Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:15

"Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it


Fjalia e parė e parathėnies sė monografisė sė Oliver Schmitt-it, me titull "Skėnderbeu", paralajmėron se vepra ėshtė shkruar "pėr lexues joshqiptarė". Sigurisht qė kujdesi i autorit pėr tė bėrė tė qartė audiencėn e synuar prej tij meriton lodhjen pėrkatėse tė lexuesit pėr ta kuptuar, e pse jo, edhe pėr ta mirėkuptuar.
Me drojėn normale se po hyja nė fushėn e lexuesve gjermanishtfolės, pėr tė cilėt thuhej se ishte shkruar "Skėnderbeu" i Schmitt-it, fillova leximin e librit. Por droja u shndėrrua nė habi, kur vetėm pak rreshta mė poshtė, nė libėr, lexova lajmin shumė interesant se libri ishte pėrkthyer dhe botuar para se ai t‘u kishte mbėrritur lexuesve pėr tė cilėt ishte shkruar. Pra, si rrallėherė, pėrkthimi i njė libri botohej pėrpara daljes sė tij nė gjuhėn origjinale.
Pėrpara njė premtimi tė tillė, pra, pėrpara njė gjėje "tė rrallė", edhe interesi pėr tė lexuar u ngrit nė njė nivel jo tė zakonshėm. Megjithatė, nga fillimi e deri te faqja e 557-tė e librit nuk arrita tė kuptoj as bujarinė e autorėve pėr ndėrrimin e rrethit tė synuar tė lexuesve, as se pėrse gjermanishtfolėsit ende nuk e kanė marrė nė dorė veprėn e shkruar pėr ta.
Duke besuar nė skrupulozitetin e shkollės sė autorit, vijova leximin pa i dhėnė rėndėsi tė tepruar luhatjes sė tij fillestare.
Pretendimet e larta, ose guximi i skajshėm i Schmitt-it.
Libri i Schmitt-it fillon me njė titull qė thotė shumė, njė emėr prej dhjetė germash: "Skėnderbeu". Asgjė mė shumė e as mė pak.


_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:16

Shpeshherė, nė raste tė ngjashme, studiuesit, pėr hir tė rigorozitetit shkencor, u vendosin kufij veprave tė tyre. Schmitt-i duket se ka vendosur ta shmangė kėtė kėrkesė metodike dhe tė punojė nė njė fushė pa kufij tematikė, hapėsinorė, kohorė apo burimorė. Pra, edhe nė kėtė kėndvėshtrim duket se autori i ka hyrė njė sipėrmarrjeje ambicioze. Ai pretendon tė trajtojė krejt universin e Skėnderbeut, duke filluar nga parahistoria e tij pėr tė mbėrritur te ditėt e sotme.

Schmitt-i e ka organizuar punimin e tij nė pesė pjesė. Pjesa e parė titullohet "Burri nga Dibra". Pjesa e dytė nuk ka titull. Pjesa e tretė titullohet "Njė hero i Rilindjes evropiane". Pjesa e katėrt i kushtohet luftės dhe duket se nuk mund ta shmangė titullin "Lufta totale". Pjesa e pestė, "Fama Perennis", plotėson skemėn organizative tė monografisė. Sigurisht qė libri i ka dhe aksesorėt e tjerė, si: parathėnien, pėrfundimet nė trajtė pėrmbledhjeje tė autorit, indekset e ndryshme, bibliografinė etj.

Nė pėrpjekjen e autorit pėr tė organizuar lėndėn e tij bie nė sy fakti qė pjesa e dytė e librit ėshtė lėnė pa emėr. Nė fillim kjo mund tė konsiderohej si njė prej atyre mijėra gabimeve teknike, qė shoqėrojnė librin pothuajse nė tė gjitha faqet e tij. Por njė analizė mė e hollėsishme e kėsaj pjese jep tė tjera rezultate. Nė rastin e pjesės sė dytė duket se Schmitt-i nuk ka mundur tė gjejė njė titull pėr t‘i vėnė kufij metodikė shkapėrdamjes sė tij "tė paparė" tematike, e cila nė kėtė pjesė arrin kulmin e saj. Karizma, sundimi dhe pasuesit, lidhjet e gjakut, paraja, hapėsira, armiqėsitė, tradhtia, dy sulltanė, komandantėt e rajoneve kufitare, renegatėt, popujt ortodoksė dhe zhvillimi i luftės janė disa nga nėntitujt e pjesės pa emėr. Pra, kushdo e ka tė lehtė ta mirėkuptojė pamundėsinė e Schmitt-it pėr t‘i dhėnė qoftė edhe tė paktėn njė emėr kėsaj pjese tė librit tė tij.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:17

Prejardhja e familjes dhe emrit Kastriot, ose kastrimi i historisė nga Schmitt-i


Pjesa e parė e librit i kushtohet prejardhjes sė Skėnderbeut. Schmitt-i shkon rreth njė shekull pėrpara lindjes sė heroit pėr tė kėrkuar rrėnjėt biologjike tė tij. Lidhur me origjinėn e emrit tė familjes Kastrioti, autori duket se e ka tė lehtė nxjerrjen e pėrfundimit. Atij i mjafton fakti se nė fjalorin e greqishtes ekziston njė fjalė, "kastron", e huazuar prej latinishtes, "castrum", qė do tė thotė kėshtjellė, pėr tė konkluduar: "Emri i familjes tregon njė trajtė greke; ai vjen pa dyshim prej greqishtes ‘kastron‘".

Nė argumentimin e mėsipėrm, ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė fjala pa dyshim. Nė librin e Schmitt-it kjo fjalė ėshtė ndėr mė fatlumet pėr sa i pėrket dendurisė sė pėrdorimit tė saj. Pothuajse shumicės sė konkluzioneve tė tij nė libėr, Schmitt-i u bashkėngjit nė trajtėn e patericės kėtė fjalė. Shumėkush e ka tė qartė se nė shkencė kjo ėshtė njė ndėr fjalėt mė problematike, kur dihet se vetė shkenca ėshtė pa dyshim njė dyshim i mirėfilltė. Edhe nė shkencat ekzakte, madje dhe aksiomat apo teoremat e matematikės kanė njėfarė hije dyshimi dhe marrin trajtė tė padyshimtė vetėm nė kushte qartėsisht tė pėrcaktuara. Nė rastin e shkencave humane, dyshimi ėshtė rregull e mungesa e tij ėshtė pėrjashtim. Me keqardhje tė sinqertė konstatohet se siguria absolute, pra padyshimi, shoqėrojnė nga fillimi nė fund pėrfundimet e Schmitt-it nė libėr. Nė qoftė se ekzistenca nė fjalorin e greqishtes e fjalės "kastron" ėshtė e mjaftueshme pėr tė shpjeguar emrin e familjes shqiptare Kastrioti, mund t‘i lejojmė vetes naivitetin e padyshimtė pėr tė deduktuar se Kastriotėt vijojnė epokėn e tyre tė lavdisė sė radhės duke drejtuar Kubėn e sotme komuniste. Edhe atje janė disa Castro, tė cilėt, edhe nėse nuk kanė lidhje me Kastriotėt, tė paktėn emrin e familjes duhet ta lidhin me origjinėn greke tė kėsaj fjale, nė qoftė se i besojnė sigurisė sė Schmitt-it.



_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:17

Siguria e Schmitt-it kur trajton probleme tė origjinės sė familjes Kastrioti duket se lėkundet kur trajton prejardhjen e saj. Duke pėrjashtuar tė gjitha ato qė janė shkruar deri mė sot, Schmitt-it i mjafton pohimi retorik i njė fisniku arbėr dhe pohimet e murgjve grekė tė Manastirit Hilandar nė malin Atos pėr tė konkluduar se "Kastriotėt ishin parvėny". Duket se pėrkthyesi Klosi u drejtohet, me pėrkthimin e tij, atyre lexuesve shqiptarė qė e dinė kuptimin e fjalės "parvėny", ose kėrkon t‘i vendosė ata nė kontakt me fjalorėt. Pra, Schmitt-i me parvėny-nė e tij i vendos Kastriotėt nė malet e Dibrės, duke i shkėputur arbitrarisht e pa argument nga autoktonia, si dhe dinjiteti i fisnikėrisė. Me kėtė ai i bėn Kastriotėt ardhacakė, tė cilėt ishin pasuruar shpejt dhe nė mėnyrė tė paqartė. Pėr gjithė kėtė degradim rangu, Schmitt-i nuk jep asnjė provė. Nė vend tė provės, edhe nė kėtė ēėshtje i mjafton hamendja e tij.

Karakteristikė e qartė e librit ėshtė preferenca e Schmitt-it pėr tė pėrmendur nė mėnyrė krejt specifike emra sllavė, toponime sllave apo pėr tė cituar autorė sllavė gjatė gjithė librit tė tij. Sa pėr ilustrim po jap dy shembuj:

Shembulli i parė: "Pak kohė pas fillimit tė veprimeve luftarake, ai (Skėnderbeu, shėnimi im) dėrgoi familjen e vet, nė radhė tė parė tė birin, Ivanin, bashkėshorten dhe motrėn e tij, Mamicėn, si dhe pasuritė e tij tė tundshme nė mbretėrinė e Napolit".

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:18

Shembulli i dytė: "Mė 26 tetor 1467 arqipeshkvi i Durrėsit dhe i biri i Skėnderbeut, Ivani, u paraqitėn para Senatit dhe u lutėn pėr furnizimin e Krujės, si dhe pėr ndihma pėr pėrforcimin e Rodonit, ku ishte strehuar Skėnderbeu".

Nė tė dy shembujt e mėsipėrm bie nė sy fakti qė Schmitt-i pėrpiqet tė theksojė emrin "Ivan" tė tė birit tė Skėnderbeut. Po pėrse u dashka ta besojmė Schmitt-in pėr emrin e djalit tė Skėnderbeut, "Ivanit". Mirė babai i Skėnderbeut quhej Ivan, se u dashka bėrė medoemos ortodoks e sllav gjashtėqind vjet pas vdekjes, po pse u dashka qė edhe djali i njė njeriu tė lidhur ngushtė me besimin katolik, sikurse ishte Gjergj Kastrioti, tė quhet prapė Ivan?! Duket mjaft interesant kujdesi i Schmitt-it pėr ta shkruar emrin e djalit tė Skėnderbeut nė ēdo rast, ndėrkohė qė mjaftohet, pėr shembull, tė thotė thjesht gruaja e Skėnderbeut, por jo Donika, apo arqipeshkvi i Durrėsit dhe jo Pal Engjėlli. Nuk kuptohet kujdesi i Schmitt-it pėr t‘i lėnė pa emėr ata qė rreshton nė fjalitė e tij pėrkrah "Ivanit". Megjithatė, sado tė pėrpiqet Schmitt-i pėr t‘i lėnė pa emėr si nėnėn Donikė tė "Ivanit" tė tij, apo arqipeshkvin Pal, ēėshtja nuk zgjidhet nė favor tė Ivanit. Sipas tė gjitha rregullave, aty ku ėshtė njė Gjergj, njė Donikė apo njė Pal, nė mėnyrėn mė tė natyrshme gjendet njė Gjon. Schmitt-it i duhet qė tė gjejė prindėr tė tjerė pėr Ivanin e tij.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:18

Marramendja Kanunore



Schmitt-i nuk humbet shumė kohė pėr tė zbuluar njė ndėr misteret e tij. Qysh nė fillim tė librit tė tij, krejt "padyshim" ai pretendon tė zgjidhė "rebusin" e librit, nėpėrmjet interpretimit tė njė dokumenti arkivor tė datės 10 janar 1454 nga arkivi i Milanos, nė tė cilin diplomatė milanezė raportojnė se Skėnderbeu i kishte transmetuar Papės informacionin pėr pėrfshirjen e tij nė vrasjen e njė vėllai tė Sulltan Mehmetit.

I entuziazmuar nga ky dokument, Schmitt-i, me njė lehtėsi tė rrallė, nxiton tė pohojė pėrfundimin mė tė rėndėsishėm tė librit tė tij. Ai "zgjidh rebusin" dhe shpjegon motivin e kryengritjes sė Skėnderbeut. Gjakmarrja!

Sė pari, ėshtė e nevojshme tė theksohet se dokumenti i cituar ėshtė mjaft i mjegullt pėr tė marrė atė vlerė qė i jep Schmitt-i. Vetė autori shkruan se njė fragment i dokumentit, pikėrisht ai qė e konsideron Skėnderbeun tė pafĆ©, ėshtė korrigjuar mė vonė nga vetė shkruesit e tij. Por ky fakt nuk luhat aspak besimin e Schmitt-it te pjesa tjetėr e kėtij dokumenti. As fakti se hartuesit e dokumentit nuk kanė asnjė ide pėr kė shkruajnė, se ata shkruajnė pėr njėfarė zoti Xandrebech, fakti se e gjithė kjo padije e diplomatėve milanezė ėshtė e vitit 1454 dhe se ajo kontraston me famėn e jashtėzakonshme qė gėzonte ndėrkohė Skėnderbeu jo vetėm nė Itali, por nė gjithė Evropėn e asaj periudhe, nuk e bėjnė aspak dyshues Schmitt-in rreth dokumentit tė tij tė dashur. Schmitt-in duket se nuk e ka shqetėsuar aspak padituria e thellė e hartuesve tė dokumentit tė tij tė preferuar. Vetėm katėr vjet mė parė, Skėnderbeu kishte thyer rėndė nė Arbėri Sulltan Muratin dhe ushtrinė e tij tė stėrmadhe. Lajmi i kėsaj fitoreje kishte marrė dhenė, ndėrkohė qė diplomatėt milanezė ende nuk dinin se kush ishte ky "njėfarė zoti Xandrebech". A thua janė aq tė besueshėm kėta diplomatė, saqė raporti i tyre tė mund tė hyjė pa koment nė qendėr tė trajtimit tė Schmitt-it?!

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:18

Por megjithėse dokumenti i pėrdorur nga Schmitt-i, nė vetėm pesė rreshtat e botuar lė shkak pėr shumė dyshime, atij i ėshtė dhėnė statusi i njė fjalėkalimi pėr te "rebusi" i njė prej periudhave mė tė lavdishme tė historisė shqiptare dhe evropiane.

Pėrdorja e gjakmarrjes si argument bazė duket mė shumė se romantike. Schmitt-i pretendon se e drejta zakonore shqiptare, qė sipas tij "gjėllonte nė mesjetė", ia pamundėsoi Skėnderbeut jetėn normale dhe e detyroi atė t‘u nėnshtrohej rregullave tė gjakmarrjes. (Shėnim: lexuesi lutet t‘i japė vetė fjalės "gjėlloj" kuptimin e pėrshtatshėm, pasi autori i kėtyre radhėve nuk arrin nė tjetėr pėrfundim tė saktė, pėrveē hamendjes se fjala mund tė jetė pėr "gjalloj".)

Nė argumentimin e vet Schmitt-i vijon luhatjet e tij kur zhvendos tė drejtėn zakonore shqiptare nė njė hapėsirė kohore tė mesjetės, pa pasur nė favor fakte tė pranuara pėr kėtė. Pėr mė tepėr, Schmitt-i etiketon si aplikim tė sė drejtės zakonore shqiptare tė gjithė epopenė e Skėnderbeut kundėr Sulltanit. Pėr hir tė sė vėrtetės, edhe nėse do tė pranohej "padyshim" teza e Schmitt-it se Skėnderbeu vepronte nėn parimet e gjakmarrjes, logjika na kėrkon qė tė pretendojmė prej Skėnderbeut respektimin e rregullave tė kėtyre ligjeve tė kėsaj gjakmarrjeje. Nėse Skėnderbeu i Schmitt-it ishte i detyruar tė mbronte nderin e tij duke marrė gjakun e babait, ai nuk mund t‘i lejonte vetes dy gabime trashanike:

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:19

Sė pari, gjakmarrja, pra vendosja e nderit nė vend, nuk bazohet mbi komplotin e fshehtė, por mbi efektin publik tė saj. Pra, Skėnderbeu i Schmitt-it nuk do tė mund tė kishte pėrfituar asnjė kompensim pėr nderin e tij tė dhunuar, nėse gjakmarrja e tij ndaj Sulltanit nuk do tė ishte bėrė publike. Pėrderisa princi i kurorės osmane ishte vrarė nga Kara Hidr Pashai, Skėnderbeu nuk mund tė kishte pėrfitim. Sipas rregullit elementar tė gjakmarrjes, Skėnderbeu do tė duhej t‘i kishte "ēue fjalė" Sulltanit. Pra, do tė duhej qė akti tė ishte bėrė publik. Pėrndryshe, akti nuk vlen, nuk sjell nder, tė paktėn sipas sė drejtės zakonore shqiptare.

Sė dyti, Skėnderbeu nuk mund tė vijonte qė pėr njėzet e pesė vjet tė shkelte nė pėrmasa astronomike tė drejtėn, qė Schmitt-i i ka dhėnė nėpėrmjet sė drejtės zakonore. Sipas kėsaj tė drejte, Skėnderbeu do tė kishte shpaguar gjakun e babait tė vrarė me vrasjen e sulltanit ose tė ndonjėrit prej meshkujve tė afėrt tė tij, por kurrsesi tė fėmijėve ose grave. Mijėra osmanė tė tjerė, qė lanė jetėn nė tokat e Arbėrisė nė dekadat qė pasuan nuk parashikohen nė asnjė paragraf tė sė drejtės zakonore shqiptare. Aq mė tepėr qė ata nuk kishin lidhje gjaku me sulltanėt osmanė. E gjaku nuk merret as te shėrbėtorėt, as tek ushtarėt, as te fqinjėt e gjakėsit, por vetėm te rrethi i tij i afėrt i gjakut.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:19

Mund tė vazhdohej me radhitjen e dhjetėra argumenteve tė tjera, qė e rrėzojnė pėrpjekjen e Schmitt-it pėr ta shpjeguar epopenė e Skėnderbeut me ndihmėn e kriminalistikės apo gjakmarrjes shqiptare.

Mbėshtetja e gjithė monografisė mbi njė argument kaq tė dobėt u ngjan atyre defekteve nė lindje, tė cilat zor se riparohen gjatė jetės. Kėshtu, vepra e Schmitt-it, pas shuarjes sė intrigės fillestare, bie nė konfuzion tė thellė dhe nė vijimin e saj ėshtė e vėshtirė tė ndiqen linja konsekuente tė trajtimit.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:20

Pėrpjekje pėr njė pėrfundim



Edhe pse ka shkruar njė libėr prej 557 faqesh, Schmitt-i ende mbetet i munduar nga fakti se "do tė mbetet e hapur pyetja nėse ai (Skėnderbeu, shėnimi im) do tė kishte ngritur krye sikur sulltani tė mos ia kishte vrarė babanė". Sigurisht qė mund tė ndiesh keqardhje pėr njė harakiri tė kėsaj pėrmase. Kushdo mund ta pėrfytyrojė mundimin qė do t‘i jepte vetes njė shkencėtar, sikur tė pėrpiqej t‘i pėrgjigjej pyetjes: A do tė kishte pasur atė fat tragjik Pirroja i Epirit nėse gjyshja e tij do ta kishte kuptuar gravitetin mė parė sesa Njutoni?!

Schmitt-i pėrpiqet tė bindė lexuesit se Skėnderbeu ishte njė figurė tragjike, qė nuk arriti tė fitojė, qė u mposht prej sulltanit, qė vdiq i vetmuar nė njė vend tė shkretuar. Mund tė listoheshin shumė prej barrėve qė Schmitt-i i lėshon mbi supe Skėnderbeut. Megjithatė, disa prej fakteve bazė janė pėrjetėsisht tė stampuara nė histori. Skėnderbeu luftoi dhe fitoi, duke u ndeshur me superfuqinė e kohės sė tij. Ai, nė krye tė ushtrisė sė tij, mbeti fitimtar. Vetėm vdekja natyrale arriti tė sundojė mbi heroin e madh. Pėr sa i pėrket Schmitt-it, mbetet pėr tė pyetur se si e pėrkufizon ai humbjen nė luftė? Me sa kuptohet nga analiza e tij, duket se Schmitt-i pretendon se nė vitet e fundit, pasi osmanėt kishin kuptuar mirė strategjinė e Skėnderbeut dhe kishin zhvilluar strategjinė e re, qė bazohej nė njė fushatė tė pandėrprerė, e cila mbėshtetej te kryerja e re ushtarake osmane nė Elbasan, shanset e Skėnderbeut pėr njė tjetėr fitore kishin mbaruar. Ndoshta Schmitt-i ka tė drejtė, ndoshta Skėnderbeu kishte mbėrritur nė limitin e rezistencės sė tij, ndoshta... Por askush nuk na jep tė drejtėn ta konsiderojmė atė si tė humbur, pėrderisa kjo gjė nuk ndodhi kurrė. Skėnderbeu ndėrroi jetė si hero fitimtar. Pas vdekjes ky status nuk mund tė ndryshojė prej asnjė lloj studimi apo studiuesi. Edhe kriminelėt qė vdesin pa marrė njė verdikt gjyqėsor, qė i shpall tė fajshėm, sigurojnė, tė paktėn de jure, njė pafajėsi formale tė pėrjetshme.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   9/2/2009, 03:20

Heronjtė qė vdesin pa humbur mbesin heronj pėrjetė. Edhe ata qė vdesin duke luftuar pėr liri po tė tillė janė.

Vetė Schmitt-i, pasi shpall tė pavlerė pothuajse gjithēka qė ėshtė publikuar prej shqiptarėve pėr Skėnderbeun, thotė se "Numri i biografive tė Skėnderbeut ėshtė njė legjion i vėrtetė, megjithatė sasia e jetėshkrimeve nuk i pėrgjigjet aspak cilėsisė sė tyre shkencore e as nuk mund tė thuhet qė veprat mė tė reja pėrfaqėsojnė pėrparėsi nė zgjerimin e njohurive krahasuar me paraardhėset e tyre".

Ky pohim duket se ėshtė ndėr mė tė saktėt nėse edhe librin e Schmitt-it e konsiderojmė si "njė ndėr veprat mė tė reja", ose veprėn mė tė re nė kėtė fushė.

Ashtu siē thotė Schmitt-i pėr tė tjerėt mund tė konkludohet edhe pėr veprėn e tij. Ajo nuk sjell asnjė kontribut esencial pėr zgjerimin e njohurive pėr Skėnderbeun. Schmitt-i nuk arrin tė na japė asnjė fakt tė ri me peshė qė tė mund tė ndryshonte njohuritė tona pėr heroin. Ajo qė sjell Schmitt-i ėshtė pėrpjekja pėr tė relativizuar faktet e mėdha, siē janė betejat e Skėnderbeut, dhe pėrpjekja pėr t‘u dhėnė statusin e faktit "padyshimeve tė tij". Po ashtu mund tė thuhet, ndoshta me dhembje, se numri i konsiderueshėm i fletėve tė librit tė Schmitt-it ėshtė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me saktėsinė shkencore tė pėrmbajtjes sė tyre. Do tė mjaftonte vetėm ushtria e stėrmadhe e gabimeve nė argumente, nė fakte, nė fjalė, nė fjali, nė data, nė shifra etj., pėr tė justifikuar klasifikimin e librit tė Schmitt-it si njė ndėr kampionėt absolutė tė pasaktėsisė dhe mungesės sė korrektėsisė e tė seriozitetit ndėr radhėt e "legjioneve" tė botimeve rreth Skėnderbeut. Puna mė e mirė qė mund tė bėnin autori, pėrkthyesi dhe botuesi i librit do tė ishte tėrheqja e tij nga tregu, me qėllim rishkrimin e plotė tė tij ose lėnien nė magazinė. Analiza e mėsipėrme do tė mund tė plotėsohej vetėm pas shqyrtimit edhe tė versionit gjermanisht tė librit. Por duket se deri atėherė do tė duhet tė presim gjatė. Padurimi ynė pėr kėtė do tė ndeshė patjetėr nė rreptėsinė e botuesve gjermanė, tė cilėt, tė mėsuar me standarde tė tjera nė drejtim tė rigorozitetit, do ta kenė tė vėshtirė t‘i japin publikut tė tyre njė vepėr kaq problematike. Megjithatė, i mbetet Schmitt-it sfida pėr ta shkurtuar kohėn tonė tė pritjes.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ramy_usma
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 63
Location : algeria
Registration date : 10/09/2010

MesazhTitulli: Edituar nga TheBest   10/9/2010, 00:42

Modifikuar (Edituar) nga TheBest


Edituar pėr herė tė fundit nga TheBest nė 13/9/2010, 14:17, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : Per shkak te perseritjes te shkronjave me shume se nje her..)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it   Today at 14:33

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Skėnderbeu" dhe marramendjet e Schmitt-it
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: