Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Shqipja, gjuha qe lindi gjuhet indoevropiane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Shqipja, gjuha qe lindi gjuhet indoevropiane   21/2/2009, 00:00

Shqipja, gjuha qe lindi gjuhet indoevropiane


Nga pellazgjishtia nė ilirishte dhe pastaj nė shqipe u shtrashėgua dhe u ruajt gjuha mė e vjetėr e Europės. Nga shumė historianė tė huaj dhe shqiptare eshte thene se mund tė jenė gjuha latine dhe gjuha greke!? Kjo nuk ėshtė e vėrtet sepse ėshtė vėrtetuar me argumenta tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijne shkencat e gjuhesise dhe arkeologjise.
Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk eshte e vertete, sepse ka dokumenta te shkruajtura te mbetura nga djegjet porse nuk jane zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe eshte shkruajtur edhe me germat "latine" edhe ato "greke". Nė lashtėsi letrarėve dhe klerikėve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhėt adminsitrative apo zyrtare. Kėshtu qė dijetarėt e lashtė grekė dhe romakė shkruajtėn pėr ato ngjarje tė kohės qė ata mund t'i vėrtetonin dhe t'i ruanin pėr brezat e tyre tė ardhshėm.
Shkencėtarėt e gjuhės na kanė bėrė tė njohim tė fshehtat e gjuhėve, sepse analiza gjuhėsore mund tė ndjekė njė gjuhė tė shkruar qė nga fillesat e saj mė tė herėshme dhe tė zbulojmė lidhjet e saj me gjuhėt e tjera dhe me burimin familjar tė pėrbashkėt. Pra gjuha njihet si njė nga tiparet etnike themelore tė njė populli. Fjala ''Gjuhėsi'' ėshtė pėrkufizuar si studim i ligjėrrimit njerzor. Pjesė tė rėndėsishme tė njė studimi gjuhėsor janė: klasifikimi i tingujve tė gjuhės sė folur, fjalė formimi, duke pėrfshirė gjininė, rrėnjėn, kompozimi, pėrkufizimi i saktė i fjalėve, renditja e duhur e fjalėve brenda njė fjalie, gjurmimi i prejardhjes sė njė fjalie nė gjuhėn e origjinės, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalės nėpėrmes viteve, si dhe transmetimi i fjalės nga njė gjuhė nė tjetrėn. Nė kėtė drejtim, studimi historik i njė gjuhe nė proēesin e ndryshimit nėpėr vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritė mbi njė kulturė parahistorike.
Ashtu si nė arkeologji edhe nė kėrkimet shkencore tė gjuhės shqipe u morrėn tė huajt dhe jo vetė shqiptarėt. Sepse shqiptarve u duhet tė mbroheshin nga pushtuesit e ndryshėm qė nuk e linin tė diturohej. Nė shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhėsisė krahasuese bėri tė mundur qė studiuesit tė pėrcaktonin origjinėn e gjuhės shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhėt e tjera indoeuropjane. Shkencėtare qe bene emėr ne kėtė drejtim permenden:

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shqipja, gjuha qe lindi gjuhet indoevropiane   21/2/2009, 00:01

Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor nė Universitetin e Halles tė Gjermanisė, ishte albanologji i parė qė studioi shkencėrisht origjininėn e gjuhės sė popullit shqiptar. Ai bėri kėrkime nė burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhėsh sllav-grek-shqip tė Theodhor Kavaliotit tė vitit 1770.

Hans Tunman arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar pėr drejtėsi nė Universitetin e Haidelbergut, i cili shėrbeu si gjykatės i shtetit tė ri grek, dhe mė vonė si nėnkonsull nė Janinė, Johani iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime 'Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė' dhe nxorri pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit tė Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhėsisė sė krahasuar historike indoeuropjane. Botoi nė vitin 1854 veprėn e tij dhe nxorri pėrfundimin se shqipja bėnė pjesė nė familjen indoeuropjane dhe ėshtė gjuhė e veēantė pa simotėr gjuhė tjetėr.

Dhimitėr Kamarda filolog italian me origjinė shqiptare botoi veprėn 'Njė ese e gramatikės krahasuese rreth gjuhės shqipe' mė 1864, vėrtetoi me dokumenta lashtėsinė e gjuhės shqipe. Si njė gjuhė ndėr mė tė vjetra nė botė.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak nė Universitetin e Gracit, antar i akademisė sė shkencave tė Vjenės, i cili u specializua nė fushėn e studimit tė gjuhėve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin 'Mbi pozitėn e gjuhės shqipe nė rrethin e gjuhėve indoeuropjane' nė vitin 1883, qė mė vonė u pasua me 8 vėllime shkencore mbi historinė, gjuhėn, poezinė, pėrrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbėreshėve nė Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder njė studiues francez qė shėrbeu nė qeverinė osmane tė Shkodrės, shtoi nė librin e tij pėr 'Pellazgjėt dhe pasardhėsit e tyre' mė 1894 njė leksion i hollėsishėm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si 'tingėllimi mė i pastėr e mė besnik i gjuhės pellazgje'.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhėsisė sė krahasuese indoeuropjane nė Universitetin e Kopenhagės. Pėr 35 vjet me rradhė botoi njė varg punimesh shkencore mbi gjuhėn shqipe, duke dhėnė analiza tė vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 1887-1942, gjuhėtar austriak me origjinė gjermano-ēifute, biblotekar nė Universitetin e Vjenės i kushtoi gjithė jetėn studimeve tė gjuhės shqipe. Para se tė fillonte lufta e dytė botėrore, atė e ftuan tu mėsonte albanologjinė studiuesve shqiptar, mirėpo vdekja e tij nė njė kamp pėrqėndrimi nazist e privoi Shqipninė nga shėrbimet e kėtij studiuesi tė madh.

Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinė shqiptare bashkė me, Joklin dhe danezin Pedersen, janė cilėsuar si tre albanologjėt mė tė shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrėn nė dritė librin e tij ''Gjuha shqipe'' nė Romė mė 1932.

Mbas studimeve tė shkencėtarėve tė huaj rreth gjuhės dhe historis tė shqiptarėve dolėn dhe studiuesit e parė shqiptarė nė drejtim tė gjuhės shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Ēekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Ēabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorrėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra. Nje vertetim i pamohushem per vjetersin e gjuhes shqipe jane emertimet e qyteteve, maleve dhe lumenjeve qe jane trasheguar deri me sot duke iu qendruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjere, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURR?S, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashegiminė nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas ne shqipe e kemi dhe nga emrat e vjeter qe jane edhe sot tek emertimi i njerezve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Te tilla emra jane mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t'i hedhim njė vėshtrim tė shpejtė hartės tė Europės, do tė vėmė re se shumė qytete dhe krahina kanė emėrtime tė kuptimit nė gjuhėn shqipe dhe vetėm nė gjuhėn shqipe si per shembull:

Toskana nė Itali qe e ka marrė kėtė emėr prej banorėve tė saj, se ata ishin toskė te njejte me ato tė Shqipėrisė.

Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

Kryeqyteti i Francės Parisi ėshtė nė shqip: i pari ose si i pari.

Marrsiella, qytet i Francės e ka marrė kėtė emėr nga shqiptarėt nė lashtėsi sepse ai ka qenė dhe eshte qytet bregdetar tregėtar, pra marr dhe sjell.

Po tė vėrejmė emėrtimet e qyteteve tė lashta greke edhe keta kanė emra tė kuptimit shqiptar, per shembull, Athina - a thėnė, Edessa - e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalė shqipe, duke patur parasysh qė ai ishte i verbėr, pellazgjikėt i vunė emrin i Mjerė, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhė sheh) janė legjenda pellazgje ose shqiptare, qė u shkruajtėn nga Homeri dhe gjatė shekujve u pėrvetėsuan nga shkruesit e mėvonshėm bizantine. Tek Iliada, tė gjithė kryetarėt e fiseve, pjesmarrės nė betejėn e Trojės dhe vendet nga vinin kanė emra tė kuptimit nė shqip, per shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mėndja e la, ishte mbret i Spartės, vėllai i Agamemnonit.
Mirmidonėt - mirditorėt, kishin mbret Aqilean ose Akilin, qė do tė thotė-aq i lehtė.
Elena - e lanė mend.
Priami - i parė jam ose prij jam, mbreti i Trojės.
Paridi - i pari qė di, etj.

Nė tė gjitha kohėrat bizantinėt kanė pasur maninė pėr tė pėrshtatur fjalet jo-greke nė fjale greke. Kjo mėnyrė veprimi ka ndryshuar deridiku dhe mėnyrėn e shqiptimit tė fjaleve ose emrave. Megjithatė, po te shohim perendite e lashta te Olimpit ku besonin greket ne lashtesi, do verejme se ato perendi lexohen apo kuptohen vetem ne gjuhen shqipe si pershembul: Zeus - Zė, eshte perendia me e fuqishme qe kishte per grua perendin Hera - Era. Perendia tjeter Letos - Leton. Zeusi me vone u martua me perendeshen Mentis - mend dhe linden Athinane. Marsi, ishte perendia e luftes dhe shume here nxiste grindje midis njerezve prandaj e pat marre emrin nga shqipja ''i marrė''. Perendia Apollon mendoj se e ka marre kete emer nga shqipja, apo-loni, dhe vertet Apolloni ishte perendi i muzikes, poezise dhe harqeve, dhe ēfar bente Apolloni! Luante muzik, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja me e dashur per te luajtur per femijet ishte shigjeta. Perendia e detit quhej Tetis, qe shume lehte ne shqipe T zevendesohet me D.

Po tė shohim ditės e javės nė gjuhėn shqipe vėrejmė se kanė njė kuptim tė plotė shqiptar dhe tė perėndive ku besonin pellazgjėt. E Diela, ėshtė dita qė pėrfaqson Diellin ngaqė e Diela ėshtė dita mė me shumė diell. E Hėna pėrfaqson Hėnėn. E Marta ėshtė dita e Marsit dhe quhet si ditė e marrė. E Mėrkura ėshtė dita e Mėrkurit. E Enjta nuk ėshtė zbuluar akoma. E Premtja ėshtė dita e zezė, tė pren, e prenė. E Shtuna pėrfaqson Saturnin.

Nderkohė, grekėt bizantinė ditėt e javės i emėrtojnė keshtu: e diela pėrfaqson Zotin, e hėna ėshtė dyshi, e marta, ėshtė treshi, e mėrkura, ėshtė katra, e enjtia, ėshtė e pesta, e premtja, ėshtė dita e shėn Mėrisė, te shtunėn e kanė marė nga hebrejtė.

Siē shihet shqiparėt emėrtimin e ditėve tė javės e kanė mė tė vjetėr se grekėt, gjė qė tregon se shqiptarėt janė mė tė vjetėr si popull nė Ballkan. Edhe betimin pellazgjėt e bėnin pėr kokėn e nėnės, babait, ashtu si betohen dhe shqipėtarėt sot, pėr kokėn e nėnės dhe tė babait. Pellazgjėt me zakonet, muzikėn, veshjen dhe veēanėrisht me gjuhėn e tyre shqipe, i kanė qėndruar kohės nė tokat e tyre.

Shumė tė dhėna historike greke, latine pėrmendin rastėsisht ndonjė kontakt ushtarak, diplomat, tregėtar dhe fetar me shqiptarėt. Mė vonė udhėtarė europianė, dijetar, aventurier shkruajtėn pėr ashpėrsinė malore tė vendit, pėr luftėtarėt krenarė apo pėr veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrė Shqipėrinė, por ai vendosi komedinė e tij ''Nata e Dymbėdhjetė'' nė Iliri, pra nė Shqipėri. Lordi Bajron ngeli kaq i gėzuar dhe i lumtur nė takimet me shqiptarėt, sa qė i shkruante nėnės sė tij se do tė blinte njė kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqėsisht kjo veshje u pėrvetėsua nga grekėrit dhe njihet sot si kostumi kombėtar grek (!?)

Pėrrallat, legjendat dhe trimėria shqiptare do arrinin deri nė Filipine, ku historia e dashurisė diku nė mbretėrinė e Shqipėrisė me titull ''FLORANT AT LAURA'' do tė shkruej nė gjuhėn tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombėtar Skėnderbeut, tregohet nga ēifuti spanjoll nė veprėn e Leongfellout me titull ''Pėrrallat e hanit buzė rrugės''.
Nė pėrfundim duhet theksuar se mendimi i pėrgjithshėm shkencor ėshtė se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janė pasardhėsit modernė tė Ilirve dhe Pellazgjikėve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bėn edhe mė tė qartė arsyjen pėrse populli shqiptar i vjetėr ėshtė mbajtur i patundur pas gjuhės dhe kulturės sė tij tė lashtė. Ndonėse atdheu i ynė ėshtė pushtuar shpesh nga grekėrit, romakėt, sllavėt dhe turqit, edhe ndonėse shpesh kemi pėrdorur gjuhėra tregėtie, tė ardhura nga larg, njerzit qė sot njihen si shqiptarė kanė ruajtur me vendosmėri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonė tė lashtė Ilir e Pellazgjik. Por qė tė ruhen edhe nė tė ardhmen duhet qė shqiptarėt tė kujdesen sa me shume pėr zhvillimin e mė tejshėm arsimor-shkencor, tė ndėrtojnė institucione, universitete tė tyre kombėtare dhe t'i ruajnė me fanatizėm nga armiqtė shekullor tė popullit shqiptar.


Pėr kėtė studim u shfrytėzuan libri ''Enigma'' i autorit francez Robert D'Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak ''Shqiptarėt''; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia ''Arvanitėt dhe preardhja e grekėve'' dhe ''Gjuha e Zotit''; revista ''Ekskluzive'' botim i Prishtinės; libri ''Iliada'' i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ''Lidhja'' 1980-2003, organ i ''Lidhjes sė Arbėreshėve tė Italis sė Jugut''.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shqipja, gjuha qe lindi gjuhet indoevropiane
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: