Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   21/2/2009, 00:08

Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė

Kush po e shkatėrron gjuhėn amtare?


Thirrje Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Institutit tė Gjuhėsisė, rektorateve dhe dekanateve nė universitetet e Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, intelektuaėve dhe gjuhėtarėve shqiptarė kudo nė botė, si dhe tė gjithė mėsuesve tė gjuhės nė shkollat e mesme tė Shqipėrisė dhe Kosovės, tė marrin pjesė nė debatin: “Si mund tė shpėtojmė gjuhėn tonė nga ferrat e huaja qė po i ngjisim pėrditė nė trup?”
Ditėt qė po jetojmė, tė cilat shpesh marrin nota migjeniane, do tė ishin shumė mė tė zbutura pėr nga ato mangėsi qė kanė nė hapėsirat e kohės sė tyre, nėse ne, shqiptarėt, kudo qė ndodhemi, tė merremi mė shumė me ushqimin e pėrjetshėm tė kulturės sonė, GJUHĖN AMTARE.
Ruajtja dhe pasurimi i gjuhės shqipe, sot ėshtė njė nga problemet madhore tė ditės. Jo vetėm sepse kemi detyrė ta pasurojmė dhe ta zhvillojmė mė tej, por edhe pėr shkakun se ndodhemi pėrpara disa tendencave tė rrezikshme tė shkatėrrimit tė saj. Lėvizja e lirė e njerėzve ka bėrė qė njė numėr i madh shqiptarėsh tė largohen nga Shqipėria. E kanė marrė me vete tė folurėn shqipe, po atje ku jetojnė e punojnė ka rrezik t’i shmangen gjuhės amtare, me apo pa dashje. Diku nga rrethanat nė tė cilat jetojnė, gjetkė nga presioni qė ushtrohet mbi ta pėr tė mos folur shqip, pa pėrjashtuar dhe faktorė tė tjerė, si dhe mosnjohjen e rėndėsisė qė ka ruajtja e gjuhės amtare. Ky ėshtė njė problem i gjerė, i cili na fut nė ca hulli, ku tė gjithė duhet tė mbajmė plugjet mbi supe e jo mbi ugarin e shkrifėt ku hidhet fara. Tė gjithė shqiptarėt, shoqatat e ndryshme qė janė ngritur nė dhe tė huaj, duhet tė bėjnė tė pamundurėn pėr ruajtjen e gjuhės shqipe, duke hapur shkolla pėr fėmijėt e lindur nė emigracion dhe duke punuar pėr pasurimin e saj. Pėr kėtė, besoj se do tė ishte mirė qė dhe shteti shqiptar tė ndihmonte mė shumė, duke ndėrmjetėsuar nė qeveritė e shteteve ku dominojnė emigrantėt tanė pėr lejimin dhe lehtėsimin e procedurave pėr hapjen e shkollave shqipe, por edhe me fonde tė caktuara.
E kush do ta quante “korrupsion” sot hapjen e sa mė shumė shkollave nė botė, nė njė kohė qė tė huajt, nė bazė tė njė plani tė aprovuar, mbase qė nga krijimi i shtetit tė tyre, punojnė e punojnė qė gjuha e tyre tė bėhet “Mbretėreshė” kudo nė glob, duke numėruar njė mijė e njė argumente pėr pėrparėsinė e tyre? Me kalimin e viteve ka rrezik qė nga njė pakujdesi e tillė tė pėrballemi me asimilim tė tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė jashtė atdheut. Atėherė, as kambanė s’do tė ketė dhe as kambanar qė t’i bjerė njė llamarine alarmi tė pavlerė.
Kėtu nuk shtrohet ēėshtja qė ata tė mos mėsojnė dhe tė flasin nė gjuhėn e vendit ku janė sistemuar, pasi kjo ėshtė e domosdoshme. Pa moral kombėtar, kjo gjė po bėhet nė forma tė ndryshme, por ēėshtja ėshtė qė tė mos harrojnė gjuhėn amtare. Ta pėrcjellin atė me kėmbėngulje te fėmijėt e tyre, nipėrit dhe mbesat, shoqėruar kjo edhe me ruajtjen dhe pasurimin e traditave dhe zakoneve tona.
Ky nuk ėshtė problem i lehtė. As dhe i pamundur. Mendoj se, nė radhė tė parė, duhet filluar brenda vendit, pasi gjuha shqipe ka nisur tė degjenerojė, duke zėvendėsuar shumė nga fjalėt e saj me shprehje tė huaja. Madje, po shkatėrrohet sintaksa e saj, baza gjuhėsore. Ėshtė kaq e pranishme kjo dukuri, saqė lind nevoja tė jepet alarmi, pasi ne jemi njė vend i vogėl dhe mangėsitė qė lejohen nė tė gjitha drejtimet mund tė marrin lehtė rrugėn e greminės. Natyrisht, ngjitja ėshtė e vėshtirė, por jo sizifiane, pasi kemi njė truall tė begatė qė mjaft ta prekim e ta punojmė si nikoqirė tė mirė shqiptarėdashės dhe do tė kryejmė detyrėn pėr brezat qė do tė vijnė kėtu e nė botė.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   21/2/2009, 00:09

Ku janė akademikėt?
Akademikėt e sotėm janė fare pak tė shqetėsuar pėr kėtė problem. Ndoshta edhe gaboj, por do tė mė vinte mirė qė Instituti i Gjuhėsisė tė kishte bėrė mė shumė, duke trokitur nė instancat pėrkatėse tė institucioneve qendrore qė pėrgjigjen pėr gjuhėn shqipe, pa nguruar tė shkojnė deri te Kryeministri dhe te Presidenti. Gjuha ėshtė njė nga elementet bazė tė formimit tė njė kombi. Pa gjuhė nuk ka zhvillim ekonomik e social, politik e kulturor.
Naim Frashėri, 100 vjet mė parė, bėnte thirrje pėr tė mėsuar me pėrkushtim gjuhėn amtare. Ai kėshillonte qė shqiptarėt mund tė lexojnė edhe gjuhė tė huaja, por shqipen ta kenė “gjuhė zonjė”.
Mirėpo, kjo kėshillė e tė madhit Naim, thuajse ėshtė harruar. Duke e pėrzier gjuhėn me qindra e mijėra fjalė tė huaja, gati e kemi bastarduar atė. Tė mos harrojmė qė gjuha jonė ėshtė shumė e pasur dhe nga mė tė vjetrat nė Evropė. Janė gjetur dokumente pėr tė folurėn e saj, qė nga viti 1280 dhe nė vitin 1462 ėshtė gjetur dhe gjuha e shkruar, siē ėshtė Formula e Pagėzimit, edhe pse deri tani ne kemi njohur vetėm “Mesharin” e Gjon Buzukut. Tė tjerė autorė bėjnė fjalė pėr gjetjen e elementeve tė gjuhės shqipe para erės sė re. Sidoqoftė, kėtu e kam fjalėn te ruajtja e pastėrtisė sė gjuhės shqipe, tė folur dhe tė shkruar. Mbase vlen tė citojmė edhe njė tjetėr kėshillė tė Naim Frashėrit, i cili thotė nė mėnyrė kritike dhe me dashuri:
“Shqip tė flisni pėrherė/ Thjesht dhe tė papėrzierė...”
Pėr gjuhėn shqipe kanė folur dhe shkruar shumė dijetarė tė shquar. Ne kemi pasur studiues dhe pėrkthyes qė kanė bėrė epokė nė botė, tė njohur dhe vlerėsuar nga tėrė Evropa. Njė pėrkthim i mirė tregon dhe shkallėn e zhvillimit dhe civilizimit tė gjuhės shqipe. Njė prej tyre ka qenė i madhi Fan S. Noli. Pėrkthyes me emėr kanė qenė edhe Jusuf Vrioni, Vedat Kokona dhe shumė tė tjerė.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   21/2/2009, 00:09

Kongresi i Drejtshkrimit dhe mangėsitė e tij
Para 40-vjetėsh mbajtėm njė Kongres tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe. Folėm e vendosėm disa ligje pėr gjuhėn, nė mėnyrė qė ajo tė vihej mbi baza shkencore, tė ngrihej mbi atė nivel qė kishte.
U hartua dhe njė fjalor i Gjuhės sė Sotme Shqipe. I vonuar, por i vlefshėm me vlerėn e njė pasaporte me vizė “Shengen shqiptari”, pasi, pėr herė tė parė, u hartua njė vepėr e kėtij niveli, nė tė cilėn bashkėpunuan akademikė dhe gjuhėtarė shqiptarė dhe kosovarė. Por puna nuk mund tė konsiderohet e pėrfunduar. Kanė mbetur shumė fjalė jashtė kėtij fjalori, madje rreth gjysma e fjalėve. Kongresi i Gjuhės mund tė ishte thelluar mė shumė nė drejtim tė gjuhės, nė futjen e disa fjalėve dhe shprehjeve tė vjetra tė saj, tė cilat kanė pėrbėrė bazėn gjuhėsore, ndonėse i pėrkasin dialektit gegė. Por pėr kėtė nuk mund tė fajėsojmė askėnd ose nuk zgjidhim asgjė me anė tė fajėsimeve. Kjo kėrkon punė, kėrkon dashuri, mirėkuptim dhe bashkėpunim pėr tė ecur pėrpara, tė paktėn kur ėshtė fjala pėr punė tė tilla qė i shėrbejnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve, pėr sot dhe nė vijim.
Studiuesi i njohur, Mehmet Elezi, p.sh, me njė punė hulumtuese, shkencore dhe mjaft kėmbėngulėse, njė punė disavjeēare tė lodhshme, na ka dhuruar njė tjetėr fjalor tė gjuhės shqipe me gati 40 mijė fjalė tė reja, fjalė qė nuk gjenden nė fjalorin themelor tė kėsaj gjuhe. Mė ka bėrė dhe vazhdon tė mė bėjė pėrshtypje qėndrimi i heshtur ndaj kėsaj vepre tė madhe. Nuk ėshtė folur asgjė, nuk ėshtė shkruar asgjė, sikur edhe kritikė, me pėrjashtim tė ndonjė shkrimi siē ėshtė ai i shkruar nga shkrimtari, Qemal Sakajeva, pak kohė mė parė. Jam i bindur qė unė, njė gazetar i thjeshtė, nuk jam nė gjendje tė analizoj as Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, hartuar nga nė grup autorėsh, por as Fjalorin e Gjuhės Shqipe, hartuar nga Mehmet Elezi. Njė gjė nuk mund tė rri pa e thėnė. Atė punė qė ka bėrė Mehmet Elezi nuk e kanė bėrė institucione tė tėra. Pėr kėtė shkak, kjo vepėr madhore e tij duhet tė ishte bėrė objekt diskutimi, nė radhė tė parė, nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, nga Instituti i Gjuhėsisė, tė ishin ndėrmarrė iniciativa diskutimi edhe nė studio televizive, ku tė merrnin pjesė akademikė, gjuhėtarė, studiues, gazetarė, shkrimtarė e tė tjerė. Sado mangėsi tė ketė Mehmet Elezi nė punėn e tij pėr hartimin e kėsaj vepre madhore, me gati 1800 faqe, nė tė ai ka zbuluar indirekt edhe punėn e pėrciptė qė ėshtė bėrė mė parė, por njėkohėsisht edhe gjerėsinė dhe thellėsinė e gjuhės sonė, e cila nga shumė studiues vlerėsohet si njė prej gjuhėve mė tė vjetra nė Evropė.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   21/2/2009, 00:09

Gjuha jonė, njė nga mė tė vjetrat nė Evropė
Ka njerėz qė shprehin habi kur bėhet fjalė pėr vjetėrsinė e gjuhės shqipe. Pėrderisa pranohet hershmėria e kombit shqiptar, jo vetėm nė trojet aktuale, por dhe mė gjerė, nuk ka pėrse tė habitemi me hershmėrinė e gjuhės, pasi kėta njerėz qė kanė jetuar mijėra vjet mė parė kanė folur dhe kanė shkruar. Mangėsia ėshtė te dokumentimi i saj nga ana jonė. Ndihet njė farė pėrulje dhe servilizmi ndaj kombeve tė tjera mė tė zhvilluara, madje dhe fqinjėve. Njė pėrulje qė vihet re nė diplomaci, gjuhėsi, shkencė, letėrsi, tregti dhe kudo. Nuk ka fushė tė mos ndihemi inferior. Natyrisht, pėr kėtė ka ndikuar negativisht ekonomia e dobėt, presioni i ushtruar nė shekuj nga fqinjėt, nė tė gjitha format, ushtarake, ekonomike e kulturore. Por mjaft studiues mund tė ndikohen dhe nga presione tė formave tė tjera korruptive, mjafton qė tė mos pėrmendet hershmėria e gjuhės sonė, mjafton tė flitet me superlativa pėr gjuhėn e kombit ndaj tė cilit x – i apo y – ni mund tė jetė venė nė shėrbim. Madje shkohet deri atje, sa personat qė hedhin nė diskutim tezėn mbi hershmėrinė e gjuhės shqipe, konsiderohen “sharlatanė”. Fyhen edhe mė rėndė se kaq. Se Epiri, sipas tyre duhet shpjeguar me gjuhėn helene. Se kjo fjalė nuk ka asnjė lidhje me shqipen. E mbase duhet tė pranojmė dhe teorinė famėkeqe tė Vorio Epirit apo teorinė sėrbe, sipas sė cilės shqiptarėt janė tė ardhur nė trojet kosovare, kur tėrė historiografia provon tė kundėrtėn.
Tani besoj se ka ardhur koha pėr njė zgjim dhe ndėrgjegjėsim mė tė madh tė kombit, pėr tė mundėsuar ndonjė korrigjim tė mundshėm tė historisė, jo vetėm si territor por dhe nė aspektin gjuhėsor e kulturor.
Kur themi se gjuha jonė ėshtė vlerėsuar nga shumė studiues, nuk bėhet fjalė vetėm pėr studiues shqiptarė, por edhe tė huaj. Gjuha shqipe, sipas disa studiuesve, bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe ėshtė degė mė vete nė trungun e saj, pasi nuk rrjedh prej asnjėrės nga gjuhėt e sotme. Karakteri indoevropian i saj ėshtė trajtuar nė vitin 1824 nga gjuhėtari i shquar danez, studiuesi dhe pėrshkruesi i 150 gjuhėve, Rasmus Rash (1787 - 1832). Nė vitin 1835 pohon tė njėjtėn gjė studiuesi i shquar gjerman, Xhozef Riber Ksilander, (1794 – 1854) dhe e vėrtetoi pėrfundimisht mė 1854, gjuhėtari i shquar gjerman, Franc Bopi (1791 – 1867), njė nga themeluesit kryesorė tė Metodės Historiko – Krahasuese, nė veprėn e tij tė famshme, “Ueber das Albanesische in seinen verėandtscaftlichen Besichungen“ (Mbi shqipen dhe lidhjet e saj farefisnore). Kėtė na e jep qartė Ramiz Lushaj nė librin e tij “Almanaku i gjuhės shqipe”. E prejardhur nga ilirishtja, si njė gjuhė e veēantė e trungut indoevropian, e lindur, zhvilluar e konsoliduar nė trevėn e Ballkanit, ka njė sistem fonologjik origjinal, tė pėrbėrė prej 7 zanoresh dhe 29 fonemash bashkėtingėllore, ka njė sistem tė larmishėm formash gramatikore, ruan mirė sistemin rasor (pesė rasa), ka sistem tri gjinish; mashkullore, femėrore dhe asnjanėse. Po ashtu, sistemi emėror ka trajtėn e shquar dhe tė pashquar, ka nyje tė pėrparme etj.
Nėna e gjuhės shqipe ėshtė ilirishtja, prej sė cilės ka mbetur njė fond i ēmuar me rreth 1 mijė fjalė, kryesisht emra vendesh, njerėzish, fisesh, banorėsh, perėndish, tė cilėt ndihmojnė shkencėrisht nė dobi tė vėrtetimit tė vijimėsisė sė shqiptarėve nga ilirėt dhe tė shqipes nga ilirishtja. Nė ndihmė tė kėsaj tė vėrtete shkencore vijnė disa argumente bindėse, tė cilat na i jep qartė z. Lushaj, sipas tė cilit:
1. Shqipja flitet sot, nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike flitej ilirishtja. Trojet ku sot flitet shqipja nė krahasim me trojet e dikurshme tė saj janė rrudhosur pėrgjatė shekujve si rezultat i disa arsyeve historike.
2. Ato pak elemente gjuhėsore qė janė njohur si ilire gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta antike, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar nė pėrputhje me rregullat e fonetikės historike tė shqipes.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten tregojnė se shqipja ėshtė formuar si gjuhė nė njė periudhė tė hershme nė fqinjėsi me kėto gjuhė.
5. Tė dhėnat e arkeologjisė dhe tė dhėnat e tjera tė kulturės materiale e shpirtėrore tė popullit tonė dėshmojnė se ka vijimėsi kulture nga ilirėt tek shqiptarėt.
Tė tjerė autorė e hedhin poshtė teorinė indoevropiane. Le tė diskutojmė! Askush nuk kėrkon tė mbrojė me ēdo kusht teorinė e tij. Por duhet pohuar dhe fakti qė nė shumė raste, edhe kundėrshtarėt tanė e pranojnė vjetėrsinė e gjuhės sonė amtare.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   21/2/2009, 00:10

Tė ruajmė gjuhėn nga shkatėrrimi me dashje
Sot, lidhur me gjuhėn shtrohet njė problem tjetėr qė ėshtė mė tepėr administrativ se sa historik. Pa dyshim, brenda saj nuk pėrjashtohet edhe ndjenja patriotike, pa pasur njė lloj stepjeje pėrballė kufijve tė hapur qė ėndėrrojmė pėr Evropėn. Madje e kemi detyrė ta ruajmė dhe pasurojmė mė tej atė. Tė mbrosh gjuhėn amtare ėshtė krenari kombėtare. Dhe nga kjo krenari nuk duhet tė kemi frikė se “mos na dėnon Perėndia Athina”. Kemi arritur deri aty sa tė pranojmė njė nėnshtrim verbues dhe t’u japim nxėnėsve nė testet e provimit tė lirimit, copėza tekstesh, tė cilat kanė frymė antikomėbare, qė kultivojnė ndjenjėn e frikės dhe nėnshtrimit, ku kėshillohet tė mos kėrkojmė kurrė tė jemi krenar se krenaria ėshtė njė gjė e keqe dhe do tė na dėnoi Perėndia, ashtu siē dėnoi Araknėn duke e kthyer nė merimangė!? Dhe tė gjitha kėto i bėjnė njerėzit tanė. Mund t’i bėjnė dhe tė tjerė, por gjithmonė me dorėn dhe mendjen tonė.
Ka vite qė nė tė folurėn dhe tė shkruarėn e gjuhės shqipe nuk respektohen rregullat e saj dhe kanė hyrė qindra fjalė tė huaja, numri i tė cilave ėshtė aq i madh, sa mund ta dėmtojė dhe degjenerojė shumė shpejt gjuhėn tonė, nė njė kohė qė ajo ėshtė aq e pasur sa nuk ka aspak nevojė pėr tė huazuar nga gjuhė tė tjera. Nė fakt janė ato gjuhė qė kanė huazuar nga shqipja dhe shumė fjalė tė tyre edhe sot mund tė shpjegohen vetėm me gjuhėn tonė. Pėr kėtė ka dhjetėra studime tė gjuhėtarėve shqiptarė, gjermanė, anglezė, italianė, spanjollė e tė tjerė.
Sot, nė Shqipėri, flitet njė gjuhė e pėrzier, diku shqip dhe anglisht bashkė. Pėrzier me to kėrkojnė njė vend tė madh edhe italishtja apo greqishtja. Shumė fjalė tė huaja janė kaq shumė tė pėrdorshme sa ėshtė e vėshtirė tė dalin nga skema e tė folurės dhe tė shkruarės. Tė gjithė ne, mjaft prej tyre i kemi bėrė pronė tė jetės sė pėrditshme.
Mbase kėtu duhet thirrur nė formėn e njė “argati” thėnia e popullit pėr tė gjithė ata qė pretendojnė tė jenė tė menēur “MOS TĖ VDEKTĖ FJALA!” Thuhet kėshtu nė Veri e nė Jug pėr tė goditur atė stepje e atė hapje gardhi pėr tė gjitha fjalėt e huaja qė dėmtojnė shqipen.
Kur flet me ndonjė individ dhe i kėrkon tė mos pėrdorė kaq shumė fjalė tė huaja, ai tė pėrgjigjet me njė gjuhė mjaft banale. Njė ditė, duke folur me njė gazetare tė njė televizioni, e cila pėrdor mjaft fjalė tė huaja nė tė folurėn e saj si folėse, mė tha:
- Ti paske hallin e gjuhės shqipe, kur ne nuk kemi as Shqipėri! E ē’jemi ne para botės, para Perėndimit, or lumėzi!
U ndjeva shumė keq, pasi unė nuk kisha marrė pėrsipėr tė rregulloja gjuhėn, por biseda rrodhi normalisht dhe besoj se nuk bėra ndonjė mėkat pse shtrova njė problem tė tillė. Pastaj nėse ne themi se nuk jemi gjė, ēfarė do tė thonė ata qė nuk e kanė dashur dhe nuk duan tė mirėn tonė?
- Ne jemi ata qė jemi, - ia ktheva, dhe kemi pėr detyrė tė flasim shqip. Vajza m’u zemėrua dhe iku pa mė pėrshėndetur. Dhe, nė njė farė mase, kishte tė drejtė. Se, nė tė vėrtetė, tė gjithė jemi tė infektuar nga sėmundja e “humbjes” sė fjalėve tona dhe zėvendėsimit tė tyre me fjalė tė huaja. Edhe nė kėtė shkrim qė i kushtohet tė folurės dhe tė shkruarės sė gjuhės sonė, me siguri nuk kam mundur tė shpėtoj nga pėrdorimi i fjalėve tė huaja. Kjo pėr faktin se gazetarėt duhet tė shkruajmė pėrditė dhe nuk kanė kohė t’i shohin dhe rishohin shkrimet. Por nuk ėshtė kjo kryesorja. Duhet tė pranojmė faktin qė pėrdorimi i fjalėve tė huaja nė tė folur dhe nė tė shkruar nuk tregon dijen tonė tė madhe, por padijen tonė. Nga ana tjetėr, kemi tė bėjmė me njė ēėshtje tė madhe, nė tė cilėn duhet tė ndihet shteti. Nėse vėrtet shteti ėshtė i dobėt nė shumė drejtime, nė ēėshtjen e gjuhės duhet tė mbledhė veten dhe tė marrė masat e duhura.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   21/2/2009, 00:10

Kėrkohet ligj pėr mbrojtjen e gjuhės
Punėt nuk zgjidhen me fjalė tė njėrit dhe tė tjetrit. Kėtu duhet tė veprojė ligji. Do tė ishte normale qė tė bėhej njė ligj pėr gjuhėsinė dhe tė kėrkohej me ēdo kusht qė nė televizione, radio dhe gazeta tė mos flitet dhe tė mos shkruhet asnjė fjalė e huaj. Madje, tė ketė dhe masa ndėshkuese. E njėjta gjė duhet thėnė edhe pėr emėrtimet e dyqaneve. Tė paktėn 80 pėr qind e emėrtimeve janė nė gjuhė tė huaj. Emra qytetesh, njerėzish, lumenjsh, a ku di unė, nga tė katėr anėt e botės. Dhe askush nuk merakoset. Vetėm njė ligj mund ta zgjidhte kėtė problem. Por ky ligj kėrkon pėrkushtim, nė radhė tė parė, tė gjuhėtarėve, tė cilėt tė ndėrgjegjėsojnė politikėn pėr njė domosdoshmėri tė tillė. Madje, do tė ishte normale tė kthehej nė njė debat dite. Televizionet do tė bėnin mirė tė thėrrisnin nė studio gjuhėtarė, gazetarė, politikanė, ligjvėnės, bashkiakė etj, dhe tė debatohej me ditė kjo temė. Ėshtė nga temat mė tė rėndėsishme tė ditės dhe jetės sonė, nga temat madhore tė kombit shqiptar. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, madje do tė ishte njė mrekulli sikur ndonjė ditė tė zakonshme vere apo vjeshte tė shihnim edhe njė protestė akademikėsh, mėsuesish dhe nxėnėsish para ndėrtesave qeveritare pėr tė rritur presionin ndaj shtetit, i cili tė marrė masa tė shpejta pėr tė pėrmirėsuar gjendjen nė drejtim tė gjuhės amtare, tė folur dhe tė shkruar.
Nuk ndodh kėshtu kudo. Nė Gjermani, nėse njė gazetar pėrdor fjalė tė huaja merr gjobė. Kėrkesa tė rrepta kanė dhe francezėt. E njėjta gjė ndodh edhe me fqinjėt. Nė Greqi i kushtojnė shumė rėndėsi pastėrtisė sė gjuhės.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   21/2/2009, 00:11

Shqetėsimi i njė miku dhe sakatimi i gjuhės shqipe
(Njė debat i vogėl brenda njė debati popullor)

Njė ditė mė bėn telefon njė mik i imi, Namik Selmani, njohės i gjuhėsisė, njeri qė i dhimbset ēdo shkronjė e saj. Mė kėrkon tė pimė njė kafe. Kishte marrė gazetėn “Republika” nė dorė dhe pasi shkėmbyem fjalėt e rastit, mė pyeti:
-Ju jeni gazetar, madje kryeredaktor dhe unė kam respekt. Por shoh qė nė gazetėn tuaj gjenden dhe fjalė tė huaja, tė cilat na bastardojnė gjuhėn. Dhe po ta them konkretisht. Nė numrin e datės 20 maj, thoni: Kontrolli i Lartė i Shtetit ka gjetur “abuzime” tė shumta me fondet...”. Jo abuzime, ore zotėri, por shpėrdorime. Kjo ėshtė fjala shqip. Ta them ty, jo vetėm se tė kam mik, por edhe sepse gazeta juaj ėshtė mė e rregullta nė kėtė drejtim. Kam monitoruar pėr 6 muaj, 7 gazeta. Tė zė koka kur i lexon.
-Ke tė drejtė, zoti Namik. Ėshtė njė ēėshtje qė meriton me tė vėrtetė kujdes. Mė ka bėrė pėrshtypje ky shqetėsim i juaji edhe pa tė takuar, pasi kam lexuar librin tuaj, nė tė cilin ju rendisni dhe disa nga fjalėt e huaja qė kanė pushtuar televizionet dhe gazetat tona.
-Nuk ėshtė puna vetėm te ju, - shtoi ai. Ky problem kėrkon qilizėm nė tė gjitha ditėt e vitit. Mungojnė ndjeshėm rubrikat gjuhėsore nė gazetat tona. Mungojnė kėshillat pėr gjuhėn. Nė tė njėjtėn kohė gazetat merren me kėshilla gatimi, plazhi, pse jo, masivisht edhe kėshilla pėr seksin(!!!) Por nuk hapin rubrika elastike, tė thjeshta, tė dukshme, edhe pėr gjuhėn amtare. Nuk mund tė pranohet qė politikanėt tė flasin nė Parlament aq shumė fjalė tė huaja. Tė vjen keq sidomos kur fjalė tė tilla i thonė ata qė pretendojnė se dinė pak shqip, por ka dhe tė tjerė qė i lėshojnė ato nga padija. Kėshtu e kanė dėgjuar dhe e thonė, pasi edhe mund tė mos i dinė kuptimin. Sidomos televizionet. Unė mendoj se duhet vendosur njė rregull. Dhe mė mirė se kushdo kėtė punė mund ta bėjnė gazetarėt. Nė televizione dhe gazeta duhet tė flitet shqip. Edhe kur ndonjė politikan pėrdor gjuhė tė huaja, do tė ishte mirė qė ajo pjesė e kronikės tė pritej ose, nė pamundėsi, tė “pėrkthehet” nė shqip nga ana e gazetarėve. Ky “pėrkthim” do tė bėjė qė ata t’i venė gishtin kokės.
- Ashtu ėshtė. Edhe ne e vėmė re pėrditė,- u justifikova unė, por tė them tė drejtėn, pak kemi bėrė pėr ta korrigjuar. Pak ditė mė parė, mė vrau veshin njė folėse nė njė stacion kryesor televiziv, pa qenė nevoja tė pėrdorim emėr, pasi janė tė gjithė njėlloj, kur u shpreh se “nė audiencė” merrnin pjesė... Fjalėn “audiencė” ka shumė shqiptarė qė nuk e kuptojnė, pasi ėshtė fjalė qė i pėrket njė gjuhe tė huaj. Shqip, thuhet “nė pritje” merrnin pjesė.... Dėgjon dendur fjalėn “negociator”, “negociatė”, kur mund tė thuhet “ndėrmjetės”. Tėrė ditėn flitet dhe shkruhet “mazhoranca” dhe ngurohet tė thuhet “shumica”. Do tė kėrkojmė dhe “konsulencė” tė huaj, kur mund tė shprehet “kėshillim”. Gjetkė dėgjon shprehjen: “Performanca” e saj ishte e pėrsosur, kur mund tė thotė “paraqitja...”. Politikanėt bėjnė fjalė pėr komisionin “ad – hock), kur mund tė thonė “komision i pėrkohshėm”. Disa vite flitej pėr njė komision “bi partizan”, kur duhej thėnė “mbi palėt”.
Gazetarja flet pėr analizėn e njė libri dhe shprehet: Tani po lexojmė njė “pasazh” prej tij, se duket qė nuk e njeh fjalėn “fragment”.
- Jo tė vrau veshin njė fjalė, por mund tė hasėsh vetėm nė njė lajm mė shumė se 5-6 fjalė tė huaja, - ndėrhyn miku im. Kėshtu dhe nė bisedat qė zhvillohen nė studio apo telefonatat nė radio, nė tė cilat dėgjon dendur tė pohohet me fjalėn angleze “OKEJ” dhe pėrfundojnė tė gjitha me shprehjen italiane “Ciao, Ciao!”. Dhe kjo “ciao, ciao” gjendet tėrė ditėn nė rrugė, shkollė, kafene, zyrė, kudo. A mund tė mė thuash ti se ē’do tė thotė pėrdorimi i kėtyre fjalėve nė media, zyra tė shtetit, kafe dhe rrugė? Shko nė ndonjė institucion dhe dėgjo bisedat midis nėpunėsve apo nė telefon dhe do tė bindesh qė fjalėt “OKEJ” dhe “CIAO” do tė pėrdoren disa herė brenda njė bisede.
- Nė kėtė luftė antigjuhė amtare nuk mund tė quhet surprizė edhe njė kurs i pėrshpejtuar gjuhe me gazetarėt e shtypit tė shkruar e viziv, madje edhe njė ndėshkim me gjobė tė atyre qė e prishin kėtė normė. (ashtu si bėhet me lojtarėt e nė fusha tė ndryshme tė jetės).
- Mbase duhen shkruar shpesh shkrime pėr kėtė ēėshtje dhe tė organizohen biseda nė studio, nė shkolla e kudo pėr ta minimizuar kėtė tė keqe sa mė parė.
- Po, por kjo nuk bėhet pa shtetin, - kėmbėnguli ai. Duhet qė Instituti i Gjuhėsisė tė japė alarmin nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės qė tė venė dorė sa mė parė. Por, dhe pas kėsaj, nuk do tė jetė e lehtė se vetė ministri i Arsimit pėrmend shprehjet “kėtė ligj mendojmė ta abrogojmė, atė tjetrin ta amendojmė dhe nuk thotė p.sh. se do tė kėrkojmė “shtesė ligjore”.
Kur folėsi nė televizion tė thotė tani do tė “lanēojmė” dhe jo “japim, ata bėnė “apel” dhe jo “thirrje”, “aprovoj” dhe jo “miratoj”, “asistoj” dhe jo “marrė pjesė”, nuk ėshtė e lehtė, pasi kjo kėrkon qilizėm.
- Ke tė drejtė, pasi dhe nė zyrat e shtetit gati 30 pėr qind e fjalėve qė pėrdoren janė tė huaja. Diku e bėjnė qė tė duken se dinė, gjetkė ngaqė nuk gjejnė dot fjalėn e pėrshtatshme nė shqip, pasi pak e njohin gjuhėn. Dhe kjo mos tė tė duket shaka. Thonė vetė ministrat “bodigardi im” dhe jo “truproja”. Nė zyrat e shtetit dėgjon shprehjet “bord” privatizimi apo drejtimi dhe nuk thonė “grup” apo “staf pune”. Ky material ėshtė “definitiv” dhe jo “pėrfundimtar”. Kjo ėshtė e drejtė e “donatorėve” dhe jo e “dhuruesve”.
Lexojmė emėrtime tė zyrave si “Zyra e emergjencės ...”, kur duhet thėnė “detyrė parėsore”. Duhet t’i thuhet qytetarit se ardhja e Bushit nė Shqipėri ishte njė ngjarje e madhe dhe jo “eveniment”. Ne, edhe zgjedhėsve u kemi venė emrin “elektorat”. Dėgjon zyrtarin qė thotė, “pasi tė mbaroni kėtė punė, ēojeni nė “destinacion””, kur duhet thėnė “vendndodhje”. Nė dyqan dėgjon shprehjen “ambalazhoj” nė vend tė paketoj, etj., etj.
-Jo vetėm kaq, por ne po deformojmė dhe mjaft fjalė tė traditės. Kohė mė parė mė njė fshatar mė tha:
-Ore, Namik, dėgjova aty nė zyrat e qarkut dhe nuk e kuptova se kujt i thonė fermer?
- I thonė bujkut, - e sqarova unė qetėsisht.
- Po pėrse nuk i thonė bujk, po fermer?,- pyeti sėrish ai.
- Nuk ka rėndėsi, mjafton qė ta dish se fjala ėshtė pėr bujkun, pasi kėshtu i thonė tė huajt, - ia mbylla bisedėn unė.
- Ti tregon pyetjen e bujkut, por unė tė tregoj historinė e njė nėpunėsi. Njė njeri, disi fatkeq, pasi nuk mjaftuan peripecitė qė ka hequr familja e tyre pėr 34 vjet, por nuk i ka prirė dhe shėndeti. Kishte punuar disa vite punėtor krahu nė Greqi dhe kohėt e fundit kishte mundur tė punėsohej nė njė institucion. Atė ditė doli nga zyra i tronditur. U takuam rastėsisht sa zbriti shkallėt.
- Ēfarė ke?,- e pyeta se nuk tė shoh mirė.
- Mė vjen turp tė tė pyes, po nuk e kuptova shefin tim. Mė thirri dhe mė tha: Vendi yt “suprimohet”. Ti nuk di tė bėsh as njė “rezyme”. Dhe nuk e zgjati mė tej. Ēfarė do tė thotė “suprimohet”?
- Ke tė drejtė, ėshtė fjalė e huaj, nuk ėshtė shqip. Do tė thotė qė “hiqet” ose “shkurtohet”. Si duket po tė largon nga puna.
- Po “rezyme”?
- Do tė thotė “pėrmbledhje”. Mbase tė ka dhėnė ndonjė material tė gjatė, i cili duhej tė pėrmblidhej nė pak radhė, - shtova unė dhe e ftova pėr kafe.
Ai iku, duke hequr kėmbėt zvarrė shoqėruar me shprehjen “mė fal pėr shqetėsimin!”.
- Kudo pėrdoren fjalė tė huaja. Doktori i kishte thėnė njė djali: Nuk kemi ē’tė bėjmė, je “steril”. Djali nuk e kishte kuptuar, por dhe as e kishte pyetur doktorin. E dinte qė steril nė ato anė pėrdorej “i pastėr”, xixė. Mė tej, kishte gjetur njė tė njohur, i cili i kishte treguar se kjo fjalė do tė thotė “shterpė”, qė nuk riprodhon dot, pra gjė qė shkaktohet nga ndonjė lloj sėmundjeje, e cila tė lė pa fėmijė. Ndėrsa nė lajmet zyrtare dėgjon tė thuhet se policia e “survejonte” atė vazhdimisht. Duket qė nuk i njohin fjalėt “vrojtoj, ruaj, ndjek”.
-Nė kėtė fushė, Namik, mund tė flasim ditė e natė. Por, ta lemė me kaq dhe mendoj tė hapim njė debat nė gazetė. Mbase do tė ketė dhe tė tjerė qė mund tė marrin pjesė nė kėtė shqetėsim tonin, i cili besoj se ėshtė shqetėsim kombėtar.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė   Today at 17:22

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjuha shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: