Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Rendesia e “alfabetit pellazgjik” te Todhrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Rendesia e “alfabetit pellazgjik” te Todhrit   20/2/2009, 23:54

Rendesia e “alfabetit pellazgjik” te Todhrit

I pagezuar “alfabeti pellazgjik” e boterisht i njohur prej tetorit te vitit 1827 nga albanologu Johann Georg Von Hahn, ai nisi te zhbehej. Apo me mire nisi te braktisej, ne nje moment kur nisen te dalin librat e Kristoforidhit, por edhe te rilindesve te tjere.
Hidhen teza te ndryshme per prejardhjen e ketij alfabeti pellazgjik, i cili mban vulen e Todhrit. Albanologu Hahn, i cili per vite me radhe ka hulumtuar mbi prejardhjen e tij, shkruan se qe i bindur se ky alfabet ishte nje trashegimi e savanteve voskopojare. E duke qene se ata, qe jane marre me kete alfabet nuk jane te pakte, prof. Dhimiter Shuteriqi kahere ka thene: “Nese kjo eshte e vertete, ka te ngjare qe alfabeti i Todhrit te jete ai i Grigorit te Durresit”. Mirepo kjo teze e Shuteriqit, duket se zbehet para nje shenimi qe mban firmen e Kristoforidhit, i cili shfaqet kunder origjines voskopojare te alfabetit te Todhrit, duke u mbeshtetur ne pikepamjen e tij se Todhri e shpiku vet alfabetin.
Teza qe kundershtojne njera-tjetren dhe ajo qe mbetet e palekundshme eshte vepra e albanologut Hahn, i cili shkruan nen moton “Abeceja shqipe”.
Perkthyer prej Eqerem Bej Vlores, ne Stambollin e vitit 1910, “Shenime permi shkrimin e vjeter Pellazgjit”, e njohu boterisht alfabetin e Todhrit.
“Albanesiche Studien” (Studime shqiptare), vellimi i pare, e ka pare driten e botimit ne vitin 1854. Ndonese ajo ēka servir ky liber nuk eshte aspak e rralle, per lexuesin shqiptar nuk jane te njohura keto fakte. Ndaj edhe faqet e para te perkthimit te tij, nje nder personalitetet e shquara shqiptare te Stambollit, Bej Vlora ka shkruar kete fraze: “Kujtimit tend Johann Georg Von Hahn” qe je me i madhi mirbenjes i gjuhes tone...”.
Theksohet se nuk qe nje alfabet i njohur prej te gjithe shqiptareve, madje qe fare pak i njohur. Pos Elbasanit, i cili nisi ta perdore gjeresisht, qytetet e tjera te vendit e njihnin fare pak. Siē theksohet edhe prej albanologut Hahn, ky alfabet ne Durres e Shkoder qe po aq i njohur sa edhe ne Toskeri. Gojedhenat kane ēuar ne gjurmet e shpikesit te ketij alfabeti. Rrefenjat jane ato qe thone edhe se shpikesi i kesaj abeceje paskesh qene nje mesues i quajtur Theodhori, qe ishte edhe prift i vendit. Nuk ka shqiperuar vetem Dhiaten e Re, por edhe ate te vjetren, e cila daton pertej te shtateqindave. Njihte mire hebraishten, dhe thone se eshte marre me “gatimin” e nje shqipeje, e cila rridhte prej te gjithe dialekteve te Shqiperise. E dyshimte, pasi asnje prej ketyre shkrimeve nuk eshte gjetur dhe thuhet se ato jane djegur prej te afermve te Todhrit.
Gjuha eshte rrjedhe e ngjarjeve historike te ēdo populli. Varet prej tyre dhe prej rrethanave ne te cilat i rrotullohen atij per te mberritur te shkronja. Siē thekson Eqerem Bej Vlora ne parathenien e ketij libri te “Alfabetit pellazgjik”: “Shqiptaret, mbyllur ne mes te maleve, i mbeten besnik aterve e keshtu nuk ju qasen ndonje qyteterimi te huej... Histori e njerezis, provon sheshasi qe shqiptaret e soēem jane djemte e Pellazgjiteve”. Duke i cilesuar mandej pellazget si nje komb, i cili i humbi rrenjet e tij ne erresiren e kohes se vjeter. Por ky liber flet per Pellazgjishten, ndaj edhe nese i meshojme ketij fakti, Ēabej, duke u mbeshtetur ne studimet shqiptare te albanologut Hahn, ngre pyetjen se ē’jane keto shkrime pellazgjike dhe kur kane qene perdorur?! E pergjigjja eshte: “Keto jane pyetje qe, nese do t’ju gjejme pergjigje ne fjalet e Dr. Hahn-it mund te ngjallin nje kujtim fort te shkelqyer permi qyteterimin e aterve tane”. Ajo qe eshte teper me e rendesishme ne gjithe keto hipoteza, eshte theksi qe bie mbi rendesine e ekzistences se ketij alfabeti pellazgjik. Pasi ekzistenca e ketij alfabeti, te cilin Hahn e hasi gjate hulumtimeve neper Shqiperi, pikerisht ne qytetin e Elbasanit, provoi diēka shume te rendesishme per shqiptaret. Qe edhe ne shqiptaret kemi te drejte permbi kujtimet e nje qyteterimi kombetar. Kjo pasi serviret teper siguri se keto shenja qe vijne edhe ne radhet e ketij libri jane shenjat e Pellazgjikeve.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Rendesia e “alfabetit pellazgjik” te Todhrit   20/2/2009, 23:55

Cili qe alfabeti i Todhrit
Sikunder theksohet ne radhet e para te ketij botimi ne shqip, i cili eshte perkthyer qe prej vitit 1910 nga Eqerem Bej Vlora, ne Stamboll, ai eshte i perbere pre j 52 shkronjash. Kater prej te cilave omega, nje g e dyte dhe dy h, te cilat iu pergjigjen tingujve te greqishtes, siē fare lehte mund te kuptohet. E 12 te tjera qene shkronja te perbera. Aspak i perhapur ne Shqiperi ne fakt. Por, sipas Hahnit, ai u perhap ne Elbasan dhe vetem ne Berat kuptohej fare pak prej vetem disa njerezve.
Elbasani i kahershem, sipas te thenave te albanologut Hahn, nuk e ka pasur te kufizuar perdorimin e tij vetem ne ēeshtjet e kishes, por ajo ēka eshte teper e rendesishme dhe nje fakt interesant, qe nga viti i hershem 1795, ai hyri deri ne leterkembimin e tregtareve elbasanas me bashkeqytetaret e tyre, te cilet prej kohesh jetonin ne mergim.
Albanologu Hahn, konsull ne Janine me 1847
Boterisht e shnderroi ne nje alfabet te njohur ate qe e pagezoi “Alfabeti pellazgjik”, albanologu Johann Georg Von Hahn, ne vitin 1847 u emerua konsull i Austro-Hungarise ne Janine. Ne keto vite, teksa kryente detyren e konsullit, njihet me Kostandin Kristoforidhin dhe Apostol Panajot Meksin, nga Gjirokastra. Kontakti i pare me shqiptaret beri qe ai te mesonte edhe gjuhen shqipe, per t’u shnderruar mandej ne albanologun e vyer.
Pasioni beri qe te shkelte ne trojet shqiptare, duke i perēuar gjithe ato ēka zbuloi ne nje sere veprash, ku eshte dhene nje tablo teper e qarte e jetes ne keto troje. Prej pellazgeve tek iliret e deri te shqiptaret e atyre viteve, qe nuk qene shume te ndryshem prej atyre te sotem. Tablo e kultures dhe historise se shqiptareve, qe e shnderruan siē e pagezon Eqerem Bej Vlora ne “me te madhin mirbenjes te gjuhes sone”. Jo me kot, pasi ai gjate hulumtimeve ne Shqiperi, sidomos ne Elbasan, ra ne gjurmet e alfabetit te Todhrit, te cilin pa hezitim e pagezoi “Alfabeti pellazgjik” duke e mbrojtur fort tezen e tij. Ajo qe i dha vulen e madhe studimeve te tij qe botimi i vepres teper voluminoze, me plot tre vellime “Albanesiche Studien” (Studime shqiptare) ne vitin 1854. Veper e cila u perkthye nga Eqerem Bej Vlora, ne vitin 1910, ne Stamboll.
Teper e rendesishme per shqiptaret aq sa edhe renia ne gjurmet e alfabetit te Todhrit, pasi aty argumentohet autoktonia e shqiptareve, prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idene e prejardhjes se perbashket tireno-pellazgjike te ilireve, epiroteve dhe maqedonasve.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Rendesia e “alfabetit pellazgjik” te Todhrit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: