Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Abdylmalih Hoxha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Abdylmalih Hoxha   12/9/2009, 14:06

ABDYLMALIQ HOXHA

Abdylmaliq Hoxha, apo siē quhet ndryshe - Hilmi Maliqi, apo Sheh Mala, u lind nė Rahovec, nė vitin 1865, ndėrsa vdiq nė vitin 1928.
I ati i tij, nuk ishte i pajtimit qė ai tė shkollohej, pėrkundėr kėtij mospajtimi, Abdylmaliqi iku nė Prizren, pėr tė zėnė dije tė reja, u regjistrua nė medresen e njohur tė Mehmed – Pashės. Nė kėtė shkollė, ai mėsoi plot 12 vjet, nė kushte shumė tė vėshtira.
Medresen e kreu me sukses tė shkėlqyeshėm. Pasi u kthye nė Rahovec, me plot entuziazėm iu pėrvesh punės sė gjerė iluministe. Me kreativitet organizativ dhe besim qė kishte e me ndihmėn e popullsisė, ai ndėrtoi njė shkollė e cila mė vonė u shndėrrua nė Teqe – e quajtur Teqe e Malehive, ku Abdylmaliqi tubonte tė rinjtė e Rahovecit dhe teka ata bėri ndikim tė drejtėpėrdrejtė mė shumė si iluminist se sa si klerik.
Me mėsimet e tija shumė praktike e didaktike, ai i orientonte tė rinjtė nė jetė, u rekomandonte besim reciprok dhe pėrkrahje si revolucionar i vėrtetė, duke pas parasysh marrėdhėniet shoqėrore tė atėhershme qė mbizotėronin nė kėto anė, nivelin e ultė tė arsimimit, dhe botėkuptimeve shumė prapanike .
Abdylmaliqi tėrė jetėn e vet ėshtė pėrpjek maksimalisht, me biseda dhe mėsime pėr ngritjen kulturale tė popullsisė sė Rahovecit, pėr zhdukjen e paragjykimeve dhe formave tė tjera tė injorancės. (do tė shkruante Idriz Vuēitėrna).
Abdylmaliq Hoxha, pos predikimeve dhe mėsimeve praktike qė bėnte nė teqen e vet, ai ka zhvilluar edhe veprimtrinė letrare tė bollshme si nė prozė ashtu edhe nė poezi. Nė prozė ka shkruar disa Risale: “Fillesa e kitabi ezel”, “Sofra e hazreti Alisė”, “Lulishta e Hilmis qoftė makbuli i Perendisė”, “Bejtullahi hakiki”, “Minderllėku i nuseve tė hakikatit”.
Krijimtaria poetike e Abdylmaliq Hoxhės, pėr dallim nga ajo e shkruar nė prozė, ka zgjuar kėrshėri tek krijuesit dhe

studiuesit e mė vonshėm dhe do tė bėhet objekt studimi fjalės sė shkruar shqip.

Po tė shikojmė kohėn dhe hapėsirėn nė tė cilėn veproi, lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij ėshtė njė pėrpjekje unikale pėr tė parandaluar njė katandisje fetare e kulturore qė po i kėrcėnohej shqiptarėve dhe me bejtet e tija ai apeloi vazhdimisht tek tė gjithė “Vllaznit e Dinit” pėr t’u zgjuar dhe qė ta njohin tė vėrtetėn, apeloi qart e gjatė kėsaj kohe shpesh shprehu edhe frustacione pasi konstaton se punėt kanė vajtur larg. Ishte edhe i guximshėm dhe nė kėto rrethana nuk ngurroi t’i qes pėr fushe mashtruesit dhe tipat e dyzdisur me njė ironi tipike e herė - herė edhe me sarkazėm tė fortė. (kėshtu do tė shkruante Idriz Vuēitėrna nė “Dituri islame” nr.72).
Nė kohėn kur jetoi Abdylmaliq Hoxha – pas luftėrave ballkanike, nė vitet kur fillon fushata e kolonizimit tė kėtyre trevave, Sheh Mala me besim qė kishte nė popull, vazhdimisht jepte kėshilla: tė durojnė padrejtėsitė qė iu bėheshin popullit tonė, duke apeluar qė vendlindjen nuk duhet lėshuar dhe thoshte: -“ Nėse je i shtrėnguar tė ndash shtėpinė pėrgjysmė me kolonė e assesi ta braktisėsh atė!”
Veprimtaria e tij kombėtare konsiston nė angazhimin dhe nė punėn e palodhshme dyzetvjeēare qė ka zhvilluat, tė ngjallė tek besimtarėt shqiptar ndjenjėn pėr dashurinė ndaj sė vėrtetės apsolute, qė sigurisht ėshtė parakusht pėr fuqizimin e ēdo ndėrgjegje, pra edhe asaj kombėtare.


SIR I BYLBYLIT

Bylbyl dertin e ma kallzon,
A po kan a po kėndon?
Gjithė nga qielli po fluturon,
Apo kan a po kėndon?
Drandafillit nėpėr anė,
Rrethėm’rreth po bon sejran
Sikur hana me devran;
A po kan a po kėdnon?
Shejti nė miraxh qysh o kan
A thua kėtė sir po mendon?
Kah Eflaqi ai po shkon
Apo kan a po kėndon?
Nji sir e ke, po xhimon,
Hiē kurkujna si difton.
Shumė axhaib dallgė po bon
A po kan a po kėndon?
Me za tandin u shkrin ton
Me sevda tė madh po ushton.
Firak tė madh po na ēon
Apo kan a po kėndon?
Nė sabah drita kur driton,
Ku del dielli ku praron,
Serhosh bohesh mendja t’shkon
A po kan a po kėndon?
Ej Hilmi ti ēka kujton?
Zoti shumė hyqmet po bon,
Sir t’bylbylit sun po gjon,
A po kan, a po kėndln?



HALI I FLUTRES

Hali filutres pom huton,
Gjith kah zijermi qysh po shkon!
Kurkush t’ngratin s’un pe pron,
Gjith kah zijermi qysh po shkon.

Me zjerm brenda konke kon,
Zijermi nė zjerm po e ēon,
Aslin e vet pe e don
Gjith kah dirita po flutron

Qiri keshet po kujton,
Me at gizim hem dogri shkon,
Shytet nė zjerm si viran
Gjith kah drita po flutron

Lisi Musas po kujton,
Driten te hakit po mendon,
Me at ashk bohet kurban
Gjith kah zjermi qysh po shkon

Me zjerm bahēe kujton gjon,
Shtatin menden e ka lon,
Nur te hakit po pargon
Gjith kah zjermi qysh po shkon.

Pa zjerm hiē sun po duron,
Me zjerm gjallnin ka te ton,
Bon hygjym drit ku t’gjon
Gjith kah zjermi qysh po shkon.

Hilmi n’flutren merak bon,
Ni drit kije se po kallzon,
.............................................
Gjith kah zjermi ment poj ēon
Aman aman el aman.
.............................................

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Abdylmaliq HOXHA   12/9/2009, 14:07

Nga ato shkrimet e pakta qė janė bėrė pėr atdhetarin, predikuesin dhe letrarin e devotshėm Avdylmaliq Hoxha, Hilmi Maliqi apo Sheh Mala, unė bėra njė portret tė shkurtėr duke e prezentuar qė lexuesit e Forumit, tė njohtohen me kėtė kolos tė letrave shqipe.
Edhe pėrkundėr dėshirės sime, nė kėtė drejtim unė as qė kam mundėsi tė bėjė mė shumė, nė njerėn anė, unė nuk kam patur qasjen nė dorėshkrimet e tia tė nduarnduarshme e nė anėn tjetėr, veprat e Abdylmaliq Hoxhės, meritojnė vlerėsime, komentime dhe studim nga profesionalistėt pėr tė vulosur mendimin meritor e pėrfundimtar mbi shkrimet e tija.
Mirėpo, nė ndėrkohė, nė arkivėn time personale, kam gjetur shkrimin e tė ndjerit Idriz Vuēitėrnės, tė
cilin shkrim enkas mė ka dorėzuar pėr botim nė revistėn letrare "Jehonė Anadrinie" e unė me kėnaqėsi mė tė madhe, po e postoj pėr lexuesit e Forumit.


Idriz VUĒITĖRNA



ABDYLMALIQ HOXHA – VEPRIMTAR I SHQUAR FETAR E KOMBĖTAR
(Me rastin e 130 vjetorit tė lindjes)

Veprimtaria kulturore e fetare e Abdylmaliq Hoxhės, Sheh Malės, emėr me tė cilin njihet nė popull ky alim, myfti, sufi e poet i dalluar, paraqet njė kontribut domethėnės pėrpjekjeve tė gjithėmbarshme tė elitės intelektuale kosovare, pėr tė pėrballuar pasojat e njė ndryshimi rrėnjėsor tė pozitės politike e sociale tė popullatės shqiptare e muslimane. Fundi i shek.19-tė, nė kėto hapėsira, do tė shėnojė fillimin e fundit definitiv tė njė perandorie nė tė cilėn shqiptarėt si etni, megjithėse nė kushte nėnshtrimi, nuk gėzonin lirinė e afirmimit dhe emancipimit tė gjėrė nacional, ishin nė njė avantazh ky qė do tė humbet si pasojė e ndryshimeve politike qė do tė pėsojnė.
Intelegjencia e paktė e asaj kohe, do tė vihet nė shėrbim tė ēėshtjeve vitale pėr popullin, e kjo nė rrethana tė reja, ishte nė rend tė parė, preferimi i metodave dhe mėnyrave me tė cilat do t’i kundėrvihej ēdo trysnie qė rrezikonte vetėdijėn pėr identitetin fetar e kombėtar.
Mbase pretendohet se kushtet shoqėrore asokohe, siguronin njė favor pėr aktivitete dhe veprimtari personaliteteve me pregatitje fetare, ose si thuhet hoxhallarėve, e qė si reziltat duhej tė ishte shkallė e lakmueshme e ndėrgjegjėsimit fetar islam, kjo nuk do tė ndodhė, ose jo nė masėn me tė cilėn do tė ishte i kėnaqur Hilmi Maliqi.

Tasavufi rrugė e preferuar tė ndėrgjegjėsimit fetar

Talenti i lindur dhe dashuria e flaktė pėr njohuri, ishin predispozita pėr Abdylmaliqin e ri, qė me sukse tė dalluar, tė kryej shkollimin nė Medresenė e Mehmet Pashės nė Prizren. Dituritė e nxėna kėtu, megjithatė ishin vetėm bazė qė do t’i shėrbejė Abdylmaliqit , tė studiojė shkencat islame, pėr t’u ngritur nė njė kolos tė vėrtetė tė mendimit islam, e veēmas nė fushėn e e tesavufit, kuptohet pėr kohėn kur jetoi dhe veproi.
Kualifikimi profesional dhe ixhazetnama e medresės, do t’i shėrbejė qė tė punoj, nė fillim si imam e pastaj edhe si myfti nė rrethin e Rahopvecit. Mirėpo potencialin e vet intelektual, ai do ta vėjė nė shėrbim jo vetėm ithtarėve tė vet, por edhe tė gjithė atyre qė dėshironin tė pajisen me dije nga shumė lėmi, e jo vetėm fetare. Shtėpia modeste e tij, alias teqe e Melamive, pėr shumė vjet shndrrohet nė vatėr tė arsimimit tė rinjve, ku pėrveē lėndėve fetare, aty pėrvetėsoheshin edhe shkathtėsi nga disciplina tė tjera. Me njė fjalė, ishte qendėr pėr edukim tė drejtė islamik.
Qysh si nxėnės i medresesė, u interesua pėr idetė sufiste dhe sė shpejti do tė bėhet pasues i tarikatit Melami. Pasioni i tij pas shkencės, pėrkatėsishtė fshehtėsive mistike, bėhet aq i theksuar sa qė pėr faktin se nė kėtė fushė pėr atė mė nuk kishte fshehtėsi, dekorohet me halifnamėn pėr sheih tė tarikatit melami nė moshėn shumė tė re, 18 vjeēare (thonė se halinamėn e mori para ixhazetnamės).
Tarikati i sheih Malės, ishte njė ndėr tarikatet e shumta, qė u pėrhapėn edhe nė trojet tona. Mirėpo, rendet rivale dervishore “mė tė njohura”, paraiqtjen e kėtij nė skenė, do tė konsiderojnė “jo ligjitime”, meqė sipas shpjegimit tė tyre, ai ishte pjellė e rebelėve, qė dolėn nga grupi i “pranuar” i 12 tarikateve tė “ligjshėm”.

Tregohet se idenė e melametit nė kėto anė, e solli njėfarė Muhamed Nur Arabiu, diku kah gjysma e shekullit 19 tė. Si ndodhė zakonisht nė rastet e ngjashme, atij do t’i pėrshkruhen cilėsi qė nė sytė e adhuruesve rrisin imazhin e evlijallėkut tė tij. Kėshtu do tė thuhet se ėshtė sejjid, qė nėnkupton tė qenurit pasardhės i drejtėpėrdrejt i familjes sė Muhammedit alehji selam, ndėrkaq fjala Arebi nė patronim sugjeron prejardhjen e tij arabe. Pa marrė parasysh nė kėto, ka tė ndodhur se Muhamed Nur Arebiiu duhet tė ishte njė nga sufi tė shumtė “sejjah”, qė shtegtonin nėpėr viset e Perandorisė Osmane, me mision tė pėhapjes sė ideve mistike atje ku ato ende nuk kishin depėrtuar.

Gojėdhėnat po ashtu transmetojnė se ai vinte nga Kajro i Egjiptit, ku kishte nxėnė shkathtėsi tė sufizmit islam, dhe me atė bagazh tė dijes, do tė vie nė kėto anė tė Rumelisė, pikėrisht diku nė Maqedoni. Duket se kėtu edhe pėrfundon misionin e vet, pasi aty kah viti 1887/88 vdes dhe varroset nė Strumicė tė Maqedonisė. Ėshtė autor i disa veprave nė tė cilat trajtohet raporti i pėrfaqėsuesve mistikė ndaj detyrimeve islame si dhe rrugėt e mėnyrat, qė ēojnė nė pėrkryerjen e shpirtit tė besimtarėve. (“Risalei Salihijje”, “Takrir” etj).

Ekzistojnė disa teza pėr shfaqjen e tarikati “melami”. Pėr dallim nga shumica e emėrtimeve tė tarikateve, “melami” si emėr nuk vjen nga emėri i nismėtarit apo themeluesit tė vėllazėrisė, “Melami” do tė thotė ai qė shanė veten e vet, vetėkritik, autokritik.

Nė disa letra “melamitė” pėrmenden se kanė dalė nga “Bajramitė” e kė ta u shkėputėn nga tarikati mė i njohur “Nakshibendi”. Kėtė mendim e konfirmon deri diku edhe fakti se disa nga melamit. Nekshibendiun e konsiderojnė si autoritet tė vet mė tė alrtė. Nga njė anė, kjo tregon se kėta si vėllazėri dervishore, janė reativisht tė vonshėm. Mirėpo, nė anėn tjetėr, ka pretendime se zanafilla e tyre na ēonė nė shek. III pas hixhrės dhe me kėto emėr njiheshin pasues tė mėsimeve ė mistikut tė njohur Ebu Salih Kassariut.

Sot pak e shumė aktiv janė teqetė e melamive nė Suhadoll tė Mitrovicės, nė Prizren, e nė Rahoec, por mjerisht, thua se pa kurrfarė kuadri tė aftė qė do tė vazhdonte traditėn e kėtij tarikati, tė cilit jo largė i takonin edhe i prinin shehlerė me pėrgatitje tė fortė fetare si Ymer Lurfi Paēarizi nga Prizreni, Sheh Jonuzi nga Suhabolli, Sheh Mala nga Rahvoeci, Sheh Sulejmani nga Gjakova, tė cilėt pėrveē se udhėhiqnin teqetė e veta, lanė dorėshkrimet qė dokumentojnė pėr njė punė shumė tė dobishme tė bėrė nė fushė tė historisė sė letrave dhe shkrimit shqip nė kėto troje.

Veprimtaria letrare

Emrat e pėrmendur janė tė njohur si autorė tė shumė punimeve nė vargje ose tė bejteve siē quheshin ato edhe kėndoheshin si ilahi nėpėr teqetė nga dervishėt. Megjithatė nga kėta, Abdylmaliq Hilmi Hoxha, apo Sheh Mala, nė kėtė fushė, do tė japė kontribut mė madhorė dhe qė dallohet si mė i talentuari edhe nė aspektin cilėsor edhe nė atė sasior. Aq mė tepėr, ky nė dorėshkrim la edhe punimet qė kushtimisht do t’i quajmė prozė, ngase ato nė realiotet janė trajtesa filozofiko-mistike nė tė cilat tentohet shpalimi i dimensionit tė brendshėm tė shpalljes dhe sygjerimi i gjendjes shpirtėrore nė tė cilėn fitohen kėnaqėsitė e vėrteta shpirtėrore.
Nė shumicėn (dihet pėr 16 sosh) tė “Risaleve”, si quhen kėto trajtesa, ai pėrpiqet tė shkoqisė anėn ezotenike tė urdhėresave Kur’anore dhe tė traditės gojore tė Pejgamberit a.s Prandaj, kėto edhe kanė rėndėsinė e vet nga aspekti i komentimit tė ajeteve Kur’anore dhe haditheve tė Muhamedit a.s. Qėndron edhe vlera e tyre padiskutueshme kulturore kombėtare, meqė tė gjitha dorėshkrimet ka nė gjuhėn e popullit tė cilit i pėrkiste, ēka dokumenton pėr shkallėn e vetėdijes intelektuale, qė e cilėsonte Abdylmaliq Hoxhėn dhe qė kėrkonte nga ai angazhimin e sinqert pėr arsimimin e bashkėkombasve nė gjuhėn amtare. Abdylmaliq Hoxha, kėtė qėllim e thoshte edhe vet:- “Ky fakir, Abdylmaliq Hilmija, kėtė azimutine Evradi Alisė, me ju diftue manan shqip vllazėnve tė dinit pėr me marr vesh ma kollaj… (Risale “Lutnja e zemrės”) Abdylmaliq Hilmia kėtė Risale nė gjuhėn shqip me bo e nisa edhe emnin mėsuesi i ilmit ledyn ja nxhita… (Risale i ilmit ledyn”) etj.
Nga pėrmbajtja, kėto risale janė nė tėrėsi mistike, por trajtimi i problematikės nga pikėpamja e tesavurit, pėrbėhet gjithnjė duke ecur mbi binarėt e ehli sunetit. Kėtė e konfirmon qėndrimi i tij ndaj respektimit tė normave tė sheriatit pa tė cilat nuk ka kuptim tarikati, gjė tė cilin i pėrkujton besimtarėt, posaqėrisht nė bejtet e veta.

Realizimi i tehvidit – moto e veprave

Koncept i pastėr sheriator i tarikatit tė Abdylmaliq Hoxhės, do tė haset shpesh, duke dhėnė gjykime tė drejta pėr shumė ēėshtje tė besimit apo tė ngjarjeve dhe personaliteteve nga historia e Islamit. Njė ilustrim pėr kėtė ėshtė kundėrvėnia shpifjeve dhe shtrembėrimeve tė fakteve qė bėheshin ndaj autoriteteve mė tė ēmuara Islame (asėhabėve) nga ana e disa “ithtarėve” tė Aliut r.a Kėshtu nė “Risale” me titull “Dashni pėr tė dashnin” thotė: …”Naltė tė pėrmendur katėr sahabėt (hulefai rashidum I.V) njė mana kanė. Kėta njė shtat e njė e njė shpirt janė. Kėta shtati i resuli ekremit janė. Kėtė sirr merrni vesh. Kėrkoni njė qamil qė tė ju difton kėtė sirr, e mos hyni nė qufėr tue sha vuxhudin e Resul ekremit”
Kjo vėrejtje e tij drejtuar mė teėr atyre pjesėtarėve tė tarikateve , qė kinse dashurinė ndaj ehlibejtit e shprehin me shpifje kundėr njėrit apo tjetrit, shokė tė Pejgamberit a.s.

Megjithėse ithtarė i pėrvojės mistike, njė rrugė qė preferon hakikatin, sahiti i ilmit i tė cilit ėshtė Aliu r.a. siē pretendon Sheh Mala, ai nuk kėrkon pėrulje dhe bindje rregullave, qoftė tė tarikatit apo sheriatit, formalisht pa ditur mananė e tyre. “Ēka tė diftohet tuaj fiqrue me mushahade, zuhuri i Zotit asht, ti nuk je. Kushdo qė besmele bonė pa fiqer e kujdes, e prej kėsaj mushahade bohet gafil ai nė hakikat besmele nuk ka thon, vetėm me guhė e jo me zemėr”. Pra nuk mjafton vetėm vetėm ana formale e ibadetit, por ēdo gjė duhet “fiqrue”. “Edhe ne namaz tue u falė, namazin me bo mushahade e me fiqrue. Kijam, ruqu, sexhde isharet asht. Kur tė hynė nė namaz, ajo punė qė punohet e fal i thohet. Ose njė njeri qė nuk dinė se si me fiqrue kėto texhelija, ai nė hakikat namaz nuk ka bo”.

E veēanta tjetėr e ligjėrimit tė Sheih Malės ėshtė rekomandimi i shpeshtė pėr tė kėrkuar njeriun e pėrsosur, “insani qamil”, njeriu qė posedon tė gjitha tiparet e njohėsit tė vėrtetė tė masazhit hyjnor. Pa ndihmėn e insani qamilit nuk ka realizimtė objekcionit tė vetėm: konceptimi i drejtė i tehvidit qė ka tri dimensione, nė tė vepruarit (efal), nė tė dukuri (sifat), dhe esencės (Zat). Menjėerhė pason edhe verejtja e tij se promotor i tė triave, ėshtėv etėm Zoti si vepruas, krijues e burim ivetėm i gjėrave dhe fenomeneve. Kėtu me del njė reagim i tij ndaj spekulimit tė panteizmit nga disa pėrfaqėsues mistik: “sikur tajfa, shoqria e bektashive vehten e mbathin si mushahade, pa suluq nė tehvid, hallkit hak i thon, e nė tė kėqyme tė tyne, hallki vuxhud e pasuni ka. Me kėte dije hallkit hak me thon, qyfėr asht” (risale “loēka e zemrės”).

Nė kėtė kujtesė do tė ishte e pamundur tė prezentohet e tėrė gama e mendimeve dhe e pikėpamjeve tė sheih Malės, tė pėrmbledhura nė shkrime tė tij. Kėtu vetėm do t’i pėrmendim disa “Risate”, me dėshirė se gjendet koha kur ato do tė zgjojnė kėrshirinė e ndonjė studiusi profesional pėr tė bėrė ekzaminimin e vatorizmin hkencor tė tyre. Sigurisht se trajtesat e sheh Malės paraqesin njė pjesė tė thesarit tonė kulturoro-fetar, dhe si tė atilla meritojnė respektin tonė.

Ja titujt e disa Risaleve: “Fillesa e kitobi ezel”, “Sofra e hazreti Alisė”, “Lulishta e Hibmis qoftė makbuli i Perendisė”, “Bejtullahi hakiki”, “Minderllėku i nuseve tė hakikatit” (pėrshtatja nė gjuhėn shqipe e Risales “Muradie” tė Abdurrahim Fedaiu) etj.

Bejtexhiu mė i telentuar ndėr ne

Aktualisht, krijimtaria poetike e Hilmi Maliqit, pėr dallim nga ajo e shkruar nė prozė, do tė bėhet objekt interesimi qoftė pėr studiues, qoftė edhe pėr amatorė tė gjerė tė fjalės sė shkruar shhqipe. Jo vetėm se do tė botohen shumica e poezive tė tij, (H.Salihu), por bėhet edhe analiza e vlerave gjuthėsore tė “Divanit” tė tij (I. Ajeti). Po tė shikojmė kohėn dhe hapėsirėn nė tė cilėn veproi, lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij, ėshtė njė pėrpjekje unikale pėr tė parandaluar njė katandisje fetare e kulturore qė po i kėrcėnohej shqiptarėve. Duke iu drejtuar “ihvanėve” tė vetė, ai nė realitet apelon tė gjithė ”vllaznit e dinit”, pėr t’u zgjuar dhe qė tė njohin tė vėrtetėn:

…Tė ton terr asht kjo dynja
Mbrenda suret drit po ka
Mej ēu perdet gjithė sa ka

Me kall qirrin me ashk na
Hak dizarin pėr me pa…

Perdet janė preokupime tė pėrditshme, qė formojnė tipin e “ehlidynjas”, qė harrojnė detyrime karshi Perėndisė e qė “gafleti” i tyre do tė shfrytėzohet nga injorantėt dhe manipulues tė ndryshėm, pėr t’i shmangur nga rruga e fesė dhe i diturisė. Apeli i sheh Malės ėshtė i qartė, por shpesh ai shpreh edhe frustracione, pasi konstaton se punėt kanė vajtur largė.

…Hiēnu prej xhehlit ju shok e vėlla
Hakin me marrė vesh na erdhėm nė dynja…

Ai nuk ngurron dhe i qet pėr fushe mashtruesit, tipat tė dyzdisur i sheh, apo dervish me njė ironi tipike, qė kalon nė sarkazėm karakteristike:

…Mos kėqyr insan shall tė zez ja herka
Kqyr e na zgjall zemrėn mu dridh si pema
Lejleku rrak, rrak po bonė thonė haxhi baba
Aj hajvan e flliq ēabėn kaēeb kraba
Ahir zaman asht dexhall rim papa…

Si thamė mė lartė, ai e shfaqė zhgėnjimin dhe atė e bėnė gati pėrherė nė vargje tė fundit; nė formė qortimi vetės sė vet, qė sigurisht ėshtė edhe nė pajtim me mėsimet themelore doktrinare tė tarikatit melami:

…Maliq nuk je shejh nishani as hoxha
Prej xhahilve konte mėrzit fort koxha…

Ishte koha e dekadencės fetare, ndėrsa rrethanat politike e sociale nė tė cilat zhvillohej jeta, do tė krijojė terren tė pėrshtatshėm pėr pėrhapjen e bestytnive, si njė nga shkaqet e mashtrimeve jo vetėm fetare:

…Shashkinllėk shumė e hutim kem mjerėt na
Sendin e mirė pėr keq e shohim aq si na
Sendin e keq mrė po e shohim bahtina
Gjithė tė kėqija po punojmė pa ja da…

Se gjendja aspak e lakmueshme nuk do tė ndryshohet po qe se nuk ndryshohet nė kahje pozitive, raporti ndaj nevojės sė kuptimit tė ekzistencės sė njeriut nė kėtė botė, Hilmi Maliqi e konfirmon nė bejtet e veta, duke kėrkuar qė secili fenomen tė shikohet me “mana”. Nevoja e mejtimit racional pėr tė gjitha dukuritė e jashtme objektive, por edhe ato subjektive, ėshtė kusht pėr hapjen e shtegut drejt zbulimit tė sė vėrteės sė pranisė kudo tė Krijuesit:

…Hiēu prej gafletit more vėlla
Kėqyri syretet me mana

Pėrndryshe jeta me sfidat e shumta hutojnė individin dhe kėtu pason vėretjaj e tij:

…Kjo dynjaja shkallė po ka
Gjithė i cilli me hyp ka
Pa u rxue ēfarė ska…

Konsekuent ndaj stilit tė tij, ai edhe kėtu si nė ēdo fund tė vargut tė vet, i drejtohet vedit:

…Hiēu shkallėve Hilmija
Ndaē me dek me shum sefa
Hiēu shirqit mos me ra
Cop e cop bahesh shybhe ska…

Pėr dallim nga mėnyra e tė shprehurit nė trajtesa mistike, ai komunikon drejtėpėrdrejt nė vargje kuptueshėm, ēiltėrt, qė ka tone vrojtuese, shpesh edhe pėrqeshėse, ishte pjesėrisht; forma e tė shprehurit, tė cilėn e praktikonte edhe gjatė punės me pasues tė vet. Indiferenca karshi deformimeve fetare qė ishin rezultat i veprimtarisė sė persoanve tė dyshimtė dhe si pasojė e analfabetizmit tė popullit, e brengoste mjaft sheh Malėn. Nė shumė bejte, ai do t’u kthehet kėtyre preokupimeve, duke thumbuar dukuri dhe individė tė caktuar, si shkaktarė dhe bartės tė tyre.

…Mere vesh ti ēka je ardhun nė xhihan
Mos ri lidhun ti nė grazhd si hajvan
Bon tefekyr ku jem ardhun e ku jem kon
Mos vikat krev nėpėr shpija si ēuran…
Ose:
…Dervish s’bohesh me kėndue disa esma
Tesbih me gishta fajde ska…

…Me dyzdys syretin dobi nuk ka
Qirin me larue ē’bon ej budalla…
Qiriu mu djeg, dirtė me bo shartin e ka…

Sot, kur diskutohet pėr fenomenin e tarikateve ndėr ne, zakonisht niset nga njė paragjykim qė prodhon njė koukludim, i cili thotė se nė veprimtarinė e tarikateve ka devijime tė shumta, madje ka aso sjellje qė haptas bien ndesh me normat themelore tė sheriatit islam. Vėrtetė praktika e shumė dervishėve nė njė farė mėnyre, argumentojnė kėto opinione, por nė kėto raste, kemi tė bėjmė me manifestimin e pseudoshkencės sė tesavufit qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me parime tė dretja tė misticizmit islam.

Pėr tendencat joislame, qė shfaqeshin nė besime dhe sjellje te pjesėtarė tė tarikateve, ishte i vetėdijshėm edhe Hilmi Maliqi, dhe pėr kėtė ai pėrkujton:

..Sheriat e tarikat,
Marifet e hakikat
Me i dit si farz reqat
Katėr dyr me i bo ispat
Fjala shejtit sheriat
Puna tina tarikaat
Hali ti o hakikat
Me dit vehten marifet
Me pesė sharte o dera parė
Ziqri daim dyta farė
Ashtu fenaja treti qar
Vehteėn me dit asht katar
Katėr dyr ti paa i dit
Hakikatin s’mun me dit
Nė terr jesish hiē pa dritė
Ku ki hakin ti me xhet
Kur s’digjonė Hibnin ēa flet…

Nė shėrbim tė popullit

Reflekset e shprehura gjerė tani, pėr veprimtarinė e Hilmi Maliqit, kishin pėr qėllim qė tė pasqyronin dhe tė ndriēonin pėrpjekjet e tij nė fushėn e krijimtarisė letrare dhe fetare. Natyrisht, kėtu u dha vetėm aqė sa menduam se duhet tė jepet nė shkrimet e tilla me vėrejtje se portretimi i figurės sė tij prej arsimuesi i iluministi, nuk ėshtė i plotė, nė qoftė se nuk jepen disa aspekte pėr qėndimin e tij mbi shqetėsime tė pėrditshme nga jeta e bashkėqytetarėve. Jemi nė kohėn pas luftėrave ballkanike, nė vitet kur fillon fushata e kolonizimit tė kėtyre trevave. Nė kėto rrethana, te sheh Mala, vinin qytetarė tė ēajnė hallin dhe tė dėgjojnė kėshilla se ē’duhet bėrė:tė durojnė padrejtėsitė qė i bėheshin popullit, apo tė marrin rrugėn e mėrgimit nė vendet e huaja.
Edhe kėtu qėndrimin e kishte tė drejtė e nė pėrputhje me misionin e udhėheqėsit tė fesė dhe tė popullit: vendlindjen nuk duhet lėshuar dhe thoshte: “ Nėse je i shtrėnguar, tė ndashė shtėpinė pėr gjysmė me kolonė, e asesi ta braktisėsh atė”!
Gėzonte respekt nė popull. Nė raste tė keqtrajtimeve nga ana e organeve shtetėrore nė kohėn e pushtetit turk dhe mė vonė tė atij serbian, mbronte popullin. Tregohet rasti kur ai i printe rubimit protestues tė qytetarėve tė Rahovecit, e shkas ishte njė aksident qė provokuan ushtarėt turq, me ē’rast u dogj nė xhami.

Mirėpo, veprimtaria e tij kombėtare konsiston nė angazhimin dhe nė punėn e palodhshme qė tė ngallė tek besimtarėt shqiptarė, ndjenjėn pėr dashurinė ndaj sė vėrtetės absolute qė sigurisht ėshtė parakusht pėr fuqizimin e ēdo ndėrgjegje, pra edhe asaj kombėtare.

Nga Divani i Hilmi Maliqit

…Tok e qill me pa insani sa hyner
Hajvanati kaēe shohin ej i mjer
Kush e zahir nė tok e nė ēill bon feqer
Ibrahim mil-let nė kofsh ti bon sejr
Zotin me gjet lype ti hem nji rehber
Ta bon tarif zoti zahir s’ka qeter
Din me shkue kau nė mulli edhe nė arė
Daju pej tij shko tu Zoti udha mbar
Me sy tė ballit me hajvan je barabr
Se syt e zemrės qeli, mos ri si gomar

A po ndigoni turk e vlla
Me fol bejte s’kam sevda
Terri madh fart na ka ra
Ēoni durt gjith tė bojm dua
Zoti na i hijek kto bela
Nji her turku drit me pa
Ton hajratet na kan ra
Dert nuk kemi mjerėt na
Terr nė zemėr na ka ra
Dro prej Zotit kurkush s’ka
Erdh kolera Srbija
Naj hoē haku shejtnija
Opet nė mend nuk na ra
Lypim fursat pėr serma

Neve na thon melami
Pluhnin zemrės kemi fshi
Skemi herk as anteri
Pėr udhė tė Hakit jemi shkri
Nuk dim teqe as xhami
Nė Kudsi Sherif jemi hi
Ihram tė qabes kemi vesh
Perkat tona kemi desh
Kėt sirr kurkush se merr vesh
Pej dynjas krejt pa u desh…


_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Agim METBALA   12/9/2009, 14:08

Lexuesve tė Forumit, po e prezentoj benjtexhiun Shaip Zurnaxhiu, apo ndryshe i njohur si Mulla Shaipi, guximin e tij tė skajshėm (duke pasė pėr bazė se ishte predikues), ngase nėse kthehemi nė retrospektivė nė kohėn kur ai ka jetuar e vepruar, nėse vlerėsojmė realisht nivelin e vetėdijes sonė kombėtare tė atėhershme dhe shkallėn e arsimimit, kur ai shkroi kėtė poezi tė kushtuar dashnisė - dashurisė, lirisht mund tė konstatojmė se ai ka qenė i zhveshur nga paragjykimet dhe i pregatitur pėr njė luftė tė mundshme e tė pakompromis me masėn, sigurisht pėr hirė tė prosperitetit dhe afirmimit tė vlerave civilizuese, si popujt qė ishin shumė para neve.


SHAIP ZURNAXHIU
(Mulla Shaipi)

U lind mė 1884 nė katundin Mamushė e mė pastaj u shpėrngul nė Rahovec, ku edhe jetoi e veproi. Vdiq mė 1951.

Ishte nxėnėsi i sheh Malės (Abdylmaliq Hoxhės) tė Rahovecit. Ashtu si edhe mėsesi i tij, i takonte rendit tė dervishėve melami. Si shumė tė tjerė u ndikua dhe u frimėzua nga mėsuesi i tij.

Ka shkruar nė tri gjuhė: nė shqipe, nė turqishte dhe nė sllavishten e Rahovcit. Pėr tė tri gjuhėt, ka pėrdorur alfabetin arab. Opusi letrar i Shaip Zurnaxhiut pėrfshin: 17 vjersha nė gjuhė shqipe, 20 nė turqishte, dhe 5 nė sllavishte.

D A S H N I S Ė

Ftyrėn tonde si ta pashė
Mu’ m’kaploi dashnija;
Z’dij ēa boj, z’dij unė thash -
Mu’ m’hutoi dashnija.

N’dash zin besė, n’dash zin lojė,
Si ta banė njerėzija,
Un’ pa ty nuk di ēa boj -
Ēa m’duhet gjallnija.

Si t’kam pa t’paren ditė
Ti pėr zemėr m’u ke ngjitė,
M’dush a s’dush unė s’du me dijtė,
Mu’ m’gufon dashnija.
.................................................. .........
T’isha mbret un’ zine besė,
Krejt dynjanė pėr ty e shes,
Pėr me t’rrogu’ deri t’des,
Mu’ m’gashnoi dashnija.
.................................................. .......


Due me t’dashtė me zemėr plot,
Z’due me dijtė pse derdhi lot,
Due me kajtė un’ per gjith mot -
Mu’ m’gushlloi dashnija
.................................................. .......

Po m’gufon zemra m’ u mbush,
Dertin tem s’ma di kurkush,
S’mun e mshefa, m’duel per fush -
Mu’ m’mashtroi dashnija.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Abdylmalih Hoxha   12/9/2009, 14:08

DERVISH SALIHU

Dervish Salihu (Salih Muēaj) u lind nė Lubizhdė tė Hasit (sot Lugishtė), mė 1820. Njė kohė tė gjatė ka jetuar nė Rahovec.

Qė nė moshėn shumė tė re, bashkė me tė jatin Fejzė, vjen nė Rahovec dhe punon si bukėpjekės nė furrėn e Shehėve. Pasi ishte shumė afėr me teqen e Sheh Sylejmanit – tarikati Elveti, me kontaktet e pėrditshme, ai u impresionua dhe u lidh me tėrė qenien e vet nė marrjen e mėsimeve mistike, e nė anėn tjetėr ai edhe kishte njė talent tė jashtėzakonshėm nė thurrjen e bejteve.

Po ashtu nė mesin e krijuesve rahovecas, e prezentojmė kėtė krijues, sepse bejtet (ilahitė) e tija, edhe sot e kėsaj dite, kėndohen gjatė zikrit nė tė gjitha teqet e Rahovecit, dhe nė ēdo takim tė rendit tė dervishėve.

Supozohet se Dervish Salihu ka vdekur (ndėrruar jetė) mė 1891.

MOS E BON VEHTEN GJITHKUSH

Hej dynja dynjaja shkret
Pėr mymin koke izjet,
Se shka boj s’e di as vet –
Medet ja pir hyrmet ja sheh.

Shumė u dogja unė me derte,
Ymri me shkoj me myhnete,
Si t’ja bojmė hallin k’saj jete –
Medet ja pir hyrmet ja sheh.

Mos e bon vehten gjithkush
Me hyp n’kumell me lyp rrush,
Se te sheh te flet dikush.
Medet ja pir hyrmet ja sheh.


Mos e bon veten hiraē
Se shehi pėr ne nuk asht miftaq,
Qite shpirtin telall haraq,
Medet ja pir hyrmet ja sheh.

Hej Salih shka je harlisė
Me kto fjalė qė po i flet halisė,
A mos je nokta Alis –
Medet ja pir hyrmet ja sheh.
Sahi je nokta Alis
Medet ja pir dermon ja sheh.

KJO DYNJA KĖRKUJT S’I MET

Eni vllazen muhabet
Kjo dynja kėrkujt s’i met.
Ruju vlla mos ban qeder
Se nuk she dritė e jet nė terr.

Amon vllazen kam rixha,
Nermje veti mos me u da.
Se para shehit kur jam ra
Hasretllak ner dervish nuk ka.

Mos bon nej vlla me zahir
Se te prek te nguc ne pir.
Menja tine nuk ja mrrinė,
S’ka marr vesh ai gjo pir sirr.

Neve haki na u bo sirr
Sall qi kem fort tė kqi,
E pėr t’mirin nuk asht sirr
Para sysh daim ai kqyr.

Pasha sytė qė i kam nė ball
Se kam temin un ket mall,
Per pa izė sun ta boj ikrar
Se mė del mue naj fjalė.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Abdylmalih Hoxha   Today at 22:13

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Abdylmalih Hoxha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: