Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)   12/9/2009, 14:21

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku lindi nė Ulqin nė vitin 1855, nė familjen e njė barkatari, qė banonte nė lagjen Rana pranė bregut tė detit. Babai i tij quhej Jakub Behluli, prej fisit Usta Ali. Nė Ulqin e thėrrisnin Hafiz Ali Gjoku, sipas familjes qė njihej edhe me kėtė emėr. Mėsimet i filloi nė Ulqin te myderrizi Sali ef Hylja. Nė Medresenė e Ulqinit mėsimet i ka ndjekur deri nė librin Fenari. Me rėnien e Ulqinit nėn Mal tė Zi, mė 1880 familja e tij emigroi nė Shkodėr bashkė me 413 familje tė tjera qė u shpėrngulėn nga Ulqini. Nė kohėn kur iu lehtėsua pikėllimi dhe mjerimi i madh, qė e dėrrmoi moralisht e materialisht familjen e tij, Hafiz Aliu vendosi tė vazhdonte mėsimet nė Medresenė e Shkodrės dhe aty e mori ixhazetin (diplomėn e medresesė). Pas kryerjes sė Medresesė nė Shkodėr, Hafiz Aliu nė vitin 1882 emėrohet mėsues i shkollės fillore nė lagjen Dudas tė Shkodrės. Ishte djalosh nė moshė 27- vjeēare. Diskutabil duhet tė jetė edhe transferimi i Hafiz Aliut nga Shkodra pėr nė Lezhė. Nė disa burime thuhet se, me kėrkesėn e popullit tė qytetit tė Lezhės, nė vitin 1889 emėrohet imam dhe mėsues nė shkollėn fillore e kėtij qyteti, si dhe myfti pranė Babu-Meshihatit. Mirėpo gjuhėtari dhe orientalisti i njohur Tahit N. Dizdari (tani i ndjerė), autor i veprės madhore ''Oriental-izmat nė gjuhėn shqipe'' pohon se prej disa ulemave regresistė u pėrgatit njė ''mazbatė'' kundėr tij, ēka i kushtoi edhe transferimin pėr nė Lezhė. Sidoqoftė, nė Lezhė Ali Ulqinaku do tė vendoset familjarisht edo tė qėndrojė 24 vjet radhazi, deri nė fund tė jetės sė vet. Ky qytet do ti bėhet si njė vendlindje e dytė. Kėtu do tė njohė kulmin e karrierės sė tij, do tė realizojė prodhimtarinė mė tė rėndėsishme kulturore dhe dotė lėrė pasardhėsit qė tė jetojnė edhe sot e kėsaj dite Hafiz Aliu vdiq nė Shkodėr mė 23 prill1913. Ėshtė varrosur nė xhaminė e Shaban-efendisė nė Mahallė tė Re. Varri i tij sot nuk gjendet.


Veprimtaria letrare

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku u muar me krijimtari letrare e me veprimtari filo-logjike dhe pedagogjike jo i shtyrė vetėm nga feja, por i shtyer fuqimisht nga nevojat e popullit pėr dije dhe arsim, pėr kulturė dhe shkencė, i motivuar nga dashuria pėr gjuhėn shqipe, pėr ruajtjen e kėsaj gjuhe si kushtim mė parėsorė, pėr ruajtjen e kombėsisė shqiptare tė popullsisė shqiptare islame. Opusi krijues i Hafiz Aliut ėshtė mjaft i gjėrė. Ai ka lėnė disa vepra, qofshin ato tė botuara, qofshin dorėshkrime. Ka botuar njė pėrmbledhje me tri vepra tė veēanta:

1) pėrkthimin shqip tė veprės turke Huda Rabbim tė dijetarit dhe filozofit turk Ibrahim Hakki Erzurum,
2) Mevludin me titull: ''Terxheme-i-mevlud ala lisani arnaud'', dhe
3) Njė fe-rrėfenjės me titull: "'Mexhmuat-ul- avah". Nė dorėshkrim kė lėnė njė ''Abetare'' shqipe dhe tre fjalorė qė i quajti ''Ulqin''. Fjalori i parė Bedi-ul-Mukattar ėshtė njė fjalor nė vargje turqisht-shqip, sipas modelit tė shkollės orientale, qė pėrvetėsohej nga nxėnėsi duke e mėsuar pėrmendėsh. Fjalori i dytė Axhib-ul-menzar ėshtė fjalor alfabetik turqisht-shqip, ndėrsa fjalori i tretė Garib-ul-me. Ōsar ėshtė fjalor shqip-turqisht. Ky fjalor paraqet mė tepėr interes dhe pėrbėhet prej 4000 fjalėve. Si kryevepėr e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut merret Mevludi Sherif. (Trajta burimore e kėsaj fjale arabe ėshtė mevlid dhe ka domethėnien: vendlindje, ditė-lindje ose vjershė pėr lindjen e profetit Muhamed). Nė realitet fjala ėshtė pėr Mevludin e poetit tė shquar turk Sylejman Ēelebiut, tė cilin Hafiz Aliu e ka pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Pėrveē pėrkthimit origjinal kjo vepėr ka edhe adaptime, pėrshtatje dhe poezi origjinale. Mevludin Hafiz Aliu e ka shkruar me metrin remel tri herė failatun. Nga vetė pėrkthimi mėsojmė qė Hafiz Aliu mirė e ka njohur mjeshtrinė e vargėzimit, duke patur parasysh meloditė e Mevludit. Ėshtė me ineteres tė theksojmė se pėrkthimin e Mevludit Hafiz Aliu e bėri nė Ulqin nė moshė tė djalėrisė, nė vitin 1873. Duke u shpėrngulur nga Ulqini veprėn e mori me vete nė dorėshkrim. Mjaftė i diskutueshėm ėshtė viti i botimit tė Mevludit. Por sipas tė dhėnave qė jep vetė Hafiz Aliu nė autobiografinė e tij, del se ky Mevlud ėshtė botuar nė vitin 1884-85. Vepra letrare e Hafiz Aliut, ajo e botuar dhe pjesa nė dorėshkrim, ka bėrė ndikim tė madh nė krijuesit letrarė me alfabet arab pas tij. Vargjet e ngritura shqip tė Hafiz Aliut dhe gjuha e tij, ndonėse plot me orientalizma, paraqesin interes tė posaēėm pėr studime letrare dhe gjuhėsore, kurse pėrmbajtja moralizuese e tyre shėrben dhe mund tė shėrbejė si udhėzim, si doracak pėr sjellje praktike tė besimtarit nė islam nėjetėn individuale dhe nė kolektivitetin kombėtar. Hafiz Ali Ulqinaku nė veprat e tija ėshtė nėnshkruar me pseudonimin poetik Ali-Riza, ndėrsa mbiemrin Ulqinaku me siguri do ta ketė marrė pas emigrimit nė shenjė kujtimi pėr vendlindjen e tij.

Hafiz Aliu i takon frymės fetare nė krijimtarinė e bejtexhinjve ulqinakė. Pėr kėtė na flet bejtja nė vazhdim:

U ndriēue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo tė don prej xhehenemit nexhatė,
Le tė bin tuj qa me lot ai sallavatė.

ose:

llahi mi gjunaqar banqerem hem kti Ali-Riza, me na fal neve pėr hatėr t'ati Ahmed resulull-llah.

Duke i bėrė Mevludit njė parathėnie tė vjershėruar, duke i shtuar poezi origjinale, vepra mori karakter didaktik dhe patriotik, sepse siē thotė autori: Zoti i di tė gjithė gjuhėt. pra edhe shqipen. Kjo parathėnie ka gjithsej 20 vargje dhe autori atė e fillon me njė lutje:

Bismil-lahi thaē me izėn t'Perenis hem me nim t 'Zotit qi na ka jaratis.
Xuna me shkrumun ni mevlud un si ka, ardhun n 'dynja aj Muhamed Mustafa.

Ėshtė shumė me rėndėsi tė theksohet njė varg e kėtij Mevludi pėr tė vėrtetuar vetėdijen kombėtare tė Hafiz Ali Ulqinakut, tė cilin e shpreh nė parathėnien e tij:

Arnaudēe me qerem t 'Zotit u lenis isht nji gjuh qi kalem s'isht kollanis
Kushda qi ta ven hesab danji hata mej gadit aj qi ta shofi banj rixha

Nga ky varg mund tė vėrehet edhe ajo qė Hafiz Aliu ishte i mendimit qė i pari filloi ta shkruante shqipen me alfabetin arab. Frika e gabimit, qartė mund tė vėrehet nė kėto vargje. Mirėpo, duhet theksuar se, shqipen me alfabetin arab nė Shkodėr, sipas Zef Jubanit, tė parėt e kanė shkruar bejtexhinjtė shkodranė mulla Hysen Dobraēi dhe mulla Salih Pata, i cili njėkohėsisht ishte poet satirik i oborrit tė Bushatlinjve. Flitet, pra, pėr gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII.
Hafiz Aliu ishte modest nė vlerėsimin e aftėsive tė veta. Pėr kėtė bėn fjalė vargu nė vazhdim:

Nji vesile pėr me ba Aj Dhylxhealė,
Me qerem t 'Vet mue gjynahet me m'ifalė.

Dhe shefaat Aj Muhamed Mustafa,
Ktij gjynahqari Hafiz Ali Riza.

Nga ky detaj mėsojmė se para se tė shpėrngulej nė Shkodėr e tė merrte mbiemrin Ulqinaku sipas vendlindjes, ai quhej Ali-Riza. Ai ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, pėrkthyes i shkėlqyeshėm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar nė rrethin ku jetoi dhe veproi e mė gjerė.

N'qoft, qi prej qyfrit me kast, ose gabim, Fjalė, qi nuk duhen, e kamfol'pa mendim.
Jo se shejatit muhalifndonji punė, Prej gjith atyne u largova un.

Njerėzit qė e njihnin thonė se ka qenė bejtexhi shumė i talentuar, kurse njėri prej tyre, I hafiz Hasan Mavriqi ka thėnė: ''Ka qenė i zoti, sidomos si shair. Letrėn ka pas mujt me e ba nė bejte''.

Me interes tė posaēėm pėr mendimin letrar e fetar ėshtė vjersha ''Farzet e Nemazit''. Poezia ka 20 vargje, pėrkatėsisht pesė strofa katėrvargėshe. Ėshtė bejte moralizuese dhe ėshtė e dedikuar masave tė gjera, gjegjėsisht besimtarėve nė islam. Poezia fillon me:

Ashtu dhe namazi dymdhet farze ka,
Njenin mangut t'a lan, namaz nuk ka.
Pėrpara nemazit, gjasht jan pa.fillue,
Farzi i par 'P: gjith vuxhudin me mbulue.

Pasi besimtarėt nė islam i njofton qė nemazi ka gjithsej 12 farze, ai jep njėkohėsisht edhe kėshilla qė kanė tė bėjnė mė tė, siē janė: besimtari duhet plotėsuar tė gjitha 12 farze dhe, kėshtu, me qėllim nė strofėn e parė e thekson se: ''vuxhudin me mbulue''.
Pasi bėri njoftime themelore qė kanė tė bėjnė me nemaz, nė strofat qė vijojnė bėn fjalė pėr abdesin, Kiblen, mėnyrėn e tė falunit etj. Autori vjershėn e pėrfundon me kėshillė:

Gjith e cilin ryqėn n 'vend tė vet e ban,
Kush s'i ruen, nemazin s'e ka tamam.
Me mendue qije n 'huzur tė Perendis,
Mir 'e ke dal, shejtanit mos i ujdis.

Bejtexhiu kijametin e sheh si realitet, gjė qė do tė vijė. Nė poezinė ''Shenjat e kijametit'' thotė:

Kijameti dit' pėr dit 'vjen tuj afrue
Dhe nishanet pėr kijamet tuj zbulue.
Padishahi gjith dynjas Aj Pejgamer,
Pėr disa nishane ka dhanun haber.
Zor, me rujt imanin pėr at qi mendon,
Edhe dielli ka me lemun kah prendon.
Kah prendon, Dielli kur t'lejn, Zot na ruj,
Tobja ma kabull s'i bahet hiē ndokuj.

Siē vėrehet, bejtexhiu pėrpiqet qė nė hollėsi tė na informojė se nishanet e kijametit janė evidente dhe vėrehen. Besimtarėt sipas tij, imanin zor do ta rujanė kur tė vijė kijameti, tė cilin e sheh me shumė ērregullime nė natyrė. Jeta e njeriut nuk ėshtė e pėrhershme. Njeriut i vjen mbarimi, mbarim ky qė pėrfundon me vdekje. Ky autor njeriut nė pėrgjithėsi ia shtron njė pyetje, tė formuluar nė vjershė, si vijon:

A ti Dynjanė, a Dynjaja t 'mujti ty?
A e mblodhe mallin ti a malli ty?
A e le Dynjanė, a Dynjaja t 'la ty?
A ti Dynjanė a Dynjaja t 'rrejti ty?

Varrin e sheh si njė vend tė pėrhershėm pėr njeriun. Kėtė e pėrshkruan me njė realizėm, kur thotė:

Natėn e vetme Zotyn n'a e baft kollaj,
Veē qeverimit t 'Z;otit, s'asht tjetėr uzdaj.
Vorri nuk njefkend tė madh as padish,
Kushdo qi t'i vijn s'asht aty veē nji All-llah.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Hafiz Ali Ulqinaku (1853-1913)   12/9/2009, 14:22

Sabri SELMANI

Hafiz Ali Ulqinaku i pėrket plejadės se nderuar tė figurave tė shquara tė kulturės shqiptare nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare.

Jeta e tij nuk ka qenė e qetė, pėrkundrazi ajo qe e vėshtirė, plot shqetėsime e brenga, me lėvizje tė detyruara nga rrethanat tragjiko - historike nė prag e gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Nga gjurmimi i literaturės sė shumtė e nga autobiografia e tij mėsojmė se lindi nė Ulqin mė 1853 dhe pati disa emra, si: Ali Riza, Ali Gjoka dhe Ali Ulqinaku, mbiemėr tė cilin e mori nga vendlindia.1 Babai i tij quhej Jakup Behluli prej fisit Usta Ali, me profesion barkatar, me banim pranė plazhit tė vogėl tė Ulqinit.2

Shkollimi i Hafiz Aliut u bė nė dy faza; shkollėn fillore dhe njė pjesė tė medresesė i kreu nė Ulqin, ndėrsa vazhdimin dhe pėrfundimin e saj nė Shkodėr, nė medresenė e Bushatllinjve, ku mori edhe ixhazetin (diplomėn). Nė medresenė e Ulqinit pati myderriz (profesor) myftiun Sali ef. Hylen, njė patriot qė pėrfaqėsonte interesat e popullit, qė kishte ndikim tė madh nė tė dhe qė luftoi heroikisht pėr mbrojtjen e Ulqinit kundėr agresionit tė Malit tė Zi e ushtrisė turke nė vitet 1876-77 dhe 1880; Me kėtė rast Sali Hylja deklaroi botėrisht me anė tė njė fetfaje se nuk ishte gjynah, por pėrkundrazi detyrė nderi tė rrėmbeje armėt e tė luftoje pėr mbrojtjen e vendit, qoftė edhe kundėr sulltanit-halif.3 Ky veprim ishte ndėr rastet e rralla e tė admirueshme qė njė drejtues fetar tė ftonte popullin tė luftonte kundėr ushtrisė me tė njėjtin besim fetar, duke u nisur nga parimi "Atdheu mbi tė gjitha". Nė tė dy betejat pėr mbrojtjen e Ulqinit me armė nė dorė mori pjesė edhe i riu Ali Ulqinaku. Pėr kėtė kontribut u dekorua nie medaljen"Pėr veprimtari patriotike" si aktivist i dalluar dhe luftėtar i Lidhjes sė Prizrenit.4

Nga profesori i tij medresisti Aliu nuk mėsoi vetėm pėr hoxhė, pėr dije, pėr kulturė, por edhe pėr edukatė tė shėndoshė patriotike, tė cilėn e thelloi nė vitet e mėvonshme nė shkollė, gjatė jetės e punės nė Shkodėr e nė Lezhė.

Me rėnien e Ulqinit nėn Malin e Zi familja e tij, bashkė me qindra familje tė tjera ulqinake u shpėrngulėn nė Shkodėr si emigrantė, ku gjetėn strehim, punė, mikpritje e pėrkrahje dashmirėse pėr inkuadrim familjar e shoqėror, ashtu si shqiptarėt e tjerė nga viset shqiptare nė Mal tė Zi e nė Kosovė.

Aliu nė Shkodėr, pėrveē pėrfundirnit tė shkollės fitoi njė pėrvojė tė pasur nga personalitete atdhetare, kulturore e pėrparimtare tė kohės, si: Daut Boriēi, Isuf Tabaku, Sheh Shamia etj., nga traditat e shquara tė qytetit tė lashtė e me histori tė shkėlqyer, si dhe nga ndikimi i qytetėrimit dhe'kulturės perėndimore.5

Djali i Hafiz Aliut, Seiti, nė parathėnien e Mevludit pėrshkruan gjendjen shpirtėrore tė babait nė atė kohė, na jep disa cilėsi tė portretit tė tij intelektual: "Nė Shkodėr nuk gjente asnjė mjet pėr tė ngushllue shpirtin e vet tė dishpruem nga humbja e vatrės prindėrore.I ndjeri hafiz Ali, kishte me vedi njė shpirt tė madh tė pajosun me njė kulturė tė naltė theologjike, me natyrė tė mprehtė poetike e me ndėrgjegje tė kullueme dhe tė edukueme simbas parimeve t'Islamizmės..."6

Nė vitin 1882 emėrohet mėsues i shkollės fillore nė lagjen "Dudas" tė Shkodrės. Ėshtė me shumė interes autobiografia e tij e paraqitur nė Ministrinė e Arsimit tė Turqisė pėr t'u pranuar mėsues. Nė tė ai deklaronte: "Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip".7

Ndonėse me kulturė orientale, hoxhė, nėn pushtimin turk, me rrogė nga sulltani, ai pohon me krenari identitetin e tij kombėtar.

Nė vitin 1884 u transferua nė Lezhė, ku fillimisht kreu detyrėn e mėsuesit e tė imamit. Falė cilėsive tė tii pozitive, ai arriti tė fitojė shpejt dashurinė, nderimin dhe vlerėsimin e lezhjanėve, tė cilėt propozuan pėr ta graduar me titullin honorar, myfti i Lezhės, i cili u miratua mė 1889 nga autoriteti mė i lartė fetar nė Stamboll.8 Vdiq mė 1913 nė Lezhė dhe u varros nė Shkodėr me njė ceremoni prekėse, me pjesėmarrje tė gjėrė popullore.

Veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut shtrihet nė disa fusha kryesore: nė atė tė letėrsisė, tė gjuhėsisė, tė arsimit e nė atė fetare.

Nė fushėn e letėrsisė ai ėshtė kryesisht pėrkthyes. Ka pėrkthyer qė nė vitin 1873 nė Ulqin Mevludin nga poeti i famshėm turk Sulejman Ēelepi nga Bursa, duke pėrdorur alfabetin araboosman me titull "Pėrkthimi i Mevludit nė gjuhėn shqipe". Pėrveē pėrkthimit ka edhe elemente pėrshtatjeje dhe vargje originale, qė nuk gjėnden nė librin turqish,t. Bashkė mė Mevludin ka pėrkthyer edhe vargje me titull "Huda Rabbim" tė dijetarit dhe filozofit turk Haki Erzurum. Krahas kėtyre pėrktheu dhe pėrshtati nė vargje edhe disa njohuri fetare si njė libėr besimi i vogėl. Kėto tri vepra u shtypėn nė Stamboll nė vitin 1887 nė njė libėr tė vetėm. Nė vitinn 1936, nėn kujdesin e tė birit, hafiz Seitit, doli ribotimi me alfabet shqip nėn titullin "Mevludi Sherif".

Hafiz Ali Ulqinaku, djalosh rreth 23 vjeē, shkroi Mevludin nė gjuhėn shqipe. Ai me dorėn e vet shėnon: "Tue kenė n'Ulqin, pėrpara emigrimit, pėrktheva e kompilova nė gjuhėn amtare t'emen qi asht shqipja, "Mevludin e Profetit a.s.". Ai me krenari pohon: "Atdheu e vendlindja ejonė asht Ulqini ... Gjuha e jonė asht shqipja. Shkruej e flas arabisht, turqisht e shqip".9 Jo vetėm kaq, por edhe nė parathėnien e Mevludit shėnon :

"N'gjuhėn shqipe kam qėllim un me i tregue
Qė kėshtu vllaznit sa do pak me pėrfitue",10
sepse .... Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis".11

Nė trevat e Shqipėrisė Veriore nė atė kohė Mevludi kėndohej nė gjuhėn turke, shkruar prej Sulejman Ēelepisė, nga Bursa nė vitin 1409.12 Pikėrisht, prej kėtij Mevludi tė pėrhapur nė tė gjithė Perendorinė Osmane Hafiz Ali Ulqinaku pėrshtati Mevludin e vet.

Poeti ėshtė i vetėdijshėm pėr dobėsitė e veprės, prandaj me pėrvujtni lutet:

"Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata
M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha".13

Nė tė gjitha kohėrat, nė tė gjithė popujt edhe sot e kėsaj dite nė fushėn e edukatės janė pėrdorur shurnė mjete. Qė nė Romėn e lashtė, Seneka porosiste: "Njeriu tė shqyrtojė pėr ditė veprimtarinė qė zhvillon, tė dallojė tė mirėn prej tė keqes, tė dijė tė pėlqejė ēfarė ėshtė e mirė e tė pėrbuzė ēfarė sjell dėm" e kjo sipas tij, mes tjerash, mund tė arrihet nėpėrrnes ushtrimesh, shoqėrisė sė mirė e shėmbullit tė mirė. Pra, shembulli i rnirė ka qenė e mbetet njė faktor i rėndėsishėm edukimi.

Dijetari Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman tė shqiptarėve tė Amerikės e tė Kanadasė shkruan: "Tė gjithė kombet e popujt e ndryshėm, simbas rastit e vendit, festojnė ditėlindjen e njerėzve tė tyre nė za, tė dalluar pėr vepra trimėrie, bamirėse, letrare, filozofike e shkencor,e tue i shėrbye jo vetėm kombeve pėrkatėse, por edhe mbarė njerėzisė. Kėta njerėz tė mėdhaj, jo vetėri,- i kanė sjellė dobi e pėrfitim popujve tė ndryshėm, por bahen ma vonė shembuj pėr blrezat e ardhėshėm pėr tė shkelė ndėr gjurmėt e kėtyne.

Po, nė qoftė se ka ndonji ngjarje e cila mund tė shkaktojė me tė vėrtetė gėzim dhe pjesėmarrje tė pėrbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit tė Shejtė, Muhammedit. Ai i pruni mbarė botės mesazhin e paqes dhe harmonisė, n'atė kohė kur ajo botė kishte nevojėn ma tė madhe pėr tė '. 14

E pikėrisht pėr kėtė nė popuj tė ndryshėm lindi njė letėrsi e pasur, e frymėzuar nga cilėsitė morale e shpirtėrore tė Profetit, Muhammed a.s., me vlera tė mėdha edukative dhe estetike, ku nė plan tė parė ėshtė shembulli qėi riu dhe i rrituri tė kenė njė model pėrsosmėrie morale e shpirtėrore. Nė Mevludin e Hafiz Ali Ulqinakut kemi njė vepėr plot vlera edukative. Kushdo qė lexon apo kėndon Mevludin, patjetėr qė edhe edukohet prej tij. Besimtari islam shqiptar, duke kėnduar pėr profetin e vet, beson nė atė qė kėndon, pėrtėrihet e lartėsohet shpirtėrisht, por edhe frymėzohet pėr tė punuar e vepruar mirė e drejt, ashtu si veproi Ai. Natyrisht qė shembulli pozitiv merr vlera edhe mė tė mėdha, kur paraqitet me cilėsitė e tij tė larta, por edhe me nivel estetik. Kėtu qėndron vlera e Hafiz Ali Ulqinakut, i cili nė momente tė caktuara, duke pėrshkruar cilėsitė e Profetit, me poezinė e tij tė bukur, me fjalėn e zgjedhur, me figurėn e goditur letrare e paraqet me njė dritė tė re e tė kapshme pėr lexuesin. E, mendoni se sa vlera tė mėdha edukative merr ky shembull, kur thuhet e pėrshkruhet nė gjuhėn amtare. Jemi nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar., kur tė gjitha ceremonitė fetare zhvilloheshin nė gjuhėn arabe. Jemi pikėrļsht nė ato vite, kur Haxhi Hasan Sheh Shamia luajti njė rol tė madh nė pėrdorimin e gjuhės shqipe ndėr predikime e kėshilla fetare, ai ėshtė krijuesi i hytbeve shqipe nė Shkodėr. E mendoni pastaj, tė shkruash njė Mevlud nė gjuhėn shqipe. Kjo i binte ndesh njė tradite shekullore, kjo ishte njė risi, thyerje e rregullave tė krijuara tashmė. Ėshtė e natyrshme qė nuk kaloi aq lehtė, pa kundėrshti, sepse ēdo e re futet me vėshtirėsi. E kjo e re s'ishte e thjeshtė, ajo lidhej me probleme fetare, gjuhėsore, letrare e politike. Por koha tregoi se ē'vlera pat puna e Hafiz Ali Ulqinakut. Kanė kaluar 120 vjet nga koha, kur ėshtė krijuar, pavarėsisht nga ribotimet e shumta, ai ėshtė ruajtur ndėr breza, ėshtė mėsuar e kėnduar nga besimtarėt nė xhami, nga oda nė odė nė Shkodėr, Ulqin, Tivar, Lezhė, Krajė, nė tė gjitha trevat veriore.

Vepra shquhet pėr momente me tė vėrtetė emocionale me vlera edukative. Portreti i Profetit ėshtė i njė njeriu normal, poeti as nuk ka marrė mundimin tė pėrshkruajė, porjanė cilėsitė shpirtėrore, morale e mendore, ėshtė sjellja e tij, qė e ngrė lart mbi tė tjerėt. Qė nė lindje autori bėn tė njohur se:

... si djali jot hurit me thanė,
Ndonji nanės Zoti kuj nuk ja ka dhanė".15

Dy cilėsi vė nė pah autori qė nė fillim:
E para, ai ėslitė i dėrguari i Zotit,
E dyta, " ... ka qi po'vjen t'miren pre t'keqes e danė".

E sipas poetit, ai do tė shėronte zemrat e njerėzve, zemrat e prishura prej veseve tė kėqia, do t'i zbuste, do t'i mjekonte, ai do t'u hapte e ndriēonte sytė, qė njerėzit tė shohin drejt, tė dallojnė tė mirėn prej tė keqes, tė drejtėn prej tė shtrembėrės, tė bukurėn nga e shėmtuara, ai do tė ishte shpėtimtari i shpirtrave tė humbur njerėzorė, qė do t'i udhėzonte, nė rrugen e se vėrtetės, duke u ripėrtėrirė besimin e shpresėn e humbur.

Ai do tė ishte ilaē i zemrave tė njerėzve tė vuajtur, tė mjerė e tė varfėr, ai do t'u jepte besimin, ai do tė nxiste e organizonte ndihmėn bujare pėr tė varfėrit. Por kėtu s'ėshtė fjala vetėm pėr lėmoshė, sadaka e fitėr, por pėr ushqim shpirtėror e moral, zemėr tė paqtė e bujari, gėzim e ngushėllim nė ēdo vatėr tė varfėr e zemėr tė lėnduar.

E mbi tė gjitha, ai ėshtė shpresa e shpėtimit njerėzor, shembulli i tij do t'i udhėheqė njerėzit pėr t'iu shmangur gjėrave tė ndaluara (haramit) e pėr tė pėrqafuar tė lejuarėn (hallallin).

Pėrmes njė kontrasti tė goditur autori ballafaqon sjelljen e qėndrimin e Profetit a.s., i cili qė fėmijė i pėrulet me nderim Perėndisė, ndėrsa njeriu, edhe pse ka pėrvojė e moshėn pėr t'i kuptuar travajet e jetės, e harron rrugėn e drejtė, pėr tė cilėn ėshtė porositur, prandaj autori, nė fonnėn e njė fjalie esklamative, duke shprehur njė kritikė tė dukshme thotė : "e ti tue qenė plak e len rrugen e Tij".

Nė vepėr Profeti a. s. paraqitet si shembull thjeshtėsie pėr tė gjithė:

"Hangėr ka buk' elbit. Ai gjallė sa me rrnue
Dhe ka vesh' kmish me bar sa m'u mėlue".16

E jo vetėm kaq, por nuk ėshtė ankuar, pėrkundrazi ėshtė gėzuar, apo siē thotė poeti " ... ja ka ba shyqyrin".

Edhe nė ēastin e vdekjes ai s'mendon pėr vete, por pėr njerėzimin. I lutet engjėllit qė merr shpirtrat qė:

... kur t'i vish, me ngadal
Shpirtin e atyne me t'mir' me m'iu marr". 17

Ai pranon qė tė marrė mbi vete vuajtjet e vėshtirėsitė e vdekjes sė njerėzve " ... mue me m'i dhan ... zėrin e tyne un e hjek, po ndigjo".18 Edhe nė kėto ēaste agonie ai nuk harron miq, dashamirė, farefisin qė ka pranė "Krye pėr krye tė gjithėve ju dha "Lamtumirė". E nė mėnyrė tė veēantė ai tregohet i dashur e shumė i dhembshur me vajzėn e vet, tė cilės i drejtohet "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". Ky varg ka ngarkesė tė madhe emocionale. Fatimja kishte qenė vajzė e vetme, ajo kishte qenė gėzimi i shpirtit, bukuria e jetės, rrezja shpresėdhėnėse, drita engjėllore, e afėrt e shumė e dashur nė kėto ēaste. Poeti i kursyer thotė thjeshtė, me shumė pak fjalė, duke shprehur mallin e jetės "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". E bija e dashur me lot i pėrgjigjet "Unė po bėhem ej baba, kurbani jot".

Nė vepėr autori shpreh njė mendim shumė interesant pėr vlerėn e studimeve e nė mėnyrė tė veēantė pėr dijetarėt. Pyet dhe pėrgjigjet.

Cilėtjanė njerėzit mė tė nderuar, kujt i takon pėrpara mėshira e Zotit, cilėt do tė hyjnė tė parėt nė parajsė?

Ata qė kanė nderuar Profetin duke vizituar Qaben? Haxhinjtė?
Ata qė kanė dhėnė jetėn nė luftė, dėshmorėt?
Ata qė kanė bėrė vepra bamirėsie duke dhėnė zeqate ? Apo dijetarėt ? Secili grup pranon se pėr ēdo problem janė kėshillue me dijetarėt e prandaj mėshira iu takon nė radhė tė parė atyre por jo dijetarėt u lėshojnė rrugėn, i nderojnė bamirėsit. Dhe arėsyeja ėshtė bindėse:

"Sado, qi na kemi ēalltis me kėndue,
Kta na kan mbajt, me kta ' na kemi qindrue".19

Mevludi shquhet edhe pėr vlerat estetike, e kėto janė tė dyfishta.

Si vepėr letrare lexohet, por ajo edhe kėndohet me njė melodi tė caktuar, qė nė zonėn e Shkodrės ka pasur nė themel tonet e kėngės popullore shkodrane. Jo vetėm kaq, por organizimi i festave popullore, ceremoniali i krijuar ka nxitur miqėsinė, bashkimin popullor, mirėkuptimin, vėllazėrimin dhe afrimin shpirtėror tė njerėzve. E kjo ėshtė njė fushė, ku duhen kėrkuar vlerat etnografike tė Mevludit, fushė disi e panjohur, e pastudiuar dhe e parrahur nga mendimi shkencor. .Vepra ka figura artistike me vlera tė rralla estetike, qė tregojnė pėr aftėsitė krijuese letrare tė autorit. Nė disa momente forca krijuese ėshtė mė e fuqishme e poeti pėrshknian skena prekėse, reale, afér natyrės njerėzore. Kėshtu psh pėrshkruhet lindja e Profetit. Emineja, nėnė lehonė,e rreshkur nga vėshtirėsitė e lindjes apo siē thotė poeti: "u etēova" (nga emri et, kam et, mė ka marrė etja) i sjellin njė mashtrapė me sherbet:

"Ma i ftoft' se bora, ma i bardh' pernjimend,
Ma i ambel se sheqeri kishte qenė"20

Autori nuk thotė sherbet i freskėt, as i ftofitė si bora, por Mė i ftoft' se bora, mė i ambel pergjimend. E sė bashku me nėnėn gėzohet gjithēka pėr rreth:

"Shpirt e pa' shpirt, gur e dru thiren me za,
Gjith' e thojshin mirėse erdhe Mustafa'.21

Pėr tė shprehur gjėndjen emocionale tė nėnės e gėzimin e saj poeti thotė:
"Mendja prej kreje i shkoi e i erdh pėrsėri".

E banorėt pėr rreth, sapo morėn vesh lajmin, vijnė "pa fes e pa kėpucė, nė kambė". E jo vetėm kaq, por edhe Qabja u ēua nė kėmbė pėr tė pėrshėndetur qoshja qoshen.

Poeti bėn qė Qabja tė flasė:

"Qabeja thirri e i foli m'atė ēas
sonte ka le Dielli i gjith' dynjas".

Po kėshtu ėshtė pėrshkruar me nota prekėse vdekj a e Profetit a.s.. Kur pasuesit e Muhammedit a.s. mėsuan se ai ishte i sėmurė rėndė "Sytj 'u rrodlien gjak e lot". Poeti nė vepėr ka pėrdorur epitete e krahasime tė goditura, shumė personifikime, qė veshin mendimet me forma shprehjeje, qė i japin gjallėri shprehjes dhe provojnė se Hafiz Ali Ulqinaku, ndonėse i ri, ishte njė poet i lindur. Vini re krahasimet "buzėt i ndritshin si hana", "dhambėt si kokrra inxhi", 'si erė myshku" etj.

Vargjetjanė metrike, me masėn Fa-i-la-tun, fa-i-la-tun, fa-i-lat. (trokaik 11 rrokėsh me vargie dyshe me rimė tė puthur, AA, BB, psh:

"Kur i lunte, buzt' e Tij ndritshin si Han,
Por si Dielli e ndriēojshin gjith dynjan.
Prej ndriēimit dhamvet si kokrra inxhi,
Gjylpanėn natėn e gjinte plak e'j ri".22

E pėr t'i qėndruar besnik masės sė vargut, poeti pėrdor teknika tė ndryshme, sidomos asimilimet, psh Jo me hanger sa'j xe barku prsi lopė.

Vini re kadencėn e vargut:

'molli nji hurm vet me dor' Aj Padisha,
bini e u rrit, m'at sahat kokrra i dha".

"Mevludi" ėshtė shkruar nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar, kur autori ende nuk kishte rėnė nė kontakt me letėrsinė shqipe tė kultivuar dhe kishte marrėdhėnie tė pakta me tė. Pėr tė vlerėsuar gjuhėn e veprės duhen marrė parasysh disa rrethan:

- Sipas Hafiz Ali Ulqinakut gjuha shqipe ishte e palėvruar ... me kalem s'asht kullanisė". Ai shkruan njė vepėr fetare, tė pėrshtatur nga njė autor turk shumė i njohur, Sulejman Ēelepi, hartuar nė agimet e shekullit XV, prandaj edhe do tė ndikohej nga leksiku turk, gjuha zyrtare e kohės.

- Vepra ėshtė e sferės fetare. Nė atė kohė tė gjitha ceremonitė fetare zhvilloheshin nė gjuhėn arabe, e ėshtė krejt e natyrshme qė tė ketė njė ndikim tė fuqishėm nga njė gjuhė kulture fort e pėrhapur nė atė kohė. A s'tė bėn tė krahasosh edhe sot gjuhėn e pėrdorur nė disa fushatė dijes. P.sh. vini re gjuhėn qė pėrdorin mjekėt, a s'ėshtė kjo plot fjalė latine? Nė njė rreth mekanikėsh ėshtė mjaft e vėshtirė tė kuptohet leksiku i tyre teknik etj. Prandaj nuk ėshtė aspak pėr t'u ēuditur qė edhe "Mevludi" i Hafiz Ali Ulqinakut ka fjalė e shprehje fort tė zakonshme nė sferėn e terminologjisė fetare islame, qė nė atė kohė, por edhe sot ėshtė e vėshtirė tė zėvendėsohen. Megjithatė leksiku i veprės sot na duket i ngarkuar me fjalė turke, arabe. Por sistemi motfologjik dhe ai sintaksor janė shumė tė pasur dhe krejt tė paprekur nga ndikimi i huaj. Ata janė vėrtetė kėshtjella tė shqipes, ku s'u fut dot ky ndikim.

Ndikimet turke, arabe dhe tė persishtes ishin tė zakonshme nė letėrsinė shqipe e kjo vazhdoi deri vonė. "Nga nji fjalė turke e ban lazem" pat thanė poeti e ne ju kujtojmė se Ndue Bytyēi pat shkruar poezinė patriotike "Memleqeti" ("Atdheu"), ndėrsa "Vaji i Bylbylit" i Mjedės u pat botue te "Shahiri elierz" ("Poeti i ndershėm").

Dėshirojmė tė theksojmė se tė shkruash nė gjuhėn shqipe njė vepėr fetare nė vitet '70 tė shekullit XIX nga njė autor.mysliman ishte njė akt i shquar atdhetąrie e njėheri njė guxim i veēantė, sepse perandoria turke nuk njihte kombėsi, por fe, e banorėt e kėsaj perandorie tė gjėrė ndaheshin nė myslimanė, romė e tė krishterė. Ėshte i njohur fakti qė banorėt katolikė tė ritit roman tė perandori'sė turke kishin mbrojtjen e Austrisė, e cila nė bazė tė marrėveshjes me Turqinė e sipas kushtetutės austriake mund tė pėrdornin gjuhėn amtare. Prandaj nė shkollat e mbajtura nga kleri katolik mėsohej edhe gjuha shqipe. Njė gjė e tillė nuk mund tė bėhej nė shkollat e pėr fčmijėt e besimit mysliman apo ortodoks, prandaj edhe ndiqeshin e persekutoheshin ata mėsues qė guxonin t'u mėsonin shqipen fémijėve myslimanė apo ortodoksė. E dini qė Papa Kriston e vranė nė vitin 1909.

E Hafiz Ali Ulqinaku jo vetėm qė luftoi me armė nė dorė kundėr ushtarėve turq pėr mbrojtjen e Ulqinit, por pati guximin edhe tė shkruajė njė vepėr fetare nė gjuhėn shqipe. Pikėrisht, tė shkruajsh shqip e tė luftosh kundėr ushtrisė turke, pra kundėr vėllezėrve tė besimit ėshtė njė akt i dyfishtė atdhetarie e emancipimi kulturor e shoqėror. Mendoni se nuk ka qenė aspak e lehtė. Edhe sot ēdo gjė e re nuk ėshtė e lehtė. Kėshtu duhet kuptuar vlera gjuhėsore e letrare e "Mevludit" shqip.

Mendojmė se gjuha e autorit nė disa vise ėshtė shumė e kursyer, shumė e zhdėrvjelltė, me forma morfologjike e sintaksore me vlera historike dhe aktuale.

Disa shprehie tė autorit janė bėrė popullore dhe pėrdoren edhe sot e kėsaj dite:

"Grat' si trimat, trimat m'u vesh porsi gratė,
Prishet gjith dynjaja, mbushet Me fesatė".24

"Vorri nuk njef kėnd tė madh, as padishah", "N'dash ta vrasin, n'dash ta mbysin s'des gabim.'25 "Mjer i shtrenjti, vet s'e ha as kujt s'ja jep'.26 Analiza e gjuhės sė autorit paraqet dukuri ineresante, qė janė objekt i veēantė studimi, ku duken dukuri kalimtare e forma tė dvzuara foljesh me mbaresat -um e -umun, por edhe ue- ; ka forma shumė interesante pėremrash pronorė e vetorė, ndajfoljesh e sidomos disa emra interesantė pėr nga formimi si shėndim, foljesh, u gazmue etj. Sė fundi theksojmė se gjuha e Hafiz Ali Ulqinakut duhet parė edhe si e ndėrmjetme mes tė folmes sė Ulqinit (e botimi i transliteruar nė alfabetin latin nuk na lė tė kuptojmė qartė, sepse kėtu ka vėnė dorė i biri i tij, Hafiz Sait Ulqinaku) dhe tė folmes sė Shkodrės.

Vlera e Mevludit nė gjuhėn shqipe, siē e kanė vėnė nė dukje edhe mjaft studjues, ka luajtur njė rol me rėndėsi pėr ruajtjen e kėsaj gjuhe, nga ndikimi sllav nė trevat shqiptare, qė pėrdhunisht iu dhanė Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė. Do tė shtonim se edhe ky mevlud i ribotuar disa herė, i kėnduar e i mėsuar pėrmendsh nga shqiptarėt qė emigruan nė vende tė ndryshme tė botės, nė Amerikė, Australi e gjetkė ka ndikuar ndjeshėm pėr ruajtjen e gjuhės amtare tė shqiptarėve kudo qė banojnė.

Duke marrė parasysh vlerat fetare, edukative, letrare dhe gjuhėsore tė Mevludit ai mbetet njė vepėr dinjitoze e Hafiz Ali Ulqinakut, njė poet qė meriton qjė vėmendje tė veēantė edhe sot.27

Nėfushėn e giuhėsisė Hafiz Aliu nė Lezhė hartoi tre fjalorė, tė parin turqisht-shqip nė vargje, tė dytin turqisht-shqip me rend alfabetik dhe tė tretin po me kėtė kriter shqip-turqisht. Tė tre fj alorėt nė nderim tė vendlindjes i quajti "Ulqin". Tė tre sėbashku kanė gjithėsej 1334 faqe. Mė me vlerė ėshtė ai shqip-turqisht me 9021 fjalė qė, duke hequrtrajtat e pashtjella tė foljeve e fjalėt e pėrsėritura, mbesin rreth 4000 fjalė. Fjalorėt kanė pėr bazė tė folmen e Ulqinit me ndikime nga tė folmet e Shkodrės e tė Lezhės. Ata kanė vlerė leksikografike, leksikologjike, dialektologjike e pėr historinė e gjuhės.28

Nė fushėn e arsimit hartoi njė abetare shqipe tė shkruar me shkronja arabe. Fillon me alfabetin prej 40 shkronjash, 30 bashkėtingėllore dhe 10 zanore, qė ai i krijoi vetė dhe pastaj faqet e tjera kanė ushtrime pėr praktikimin e tyre. Abetarja nepėrmjet fjalėve jep edhe njohuri gramatikore, pėr mjedisin e nxėnėsve, pėr natyrėn etj.29

Nė,fushėn fetare ai ka kryer detyra tė ndryshme si hoxhė, si imam e si myfti. U shqua pėr zhvillimin me cilėsi tė riteve fetare, pėr predikimet, pėr drejtimin e vartėsve e administrimin e shkollave fetare, pėr ngritjen e xhamisė nė Lezhė nė vitin 1909, pėr komunikimin me besimtarėt, pėr sigurimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit, tė tolerancės e tė harmonisė ndėrfetare, duke krijuar njė jehonė pozitive qė ruhet e pėrmendet gojė mė gojė edhe pas dekada Vitesh. Autoritetin e lartė fetar, erudicionin nė problemet teologjike dhe kompetencėn e thellė tė Hafizit Aliut e dėshmon qartė njė shkresė e Kryemyftinisė sė Stambollit vitit 1900 ku thuhet:

"Tė nderuarit Hafiz Ali Efendi nga ylematė e kazazė sė Lezhės,
Duke pasur parasysh nevojat e popullsisė sė kazazė sė Lezhės si dhe duke u mbėshtetur nė aftėsinė dhe zotėsinė tuaj, sipas shkresės sė dėrguar nga ana e kėshillit administrativ tė kazasė pėr emėrimin tuaj pėr zbatim tė porosisė sė vilajetit pėr gradim, lėnien nė dorėn tuaj tė myftinisė sė kazasė sė sipėrpėrmendur, konfirmoni me shkrim qė jeni myftiu i kazasė se sipėrpėrmendur".30

Fjalorėt dhe abetarja mbetėn dorėshkrime. Me gjithė interesimin e autorit, botimi i tyre qe i pamundur. Ky ėshtė njė fakt domethėnės. Ndokujt nuk i pėlqente, dikush pengonte, Stambolli nuk donte abetare e fjalorė pėr gjuhėn shqipe, sepse ata mbillnin farėn e shqiptarizmės, tė lirisė e tė pėrparimit tė vendit.

Nė ndonjė tekst e nė ndonjė studim pa tė drejtė vepra e Hafiz Aliut ėshtė inkuadruar nė letėrsinė e bejtexhinjve. Kjo ėshtė bėrė me qėllim nėnvleftėsues e dashakeq o nga paaftėsia profesionale. Fjalorėt e abetarja nuk janė letėrsi. "Mevludi" ėshtė pėrkthim. Ē'objekt kanė bejtet e ē'objekt ka Mevludi '? Kėtyre autorėve e studjuesve mjafton t'u kujtojmė se Mevludi pėrmban filozofi, teologji ' edukatė, didaktikė, atdhetarizėm e se nė pikėpainje fetare ka vlera universale. Me bejtexhinjtė Hafiz Aliu ka lidhje vetėm me alfabetin arab; mevludet duhen trajtuar e pasqyruar si segment i veēantė i letėrsisė me alfabet arab.

Pėr veprimtarinė e Hafiz Ali Ulqinakut nė tė kaluarėn ėshtė shkruar pak, mė parė pėr mungesė gjunnimesh e studimesh, mė vonė pėr shkaqet e njohura ideologjizuese e polit zuese, pse ai ishte kle rik, si dhe pėr mungesė studiuesish kompetentė e mungesės sė kontaktit me botimet j ashtė vendit. Kėndej themi se ai nuk u harrua, por as nuk u paraqit sa duhej e si duhej.

Duke paraqitur veprėn e Hafiz Ali Ulqinakut me tė drejtė lind pyetja: Cilėt qenė motivet qė e shtynė atė pėr tė krijuar e botuar? Kėsaj pyetjeje, nga njėra anė i pėrgjigjet vetė autori, ndėrsa nga ana tjetėr kėto kuptohen nga destinacioni i veprave tė tij dhe nga vlerėsimet e studjuesve kompetentė pėr tė.

Autori nė parathėnien e fjalorėve ėshtė shprehur: "ashtshkrue pėr fėmijėt dhe asht ndėrtue me vargje pėr t'u nxanė prej tyre lehtė pėrmendėsh" dhe nė njė rast tjetėr po kėtu "Shumė vetė dhe veēanėrisht gra dhe kalamajtė i kam parė se janė n'errėsinė dhe s'kuptojnė ē'u lypset..."31 Nė atė kohė shkollat kishin nevojė pėr abetare e ai hartoi abetare, kishin nevojė pėr fjalorė e pėrpiloi fjalorė, kishin nevojė pėr libra me karakter fetar, edukativ dhe didaskalikė dhe ai i pėrktheu, i pėrshtati dhe i pasuroi me materiale origjinale; shkolla kishte nevojė pėr mėsues dhe ai u bė mėsues, kishte nevojė pėr gjuhė shqipe dhe ai fliste, shkruante, lexonte, mėsonte e predikonte nė gjuhėn shqipe.

Kėndej del qartė se veprat letrare, gjuhėsore, fetare e arsimore i pėrktheu dhe i hartoi jo thjeshtė i shtyrė nga qėllime fetare, por edhe nga dashuria pėr gjuhėn shqipe, nga dėshira e popullit, tė rinisė e tė fčmijėve pgr dije dhe arsim, pėr kulturė e pėrparim, pėr ruajtjen e mbrojtjen e kombėsisė shqiptare.

Vitet e fundit studimet e botimet pėr Hafiz Ali Ulqinakun u shtuan shumė, hodhėn mė tepėr dritė pėr tė pasqyruar e ndriēuar veprimtarinė e tij me realizėm, me objektivitet e pa paragjykime nė tėrė gjėrėsinė e saj, me tė mirat e tė metat e veta.

Me jetėn e veprimtarinė e Hafiz Ali Ulqinakut mburren tre qytete : Ulqini, Shkodra e Lezha. Studjues tė ndryshėm tė kėtyre qyteteve e vlerėsojnė atė nga kėndvėshtrime tė ndryndyshme disa nė tėrėsi, disa nė aspekte tė veēanta.

Studiuesi ulqinak Sytki Malo Hoxha nėnvizon se "Hafiz Aliu ishte njė figurė e shquar e kulturės sonė nė pėrgjithėsi. Ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, pėrkthyes i shkėlqyeshėm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar nė rrethin ku jetoi e veproi e mė gjėrė".32 Dr. Ruzhdi Ushaku e mg. Nail Draga nė librat33 e studimet e tyre34 nė pėrmasa tė ndryshme, paraqesin aspekte nga jeta e krijimtaria dhe e konsiderojnė "emėr tė nderuar tė kulturės shqiptare, si njė ndėr krijuesit qė u pėrpoq pėr ruajtjen e kultivimin e gjuhės shqipe tė shkruar".35

Shkodranėt i kanė kushtuar vlerėsime tė shumta. Po ndalemi nė disa prej tyre; "Mėsuesi i Popuilit" Hamdi Bushati, nė veprėn e tij tė rėndėsishme "Materiale pėr Shkodrėn" thekson : "Mevludi i H.Ali Ulqinakut u ba nji vepėr e dashtun pėr besimtarėt myslimanė tė kohės dhe u prit me entuziazėm tė madh. Shumica e familjeve myslimane ia kishin vu detyrė vedit me e pasė nė shtėpi nj i kopj e tė kėtij Mevludi. Bile deri ndėr shkolla (mejtepe) Mevludi u vu si mėsim suplementar pėr nxanėsit, djelm e varza".36

Studjues tė ndryshėm e kali vlerėsuar si luftėtar atdhetar, si pjesėmarrės aktiv nė luftrat popuilore pėr mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Studjuesi letrar Lezhjan Tonin Ēobani pėr kontributin e gjithanshėm tė Hafiz Aliut, ndėr tė tjera, ka pėrgjithėsuar: "Me punėrt e tij tė palodhur, nė radhė té, parė si leksikograf, si hartues i abetares shqipe nė Lezhė, si pėrkthyes e vjershėtar nė gjuhė shqipe me alfabet arab, Ali Ulqinaku radhitet pėrkrah figurave tė shquara tė rrethit tė Lezhės qė i kanė dhėnė kulturės kombėtare tė sė kaluarės pėrkrah Frang Bardhit, Pjetėr Zarishit, Leonardo De Martinos, Gjergj Fishtės etj.37 Artikuj e gjurmime ka bėrė edhe studjuesi i historisė sė arsimit e tė kulturės Cijon Simoni, i cili ka dhėnė vlerėsime pėr punėn e tij si mėsues, si krijues e si njeri me cilėsi tė larta morale e njerėzore, historiani Muhamet Lika pėr rolin e tij pėr mirėkuptimin mes besimeve fetare.38

Jashtė kėtyre qyteteve, tė shumtė janė studjues tė tjerė me autoritet e reputacion tė lartė shkencor qė kanė pasqyruar nė studimet e tyre konsiderata tė favorshme e lavdėruese pėr krijimtarinė e larmishme tė Hafiz Ali Ulqinakut.

Meritėn e parė pėr zbulimin e tė dhėnave pėr jetėn e veprimtarinė e tij e ka stuqjuesi erudit Lumo Skendo, i cili qysil nė vitin 1926 nė revistėn "Dituria" ka paraqitur fakte interesante e tė pabotuara pėr Hafiz Ali Ulqinakun.39

Dijetarėt e mėdheni gjuhėtarė: A.Xhuvani, E.Ēabej, Sh.Demiraj etj. nė veprat e tyre e citojnė si poet, si pėrkthyes e si hartues fjalori duke vėnė nė dukje meritat nė kėto drejtime. Studjuesi i shquar orientalist Osman Myderrizi me njė varg,punimesh tė gjata cilėsore, ndėr tė tjera e vlerėson lart duke thėnė se "Zėvendėsimi i turqishtes nė Mevludin dhe i arabishtes nė hytben kishte rėndėsi, se sillnin me vehte njė konsakrim tė gjuhės dhe tė shkrimit shqip", ndėrsa pėr fjalorin shqip-turqisht pohon se "ky fjalor paraqitet me vlerė tė madhe, se pėrmban shumė fjalė tė rralla, nė mes tė tė cilave edhe terma detarie; Njė pjsė e kėtyre fjalėve pa dyshim do tė kaloje edhe nė fjalorin e pėrgjithshėm tė gjuhės dhe do tė shėrbejė pėr zhvillimin e gjuhės letrare kombėtare".40

Orientalisti tjetėr i shquar, 'Fahir Dizdari, nė veprėn e tij madhore "Fialori i orientalizmave nė gjuhėn shqipe" ēmon tepėr personalitetin e Hafiz Aliut, Pėr Mevludin nėnvizon: "Edhe pse i vjetėr i ka rezistuar kohės, sepse autori ka ditur t'u flasė mirė ndjenjave tė besimtarėve me frymėn poetike qė e dallon ndai tė tjerėve, me shprehje tė pėrmailshme e rrjedhshme. Ky Mevlud ėshtė nė pėrdorim dhe kėrkohet prej njerėzve". Pėr konkretizim tė tertnave hoxhė e hafiz ai shėnon se "Tė denjė pėr t'u pėrmendur krahas Hoxha 'Fahsinit, floxha Kadri Prishtinės radhitet edhe Hoxhė Ali Ulqinaku", iidėrsa pranė Hafiz Ali Korēės vendos Hafiz Ali Ulqinakun.41

Edhe studjues shqiptarė nga Kosova e Maqedonia kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė rėndėsishme pėr njohjen dhe vlerėsimin e figurės sė flafiz Ali Ulqinakut. Studjues tė afirrnuar, si: prof Hasan Kaleshi, Dr. Jashar Rexhepagiqi, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Feti Mediu, Nehat Krasniqi etj.bėjnė parashtrime, analiza e konkluzione me vlerė, ijapin ati . 1 vendin e merituar ndėr intelektualėt e dalluar tė kohės.42

Jehona e studimeve e vlerėsimeve nuk pėrfundon me kaq; ajo shtrihet edhe nė diasporė. Idriz Lamaj, ndonėse vetė njė autor Mevludi shqip nė SHBA, pohon nė njė studim pėr historinė e Mevludeve se "versioni i Mevludit tė H.Aliut ka kalue deri nė ditėt e sotme si ma i pėrsosuni, ma i popullarizuemi dhe ma i pėrhapuni nė gjuhėn shqipe".43

Fama e Hafiz Aliut kapėrcen edhe kufinjtė e Shqipėrisė. Nė Turqi dy nga enciklopeditė me prestigj ndėrkombėtar, si ajo Islamike dhe Inonu i lėnė vend veprave tė Hafiz Aliut si poet e linguist i pėrmendur Edhe orientaliste tė tjerė dhe albanalogė tė huaj nė studimet e'tyre trajtojnė dhe vlerėsojnė punėn e tij pėrkthyese e krijuese letrare, gjuhėsore e fetare.

Nga parashtrimi i mėsipėrm i fakteve pėr jetėn, veprat e vlerėsimet pėr Hafiz Ali Ulqinakun nxjerrim disa pėrfundime:

Sė pari, Hafiz Ali Ulqinaku shkriu nė nj ė nė personalitetin e tij kompleks cilėsitė e tij tė dalluara atdhetare, fetare, shkencore, kulturore, arsimore e qytetare, duke shfrytėzuar pėr formimin e tij shkollėn e kryer, studimin individuel dhe mjedisin intelektual, patriotik e progresist tė kohės.

Sė dyti, Hafiz Aliu qe njė figure shumėplanėshe, punoi e krijoi si pėrkthyes, poet, leksikograf, leksikolog, hartues abetareje, mėsues, hoxhė dhe drejtues fetar.

Sė treti, Autoriteti i Hafiz Aliut qe gjithnjė nė rritje, nga njė njohje lokale, kapėrceu kufinjtė e njė qyteti, tė njė krahine, duke u bėrė i pėrmendur nė mbarė vendin, nė tė gjitha trevat shqiptare, nė diasporė e nė vendet e huaja, duke u vlerėsuar si njė personalitet i merituar dhe i padiskutueshėm i kulturės kornbėtare.

Sė katėrti, Pėr jetėn dhe veprimtarinė e Hafiz Ali Ulqinakut janė aktivizuar me studime, citime, analiza, krahasime e konkluzione akademikė, studiues tė letėrsisė, tė historisė sė gjuhės, tė leksikografisė, tė leksikologjisė, tė dialektologjisė, tė historisė sė Shqipėrisė, tė historisė sė arsimit, tė kulturės islame, teologė, enciklopedistė, specialistė tė Arkivit tė Shtetit, gazetarė, bibliografė dhe albanologė tė huaj.

Sė pesti, Figura dhe veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut ėshtė cituar, pasqyruar e vlerėsuar nė monografi, vepra madhore, libra e pėrmbledhje tė veēanta, nė revista, nė gazeta, nė enciklopedi, nė Fjalorin Enciklopedik shqiptar, nė albumin "Nė gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn Marubi", nė bibliografinė "Kontribute pėr bibliografinė shqipe", nė parathėniet e studimet hyrėse tė Mevludeve, nė tema dizertacionesh pėr histori arsimi, nė leksione e seminare tė lėndės 'Historia e gjuhės shqipe" nė Universitetin "L.Gurakuqi" etj.

Sė gjashti, Pėr kontributin e H. Ali Ulqinakut janė zhvilluar veprimtari tė shumėllojshme, qė kanė shpalosur mė mirė vlerat e tij tė gjithanshme. Pėr kėtė ėshtė organizuar "Tribuna shkencore" nė Ulqin, ėshtė pėrfshirė nė kumtesė nė Simpoziumin e parė ndėrkombėtar tė mbajtur nė Prishtinė me temė "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", ėshtė cituar ndėr kumtesa nė sesionin shkencor nė Shkodėr kushtuar pėrkujtimit tė 100 - vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe nė seminarin e parė ndėrkombėtar nė Shkodėr me temė "Shkodra ndėr shekuj", ėshtė folur nė rubrikėn "Kujtesė" tė RTSH, ėshtė hartuar emision i veēantė nė Radio Shkodra nė rubrikėn "Kontribute pėr gjuhėn shqipe", janė programuar fragmente tė veprės sė tii nė koncertin festiv me rastin e festės sė Bajramit nė teatrin "Migjeni" nė Shkodėr, janė organizuar e sesione shkencore nė Shkodėr e nė Lezhė dhe Mevludi i tij ka qenė dhe ėshtė materiali bazė i ceremonive pėrkujtimore tė ditėlindjes sė Profetit Muhamed a.s.

Sė fundi, Hafiz Ali Ulqinaku ėshtė njė nga ata figura tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare qė dhanė shembullin frymėzues tė zhvillimit tė njėkohshėm e tė bashkėrenditur tė veprimtarisė atdhetare, shkencore arsimore, e fetare duke ēuar mė pėrpara traditėn pozitive tė krijuar nė vendin tonė nė kėtė fushė.44

Duke pėrfunduar kėtė vėshtrim tė pėrmbledhur tė jetės, tė veprimtarisė e tė vlerėsimeve pėr Hafiz Ali Ulqinakun kuptohet sa i drejtė ka qenė propozimi dhe miratimi pėr dekorimin e tij me titullin e lartė nderues "Mėsues i Popullit" dhe sa i bukur i pėrshtatet atij motivacioni pėrkatės : "Klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mėsues dhe edukator i nderuar i rinisė dhe i masave popullore, hartues e pėrkthyes i veprave fetare e shkencore".45"

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: