Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Sfida e shqipes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Sfida e shqipes   20/2/2009, 23:46

Sfida e shqipes
Eshte vertet sfide intriguese shoqerore; sic pohohet dhe nga personalitete te fushes, gjuha simbolizon mjetin me te bukur te qenies njerezore dhe produktin me te mire te pronesise shpirterore te nje populli. Sot edhe gjuhet kryesore ne bote kercenohen nga te njejtat dukuri dhe rreziqe: mungesa e frymezimit letrar dhe gjuhesor ne familje, ne shkolle dhe ne institucione, mangesi ne kulturen e leximit, zevendesimi i tij me DVD, mospraktikimi i lojerave te perbashketa me programe kompjuterike, etj. Shtoju ketyre dhe " mekatet " e medias, gazetareve, pse jo dhe te disa politikaneve qe me perdorimin fare te panevojshem te fjaleve te huaja, kane ndikuar ne " permbytjen" e nje gjuhe me fjale te huaja. Ndaj mjaft vende kane shpalosur strategji dhe veprime te shumta qytetare dhe institucionale. Keshtu, Gjermania para nje viti hapi siparin e "Festivalit te Gjuhes" pikerisht aty ku me 1802 Getja do te krijonte teatrin e pare gjerman. Ne vijim te tij organizohen me dhjetera veprimtari per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes gjermane. Nismetare eshte " diva" e operas gjermane dhe boterore, Edda Moser e cila ka kenduar per gati 35 vjet ne skenat me te medha te botes me Pavarotin dhe yje te tjere. Bie ne sy mbeshtetja dhe shoqerimi i ketyre veprimtarive edhe nga yjet e politikes gjermane, duke filluar me ish-Kancelarin historik te ribashkimit H.Kohl dhe Ish- Ministrin e Jashtem legjendar, H. D. Genscher, per te ardhur tek artistet, poeti me i madh gjerman i diteve tona, Hans Markus Enzenberger, i perkthyer edhe ne shqip. Synimi ne kete rast eshte qe te shmanget zevendesimi, sic thone atje, i gjuhes gjermane "deutsch" ne "danglisht" (mbushja e gjermanishtes me fjale anglisht).
Edhe ne vendin tone po verehen me shume perpjekje, sensibilizim dhe nje vullnet me i madh per te "shpetuar" edhe shqipen, po ta shprehnim keshtu per analogji, nga "shanglishtja". Qeveria ka leshuar nje thirrje te fuqishme para disa kohesh, te shoqeruar me masa konkrete. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve thote se po ecen me nje strategji te sajen, po shtohen programet, e po keshtu kane rritur rolin e tyre edhe media dhe shtypi i shkruar. Per hir te se vertetes, ka mjaft politikane dhe personalitete te tjera qe flasin e shkruajne shqipe te pasur dhe te pastruar nga " parazitet" e huaj; ketu mund te permendim edhe drejtuesit kryesore te diplomacise, qe edhe pse te kualifikuar jashte vendit dhe ne shumicen e kohes ne kontakt me te huaj perdorin nje shqipe korrekte. Po behet gjithnje e me e qarte se kulture dhe qytetari tregojne ata qe perdorin ne cdo rast nje shqipe te lire nga fjalet e huaja te panevojshme. Keshtu, vec mjeshterise se tij, Noli e beri Shekspirin te " flase" shqip, edhe fale pasurise dhe forces shprehese te shqipes. Mirepo, kjo edukate fillon me te folurin dhe te shkruarin e perditshem, pa pritur realizimin e strategjive te medha dhe afat-gjate. Ndaj, per te qene konkret, me poshte jane rreshtuar 100 nga fjalet qe hasen me shpesh te perdorura pa vend ne gjuhe te huaj, kur shqipja i ka fjalet e duhura, madje dhe tingelluese. Nuk jane pak, kur mendon se cdo dite ne perdorim afersisht rreth 1500-2000 fjale.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Sfida e shqipes   20/2/2009, 23:49


  • Absorboj -thith;

  • adoptoj/aprovoj -miratoj

  • adaptim/adaptoj -pershtas/pershtatje

  • aksion -veprim

  • amendoj- ndryshoj

  • akseptoj -pranoj

  • akseleroj- pershpejtoj

  • aktivitet -veprimtari

  • aplikim -kerkese

  • aproksimim -perafrim

  • aproach- perqasje

  • asete -pasuri

  • atraktiv -terheqes

  • bilateral/multilateral -dypalesh/shumepalesh

  • benefic -perfitim

  • civilizim -qyteterim

  • curriculum -Vitae Jeteshkrim

  • deadline -afat kohor

  • definicion -perkufizim

  • deskribsion -pershkrim

  • determinoj- percaktoj

  • draftoj/draftim -hartoj/hartim

  • elaboroj -perpunoj

  • elektoral -zgjedhore

  • eskalacion -pershkallezim

  • eveniment -ngjarje

  • esencial -thelbesor

  • ekselent -i shkelqyer;

  • ekspansion- zgjerim

  • eksplozion -shperthim;

  • ekspoze -paraqitje

  • eksepsion -perjashtim;

  • ekstrem- i tejskajshem

  • ekskluzivisht- perjashtimisht

  • follow - up vijues

  • fundamental -themelor

  • fluktuacion -luhatje

  • fraxhil -i brishte

  • implementoj -zbatoj

  • impakt -ndikim

  • incentiv -stimul

  • interlokutor -bashkebisedues

  • imazhe -pamje

  • interference/intervenim -nderhyrje

  • imediat -i menjehershem

  • impresionant -mbreselenes

  • inicioj -nis/filloj

  • indikacion -tregues

  • inkludoj/inkluziv -perfshij/perfshires

  • kalkulim -perllogaritje

  • kooperim -bashkepunim

  • kontemporan -bashkekohor

  • koordinoj- bashkerendoj

  • kualitativ -cilesor;

  • kuantitativ -sasior

  • konformitet- perputhshmeri

  • kolokium -bashkebisedim

  • konkluzion- perfundim

  • konkludoj -perfundoj

  • komerc -tregti

  • kompeticion/kompetitiv -gare/konkurrence

  • komprehensiv- teresor;

  • koncesion -leshim;

  • koshient/koshienca -i ndergjegjshem/ ndergjegja

  • konfrontim -ballafaqim

  • kreativ- krijues

  • kualitativ- cilesor

  • kuantitativ -sasior

  • lokal(e) -vendor(e)

  • lancoj nis-/leshoj/ hap;

  • legal(e) -ligjor(e)

  • materializoj -sendertoj

  • menaxheriale -drejtuese

  • minoritet -pakice;

  • mazhoranca- shumica

  • maniere -menyra;

  • mediator -ndermjetesues

  • nacionalitet- kombesia;

  • nuclear -berthamor

  • opinion -mendim;

  • parafinoj- sigloj

  • performanca -ecuria;

  • poll anketim/-sondazh

  • procedim penal -ndjekje penale;

  • prominent- i shquar

  • promocion -nxitje;

  • relata -raporte

  • servise -sherbime;

  • star -yll

  • solucion -zgjidhje;

  • supervision -mbikqyrje

  • stabil- i qendrueshem

  • show -shfaqje

  • shokues/shokant -trondites;

  • trend/tendence -prirje

  • trafik i automjeteve -qarkullimi i automjeteve

  • tentative- orvajtje

  • tete į tete -koke me koke

  • updejtoj- perditesoj;

  • xhenuine- i vertete

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Sfida e shqipes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: