Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 SHQIPJA LETRARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Odise
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 71
Location : canada
Registration date : 02/03/2009

MesazhTitulli: SHQIPJA LETRARE   11/4/2009, 15:29

Nezir Myrta / SHQIPJA LETRARE




Kur flet pėr gjuhėn - flet pėr gjithēka!
If you speak about language, you speak about everything!


Kur 'njėsia e gjuhės ėshtė njėsia e kombit' ne kemi njėsinė tonė kombėtare, njė gjuhė qė merremi vesh tė gjithė shqiptarėt e botės, e nėse dikush nuk don ta kuptojė, e nuk ka aftėsi shprehėse e vetėdije kombėtare, shprehet nėpėr dialekte tė veta, por mos tė na imponojė njė dialekt pėr gjith kombin! Duhet ta kuptojė secili shqiptar, se me dialektin e vet, nuk mund tė flasi nė aspektin kombėtar. Mund dhe duhet tė fillojė gjithmonė nė gjuhė kombėtare letrare, por askush nuk ia mohon tė drejtėn secilit shqiptarit, ta plotėsoj edhe me fjalorin e tij dialektor, njė fjalė a fjali, kur ka fakte plotėsuese - por sėpari tė mėsohemi tė flasim e shkruajmė bukur gjuhėn letrare - sepse gjuha letrare jep njėsinė e kombit, me atė matet kombi, si njė tėrėsi kompakte, nė rradhėt e kombeve tė botės!

Njė intelektual shqiptar, linguist, historian, filolog, etnograf etj., posaēėrisht, njė studjues linguistike, qė nuk njeh fonetiken historike dhe morfologjinė historike tė dy dialekteve tona kryesore, nuk ka pse mashtron mėtutje kombin se njeh a flet Shqip, kushdoqoftė ai, qė pretendon tė jetė!

Dialektet e Shqipes, tė folmet, krahinarizmat, lokalizmat etj., mund tė studjohen, analizohen, gjurmohen pėr aq aftėsi sa ka shqiptari intelektual, nė aspekt shkencor, kulturor e historik, sepse pa to as nuk do ishte vet Shqipja, ato formuan gjuhėn, ato janė baza shkencore e gjuhės shqipe - po mbi tė gjitha ėshtė gjuha letrare shqipe dhe ato dialekte, si gegėnishtja apo toskėrishtja, apo dilaekte e nėndialekte tjera duhet tė gjurmohen, hulumtohen nė shprehjen e letrarishtes shqipe, mund ta pasurojnė fjalorin shqiptar, kulturėn shqiptare, sepse sa mė shumė pėrgjegjėse tė njė fjale tė kemi - aq mė e pasur dhe mė e fortė ėshtė vet gjuha. Shqipja ka atė fenomen tė tillė spjegimi, mė shumė se asnjė gjuhė tjetėr, ku pėr njė fjalė kemi disa pėrgjegjėse tė saj dhe ajo ėshtė vet mrekullia e Shqipes!

Sipas artikullit lartė, shihet hapur se po tentohet tė ndahet gjuha ashtu sikurse edhe kombi, por nuk do tėndodhi njė gjė e tillė kurrė,sepse edhe faza kalimtare e Kosovės, me tė gjitha ato ēudira politike, nuk ka shansė askush tė gėzohet as armiku, as tė dėshprohet miku, qė shqiptari i Kosovės ta ndrrojė identitetin e tij nga identiteti shqiptar! Pretendimet e tilla janė tė pavlera, se as gegėt as toskėt nuk mund tė veprojnė nė ndasi gjuhe letrare, po pėr plotėsime e pasurime tė letrarishtes shqipe, historikut tė saj, lidhjes gjenetike tė gjuhės, pajisjes me forma tė shprehjes sa mė tė bukur, sa mė tė shkurtė, sa mė natyrale dhe tė kapshme pėr folėsin shqiptar dhe pėr tėhuajin qė merret me studimin e pėrhapjen e Shqipes nė botė!

Shprehjet e pėrditshme dialektore bėhen pikėrisht nė saje tė mosaftėsisė tė shprehet shqiptari nė nivel kombėtar, duke deformuar e bastardhuar gjuhėn me lokalizma e deformime fonetike tė gjuhės, gjoja po flas mė shkurt, gjoja po merremi vesh mė mirė, gjoja po flasim mė lirshėm, kalohet nė gjeste tė mbrapshta, qė vetiu tregon se nuk ėshtė i pėrmasave kombėtare! Ajo nuk ėshtė aq tragjike, kur edhe disa intelektual, qė i thonė vetit, e nė infomedia, shtyp, radio e TV edhe deri nėpėr mediat elektronike - tregojnė nivelin e ulėt tė tė shprehurit shqip edhe nėse shprehen si me zor, japin shenja se athua kanė kryer ndonjė shkollim shqip dikund, apo kanė lexuar ndonjė libėr shqip!

Nė kėtė themė duhet shkruar vetėm shqip, e pėr joshqipfolėsit, tė bėhen pėrkthime nėvariante tė gjuhėve tjera, ngase kjo ėshtė ēėshtje brėndashqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Ali Baba Tepelena
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 29
Age : 60
Location : tepelenė
Registration date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: SHQIPJA LETRARE   13/5/2012, 13:34

Po shum i drejtė ky shkrim qė u jep pėrgjigje atyre sharlatanėve qė duan tė sakatojnė gjuhėn shqipe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Ali Baba Tepelena
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 29
Age : 60
Location : tepelenė
Registration date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: SHQIPJA LETRARE   13/5/2012, 13:52

Poezi nga Danel Cana
GJUHĖS TONĖ

Zbritėn ujqit e uritur,
Nga pyjet e Evropės, pėrsėri!
Kėrkuan kulishėt, sa ishin rritur,
...T'i mėsonin pėr gjueti!

Shqipen e kapėn pėr gjuhe,
Kėtė shqerkėz tė pafaj...!
Qė u rrit, u zbukurua...
Tani duhet qė tė vuaj!

Se...Naimi u mbulua,
Qė e mbrojti me aq zjarr!
Ē'do tė thosh bilbil i kombit,
Po tė ishte mė tė gjallė?

Ē'do tė thoshin patriotėt,
Ēajupi e Noli i madh?
- Kini turp tė turpėrohi,
Mos u bėni tradhėtar!

Gjuha shqipe ėshtė e shenjtė,
Dhe ata qė e kėnduan,
Kishin njė barrė me mend,
Pėrmi libra u munduan!

Gjuha shqipe ėshtė folur,
Qė ditėn qė leu bota,
Erdhi dita pėr t'u shkrojtur,
Nuk na e dashka Evropa!

Janė shum tė djallėzuar,
Ndėrsen gegė edhe toskė!
Sikur vlerat jan mohuar,
Qė tė hahen me shoshoqnė!

Ndalni kėtė dorė tė zezė,
O vėllezėr shqipėtarė!
Mos e quani nder e besė,
Po kėrkon qė t'ju bėj varrė!

Gjith bota nuk ish' kėshtu,
Por me kohėn ka ndryshuar!
Edhe gjuha po ashtu,
Ėshtė rritur e zbukuruar.
* * *

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Ali Baba Tepelena
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 29
Age : 60
Location : tepelenė
Registration date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: SHQIPJA LETRARE   14/5/2012, 22:07

-marrė nga gazeta Tribuna;

KUSHTRIM BURRA, GJUHA SHQIPE PO NA KTHEHET NĖ SKRAP!

Nga Guri Shyti

Kjo do tė ishte thirrja bubullitėse, por edhe ulėritėse, e Rilindėsve tanė nė qoftė se do tė ngriheshin nga varret e do tė shikonin se ēfarė batėrdie po i bėhet gjuhės sė tyre, asaj gjuhe pėr tė cilėn shkruanin: Mallkue kjoft njaj bir shqiptari / Qi kėt’ gjuhė tė Perenisė / Trashėgim q’ia la i pari / Trashėgim nuk ia len ai fėmisė. Ose ai tjetri qė shkruante: Gjuha shqipe sa e mirė / Sa e bukur sa e vlerė. Ata, tė cilėve mbarė kombi shqiptar duhet t’u heqė kapelėn e t’u ngrihet nė kėmbė nė shenjė nderimi sepse, nė mes tė errėsirės otomane, gjetėn guximin e forcėn dhe u mblodhėn nė Manastirin shqiptar tė vendosnin alfabetin qė gėzojmė sot, alfabet, i cili jo vetėm i parapriu, por edhe i dha njė shtysė tė fuqishme mėvetėsisė sė Shqipėrisė qė do tė ndodhte jo mė shumė se katėr vjet mė vonė.

Sot kanė dalė lloj-lloj “filologėsh” e po lehin se Drejtshkrimi i gjuhės duhet ndryshuar, se ai na qenka “komunist” e dokrra tė tjera tė kėsaj natyre.

Me kėtė rast dua t’u drejtohem sėrish Rilindėsve tanė tė mėdhenj. Kujtoni se ēfarė katrahure shkronjash gjendej pėrpara vitit 1908, sekush shkruante me shkronjat qė i tekej, kush me greke, kush me sllave, kush me latine e kush me turke. Por At Gjergj Fishta, bashkė me patriotėt e tjerė tė vėrtetė tha: JO! Shkronjat e gjuhės shqipe do tė jenė kėto. Dhe ashtu u vendos. Edhe atėherė pati kundėrshtarė mjeranė tė kėsaj nisme madhėshtore, por atyre u humbi nami e nishani pėrpara “bedenave tė kėshtjellės” qė ngritėn patriotėt pėr ta mbrojtur atė, dhe, pėr pasojė, pėr tė na lejuar neve tė forconim atdheun qė gėzojmė sot.

Qaravitjet qė po dėgjojmė sot poshtė e lart, por edhe nga disa pseudopatriotė, ėshtė, as mė pak e as mė shumė, si ajo fushata e viteve tė para tė dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit XX, nė tė cilėn u bė thirrje tė shkatėrrohej e gjithė ekonomia, tė thyhej e tė copėtohej e tė shitej (dhe vazhdon tė shitet, aq sa tė habit fakti se si nuk paska tė mbaruar) pėr skrap gjithēka, pasi ishte “komuniste”, tė priteshin pemėt e plantacionet me vreshta e tė pėrdoreshin pėr dru zjarri, sepse ishin “komuniste” dhe se “demokracia” qė do tė ndėrtonim (sic) do t’i bėnte tė reja. Besoj se nuk ka nevojė, i dashur lexues, tė tė tregoj se ēfarė po ndodh sot e kėsaj dite me industrinė dhe me bujqėsinė tonė. Po tė njėjtėn gjė duan tė bėjnė sorrat qaravitėse, qė krakėllijnė nė media, me Drejtshkrimin e Gjuhės sė njėsuar shqipe, pasi edhe ajo na qenkesh “komuniste”.

Dua t’u kujtoj kėtyre pseudopatriotėve se nisma pėr njė drejtshkrim tė njėsuar ka lindur dhe ėshtė formėsuar mė parė nė Kosovė. (Kush nuk beson le tė pyesė gjuhėtarėt e asaj kohe pėr kėtė). Pse? Sepse shovinistėt serbė, me qėllimin politik qė ta ndanin kombin shqiptar nė dy e mė shumė pjesė, filluan tė deklaronin se gjuha qė flitej nė Kosovė nuk ishte e njėjtė me atė qė flitej nė Shqipėri, prandaj edhe kosovarėt nuk janė shqiptarė. Atėherė patriotėt e Akademisė sė Shkencave tė Kosovės ngritėn pėrpara Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė tė asaj kohe problemin e njėsimit tė gjuhės dhe, siē ėshtė e njohur, nė vitin 1972, u thirr Kongresi Mbarėkombėtar i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, ku u vendos njėzėri ky drejtshkrim qė pėrdorim, ose mė mirė tė themi, duhet tė pėrdorim sot, pasi kanė filluar disa shkrimtarucė e gazetarucė tė shkruajnė, krejt tė pa ndėshkuar (si shumė krime tė tjera sot) nė kundėrshtim me rregullat e tij. Pyetja qė lind ėshtė e vetvetishme: kush i nxit kėta “patriotė” tė dialekteve tė ngrenė sot njė problem tė tillė? Ma merr mendja se edhe pėrgjigja del vetvetiu: ata qė nuk duan tė ketė nė Ballkan njė komb shqiptar, ata qė, me rrugė tė tėrthorta, duan tė bėjnė atė qė nuk arritėn ta bėnin plotėsisht nė vitin 1913, pra ta copėtojnė mes tyre tokėn shqiptare tė lashtė sa bota vetė.

Natyrisht, nė fillim tė krijimit tė institucionit tė gjuhės sė njėsuar, mund tė veprohej edhe nė ndonjė formė tjetėr, ashtu siē pėrmenda mė lart pėr alfabetin shqip, por ata qė u mbledhėn dhe qė pėrfaqėsonin tė gjitha trevat shqiptare, vendosėn kėshtu. Mė duhet tė deklaroj se, shkencėtarėt e gjuhėsisė qė e kanė jetuar atė kohė thonė se nuk ka pasur asnjė lloj ndikimi politik tė drejtpėrdrejtė pėr tė vendosur kėtė apo atė dialekt si standard. Gjithsesi, kjo ėshtė vendosur dhe, orvatjet pėr arnime, janė arna qė nuk mund t’i shkojnė rrobės sė bukur tė Drejtshkrimit tė shqipes.

Dialektet e shqipes, ashtu si edhe e gjuhėve tė kombeve tė tjera, janė pasuri kombėtare, ata janė burim fjalėsh e shprehjesh tė reja qė e kanė pasuruar dhe do tė vazhdojnė ta pasurojnė gjuhėn e njėsuar, ata janė si pėrrenjtė e kulluar qė kanė secili rrjedhėn e vet, por qė kur hyjnė dhe mbushin liqenin e bukur tė Drejtshkrimit, janė tė detyruar tė marrin formėn e tij, ndėrsa e kundėrta ėshtė jo vetėm e pamundur, por edhe shfytyruese. Kjo qė kėrkohet tė bėhet do tė thotė tė shembet e gjithė kjo ndėrtesė e ngritur me aq mund, njėlloj si industria e bujqėsia e asaj kohe dhe nė vend tė saj tė bėhen pėrpjekje, tė cilat, jam i bindur se do tė jenė tė dėshtuara, si kėto qė po shohim, pėr tė krijuar “industrinė dhe bujqėsinė postkomuniste”.

Gjuha e njėsuar nuk pengon askėnd qė, nė vendin ku flitet njė dialekt, tė shkruhen libra e gazeta nė dialektin pėrkatės, por, kur vjen puna pėr shkresa zyrtare, pėr fjalime zyrtare, ose pėr mediat qendrore, pėrdorimi i dialekteve ėshtė i pafalshėm, madje ėshtė urgjente, sa nuk ėshtė vonė, tė ndalohet me ligj. Shikojini mediat kosovare dhe intelektualėt e Kosovės sa bukur e flasin gjuhėn e njėsuar! Pse ndodh kjo? Sepse, nė qoftė se ata do tė bėnin tė kundėrtėn, do t’u rrezikohej qenėsia kombėtare, sepse ata janė patriotė tė vėrtetė, pasi janė mė afėr gojės sė hapur tė ujkut qė kėrkon tė gllabėrojė trojet shqiptare.

Le tė pėrfytyrojmė pėr njė ēast ēfarė do tė ndodhte nė fqinjėn tonė perėndimore, Italinė, sikur tė ngriheshin ithtarėt e qindra dialekteve tė tyre dhe tė kėrkonin sekush qė, pėr gjuhė zyrtare tė Italisė tė shfrytėzohej dialekti i tyre. Pa folur pastaj se ka shtete qė pėrbėhen nga kombe tė ndryshėm, tė cilėt flasin gjuhė tė ndryshme, ama pėr gjuhė zyrtare kanė pranuar njėrėn prej tyre dhe e zbatojnė atė pa bėrė “kryengritje”. A nuk ėshtė e njėjta gjė edhe tek ne?

Pėrfytyroni sikur tė ngriheshin gjirokastritėt e tė thoshin qė fjala yll duhet tė shkruhet, ill, sikur tė ngriheshin ēamėt dhe tė thoshin qė fjala gjuhė tė shkruhej gluhė , tė ngrihej Shqipėria e Mesme e tė kėrkonte qė nė vend tė foljes bėra, tė pėrdorej bona, ndėrsa po tė ngjiteshim edhe mė lart nė veri tė kėrkonin tė shkruhej bana e kėshtu me radhė, pėr tė mos u zgjatur nė shembuj tė tjerė.

Pa folur pastaj pėr batėrdinė qė po i bėhet gjuhės tonė me pėrdorimin e pa vend tė fjalėve tė huaja, krejtėsisht tė panevojshme, por qė edhe kur pėrdoren, nė kundėrshtim tė papranueshėm me Drejtshkrimin e gjuhės sė njėsuar, pasi ky ėshtė njė diskutim mė vete, tė cilin e ka bėrė edhe i nėnshkruari disa herė nė shtyp, por qė ka rėnė nė vesh tė shurdhėr.

Prandaj dhe unė thėrras me plot gojėn, nė njė zė me Rilindėsit tanė: Kushtrim burra, nė qoftė se kanė mbetur ende tė tillė nė kėtė vend, se po na kthehet gjuha shqipe nė skrap, vetėm se tani biznesi nuk do tė bėhet me disa hekurishte, por me tė gjithė kombin!

Dikur kėtu tek ne ka pas qenė njė Akademi Shkencash dhe njė Institut Gjuhėsie, tė cilėt e kanė pėr detyrė ta ngrenė zėrin, ashtu si dikur Rilindėsit dhe t’i japin fund kėsaj batėrdie, por nuk e di nėse janė ende. Nė qoftė se janė, i porosit tė mos harrojnė tė shkojnė nė fund tė ēdo muaji tė marrin rrogėn nė llogari, nė qoftė se nuk janė “qoftė i paharruar kujtimi i tyre”.

GURI SHYTI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: SHQIPJA LETRARE   Today at 20:32

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SHQIPJA LETRARE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Gjuha Shqipe-
Kėrce tek: