Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Planetėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Planetėt   7/2/2009, 22:15

Tė gjithė planetėt zėnė nė Zodiak pozicione tė caktuara, tė rregulluara nga shpejtėsitė e ndryshme tė orbitave tė tyre. Ata ndikojnė drejtpėrdrejt nė jetėn tonė, nė harmoninė familjare dhe nė tė gjitha veprimet qė bėjmė. Njė planet qė qėndron i palėvizshėm ėshtė Dielli. Tė tjerėt: Hėna, Merkuri, Venera, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni e Plutoni, krijojnė pozicione dhe lidhje me kalimin e kohės. Ēdo planet ushtron influencėn e tij mbi njė grup fenomenesh, pėrveēse mbi njė sektor tė pėrcaktuar tė sjelljes sė njeriut. Sipas pozicionit nė tė cilin ndodhet planeti, kjo influencė do tė marrė karakteristika tė ndryshme, tė nevojshme pėr ta inkuadruar personalitetin e njė individi, duke i dhėnė arsyet e sjelljes sė tij dhe duke na ofruar tė dhėna mbi tė ardhmen e tij. Karakteri, por edhe momentet e ndryshme tė evolucionit tė njė jete, janė tė dhėna tė marra nga ndėrlidhja e shenjave dhe e planetėve.

Dielli

Dielli personalizon esencėn e njeriut, personalitetin e tij. Ai po ashtu pėrfaqėson unin aktiv dhe treguesin bazilar tė sjelljes sė njė individi. Dielli ėshtė baza e karakterit dhe e vullnetit, i cili shpreh potencialin e energjisė qė kemi, krijimtarinė, marrjen e njė pozicioni nė jetė dhe qė pėrgjithėsisht ofron pėrmasat e njė individi. Virtytet diellore janė: ndershmėria, kuraja, pėrbuzja e rrezikut, zemėrmadhėsia, por tė cilat shumė lehtė mund tė kalojnė nė: mashtrim, krenari, mendjemadhėsi dhe autoritarizėm. Nė tema natale, Dielli pėrfaqėson njė figurė mashkullore, edhe pse vlera e tij simbolike ėshtė e influencuar nga pozicioni i planetėve tė tjerė. Ne trupin njerėzor, Dielli ėshtė i identifikuar nė krahun e djathtė tė trupit, ose nė zemėr. Shenjė shtėpiake e tij ėshtė luani.

Hėna
Hėna ka njė imazh femėror dhe amėsor, pėrfaqėson unin marrės, kontaktet emotive me botėn rrethuese. Hėna korrespondon me fėmijėrinė dhe ka lidhje tė forta me prehrin amėsor dhe nga ana e karakterit pėrcakton mentalitetin fėmijėror, mungesėn e eksperiencės, pakujdesinė. Nga njė anė ėshtė element i pasigurisė e konservatorizmit, nga ana tjetėr e surprizės dhe e papėrcaktimit tė reagimit, por edhe e imagjinatės dhe e pėrshtatshmėrisė me ambientin. Nė sferėn natale Hėna pėrfaqėson gruan. Ajo ėshtė komponent i domosdoshėm pėr inteligjencėn, e cila, n.q.s. ėshtė nė pozicion tė keq, mund te krijojė nervozizėm, forma tė tjera paqėndrueshmėrie nervore. Nė trupin njerėzor, Hėna identifikohet nė zonėn e gjinjve dhe pjesėn e majtė tė trupit. Bashkimi Diell-Hėnė ka simbolizuar gjithmonė binomin mashkull–femėr, domethėnė realitet dhe ėndėrr, dritė dhe errėsirė. Shenja e saj shtėpiake ėshtė gaforrja.

Merkuri

Ėshtė planeti mė afėr Diellit. Nė astrologji Merkuri pėrfaqėson kontaktin me botėn e jashtme. Pra, ky planet simbolizon inteligjencėn, perceptimin intelektual tė lidhur me dinakėrinė, zotėsinė dhe llogaritjen. Po ashtu jep edhe njė vizion nė perspektivė tė gjėrave, qė lejon sensin e humorit dhe njė ndarje nga pasioni, qė favorizon sensin kritik, kundėrshtimin dhe kapacitetin e pėrshtatshmėrisė. Duke rregulluar dėgjimin dhe zėrin, Merkuri kontrollon shkėmbimin e ideve si dhe instrumentet teknike, tė cilat favorizojnė komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron influencė nė fushėn e tregtisė, tė shkencės dhe tė letėrsisė. Merkuri korrespondon me adoleshencėn, me padurimin e tij dhe me gatishmėrinė e reflekseve mendore. Nė sferėn natale, Merkuri pėrfaqėson vėllezėrit, fėmijėt dhe burrin e ri. Ne aspektin fizik, ai pėrfaqėson nervat, mushkėritė, daullen e veshit dhe vetė veshėt. Shenjat e tij shtėpiake janė, binjakėt dhe virgjėresha.

Venera
Venera gjithmonė ka simbolizuar dashurinė, kontaktin e ndjenjave me botėn e jashtme, domethėnė fillimin e pėrshtatshmėrisė sociale tė individit: nga njėra anė kapacitetin pėr tė dashuruar, nxehtėsinė dhe intensitetin e ndjenjave dhe tė ndjeshmėrisė, kurse nga ana tjetėr sensin e paraqitjes, transformimet artistike, shijet e sė bukurės e tė lumturisė. Nga kėtu zhvillohet tėrheqja personale, mundėsia e sukseseve nė fushėn e dashurisė, dėshira pėr qetėsi, lumturi e harmoni rreth vetes. Edhe dėshira pėr tė shkuar mirė me tė tjerėt ėshtė element i Venerės. Ne sferėn natale ajo pėrfaqėson edhe ndihmėn e fatit dhe mbrojtjen e shėndetit. Nė trupin fizik rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrespondon me ovalet. Venera ka si qėndrim tė saj kryesor peshoren, ndėrsa qėndrimin bazė nė shenjėn e demit.

Marsi

Marsi konsiderohet si planet sundues i shenjės sė dashit, ndėrsa pėr disa astrologė edhe i akrepit. Marsi shoqėrohet me fshehtėsi, agresion, energji, ambicie dhe mospėrmbajtje. Marsi ėshtė sundues i shtėpisė sė parė dhe asaj tė tetė. Para sė tė zbulohej planeti i Plutonit, Marsi ėshtė konsideruar si sundues i shenjės sė akrepit. Njė mori astrologėsh modernė e konsiderojnė Plutonin si sundues tė shenjės sė akrepit, por shumica sish janė tė mendimit se Marsi ėshtė bashkėsundues i kėsaj shenje. Astrologėt tradicionalė ndėrkaq i referohen Marsit si sunduesit tė vetėm tė kėsaj shenje. Nė astrologjinė kineze, Marsi sundohet nga elementi i zjarrit, qė pėrfaqėson pasionin, energjinė dhe aventurat. Edhe nė astrologjinė indiane ky planet pėrfaqėson energjinė, fshehtėsinė dhe egon.

Jupiteri

Jupiteri ėshtė planeti mė i madh i sistemit diellor. Influenca e tij ka njė karakter pėrmbledhės. Nė fakt, ai shpreh integrimin e lumtur nė jetė, simbolizon gėzimin pėr tė jetuar, pėrfshirjen nė shoqėri dhe shpirtin e drejtėsisė. Nga Jupiteri varen fjalėt, pėrpunimi i gjuhės, euforia dhe kėnaqėsia materiale, si dhe dėshira pėr paqe e qėndrueshmėri. Tradita e lidh Jupiterin me pasurinė dhe fatin, besimin nė vetvete dhe tėrheqjen personale, e cila e hap rrugėn drejt suksesit nė botėn e tregtisė e tė parasė, por edhe tė lumturisė personale. Nga Jupiteri, nė tė vėrtetė, vijnė cilėsitė, si: simpatia, lehtėsia e bashkėbisedimit, cilėsia e bindjes dhe dėshira pėr tė bindur. Si burim i jetės dhe i drejtėsisė, ky planet pėrfaqėson pikėn e forcės nė sferėn natale, duke bėrė ndėrmjetėsin midis individit dhe botės rrethuese. Nė pozicion negativ mund tė prezantohet si pak human dhe kokėfortė. Fizikisht Jupiteri korrespondon me gjuhėn, gojėn, e sytė dhe e rregullon qarkullimin e gjakut. Shenja shtėpiake primare e Jupiterit ėshtė shigjetari, kurse ajo bazė peshqit.

Saturni
Saturni pėr shumė kohė konsiderohej si mbajtės i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe pėrqendrim i tė gjitha energjive nė vetvete, domethėnė pėrfaqėson integrimin racional nė jetė, vlerėsimin e ēdo situate, duke organizuar mė mirė mbrojtjen e individit. Saturni ėshtė personifikimi i njė miqėsie tė pamundur, nuk arrin t’i mbajė raportet shoqėrore, por ka njė forcė tė madhe shpirtėrore dhe shumė vendosmėri, kurajė morale dhe inteligjencė. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin qė tė marrė masa, duke e shtyrė nė njė ambicie tė llogaritur, nė ftohtėsi dhe nė mungesė mėshire. Pėr shumė kohė Saturni ka qenė i njohur si bartės i fatit tė keq. Nė fakt edhe traditat e lidhin me tersllėkun. Materialisht Saturni pėrfaqėson pleqėrinė, kohėn e vetmisė dhe tė heqjes dorė nga shumė gjėra. Nė trup korrespondon me skeletin e njeriut, mė dhėmbėt dhe mėlēinė. Shenja shtėpiake primare e tij ėshtė bricjapi, ndėrsa ajo bazė ujori.

Urani
Urani ėshtė planeti i fundit qė mund tė bėjė xhiro rreth Diellit brenda harkut tė jetės sė njė njeriu. Ai e pėrshkon kėtė rrugė pėr 84 vjet. Urani ėshtė forca primare qė krijon, shkatėrron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa nė kushtet mė tė veēanta (si Saturni) dhe kėshtu influenca e tij ėshtė e papritur, e papėrcaktuar, duke pėrfaqėsuar njė shtytje pėr tė vepruar nė rastet urgjente. Urani pėrfaqėson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme tė drejtimit dhe largimin nga bindjet. Duke e parė kapacitetin e tij pėr tė arritur njė qėllim, me gatishmėri dhe me zotėsi, Urani ėshtė planeti i teknikės, nė tė gjitha mundėsitė e shprehisė, ėshtė i lidhur me zotėsinė manuale dhe me aplikimet teknike e mekanike. Nga ana anatomike korrespondon me duart. Shenja e tij shtėpiake primare ėshtė ujori, ndėrsa ajo e bazės bricjapi. Nga astrologėt modernė Urani konsiderohet si sundues i shtėpisė sė 11-tė, bashkė me Saturnin.

Neptuni
Para se tė zbulohej Neptuni (nė vitin 1846), Jupiteri ėshtė konsideruar si sundimtar i shenjės sė peshqve, ndėrsa sot njė mori astrologėsh modernė e konsiderojnė Jupiterin si bashkėsundimtar i kėsaj shenje, por ka edhe tė tjerė qė vlerėsojnė se Neptuni nuk sundon asnjė shenjė tė veēantė. Nė astrologjinė moderne Neptuni konsiderohet si planet qė sundon shtėpinė e 12-tė bashkė me Jupiterin. Neptuni simbolizon ujin e kripur tė detit dhe tė oqeaneve, ndėrsa nė trupin e njeriut pėrfaqėson jetėn e jashtėqitjes, lėngun amniotik dhe rregullon imunitetin. Neptunit i nevojiten 165 vjet pėr ta pėrshkuar rrugėn rreth diellit. Ky planet konsiderohet si frymėzuesi i njerėzve pėr tė udhėtuar drejt vendeve tė largėta, qoftė gjeografike, qoftė shpirtėrore, pra pėrfaqėson tė panjohurėn, fantazinė etj. Mirėpo, ky planet ka ndikim edhe nė mėnyrėn e tė menduarit tė njeriut dhe nė disa veti negative qė mund tė shkojnė deri te skizofrenia.

Plutoni

Roli dhe simbolika e Plutonit kanė filluar tė zbatohen vetėm nė astrologjinė moderne. I zbuluar mė 1930, ashtu sikurse planetėt e tjerė tė ngadaltė, Plutoni vepron nė njė nivel mė tė thellė. Ai rregullon forcat sekrete, tė cilat bazohen nė kėnaqėsinė dhe nė pakėnaqėsinė e njeriut ndaj vetes. Ky planet konsiderohet si simbol i principeve mashkullore. Ai pėrfaqėson kapacitetin pėr ta vėnė nė praktikė forcėn e krijimit qė secili person e ka brenda vetes, pastaj cilėsinė e ringritjes pas njė krize, por edhe tė vullnetit pėr tė dominuar, ambicien pėr pushtet dhe influencėn mbi masėn. Plutonit i duhen 248 vjet pėr ta pėrshkuar rrugėn rreth Diellit, ndėrsa shenja e tij shtėpiake primare ėshtė akrepi. Plutoni nga astrologėt modernė konsiderohet si bashkėsundimtar i shtėpisė sė tetė bashkė me Marsin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Planetėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Astronomia-
Kėrce tek: