Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Frang Bardhi (1606 - 1643)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Frang Bardhi (1606 - 1643)   12/9/2009, 03:58

Frang Bardhi

Hyrje

Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe
humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.
Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"
Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar
shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave.
Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.
Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.
Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe.
Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr.
Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.
Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.
Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu
(lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".
Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit.
Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Frang Bardhi   12/9/2009, 04:13

Parathėnia e "Fjalorit" tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 ) :

(Fragment)

Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2)
copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa
maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė
kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh
error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak
mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė
veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7)
posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera
kafshėve(8), qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet...
I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9).

Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10)
e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret
sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash
krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė
mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar
mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė
t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt
tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė;
do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa
vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė
arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa
udob(20) t'u vinjė ...

... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė,
shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee.



Shėnim :

"Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa
te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit.



Sqarime :

( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend,menduar.
( 2) Qish, ēfarė.
( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapetė, tq. konceptet.
( 6) Mėndy, m'u duk.
( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend.
( 8) Kafshėve, sendeve.
( 9) Tė moritunė, tė pakė,tė dobėt.Lurij,(Loreto),qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė
pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin,B. e filloi duke qenė akoma nxėnės.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide").
(11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė lojtėn rol me rėndėsi nė
kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII.
Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s pėrktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura tė mendoj.
(15) Tė falunazė, pėrdhėndetje.
(16) S'tė kėtje, sė afėrmi.
(17) Pėrgjat, pranė,pėrkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fėdigenė, lodhen,pėrpiqen.
(20) Udob, lehtė.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: STAVRI TRAKO   12/9/2009, 04:15

Franciscus Blanchusei
Frang Bardhi
(1606-1643)


Kapitull VII

Proverba & te ndėntie(tė ndigjuara)
Epirotarum
1.Veē tėnė zon adhuroj(veē zotin tonė adhuroj)
2,Kush njef vet-hen njef tėnė zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)
3.Njeriu mbledh e zot ynė pėrderdh.
4.Veēse zoti ynė ėshtė i pamėkat.
5.Ata tė mire qi tė hajsh s’gijesh e tinzot ia hanj.(Ajo e mire qė tė hash e s’ngopesh e zotit tonė ėshtė haj)
6.Shkaku ka shumė arsye.
7.Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar nuk ka vuajtur)
8.Ēfarė tė bėsh, bėhe urtėsisht.
9.Zgjidhe fjalėn mė tė pėrēuerm
10.Njeriu i urtė (I menēur)zgjedh fjalėn e vet.
11.Gjinden shumė duer (lloj) njerėzish.
12.Shikomė stanin ,ani(pastaj)tė bamtė (bėmat)
13.Njė frutit lisi e mire njifet, kish qenė Madha (frutet e njė peme tė mire njihen se janė tė mėdha)
14.E dogj languan bushtėra.(E djeg languan bushtra)
15.Tė kėqiat mbėshojnė(rėndojnė)
16.Kush nuk ėshtė mbės-huem(mėsuem),s’di me urdhėnue (s’di me urdhėru)
17.Mbasi ta kesh zėnė,ani mbėsho.(pastaj mėsho)
18.Majmuni nuk tė zihet mbė lak. (Majmuni nuk zihet nė lak)
19.Anmikun mos ēel zuun. (Armikut mos i ēel synė)
20.Me mijtė ha e pi ,e treg mos bėj.
21.Njėra dorė lan tjetrėn e tė dyja lajnė faqet.
22.Armiku plak ,s’tė bėhet kurrė mik,e nė t’u baftė s’bėhet i drejtė.
23.Skifteri s’gjitet (nuk u qepet) mbas mizashit. ( mizash)
24.Mė mire me hesht, se tė flasish shumė.
25.Pėr tė paditurit , tė pafolurit ėshtė tė folė.(tė heshturit ėshtė si tė flas)
26.Duke folė fjalėt,e fėdiga (e keqja ) rritet.
27.Mos i jep arėsye tė paditurit,thotė Solomoni.
28.Fjalėt janė gra(pėr grate) ,tė bamet burra.(bėmat janė pėr burra)
29.Gjithėkush duhet tė mbaj njė mjeshtėri fshehur.
30.Njė njeri, qė ka shumė fjalė na i shkėrthen mendtė.
31.Ato gjaste (ngjarje)qė s’tė kanė hije e s’tė pėrqasen,s’duhet me dėshirue.
32.Ato gjaste qė tė bjejnė(sjellin)tė dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.
33.Mė mire me dekun njė here(tė vdesėsh njė here) ,se me u rreziku gjithėherė.
34.Cilido nga zogjtė, o bilbili e bie pranverėn.
35.Kur dro se (druan se) tė del ma keq ,mos e ban.(bėj)
36.Kush vete nė mulli, doemos do pėrmjellet.
37.Dėshirojmė gjithėherė ato caste, qė si kemi.
38.Gjithėkush shikon tė mirėt e vet.
39.Peshku ma parė qelbet ndė kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar
40.Ani i qeih nuk thehet.
41.Dita e mirė njifet ndermenate.(qė menatė,pagdhirė)
42.Molla nuk rėzohet larg mollės.
43.Gjithė gjastet (ngjastet) me mot.(gjithė ndodhitė nė kohėn e duhur)
44.Duhet me pritur rend.
45.Bushtra qė ngutet me pjellė,bėn kėlysh tė verbėr.
46.Kush shkon ngadalė ,shkon ku e vendos.
47.Ky shekull u ongėthi( u hėngėr ) ndasgia. (ndasish)
48.S’bėt besė ndė kėta shekuj.
49.Kush len kembyem (i marrė),kėmbyem ( i marrė) vdes.
50.Mė mire me pasun armikun shtruem(hapur),se sa mikun e mbyllėm.
51.Tė folurit e prit.
52.Kush dhjet nė det, e gjen nė krypė.
53.Duhet me shtri kėmbėt sa ke tė mbuluemit. (mbulesėn)
54.Tė gjithė jemi bijtė e mortjes.(vdekjes)
55.Marin(mbaren ,turpin) s’duhet me e harrue,perse sot mue neser ty.
56.Si tė nderosh, ashtu ke me qenė nderue. (Si tė nderosh,ashtu do tė tė nderojnė)
57.I belbti merr vesh mė mire tė belbtit.(belbaku atij qė i merret goja )
58.Deti,zjarri ,gruaja tri tė kėqijat mė tė mėdha.
59Kush ha shumė biber(piper) s’dendet edhe ne lakna.
60.Nė qind tė fitueme ,s’pagujnė njė tė pagueme.
61.Gruaja e bukur dhe vera e ėmbėl janė helm.
62.Tė vobegun ku ta zerė nata ,aty asht pallati i tij.
64.Posi leu ,ashtu vdes njeriu.
65.Kali ėshtė i atij ,qė e ngarkon.
66,Njė gur nuk bėn mur.
67.Dheu i zi e bėn bukėn e bardhė.
68.S’duhet me i shėrby atij, qė s’tė njef.
69.Mjalti shumė here bėn tė lėpim gishtat.
70.Kush bėn fosen (Gropen) shoqit vet bie ndė tė.
71.Kush vete nė mulli mė pare ,ai mė pare bluan.
72.Kush dro(druan) zjarrit ,Ntimit(nga tymi) ikėn.
73.Merr pene nė do te gjesh lėmshin.(kap fillin)
74.Ri shtrembėr e fol drejt.
75.Kur tė shofsh vesht e vetit ,atėhere ke me mė pa.
76.Kush ngjan,qan.
77.Si mė sheh ,ashtu mė shkruaj,
78.Qet (gjuan )shigjetėn dhe mēef (fsheh) harkun.
79.Nė njėrin vesh mė hyn e nė tjetrin mė del.
80.Ndėr tė verbėtit, edhe ti mbėshil sytė. (mbyll sytė)
81.I verbėri heq tė verbėrin e tė dy ndėrfosen e rrėzohen.
82.Ai ēast qė ėshtė mė i bukur,ai ėshtė mė i vėshtirė ta kesh. (me e pasun)
83.Luftė pa tė vdekur ,s’ėshtė(s’ka)
84.Tė dashtunit (dashuria)prej sė pamit vjen. (nga atė parit vjen)
85.Kush ka hov, shkėcen. (kėrcen)
86.Kush njė kias ep,dy here ep.
87.Kush ka denar(pasuri ),amė e atė ble.
88.Gjithka fal, ka per denar.(gjithėka fal ėshtė pasuri)
89.Kalin e mire shpore nga dhuna.
90.Mos mė merr, ē’mos mė ke dhėnė ( mos mė merr atė qė s’ma ke dhėnė)
91.Lufta e madhe e ban pajėn e ėmbėl.
92.E vėrteta si pėlqen gjithėkujt
93.Ujku qimen e ndėrron ,ma vesin se harron.(por vesin se harron)
94.Edhe delet qė i numėron i ha ujku.
95.Digjet bari i njomė ,ndėr pėr tė thatė.
96.S’duhet me i zan besė as ujit ,as turkut.
97.Ku turku ve kambėn aty s’del bar.
98.I shkėmbyemi (I marri) gjithė herė bėn dasėm.
99.Gjithė dheu i ka zakonet e veta.
100.Unė zot e ti zot ,e bar kalit kush i jep.
101.Unė fisnik e ti fisnik ,e kasht kalit kush i shtie.
102.Shigjetėn e shtime nuk e kthen.
103.Mos tė mundoftė i munduemi.
104.Si tė bash ashtu ke me gjetun. (ashtu do tė gjesh)
105.S’ėshtė mbare mos me ditur, ma me mos dashtun me xan.(por tė mos duash tė nxėsh)
104.Vuan ajo shtėpi ku kėndon pula ,e gjeli hesht.
107.Me atė masė qė tė matin, me atė keni pėr tu matur.
108.S’ėshtė i urtė (i menēur) ai qė mshel (mbyll) derėn e oborrit ,mbasi i vodhėn kanė dhe dhitė.
109.Mė mire me thyem kryet, se me vu zakon tė ri o tė lėnė.
110.Nė tė pafsha nja tjetėr here,ka me qenė e dyta here.
111.S’duhet me lujt me gurė pėrpjetė. (Loja me gurė pėrpjetė tė thyen kokėn)
112.Ma vlen njė dhelpėr e gjallė,se njė luan i coftė (mė shumė vlen njė dhelpėr e gjallė se njė luan i ngordhur)
113.Tuk i diegj plakesh e aty pėrket .Ku i mbaron vjetėt ,plakesh ,aty pėrket.

I pėrndrituri Frang Bardhi ua dedikonte Fjalorin Latinisht Arbėnisht, gjithė atyre Arbėreshėve qė do ta marrin me zgjedhur e me nxanė
Nė parathėnien e librit, Ai thotė:Tue pasun ditė e pėr ditė tė dashtunit e mij (mbasi hyra nė Kolegj) kujtuam me qit (nxjerr) copė libėr qė ėshtė me ndihmue : mė njėane gjuhėn tonė qė po bdaret e po bastartdhohet , sa ma parėt e vė(qė sa vete e mė),e ma fortė me mendihmue,gjithe atyre qė janė ndėr dhenė e tin zot e tė shenjtės Kishės katolike e qė s’dijnė gjuhėn Latine .Pa tė, nuk mbetet kush qė mund tė shėrbejė si duhet ,zakonet e Ceremonitė e Shenjta tė Kishės tė Romės pa pėrseritur prapė njė gabim a faj tė madh. .Duke u ndjerė shumė mirėn me marrė e me kthyem nga gjuha latine nė gjuhėn Arbėreshe njė fjalor ,njė tjetėr fakt ėshtė veēes nja libre ,qė ka nė tė sa fjalė e sa emra qė janė ,e gjinden nė kėtė pjesė shekulli :posi kur me thanė(si tė themi) ,tė njerėzve e tė shtazėvet ,ujėrave e tė maleve e tė fushave e tė sa tė tjera kafshėve ,qė gjinden ndėnė qielltė dhe mbi qiellt, posi kur tė tinė zot,tė engjėjt,tė shenjtit e tjera . Cili(Ky) libėr mė pėlque e mu duk se kishte me qėnė pėr ndonjė ndihmė ,ndonėse tė pakėt,e tė merituar qė kėshtu mbase i duhej. (pėr ashtu mbasi u dashte ) Kolegjit te Zonjės sė Lurit, kur erdha nė Romė, prurė thenit Kuvendit Shenjtė,e tė Ndriēimit Ndershmit zot Ipevshkit tė Zadrimes tim Ungji, i quajtur Gjeēi i Bardhė , nga fisi ynė e i dorės sonė, shumė i urtė e i vyer (vyjshmi),i cili prej dashurisė sė tinė zot Tė shenjtit At PAPA Urbanit VIII ,ėshtė tash krijuem e bam Arqipeshk i Tivarit . Hyra nė Kolegj ku janė shkollarėt o ata qė xanė me vojtė(tė shkojnė) mbasandaj, ndėr tė pa fet, me kėnduem tė shenjtėn e te vėrtetėn fenė tonė ,zuna fill tue kėthyem ketė fjalor mbė gjuhet tonė,e kėtheva nėsi (siē ) gjithė mujta (munda),e mbasi e sosa (mbarova ) mu duk i pakė ,e i vogėl;prandaj ashtu hina(hyra) tuj kujtuem (duke kujtuar ),e shkrova mbė gjuhėt tonė ma parė do tė falunash(pėrshėndetjesh), qė i kanė zakon e i bėjnė Arbėneshėt kur sė largu,o sė kėtej mbė udhė e piqen ,tue vum pėr ngjat tyre (duke vėnė krahas tyre) edhe mbė gjuhet e Latineve , gjithėashtu edhe do proverba e tė thėna, nse sijashit (n’ disa prej tyre ) i kanė zakon e i thonė Latinėt disa italjante :disa ndajfolje edhe gjithė fare kasheze janė nė ketė cope libėr, I vura fjalė pėr fjalė,e ma pare mbė disa vise(raste) vuna latinisht ,e pastaj pėrbri o pėrfundit vuna Arbėnisht e mė tė tjerat vura ma pare fjalėne ,e rjeshtėnė Arbėnisht, pastaj pėrfundit Latinisht ,ashtu qi,ata qė nuk e dijne,e qė duan me zanė gjuhėnė latine ma mire e ma vdob(ndihmė) tu vijne. Perse veēe dy ēaste (tė dashtunit e mij)me shtynė ,e mė nxitnė me u fedigun (pėrpjekun)e me kthyem kėtė libėr :e para qė me shtim beleg (qė tė ftoj) gjithė atyre qė munden me kthyem ndonja cope libėr pėr ndihmė tė fesė e tė dorės sonė. ,:e dyta e ma e zellshme qė tė paditunitė gjithė atyre (posi preka ndė tė zanėt filli tė kesaj letere )qė shėrbejnė Kishės sė Shenjtė ,popullit, e famullisė ,e thonė tė shenjtėn Meshė ,e kėndojnė shenjtėn oficia, ,mbė gjuhėt e mbė hesapit (llogari,interes) tė Letinėt ,e te shenjtės Amė Kishė e Romės ,as nuk ndėgjojnė ,as nuk marrenė vesht gjith ēthonė ,e gjithė zgjidhen ,e ai qė asht i pa ditune ,posi thotė Katoni ,legere o non itelligere nengligere est,sikur me thane(qė do tė thotė) e zgjidh (zgjedhja ) ,e mos ndėgjo o mos merr eshtė, gjith zgjeth te pa ditun ashtė.Prashtu (shtė po ashtu si tė zgjedhėsh paditurinė) Unė lus tė dashtunit e tė vyrtytshmit e mij pėr tė mirtėt tuaj ,qė ti vini kryet e mentė me gjithe zemer, fuqi kėtij Ditionar(fjalori),e tė mos e lėshoni ndoret(nga dora ) e mendjet qė duhet ta merrni vesh e tė zini gjith thotė (gjithė ēka thotė) , e gjith mėson(gjithė ēka mėson ) e vnue(e pėrmban) U premtoj qė pėr te vėrtetėn ndė daēi pakėz me u fėdigun(pėrpjekur) kini me zanė kėsi libri( keni me nxaė nga ky libėr),ndė mos tjetre ,me ndėgjuem gjith urdhėnon kalandari,o ordinary ,e gjithė rubrikėn Rubrikė qė do me thėnė tjetėr veēse ato fjalėt kuēijet (kyē) ,paret me ta ;mba tė tjetėrėt(nė anėn ttjtėr) anė kujtova,e me dy ma mire kthyem gja kafshė ‘se asgja( se ėshtė mė mire me kthyem diēka se asgjė) ,pėrse .ndėmos ngjejem mendjet se nde terit (pėrse nuk gjejmė mėndje(dije) duke ndenjur ) e pakėt dritė vjen e kushton shumė.Vullneti e kujdesi veēse, Krijuesi i Qiellit. Por e di Vėlleznit e dashtun si e kam pasun e si e kam ndė me rante fuqia me dhanė dorėn e me ndimuem tė pa fat e tė dorės Arbėneshe ,pra ashtu pėrzini ma me me kėte fedigjeze(pėrpjekje) sa asht e si do asht po sikur te ishte diēka e emadhe e vuetshme(e vlerė) e mos u vinjė vėshtire me uruem pėr mue ,i thoni shėndosh.
Prej Rome ,Dit ndė Maj 30,ndė vjetėt e Krishtit 1635
Prej lisave(burrave) kėrkohen fruta tė mėdha, se pėr mė keq mjaftė nga djemtė asgan i bjerin vlerat e tyre ngaqė bredhin e digjen si langojtė nga bushtra(hasmi).

Pas kėnaqėsisė sė veēantė qė ndjeve kur arrita tė transkriptoja tė 113 proverbat dhe pathėnien e fjalorit latinisht shqip tė tė pėrndriturit Im zot Frang Bardhi ,ndoqa rendin e proverbave duke u munduar tė kuptojė brendinė filozofike qė ato i pėrcillnin nga afro 400 vjet mė parė, sofrave tė burrave Arbėresho -shqipėtarė ku ato do tė pėrcilleshin. Ishte pikėrisht koha kur Shekspiri vinte nė skenėn e teatri Globus tragjeditė e tij tė pavdekshme.Dikush do tė mendojė se ē’lidhje kanė ndėr veti kėta dy njerės tė mėdhenj .Pėrpos bashkėkohėsisė ata i bashkon dhe misioni dhe pėrgjegjėsia e secili pėr bashkėkombėsit e tij .
Shekspiri u ndritėte udhėn bashkėkombasve pėr epokėne re qė lindte nė Anglinė e fillim shekullit tė17 tė ,ndėrsa i pėrndrituri Im zot Frang Bardhi kėrkonte,sadopak, tė pėrhapė dritėn e diturisė dhe tė pėrshkėndijoje lirinė nė ndėrgjegjen e fjetur tė shqipėtarėve duke pasur si kryefjalė adhurimi pėr zotin dhe domosdoshmėrinė e njohje sė vetvetes.
Hirėsia e tij Frang Bardhi e ndjente se po rrezikohej gjithēkaja e aritur deri atėhere nga arbėneshėt e tij, e pėr mė zi, tė tjetėrsohej e tė mbulohej nga tisi i harresės .Shkaku- thotė Ai -ka shumė arėsye .
Pėr tė mos u bėre preh e rrethanave historike e fatalitetit qė rezervonte atyre ēasti historik ai propozon qė gjykimi tė bėhet urtėsisht dhe duke zgjedhur fjalėn e pėrēueme .Nisur nga rrethanat e interesat,nė tė cilėn ndodhen njerėzit, ai thotė,se gjinden shumė lloje njerėzish .Pos gjendjes katastrofike ,prej lisave(burrave) kėrkohen fruta tė mėdha, se pėr me keq mjaftė nga djemt asgan , po i bjerin vlerat e tyre ngaqė bredhin e digjen si langojtė nga bushtra(hasmi).
Ai u kujton burrave arbėresh se njė nga tė kėqiat qė rėndon mė shumė ėshtė :padituria qė tė pengon tė bėhesh zot i vetes , I keqi(bashkėpunėtori) ėshtė si majmuni qė nuk zihet nė lak.
Imperativ i kohės ėshtė qė tė mos i hapin synė armikut Me tė keqen,edhe mund tė bashkėjetohet pėr rrethanat dhe momentin, por nė asnjė mėnyre te mos bashkėpunohet.Rrugėdalja nga e keqja ėshtė bashkimi, pėr tė gjetut fuqinė,sepse armiku plak kurrė nuk tė bėhet mik dhe nė t’u bėftė nuk bėhet i drejtė.
Tė keqen mė tė madhe Frang Bardhi e sheh tė padituria ,e cila ėshtė mė mirė tė heshtė dhe tė mos i jepet arėsye.Ėshtė koha tė lihen fjalėt dhe tė hidhet ne veprim,burrat vlerėsohen nga bėmat.Organizimi i pavarsisė e sheh si njė mjeshtėri,qė duhet mbajtur e fshehtė.Nė rolin e njė udhėprisi tė vėrtet ai porosit : -duke harruar tė shkuarėn - duke harruar ē’ka s’tė ka hije dhe nuk tė pėrqaset e ē’ka tė sjell dhimbje.Ai mendon, se ėshtė domosdoshmėri sacrifica dhe flijimi, kur e lyp nderi dhe liria e atdheut edhe prej ēdokujt kėrkohet tė pranojė mė mirė vdekjen,se sa pėrjetimin e rrezikut tė vazhdueshėm.
Ėshtė detyrim i gjithėkujt prej zogjėve, si edhe e bilbilit ,qė ta sjell pranverėn . Gjithkushi e dėshiron atė qė i mungon. Gjithkush sheh tė mirėn e vet . Por,tė keqen e sheh te udhėheqėsit, se peshku qebet nga koka,e nuk dyshon se mbarėsi e njeriut duket qė nė te ritė e tij. Asht si molla qė nuk bje larg mollės dhe njeriu duhet tė mos i shėrbej tė tjerėve .
Ēdo gjė duhet ta bėsh nė kohėn e duhur ,duke i mendur mirė gjasat,se ngutja,ngjason me bushtrėn , qė ngutet me pjellė e bėn kėlysh tė verbėr.Pėr tė arritur nė ē’ka vendos duhet punosh me mend, tė shmangėsh ndasitė,tė lidhet besė,sepse tė marrėt , tė marrė vdesin.
Frang Bardhi ėshtė njohės i mirė i qėndrimeve e mendėsisė sė njeriut tė kohės sė tij.Duke dėshirur tė eksploroj nė shpirtin e tij bėn njė paraqitjeje tė karaktereve e tipave tė kohės
Njeriu duhet tė jetė syēel, qė tė njoh mikun e vėrtetė nga miku i remė;tė mos flasė shumė;tė mos bėj keq se do ta gjej nė shtėpi dhe tė mos harroj asnjėherė se jemi bijė tė vdekjes ,turpėrimi dhe korritja e tjetri lahen pėr kokė.
Nderimi i vetvetes ėshtė njė gurė peshe, qė do tė pėrdorin tė tjerėt .Njeriu mund tė humbas nė se nuk ruhet nga rreziku i ujit ,zjarrit dhe femrės e sidomos nga kjo e fundit se kush ha shumė piper nuk dindet sė ngrėni lakra .Por, gjithkush duhet t’i friket shpageses,sepse femra e bukur dhe vera e ėmbėl janė helm.
I vobegti ishte nė vemendjen e tė ndritshmit Frang Bardhi Ai e konsideron atė njė gurė tė murit shoqėror.Ėshtė pėrgjegjėsi njerėzore,pėr t’u pėrkujdesur pėr tė ,se puna e tij e bėn bukėn e bardhė..
Ai troket edhe nė ndėrgjegjen e artyre,qė shėrbejnė tė tjerėve duke ju kujtuar se mjalti shumė here bėn tė lėpimė gishtat e ndaj atyre qė mundohen tė tė bėjnė gropėn uron, qė tė bihen vet brenda .
Pėr Frang Bardhin kishte ardhur koha pėr tė shijuar miellin e lirisė gjė qė duhej bėrė pa drojtje dhe me vendosmėri, duke bėrė vlerėsime tė urta tė situatės, pėr tė zgjidhur lėmshin,duke u ruajtur nga pabesitė e shigjetave vrastare ,nga shurdhėsia e njerzve.Ai godet verbėrinė e tyre duke e konsideruar verbėrinė vetvrasėse. Liria ėshtė ēasti mė i bukur e vėshtirė ta kesh,se kėrkon fli. Dashuria pėr liri duhet tė tregohet me pėrpjekje dhe bashkim,se tė nderuar nuk tė bėn pasuria. Robėria zhduket duke shporrur dhunėn nga njeriu,nga qė jetėn nuk ėshtė e drejtė tja marrish tjetrit kur nuk ja ke dhėnė.Ta falėsh jetėn pėr atdhe ėshtė paja mė ėmbėl,qė ke mare ndonjė here.
E vėrteta e lirisė nuk i pėlqen nė mėnyrė te veēantė hasmit, qė si ujku qimen e ndėron po zakonin nuk e harron.
Ėshtė i paqėm edhe me ata njerėz qė, me apo pa dashje, janė vėnė nė shėrbim tė tė huajve duke ju kujtuar se mund tė shkoj i njomi me tė thatin e s’duhet me i zėnė besė ujit dhe hasmit .
Gjėja mė e drejtė ėshtė tė respektosh zakonet e vendit .Pėr zotin e shtėpisė ėshtė dhunė qė tė jet shėrbėtor nė shtėpinė e vet.
Tradhėtia ėshtė si njė shigjetė e shtime qė nuk tė jep nder dhe qė ka njė fund tė trupshėm ,si tė bėsh do tė gjesh .Marrėzi ėshtė tė mos duash ta kuptosh
Vuan ai komb tė cilit i mungon burrėria e si ta vlerėsosh veten ashtu kanė pėr tė tė vlerėsuar tė tjerėt . Nuk ka mė vlerė tė kuptosh vetėm kur tė kesh humbur gjithēka se ėshtė varfėri dhe robėri e dyfishtė.S’duhet me lujt si i marri me gurėt mbi kokėn se e pėson duke tė rėnė kresė.Sado i vogėl nė dukje ēdo pėrpjekje per mėmėdheun vlen mė shumė se njė punė pėr luanin (perandorinė) tashmė tė coftė.
Tė gjithė duhet tė bėjnė detyrėn ndaj atdheut.
Me tė 113 tė thėniet, I pėrndrituri, Im Zot Frang Bardhi pėrurohet si shėnjtėrues i testamentit tė lirisė

pershtati dhe eseja Stavri Trako

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Frang Bardhi (1606 - 1643)   Today at 09:03

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Frang Bardhi (1606 - 1643)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: