Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip   20/2/2009, 23:51

Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip


Sivjet, tė paktėn siē thonė pėrfundimet e historiografisė zyrtare tė shqipes, mbushet plotėsisht njė shekull nga koha kur u hartua dhe u vu nė zbatim alfabeti latin, me tridhjetė e gjashtė shkronja. Ky alfabet i shkrimit tė gjuhės sonė ėshtė nė funksionim edhe sot e gjithė ditėn. Historiografia zyrtare e gjuhės shqipe, edhe pse ka rėnė sistemi diktatorial qė e rrudhi dhe ngushtoi ndjeshėm atė, edhe pse kanė dalė nė dritė fakte tė tjera pėr historinė, kulturėn dhe gjuhėn, letraren dhe jo letraren, shkrimoren dhe gojoren, edhe pse nė kushtet e sistemit demokratik prania e alternativave tė ndryshme nė lėmin e gjuhės dhe tė historisė sė shkrimit tė saj, si dhe tė alfabeteve tė shumtė, ėshtė dhe pėrgjithėsisht vėshtrohet si pasuri dhe vlerė, mbi ekzistencėn e alfabetit dhe tė historisė sė shkrimit tė gjuhės shqipe, gjithnjė tė prangosur nga filozofia e vitit zero, nga filozofia e shkatėrrimit tė gjithēkaje tė mėparshme, qė e pranon botėn me ardhjen e fitimtarėve, tė cilėt e kanė fshirė dhe e fshijnė me njė tė rėnė tė lapsit tė gjithė ekzistencėn e shkrimit tė gjuhės shqipe. Pjesė e kėsaj atmosfere tė pėrjashtimit, tė ēuditshėm dhe mjeran, tė kėndshikimeve tė ndryshme tė paraqitura janė edhe dy prirjet kryesore, vepruese nė mėnyrėn e trajtimit tė historisė sė shkrimit tė gjuhės shqipe:
Alfabeti i hartuar nė Manastir
A- Alfabeti i hartuar nė Manastir, me pėrpjekje tė pashembullta patriotike, qėmtime dhe sendėrtime tė gjetura, sprova dhe eksperimente, pėrbėn vėrtet kulmin e shkrimit tė gjuhės shqipe, me shkronja latine. Madje, po t’i kundrosh dhe interpretosh pak mė vėmendshėm konkluzionet dhe pėrfundimet e historiografisė shqipe tė botėkuptimit monist pėrshpejtues nė shprishjen e normalitetit organik dhe natyral tė mbigjallimit tė shqipes, tė cilat, si pa tė keq dhe me pėrdhuni, e emėrtojnė kėtė fakt edhe si tė vetmin kulm tė historisė sė alfabetit tė shqipes, njėherit edhe si njė cak qė fshin nga faqja e dheut gjurmėt e jo pak alfabeteve tė mėhershme tė gjuhės tonė.
Pra, nga sa vihet re, kemi tė bėjmė me pėrfundime shkencore tė mangėta, madje shpesh edhe joshkencore, natyrisht nė kuadėr tė botėperceptimit tė shkencės gjuhėsore moderne, nė qasjen e problematikave tė mprehta tė gjuhės dhe literaturės sė shqipes dhe nė mėnyrat e trajtimit tė tyre. Pėrkundrazi, mė tepėr ato konkluzione shkencore, tė shpallura si tė kėtilla, pėrfaqėsojnė mentalitetin e pėrzėnies dhe tė pėrjashtimit tė mėnyrave tė tjera tė verifikimit tė kėsaj ēėshtje nga mė fondamentalet nė historinė dhe fatin e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe. Ēudia mė e madhe e kėsaj prirje gjysmake dhe tė zyrtarshme, e cila ilustron vijimėsinė e ekzistencės dhe tė funksionimit tė botėkuptimit tė vitit zero, pra tė krijimit tė shkretėtirės letrare dhe gjuhėsore, para dhe pas dukjes sė fitimtarėve tė ideologjisė komuniste, nė trajtimin edhe tė kėtij alfabeti, vetėkuptohet tė kulmit tė alfabetit tė shkrimit tė shqipes, njė shenjė e merituar e rrugėtimit tė bėrė prej shkrimit tė shqipes, ėshtė fakti kokėfortė dhe domethėnės se ata, “fanatikėt” e thekur tė tė vetmit alfabet me vlera nė tė gjithė historinė e shkrimit tė gjuhės shqipe, natyrisht pa sjellė asnjė argument nė pranimin e kėsaj hipoteze, tė parrahur shkencėrisht, edhe pėr arsye tė “fakteve” dhe faktorėve politikė tė kundėrshtimit dhe mospranimit tė asaj qė u ėshtė dukur si armiqėsore, gjithnjė po sipas vetė atyre orientuesve tė kėsaj mėnyre tė shikimit tė historisė sė alfabetit dhe tė ēdo shenje tjetėr historike tė popullit dhe kombit shqiptar, Nė Kongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972, njė veprimtari e gėrshetuar politike dhe gjuhėsore, ku edhe ndodhėn pėrmbysjet e mėdha nė lėmin e gjuhės dhe tė letėrsisė e ēuan nėpėr mend, por edhe u tėrhoqėn nga sipėrmarrja ēmendurake pėr tė goditur dhe shkallmuar dyshkronjėshat e alfabetit tė shqipes, pėrkatėsisht (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), pra nėntė prej shkronjave, tė shpallura dhe pėrcaktuara edhe nė Manastir, si shenja dhe shenjėzime tė domosdoshme tė alfabetit tė gjuhės shqipe, me idenė se gjuha shqipe duhej reformuar dhe modifikuar nė kushtet e reja.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip   20/2/2009, 23:52

Alfabetet e hershme

B- Teza tjetėr, e pėrkundėrtė me tė parėn, ėshtė teza se kemi me dhjetėra alfabete mė tė moēme tė gjuhės shqipe, qė e kanė mbajtur tė ndezur “kandilen” e shqipes, tė cilat e mbrrijnė zenitin e vetė, si funksionim dhe nė unitet me alfabetin e njėsuar tė shqipes nė Manastir, nė vitin 1908. Tendenca e pranimit dhe mospranimit tė kėsaj prirje, gjithsesi shkencore si tezė dhe hipotezė, si faktologji e bazuar nė jo pak dokumenta, mbase e kundėrshtimit pa asnjė argument dhe vėmendje, nuk mundet qė tė pėrjashtojė prej interpretimit dhe trajtimit tė ēėshtjes edhe kėtė alternativė, vetėm duke e etiketuar atė si njė tezė “armiqėsore” dhe si prishėse e kombit dhe unitetit kombėtar tė shqiptarėve, si argumentime tė natyrės jashtėgjuhėsore, me synimin e vetėm qė tė mbetet nė skenė, udhėrrėfyes dhe sundimtar, mediokriteti i ndritshėm i historiografisė zyrtare tė diktaturės, qė pėrpos tjerash me anė tė projektimit tė alfabetit tė Manastirit edhe si kulm, edhe si i vetmi alfabet i gjuhės shqipe, realizoi prekshėm pėrjashtimin e dy varianteve tė hershėm tė shqipes, pėrkatėsisht variantin e arbėrishtes dhe gegėnishtes, nga historia e shkrimit tė shqipes. Nėpėrmjet kėtij akti, tė habitshėm dhe pėrjashtues, nė raport me gjuhėn shqipe, padyshim me dy prej pjesėve thelbėsore tė saj, sė paku janė goditur dhe shkatėrruar dy nga parimet kryesore tė krijimit tė gjuhės letrare:
- Ėshtė goditur parimi historik i shkrimit tė gjuhės shqipe. Me dokumenta, mė saktė ende, me libra, shkrimi i shqipes zė fill me “Mesharin” e Gjon Buzukut, botuar nė vitin 1555, qė i pėrket variantit tė gegėnishtes. Pas tij, vijon me librin “E mbasme e kėrshtenė” tė Luk Matrangės, botuar nė vitin 1592, qė i pėrket fillimit tė dialektit tė toskėrishtes, sipas Ēabejt. Po tė nisesh nga struktura e tekstit, si poezia dhe pjesa mė e madhe nė prozė, shenja gjuhėsore dhe letrare tė prekshme, me vlera tė qarta didaktike dhe diturake, qė tė dyja format e shprehjes, e po ashtu edhe nga veta deklarimet e autorit, nė parathėnien e librit, dėshmohet se pikėrisht me kėtė tekst e ka zanafillėn edhe shkollimi nė gjuhėn shqipe, natyrisht shkollimi fetar, pra jolaik, sepse shkollimi laik dhe me programime tė tilla nisin mė 7 mars 1887, qė ėshtė shpallur me pa tė drejtė edhe si shkolla e parė shqipe, sepse nga gjurmėt e zbuluara gjer mė tani shkollimi nė gjuhėn shqipe zė fill me L. Matrangėn dhe librin e tij, shkruar enkas pėr shkollimin dhe pėrhapjen e dijes sė gjuhės shqipe, natyrisht njė shkollim fetar, siē epėrmend vetė autori nė parathėnien e librit “E mbasme e Kėrshtenė”. Teksti i kėtij libri ėshtė shkruar nė toskėrishten e hershme, qė pėrkon me njė arbėrishte tė moēme, njė traditė e pasur letrare dhe gjuhėsore, me vlera tė njohura nė shekujt e mėvonshėm, qė arrin majėn e vetė veēmas me veprėn letrare dhe studimore tė Jeronim De Radės dhe Zef Skiroit, dy prej penave mė tė shquara tė degės sė arbėrishtes:
- Ėshtė goditur dhe shkallmuar njėherė e pėr gjithmonė parimi fonetik, i shqiptimit dhe shkrimit tė njėjtė ose tė pėrafruar tė njė gjuhe, ashtu siē ka ngjarė dhe ngjet edhe sot e gjithė ditėn me shumicėn e gjuhėve tė botės, aq sa shpesh ke ndjesinė e pavėrtetė, se gjuha shqipe ndryshe flitet, e ndryshe shkruhet. Prishja e kėtyre ekulibreve tė natyrshėm gjuhėsorė, tė cilat burojnė prej parimėsisė fonetike, pra shqiptimore, qė nė gjuhėn shqipe, tė folur dhe tė shkruar, ka qenė dhe ka mbetur e larmishme, natyrisht si prani e diversitetit (ndryshueshmėrisė) tė pranishėm gjuhėsor dhe kulturor, enkas shqiptimor, pėrbėn njėrin prej visareve mė tė ēmuara tė ekzistencės dhe funksionimit tė gjuhės shqipe, si institucioni i vetėm i pakontestueshėm i autoktonisė dhe vijimėsisė sė ekzistencės nė kėto troje. Kjo mospėrputhje, artificiale dhe sipėrfaqėsore, shkatėrruese dhe nė shumicėn e vetė, e krijuar posaēėrisht, tashmė ėshtė kthyer nė njė ēėshtje sociolinguistike, qė ka ēuar nė ndarjen e qytetarėve shqiptarė nė tė kultivuar dhe tė pa kultivuar, pėrparimtarė dhe tė prapambetur, vetėm sepse pjesa mė e madhe e shqiptarėve, brenda dhe jashtė kufijve shtetėror, nuk kanė mundur qė tė pėrthithin edhe mbas kaq vitesh tė prangosjes sė shqipes prej kthetrave tė politikės dhe shėrbyesve tė saj, gjuhėtarė dhe shkrimtarė, pėrmbysjet e panatyrshme qė ndodhėn nė kohėn e diktaturės, me nxitjen e byroistėve dhe sidomos tė vetė diktatorit, pėr tė ndėrfutur luftėn e klasave, me tė gjithė arsenalin e vetė shkatėrrimtar, tė ndarjes krahinore dhe fetare, tė ndarjes nė vegjėli dhe bejlerė dhe agallarė, edhe nė problemet e gjuhės dhe tė historisė e shkrimit tė saj. Nė kuptimin letrar, zbatimi dhe moszbatimi i alfabetit tė Manastirit, ka qenė ose mė qartė ėshtė pėrdorur si kufiri ndarės dhe paragjykues pėr tė larguar nga verifikim dhe pėrcaktimi i vlerave letrare, pothuajse gjithė prodhimin letėrsishkrimor tė periudhės sė parė tė letrave shqipe, pra tė shenjave dhe shenjėzimeve tė prekshme, tashmė tė faktuara edhe prej shkencės letrare shqipe dhe tė pėrbotshme, tė krijimtarisė sė Buzukut, Matrangės, Budit, Bardhit, Bogdanit, Varibobės, Kazazit etj., pra tė teksteve tė tyre, qė i pėrkasin letėrsisė sė hershme shqipe tė shekujve tė XVI-XVII.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip   20/2/2009, 23:52

Doktorėt dhe profesorėt e Akademisė sė Shkencave

Ngrehina gjuhėsore dhe letrare, gjysmake dhe e pėrēudnuar, nė kuptimin e mungesės sė njė pjese tė vlertė tė materisė gjuhėsore dhe letrare, pėrjashtuese e alternativave tė mėhershme dhe bashkėkohore, vijon qė tė mbahet nė kėmbė prej doktorėve dhe profesorėve tė Akademisė sė Shkencave, me mangėsi nė pikėpamje tė kėrkimit shkencor. Mbahet nė kėmbė prej titujmbajtėsve tė Institutit tė Gjuhės dhe Letėrsisė dhe tė Fakultetit tė Histori-Filologjisė, dega gjuhė-letėrsi, tė cilėt kanė hyrė nė histori dhe do tė mbeten aty vetėm e vetėm pėr zellin e treguar nė shėrbesė tė sistemit diktatorial. Ata, nė shumicėn e vetė kanė shėrbyer me devotshmėri ndaj kohės sė pėrēudnuar si fasada e tij pėr tė kryer shkatėrrimin e vlerave letrare dhe gjuhėsore, gjithkohore dhe gjithhapėsinore, tė cilat sendėrtojnė fytyrėn e kulturės sė materializuar nė gjuhėn shqipe. Secili prej tyre apo tė gjithė sė bashku le tė paraqesin titujt e artikujve dhe tė librave shkencor, qė kanė botuar pas pėrmbysjes sė viteve 90’, dhe mandej le tė flasim rreth vlerėsisė dhe pavlerėsisė sė teksteve studimore, vetėshpallur si tė tilla po prej vetė atyre, realizuar dhe botuar me yshtjen e nevojave ideologjike tė sistemit tė kaluar, nėn nxitjen e valėve revolucionare tė periudhės sė monizmit. Pėr tė depėrtuar, sadopak, prapa territ dhe mjegullės sė pranishme, endur nė lėmin e gjuhės dhe letėrsisė, thurur dhe kapėrthurur institucionalisht fill mbas viteve 1944, tė shekullit tė kaluar, ėshtė i nevojshėm dhe krejt i pashmangshėm shqyrtimi dhe interpretimi i fenomenologjisė, gjuhėsore dhe letrare tė shqipes, tė pesė shekujve tė dokumentuar gjer mė tani, e pandarazi me tė edhe i ekzistencės dhe funksionimit tė alfabeteve tė shqipes sė shkruar shumė mė pėrpara vitit 1908, kohė kur mbahet Kongresi i Manastirit. Gjithnjė nė gjurmim tė historiografisė sė gjuhės shqipe, shkrimi i saj si fakt gjuhėsor, prej vetė shqiptarėve, zė fill me 8 nėntor tė vitit 1462, njė dėshmi e thirrur ndryshe “Formula e Pagėzimit”, e cila pati pėr autor Pal Engjėllin, arqipeshkvin e Durrėsit, kėshilltarin dhe bashkėpunėtorin e Skėnderbeu. Megjithatė, kjo shenjė e vlertė nė historinė shkrimit tė shqipes, gjithsesi nuk jep dorė pėr ta vendosur vlerėsinė e saj nė ligjėratė, sa i pėrket ēėshtjes sė alfabetit tė shqipes. Nga ana tjetėr, krejt ndryshe paraqitet situata me “Mesharin” e Gjon Buzukut, tė vitit 1555. Rreth kėtij libri dhe problemit tė alfabetit tek teksti akademik “Histori e Letėrsisė Shqiptare”, botimi i vitit 1983, ndėr tė tjera shkruhet “...”Meshari” ėshtė me alfabetin latin tė tipit gjysėm gotik”, duke qartėsuar shumėēka pėrmbi historinė e zanafillės sė shkrimit tė alfabetit tė shqipes. Po aty, tashmė mbi letėrsinė e hershme shqipe (jo letėrsi e vjetėr, siē ua kanda dhe dėshira ta thėrrasin atė periudhė akademikėt dhe mbajtėsit e titujve tė shėrbesės ideologjike.), posaēėrisht “...nga Pjetėr Budi me ndryshime tė vogla, kanė pėrdorur tė njėjtin alfabet, i cili e ruajti traditėn e tij nė veri gjer nė mbarim tė shek XIX”. Kuptohet se me letėrsinė e hershme, sidomos me tekstet e shkruar prej L. Matrangės, P. Budit, F. Bardhit, P. Bogdanit etj, puna ėshtė edhe mė e ndėrlikuar nė pikėpamje tė interpretimit tė kėsaj dukurie letrare, qė historiografia zyrtare e ka kundruar dhe pėrcaktuar pėr shumė kohė. Mjerisht edhe tani nė disa hapėsira shqipfolėse vijon po ajo praktikė, vetėm si fakt gjuhėsor dhe historik. Duke pėrdorur logjikėn e atyre, qė nė mėnyrė absurde gati e mohojnė praninė e alfabeteve, por nga ana tjetėr po kėta studiuesė pohojnė:
- Se shkrimi i librave prej atyre priftėrinjve ėshtė fakt historik. Njė fakt historik, siē janė librat e botuar, prej atyre autorėve, e pikėrisht kjo rrethanė e mbigjallimit tė shqipes, sė paku e shtron pėr diskutim ekzistencėn e njė alfabeti shkrimi tė gjuhės shqipe.
- Se prania si njė fakt gjuhėsor, pra qė pėrbėhet nga shkronja, nga shenja grafike (shkrimore), nga njė leksik i konsiderueshėm, si dhe zbatimi i disa rregullave morfologjiko-sintaksore, dhe heshtja mbi shenjat e alfabetit, i vė nė dyshim pėrfundimet e anshme tė historiografisė zyrtare tė kohės sė diktaturės.
Sipas pėrfundimeve pėrjashtuese, tė shkencės letrare rakitike, si dhe tė shkencės gjuhėsore tė botėkuptimit m-l, letėrsia e mirėfilltė nis udhėn me Jeronim De Radėn, gjithnjė sipas atyre dhe kulmohet me krijimtarinė poetike tė Naim Frashėrit. Pėr kėta autorė dhe mjaft tė tjerė tė shekullit tė XIX, sqarohet se kėto vepra pėrbėjnė fakt letrar, historik dhe gjuhėsor. Megjithatė, tiparin e fundit, pra vlerat e pentagramit gjuhėsor, ku bėnė pjesė edhe alfabeti i shkrimit tė kėtyre shkrimtarėve, tė cilėt kanė shkruar shumė mė pėrpara se sa tė mbahej Kongresi i alfabetit nė Manastir, as qė e marrin mundimin ta shtrojnė pėr diskutim dhe debat shkencor.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip   20/2/2009, 23:53

Disa pyetje
Me ēfarė alfabeti kanė shkruar Jeronim De Rada, Naim Frashėri, Andon Z. Ēajupi, Zef Skiroi etj? Ėshtė njė pyetje tė cilės shkenca linguistike nuk ka arsye tė mjafta t’i shmanget, pėrkundrazi ajo me seriozitetin mė tė madh do tė duhet ta shtrojė pėr gjykim, nė mėnyrė qė tė sillen argumenta tė mjaftueshme, qė e mbajnė nė shqyrtim ose qė e nxjerrin jashtė lojė kėtė hipotezė tė cilės megjithatė nuk i mungojnė faktet dhe dokumentat. Me mjaft interes nė historinė e shkrimit tė shqipes me alfabet tė ndryshme ėshtė paraqitja e fakteve gjuhėsore, sipas periudhave dhe autorėve qė kanė shkruar tekste gjuhėsore, qė pėrmbajnė dhe ngėrthejnė edhe shenja letrare. Paraqitja e njė panorame tė shkurtuar tė kėtij fakti do tė ndihmonte jo pak pėr tė prekur dhe kuptuar se ēfarė ka ndodhur realisht me historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe:
Sė pari: Sipas Eqerem Ēabejt, njohėsit dhe transliteruesit tė “Mesharit” tė Gjon Buzukut, autorit tė monumentit tė historisė sė shkrimit tė shqipes, i cili nė parathėnien e librit tė transkriptuar prej tij, fill pasi bėn paraqitjen e grafisė sė pėrdorur, nėnvizon: “Sikundėr shihet dhe nga kjo pasqyrė, alfabeti i veprės ėshtė kryesisht njė alfabet latin.”{1968:49}, pra duke folur qartėsisht pėr njė alfabet qė mundėsoi edhe botimin e librit tė “Mesharit”.
Sė dyti: Nga dokumentat historike, sidomos sipas “Kalendarit Kombiar”, vėrtetohet qartėsisht se alfabeti i Budit, poetit dhe prozatorit tė parė tė letrave shqipe, jo vetėm e thelloi natyrėn latine tė alfabetit tė shkrimit tė shqipes, por ky alfabet ka shėrbyer edhe si gjuhė e tregėtisė dhe administratės sė kohės, gjithnjė sipas tekstit tė revistės “Dituria”. Pra, Pjetėr Budi i shkroi me alfabetin e tij tė katėr librat, ku edhe nis udhėn ligjėrimi i poezisė dhe prozės nė gjuhėn shqipe nė letrat shqipe. Alfabeti i Budit, ngasa e dėshmojnė dokumentat shkrimore ka shėrbyer edhe nė dokumentat e tregtisė dhe tė administratės sė kohės pėr rreth tre shekuj me radhė, pra afėrsisht deri nė fillim tė shekullit tė XX.
Sė treti: Edhe njė njeri i zakonshėm, jo mė studiues i gjuhės dhe letėrsisė, ka dėgjuar dhe e di qė Jeronim De Rada dhe Zef Skiroi, i realizuan veprat, krijimtarinė nė poezi dhe prozė, nė studimin e gjuhės dhe tė letrares, me alfabetet e tyre, tė mėvetėsishėm. Nėse me autorin e dytė, pra me Skiroin, pėr shkak tė biografisė, ndodhi shmangia e veprės letrare nga hartografia e shqipes, tani ėshtė e mundur tė rindėrtohet alfabeti i tij, qė tė mundėsojė edhe pasurinė letrare autoriale. Nga ana tjetėr, pėr De Radėn, nėse nuk pėrdoren tekstet autentike, pra ato tekste qė janė shkruar tipikisht me alfabetin e tij, me alfabetin e konceptuar dhe tė stampuar nė shkronjat, ku spikaten veprat madhore tė njohura prej gjithsekujt, De Rada ėshtė tek ajo situatė shkrimore, jo tek botimet e mėvonshme tė cilat janė shoqėruar me “pėrkthimin” e veprės sė tij, qė gati e pamundėson shansin dhe gjasėn qė tė preket dhe shijohet alfabeti i shkrimtarit, e sidomos shenjat autentike estetike tė kėti autori, nga mė tė rėndėsishmit nė historinė e letrave shqipe.
Sė katėrti: Prania e disa alfabeteve tė shkrimit tė shqipes, nga tė cilat po pėrmendim; alfabetin e Grigor Durrėsit, pėr tė cilin nė tekstin “Historia e Letėrsisė Shqipe”, ndėr tė tjera thuhet “ fakti qė ai shkroi gjuhėn me njė alfabet origjinal dhe qė vuri shqip tekstet kishtare, e rreshton Grigorin ndėr ata qė i kundėrviheshin kulturės dhe kishės greke tė asaj kohe”.
Po ashtu pėr Dhaskal Todhrin, po aty nėnvizohet “Alfabeti origjinal qė pėrdori Dhaskal Todhri, pėrbėhet nga 53 shkronja. Nė ndėrtimin e tij ėshtė vėnė re ndikimi i glagolitikut, por edhe ai i alfabetit grek e mė pak i atij latin”{1983:54}. Njė fakt tjetėr domethėnės nė historinė e alfabeteve tė shqipes ėshtė edhe prania e Vangjel Meksit, pėr tė cilin nė historinė akademike thuhet: “Teksti i Dhjatės, me alfabetin grek, u botua mė 1824 dhe mė 1827 nė Korfuz”.
Dihet nga tė gjithė ndihmesa e dhėnė prej Veqilharxhit, njėrit prej ideologėve tė Rilindjes Kombėtare, nė hartimin e alfabetarit tė shqipes, tė cilin e pėrmend G. Petrota, teksa shprehet” Naum Veqilharxhi i Vithkuqit, nė Shqipėrinė e poshtme, nė vitet 1844-45 botoi njė alfabet tė tijin qė nuk gjen pikėtakim me tė tjerėt mė parė apo mė pas tė pėrdorur pėr shqipen dhe qė pikėrisht prej vėshtirėsisė sė tij nuk pati pėrhapje pėrveēse tė kufizuar dhe kohė tė shkurtėr nė Korēė dhe rrethina”.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip   20/2/2009, 23:53

Alfabetarja e Stambollit
Nė vitin 1979 botohet “Alfabetarja “ e Stambollit, njė punė e madhe qė pati mbėshtetjen e Jani Vretos, Sami Frashėrit, Pashko Vasės etj. Nga kjo panoramė e shkurtėr e shkrimit tė gjuhės shqipe me alfabetet tė ndryshme, mund tė hiqen disa paralele rreth kėsaj ēėshtje. Kėshtu, nga sa prekėm mė sipėr, pa frikė mund tė pohojmė se numri i alfabeteve tė pėrdoruara pėr shkrimin e shqipes ėshtė mjaft i gjerė, madje qė ilustron rrugėt e shumta tė krijimit tė alfabetit tė shqipes. Gjithashtu, prania e kaq shumė alfabeteve tė gjuhės shqipe, tė dokumentuara deri mė tani, ka shėrbyer si udha dhe vatra e argasjes, pėrpunimit dhe pėrsosjes sė alfabetit tė gjuhės shqipe, i cili pėr hir tė sė vėrtetės shkencore, e mbėrriti kulmin e vetė pikėrisht nė vitin 1908, nė Kongresin e Manastirit. Nisur prej kėsaj situate, pėrmbi fatin e alfabeteve tė gjuhės shqipe, si dhe tė historisė sė shkrimeve tė tij, Petrotta nėnvizon “Siē ėshtė parė pėrgjatė kėtij punimi, alfabetet e pėrdorura nė kohėra tė ndryshme nga shkrimtarėt shqiptarė janė ose grekė ose latinė me grupe shkronjash apo shenjash konvencionale pėr tingujt e veēantė tė gjuhės shqipe.”, pa harruar kėtu se ngandonjėherė janė shfaqur edhe alfabete sllav dhe arab, natyrisht jo me atė shtrirje dhe peshė qė kanė pasur alfabetet latinė dhe grekė. Pra, Kongresi i Manastirit nuk ėshtė fillimi i historisė sė shkrimit tė gjuhės shqipe, me alfabet latinė, pėrkundrazi shėnjon ēastin mė kulmor tė njė debati shkencor dhe tė larmisė sė mendimit pėr rreth fatit tė njėsimit tė alfabetit tė shkrimit pėr mbarė shqiptarėt. Pėr tė ardhur tek ky takim jetik pėr fatin e shqipes, tė unifikimit tė saj si mėnyrė shkrimi thelbėsore me alfabetin latinė, ėshtė dashur njė periudhė e gjatė e mbushur me pėrpjekje dhe sakrifica tė panumėrta tė dhjetėra rilindasve, patriotėve tė pushkės dhe penės, ėshtė dashur njė rrugė e gjatė, ku mund tė pėrmenden edhe disa kuvende tė tjera, siē na i bėn me dije G. Petrotta, teksa shprehet “ Pėr historinė e alfabetit shqip duhet tė sillen ndėrmend dy Kongreset gjuhėsore shqiptarė tė mbajtur: I pari nėn kryesinė e De Radės nga 1 deri 3 tetor 1895 nė Koriliano Kalabro nė tė cilėn qe themeluar Shoqėria Kombėtare Shqiptare qė nė Statutin e saj vendoste se duhet tė merreshin masa ekskluzivisht pėr ngulėsimin e njė alfabeti tė vetėm; I dyti i mbajtur nė Lungro nė vitin 1897 me tė njėjtin program gjuhėsor. Pėrveē shoqėrive letrare tė larmishme, u morėn me alfabetin shqip tė gjithė shkrimtarėt ose nė shkrimet e tyre, ose nė gazeta dhe revista apo nė kuvende dhe kongrese, mes tė cilėve ka mbetur nė kujtesė Kongresi i Manastirit.”, duke e zbardhur dhe sqaruar njėherė e mirė historikun e alfabetit tė shqipes.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip   Today at 13:10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tė vėrtetat e historisė sė Alfabetit Shqip
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: