Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Nikol Kidman: Nuk pendohem pėr zgjedhjet qė kam bėrė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Nikol Kidman: Nuk pendohem pėr zgjedhjet qė kam bėrė   25/11/2007, 18:11

Kritikėt nė sulm: Ka hedhur hapa tė gabuar. "Mė pėlqen tė luaj nė mėnyrė tė rrezikshme", thotė Nikol Kidman, duke folur pėr karrierėn dhe jetėn e saj. Bukuroshja qė ka fituar ēmimin "Oskar" me filmin "The hours", jashtėzakonisht e zonja nė disa role dramatike (apo brilante), u pėrgjigjet kėshtu shumė kritikėve hollivudianė, qė flasin pėr njė periudhė tė errėt tė saj.
Akuza? Nikol luan shumė filma, nuk di t‘i zgjedhė mirė skenarėt, imazhi i saj tashmė ėshtė venitur nė kinema. Madje, edhe trilleri mė i fundit fantastiko-shkencor, "Invasion", me Daniel Craig, nuk i ka marrė pėlqimet e kritikėve. Aktualisht janė tė shumtė ata qė mendojnė se australiania Cate Blanchett i ka vjedhur rolet mė tė mira dhe po zė vendin qė ajo zinte dikur nė Hollivud.

Ekuilibėr i ri

Megjithatė, si grua dhe si aktore duket se ka hyrė nė njė fazė tė re, atė tė ekuilibrit mes ndjenjave dhe profesionit. "Isha 17 vjeēe kur kam nisur punėn dhe 22 kur takova Tom Kruizin. Mė duket se shumė njerėz e kanė harruar se sa gabime bėhen nė fillim. Tė rritesh profesionalisht nuk ėshtė asnjėherė e lehtė dhe mund tė them se kur mbusha 30 vjeēe, fillova ta ndieja veten tė rritur dhe vetėm kur i kalon tė dyzetat e ndien se e ke nė dorė jetėn tėnde", tregon ajo. Aktualisht, ish-zonja Kruiz do tė rikthehet nė kinema me dy filma tė rinj, nė rolin e dy grave "shkatėrruese" dhe me njė vizion tė errėt pėr botėn. Me pak fjalė, plotėsisht e kundėrta e asaj qė Nikol e pėrcakton si: "Njė jetė tė re, ku pėrfshihet projekti pėr njė shtėpi gjigante tė ndėrtuar nė tokėn e blerė nga bashkėshorti i saj, Keith Urban, nė Tenesse, nė tė cilėn do tė ketė shumė kuaj dhe shumė lule nė kopsht. Megjithatė, do tė kem njė tjetėr shtėpi me qira nė Hollivud, vetėm pėr tė qenė mė afėr fėmijėve tė mi, Bella dhe Conor, qė e kanė lidhur jetėn e tyre me Los Anxhelosin".

Polemikat

Pėrveēse nė jetėn private, nė rastin "Kidman" kohėt e fundit janė futur edhe polemikat fetare pėr "The golden Compass", filmi qė do tė dalė nė mes tė dhjetorit. Aktorja qė luan Mrs. Coulete nė filmin e nxjerrė nga trilogjia e Filip Pullman-it, njė autor i konsideruar antikatolik nga disa organizata amerikane. Nikol e ka mbrojtur kėshtu filmin e saj: "Do tė jem e pranishme edhe nė episodet e ardhshme dhe si katolike qė jam nuk mendoj aspak qė veprat e Pullman-it janė kundėr kishės, siē pretendojnė disa bashkėsi fetare". Duke refuzuar ēdo koment para shfaqjes sė filmit nė Londėr, aktorja shton duke buzėqeshur: "Marisa Coulter qė unė interpretoj ėshtė njė personazh po aq i zymtė sa Lordi Voldemort te ‘Harry Poter‘ dhe sa Sauron te ‘Zotėria i unazave‘". Nė psikodramėn familjare "Margot at the wedding", tė regjisorit Noah Baumbach, Nikol interpreton rolin e njė shkrimtareje njujorkeze, qė i sulmon tė gjithė me njė sarkazėm tė hidhur: motrėn, burrin, djalin, tė dashurin sekret dhe shokun e shkalluar tė sė motrės. Megjithatė, shumė e kanė cilėsuar si njė sukses tė sajin personal: ka marrė mjaft lėvdata nė Toronto e pastaj nė Institutin Amerikan tė Filmit, ku filmi ėshtė pėlqyer shumė nga kritikėt. Por, nė film ka edhe njė pjesė skandaloze. Nė njė skenė, protagonistja Margot masturbohet. E sikletshme? "Diēka tė tillė e bėn poshtė batanijes, edhe pse nga veprimet dhe shprehja e fytyrė s‘duket gjithēka. Pjesa ishte e rėndėsishme pėr tė treguar tė pėrditshmen e Margot dhe se si seksi ėshtė shpesh pasqyrė e tė vėrtetave qė nuk mund tė tregohen, frikėrave dhe mbrojtjes. Nė film nuk jam njė nėnė e mirė, por nuk ndodh kėshtu nė jetėn e vėrtetė. Megjithatė, Margot ėshtė njė humbėse, por shpėtohet nga Mrs. Coulter. Nga gjėrat e mira dhe tė kėqija tė kohėve tona gjithmonė mėsohet shumė. Pėr shembull? "Nuk pendohem pėr filmat qė nuk kanė pasur sukses dhe as pėr 12 vitet e jetuara pėrkrah Tom Kruizit".

Projektet

Po e ardhmja? "Pėrveēse do tė angazhohem si producente me studion "Blossom Films", kam njė kontratė me "20th Century Fox" tė Murdoch, dua tė punoj gjithmonė me regjisorė te tė cilėt besoj. Tė preferuarit e mi janė Baz Luhrmann, me tė cilin kam pėrfunduar "Australia" dhe Roger Daltry. Dua tė bėj vetėm filma, nė tė cilėt besoj vėrtet qė nuk mė vėnė nė rrezik, madje edhe filma aventurierė". Nė jetė i ėshtė dashur tė pėrballet edhe me ata qė e akuzojnė pėr ndėrhyrje estetike kirurgjikale. Revista e njohur amerikane "Radar" e ka vendosur nė kopertinė si njė kukull barbi nėn diēiturėn: "Ndihmė, nuk mund tė lėviz fytyrėn time". Sipas asaj qė shkruhet nė revistė, ashtu si Meg Rajan edhe disa pjesė tė fytyrės sė Kidmanit duket qė nuk janė natyrale. Me qetėsinė qė e karakterizon, pėrgjigjet: "Nuk jam si shumė femra tė tjera hollivudiane, tė cilat janė bėrė tė fiksuara ndaj kirurgjisė estetike. Jam tamam si protagonistja Margot: e vėrtetė, pavarėsisht kohės qė kalon. Nuk mendoj aspak se koha e njė aktoreje ėshtė e kristalizuar nė vitet e rinisė". Po familja, ēfarė vendi zė? "Ėshtė logjike qė tė gjithė duhet t‘i kushtojmė vėmendje tė madhe familjes. Sigurisht qė mes njė filmi dhe diēkaje tjetėr do tė zgjidhja qetėsinė time. Njė pushim me fėmijėt e mi, Bellėn dhe Conorin, pėr familjen time tė madhe, pėr kohėn qė u kam kushtuar dhe do t‘u kushtoj. Kam njė dashuri shumė tė madhe pėr familjen time, sepse prania e tyre mė ka bėrė tė ndryshoj mjaft gjėra nė jetėn time, sidomos pėr fėmijėt e mi, pėr prindėrit e mi, pėr motrėn time, Antonia, pėr miqtė e mi tė vėrtetė, pėr miqtė e fėmijėve tė mi, pėr gjithė njerėzit e kėsaj bote... Kur je 20 vjeēe ėshtė ndryshe, por mė vonė gjithēka ndryshon, rritet pėrgjegjėsia ndaj tė tjerėve, sepse e ndien gjithmonė e mė afėr vdekjen".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Nikol Kidman: Nuk pendohem pėr zgjedhjet qė kam bėrė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Zona Administrative :: Tema tė kaluara-
Kėrce tek: