Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Liria nė poezinė e sotme shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Liria nė poezinė e sotme shqipe   21/2/2009, 00:21

Liria nė poezinė e sotme shqipe


Nuk ka poet qė nuk ka shkruar ndonjė varg pėr lirinė. Disa prej tyre kanė shkruar poezi, himne, ditirambe, poema, madje edhe vepra tė tėra kushtuar lirisė.
Liria nė poezi tonė, sidomos nė atė tė sotmen kalon nėpėr disa rrathė, depėrton nėpėr disa sfera, apo, pse jo, edhe kapėrcen nėpėr disa kapėrcalle kohore tė gjysmės sė fundit tė shekullit tė kaluar dhe deri sot.
Andaj vetvetiu lindin pyetjet:
A ka pasur liri nga poetėt pėr ta shkruar poezinė?
A ka pasur dhe a ka gjithashtu liri nė poezinė e sotme shqipe, gjegjėsisht nė vargjet e saj dhe sa ka liri nė poezitė pėrkushtuese pėr betejat, luftėn, dėshmorėt e heronjtė e rėnė nė luftėn pėr liri?
Pėr t’i shkoqitur sadopak kėto situata, kėta rrathė dhe kėtė ekzistencė duhet hulumtuar nėpėr poret e zhvillimit tė poezisė sonė pas tė ashtuquajturės Luftė e Dytė Botėrore. Dhe kėtu dalin dy rrugė, apo mė mirė tė shprehemi, dalin dy kahe tė rrugėtimit tė lirisė nė poezinė e sotme shqipe:
1. Rruga e lirisė nė poezinė e poetėve tė Shqipėrisė.
2. Rruga e lirisė nė poezinė shqipe tek poetėt e Kosovės.
Fati historik e deshi qė shqiptarėt e tė dy anėve tė kufirit, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, tė mbesin nėn tė njėjtin sistem shoqėror pas Luftės sė Dytė Botėrore, nėn sistemin socialist. Dhe raportet e artit nė pėrgjithėsi dhe tė poezisė nė veēanti natyrisht qė kėrkojnė qasje tė reja. Poetėt duhej patjetėr tė ndėrrojnė metodėn letrare dhe tė shkruajnė pėr luftėn, betejat e saj, pėr partizanėt e partizanet, pėr heronjtė e dėshmorėt, pėr komunizmin e komunistėt, pastaj pėr reformėn agrare, kooperativizmin nė Shqipėri, e deri pėr vėllazėrim-bashkimin, tė drejtėn e femrės, shkollimin, luftėn kundėr analfabetizmit e tė tjera nė Kosovė. Andaj, nė vargjet e poezive pėrkushtuese pėr lirinė mė shumė ndihet fryma e tillė se sa frymon liria nė to. Liria ishte gjėja mė e arrirė, ajo ishte grada mė e lartė e arritur ndonjėherė dhe kurorėzohej me fitoren e komunizmit dhe socializmit. Vetėm poezitė kushtuar partisė, socializmit, kooperativizmit, tharjes sė kėnetave, aksioneve tė rinisė nė Shqipėri, luftės partizane, betejave tė Sutjeskės, Neretvės, Dervarit, por edhe asaj tė Carralevės, vėllazėrim bashkimit, Boros e Ramizit, Landovicės, e pse jo edhe Titos, nė Kosovė, konsideroheshin poezi me vargjet mė tė mira nė tė cilat frymonte liria. Dhe nė pyetjen e parashtruar del vetvetiu pėrgjigjja. E tillė ėshtė liria nė vargjet e poezive me tematikė, semantikė, motive dhe frymėzime tė kėtilla.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Liria nė poezinė e sotme shqipe   21/2/2009, 00:21

Nė poezinė e krijuar nė Shqipėri liria sa vjen e shtresohet nėpėr tė gjitha poret e jetės socialiste, kooperativizmit e deri te reformat nė arte, kulturė, letėrsi dhe nė jetė. Andaj lindja e metodės sė socrealizmit nė letėrsi shndėrrohet nė dogmė letrare. Ata qė duan tė bėhen poetė patjetėr duhet tė japin provimin pranues me tematikėn ideologjike tė kėsaj metode letrare. Kėshtu lindin poetė e shkrimtarė socrealistė tė cilėt janė kreatorė tė poetikės socialiste nė Shqipėri. Liria e poezisė sė tyre frymon nėpėr poret e luftės sė klasave, ndėrtimit tė fshatit socialist, njeriut tė ri tė zhveshur nga besimet fetare, pronės shoqėrore e shumė e shumė temave tė tjera. Kurse, liria e shprehur ndryshe nė vargjet e atyre pak poetėve tė guximshėm nuk zgjat shumė, sepse ata burgosen bashkė me vargjet e veprat e tyre dhe dėnohen me shumė vjet heqje lirie. Dhe lind e ashtuquajtura poezi disidente me poetė tė tillė si Kasėm Trebeshina, Bilal Xhaferri, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti, Havzi Nela, etj. Klasa e kėtyre poetėve dėnohet dhe persekutohet edhe nė mėnyra tė tjera. Liria e shprehur nė vargjet poetike tė tyre, demaskohet edhe nga kolegėt e tyre. Andaj nuk ėshtė e rastėsishme thėnia e Mitrush Kutelit nė testamentin e vet se krijuesit tė cilėt shpreheshin tė lirė nė vargjet e tyre, jo vetėm qė dėnoheshin nga partia e shteti, por edhe nga vetė shkrimtarėt. “Profesionalizmi nė letėrsi, nė vendin tonė ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė s’di marifete e hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt, se u bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi”. Krijuesit e kėtij terreni tė letėrsisė e gjenin rrugėn mė tė mirė pėr tė mėnjanuar tė tillėt qė i pengonin nė realizimin e famės sė tyre prej shkrimtarėve socrealistė nė sistemin totalitar komunist..

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Liria nė poezinė e sotme shqipe   21/2/2009, 00:22

Ndėrkaq, nė Kosovė, gjetja e lirisė nė poezinė e viteve tė 70 tė shekullit tė kaluar bėhej nė njė formė tjetėr. Kjo formė pak nga pak kaloi nė metodė e cila kishte njė shtrirje bukur tė madhe nė kėtė kohė. Mbase ajo ishte metoda e pėrdorimit tė njė figuracioni tė dendur metaforik nė poezi. Prandaj ėshtė krejt e natyrshme qė nisi tė kultivohej kjo mėnyrė e shprehjes poetike nė poezinė shqipe tė Kosovės sa qė gradualisht nisi tė shndėrrohej nė poetizim hermetik. Ky hermetizėm siē ėshtė vėrejtė me kohė qe sa i mirė aq edhe i rrezikshėm.
Por, pas ngjarjeve tė vitit 1981, pra pas demonstratave tė studentėve, ndėrroi shumėēka edhe nė poezinė e poetėve tė Kosovės. Ajo pak liri qė frymonte nė vargjet e saj tash nisi edhe mė shumė jo vetėm tė stėrkeqet, por edhe tė zhduket. Nė faqet e disa gazetave dhe revistave letrare filloi njė kontrollim qė i kanosej lirisė sė poezisė. Kėshtu, prapė nisi censurimi i vargjeve qė shprehnin heroizmin dhe pranonin kėrkesat historike tė demonstruesve studentė dhe tė demonstratave. Dhe shumė nga organizatorėt u burgosėn dhe u dėnuan me burg. Ata nga qelitė e burgjeve serbosllave kėrkonin liri. Lirinė mė tė shenjtė e gjenin nė vargjet e tyre qė i shkruanin mė shumė nė mendje se sa nė letėr. Dhe kėshtu lindi poezia e burgjeve nė vargjet e tė cilės shkruhej pėr lirinė. Kėta poetė e krijues pas daljes nga burgjet i botuan veprat e tyre. Mbase kėshtu nuk ndodhi nė burgjet e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės sepse nga ato dolėn me tonelata letėr tė letėrsisė sė shkruar nėpėr burgjet enveriane.
Dhe liria nė poezinė e sotme shqipe nisi tė frymojė pas viteve tė 90 tė shekullit tė kaluar edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri. Poetėt u ēliruan nga prangat e partishmėrisė nė art, u ēliruan nga ideologjia, nga figuracioni bardh e zi. Tash nuk ekzistojnė shabllone qė krijonin vlerėn ideologjike dhe partiake tė poezisė. Liria nisi tė vėrshojė nė vargjet e poetėve. Ata nuk jepnin mė llogari ideologjike pėr figuracionin e pėrdorur dhe pėr tematikėn e shprehur nė poezitė e tyre.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Liria nė poezinė e sotme shqipe   21/2/2009, 00:22

Por, pėr Kosovėn kjo nuk zgjati shumė. UĒK-ja ia filloi luftės. Andaj poetėt duhej t’i mobilizonin figurat e tyre nė mbėshtetje tė kėsaj lufte. Ushtarėt e kėsaj ushtrie ishin kreatorėt e njė lirie tė re, tė cilėn e sollėn nė Kosovė. Tash liria e vargjeve poetike frymon bashkė me kėta luftėtarė, dėshmorė, martirė dhe heronj. Duke shkruar vargje pėr Adem Jasharin, Jusuf Gėrvallėn Xhevė e Fehmi Lladrovcin, Komandant Kumanovėn, Luan e Shkėlzen Haradinajn, Agim Ramadanin e Sali Ēekun, Prekazin, Gllogjanin, Izbicėn, Reēakun, Kosharėn, Pashtrikun, Shalėn e Llapin, etj, bėhet njė farė portretizimi a biografi e kėtyre martirėve. Dhe duhet theksuar se poezitė kushtuar kėtyre ngjarjeve dhe personaliteteve, fatkeqėsisht, nuk janė gjithherė nė nivelin e duhur artistik, ngase janė shkruar pa u ndier shpirtėrisht siē e kėrkon frymėzimi i vėrtetė pėr hartimin e krijimtarisė sė mirėfilltė poetike. Sepse pėr tė shkruar poezi pėr ngjarje tė ashtuquajtura tė mėdha dhe njerėz tė dalluar nuk do tė thotė se ke krijuar poezi tė realizuara artistikisht. Kjo ndodh se poezia nuk ėshtė vetėm shprehje e mendimit, por mbi tė gjitha ėshtė shpalosje e ndjenjave me mjete tė zgjedhura artistike, me metafora dhe figura tė tjera stilistike.
Si do qė tė jetė megjithatė ky ishte dhe ėshtė njė kėngėtim pėr njė liri nė poezinė tonė bashkėkohore, pavarėsisht nga mungesat qė mund tė ketė ajo. Edhe poezia si edhe vetė liria frymon ndryshe, rrjedh ndryshe dhe kumbon ėmbėl. Edhe kjo ėshtė liria e poezisė bashkėkohore shqipe.
Andaj, edhe njėherė nė fund ia vlen tė konstatohet se nuk ka poet qė nuk ka shkruar ndonjė varg pėr lirinė. Disa prej tyre kanė shkruar, por edhe shkruajnė poezi, himne, ditirambe, poema, madje edhe vepra tė tėra kushtuar lirisė.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Liria nė poezinė e sotme shqipe   Today at 17:19

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Liria nė poezinė e sotme shqipe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: