Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Poezia si kendvėshtrim universal mbi botėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Poezia si kendvėshtrim universal mbi botėn   21/2/2009, 00:19

Poezia si kendvėshtrim universal mbi botėn


Pas kaq shekujsh letėrsi, duket si i gjithė trualli i poezisė ėshtė i okupuar. E megjithatė krijuesit e kanė ditur dhe do ta dinė se ekziston gjithmonė njė kontinent i ri, i papopulluar, ku ti nxiton tė ngulėsh njė flamur dhe ku tė bėrtasėsh „Kjo tokė ėshtė e imja!“, pavėrėsisht, nėse toka qė tė bie nė hise ėshtė tokė e butė apo e vėshtirė. Ky kontinent mė shumė se njė terren i panjohur estetik, ka tė bėjė me aftėsinė tonė tė pashtershme rigjeneruese, imagjinatėn e pafund si manipulim i memories – njė lojė tashmė e e pranuar me vetėdije.
Poezia ėshtė gjithmonė njė „e djeshme“, ėshtė ajo qė tė tėrheq mbrapa, duke dashur tė tė sistemojė brenda njė rregulli a stereotipi, ndėrsa ti orvatesh tė dalėsh prej tij, pėr t’u bėrė i dukshėm dhe e papėrsėritshėm.
Dhe disa nga kėto gjėra tė pėrbashkėta qė tė tėrheqin gjithmonė si njė zbaticė mbrapsht nė kohė, janė dilemat filozofike nė tė cilat reduktohet njohja dhe eksperienca njerzore, pyetjet tė cilat nuk marrin kurrė njė pėrgjigje, qė nuk bėjnė asnjė progres qysh prej zanafillės, e qė i marrim me vete, ose siē thotė edhe autorja e kėtij libri Albana Shala , janė „nėqoftėse“, „po sikur..“, ato qė mbyten bashkė me Titanikun, tė mbyllura nė „hambar“ („Fjalėt“) .
“Papa Dixhital” tė cilit po i referohemi, ėshtė libri i parė me poezi i Albana Shalės, tepėr i veēantė qė nė titull. Modern, do tė thoshnin lexuesit me tė drejtė, duke pasur parasysh se ai ėshtė krejt ndryshe nga njė vizion romantik me tė cilin ne jemi edukuar kur ėshtė fjala pėr poezinė. Natyrisht qė terminologjia moderne ėshtė njė nga kriteret qė e bėjnė tė kohės njė autor, por, jo gjithēka. Moderniteti tek Albana Shala shprehet edhe nė njė dyvargėsh tė kėsaj natyre:
“dėgjoj zėrin e saj
tė mbėshtjellė me lėkurė molle”
( “Orėve tė para tė mengjesit”).

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poezia si kendvėshtrim universal mbi botėn   21/2/2009, 00:19

Terminologjia nė kėtė poezi ėshtė e vjetėr sa edhe miti biblik i krijimit tė botės, por, nė rastin konkret risia buron nga kompozimi me elegancė i dy materieve qė ndėrthuren kaq bukur midis tyre, njėlloj si qumėshti dhe kafeja nė tryezėn e mėngjesit. Kolazhe tė kėsaj natyre, dėshmojnė artin konceptual, si kapėrcime tė shkathėta qė flasin shumė mė tepėr pėrmes plastikės vizuale se sa pėrmes retorikės dhe deklamimit personal.
Njė nga rastėsitė fatlume qė pėrcakton edhe hapėsirėn e larmishme tematike tė librit ėshtė fakti qė eksperienca e autores ėshtė e ndarė midis Shqipėrisė dhe Hollandės, ku ajo jeton prej mėse dhjetė vjetėsh. Kjo gjė e ka ndihmuar atė tė sjellė njė tjetėr frymėmarrje nė tekstet poetikė, duke zgjedhur njė kėndvėshtrim mė universal mbi botėn . Nė vijim, mund tė thuhet se nėse kėqyrim me kujdes, libri ėshtė i pėrbėrė nga dy cikle: i pari me njė “unė” tė papėrcaktuar- nė tė cilin gjemė preokupimin e njeriut universal, qė nuk kushtėzohet nga sistemet politike e sociale; dhe i dyti- “uni” i pėrcaktuar, qė lidhet gati me njė besnikėri tė tepruar me fėmijėrinė dhe me gjithēka tjetėr qė ka tė bėjė me identitetin e saj shqiptar.
“Njeriu tipik” dhe “njeriu atipik”, “qenia individuale” dhe “qenia historike” pėrbėjnė karaktere qė zėvendėsojnė njėri-tjetrin gjatė kėsaj rruge poetike; njėra nė kėrkim tė lumturisė, identitit dhe motivimit filozofik, dhe tjetra nė pėrpjekje pėr t’ė dėshmuar ekzistencė. Pikėrisht ky dyzim ose riciklim personazhi, shoqėrohet edhe me stilin e vet tė “inskenimit”, njėherė mė distante, me sintetike dhe lakonike, dhe njėherė mė e qashtėr, e drejtėpėrdrejtė, dhe besnike deri nė vetė-censurė, kur ėshtė fjala pėr poezi qė lidhen me familjen, fėmijėrinė, rininė, tė konservuar me fanatizėm nė kujtesė si “Nėna Korēa”: “Hapat troket me ngut nė plloēat e qytetit tė fjetur/ Ka punė pėr tė bėrė/ kuzhinierja e shtėpisė sė fėmijėvė/ Nėna Korēa”.
Njė cikėl mjaft interesant e tė pjekur sjellin poezitė “Nė Kaukaz” dhe “Kosovė 1999” etj, tė cilat janė tė shkruara me njė stil gjysėm- publicistik, me detaje tė shkathėta e ekspresive si shkrepjet e njė blici, rreth njė terreni tė panjohur pėr tė, por, nė tė njejtėn kohė me njė stil sarkastik, inteligjent, e lakonik duke luajtur mė paradokset e historisė, anėn e tyre komike dhe tragjike tė pėrzier bashkė:
“Nė Kaukaz tė qėllon t’i shtrėngosh dorėn njė ishi tė KGB-sė/ I cili ngultazi tė flet pėr shoqėrinė civile e pėr demokracinė./ Ėshtė pėrfaqėsues i minoritetit osetian…”

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poezia si kendvėshtrim universal mbi botėn   21/2/2009, 00:19

Me tė njejtėn gjuhė tė kursyer, pėrcillet edhe historia e Bosnjes (“Nė Amsterdam”) poezi e cila fillon me njė imazh pothuajse gazmor (“vesa e mėngjesit vezullon nė mustaqet e shoferit”) pėr tė arritur me pak vargje intensitetin tragjik tė njė lirike boshnjake qė kėndohet nga njė emigrante boshnjake nė rrugė. Pa dyshim se njė mjeshtėr e di, qė njė pikturė e ndėrthurur me tė kuqen e tė zezėn e fortė, kėrkon njė kornizė me ngjyra tė butė. Pra, autorja e ka sensin e pėrshkallėzimit poetik, apo tė asaj qė unė do ta quaja pikėrisht “zona e ndėrmjetme” – mėnyra pėr tė pėrcjellė njė subjekt me temperament mjaft tė fortė e impulsiv, nė mėnyrė graduale tek lexuesi, nė mėnyrė qė tė shkaktjė njė llojė befasie.
Ndėr tė tjera, le tė themi se nė kėtė libėr fryn nje erė pafajėsie, e shprehur mė konkretisht nė raportet me te birin, fėmijėrinė, vdekjen si nocion, puthjen e njė ēifti gei, …apo raporti gati domestik me macet, kuajt, zogjtė dhe peshqit. Por, ndryshe nga librat e parė me poezi tė autorėve tė rinj nė pėrgjithėsi, tek Albanna Shala ky ekspozim nuk vjen nė mėnyrė protestuese apo si pasiguri pėrballjeje tė panjohurėn e madhe qė pret pėrpara, por, si rezultat reflektimi mbi gjėrat tashmė tė njohura e tė jetuara, ndoshta edhe pėr faktin qė poetja e boton kėtė libėr nė moshė relativisht tė pjekur.
Pėrshembull, nė poezinė “Refuzim” ajo shprehet: “Jeta bėn pėrpara/ paqėsisht/ pėr tė mė dorėzuar/ nė njė karrocė fėmijėsh/ nė njė tjetėr gjykatė…”. Nė kėtė rast, nuk ėshtė imazhi i njė karroce fėmijėsh ai qė pėrcakton klimėn e pafajėsisė, por, dorėzimi ndaj tė pashmangshmes, ndaj lojėrave cinike me zgjedhjet tona.
Dhe meqė jemi tek protagnizmi, mund tė thuhet, se autorja tė lė pėrshtypjen se nuk e zgjedh tematikėn, por, e lė veten tė zgjidhet prej saj. Ndaj edhe elementėt irracionalė janė ndoshta elemėntėt mė tė fuqishėm tė pozisė sė Albana Shalės.
Si rezultat, edhe zgjidhjet e poezive vijnė spontane dhe tė paparishikuara, qė ndonėse nganjėherė edhe jo pse shumė tė goditura, gjithsesi tė freskėta. Krijimi i tensioneve dramatikė apo pėrplasjeve tė fuqishme, janė shmangur me qėllim ose janė anashkaluar instiktivisht nga autorja, duke krijuar e mbajtur atė brenda shinave lirike dhe njė atmosphere tė butė, nganjėherė tė ngjashme me njė vetė-terapi.
Por a ėshtė poezia njė vetė-terapi? Padyshim. Ajo mė shumė ėshtė njė mike intime se sa njė altoparlant. Jo retorikė. Pėrkundrazi, tė treguarit pa komplekse, pa tabu, pa paragykim, dhe pa megalomani i tė vertetave tė thjeshta tė jetės ėshtė njėra nga joshjet e poezisė.
Dhe nė fund, mund tė thuhet se ky libėr ėshtė njė sfidė me veten i Albana Shalės e cila sapo ka hyrė publikisht nė botėn e poezisė. Ajo e ndan me ne emocionin e saj duke na dhėnė me elegancė pak botė nga ajo qė ajo ka njohur, pak jetė nga ajo qė ajo ka jetuar dhe pak krenari nga krenaria e njeriut qė ruan gjithmonė njė llambė tė ndezur brenda vetes pėr tė parė nė sy tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezia si kendvėshtrim universal mbi botėn   Today at 01:18

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezia si kendvėshtrim universal mbi botėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: