Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 MORANDI mban koncert nė njėvjetorin e pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: MORANDI mban koncert nė njėvjetorin e pavarėsisė   19/2/2009, 15:33

Rreth 3 mijė adhurues tė muzikės pėrcollėn koncertin e shumėpritur tė Morandi-t. Ndonėse Rumania ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, madje ėshtė njė kundėrshtare e fortė, organizatorėt kishin zgjedhur njė grup rumun pėr tė mbajtur koncert nė njėvjetorin e bėrjes sė Kosovės shtet. Koncerti i dyshes zuri vend mbrėmė nė kryeqytet. Performances sė grupit fillimisht i ka paraprirė interpretimi i disa artistėve vendės, si: DJ Blunt, Real 1, Lyrical Son, Kaos, NRG Band dhe DJ DaLool. Dhe rreth orės 24:00,
dyshja rumune u ngjit nė skenė, nė tė cilėn ishin tė vendosur Flamuri i Kosovės dhe ai Kombėtar. Me tė dal nė skenė, Moga, njėri nga anėtarėt e grupit, nė shqip uroj njėvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės. Njė urim tė kėtillė dyshja e ka dhėnė edhe disa herė tė tjera gjatė koncertit, duke bartur edhe mesazhin e tyre “Paqe pėr Kosovėn”. Madje artistėt kanė shtuar se pėrkundėr faktit qė vijnė nga njė shtet si Rumania, qė ende nuk e ka njohur Republikėn e Kosovės, ata nuk e pėrfaqėsojnė politikėn e vendit prej nga vijnė. Rreth njė orė e gjysmė “live” Morandi ka argėtuar publikun kosovar, qė kishte ardhur pėr ta pėrcjellė koncertin. Grupi ka qenė i shoqėruar nga instrumentistėt dhe dy valltare nga Rumania. Randi dhe Moga kanė interpretuar kėngė tė ndryshme nga repertori i tyre, madje edhe disa kėngė tė reja tė cilat do tė pėrfshihen nė albumin e ri tė grupit, qė do tė nxirret nė shitje brenda disa muajsh. Atmosfera ėshtė ndezur nė momentin kur grupi interpretoi hitet, si: “Save me”, “Love me” e “Angels”. Madje, kėtė tė fundit grupi e ka interpretuar dy herė. Pėrpara koncertit, “Express Live” pati rastin tė realizojė njė intervistė ekskluzive me dy anėtarėt e Morandit, Mogėn dhe Randin. Nė kėtė intervistė ata folėn pėr pėrshtypjet e tyre pėr njerėzit nė Kosovė, por duke mos anashkaluar as politikėn, marrė parasysh se shteti nga ata vijnė, Rumania, nuk e ka njohur ende pavarėsinė e Kosovės, pėr mė tepėr qė ėshtė njė kundėrshtare e fortė e shtetėsisė sė Kosovės. I pyetur se a ka informacione se ēfarė rėndėsie ka 17 Shkurti pėr Kosovėn, Moga shkurt u pėrgjigj: “Kemi dėgjuar ēdo gjė, mė beso”. Ndėrsa, tė pyetur se si e kanė pritur ftesėn pėr tė ardhur nė Kosovė, Randi tha: “Ne nuk zgjedhim koncertin ku vijmė, ju dhe organizatorėt jeni ata qė zgjidhni”. Duke qėndruar pas saj qė pohonin vazhdimisht se nuk janė politikanė, Moga shtoi: “Ne kemi vetėm njė dėshirė pėr sonte, e ajo ėshtė qė secili qė do tė vijė nė koncert ta kuptojė se nuk ėshtė ndonjė mesazh nga Qeveria e Rumanisė, apo ndonjė mesazh me ngjyra, mesazhi ynė i saktė dhe shumė i qartė ėshtė qė tė ndihemi tė lirė, tė bėjmė atė qė duam nė jetė, tė ndihemi tė lumtur. Ky ėshtė mesazhi i vetėm qė kemi sjell. Ne nuk jemi kėtu se jemi nga Rumania, porse e duam muzikėn. Dhe ēdo kush qė e do muzikėn le tė vijė, sepse ne prezantojmė paqe nė kėtė koncert”. Ndėrsa pas pėrfundimit tė koncertit, pėr “Express Live”, Moga, ka thėnė se ėshtė ndarė i kėnaqur me mikpritjen e publikut, duke shprehur dėshirėn e tij qė tė vijė sėrish nė Kosovė. Kjo ishte hera e parė qė grupi i njohur Morandi mbajti koncert nė Kosovė. Ardhja e tyre u mundėsua nga “Didi Grup”. Edhe organizatorėt janė shprehur tė kėnaqur me mbarėvajtjen e koncertit. Megjithėkėtė, nuk e kanė fshehur se kanė pritur mė shumė publik nė sallė. Sipas tyre, mbrėmė janė shitur rreth 3 mijė bileta, nga gjithsej 5 mijė sa kanė qenė nė dispozicion. Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, koncertin e Morandit e ka quajtur “interesant”. Nė anėn tjetėr, kėngėtarja Dafina Zeqiri, e cila po ashtu ishte e pranishme nė kėtė koncert, ka treguar se ėshtė adhuruese e Morandit. Moga dhe Randi janė kthyer nė Rumani...

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
MORANDI mban koncert nė njėvjetorin e pavarėsisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: