Malesia e Madhe eshte krahine e trojeve shqiptare e cila shtrihet ne lindje te Podgorices. eshte zone malore me lartesi mbidetare midis 800 e 1700 m ne kufi me Shqiperine. Shkembinjte gelqerore qe mbizoterojne ketu dhe reshjet e vogla i kane percaktuar kesaj krahine nje fizionomi te thate dhe te zhveshur. Ne tere kete hapesire rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare (Bjeshket e Nemuna) dhe derdhet ne Moraee. Ne pjesen e eperme ka nje rrjedhe te shpejte e te vrullshme, ndersa lugina eshte e thelle dhe e ngushte. Me te dale ne fushen e Cemit ai zgjeron shtrati e vet dhe fiton tiparet e lumit fushor me rrjedhje me te ngadalshme, me lugine te ceket dhe me shume gjarperime. Krahina e Malesise se Madhe eshte e mbrojtur prej ererave te ftohta te veriut nga kompleksi malor qe pershkon. Malesia e Madhe ndaj Liqenit te Shkodres eshte e hapur dhe influenca e kesaj mase ujore ndikon ne klime me te bute, me vere te nxehte dhe te thate dhe dimer te bute e me reshje.
Krahina e Malesise se Madhe me nje pozite periferike dhe te izoluar, me siperfaqe te kufizuarat tokave punuese, e thate per shkak te pranise se madhe te shkembinjve gelqerore etj. Ka ndikuar qe te jete krahine e prapambetur agrare. Popullsia merret me blegtori, me kultivimin e hardhise, kurse ne viset e uleta te te fushes merret me lavertari. Ne komunen e Podgorices jetojne afro 14000 shqiptare ose 8,5% te popullsise se kesaj komune. Qendra e rendesishme eshte Tuzi me 4000 banor , dikur ishte qender komunale. Tuzi prap me kerkesen e popullate u krijua komuna.