Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 43 gjera per henen e plote

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
dr.Dugi
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 19
Age : 27
Location : Prishtine
Registration date : 18/03/2009

MesazhTitulli: 43 gjera per henen e plote   18/3/2009, 16:25

Faza e Henes se plote ndodh atehere kur ajo eshte ne ane te kundert me Token nga Dielli, si dhe kur te tre planetet vendosen ne nje vije te drejte. E pare nga Toka, ana me e afert e Henes ndrieohet plotesisht nga Dielli, duke i dhene pamjen e saj rrethore.

2. Ndodh vetem gjate Henes se plote, qe ana e erret e saj -hemisfera ne anen e kundert te Diellit, te erresohet plotesisht.

3. Eklipsi i Henes (i shkaktuar nga kalimi i hijes se Tokes permes hemisferes se ndrieuar) ndodh vetem gjate Henes se plote.

4. Sipas nje studimi te spitalit Bradford Royal, mundesia per teu kafshuar nga ndonje qen, gjate Henes se plote, eshte dy here me e madhe. Sipas ketij studimi, jane regjistruar 1621 raste te kafshimit nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por nje tjeter studim i bere ne Universitetin e Sidneit ne Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje mes gjendjes se Henes dhe kafshimit te qenve.

5. Gervaisi i Tilburit, nje avokat i se drejtes kishtare ne shekullin e 13-te, ishte i pari qe lidhi procesin e Henes se plote me transformimin ne nje njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e pershkruan si "budallalleqe te treguara nga njerezit".

6. Hena behet e plote edo 29.5 dite- e cila eshte edhe kohezgjatja e nje cikli te plote te Henes.

7. eshte i njohur fakti se cikli menstrual femeror ka lidhje me procesin e Henes se plote. Sipas nje teorie, meshkujt parahistorike shkonin ne gjueti, gjate periudhes qe grate ishin me cikel, per shkak te tabuve qe lidheshin me gjakun. Koha me e leverdishme per te shkuar ne gjueti ishte gjate Henes se plote dhe menyra me e mire per te bindur mashkullin qe te kthehej me ushqim, ishte shpresa per seks.

8. Neo paganet ndiqnin nje ritual te permuajshem, qe bazohej rreth Henes se plote dhe quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet kundershtuese te antropologut Margaret Murray.

9. Procesi i dyte i Henes se plote, qe ndodh ne nje muaj kalendarik, quhet Hena Blu. Rasti i fundit eshte pare me 31 maj 2007. Ky fenomen i veeante ndodh mesatarisht nje here ne 3 vjet.

10. "Blue Moon" (Hena Blu), e cila eshte shkruar nga Richard Rodgers dhe Lorenz Hart ne vitin 1934, u be nje balade standarde, e cila u kendua me vone nga kengetare si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni me i famshem eshte regjistruar nga banda "Marcels" ne vitin, 1961 duke shitur me shume se nje milione kopje.

11. Shkalla e baticave ne bote eshte ne maksimum gjate Henes se plote, atehere kur Dielli, Toka dhe Hena jane ne nje vije. Marinaret e njohin efektin si baticat pranverore.

12. Muaji i vetem, gjate te cilit nuk ndodh procesi i Henes se plote eshte shkurti.

13. Hena e plote konsiderohet si shenje tersi nese ndodh te dielen, por nese ndodh te Henen shihet si shenje fati (nga vete emri i dites se hene).

14. Sipas supersticioneve, femija qe ngjizet kur Hena eshte e plote, ka shume mundesi qe tei perkase gjinise mashkullore.

15. Ne tetor te vitit 1939 ne Springfield, Misuri, Hena e plote u krijoi idene njerezve sikur po binte nga qielli. Ngjarja e pazakonte u raportua ne gazetat lokale, por me vone rezultoi e pavertete.

16. Kalendari Gregorian daton Pashken si e diela e pare, pas Henes se plote kishtare- e para ndodh pas ekuinoksit te pranveres.

17. Festivali Kinez i Fenereve, qe daton ne dinastine Han, eshte vene ne skene diten e pesembedhjete, te muajit te pare, te Henes se plote, pas vitit te ri. Komunitetet kineze festojne duke ndezur fenere dhe bere gosti me oriz.

18. Shoqeria e Henes, qe perfshinte Erasmus Darwin, James Watt dhe Josiah Wedgewood, e mori emrin nga praktika e mbajtjes se takimeve muaj per muaj, ne diten e Hene prane procesit te Henes se plote. Anetaret e shoqerise, e quanin veten si njerezit e henes.

19. Sipas nje studimi psikologjik tre mujor te bere tek 1200 te burgosur ne burgun e Armley ne Leeds, ne vitin 1998 rezultoi se kishte nje rritje te madhe te incidenteve kur Hena ishte e plote.

20. Shkencetaret jane perpjekur shume te shpjegojne "iluzionin e Henes", ku Hena e plote duket sikur eshte me e madhe, se sa duket ne horizont. Fenomeni kuptohet qe eshte shkaktuar nga perceptimi njerezor.

21. Mbjellja e drureve eshte e ndaluar gjate Henes se plote ne Ameriken e Jugut dhe ne Azine Juglindore, sepse shkakton tharje.

22. Qindra njerez mblidhen edo muaj ne plazhet e Koh Phangan ne Tailande, per te festuar ngjarjen e Henes se plote. Ata gezojne dhe kercejne gjate gjithe nates.

23. Tribute amerikane ne Britanine e Madhe, u japin edo Hene te plote te vitit nje emer si p.sh., Hena kastor, Hena bli dhe Hena luleshtrydhe.

24. Hena e plote e ketij muaji, do te jete me 30 qershor 2007. Mos humbisni rastin ta shikoni.

25. Hena e plote mund te duket e rrumbullaket, por ne fakt ka formen e nje veze.

26. Sonata e Henes, kompozuar mjeshterisht nga Ludwig von Beethoven, eshte padyshim nje nga kryeveprat klasike me te bukura qe ka lidhje me Henen e plote. Titulli i melodise nuk vjen nga kompozitori, por nga nje kritik, i cili krahasoi pjeset dhe efektin e drites se Henes ne liqenin e Lucernes.

27. RAF perdori Henen per te prezantuar sulmin e tij te pare te suksesshem ne qytetin gjerman, kur aeroplanet sulmuan Lubeckun ne 1942.

28. Wesak, festivali me i rendesishem budist eshte festuar ne maj, kur ka qene Hene e plote . Ne kete kohe, festohet ditelindja e Budes, ndersa per disa budiste te tjere shenohet lindja dhe vdekja e tij.

29. Hena e plote eshte objekti me i shndritshem ne qiellin e darkes.

30. Psikiatri sllovak, Eugen Jonas, krijoi metoden e kontrollit te lindjes dhe fertilitetit, bazuar ne procesin e Henes se plote.

31. Nje analize e ditelindjeve te 4,256 bebeve te lindura ne nje klinike ne France, tregoi se nuk kishte asnje lidhje mes Henes se plote dhe fertilitetit.

32. Nje studim i realizuar nga Universiteti Tübingen ne Gjermani, tregon se sipas raportimit te policise, cikli i Henes se plote ndikon duke pire me shume per te ardhur ne qejf.

33. Nje vizatim i Henes se plote pare nga teleskopi eshte realizuar nga nje matematicien anglez, Thomas Harriot, ne fillim te gushtit te vitit 1609. Ky eshte regjistrimi i pare, i cili i paraprin fizikanit italian Galileo, ne studimet e tij te mevonshme.

34. Artistet e Rilindjes tradicionalisht kane pershkruar me teper gjysmehenen, se sa fazen e saj te plote.

35. Shakaja e madhe e Henes, u be nga Richard Adams Locke per "New York Sun" ne vitin 1835.

36. Gjate sezonit dimeror, Hena e plote eshte ne lartesine me te madhe nga Toka.

37. Disa njerez qe vuajne nga pagjumesia tregojne se flene shume keq kur Hena eshte e plote, por ka edhe nga ata qe thone se flene shume rende.

38. eshte gabim nese mendoni se ulja e pare e "Apollo"-s eshte bere kur Hena ka qene e plote. Ulja ndodhi nje jave me pas.

39. Hena eshte 10 here me e shndritshme kur eshte e plote, se sa kur eshte eerekhene.

40. Muaji i mjaltit eshte quajtur pas Henes se plote ne qershor. Duke qene se binte mes mbjelljes dhe te korrave, ky ishte tradicionalisht muaji me i mire per teu martuar.

41. Kalendari i vjeter i Henes, i cili tregon kohen se kur shfaqet ajo e plote, eshte zbuluar ne shpellat ne Lascaux ne France. Daton para 15000 vjetesh dhe tregon fazat e Henes me nje sere pikash, te cilat pershkruajne ditet e ciklit.

42. Ne 2001, loja e pare mes Sri Lanka dhe Zimbabve u shty. Ajo u caktua te luhej nje dite me vone, ne baze te rregullit te ri te nxjerre nga qeveria vendase, e cila ndalonte edo lloj sporti kur Hena eshte e plote.

43. Sipas nje studimi te 1000 operacioneve per heqjen e bajameve, 82 per qind e pacienteve te operuar treguan se krizat ishin me te forta kur afronte procesi i Henes se plote. Kjo ne baze te revistes se shoqates se mjekeve nga Florida.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
43 gjera per henen e plote
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Astronomia-
Kėrce tek: