Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com


 
PortalPortal  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Mihal Grameno

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 32
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Mihal Grameno   13/9/2009, 04:31

Mihal Grameno

Hyrje

Mihal Gramenoja ėshtė nga ata shkrimtarė tė vitėve tė fundit tė Rilindjes qė luftuan pėr ēėshtjen kombėtare dhe me pushkė. Atdhetar i flaktė, ai solli nė shkrimet e tij mbresa tė drejtpėrdrejta nga lufta e popullit tonė pėr pavarėsi dhe, mė vonė, pėr demokracie pėrparim. Lindi mė 1871 nė Korēė, nė njė familje me ndjenja atdhetare. Nė vendlindje mori edhe mėsimet e para. Ende i vogėl, pėr nevoja ekonomike mori udhėn e kurbetit, nė Rumani. Aty u lidh me lėvizjen atdhetare dhe mė 1889 u zgjodh sekretar i shoqėrisė "Drita". Me vullnet dhe kėmbėngulje punoi pėr tė zgjeruar horizontin e tij kulturor. Botoi vjersha dhe artikuj nė shtypin e kohės. Mė 1907 ishte antar i ēetės sė Ēerēiz Topullit dhe luftoi pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut. Xhonturqit e burgosėn disa herė. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe mė 1912 nė Shpalljen e Pavarėsisė. Pas kėtij viti mbrojti me forcė shtetin shqiptar.
Gjatė viteve 1915-1919 jetoi nė Amerikė, ku bėri punė tė palodhur nė lėvizjen e atdhetarėve shqiptarė tė atjeshėm. Pėrfaqėsoi shqiptarėt e Amerikės nė Konferencėn e Paqes nė Paris.
Nė vitet 1921-1924, si publiēist mbrojti idealet demokratike. Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit, i sėmurė, e i dėshpėruar, u tėrhoq nga lėvizja shoqėrore.
Vdiq nė Korēė mė 1931. Pėr meritat e shquara nė dobi tė atdheut, i ėshtė dhėnė titulli "Hero i Popullit".
Veprimtaria letrare e Gramenos kap njė ēerek shekulli (1900-1925). Mihal Gramenoja ėshtė njė ndėr novelistėt e parė tė letėrsisė sonė. Novelat e tij u hapėn rrugėn romaneve tė para shqiptare. Ai shkroi novelat "Oxhaku" (1909) dhe po atė vit "E puthura" dhe "Varri i Pagėzimit". Tek "Oxhaku" dhe "E puthura" trajton ēėshtjen e pabarazisė shoqėrore si burim fatkeqėsish nė jetė. "Varri i pagėzimit" paraqet luftėn e pamėshirshme qė bėri kleri reaksionar grek kundėr mėsimit tė gjuhės shqipe.
Nė pėrgjithėsi novelat e tij kanė natyrė sentimentale. Tek ato gjejmė pėrpjekje pėr tė krijuar mjedise tė besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme tė shoqėrisė sonė tė asaj kohe. Libri me kujtime "Kryengritja shqiptare" (1925) zė vend tė veēantė nė krijimtarinė e Gramenos. Nė pjesėn e parė flet pėr ēetat kryengritėse, pėr luftimet dhe punėn propaganduese tė ēezės sė Ēerēiz Topullit, bėn portrete tė qėlluara luftėtarėsh e njerėzish tė thjeshtė tė popullit. Nė prozėn e Gramenos nuk mungojnė edhe pjesė me nivel tė kėnaqshėm artistik, pėrshkrime dhe dialogje tė gjalla.
M.Gramenoja ka botuar dy vepra dramatike: komedinė "Mallkimi i gjuhės shqipe" (1905) dhe dramėn "Vdekja e Pirros" (1906), tė dyja janė shkruar nė vargje.
Komedia "Mallkimi i gjuhės shqipe" trajton luftėn e atdhetarėve shqiptarė kundėr klerit reaksionar grek dhe elementėve grekomanė; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me tė pabesė. Veprat dramatike tė Gramenos vuajnė nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatė sė bashku me veprat dramtike tė Ēajupit e tė Fan Nolit, ato i ēelėn rrugėn dramaturgjisė shqiptare. M.Gramenoja shkroi edhe vjersha tė cilat i botoi mė 1912, tė pėrmbledhura nė librin me titull "Kėngėtore shqipe - Plagėt". Bien nė sy vjershat atdhetare qė i kushtohen lėvizjes kryengritėse. Disa prej tyre, si: "Pėr Mėmėdhenė", "Uratė pėr liri", "Lamtumirė", me patosin kushtrues, u pėrhapėn mjaft dhe u kėnduan edhe si kėngė:

Pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė,
vraponi, burra, se s'ka me pritė!
Tė vdesim sot me besa-besė
pranė flamurit tė kuq qė u ngrit,

Poezia atdhetare e Gramenos u bėri jehonė tė drejtpėrdrejtė ngjarjeve tė vrullshme qė do tė sillnin Pavarėsinė e Shqipėrisė. M.Gramenoja ėshtė nga publiēistėt nė zė tė Rilindjes e tė periudhės qė pasoi. Ai ėshtė cilėsuar si njė nga pamfletistėt mė tė njohur tė sė kaluarės. Shkrimet e tij publiēistike u vunė drejtpėrdrejtė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.
Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), me disa ndėrprerje, dy nga gazetat mė pėrparimtare tė traditės. Bashkpunoi edhe me shtypin tjetėr tė kohės.
Nė shkrimet e tij Gramenoja del si pėrfaqėsues i anės mė tė vendosur e mė demokratike tė lėvizjes sonė kombėtare. Ai goditi ashpėr jo vetėm pushtuesin osman, por dhe armiqtė e tjerė tė ēėshtjes kombėtare: klerin reaksionar grek e grekomanėt, pseudoatdhetarėt, feudalė tė mėdhenj e borgjezė tė pasur, tė cilėt i quan me tallje "syfete" e "honxho-bonxho". Nga na tjetėr, ka besim vetėm tek vegjėlia, te populli dhe te roli i tij nė fatet e kombit. Mė 1912, ai shkruante: "Kemi besim te varfanjakėt, dhe kjo opingė ėshtė shtylla dhe shpresa e kombit shqiptar".
Nė fillim tė viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike tė Gramenos. Nė gazetėn "Koha" ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mėdha politike tė kohės.
Njė nga dokumentet mė tė shquara tė gazetarisė e tė lėvizjes demokratike tė atyre viteve ėshtė artikulli "bashkim dhe pėrparim".
Shkrimet publiēistike tė Mihal Gramenos shquhen pėr frymėn popullore, pėr patosin luftarak, ironinė e sarkazėm therėse.
M.Gramenoja mbetet nė letėrsinė shqiptare, nė radhė tė parė, si publiēist. Shkrimet e tij dhanė ndihmesė nė krijimin e novelės e tė dramės. Ėshtė ndėr autorėt e parė qė solli nė letėrsi nė mėnyrė tė gjerė, personazhe nga shtresat e varfėra tė shoqėrisė shqiptare.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Mihal Grameno
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: