Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Historia e Shqipėrisė, nė shirit filmik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Historia e Shqipėrisė, nė shirit filmik   20/2/2009, 01:12

Historia e Shqipėrisė, nė shirit filmik



Shfaqet premierė nė Tiranė dokumentari "Shqipėria vendi pėrballė", prodhim i Istituto Luce dhe Fox Channels. Komentojnė Morozzo della Rocca, Ismail Kadare, ndėrsa ish- presidenti italian Ciampi tregon pėrvojėn si ushtar nė Shqipėri.Disa muaj pas premierės nė Romė, dokumentari "Shqipėria-vendi pėrballė" (Albania il paese di fronte) i gazetarit shqiptar Roland Sejko, shfaqet pėr herė tė parė nė Tiranė, tė shtunėn, mė 21 shkurt, ora 18.30 nė Kinema Millenium.
Projeksioni i njė orė e gjysmė histori e filmuar e Shqipėrisė, bėhet me patronazhin e Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė.
Organizimi i premierės ėshtė marrė pėrsipėr nga TV Klan dhe Istituto Luce. Ishte kjo, shtėpia mė e vjetėr kinematografike italiane e cila i pati besuar njė specialisti tė saj, Sejkos, mė 2007 qė tė rrėfejė nėpėrmjet arkivave kinematografike historinė e vendit tė tij pėr publikun italian, por qė njėkohėsisht do duhej tė jepte edhe njė histori tė marrėdhėnieve qė vendi fqinj, Italia pati me vendin "njė dhe njėmijė", siē e pėrkufizon nė mėnyrė sintetike Indro Montanelli, gazetari italian, i porositur nė vitet tridhjetė tė shkruante "Albania una e mille" (1939).
Dokumentari ėshtė vėrtet njė histori pėr Shqipėrinė e shekullit tė XX, sepse kjo ėshtė era e fiksuar pėrmes materialit filmik nga arkivat e Luce-s dhe Arkivit Qendror
Shtetėror tė Filmit nė Tiranė.
Portreti i plotė i kėtij "vendi pėrballė" ndėrtohet pastaj me tekstin e shkruar nga Sejko i cili ka pasur konsulencėn historike tė njė prej historianėve mė tė mirė italianė, Roberto Morozzo della Rocca, autor i "Kombėsia dhe feja nė Shqipėri 1920-1944", "Besimi fetar dhe lufta", "Politika e jashtme italiane dhe Bashkimi Sovjetik 1944-1948". Intervista me Morozzo della Rocca-n rri pranė atyre intervistave qė Sejko i ka bėrė shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, drejtoreshės Arkivit Qendror tė Shtetit, Nevila Nika, apo njė dėshmitari tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, si ish-presidenti italian Carlo Azeglio Ciampi i cili rrėfen pėrvojėn e vet si ushtar nė Shqipėri.
Ato kryejnė funksionin e komenteve ndėrkohė qė shikuesi (i huaj) merr nga narratori informacionin e mjaftueshėm se cilėt ishin shqiptarėt dhe Shqipėria, origjinat, parė nė dritėn e burimeve historike por edhe nė mjegullėn e paragjykimeve apo perceptimeve tė sipėrfaqshme, shpesh tė gabuara, tė tjetėrsuara, apo krejt tė ndryshme edhe nga politika e propagandės qė vetė ky vend dhe udhėheqėsit e tij politikė e shpirtėrorė, kanė vėnė nė lėvizje.
Imazhet janė njė koment pa fjalė, i pakundėrshtueshėm qė shikuesit i vjen natyrshėm, pa imponim dhe argumente shtesė, ngaqė narratori ruan njė ekuilibėr pėr tė mos u pėrfshirė shpirtėrisht, edhe pse mund tė ketė arsye pėr ta bėrė, si ish-emigrant me anijet e para qė zbritėn nė bregun italian pas rėnies sė regjimit. Kėtė lloj kontributi tė kthjellėt dhe jo me partizanizėm Sejko e ka dhėnė dhe e jep edhe me "Bota shqiptare" gazeta e shqiptarėve tė Italisė.
Me shpalljen e pavarėsisė dhe ardhjen nė fron tė njė princi tė huaj, kohė qė pėrkon me kronikat e para filmike, dokumentari "Shqipėria vendi pėrballė" dėshmon pėrpjekjen pėr tė mbushur boshllėqet nė rindėrtimin (ritregimin) e historisė bashkėkohore shqiptare.
Ka shumė pėr tė thėnė pėr epokėn ndėrmjet dy luftėrave, sepse ėshtė njė epokė e paradokseve: vendi pėrballė ėshtė nėn ndikimin e shumanshėm tė Italisė e cila mė 1939 e pushton.
Figura qendrore e kėsaj kohe ėshtė Ahmet Zogu sepse mbreti i vetėshpallur i shqiptarėve marrėdhėniet e tij me Italinė i ka vendosur nė njė shtrat kompleks, mbi dhjetėvjeēar.
Zogu I analizohet nga Morozzo della Rocca si njė figurė duale tė cilėn historiani italian duke i vėnė nė dukje tė kundėrtat e saj, e zhvesh nga personazhi me dritėhije tė theksuara, ashtu siē historiografia shqiptare shpesh ka dyshuar ta japė.
Enver Hoxha dhe gjysmėshekulli i regjimit komunist janė pjesa e dytė e rėndėsishme e dokumentarit, e cila komentohet edhe nga Ismail Kadare.
Arkivat shqiptare me mėnyrėn se si i i ka shfrytėzuar regjia me autorė Roland Sejkon dhe Mauro Brescia-n, megjithėse kronika nė funksion tė propagandės qė regjimi bėnte nėpėrmjet kinemasė, Kinostudios "Shqipėria e Re", i pėrcjellin shikuesit tė sotėm atmosferėn e njė teatri nė jetė, e njė mungese nė masė tė koshiencės. Vetiu na vendos nė pozitėn e njeriut qė ka distancėn e duhur me kohėn dhe historinė pėr tė pyetur "ē'ka ndodhur?".
Zakonisht pyetje tė tilla "tė dobishme" vijnė nė ne kur ka ndodhur njė reaksion nga nevoja pėr tė parė qartė dhe pėr t'u shpėtuar pakėnaqėsive dhe lodhjes nga e kaluara. Rol luan edhe mediumi: tjetėr efekt ka njė histori e shkruar, tjetėr e treguar dhe tjetėr e filmuar.
"Shqipėria-vendi pėrballė", ėshtė prodhim i Istituto Luce dhe Fox Channels Italia me kontribut tė Regione Lazio-s.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Historia e Shqipėrisė, nė shirit filmik
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: