Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Nezim Frakulla

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Nezim Frakulla   12/9/2009, 14:05

Nezim Frakulla (ose Nezim Berati) ėshtė nga autorėt e parė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab; nė mjediset ku jetoi e krijoi, luajti rol nė zhvillimin e kėsaj rryme.
Nezimi lindi nga fundi i shekullit XVII nė fashtin Frakull tė Fierit nė njė familje tė vogėl feudale. Qė i ri mėsoi nė medresenė e Beratit, pastaj shkoi nė Stamboll, pėr tė studiuar mė tej, ku ndenji njė kohė tė gjatė dhe filloi tė vjershėronte turqisht, persisht e arabisht. Bėri shumė udhėtime nė vendet e Lindjes, por mbeti i pezmatuar. Nė njė bejte turqisht shkruante: I rashė botės anembanė, por zemra m'u mbush me gjak. Nė vitin 1730 u kthye nė Berat, i varfėr, kėshtu qė u detyrua tė shėrbente si qehaja te njė bej. Gjatė kėsaj kohe filloi tė vjershėronte nė shqip, sipas frymės sė poezisė orientale. Berati, qė ishte njė nga qendrat kulturore mė nė zė tė kohės, kishte edhe shumė bejtexhinj, tė tjerė. Rivaliteti me myftiun e qytetit pati pasoja politike pėr Nezimin, prandaj u detyrua tė shkonte nė Elbasan. Mbas njė internimi nė Besarabi, Nezimi kthehet pėrsėri nė Berat. Vdiq nė burgun e Stambollit.
Nė gjuhėn shqipe Nezimi la njė divan(1) dhe shumė vjersha tė shpėrndara. Njė pjesė e krijimeve tė tij kanė kaluar gojė mė gojė e u bėnė anonime. Duke ndjerė qė qėndronte mbi bejtexhinjtė e tjerė, Nezimi e afirmon veten si mjeshtėr qė i pari krijoi divanin shqip.

Divan kush pat folur nė shqip?
Ajan(2) e bėri Nezimi.
Bejan(3) kush e pat folurė shqip?
Insan(4) e bėri Nezimi.

Divani i Nezimit duhet tė ketė pasur rreth 110 vjersha. Tematika ėshtė disi e gjerė. Nė krahasim me poezinė e atėhershme dhe me modelet orientale, autori solli elemete tė reja, qė pasqyrojnė anė tė jetės nė Shqipėri.
Njė pjesė e mirė e vjershave tė Nezimit janė gazela(4), ku i kėndohet bukurisė dhe dashurisė. Gjithashtu ato trajtojnė njė problematikė morale, flasin pėr miqėsinė, diturinė etj. Nė vjershat e Nezimit pasqyrohet botėkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, sulmohen me pėrbuzje miqtė e rremė, ambiciozėt e smirėzinjtė.
Nė kushtet e shthurjes sė sė sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis sė vjetrės qė shembej, dhe sė resė qė po lindte. Nė vjershėn "Ankimi mbi gjendjen e kohės„ , Nezimi na krijon pėrshtypjen e njė bote tė shqetėsuar, tė njė atmosfere tė pasigurt, ku ėshtė e vėshtirė tė lidhėsh miqėsi, ku bėhet njė ndeshje ė egėr pėr tė dalė nė krye e ku njeriu nuk ka vendin qė i takon sipas virtyteve tė zotėsisė. Autori thotė: "… sorra sot gaha bilbil nukė dahetė dot„. Edhe sikur keto motive tė jenė tė marra nga letėrsia orientale, ato, sidoqoftė, s'janė pa lidhje me realitetin e kohės.
Jeta boshe dhe parazite e bejlerėve dhe e tė pasurve pasqyrohet nė vjershėn "Teferiēi nė Belēė„. Nėpėrmjet pėrshkrimit tė njė pikniku nė fshatin Belēė, poeti tregon pėr qejfet dhe tekat e feudalėve dhe pasanikėve, pėr shpenzimet pa kufi, pėr tė mirat e pasuritė qė i kanė grumbulluar nė kurriz tė popullit. Me interes ėshtė edhe njė vjershė qė Nezimi e shkroi kur po niseshin pėr nė Stamboll disa shokė tė tij. Nė tė gjejmė dashurinė pėr atdheun dhe brengėn e dhembjen e njė mėrgimtari pėr vendin e lindjes:

O shokė, mos na harroni,
se vemi nė dhč tė huaj,
njė selam tė na dėrgoni,
bari nė tre-katėr muaj.

Do t'ju jap njė amanet,
kur tė shihni fush`e male,
tė faleni me shėndet
prej meje mė shumė halle. Nė mjaft vjersha Nezimi i kėndon natyrės, e cila jepet plot jetė e lėvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Nė mėnyrė tė veēantė ai i kėndon pranverės, duke na dhėnė skena tė gjalla e plot hijeshi. Dy kėngė pėr "Beharin„ janė nga poezitė e tij mė tė bukura tė tij.

A s'e shihni ju nė dynja
Manushaqenė,
nėpėr male, nėpėr sahara(6)
ēeli faqenė?

Ose

Behari u lulėzua
U zbukurua dynjaja.
Jeta nė shenllėk(7) u mbulua,
gėzojnė fukaraja.

Nezimi ka shkruar edhe vjersha mistiko-fetare ose vjersha kushtuar ndonjė fushate ushtarake e ndonjė sundimtari. Pra, jo vetėm tematika e krijimeve tė tij ėshtė e larmishme, por edhe bota e ndjenjave. Gjejmė nė to nota lirike, por edhe tone zemėrimi e ironie; krahas ndjenjės sė ngazėllimit, gjer edhe ndjenja dėshpėrimi, qė e kanė burimin edhe te realiteti i kohės, por edhe te brengat e shqetėsimet qė e shoqėruan tėrė jetėn.
Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik tė poezisė sė kohės. Edhe pse nuk u shkėput nga modelet orientale e nga motive tė njohura tė tyre, si bilbili, trėndafili etj., nė vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura qė burojnė nga realiteti shqiptar. Gjuha e rėnduar nga fjalėt e huaja e dėmton vlerėn e poezisė, edhe kur nė tė ka figura e mjete shprehėse mjaft tė goditura.
Nezim Frakulla ishte poet me frymėzim e talent. Vepra e tij la gjurmė tė thella nė krijimtarinė e poetėve tė tjerė qė shkruan me alfabet arab.

SHPJEGUES
(1) Divani nė letėrsinė orientale ishte njė pėrmbledhje vjershash, tė renditura sipas njė rregulle tė caktuar
(2) E nxorri nė shesh
(3) Retorikė
(4) Njėri, d.m.th. diēka pėr tė qenė
(5) Krijim i shkurtėr nė poezinė e lindjes, qė i kėndon kryesisht dashurisė
(6) Fusha
(7) Festė

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Nezim Frakulla
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: