falun drita,
E Shkodra n'hije pak nga pak, qe,hume.
Minerat permbi te, t'bardha n'ajri,
sogje qiellore duken qi e ruejn' n'gjume
kur flen nen hyj qi i a mbulojn' qiellt unjit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:28

Vegimi i Laures - Franēesko Petrarka


Ky sonet , ashtu si shume te tjere , i kushtohet vashes me emrin
Laura,qe Petrarka e njohu ne rini dhe qe vdiq e re.Vegimi i saj i shfaqet ne
vetmine e natyres dhe ai nis te kuvendoje me te.


Me ndie zogjt tue
pingrue,a flladin n'vere
tue luejtun ambelsisht neper t'njomat flete,
a
prej nje bregu t'lulezuem e t'blere
me m'ardhe nje shushuritje ujnash
t'qete

ku rrij n'mendim dashnije e shkruej,athere
shof Ate,qe na e
fali Qielli vete,
e dheu e mshefi,e i duket zemres s'mjere
se t'fshameve
Ajo iu gjegj si t'ish prap n'jete.

"Deh,perse veten po don keshtu m'e
shkri,
- me thote tane dhimbje, - e loten e deshprueme
si lume po e derdh
prej syve mbushe me idhni?

Per mue mos qaj.pse m'bani t'lume
edhe
t'perjetshme,e keta syte e mi
kur t'ngjau se i mbylla, i ēela n'drite
t'amshueme."

(nga Libri i Kengeve - e perkthyer nga
E.Koliqi)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:29

MIKU Ernest Koliqi

Nė pikė tė
zhegut,sekretari I krahinės ia behi nė kale para kullės sė Uc Lleshit e vikati
prej sė poshtmi:
--Zoti toger!O zoti toger!
Uc Lleshi doli nė krye tė
shkallės tue pėrgjegjė:--‘asht Zani?
Mandej,si njohu njeriun,mori me u ulė
tue i bzajtė mikut:
--Hajde,byrum.
- Jo, jo, s’po rri--ia priti tjetri
maje kalit — por kemi marrė njė urdhėn prej Shkodret e erdha me ta kallzue.Ka
ike mbrāmė njė gazetar prej andej, njė asi shkollarėsh qė shkruejnė kundra
qeverisė e duket se āsht nisė me kapėrcye kufinin kėndej kah ana jonė. Qevenia e
kėrkon kėtė njeri. Duhet, pra, tė vésh rojė gjithkah pėr mos me lānė me kalue
kurrsesi.
Uc Lleshi u mźndue pak, e mandej bāni:
- More, a e dini mirė qė
s’ka dalė pėrtej deri tash?
- E si ka pasė me e kapė kufinin nė njė natė? Ai
mbrāmė, thashė, ka dalė prej Shkodret e ditėn, pa e pasė kryet ēelikut, s’ka
guxue sak me udhėtue!.
- Atėherė veē ne fluturoftė pėr hava se nė ectė pėr
tokė, i gjallė kufinin kėtej pari ai s’po ta kapėėrcen. Po ti ndalu e pije njė
kafe.
- S’mundem, zoti toger: me pret krahinani. Do tė dalim edhe na me e
ndjeke tė ikunin. Lamtumirė.
- Udhambarė; e m’i thuej krahinarit qė mos te
bari hiē kasavet pėr sa i pėrket punės seme kėtu.
Dhe me dorė diftoi rrethin
e kufinit te afėrm.
***
Sa u nis sekretari i krahinarisė, Uci i tha
Mirashit, tė nipit:
- Shko shpejt e m’i mblidh gjendarmėt e m’i ēo kėtu sa ma
parė. Tue kalue kah prozhmi, lėshoi zā Dodės edhe Nikollės e thueji tė lanė
punėn e tė ngasin tė vetė. Hajt, shpejto.
Djaloshi fluturoi e Uci i lypi sė
shoqes uniformėn, qė vishte vetėm kur u thirrte nė ndonjė shėrbim si ky; pėr
ndryshe hante atė gjysmė rroge nė shtėpi si oficer rezervė e kqyrte punėt e
veta. U vesh, mbathi opangat, ngjeshi armėt., zdrypi poshtė nė oborr me prite
njerėzit.
Burrė i shkurtė, me shpatulla tė gjana e tė fuqishme,kāmbėt pak si
tė lakueme-,Uc Lleshi, me gjithė qė flokėt s’i kishte fort tė thinjun, diftonte
sė paku pesdhetė vjet tė plotė. Por vizat energjike tė fytyrės sė djegun prej
diellit e sytė si xhixha diftonin edhe se, pėr shpejti e guxim, nuk ia linte
dalė njė tė riut. Njeri me influence nė atė pjesė tė Malėsisė ku banonte, kishte
pasė prej qeverise grada e shpėrblime pėr me pėrfshi forcėn e madhe tė tij, qė
pėrndryshe mund tė ishte e dāmshme, nė makinėn e Shtetit. E nuk kishte qźnė masė
administrative e gabueme, kjo, pėr atė kohė, pse qyshse Uci veshi uniformėn,
s’guxonte komitė ma me u endė nė ato ana edhe urdhėnat e qeverisė u zbatonin ma
se miri. S’kish nėn komandė gjendarme tė rregullt, por njerėz besnike qė
mblidhte nė rasė te nevojės. Kėta ishin gjendarmėt e tij. Gjind qė shkonin e u
vritnin mbas tij, pa kurrfarė shpėrblimi, veē pėr hatėr qė i kishin e pėr nderna
tė vogla qė atij i takonte me u bāmė nė shehėr e nė mal. Edhe ate ditė, porsa u
vojt lajmi, ia mbėrrinė fluturim nė oborr tė kullės, tė armatosun ma sė
forti.
Uci u diftoi ēashtjen gjithsesi e mbaroi tue thānė:
- E kemi do
punė, burra. Ka me na takue ndoshta me ndejė dy-tri net pa fjetė. Duhet me hapė
mirė sy e veshė e mos me lānė as mizėn me fluturue.
Kurrkush ma mirė se ai
nuk i njihte shtigjet e ndryshme qė qesin nė kufi, pse kishte pasė shpesh here
nevojė pėr to nė rasa tė kritikshme tė māparshme. Nga dy e dy i drejtoi njerėzit
ndėr vende ku i lypte nevoja dhe, si u nisėn tė gjithė, u tha tė bijve, Dodės e
Nikollės:
- Ngjeshni armėt dhe ejani me mue. Ti, Marash, ri nė shtėpi.
Dhe
u ul me dy djemt teposhtė. Ecėn pa folė. Doda e Nikolla, i pari shkurtalak si i
ati dhe i dyti me njė trup vigāni, nuk guxonin me ēelė gojė pa qźnė tė pyetun.
Uci e kishte zakon, udhės, tė mźndonte shumė e tė fliste pak. Tė bijtė e dinin
qė ēdo méndim i tet ishte pėr nder e lumni tė konakut.
“Feja kishte me qźnė
me e hetue e me e zānė kėtė dreq shkollarit. Kishem me e sjellė unė vete nė
Shkodėr, me e dorezue atje edhe me thānė aēik nė hyqymet qė i ka ardhė koha me
mė bā kapidan. Nė mė daltė me e krye kėtė shėrbim si duhet, kam tė drejtė me e
ēelė gojėn...
”Kėto mźndime e bane Uc Lleshin nė qef. Punėt i shkonin
gjithmonė mbarė, prandej kur i ngulej mźndja nė nje send ishte gati i sigurtė
se, me pak sabėr e marifet, do t’i dilke nė krye. Ishte njeri me orė. Vetėm njė
gjā nuk i eci deri nė ato ditė e kjo, pėr tź, ishte plagė e pambyllun qė ia
brźnt zźmrėn ditė e natė. Vjetin para, shtėpia e Gjokė Vatės kishte vra tė
vllanė, tė anė e Mirashit, e me gjithė tė orvatunit e tė ,pėrpjekunit e tij e tė
mashkujve tė shpisė ende s’kish qźnė i zoti me ia marrė gjakun. Por s’ishte
ēuditė: shtėpia Gjoke Vatės, e rivalit tė pėrhershėm tė Ucit nė atė
krahinė,ishte e fortė, edhe ajo me rreth tė madh, e gjint e saj nuk mund tė
vriteshin udobisht.
Kishin ecė ma se njė orė nėpėr teposhte tė malit, kur Uc
Lleshi u ndal dhe u tha tė bijve:
- Ju tė dyve po u ye tie rojė kėtu, te
Shtegu i Barijve. Jam i sigurtė se malėsorėt qė e pėrciellin atė shkodranin,
kanė me e keshillue me dalė nėpėr kėtė grykė. Asht si mėnjane e mendjnė se e
gjéjnė tė lirshme. Ju, po patėt se si, kapnie, nė ardhtė ketu pari; pėrndryshej
gjallė, mos e lźni me kalue...
E Uci u kthye, vetėm. lu ngjit prap malit, nė
njė shej vźndi ndėrroi rrugė e vojt me bā kontroll njė nga njė rojet e vėmė
nėpėr shtigje, gjate kufinit. Kur mbėrrini, Iodhė e kėputė, nė oborr tė kullės
sė vet, po errej.
***
Tue u ngjite nalt vźndoi me ngranė shpejt e shpejt,
me pushue sa grima, me marrė Mirashin me vete e me dalė nė roje gjithė natėn.
Mund e hetonin kund tė arnatisunin dhe, tue endjekė mjerisht, mund te futnin si
nė kurthė nė ndonjė shteg tė zanun prej njerėzve tė tij. E aty me e kape me
dorė.
Nė ēardak, rrahi qerpikėt, i ēuditun. Kishte pa dritė nė odėn e miqve e
dy pushkė varė nė krraba.
Nė atė ēast doli grueja prej odės sė zjarrit e
lajmueme nga zhurma e hapave pėr ardhje tė tij.
- Kush āsht nė odė te miqve?
— e pyeti ai.
--Gjokė Vata...
- Kush? — pėrsėriti pyetjen me zā tė
plasun.
- Gjokė Vata me njė shkodran.
Uci u pré. Pėrqethje tė ftofta ia
mbuluen shtatin.
Gjaksi i vllaut nė shtėpi tė tij? A ishte āndėrr a
zhgjāndėrr?
Pėrmblodh krejt forcat e vullnetit dhe u shkund. Vari pushkėn e
vet bri tjerave dhe u mundue me u kthiellė nė fytyrė.
Hyni. Miqt po rrinin me
Mirashin.
- Mbrāmja e mirė,burra, e mirė se u ka pru Zoti.
Ata u ēuen ne
kāmbė. Uci u mor grykė ma parė me Gjokė Vatėn, qė ish moshatar i tij, por ma i
gjallė e me mustaqe qė i shkonin dredha-dredha deri nė veshė, e mandej me
shkodranin. Ky dukej shumė i ri, ishte pak si i thinjun dhe i zbehtė nė fytyrė,
veshė allafranga.
Ndźjen. Uci qiti kutinė e duhanit e u bāni cigare. Pyeti
gjint e vet:
- A keni pru kafe?
- Kemi pi, kemi pi — tha Gjokė Vata.
-
Bini edhe ka njė tjetėr — porositi Uci.
Pėr do kohė ngelėn nė
heshtje.
Ucit i pikonte gjak plaga qė kish tė pambyllme nė zemėr. Gjaksin, qe
kėrkoi kot njė vjete rresht nėpėr vetmitė e bjeshkėve pėr t’i ra pushkė lules sė
ballit, qe, e kishte pėrpara. E zakoni e detyronte me e prite e me bisedue me tź
si me ma tė shtrźjtin dashamirė, mbasi i kishte ra mik te shpia! Por idhnimin e
pėrmbrendshėm mbas pak kohe e kapėrceu kureshtja.
Po pse, vallė, Gjoka bāni
atė hap mjaft tė vėshtirė edhe pėr tė? Tue shikue shkodranin, Ucit diēka i shkoi
nėpėr mend si vetima, por s’desht me e pėrtypė gjatė atė mendim qė e pezmatonte
pėr sė tepėrmi. Ndau me iu shtrue se keqes qė i kish takue, pa stėrhollime tė
kota mźndjeje.
Mbasi, qysh nė te hyme, menjiherė kish vu re se miqt mbānin
gjithnji tė ngjeshun rrypat e fishekėve dhe armėt e brezit, si u pi kafja e
dytė, u soll prej tyne e tha:
- Lironiu, burra.
Gjokė Vata hoq alltinė me
dorsė argjendi edhe rrypin ia dha Mirashit. Ashtu bāni edhe shkodrani.
-
Mirash, bierna rakinė.
Nėė raki, tėė dy mallėsoret rivala, biseduen mbi
gjithfarė punėsh tue u ndźjė larg, me hollesinė e zakonshme tė tyne, ēāshtjeve
qė mund ia prishnin qejfln, njānit ase tjetrit. Atij qė i shifte tė ndźjun
kundroll shoiqishoqit, tue pi duhan e tue shpraze gota rakie, kurrė nuk mund t’
i shkonte mźndja qė tė nesėrmen, me pasė pėėr t’u ndeshe kund, ata dy burra do
t’i mėshonin pushkė hekuri pa mėshirė njāni-tjetrit. I shkodrani dukej ne
kasavet; s’ēelte gojė veēse me iu pėrgjegje urimeve qė i bānin nė pije. Uci e
Gjoka kuvźnduen mjaft, pa u shikue gati kurrė ndėėr sy.
Kah e vona, mbasi
kishin rrokullue njė numėr bukur tė madh gotassh, Gjokė Vata ēoi tė veten dhe iu
solll shkodranit:
- Pėr tėė mirė, zotni, po ta fali edhe unėė njė gotėe. Hiē
s’ke pse rri nė méndim tash qe gjinde ndorė Uc Llleshit.
- Priē tė mirė,
Gjokė Vata, - ia priti ai tue u zgjue prej gjumit. — Po mė kānda me ndėgjue
kuvźndin tuej, se sa pėr méndime mėė kanė lodhė vetėm deri sa mujta me mbrri te
dera jote e nė kėtė shtėėpi.
Uc Lleshi kuptoi e uli kryet. S’kishte ma pikė
dyshimi: shkodrani qe i kish pru Gjokė Vata nė derė s’ishte tjetėr veē vetė
gazetari i arratisun, njeriu pėr tė cilin ai kishte dyndė tė tānė gjinden e vet
e zānė ane e kānd shtigjet e kufinit.
- Méndime gjithhfarėsh ia dogjen trutė
si flaka e rrufesė.
“I mźndshėm ky Gjoka, he shitofta Zāna! Mirė mjaft ka
mujtė me e gjete mėnyrėn si me e shpėtue mikun shkodran edhe ndryshe. Por āsht i
hollė! e ka mźndue se vźhej nė rrezik me e ndjekė unė, jo ma vetėm si gjakėės qė
e kam, por edhe e kam, por edhe si fajtor pėrpara qeverisėė. E kishėm fikė me
gjā e me shtėpi! Por i ka dalė punės para...”.
Shqipnia ka zakone te
ēuditshme. Shtėpia e Uc Lleshit s’kishte njoftė kurrė kori. Kushdo qė e kish
mėsy, kish qenė i sigurtė se gėzon proje deri.nėė fikjen e nė rrėnimin e plotėė
tė saj. Nderi i shtėpisė e zakonet e véndit rrinin pėr Ucin pėrmbi ēdo interesė,
pėrmbi ēdo urdhėn qeverie e pėrmbi ēdo ndiesi e arsye tjetėr. Prandaj fshāni e
tha me vete: “E pat, kjo!” edhe tue u sjellė prej Gjokė Vatės, pėrgjegji:
-
Ēka kjoftė, lum Gjoka, e hajrit kjoftė... pėr kėtė mik qė as emnin s’po ia
dij...
- Shefqet Kadia, - Ia priti vetė shkodrani, tue iu kėputė fjalėn
pėrgjysėm.
- Kjofsh shėndosh!... Ndiē, si qeshe tue thānė, ēka kjoftė e
hajrit, kjoftė pėr kėtė zotni. Sa pėr mue, nuk do tė kursehem me ia la borxhin
qė na kanė lānė tė pamrėt pėr mikun. Mandej, fundi le tė dale ku tė
dalė!
Mbas kėtyne fjalėve u shtrue sofra. Para se me kapė bukėn mnė dorė,
Gjokė Vata, mbasi kishte mbėrri me e pruu bisedėn atje ku i duhej, tha:
-
Zoti tė rritėt oxhakun, Uc Lleshi.
Dhe, tue e shikue pėėr tėė parėėn herėė
drejt ndėėr sy, vijoi:
`- Ky zotnia kurrė ma ngusht se sot nuk na āsht gjete
nė jete tė vet. Qeveria e kėrkon e me bā me e zānė... vaj hallti i tij! Ma ka
mėsy shtėpine e me ka ra nėnė besė. Unė ta kam pru me ma marrė me ndore e me ma
qite shėndosh andej kufiinit, pse e di mirė qė, pa ndihmėn tānde, kufinin, nė
kėtė anėn tonė, s’ka burrė qe e kalon.
Uci, me sa fliste Gjoka, e kish véndue
punėn e vet. Pėrgjegji, tue e pėrpjekė edhe ai shikimin me atė tė rivalit:
-
Unė, pėr kėtė zotninė, do tė bāj ēka tė mė vijė pėr dore. Por njė here po hamė e
mandej do te méndojmė.
Hangrėn.
Vonė e vonė mbas darke, i zoti i shtėpisė
u ngrit tue thanė:
- Burra, erdh koha me e bā njė punė.
U ēuen tė gjithe,
ngjeshėn armėt, u perfalėn me gra e dolėn.
Gjoke Vata ia bāni te dera e
oborrit:
- Tė ardhėshim pėr tė mirė, Uc Lleshi. Unė po ēaj kah shtėpia.
S’āsht nevoja tė vij me juve. Zoti tė rrittė jetėn pėr ēka po i ban kėtij
zotnisė.
Uci ia ktheu:-
- Kjosh me jetė dhe e mira tė gjetet, por ti vetėm
nuk po shkon. Mirash, pėrcille.
U pėrqafosen tė gjithė. Gjokė Vata humbi nė
terr, i pėrciellun prej tė birit tė atij qė kishte vra njėė vjet para.
Nata
ishte e freskėt, plot me hyj e pa hānė. Agimi s’do te ishte larg.
I shkodrani
shkoi nėpėr errėsi, i udhėhequn prej Ucit qė ndėrronte hapat nėpėr udhė tāne
gurė me siguri tė ēuditėshme. Mbas njė ore qe po i binin teposhtes sėsė malit, u
ndaluen ke njė shteg i ngushtėė. Hynėė nėė njėė grykėė prej kah shifej vetėm njė
rriske qiell e qėndisun me ar tė hyjve. Diku, nė njė vend, Uci lėshoi njė
thirrje:
- Dodė! Nikolllė!
Prej territ, nga fundi ii grykėės, erdh
pėrgjegja:
-ĒĒ’asht zani?
- Unėė jam: Uci; poo ju, me kė jeni?
- Vetem
jemi.
Dy djemt, si u afruen, hapėn sytė tue panė shkodranin, por nuk bānė
zā.
Ulėn kryet dhe u vun unė mbas tet. Kur dolėn nga gryka, qė ishte mjaft e
gjatė, qielli poo qartėsohej prej lindjes .Pėrparatyre rridhte nje prrue, me
vargje te gjata shellqesh nėpėr brigje. Ndriēimet e para tė agimit nisėn me u
dridhė mbi ujė qė gurgullonte. Uci tha:
- Tashti je i shpėtuem, lum zotnia.
Pėėrtej prronit āsht toka e huej. Kam mźndue se prej kėsaj gryke do tė dilnin
kapidanė e shumė drue qė kėtu mbrźndė do tė lā ndoshta edhe togerllėkun. Por,
ani, s’ka gajlle: pa besė e pa miq s’ka ē’ka na duhet as jeta nė kėto malet
tona. Udhambarė!
- Paē tė mbarė e zoti tė ruejtte, Uc Lleshi, - bāni
gazetari.
— Kėtė nder s’kam pėėr ta harrue se t’ė jemė. U pėrqafosen tė
gjithė, njė nga njė , me tź.
Ai zdeshi kėpucė e ēorape e kapėrceu
prronin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:29

ALMA MILE

Kur ndodhesh larg e ke mall pėr vendin tėnd, tė duken tė
dashura e tė magjishme edhe shprehjet mė tė thjeshta tė pėrditshmėrisė. Kur
jetonte nė Romė, shkrimtari Ernest Koliqi kujtonte gati me adhurim vitet qė
kishte kaluar nė Shqipėri, sidomos ato nė viset veriore, mes malėsorėve.


Kėto ndjesi tė mbledhura nė vitet 1930-1940, Koliqi i ka trajtuar nė
formė esesh, tė cilat sė bashku me njė sėrė kumtesash e artikujsh tė mbajtur nė
konferenca e kongrese tė ndryshme shkencore, si dhe tė botuar jashtė Shqipėrisė
vijnė nė njė pėrmbledhja tė titulluar “Ese tė letėrsisė shqipe”.


Kjo pėrmbledhje e botuar nė Itali mė 1972, vjen pėr herė tė parė nė
gjuhėn shqipe, pėrkthyer nga gjuha italiane nga studiuesja Dhurata Shehri, si
njė botim i IDK (ish-shtėpia e Librit dhe Komunikimit). Materiali i pėrfshirė nė
kėtė libėr, pėrfshin njė periudhė 15-vjeēare, duke filluar nga viti 1953 deri nė
vitin 1968.

Janė rreth 17 punime, mes tė cilave mund tė pėrmendim ese e
kumtesa si:
“Rapsodė dhe rapsodi tė Alpeve shqiptare”,
“Si lind nė
Shqipėri njė kėngė popullore”,
“Mendime mbi kėngėt popullore tė popullit
shqiptar”,
“Tre poetėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė”,
“Skėnderbeu nė
epikėn popullore italo-shqiptare”,
“Shqiptarėt nė Kalabri”,
“Poezia dhe
realiteti nė jetėn dhe veprėn e Jeronim De Radės”,
“Njėzetvjetori i vdekjes
sė Gjergj Fishtės”,
“Ndikimet orientale nė letėrsinė shqipe”,
“Islami
dhe krishterimi nė letėrsinė shqipe”,
“Fryma autoktone dhe ndikimet e huaja
nė letėrsinė shqipe”, etj.

Edhe pse njė shkrimtar i cili identifikohet
me letėrsinė moderne shqipe, interesante nė kėtė seri janė ato punime, qė i
kushtohen kulturės popullore shqiptare, ku pėrzihet eksperienca e jetuar me
doke, zakone, besime, rapsodė, kėngė kreshnikėsh e lahuta.
“Kam dashur tė
nėnvizoj nga ajo botė, sidomos ato aspekte tė veēanta qė tė rrėshqasin nėse lė
pas dore trashėgiminė e traditave arkaike, besimeve, besėtytnive e
paragjykimeve, por edhe tėrėsisė sė cilėsive tė brendshme njerėzore e etnike qė
karakterizojnė e dallojnė genin shqiptar. Qėndrimet e mia tė gjata mes viteve
1930-1940 nė malet e Shqipėrisė sė Veriut, pėrvoja e fituar nga pjesėmarrja nė
jetėn e trazuar letrare tė vendit, njohja personale me shumė nga autorėt, (mes
tė cilėve Fishta, Luigj Gurakuqi, Prenushi, Asdreni, Shantoja, Palaj, etj) tė
cilėt mė nderuan me miqėsinė e tyre e qė spikatėn nė skenėn letrare sidomos nga
1918-a deri mė 1940, mė japin mundėsinė tė sqaroj e tė saktėsoj disa vlera
specifike tė poezisė popullore e tė asaj tė kultivuar, jo aq tė pėrmendur apo tė
vėnė nė dukje pamjaftueshmėrisht, pikėrisht pėr shkak tė vėshtirėsive tė
shumėllojta qė pengojnė tė kuptuarit e situatave e tė njerėzve, tė vendeve e
mjediseve tė mbyllura nė vetvete”.

Kėshtu shkruan Koliqi nė njė hyrje tė
shkurtėr qė pararend pėrmbledhjen. Nė disa prej eseve tė tij ndalet gjatė tek
rapsodėt dhe rapsoditė, tek mėnyra e tė kėnduarit, tek krijimi i kėngėve
heroike, tek kreshnikėt Muji e Halili, temat e pėrbashkėta qė i gjen edhe tek
boshnjakėt, arealet gjeografike imagjinare, qė pėrmenden nė kėngėt e
kreshnikėve, si Jutbina... Por tė gjitha kėto nuk mund tė ndahen nga jeta e
malėsorėve, nga ajo ēka ata besojnė, apo nga ligjet prej tė cilave udhėhiqen,
siē ėshtė Kanuni. “Malėsorėt janė njė botė mė vete, qė mbėshtetet nė forma
sjelljeje shkruar ndėr shpirtra. Nė sfond tė kėsaj jete shihen ende reflekse
pagane, mite, besime, besėtytni. Aty ndėrthuren nė njė pėshtjellim mbresėlėnės
qė gufon prej poezisė sė kulluar mbeturina besimesh tė lashta, rite nga epokat
mė tė largėta njerėzore e kozmogoni zanafillore. Ēdo burim, ēdo luginė, ēdo
majė, ēdo pyll ka hyjninė e tij mbrojtėse. Malėsorėt nėnqeshin mėshirshėm kur
hasin nė fytyrat tona prej njerėzish tė shkolluar shprehje dyshimi ndaj pohimeve
tė tyre mbi ekzistencėn e qenieve mitologjike ndėr male. Malėsorėt kanė
fallxhorėt dhe yshtėsit e vet, kanė mjekėt e vet krejtėsisht tė pashkolluar, por
qė i shėrojnė plagėt mė mirė se kirurgėt qytetas, kanė poetėt qė krijojnė kėngė,
kanė rapsodė qė kėndojnė mbi njė recitativ rapsoditė e tyre tradicionale
shoqėruar me njė vegėl harqesh me njė tel”, - shkruan Koliqi nė “Rapsodė dhe
rapsodi tė Alpeve shqiptare”
.


Libri


Autori:
Ernest Koliqi
Titulli: “Ese tė letėrsisė shqipe”
Pėrktheu nga italishtja:
Dhurata Shehri
Numri i faqeve: 295
Ēmimi: 900 lekė
Botues: Botimet
IDK
Shkruar nė vitet: 1953-1968
Botuar nė Itali: 1972
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Shqiptari
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 53
Age : 41
Location : franc
Registration date : 22/11/2008

MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   13/9/2009, 15:30

Anmiku nė shtėpi

ERNEST
KOLIQI



Tė dielave e tė marteve nadje Simon Rrukulli s'e linte
kurrė pa shkue nė meshė. Donte me qenė nė rregull me Zotin. Aty nė kishė, ndėr
banga tė para, lutej pėr vete e pėr punėt e veta. Natyra e tij shumė e
pėrshpirtshme, nuk e shtynte fort me u lutė pėr kėnd tjetėr, por lutej shpesh ku
ndėr disave, sidomos kundėr anmiqve tė besimit tė tij. "Faroji, o Zot!". Deri
diku qėndronte mbrenda rregullės e zakonit, prandaj duhej, nė njė pikėpamje,
lėvdue. Ēudia e pėrshpirtnisė sė Simon Rrukullit niste aty kur ai, nė vargun e
anmiqve tė besimit, fuste tė gjithė ata qė urrente pėr arsyena vetjake. As nuk i
shkonte mendja se mund tė gabonte nė gjykim, kaq bindje ushqente nė drejtėsinė e
pastėrtinė e shpirtit tė vet. Kur, me gjithė hovin e shpirtit tė pastėr naltonte
kah qielli lutjen zharritėse: "Faroji, o Zot!", mendja i shkonte te Tef
Ballstani, qė s'i linte kurrkah shteg tash do kohė nė tregti, te kushrini i vet
qė i qiste fjalė pėr disa tokė tė pandame, te njė varg i gjatė njerėzish qė, nė
njė mėnyrė a nė njė tjetėr, ia kishin prishė qejfin.

Veēse ēka,
ditė-ditė, aty nė kishė, tė gjithė ata qė pėrmendėm, kalonin nė rend tė dytė e
shigjetat e mėnisė sė tij fetare ai i drejtonte vetėm kundėr Tush
Kezenės.

"Faroji, o Zot!"

Lutjen e bante nė shumės, pse Tush
Kezena para tij pėrfaqėsonte masėn e re tė sotme. Lypte prej qiellit, tue mendue
ate, farimin e tij edhe tė gjithė shokėve qė i ngjanin.

Si shifet, natyra
e Simon Rrukullit, prirej ma fort kah mėnia se kah simpatia. Pak sende ai
pėlqente e donte nė kėtė botė, por shumė tjera urrente e mėninte. Kishte maraz
fletoret, si shqipe, ashtu tė hueja, edhe kurrė s'i prekte me dorė; kishte maraz
marrėdhaniet shoqnore e prandaj as vetė nuk shkonte, as familjen s'e ēonte kund
e jetėn e pėrmblidhte nė shtėpi, nė dugajė dhe nė kishė; kishte maraz e njihte
tė kota tė gjitha ato punė qė s'lidheshin drejtazi a zhdrejtazi me dobinė
vetjake. Por, nė mėnyrė tė veēantė, urrente tė rijt e sotėm... Anima ata qė
mbaronin ndonjė shkollė jashtė. Gjithēka nė ta e tėrbonte.

Mėninte atė
mėnyrė tė zhdėrvjellėt e tė sigurtė ecjeje tė tyne, fjalėt e qarta nė ēdo rasė,
ēiltėrsinė e sjelljeve, thjeshtėsinė ndėr marrėdhanie.

-Po shifi...
shifi...

Prej dritorjet tė dugajės tregonte me gisht kur pėrshkohej
atypari ndonjė sish.

-Pse i japin gjithė atė randėsi vedit, xhanėm? Ēka
kujtojnė se janė?

Kur kalonte Tush Kezena, s'e zinte vendi. U hidhte prej
ndejses, shėtiste mbas banakut tue u dridhė nė njė zemrim tė pakuptueshėm. Edhe
shegertat u ēuditnin pėr furinė e asaj mėnie. Edhe mendonin qenien e ndonjė
shkaku tė msheftė.

Por, jo: nga asnjė shkak i msheftė s'buronte ajo mėni.
Nė asnjė punė tė tregtarit s'ish pėrzie kurrė djaloshi. Ai e urrente vetėm pse
shumėkush vinte tue ia lėvdue.

Tush Kezena, shkrimtari i ri shkodran,
shembėr i Hilush Vilzės, kalonte habitshėm, para dugajės sė anmikut tė
panjoftun, humbė ndoshta nė ndonjė aso pėrftimesh qė, mandej, veshė me njė
shqipe tė harmonishme dilnin ndėr libra tė tij. Kurrė s'i shkonte mendja se aty
afėr, dikush, e shante me tė dhanun.

-Shife si ecė njėherė... I duket se
vetėm ai asht i meēėm nė Shkodėr, e kurrkush tjetėr...

Simon Rrukulli s'e
njifte mirė Tushin. Jo vetėm qė librat e tij s'i kėndonte (ai s'kėndonte asnjė
libėr), por vonė mori vesht se djaloshi shkruente. Filloi me pasė maraz kur e
ndeshi sė pari nė njė vizitė pėr emėn, te njė mik i pėrbashkėt. Tregtari i
njoftun, krenar pėr pasuni e punė tė ngritun, ndejė nė krye tė vendit nė odėn
mbushė me gjind, kuvendonte tue shitė dije e marifet, si gjithmonė. E qe, hyni i
riu... Zuni vend nė njė skaj. Dikush e pyeti diēka sa u ul. E sa nisi ai me
folė, tė gjithė u sollėn me e ndėgjue, edhe harruen bisedėn e Simon Rrukullit.
Edhe ky qe i shtrėnguem me ia vu veshin, tue e mshefė pezmin e
pėrmbrendshėm.

Djaloshi thonte sende e fiiste nė mėnyrė qė ai s'kuptonte
mirė. Vetėm vinte re se fjalėt e tia, tė rrjedhshme e tė sigurta, e mbushnin me
njė shqetėsim tė hollė. Simon Rrukulli, i cili besonte ngultas nė zotėsinė e
truve tė veta, shka do qė kapėrcente kuptimin e tij, e numėronte ja marri pėr
t'u pėrbuzė, ja mbrapshti kundėr feje e kundėr Zotit. Kėshtu qė edhe bisedėn e
asaj dite, mbajtė prej djaloshit e ndjekė me vėrejtje prej tė tjerėve, mbasi
s'mundi ta pėrfshijė me kuptim tė vet, e numėroj tė rrezikshme e
trushkyese.

-Ah, ai luteran!

Nxitohej me dėnue fjalėt e djaloshit
se ato ia cėnonin parimin gjykues themelor qė tregtari pėrdoronte me shoshitė
sendet e kėtij shekulli. Ndiente qartas se pėr atė djalė parja e gjaja, zotsia
nė tregti, nderi i mbėshtetun mbi ato rregulla jete qė ai mbante me fanatizėm,
mendimet qė frymėzuen e gjithėnjė frymėzonin ēdo vepėr tė tij, s'pėrmbanin atė
vlerė qė urtia dhe pėrvoja e tregtarit u jepte. Tush Kezena peshonte e maste
veprat e njerėzve me njė kandar e me njė masė tjetėr. Kjo gja e tėrbonte Simon
Rrukullin. Mos me nderue e admirue atė, me gjithė atė zotėsi nė rregullim tė
punėve tė veta, mos me pranue me bindje tė plotė ēdo parim e gjykim tė tij, qė
ishte nė hir e nė rrugė tė Zotit, i dukej mėkat e krim. Kush binte nė kėtė
mėkat, jo vetėm ishte anmik i tij, por edhe i fesė. Prandaj: "Faroji, o
Zot!".

Njė ditė, pak para mesdite, erdhi nė dugajė me ndreqė disa llogari
Kel Mashi, burrė bukur i motnuem, mėsues shkolle fillore nė qytet, njeri i squet
dhe i urtė. Mbante nė dorė njė fletore shqipe. Simon Rrukulli, si kryen punė,
pyet pak si nė shpoti:

-Ēka thonė kėto gazeta?

Mėsuesi, ndejė nė
karrige para tryezės sė zotit tė dugajės, hapi fietoren, ia solli faqet tue i
hedhė njė sy. Tha:

-S'e kam pa ende. Por kjo s'asht njė fletore me
lajme.

Merret me letėrsi. Paska njė artikull tė Tush
Kezenės.

Tregtari kėrceu:

-Ēka din me shkrue ai
bihude?

-Jo, sa me shkrue, shkruen mirė - pėrgjegji mėsuesi qet-sisht. -
Shumėkush s'e merr vesht pse ai ka ndiesi tė reja e prandej pėrdorė edhe trajta
tė reja shprehjeje. Trutė tona janė mėsue me u rrokullue mbi shina tė njė
letėrsie tė vjetrueme. Ai rreh njė rrugė tė parrahun ndėr ne deri mė
sot.

Tregtari shprazi fishekun qė nė tė tilla biseda ruente pėr nė
fund:

-Paj, unė s'kam nge me u habitė mbas kėtyne sendeve, qė ju njihni
ma mirė. Vetėm tham se pėr atė djalin ka ardhė koha me zanė mend e me gjetė
ndonjė punė, pse kėshtu asht

nė rrezik me ndejė pa bukė me gjithė nanė e
motėr.

Mėsuesi ndėgjoi kumbonėt e mesditės dhe u ēue tue ia
pritė:

-Kurrkush ma tepėr s'e meriton njė punė. Ndoshta mos tė ishte aq i
zoti e kishte gjetė. Mundet qė tash vuen edhe pėr bukė. Poetėt i ndjek ky fat i
zi. Por unė tham, simbas meje,

padrejtėsi e madhe mė duket mos me qenė i
ushqyem prej dheut shqiptar shi njaj qė kėndon me dashuni tė parrėfyeshme
bukuritė e atij dheut.

E shkoi.

-Kanė dalė mendsh tė gjithė - u
idhėnue Simon Rrukulli.

- Pėr me pasė tė drejtė me hangėr duhet me punue.
E ajo qė ban ai... teveqel, s'asht njė punė.

U ngjit nalt nė shtėpi, qė e
kish sipėr dugajės. Sofrėn e gjet tė shtrueme. Dita, e bija e tij njėzetvjeēare,
priste tė anė me u ulė nė tryezė. Pėshtetej nė kanape me njė libėr nė dorė. Sa
hyni i ati, la librin dhe i qiti tė atit gotėn e zakonshme tė rakisė. Simon
Rrukulli, me raki nė tė djathtėn, shtrini kot tė majtėn kah libri mbi kredencė.
U pėrdrodh si ta kish hangėr gjarpni.

Vikati:

-Si? Edhe kėtu nė
shtėpi time?

-Ēka ke, more njeri? - pyeti Ganxhja, e shoqja, tue hy nė
odė tė bukės.

Ai, ndezė nė fytyrė, me njė furi tė tėrbueme, shqeu katėr
copash librin edhe e flakėroi nė tavanr

-Ēka qe? - pyeti rishtas grueja,
tue u afrue trembshėm kah burri.

Ky, as me folė s'mundte prej zemrimit. I
qiste shkumbė goja. Shėtiste nėpėr odė si i ēmendun.

-Po a s'e shef se na
ka mblue marrja e turpi? Edhe nė shtėpi time kėso punėsh! Ia mbrrijtme edhe
kėsaj dite! E ka hangėr dreqi vajzėn; a s'e shef-a? a i ke sytė nė ballė? Por
kėtu, sa tė jem gjallė, sundoj vetė. A morėt vesht? Sundoj vetė.

Dhe tue
u drejtue kėrcnueshėm kah vajza:

-E ti, nė' daē me u shnjerėzue... E ama
ndėrhyni:

-Ēka ke me vajzė: a ban me e dijtė?

-Deli zot, po; banu
edhe ti me te...

-Ēka ka? - u soll e ama e pyeti tė bijėn. - Ēka e ka
kapė? Kjo qė kish ndejė tue e shikue tė atin deri atėherė me ēudinė ma tė madhe,
u shkund e bani me za tė tanė pezėm:

-Pėr punė tė librit,
veē...

-Por ēka asht ai dreq librit, mos mė ban me e true? –Njė libėr
shqip...

Dhe i ati prap filloi me za shpotie tė idhėt:

-Po, po;
shqip... Sot librin e nesėr ate... Shqip, po. S'asht pėr t'u ēuditė kur ta gjejė
njė ditė edhe ate kėtu... Asht nisė kėshtu: sot libri, nesėr ai...

-Pashė
fenė qė kemi, pėr ke flet? - pyeste gjithnjė e ama tė bijėn.

Dita, pėr tė
parėn herė nė jetė tė vet, u idhėnue aty para prindėve. Ato dyshime, ato tė
fyeme tė zhdrejta qė ia lėshonte i ati, e neveritėn. Padrejtėsia e qartė i dha
guxim me folė ashtu si nuk kishte folė kurrė.

-Don me ditė pėr ke flet?
Pėr Tush Kezenėn flet. Mė ka gjetė me njė libėr tė tij e mendon kush e di se
ēka. Por a doni me dijtė njė gja? Dal e iku e ju la, po mė fojėt
prap

ashtu. Pse kėndoj librat e tij, nuk mė duket se jam ulė
aq

poshtė sa...

Ia kėputi vaji fjalėn. Doli prej odės tue lanė tė
dy prindėt me gojė hapėt. Ishte e para herė qė vajza fliste me aq hov nė sy tė
atit.

-A shef? Njėkėtė vajzė tė vetme kemi, edhe kėsaj don me ia shti
dergjėn - i bėrtiti e shoqja tė shoqit e shkoi me pajtue tė bijėn.

Simon
Rrukulli mbet vetėm para sofrės sė shtrueme. U lėshue nė kanapė, i lodhun nė
trup e nė shpirt. Shkaku i atij..., tashti turbullime edhe nė familje. Ai
lutera... Ēoi sytė pėrpjetė e, me tė tanė hovin e shpirtit tė pėrshpirtshėm, u
lut me mend:

- Faroje, o Zot!

Kėso here lutja i doli nė
njėjės...






09/09/2009

standart
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi   Today at 01:21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: