Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Jeronim de Rada (1814-1903)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Jeronim de Rada (1814-1903)   18/11/2007, 19:52

Jeronim de Rada (1814-1903)



Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mėsues, themeluesi i letėrsisė dhe i kulturės arbėreshe. Lindi nė Makia tė Kalabrisė mėsimet e para i kreu nė kolegjin e Shėn Adrianit tė Shėn Mitėr Koronės. Mė 1834 shkoi pėr tė studiuar drejtėsi nė Napoli, ku mori pjesė gjallėrisht nė lėvizjen politike dhe kulturore tė kohės. Mė 1848 nxori tė parėn gazetė shqiptare "L'Albanese d'Italia" , nė tė cilėn shprehu pikėpamjet e tij pėr ngjarjet e kohės. Pas dėshtimit tė revolucionit mė 1848 e mbylli gazetėn dhe i zhgėnjyer u tėrhoq nė fshatin e tij tė lindjes der! nė fillim tė viteve 60 tė shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, nė jetėn e De Rada nisi njė fazė e re, kur ai shfaqet si njė nga figurat mė nė zė te Rilindjes sonė Kombėtare. Pas traktatit Parimet e estetikės (Principii di estetica, 1861) botoi veprat hashtėsia e kombit shqiptar (Antichitą della nazione albanase, 1864) dhe Rapsodi tė njė poeme arbėreshe (Rapsodie d'un poema albanese, 1866), qė luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr propagandimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Hyri nė korrespondencė me patriotėt shqiptarė dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirė tė Shqipėrisė, ndoqi me interes tė gjallė ngjarjet nė Shqipėri. Mė 1878 pėrkrahu Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe ngriti zėrin kundėr gjymtimit tokėsor tė Shqipėrisė. Njė ndihmesė tė ēmuar ēėshtjes kombėtare i dha me revistėn Flamuri Arbrit , qė botoi nė vitet 1883-1885. Nė Testamentin politik (1902) shprehu optimizmin nė tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pakėnaqėsinė e tij ndaj politikės imperialiste tė Italisė ndaj atdheut tė tė parėve.Zhvilloi njė veprimtari tė frytshme edhe nė fushėn e studimeve gjuhėsore; u kushtoi vemendje ēėshtjeve tė prejardhjes sė shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe, duke mbrojtur lashtėsinė e tyre. De Rada ėshtė nga tė parėt studiues vendės tė strukturės gramatikore tė shqipes. Nė tė dy veprat gramatikore qė hartoi (1870, 1894) vuri nė dukje aspekte tė patheksuara mė parė nga dijetarė shqiptarė dhe albanologė dhe dukuri gjuhėsore tė pastudiuara ose tė panjohura. Nė veprat e tij gjuhėsore jepen tė dhėna me interes pėr tė folmet arbėreshe. Bėri pėrpjekje tė vijueshme pėr njė alfabet tė pėrbashkėt tė shqipes qė tė jepte njė sistem sa mė tė plotė dhe tė pėrshtatshėm pėr shqipen me karaktere latine, tė plotėsuara me shenja diakritike. Nė veprimtarinė gjuhėsore tė De Rada duhet pėrmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhėsore tė shqipes, i pari (1895) nė Koriliano Kalabro, i dyti (1897) nė Lungro ( Kongreset gjuhėsore arbėreshe). Dha me vetmohim mėsimin e shqipes nė Kolegjin arbėresh tė Shėn Mitėr Koronės pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė gjersa vdiq.Mjaft e gjerė ėshtė edhe krijimtaria poetike e De Rada Nisi tė botojė qė herėt por krijimi qė i solli famėn si poet me talent tė shquar ėshtė poema lirike-epike Kėngėt e Milosaos (1836), vepra e parė e letėrsisė sonė me vlera tė mėdha artistike. Nė qendėr tė veprės ėshtė historia e njė ēifti tė ri qė bashkohet pas shumė pengesash. Autori nuk kufizohet me dėnimin e paragjykimeve klasore qė pengonin lumturinė e tė rinjve; nė vepėr kumboi ideja e detyrės ndaj atdheut dhe e gatishmėrisė pėr tė luftuar pėr mbrojtjen e tij. Historia e dashurisė fatkeqe midis dy tė rinjve nga rrethet aristokratike tė Shqipėrisė sė shekullit XV ėshtė edhe nė qendėr tė poemės Serafina Topia, mbi tė cilėn poeti punoi nė vitet 1839-1843. I pakėnaqur nga puna e tij, De Rada kėtė subjekt e rimori nė poemėn Pasqgra e njė jete njerėzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar nė tė njė problematikė mė aktuale pėr kohėn, luftėn kundėr pushtuesit otoman. Vepra mė e rėndėsishme e De Radaės ėshtė Skėnderbeu i pafan, tė cilėn e mbajti nė duar njė kohė tė gjatė (1837-1896). Nė vepėr janė shkrirė mjaft nga kėngėt dhe poemat qė kishte botuar mė parė. Aty u shpreh nė mėnyrė mė tė plotė dhe mė tė qartė patosi kombėtar qė kishte frymėzuar veprėn e De Radės Ndonėse nuk ka njėsi veprimi dhe vazhdimėsi, poema jep njė tablo tė gjerė tė Shqipėrisė nė shek. XV, tė bėmat e lavdishme tė popullit, dashurinė e tij tė flaktė pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur, gjallėrinė e mahnitshme qė shfaqi pėrballė sulmeve tė egra tė armiqve. Nė qendėr tė veprės ėshtė konflikti midis shqiptarėve dhe osmanėve, dhėnė me anė skenash ku paraqiten beteja tė ashpra e tė furishme, qė shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtėsitė shprehėse. Heroi kombėtar shfaqet nė vepėr si burrė shteti i shquar dhe trim i rrallė, qė diti me menēurinė dhe me heroizmin e tij tė ngrejė popullin e vet né luftė ēlirimtare tė pashoqe. Nė karakteret e personazheve tė tjera mishėrohet heroizmi dhe trimėria e shqiptarėve. Skėnderbeu i pafan ėshtė kryevepra e De Radės nė tė u dukėn nė mėnyrė tė qartė veēoritė kryesore tė talentit tė tij, si mjeshtėr i tablove tė gjera historike dhe i pėrshkrimit me zotėsi tė botės sė brendshme tė heronjve, tė mendimeve dhe tė ndjenjave mė tė thella e mė tė fshehta tė njeriut. Si poet, sidomos nė Kėngėt e Milosaos, De Rada u ēmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.De Rada luajti njė rol tė madh nė historinė e letėrsisė shqiptare; ai ėshtė i pari qė shkroi vepra me frymė kombėtare. Figura e tij ngrihet si figura mė e kulluar dhe mė e fuqishme e letėrsisė dhe e botės arbėreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarėt arbėreshė bashkėkohės ishte i madh; tradita poetike krijuar prej tij vijon tė jetojė e pėrtėrirė edhe nė letėrsinė e sotme arbėreshe. Pas Ēlirimit nė Shqipėri janė botuar tė adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mėsues i Popullit"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Jeronim de Rada (1814-1903)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: