Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Kailas mali i zotrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
dr.Dugi
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 19
Age : 27
Location : Prishtine
Registration date : 18/03/2009

MesazhTitulli: Kailas mali i zotrave   18/3/2009, 16:26

Kulmi me i larte i botes se banuar eshte nje mal. Por jo me i larti ne toke. Ndoshta as me i bukuri. E lartmadherojne hindute, e adhurojne budistet, e cileson si hyjnor populli i Tibetit. Kush nuk ka degjuar ndonjehere me pare per Kailasin, ndoshta nuk e njeh legjenden e malit Meru ose Sumeru, qender e universit ndermjet qiellit dhe ferrit, me shtate kontinentet e tij te shperndare si petalet e nje luleje qe rrethohen nga dete dhe kufizohen nga zinxhiri i fundit malor, pertej te cilit shtrihet kozmosi i zbrazet. Sa per mitikun Meru, Kailasi konsiderohet si manifestimi i tij fizik, mbushur plot me zota si Olimpi i grekeve. Maja e tij ka formen e nje tempulli, pak a shume si nje kupole, ku puranasit antike besojne se aty ndodhet Zoti Shiva dhe bashkeshortja e tij, Parvati, te bashkuar ne perjetesi. Ndermjet mitit dhe realitetit aty kane lindur kater lumenjte e medhenj te Azise: Indi, Sutleji, Brahmaputra dhe Karnali. Nen kembet e tij shtrihet liqeni me i madh i botes, magjiku Manasarovar dhe nga burimet e tij jane ushqyer qyteterime si Shang Shung, te paret e tibetianeve.

Kailasi eshte akoma i dukshem ndermjet reve per pelegrinet kurajoze, te gatshem per te perballuar lodhjet e stermundimshme te udhetimit dhe humoret e politikaneve kineze qe hapin dhe mbyllin kufijte e rajoneve me te skajshme te Himalajave.

Nga kendveshtrimi gjeografik i perket lartesise se Gangdise, 1300 kilometra larg nga kryeqyteti Lhasa. Nje xhiro ne 51 kilometrat qe e kufizojne ate eshte e barabarte, te pakten per besimtaret e devotshem te kater besimeve vendase, me larjen e te gjitha mekateve, duke te dhene mundesine per te nisur nje jete te re, e cila do te lehtesohet nga pesha e nje "karma" plot deshira te pahijshme dhe krejtesisht tokesore. Per besimtaret orientale, "karma" eshte fryti i veprimeve te se kaluares, por nuk eshte dieka qe mbetet perhere dhe as nje fat i shkruar ne yje. edo mengjes, ne edo east te ekzistences mund te marresh nje rruge tjeter, "te ngjisesh nje tjeter mal". "Nese do te dish se kush ke qene, shiko se kush je aktualisht. Nese do te dish se cili do te jesh, shiko se efare je duke bere tani", thoshte 2500 vjet me pare Buda Sakyamuni. Ne keto treqind vitet e fundit nuk ka pasur asnje udhetar qe eshte kthyer nga Tibeti pa nje pershtypje te paharrueshme.

Lama Anagarika Govinda ka shkruar ne vepren e tij te famshme, "Rruga e reve te bardha": "Vellazeria (nder pelegrinet e Kailasit) eshte e ngjashme me nje rregull fetar. Edhe pse te pambeshtetur, ata jane burim frymezimi per pjesen tjeter te botes, sepse (pelegrinet) kane qene balle per balle me perjetesine, ata kane pare vendin e zotave". Miti eshte perforcuar me kalimin e shekujve nga provat e shumta qe ka kaluar ajo maje e madherishme mali, e cila nuk lejon te shemtoje imazhin e majes se tij me te larte (6714 metra), qe e kane eksploruar per qindra vjet alpiniste ambicioze dhe ateiste. Protektoret e padukshem te pastertise se tij kishin ndertuar nje barriere te pamposhtshme, e cila i detyronte njerezit tei vinin verdalle me lodhje dhe vendosmeri, duke perfshire ketu edhe arrogantet e skeptiket. Nje prej te shumteve eshte anglezi Arnold Savage Landor, qe tentoi tei vinte Brahnaputras emrin e tij, duke pretenduar padrejtesisht se kishte zbuluar burimet. Landor shkroi hap pas hapi detajet shkencore te udhetimit te tij, pasi u arrestua per thyerje te rregullave dhe sepse kishte detyruar nje nga shoqeruesit e tij tibetiane tei puthte kembet per kushedi se efare ofendimi.

Atehere te gjithe pelegrinet detyroheshin te kamufloheshin si fakir dhe "sadhu", pasi mali ishte i ndaluar per njerezit e bardhe. Ndersa alpinisti italian, Reinhold Mesner, ishte i vetmi i huaj i cili perfundoi ciklin e xhiros brenda nje dite, qe parashikonte te behej ne tri dite. Kurse alpinisti i famshem anglez, Eduard Uhimper, tha: "Sa me lart te ngjitesh nuk ke se efare te shohesh, gjitheka ndodhet poshtee". Aventurat, gjithmone e me te rrezikshme dhe ndonjehere tragjike, te cilat gjithmone i fshiheshin Perendimit, jane treguar nga nje shkrimtar qe nuk kishte qene kurre ne Kailas. Keshtu, anglezi Snelling, i cili u zhduk ne vitin 1991, i mblodhi keto histori ne Londer, duke germuar ndermjet bibliotekave dhe arkivave te "Royal Geographic Society" dhe gjithashtu duke intervistuar disa bashkemoshatare te tij pas kthimit ne atdhe me shpirtin te pushtuar nga perceptime shpesh "te pamundura per teu pershkruar me fjale". Nder tregimet e shumta te eksploratoreve kurioze, shenjtore dhe aventuriere, te cilet kane dokumentuar ate itinerar metafizik dhe tokesor, po shkepus nje eksperience te pershkruar nga nje sprove indiane, Bhaguan Sri Hamsa, qe arriti ne Kailas ne vitin 1908. Shpesh here Hamsa kishte tentuar te arrinte gurun e tij, Datatreya, ne dimensionin e ekstazes vizionare me emim sakrifice te pafund, duke ecur ne bore e ne balte. Kur arriti ne liqenin Gauri Kung, ne periferi te Kailasit, u ul mbi nje shkemb ne pritje te nje shenje, si nje "darshan" i mjeshtrit, i vendosur per teu ndrieuar ose te vdiste duke medituar. Ne fillim degjoi zerin e tij, por me pas donte ta "shikonte" dhe pasi e kishte imagjinuar gjate, hapi syte dhe e gjeti perballe. U perul ne kembet e tij, por Datatreya e ngriti ne kembe, e perqafoi dhe me pas filloi ne Realizimin e Unit". Sri Hamsa tregonte atehere: "E gjeta veten te reflektuar gjithandej, ne te gjithe universin. Mbreteronte nje harmoni totale, plot dituri, nje dashuri e pafundme dhe mireqenie e perjetshme. Gjitheka ishte e vertete, e zgjuar dhe e mireqene". Ai i ofroi mjeshtrit gjitheka kishte: nje biskote te vetme. Mjeshtri hengri vetem gjysmen dhe pjesen tjeter ia riktheu si "prasad" (ushqim i shenjte). Por fatkeqesisht shume pak nga pelegrinet qe kane arritur ne Kailas kane mundur te perjetojne eksperienca te tilla. Ndersa nje nga me te trishtueshmit dhe prekesit e deshtimeve ka qene ai i treguar nje shekull me pare nga nje udhetar amerikan i quajtur Eduin Gilbert Skeri, i obsesionuar qe ne adoleshence nga ideja per te takuar "Mahtman e Tibetit". Nje nate Skeri enderroi nje harte te botes dhe nje gisht i cili shenjonte nga Bengala ne Himalaja, duke i treguar nje rruge dhe nje shpelle ku do te gjente te shkruar numrat nente dhe pese, te cilat mendonte se perfaqesonin daten 5 shtator. Ishte viti 1918. Per dhjetera here me radhe pas pelegrinazheve te tij te meparshme, qe gati sa nuk i shkaktuan vdekjen ne Kailas, Skeri u maskua si indian dhe perballi lodhjen, te ftohtin, stuhite, urine dhe kafshet e egra per te arritur ne kohe ne vendin e takimit me Mahatman. Por asgje aty perreth nuk i kujtonte vendin e endrrave, derisa ne faqen e nje mali sheh vizionin e shumepritur. Por u zhgenjye kur arriti prane, sepse pa qe "ishte vetem nje shpelle, asgje me shume dhe asgje me pak. Ishte e zbrazet… U shtriva siper batanijes time ne nje skomoditet total". Per tri dite mbeti ne ate gjendje te mjere shpirterore dhe ne fund shkruan: "Kuptova se njeriu duhet ta krijoje vete lirine ne vetvete. edo njeri nderton burgun e tij… eshte te ndervepruarit qe na sjell lumturine dhe dhimbjen". Por gjithsesi, Skeri vazhdoi te kerkonte Mahatman nder malet e Tibetit. "I piset, i veshur keq dhe me trupin plot plage serioze", tregon nje agjent tregtie britanik i Giantse. "Skeri u "zvarrit", "Skeri u "zvarrit" deri ne dyert kryesore te qytetit Giantse dhe duke folur ne gjuhen e tyre i kerkon rojes per ta lene te hyje. Duke besuar se ishte nje lypes tibetian, roja donte ta debonte, derisa nje ushtarak pa se ishte vertet njeri i bardhe, "ne gjendje te mjerueshme, plot me parazite, i uritur dhe i semure". Por Skeri akoma nuk ishte dorezuar. Besonte se nuk kishte bere akoma mjaft perpjekje dhe tentoi serish per te arritur ne Kailas nepermjet Kashmirit. Por atje u arrestua dhe u riatdhesua. U rikthye ne San Francisko me 5 cent ne xhep dhe prej atehere u zhduk pa lene asnje gjurme. Ky ishte nje shembull tipik i pelegrineve qe ndermerrnin udhetimin e gjate dhe te stermundimshem drejt Tibetit, per nje kerkim shpirteror te papergatitur. Por ai pelegrin enderrimtar ne fund te udhetimit te tij kishte perdorur te njejtat fjale nga sprova indiane "Bhumananda": "Zoti eshte ketu, brenda nesh dhe jo atje ne maje te malit. Mali eshte veese nje pirg me gure. Njerezit nuk mund te ngrihen menjehere ne nivelet e kundrimit. Rruga drejt shpirtit te lire eshte nje ngjitje e veshtire. Disa fillojne te ngjiten nga nje distance e larget, ndersa disa te tjere nga nje me e afert [...]. Por edhe pse rruget jane te ndryshme, pika e mberritjes eshte nje e vetme". Tuei ishte nje nga studiuesit e shumte te influencuar jashtezakonisht shume nga misteri i malit te shenjte, madje me shume se paraardhesi i tij, suedezi Sven Hedin, i cili zbuloi rreth Kailasit burimin e Bramaputras dhe me vone u terhoq nga bota per te vdekur i vetem dhe i harruar pas kritikave te akademikeve xheloze. Italiani pati me shume mbeshtetje dhe fat, njihte gjuhen antike vendase dhe domethenien simbolike te shkrimeve ku pershkruhen fuqite e vendeve hyjnore. Madje besonte, sie pohon Eduard Konze, se kishte qene nje tibetian ne ndonje jete tjeter te se kaluares. Duke cituar Radhakrishnan, shkroi se "eshte bukur te gjunjezohesh atje ku te tjere jane gjunjezuar", ne veeanti ne nje vend si Kailasi, te cilin ai e quan "shenjterimi i zanafilles se historise". Sa keq qe pershkrimi i tij i fundit per malin e shenjte u zhduk gati i gjithi pas rikthimit te tij triumfues ne atdhe. Por ne realitetin tone nuk ka mal qe tei transformoje njerezit per mire, madje edhe po te kishte do te ndodhte totalisht e kunderta. Ne fund te fundit, mbyllja e tibetianeve perpara dhe pas kinezeve (vee manastireve te shkaterruara gjate revolucionit kulturor) ndoshta i kane kursyer Kailasit fatin e trishte te vendeve te tjera te shenjta analoge te planetit ton
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kailas mali i zotrave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Gjeografia-
Kėrce tek: