Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Intervistė me Miranda Hashani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:29

Intervistė me kėngėtaren e mirėnjohur Miranda Hashani

E mirėnjohura Miranda Hashani ėshtė njė ndėr kėngėtaret e rralla qė nuk i largohet traditės muzikore shqiptare.
E lindur nė Paris (Francė).
Dy vjet pas kthimit tė familjes sė saj nė Shkup, nė moshėn 5 vjeēare hedh hapin e parė drejt kėngės.
Karrierėn tė sigurtė e bėn ftesa e Radio Televizionit tė Shkupit, ku e ftojnė pėr tė interpretuar disa kėngė pėr fėmijė, nė moshėn 10 vjeēare.
Pjesėmarrėse nė shumė festivale dhe koncerte tė ndryshme nė tė gjitha trojet shqiptare dhe jashtė tyre.
Interpretuese e kėngės sė lehtė dhe asaj popullore, pa harruar edhe serenatat.
Nderuar me disa ēmime, tė cilat i ka pėrjetuar plot emocione, por emocionin mė tė madh gjithmonė ja falin adhuruesit e kėngės sė saj.
Nė kėtė intervistė ekskluzive pėr Zemra Shqiptare, kėngėtarja simpatike dhe njeriu model flet pėr fillimet e karrierės sė saj, sekretin qė e ka mbajtur kaq gjatė nė skenė, njohjen me bashkėshortin, bashkėpunimet kryesore, gėzimet dhe shqetėsimet e njė artisti, kujtime, mbresa dhe...dashurinė pėr shqiptarėt kudo qė janė...


_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:31

Keni lindur nė Paris (Francė). Nė moshėn 3 vjeēare, prinderit janė kthyer nė Shkup. Kur ishit vetėm 5 vjeēare, filluat udhėtimin nėn qiellin blu me kėngėn. Mund tė n“a flisni diēka, pėr fillesat e karrierės suaj…

Tė kėndoj kam filluar qė nė moshėn 5 vjeēare. Kam njė regjistrim tė njė kėnge tė cilėn e kam realizuar bashkė me babin e qė nuk e kam publikuar asnjėherė. Me kėngėn kam vazhduar nė ēerdhe me shokėt dhe shoqet e grupit, kėngėt qė na i mėsonte mėsuesja. Nė moshen 10 vjeēare pėr herė tė parė jam futur nė studion e Radio Televizionit tė Shkupit ku kam inēizuar kėngėn time tė parė me titull "Bora" pėr emisionin e Vitit te Ri pėr fėmijė nė vitin 1984. Nė shkollėn fillore kam qenė 4 vite soliste e korit. Pastaj rruga ime ka vazhduar nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve "Ibe Palikuqa" ku pėr disa vite kam qenė anėtare e grupit tė pionerėve si kėngėtare dhe valltare, mė vonė edhe tek tė rriturit. Ne vitin 1990 kam kaluar nė ansamblin "Emin Duraku" sepse doja tė jem mė e avansuar si kėngėtare dhe bėra hap tė qėlluar. Nga ai moment kanė pasuar shumė koncerte e festivale dhe diku nė verėn e vitit 1993 jam shkėputur nga ky ansambėl pėr tė vazhduar rrugėtimin vet si kėngėtare. Fillimisht jam drejtuar drejt Tiranes tek kompozitori i nderuar Aleksander Lalo ku kam realizuar 6 kėngė dhe mė pastaj me mikun tim tė ndjerė Alqi Boshnjaku, autor i disa teksteve nė kėngėt e mia tė para, kemi realizuar edhe 8 kėngė tė tjera tek studio e kompozitorit tė mirėnjohur Shpėtim Saraēi. Kėshtu lindi albumi im i parė me titull "Rajmond" pėr tė cilin u jam shumė mirėnjohėse kėtyre artisteve tė mėdhenj sepse kanė bėrė kėngė tė mrekullueshme. Akoma sot adhuruesit e mi kanė dėshirė t’i dėgjojnė, unė akoma me ėndje i kėndoj dhe i quaj perla tė mia. U jam tepėr mirėnjohėse sepse kam qenė me shumė fat qė i kam patur pėr bashkėpunėtorė.

Kėndoni dy zhanret e muzikės, tė lehtė dhe asaj popullore. Kur zotėroni kėto zhanre nuk mungon freskia nė verė dhe as ngrohtėsia nė dimėr. Cili zhaner ėshtė mė i kėrkuar nga dashamirėsit e kėngės, si dhe, nėse duhej tė zgjidhnit vetėm njėrin prej tyre, cilin do kishit mė pėr zemėr?

Pėr kėngėn e lehtė janė mosha mė e re, ndersa te moshuarit mė duan mė shumė me kėngėn popullore, qytetare dhe serenatat. Edhe pse ėshtė e vėshtirė t’i ndash, unė nė tė dyja zhanret kam dhėnė dhe jap pjesė tė shpirtit tim, do anoja nga kėnga e vjetėr popullore. Nuk e di pėrse ndjehem kaq mirė kur i kėndoj kėto kėngė! Mendoj qė ka shumė shpirt nė to dhe me mua kaq mirė ndjehet edhe publiku, ėshtė kėnaqesi akoma mė e madhe kur dėgjoje tė kėndojnė bashkė me mua.





_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:32



Keni njė zė tė ėmbėl, por gjithashtu jeni dhe simpatike. Mjaftojnė kėto dy pika tė rėndėsishme pėr ēdo kėngėtare, qė tė notojė e qetė nė detin deri diku tė trazuar tė artit, kur edhe jo-kėngėtarėt kėndojnė, kur dhe vlerėsimet pėr kėngėn e vėrtetė mungojnė?

Mbi tė gjitha ėshtė zėri, talenti e pastaj ēdo gjė tjetėr mund ta plotesojė njė kėngėtare. Ēuditėrisht shpesh ndalem dhe mendoj, para me shume se 100 vite ne shqiptaret kemi bėrė kėngė kaq me vlerė sa edhe sot kėndohen me ėndje, janė bėrė me aq mjeshtri, me aq shpirt dhe jemi sot nė njė kohė ku mund tė them mė pak pėrjashtime bėhen kėngėt brėnda natės, tekste banale, lakuriqėsi deri nė pafund dhe kėnga sot shikohet nuk degjohet! Ėshtė mėkat pėr njė popull si ne kur fillon njė kėngė dhe nuk mund ta definojmė nga melosi kujt populli i takon! Ē'po ndodh kėshtu me ne?! A thua pėrgjegjėsi e kujt ėshtė?! Vlerat po mbesin nėn hije nga ēoroditė qė i shohim nėpėr disa media tona!

Jeni ndėr kėngėtaret mė tė kėrkuara nė koncertet dhe spektaklet e ndryshme, qė zhvillohen brėnda dhe jashtė vėndeve tona. Shquheni pėr stilin tuaj tė veēantė, si dhe pėr interpretimin ‘’live’’. Mund tė ndani me ne, disa nga kujtimet/mbresat qė jetojnė me ju?

Tė kėnduarit ''live'' unė gjithmonė e praktikoj, sepse nuk dua ta gėnjejė publikun. Nga kujtimet nėpėr koncerte e spektakle kam shumė, do te veēoja festivalet sidomos kur jam ndarė e shpėrblyer me ndonjė ēmim sepse janė ato qė mė kanė kthyer nga deshpėrimet e shumta pėrsėri nė kembė, me kanė dhėnė shtytje tjetėr pėr tė vazhduar tutje. Nga koncertet, duartrokitjet e publikut mė kanė mbajtur gjallė dhe mė mbajnė akoma pas kaq vitesh nė skenė, gjithmonė u jam mirėnjohėse.

Jeni nderuar me disa ēmime dhe kjo normalisht, ka ardhur nga pasioni juaj pėr kėngėn, nga prezantimi dinjitoz pėrpara publikut shqiptar. Ēdo tė thotė pėr Mirandėn, njė ēmim i parė...

Kur po bėja hapat e parė nė karrierė, kuptohet keto ēmime kishin shumė rėndėsi pėr mua, sepse doja tė tregoja vlerėn time, edhe pse nuk kam patur shume fat nė fillim, pak me vonese i kam marrė vlerėsimet, por populli thotė: "mė mirė vonė se kurrė". Nė festivalet "Show Fest", "Nota Fest", "Poli Fest" jam shpėrblyer me ēmime tė para, ndėrsa nė festivale tjera si "Kėnga Magjike", "Fest Arb", "Video Fest", "Kosovarja Kėndon" etj, kam shpėrblime tė tjera. Ē’do ēmim kur kam fituar mė ėshtė dukur e pabesueshme nė fillim, si njė ėndėrr, emocione pafund dhe mė ngjitjen time pėrsėri nė skenė pėr tė marrė shpėrblimin ka qenė e pamundur qė edhe publiku mos ta vėrejė gjėndjen time emotive sepse unė reflektoj shumė natyrale, ėshtė ndjenjė e papėrshkruar, jam e lumtur qė e kam pėrjetuar.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:34



Jeni e martuar me ish-futbollistin Mentor Myftari. Adhuruesit e Mirandės, por edhe tė Mentorit, kanė dėshirė te mėsojnė diēka mė shumė pėr lidhjen tuaj, e cila sot ėshtė kurorėzuar…

Jemi njohur nė Shkup nė vitin 1994 kur Mentori luante futboll pėr ekipin e lagjes time. Si ēdo tė rinjė fillimisht kemi qenė shokė shumė tė mirė, e pak mė vonė kjo shoqėri u shkri nė njė dashuri kaq tė madhe qė jeton plot 14 vite. Tek Mentori pėlqeva sinqeritetin, ndjeshmėrinė dhe pjekurinė, ndersa ai tek unė thotė qė ka pėlqyer gjithashtu sinqeritetin, fisnikėrinė dhe maturinė. Jeta jone deri tani ka shkuar si njė simfoni e vertetė. Kemi profesione delikate ku duhet shumė mirėkuptim dhe pėrkrahje dhe ne kemi arritur tė tejkalojmė ēdo barierė, jo rastėsisht kemi dalur tė suksesshėm pėr kaq vite bashkė. Tani Mentori ka mbaruar karieren e tij prej futbollisti dhe intesivisht po bėn shkollėn pėr trajner ku nė tė ardhmen shpreson qė nga ai do dalin futbollistė tė suksesshėm. Unė ndėrkohė kam mbaruar studimet nė fakultetin e artit figurativ, dega disajn grafik, shpresoj qė shumė shpejt tė tregohem e suksesshme edhe nė kėtė fushė.

Gjatė karrierės suaj tė deritanishme, keni bashkėpunuar me disa nga kėngėtarėt mė tė mėdhenj shqiptarė, ku veēoj Sabri Fejzullahun dhe Ilir Shaqirin. Pėrshtypjet tuaja mbi kėta dy kolosė tė artit shqiptar, por gjithashtu mund tė flisni edhe pėr legjendat e tjera tė kėngės shqiptare, apo idhujt tuaj…

Kam patur fatin tė kem pėr bashkėpunėtorė kėta artistė tė vėrtete. Do tė veēoja edhe Shkėlzen Jetishin, Ramadan Krasniqin, Ismet Pejėn, Kastriot Tushėn, e shumė tė tjerė. Ka qenė kenaqėsi dhe nder i veēantė. Tė gjithė mė kanė vlerėsuar edhe mua besoj me qė kanė pranuar t’i kem pėr bashkepunim, u jam shumė mirėnjohėse. Tė jesh nė mesin e kėtyre vlerave njeriu mund tė ndjehet shumė krenar siē ndjehem edhe unė sot.

Ne mund tė kemi disa momente tė veēanta nė jetėn e perditėshme, larg apo afėr kėngės. Kur ėshtė ndjerė mė e lumtur se kurrė Miranda?


E lumtur jam ndjerė shumė herė nė jetė, si shumė njerėz tė tjerė. Do te veēoja nė fillim si fėmijė kur babi dhe nėna mė blenin ndonjė lodėr pėr dhuratė, kur na e blenė biēikletėn, nė inēizimin e kėngės time tė parė, koncerti i parė, ditėlindjet e mia, shpėrblimet nėpėr festivale, shėtitjet me familjen, vizita ime e parė nė Paris, Martesa ime me Mentorin, udhėtimet e shumta bashkė, qenushi im Bigji qe mė jep kaq shumė dashuri, pas ēdo fatkeqėsie kur mbetesh gjallė e shėndosh, e plot lumturi te tjera...

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:35



Keni punuar, vazhdoni tė pėrkushtoheni, keni pėrfituar financiarisht nga kjo...
Si do tė dėshironit ta trajtoni kėngėn, si njė pasuri materiale apo shpirtėrore?


Unė kėngėn e kam pasion dhe nė rradhė tė parė pasuri shpirtėrore, e ndjej thellė e pastaj normal vjen edhe ana materiale, por asnjėherė e para. Kėnga mė ka bėrė kjo qė jam sot, tė kem afėr kaq shumė adhurues, pasuri mė tė madhe se kjo nuk ka, kam fituar shumė miq tė vėrtetė qe nuk mė ndahen kurrė dhe janė me mua aty nė tė mirė e nė tė keq.

Pas njė pune voluminoze, deri tani keni publikuar gjashtė albume, tė gjithė tė suksesshėm. Kush janė ata qė tė kanė pėrkrahur dhe bashkėpunėtorėt kryesorė?

Kam publikuar 7 albume dhe i 8 ėshtė gati, pritet sė shpejti tė editohet. Fillimisht mė kanė pėrkrahur familja ime pa shtytjen e tė cileve nuk do tė lindja si kėngėtare, udhėheqėsit e ansambleve, orkestrat, mediat, Mentori, kompozitoret Shpėtim Saraēi, Valton Beqiri, Ruzhdi Sadiku, Naim Gjoshi, Bekim Ajdini, Ilir Berani, Edmond Zhulali, Saimir Derguti, Xhevdet Gashi, autorėt e teksteve Alqi Boshnjaku, Avni Qahili, Jorgo Papingji, Qemal Juniku, Bujar Idrizi, Avni Halimi etj. Sponsoret: Western Union, Mergimi Company, Italy Shop, Ministria e Kulturės nė Maqedoni, Gemak, EuroKoha.

Kėnga mė e dashur pėr mua ėshtė ‘’Mė mungon’’. E di qė kėngėtarja e ka tė vėshtirė tė ndajė, por do doja tė veēoje kėngėn, apo kėngėt mė tė dashura pėr ju…

"Mė mungon" ka qenė kėngė e shoqėruar me videoklip tė teknologjisė mė tė avancuar ku deri atėherė diēka tė tillė askush tek ne shqiptarėt nuk kishte realizuar dhe ėshtė pėlqyer tepėr, mos tė them qė janė mahnitur njerėzit kur e kanė parė, ka qenė diēka e re si pėr stil dhe sound tė kėngės ashtu edhe vizualisht. Nė Tiranė gazetarėt e quajtėn videoklip revolucionar, ka qenė njė boom. Jam ndjerė tepėr mirė pas gjithė asaj pune tė lodhėshme kur fundi doli me kaq sukses.
Vėrtetė qė kėngėt nuk i ndaj, tė gjitha i dua njėsoj sepse nė ēdo kėngė ėshtė njė pjesė e imja, aty ėshtė shpirti im. Mund tė veēoj kėngėt "Nėnės", "Endėrra", "Vaji i nuses","Tė gėnjejnė","Zoti nuk ta fal","Pėrse","Ktheja yjet qiellit tim","Eja me mėngjesin","De-Zha-Vu", "Kudo me kend", "Dashurova syte e bukur", "Mos mė lini vet", "Ti apo ėndėrra", "Mė foli zemra", "Solo", "Ike me tjetrėn", "29 Shkurti" etj. Tek kėto kėngė qė ceka mė lartė ka njė histori apo ngjarje qė kanė qenė momentale kur i kam realizuar, dhe sa herė qe i dėgjoj apo i kėndoj me vjen prapė ajo ndjenjė, ai kujtim nė qoftė se ka qenė i lumtur apo i hidhur!.


_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:37



Natyra juaj duket pak a shumė nga buzėqeshja, por do donim tė dinim diēka nė mėnyrė mė tė detajuar... Ēfarė natyre ka Miranda?

Do tė doja gjithmonė te buzėqeshja, por gjithashtu do tė doja qė ēdo njeri nė kėtė botė ta shihja tė buzėqeshur, asnjėherė ndryshe. Unė lėndohem lehtė, si natyrė jam shume e ndjeshme, emotive, qajė shumė shpejt, ndoshta duke parė edhe dikė tjetėr duke qarė. Problemet nuk i tejkaloj lehtė, do doja tė mos ekzistonin kurrė! Tek njerėzit e para urrej padrejtėsinė, Intrigat, egoizmin, shpirtligėsinė, keqsjelljen. Dua tė mė rrethojne njerėz tė mirė, pa paragjykime, tė edukuar, shpirtgjerė, human, pa pretendime, me kulturė, tė zgjuar, dashamirės, vetėm kėshtu bota bėhet mė e bukur.

Pamja e jashtme, ėshte mjaft e rėndėsishme pėr personazhet publikė.
Sa rėndėsi i kushtoni ‘’look-ut’’ dhe veshjes? Cila ėshte veshja juaj e preferuar?

Kam shumė kujdes si vishem dhe si dukem. Nuk dua qė para publikut tė dal e papėrgatitur, mundohem te jem sa mė e kompletuar dhe e rregullt. Gjithashtu para se tė vendos ēka do tė vesh, me kujdes zgjedh diēka qė mund tė mė shikojnė nga fėmijet 3 vjeē e deri te pleqt 90 vjeē. Nė pasqyrė nuk shpenzoj shumė kohė, mjafton sa pėr tu vėrtetuar qė ēdo gjė ėshtė nė rregull. Nė fytyrat publike duhet tė jemi shembull pėr popullin qė na percjell, duhet tė mbajmė pergjegjėsi sepse nė njėfare mėnyre ata ndikohen me dukjen dhe veshjen tone, prandaj duhet tė kemi shumė kujdes. Jam e mendimit qė nė ēdo shtėpi mediale apo prapaskenat e pallateve tė kultures duhet tė ketė njeri pėrgjegjės qė vendosė njė rend si duhet tė ngjitet njė artist nė skenė, pėrsa i pėrket veshjes dhe lookut.
Unė personalisht kohėt e fundit preferoj tė jem sa mė elegante, klasike, me fustane tė gjatė solemn, mė pėlqen glamuri por jo i tepruar, dua tė dukem sa mė natyrale. Edhe nė jetėn e pėrditėshme jam me klasike nė veshje, nuk mė pėlqen tė dallohem nga njerezit tjerė, nuk dua tė mė lakmojnė.

Nėse njė ditė kėnga do tė flijohej pėr tė gjithė, ēfarė do t“a ringjallte Mirandėn?

E dua artin nė pėrgjithėsi, jetoj me tė bukurėn se e kam nė shpirt e zemėr. Nėse do tė ringjallesha do tė doja tė merresha perseri me artin, me tė bukurėn, jam shumė pasionale, qoftė ajo edhe njė artizanat.

Edhe pse kohė tė lire s’mund tė keni shumė, si e kaloni atė?

Tė them tė drejtėn kur kam kohė tė lirė nuk dua tė dal fare nga shtėpia. Dua tė rri pa grim, e veshur sa mė komod, shikoj ndonjė film interesant me Mentorin, lexoj, pėrgatis ndonjė ushqim nga recetat e mija, relaksohem, meditoj, rralle dal diku, loz me qenushin tim Bigjin qė mė bėn kaq tė lumtur.


_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:38

Nuk jam nė dijeni tė Piratėrisė, qė sundon nė tregun muzikor, por jam nė brėndėsi tė njė fakti tjeter. Nė internet mund tė shkarkosh falas kėngėt e Mirandės, si dhe tė gjithė kėngėtarėve shqiptarė. Mjafton njė simpatizant i yti tė hedhė CD-nė tėnde nė internet dhe mund ta shkarkojnė mijėra. I ndjej ata qė s’kanė mundėsi tė blejnė, por nė fund tė fundit kėnga ėshtė mė shumė argėtim. Si do e komentonit kėtė fakt?

Ėshtė pėr tė ardhur keq kur shkarkon tė gjitha kėto kėngė tona nė internet kur dihet se ēfarė mundi e sakrifice japim pėr tė realizuar njė kėngė, mos tė flasim pėr mė shumė kėngė, dhe dikush pa pikė pėrgjegjėsie edhe dhėmbshurie i merr kėto kėngė nė kėtė mėnyrė. A thua a e kanė menduar kėshtu ndonjėherė ata qe i hedhin kėto CD tona nė internet pėr t’i shkarkuar!?
Pėr piratėrinė mos tė flasim se janė edhe me zi! Mendoj qė institucionet shtetėrore duhet tė merren me kėtė problem. Ne artistėt fare nuk jemi tė mbrojtur, mirė qė po mbijetojmė nė skenė. Nuk kemi as ku tė drejtohemi pėr kėrkesat apo ankesat tona!

Keni realizuar shtatė albume, nė pritje te albumit tė tetė, nderuar me disa ēmime, pjesėmarrėse nė qindra koncerte dhe spektakle, por ti s’do mjaftohesh me kaq. Cilat janė projektet tuaja nė tė ardhmen?

Kam edhe disa projekte e qė paraprakisht zakonisht nuk flas deri sa nuk i realizoj, sepse pastaj e ndjejė obligim nėse nuk mund ta realizoj atė qė e kam premtuar dhe i vie pastaj qe ju kam genjyer, jo gjithmonė punėt varen nga ne!

Zemra Shqiptare vizitohet nga njė numėr i madh shqiptarėsh nga tė gjitha vendet qė jetojnė shqiptarė, duke pėrfshirė edhe diasporėn. Pa dyshim qė nė mesin e tyre, ka shumė adhurues tė kėngės tėnde. Cili do tė ishte mesazhi qe dėrgon pėr miqtė e kėngės tėnde dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi?

Do t’i pėrshėndesja tė gjithė vizituesit e Zemra Shqiptare e veēanėrisht adhuruesit e kėngės time dhe kėngės sė mirėfilltė shqiptare me mesazhin PAĒI SHĖNDET E FAT NĖ JETĖ, ĒDO DITĖ E JUAJA QOFTĖ E MBARĖ DHE E LUMTUR, DUAJENI NJĖRI TJETRIN, FALNI DASHURI E AJO DO JU KTHEHET ME DASHURI.
ZOTI E BEKOFTĖ POPULLIN SHQIPTAR KUDO QĖ NDODHET.



_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   21/2/2009, 00:41


Shkrimtarėt e preferuar?

Stefan Zweig, Lasgush Poradeci, Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Daniel Still, Paulo Coelho.

Libri?

"Vetėm njė herė nė jetė"

Sporti?

Patinazhi

Aktorėt?

Robert De Niro, Sophia Loren, Sean Connery, Michelle Pfeiffer.

Piktori?

Kandinsky

Politikani?

Arbėn Xhaferi

Keni frikė nga…

Katastrofat

Pika e forte?

Qėndrueshmėria

Pika e dobėt?

Lėndohem shpejt

Stina?

Pranvera

Ngjyra?

Ngjyrat e zjarrit

Pija?

Uji

Ushqimi?

Perimet dhe frutat e detit

Gjėndja shpirtėrore?

Emotive

E urreni apo nuk e pėlqeni tė keqen?

E urrej tė keqen

Figura mė e shquar shqiptare gjatė tė gjitha kohrave?

Gonxhe Bojaxhiu


_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Intervistė me Miranda Hashani   Today at 19:20

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Intervistė me Miranda Hashani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: