Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ron Denis, akuzat dhe gjykata!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Ron Denis, akuzat dhe gjykata!   9/2/2009, 15:52

Ron Denis, akuzat dhe gjykata!


Ish punonjėsi hedh nė gjyq pronarin e McLarenit. Seancat e ardhshme janė vendimtare
Racist dhe antihomoseksual janė akuzat, pėr tė cilat duhet tė mbrohet Ron Denis, qė e ka parė veten tė hedhur nė gjyq nga njė ish punonjės shėrbimi nė avionin e tij privat, i quajtur Piter Boland, i cili pretendon se ėshtė pushuar nga puna nga bosi i skuadrės McLaren, sepse dyshohej se ishte homoseksual.
Piter Boland ėshtė inxhinieri i lindur nė Hong-Kong, por banor nė Staumarket, nė Safolk, i punėsuar nė vitin 2002 nga Absolute Taste (njė firmė e specializuar pėr shėrbimet e garave tė Formulės 1), por mė pas ka kaluar te Greyscape (kompania private qė merret me fluturimet e avionit tė Denisit).
Sipas tij, bosi miliarder madje ka lėshuar edhe shprehje raciste, gjatė njė udhėtimi nė Lindjen e Mesme. Ai akuzohet se ka thėnė qė “duhet tė lajė dorėn, pasi ka takuar arabėt gjatė gjithė ditės”.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ron Denis, akuzat dhe gjykata!   9/2/2009, 15:52

I PANDJESHEM - Por kjo nuk ėshtė e tėra. Gjithnjė sipas Bolandit, Denis ishte edhe i pandjeshėm pėr kulturėn, siē vėrtetojnė edhe disa gafa tė tij, tė regjistruara me saktėsi nga ish punonjėsi i tij.
Nė mesin e kėtyre gafave ishte edhe ofrimi i pijeve alkoolike pėr njė grup biznesmenėsh arabė, duke mos respektuar besimin e tyre fetar. Siē shkruan edhe gazeta “Daily Mail”, ēėshtja nė fjalė ėshtė mjaft serioze, duke qenė se Denisi bėn shumė biznes me arabėt dhe se sheiku Muhamed, anėtar i Familjes Mbretėrore tė Bahreinit, ėshtė njė prej ortakėve tė tij.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ron Denis, akuzat dhe gjykata!   9/2/2009, 15:52

PERGENJESHTRIMET - Njė burim pranė bosit tė skuadrės McLaren i ka pėrgėnjeshtruar akuzat pėr racizėm (”Tė thuash se Denisi ėshtė racist, ėshtė jo vetėm qesharake, por edhe gėnjeshtėr”), ndėrkohė qė skuadra e Formulės 1 nuk ka bėrė asnjė koment, lidhur me kėtė ēėshtje, e cila tashmė i ka kaluar Gjykatės sė Sauthemptonit, pas refuzimit tė 8 800 eurove qė Boland ka refuzuar (katėr muaj rrogė), parą qė firma Absolute Taste i kishte ofruar nė shkėmbim tė mbylljes sė ēėshtjes.
Por Boland, i cili ka punuar pėr pesė vjet te kjo kompani, deri nė maj tė vitit 2007, kėrkon nga tri kompanitė qė drejtohen nga Ron Denis (McLaren Group Limited, Absolute Taste dhe Greyscape) njė dėmshpėrblim tė pacilėsuar pėr pushimin e padrejtė nga puna, nisur nga diskriminimi me sfond seksual, duke pretenduar se gjithēka kishte nisur nė vitin 2005, pasi ai kishte refuzuar provokimet e dy kolegėve meshkuj.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ron Denis, akuzat dhe gjykata!   9/2/2009, 15:53

SHTYPJE - Sipas tij, kur Ron Denis kishte marrė vesh pėr propozimin seksual qė i kishin bėrė, kishte nisur ta trajtonte keq e mė keq punonjėsin 27 vjeēar, i cili qė nga ai moment ishte trajtuar shumė ndryshe, derisa e kanė pushuar edhe nga puna.
“Ka qenė shumė e sikletshme pėr mua t’u shpjegoja atyre se nuk isha homoseksual,” - ka shpjeguar Boland, i cili ka treguar mė pas se si bosi i skuadrės McLaren ishte shumė opsesiv ndaj tij, duke e detyruar tė punonte orar pa orar e tė plotėsonte ēdo dėshirė tė tij, ose tė miqve tė tij, nė bordin e avionit Challenger 604, duke mos i dhėnė kurrė pushime, madje edhe kur sėmurej.
Por kompania Greyscape e mohon kėtė version dhe thotė se Boland ėshtė shkarkuar nga puna pasi ka bėrė njė sėrė gabimesh nė punė, si pėr shembull e ka zėnė gjumi nė udhėtim e sipėr, kur ka qenė i pranishėm vetė bosi Ron Denis, madje i ėshtė drejtuar sheikut Muhamed nė mėnyrė tė gabuar. Ēėshtja ėshtė nė gjykim e sipėr dhe nė seancat nė vijim priten tė reja tė tjera.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ron Denis, akuzat dhe gjykata!   9/2/2009, 15:54

F1 nė krizė, Kubica nė kart


Robert Kubica intensifikon impenjimin e tij me makinat kart, nė bashkėpunim me ndėrtuesin Birel: “Dua tė bėj diēka aktive nė kėtė sport,” - ka thėnė piloti polak. Formula 1 kėrcėnohet nga kriza botėrore financiare, e cila e ka detyruar botėn e kėtij sporti t’i ulė kostot, ndėrkohė qė nė MotoGP disa skuadra historike, si Kawasaki, janė nė vėshtirėsi tė jashtėzakonshme, dhe pilotė si Marko Melandri mund tė mbeten pa punė.
Edhe bota e pilotėve tė Formulės 1 mundohet tė shohė drejt sė ardhmes dhe, nė kėtė mėnyrė, edhe Robert Kubica, i katėrti nė botėrorin e kaluar, ka vendosur tė investojė nė botėn e makinave kart, duke intensifikuar impenjimin e tij me konstruktorin Birel.
Nė vitin 2009 piloti polak do tė ketė rol aktiv nė drejtimin e njė skuadre tė re (qė do tė mbajė emrin e tij), skuadėr qė do tė marrė pjesė nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kėtij sporti. “Mė ka pėlqyer gjithnjė bota e makinave kart, - pohon piloti i skuadrės BMW, - njė botė zbavitėse, me shumė konkurrencė e pak politikė. Kam dėshirė tė luaj rol aktiv nė sportin qė mė mundėsoi tė kaloja nė F1.”

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ron Denis, akuzat dhe gjykata!   Today at 12:55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ron Denis, akuzat dhe gjykata!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Tė ndryshme :: Sporti dhe sportdashėsit-
Kėrce tek: