Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit   9/2/2009, 03:11

Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit

Breza tė tėrė fėmijėsh janė mrekulluar pas aventurave tė Robinson Kruzoit, por pakkush e njeh personin real mbi tė cilin u bazua romani i famshėm. Sot, 300 vjet pasi u largua nga ishulli burg, shkencėtarėt kanė arritur tė kuptojnė se si ia doli tė mbijetonte aq gjatė.

Fillimisht, kishin parė njė zjarr nė ishullin e pabanuar. Ditėn tjetėr, kapiteni i anijes "Duke", dėrgoi njė trupė tė armatosur pėr tė parė ishullin. Kur njerėzit u kthyen nė anije, sollėn me vete dy surpriza: njė numėr tė madh gaforresh tė mėdha dhe njė krijesė tė ēuditshme. Krijesa qė u ngjit nė bordin e anijes "Duke", mė 2 shkurt tė vitit 1709, ishte nė dukje njeri, por i egėr si kafshė, kėmbėzbathur dhe mbi supe mbante njė lėkurė dhie. Krijesa, tejet nervoze nė gjeste dhe sjellje, fillimisht ishte nė gjendje tė artikulonte veē pak fjalė tė kuptueshme, por mjaftuan qė ta kthenin nė tė pavdekshėm.

Nė romanin e tij, tė publikuar pėr herė tė parė nė vitin 1719, Daniel Defo e quajti njeriun e zėnė nė kurth nė ishull Robinson Kruzo. Por Robinson Kruzoi i vėrtetė qe njė njeri i quajtur Aleksandėr Selkirk, skocez, biri i shtatė i njė kėpucari nga fshati Louer Largo pranė Edinburgut. Ai kishte kaluar katėr vite dhe katėr muaj nė ishullin MĆ”s a Tierra, nė arkipelagun Huan Fernandez, 650 kilometra larg brigjeve tė Kilit. Ishte aq i vetėm sa ē‘mund tė jetė njė qenie njerėzore. Nuk kishte pasur fatin tė mposhtte vetminė nė shoqėrinė e "Premtit", karakter i krijuar nga depoja.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit   9/2/2009, 03:12

Nė tė kundėrt tė ekuivalentit tė vet letrar, Selkirku nuk kishte vėnė kėmbė nė atė ishull pas mbytjes sė anijes me tė cilėn udhėtonte. Qe lėnė aty nga kapiteni i anijes sė vet pas njė revolte. Duhet tė ketė shqyer sytė teksa anija e tij largohej drejt horizontit. I kishin lėnė veē disa rroba, njė thikė, njė sėpatė, njė pushkė, pajisje lundrimi, njė tenxhere, duhan dhe njė "Bibėl".

Sot, nė pėrvjetorin e 300 tė kthimit tė tij nė shoqėrinė njerėzore, shkencėtarėt janė nė gjendje tė vizatojnė njė kuadėr mė tė qartė tė ekzistencės sė vėshtirė tė skocezit nė atė ishull tė shkretė. Ata mendojnė se sot janė nė gjendje tė thonė si dhe ku jetoi, pjesėrisht falė disa sendeve tė tij qė janė zbuluar vitet e fundit. Mund tė rindėrtohet edhe jeta e tij pas shpėtimit, si dhe karakteri i tij, i cili nuk ishte pėr t‘u lėvduar. Selkirku ishte pirat, pinte pa masė dhe herė pas here bėnte edhe rufjanin. Duket se gjatė gjithė jetės e pati tė vėshtirė krijimin e raporteve me tė tjerėt, gjė qė shpjegon se si arriti t‘i mbijetonte vetmisė pėr katėr vjet nė ishull.

Daisuke Takahashi, njė fanatik i Robinson Kruzoit, arriti tė merrte fonde nga "National Geographic Society" pėr njė ekspeditė nė ishull, gjė qė e bėri nė shoqėrinė e arkeologut skocez, Deivid Kalduell. Tė dy qėndruan mė shumė se njė muaj nė ishullin qė u pagėzua zyrtarisht me emrin "Robinson Kruzo", nė vitin 1966. Edhe sot, mbetet njė vend i qetė, i banuar nga rreth 600 peshkatarė. Gjithēka zbuluan e publikuan nė revistėn "Post-Medieval Archaeology".

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit   9/2/2009, 03:12

Gėrmuan nė njė vend ku Takahashi, i cili e ka vizituar ishullin edhe herė tė tjera, mendonte se Selkirku kishte vendosur kampin. Zgjodhi tė mos jetonte nė ishull, jo prej frikės sė kanibalėve, si Robinsoni nė roman, por pėr shkak tė spanjollėve, tė cilėt mund ta vrisnin apo ta kthenin skllav. Nė atė pikė, gjetėn edhe gropat e hapura nga Selkirku pėr tė krijuar njė kasolle, si edhe dy vatra tė pėrdorura pėr tė ndezur zjarr. Nga kampi, 300 metra mbi nivelin e detit, Selkirku ngjitej edhe mė lart ku kishte pikėn e vėzhgimit. I duhej tė kuptonte nėse anija qė shfaqej ishte mike apo armike. Nė dy raste kishte vėrejtur dy anije spanjolle dhe ishte fshehur menjėherė.

Tetė muajt e parė nė ishull ishin edhe mė tė vėshtirėt. Por pak nga pak nisi tė ndihej mė mirė. Ishulli ishte i pėrsosur pėr tė. Vėrtet qe i burgosur, por edhe mė i lirė se kurrė. Klima ishte e butė dhe e thatė thuajse gjatė gjithė vitit, nuk kishte kafshė tė rrezikshme dhe uji i pijshėm gjendej me bollėk. Gjithashtu bregu ishte plot me peshq e gaforre, ndėrkohė qė bimėsia qe e dendur dhe e shumėllojshme. U tregoi shpėtimtarėve mė pas se e vetmja gjė qė i mungonte ishte kripa.

Selkirku nuk kishte qenė njeriu i parė qė jetonte aty. Nė vitin 1575, eksploruesit spanjollė kishin sjellė dhi nė ishull, ashtu si edhe anije tė tjera kishin sjellė mace e minj. Ajo qė i erdhi vėrtet nė ndihmė skocezit qe tufa e dhive tė egra. Gjuetia u kthye nė njė sport pak nga pak. Ai mėsoi se si t‘i arrinte me vrap dhe si t‘i rrėzonte. U tregoi shpėtimtarėve se liroi shumė prej tyre, por se kishte vrarė 500 dhi pėr mishin e lėkurėn.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit   9/2/2009, 03:12

Nė vitin 1575, atė kohė te tė tridhjetat, qe shumė mė mirė me shėndet se marinarėt qė e shpėtuan. Gjysma e ekuipazhit ishte prekur nga skorbuti. Ndėrsa shkėlqente nga shėndeti dhe kishte njė gjallėri pėr t‘u pasur zili. Shuajt e kėmbėve i qenė trashur aq shumė, sa arrinte tė vraponte mė shpejt se dhitė nė sipėrfaqen e ashpėr vullkanike tė ishullit. Kohėt e para nuk arrinte tė vishte kėpucė dhe organizimi nuk i pranonte alkoolin.

Pėr rreth tre vjet me radhė, Selkirku lundroi nėpėr botė me bukanierėt qė e shpėtuan. Nė vitin 1711, ai u kthye nė Angli me njė pasuri tė konsiderueshme tė krijuar falė sulmeve ndaj anijeve armike. U bė menjėherė njė njeri i famshėm dhe i tregonte aventurat nė ishull nėpėr lokale. Arkeologu Kalduell spekulon se nė njė rast tė tillė u takua edhe me Daniel Defo.

Por Selkirk nuk ndihej i lumtur nė botėn e qytetėruar dhe i mungonte shumė ishulli. Sipas njė gazetari, nė njė rast kishte thėnė: "Sot, kam 800 paund, por nuk do tė jem kurrė i lumtur si atėherė, kur nė xhep nuk kisha as edhe njė peni". Pinte shumė e gjithashtu pėrfshihej nė zėnka, ishte martuar me dy gra nė tė njėjtėn kohė. Por duket se mė pas iu kthye sėrish detit, kėsaj here me gradėn e togerit.

Ai vdiq mė 12 dhjetor tė vitit 1721, nė moshėn 45-vjeēare, pėr shkak tė etheve tė verdha, nė brigjet e Afrikės Perėndimore. Robinson Kruzo qe kthyer nė njė bestseller tė suksesshėm qė nė atė kohė. Por enigmė mbetet ditari qė, sipas vetė atij, mbajti me pėrpikėri gjatė gjithė kohės sė qėndrimit nė ishull. Ditari pėrmendet edhe nė njė prej letrave qė i dėrgonte njėrės prej bashkėshorteve. Sipas arkeologut Kalduell, pak pas vdekjes, dorėshkrimet e Selkirk ranė nė duart e Dukės Hamilton, aristokrati mė i pasur nė Skoci. Nė shekullin XIX, pasardhėsit e tij i shitėn nė njė ankand. Sipas arkeologut Kalduell, nėse ditari i Robinson Kruzoit ka ekzistuar me tė vėrtetė, sot mund tė gjendet nė ndonjė arkivė gjermane.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit   Today at 15:09

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shkencėtarėt zbardhin tė vėrtetat e Robinson Kruzoit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Tė ndryshme :: Kuriozitete-
Kėrce tek: