Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Astrologji kineze

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Astrologji kineze   7/2/2009, 22:13

Rrėnjėt e astrologjisė kineze gjenden nė historinė e lashtė tė njerėzimit. Legjenda thotė se Buda i kishte ftuar tė gjitha shtazėt qė ta vizitonin pėr Vitin e Ri, por vetėm 12 shtazė i ishin pėrgjigjur ftesės sė tij dhe ato ishin: miu, bualli, tigri, kali, dhia, gjeli, lepuri, dragoi, gjarpri, majmuni, qeni dhe derri.

Nė shenjė mirėnjohjeje, Buda kishte urdhėruar qė secili vit tė identifikohej me ndonjėrėn nga kėto shtazė, ndėrkaq tiparet e kėsaj shtaze tė zotėronin atė vit. Kjo legjendė ėshtė bartur nga gjenerata nė gjeneratė, ndėrkaq astrologjia kineze sot ėshtė njė prej astrologjive mė tė famshme nė botė.

Kjo astrologji pėrbėhet nga 5 elementet e filozofisė kineze: druri, zjarri, toka, metali dhe uji, si dhe 12 shtazėve simbolike, qė pėrfaqėsojnė nga njė vit tė caktuar.

Horoskopi kinez paraqet njė interpretim tė ndėrlikuar tė ciklit 10-vjeēar tė diellit dhe tė hėnės, qė ėshtė hartuar nė bazė tė kalendarit tė vjetėr kinez.

Nė kėtė astrologji ndikon edhe fuqia kozmike pozitive mashkullore dhe ajo negative femėrore, tė cilat i paraqet principi Jang-Jin; njė shprehje pėr baraspeshėn dhe harmoninė universale.

Astrologjia kineze ėshtė mė shumė e njohur si shkencė qė jua mundėson t'i mėsoni karakteret e personave qė ju rrethojnė, por njėkohėsisht edhe ta njihni fuqinė tuaj personale dhe tė metat tuaja.

MIU
Jeni persona joshės, komunikues dhe gaztorė. Jeni tė vlerėsuar dhe tė kėrkuar nė shoqėri. Gjatė njohjes, megjithėse jeni tėrheqės, shpesh lini pėrshtypjen se jeni arrogantė, sado qė nėn atė maske, nė tė vėrtetė, ndodhet njė person i ndjeshėm. Kur jeni tė trishtuar kėrkoni njė dėgjues tė mirė! Nė konflikte jeni tė ngutshėm, impulsivė, ndaj nė situata tė tilla do tė duhej tė kishit kujdes pėr temperamentin tuaj.

Dashuria: Nė dashuri jeni romantikė, tė ndjeshėm dhe tė gatshėm qė tė dashurit tuaj t'i mbroni nė ēdo situatė. Keni nė vete njė dozė tė caktuar tė xhelozisė dhe tė posesivitetit, gjė qė partnerin tuaj mund ta sjellė nė kufirin e ēmendurisė. Me vėshtirėsi i shprehni emocionet, por jeni shumė tė pėrkushtuar, sensualė, plot afsh dashurie dhe besnikė kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Pėr ju ėshtė shumė i rėndėsishėm aspekti seksual i dashurisė.

Puna: Nė punė keni shumė suksese, jeni partnerė tė mirė nė biznes dhe shpesh i shpėtoni punėt tuaja qė kanė marrė tatėpjetėn. Jeni tė paracaktuar pėr arritjen e sukseseve tė mėdha nė financa dhe nė veprimtaritė juridike. Gjithnjė dėshironi tė jeni nė rrjedhė tė ngjarjeve, kėshtu qė edhe gazetaria ju shkon pėr dore. Vija ndėrmarrėse e personalitetit mund t'ju ēojė deri te njė pasuri e madhe.

Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egėr
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11


BUALLI

Nė jetėn shoqėrore njė vėmendje tė madhe ua kushtoni miqėsive tė vjetra dhe kėnaqeni nė shoqėrinė e njerėzve nga fqinjėsia. Rrethin e tė njohurve dhe miqve e zgjeroni me piknikėt e shumtė, udhėtimet, vizitat qė ua bėni ekspozitave dhe koncerteve. Dallimet nė qėndrime ndėrmjet jush dhe miqve tuaj do tė mund tė shkaktonin konflikte serioze. Megjithėse keni karakter tė fortė, i cili nuk lėshon pe pa luftė, mos e pėrdorni atė pėr t’i bėrė luftėrat e tė tjerėve.

Dashuria: Shndritni me sharmin dhe sensualitetin. Mirėpo, nė kėrkim pėr njė partner serioz jini tė kujdesshėm meqenėse ju lehtė mund tė lėndoheni. Nė mėnyrė qė ta pranoni ftesėn pėr njė darkė, ose qė ta filloni njė aventurė, duhet t’ju bindin shumė. Mirėpo, me njė partner tė vėrtetė, i cili di si tė arrijė te ju, bėheni tė butė, tė sinqertė dhe tė relaksuar. Kėrkojeni partnerin, i cili mund tė bashkohet me ju si nė aspektin emocional, ashtu edhe nė atė trupor, qė ėshtė i sinqertė dhe besnik. Vėshtirė falni nėse partneri ju zhgėnjen.

Puna: Nė jetėn e biznesit projektet e ideuara i realizoni me njė lehtėsi tė pabesueshme. Nganjėherė keni nevojė pėr mė shumė kohė pėr ta mbaruar njė punė, por nė fund gjithnjė vjen shpėrblimi i merituar. Veēanėrisht jeni tė shkathtė nė mbledhjen e informatave dhe kėshtu nuk i lini t’ju ikin ngjarjet e rėndėsishme nė biznes. Jeni tė kujdesshėm me paratė, ndaj investimet qė bartin rreziqe pėr ju janė tė papranueshme.

Ngjyra: e gjelbėr e ēelė, vjollce
Kafsha: bualli, ariu
Ushqimi:brumėrat
Lulja: bozhuri
Pija: ēaji i fortė
Numri: 24


TIGRI

Je inovator tė cilin e tėrheqin aventurat. Je partner i kėndshėm pėr tė shkuar nė argėtime nga mė tė ndryshmet. Nė marrėdhėnie miqėsore je i ndershėm, madje nganjėherė edhe sė tepėrmi i besueshėm. Njerėzit tė cilėt i takoni pėrditė nga xhelozia ose nga lakmia mund t’ju bėjnė keq. Gjithnjė kini kujdes! E urreni dyfytyrėsinė dhe arrogancėn, ndėrsa dominimin e dikujt ndaj jush e konsideroni tė pafalshėm.

Dashuria: Konfliktet e pandėrprera, ndarjet zulmėmėdha, emocionalisht tė forta dhe pajtimet romanike e bėjnė jetėn tuaj dashurore tejet tronditėse. Jeni nė kėrkim tė partnerit individualist, i cili ėshtė paksa ekscentrik. Meqenėse jetoni nė botėn e llojllojshmėrisė, shpesh pėrfundoni nė lidhje tė lira dhe kur pėrfundoni nė lidhje afatgjate gjithnjė jeni tė detyruar qė ta mbani atė me aventura dhe pėrjetime tė reja.

Puna: Nė ambientin tuaj tė punės gėzoni njė respekt dhe dini qė ta dalloni rastin e mirė. Mėnyra inventive e tė menduarit ju siguron sukses nė biznes dhe ju ofron pozita tė larta nė punė. Probleme nė punė do tė mund t’ju krijonte mosgatishmėria pėr bashkėpunim dhe pėr tė mos i pėrfillur mendimet e tė tjerėve. Jeni individualistė qė punoni me rezultate tė larta, dinamikė dhe efikasitet. Puna ekipore sado qė ju duket jorezultative, mund t’ju sjellė juve dhe kolegėve tuaj mė shumė suksese dhe fitime.

Ngjyra: e kuqja
Kafsha: jaguari, mustangu
Ushqimi: mishi
Lulja: trėndafili i egėr
Pija: sheri
Numri: 33


LEPURI

Jeta juaj shoqėrore ėshtė plot gjallėri dhe intensive. Gjithsesi ju dini se si tė argėtoheni mirė. Shpesh jeni tė ftuar nėpėr dasma, argėtime e festa nė tė cilat kėnaqeni deri nė orėt e vona. Sharmi i juaj ėshtė i papėrballueshėm dhe ėshtė koha qė ju tė vetėdijesoheni pėr kėtė fakt. Vikendet dėshironi qė t’i kaloni jashtė vendbanimit nė shoqėri tė miqve tė vjetėr. Jeni sė tepėrmi komunikues, por kini kujdes nė prirjen tuaj tepėr tė theksuar qė t’i pėrgojoni tė tjerėt, sepse ajo do tė mund t’ju sillte probleme tė shumta nė jetėn tuaj.

Dashuria: Ju kėnaqeni nė kuptimin e plotė tė fjalės me jetėn dashurore. Ju tėrheqin partnerėt sensualė dhe romantikė. Prej tyre prisni besnikėri, pėrkushtim, ndjeshmėri dhe aftėsi tė imagjinatės. Nė lidhjet serioze ndaj partnerit jeni tė pėrkushtuar me shpirt dhe me trup. Shmangni konfliktet dhe qetėsisht, qartė dhe nė mėnyrė tė sinqertė, thoni ēfarė ju mundon. Shikimi i shtrembėr ose gjesti i shkujdesjes mund t’ju krijojnė njė humor melankolik dhe madje-madje edhe t’ju bėjnė tė qani.

Puna: Puna pėr ju ėshtė e keqja e domosdoshme! Ndiheni keq nė obligimet e vrazhda tė pėrditshmėrisė, sikundėr janė pėr ju pjesa mė e madhe e obligimeve. Puna, e cila nuk e krijon hapėsirėn e duhur pėr kreativitetin tuaj, thjesht, nuk ėshtė njė punė pėr ju. Kolegėt shpeshherė ju shfrytėzojnė pėr qėllimet e tyre. Pėr shkak tė mosgatishmėrisė pėr tė rrezikuar, ju shpesh i lėshoni nga dora rastet e mira tė biznesit. Nėse merrni guxim dhe hidheni nė ujėrat e biznesit, do tė mund t’ju prisnin befasi tė kėndshme.

Ngjyra: e pėrhimėta
Kafsha: ketri
Ushqimi: peshku
Lulja: bathra
Pija: vera franceze
Numri: 20


DRAGOI
Jeni luftarakė, tė lumtur dhe tė fuqishėm, sundimtarė tė lindur. Nė shoqėri gjithnjė gjeni shumė mbėshtetės. Meqenėse lehtė e humbni kontrollin mbi veten, kini kujdes nga shigjetat e helmuara qė i hidhni, sepse ndonjėra do tė mund t’ju kthehej. Nė konflikte shpesh jeni irritues, kokėfortė dhe tiran i paparė. Nga grindjet dilni si fitues. Megjithatė, jeni mik i mirė dhe kėshillat e tua ia vlen tė dėgjohen. Jeni i preokupuar me pozitėn shoqėrore, famėn, pasurinė, glamurin dhe nga pak jeni edhe snob!

Dashuria: Nė dashuri keni shumė fat; jeni shumė sharmant dhe karizmatik, ndaj nuk e keni problem qė tė pushtoni shumė zemra. Mirėpo, pėr shkak tė mungesės sė fleksibilitetit, bashkėndjenjės dhe tolerancės vėshtirė ia dilni qė tė realizoni lidhje afatgjate, cilėsore dhe stabile. Nėse i kushtoni mė shumė vėmendje partnerit tuaj dhe nevojave tė tij, jeta e pėrbashkėt mund t’ju bėhet e kėndshme.

Puna: Nė planin e punės nuk keni pengesa qė nuk mund t’i kapėrceni. Jeni tė aftė qė tė realizoni tė mira tė shumta materiale, sado qė paraja nuk ėshtė motivimi kryesor. Keni dėshirė qė tė fitoni dhe qė gjithnjė tė jeni i pari. Jini nė gjendje qė t’i realizoni me sukses edhe idetė mė tė pamundura qė lidhen me punėn. Megjithatė, kini kujdes nga dehja me suksesin dhe me fuqinė, sepse nė duelin e dy dragonjve njėri duhet tė humbasė.

Ngjyra: e arta, portokallia
Kafsha: demi
Ushqimi: shpendėt
Lulja: trėndafili
Pija: lėngjet e pemėve
Numri: 9


GJARPRI

Keni dėshirė qė t’i kėnaqni tė tjerėt, ndaj jeni shumė tė popullarizuar nė shoqėri. Nė diskutime merrni pjesė me kėnaqėsi, por kurrė nuk e humbni ndjenjėn pėr mirėsjellje dhe masė. Kur bashkėbiseduesi juaj fillon tė pėrsėrisė gjėrat e humbni interesimin pėr diskutim. Mos kultivoni simpati ndaj njerėzve tė dyshimtė dhe ndaj atyre qė shpesh e humbin kontrollin mbi sjelljet e tyre. Nė tė vėrtetė konsiderojini tė dobėt.

Dashuria: Jeni persona joshės dhe, kur tė pėrcaktoheni pėr personin tė cilin doni ta bėni pėr vete, nuk tėrhiqeni lehtė. Megjithėse kėnaqeni nė flirt, e keni shumė tė qartė kufirin tė cilin nuk mund ta kaloni nė rast se nuk dėshironi qė ta humbni atė qė tashmė e keni. Pėr ju dhe pėr partnerin tuaj shpesh vlejnė rregullat e kundėrta; ju duhet hapėsirė dhe mundėsi e lėvizjes pa i dhėnė kujt llogari, pėrderisa nė tė njėjtėn kohė dėshironi tė dini se ēka po ngjet me partnerin tuaj. Mirėpo, kur dashuroni, jepni ēdo gjė nga vetja!


Puna: Keni aftėsinė e marrjes sė vendimeve tė shpejta, gjė qė ju sjell shumė raste tė mira pėr fitime. Situatat e punės i vlerėsoni me lehtėsi, reagoni nė mėnyrė tė duhur dhe me kokė tė ftohtė. Bashkėpunėtorėt, tė cilėt duan t’jua bėjnė varrin, i hetoni dhe nėnshtroni me kohė. Puna shpesh ju rrėmben, ashtu qė nganjėherė nuk keni kohė pėr familjen dhe pėr shoqėri tė personave tė dashur.

Ngjyra: e kaltra indigo
Kafsha: pėllumbesha
Ushqimi: tė brendshmet
Lulja: kameliet
Pija: lėngjet
Numri: 16


KALI

Jeni tė pavarur dhe me vetėbesim, ashtu qė gjithnjė keni fjalė tė mira pėr miq dhe tė njohur. Kėnaqeni duke e kaluar kohėn nė shoqėri. Jeni bashkėbisedues tė mirė, por vėshtirė i ruani fshehtėsitė. Nė dhėnien e kėshillave dhe tė propozimeve nuk e keni tė vėshtirė qė tė jeni bindės, por brenga e tepruar i fsheh dyshimet tuaja tė brendshme.

Dashuria: Nė jetėn tuaj dashurore kurrė nuk mungojnė tronditjet. Jeni mashtrues tė lindur dhe loja me dy partnerė pėr ju nuk ėshtė situatė e parėndomtė. Fatkeqėsitė nė dashuri pėr ju nuk janė tė panjohura. Edhe pse balanconi mirė, ekzistojnė situata tė cilat jua humbin drejtpeshimin dhe atėherė e humbni kontrollin mbi ngjarjet. Vėshtirė qetėsoheni dhe pėrqendroheni nė njė partner, por kur ia dilni qė ta mposhtni hamendjen, filloni t’i merrni seriozisht obligimet. Nė brendi ju jeni romantikė tė vėrtetė.

Puna: Ide pėr plane ose projekte biznesi keni sa tė doni. Rėndom, pa menduar shumė filloni t’i realizoni idetė, mirėpo ekziston rreziku qė entuziazmi juaj tė ju rrėmbejė aq shumė sa nuk do tė vėreni asgjė rreth jush. Nėse pėrfundoni nė diēka qė nuk e keni pritur, i lini gjėrat anash dhe e filloni projektin e ri. Tė menduarit e mossuksesit ju pėrmbush me nervozė. Suksesi juaj fushėn e biznesit varet nga forca e pėrqendrimit nė njė problem.

Ngjyra: e kaltėr e ēelė
Kafsha: puma, gjeli
Ushqimi: ushqim deti
Lulja: hibiskusi
Pija: shampanja
Numri: 45

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Astrologji kineze   7/2/2009, 22:14

DHIA

Kalimi i pasditeve duke imagjinuar ėshtė pėrshkrimi i parajsės pėr ju! Jeni tė pasigurt nė marrėdhėniet shoqėrore, ndaj jeni nė kėrkim tė vazhdueshėm pėr personin qė do t’ju udhėheqė. Mirėpo, natyra juaj artistike mund tė jetė autodestruktive. Nė periudhat e errėta, melankolike dhe joaktive vetvetes i shkaktoni dhimbje dhe vuajtje. Shpesh nė fund tė kėsaj periudhe vjen frymėzimi. Atėherė i pėrkushtoheni krijimtarisė dhe ndėrmerrni punė qė ju sjellin suksese tė mėdha dhe famė.

Dashuria: Mbi tė gjitha e vini nevojėn pėr dashuri dhe kujdes. Megjithatė, kurrė nuk do ta bėni hapin e parė, por nė qoftė se inkurajoheni, me sharmin tuaj i rrėmbeni shikimet dhe zemrat. Kur thyhet akulli, shprehni sensualitet dhe pėrkushtim. Megjithėse aventurat pėr ju nuk janė tė panjohura, ju pėrcaktoheni pėr lidhje serioze dhe stabile. Kur ju mungon dashuria, bėheni nervozė dhe tėrhiqeni nė imagjinatė.

Puna: Duke marrė parasysh qėndrimin e lirė ndaj jetės, tė urdhėruarit nuk pėrbėn anėn tuaj mė tė fortė. Puna pėr tė cilėn ju gjakoni ėshtė ajo qė ju mundėson shprehjen e kreativitetit dhe talentit. Jeta e organizuar nė mėnyrė rigoroze jua krijon ndjenjėn e robėrimit, ndaj pėr kėtė edhe vėshtirė gjendeni me oraret. Gara nė punė ju shkakton brengė dhe stres.

Ngjyra: e gjelbra e ēelė
Kafsha: mjellma, bilbili
Ushqimi: perimet e freskėta
Lulja: narcisi
Pija: pijet minerale
Numri: 36

MAJMUNI
Gjithnjė ėshtė mirė ta kesh njė mik sikundėr jeni ju. Do t’i ndihmoni mikut atėherė kur ndihet keq ose kur ka probleme, ndėrsa nė ēdo situatė tjetėr do ta bėni tė qesh. Jeni tė pavarur dhe megjithėse adhuroni shoqėrimin me njerėzit, ju me kujdes i zgjidhni shoqėrinė dhe vendin e shoqėrimit; shpesh nė njė klub nate, rrallė nė ndonjė pab. Stili juaj i jetės frymon me argėtimin, gazin dhe shoqėrimet e kėndshme. Pėlqeni tė udhėtoni dhe tė gjurmoni vende tė reja, sikundėr edhe t’i rrėfeni aventurat tė cilat ju kanė ndodhur. Pėr shkak tė dėshirės sė pashuar pėr tė dalė, madje edhe nė ditėt e punės, shpesh edhe nė vende luksoze, do tė mund ta harxhoni energjinė dhe ta zbrazni kuletėn.

Dashuria: Lidhja monogamike pėr ju ėshtė test i vetėbesimit, sepse nuk keni mundėsi, nuk keni forcė qė t’i kundėrviheni flirtimit dhe lajkatimit. Aspekti seksual i lidhjes pėr ju ėshtė posaēėrisht i rėndėsishėm. Shprehja e dashurisė nėpėrmjet shpenzimeve tė tepruara ju shqetėson, ndėrsa me partnerin mė me kėnaqėsi shkonit nė ahengje elegante. Dėshira pėr dominim mbi tė tjerėt mund t’ju bėhet pengesė nė rrugėn e krijimit tė marrėdhėnies cilėsore dhe tė shėndoshė me partnerin.

Puna: Qetėsia dhe ndjenja pėr diplomaci ju ndihmojnė nė rrugėn e realizimit tė suksesit tė madh nė biznes. Kur i pėrvisheni punės, sikundėr njė i hipnotizuar, e kryeni deri nė detajet mė tė imėta. Asgjė nuk mund t’ju ikėn. Kur e pėrcaktoni qėllimin, bėheni shumė tė vendosur nė realizimin e tij. Shtrėngatat tė cilat bien nė rrethinėn tuaj biznesore nė njėfarė mėnyrė ju anashkalojnė.

Ngjyra: e bardhė
Kafsha: pulėbardha
Ushqimi: djathėrat
Lulja: zambaku
Pija: frapeja
Numri: 13


GJELI

Detyra juaj themelore ėshtė pėrparimi personal, ndaj kohėn tuaj tė lirė ua pėrkushtoni leximit, mėsimit ose kurseve. Interesoheni shumė pėr dukjen tuaj, ashtu qė vizitat nė sallat e fitnesit, sallonet e kozmetikės dhe qendrat sportive pėr ju janė diēka e rėndomtė. Marrėdhėniet me tė afėrmit janė harmonike dhe pa shpėrthime tė emocioneve. Jeni shumė tė pėrkushtuar ndaj familjes, jeni prindėr tė shkėlqyeshėm. Me ju ėshtė vėshtirė tė biesh nė konflikt. Mirėpo, kur ju hidhėrojnė, rreth jush fluturojnė shigjetat e helmuara.

Dashuria: Nė kėrkim tė shpirtit binjak i pėrdorni tė gjitha marifetet e joshjes. Nė dashuri jeni tė pėrkushtuar dhe besnikė, gjė qė e kėrkoni edhe nga partneri. Sinqeriteti dhe besnikėria janė shumė tė rėndėsishme. Rreziku potencial fshihet nė posesivitetin tuaj dhe mosgatishmėrinė pėr kompromise, e cila partnerin tuaj mund ta largojė nga ju.

Puna: Shkathtėsia e diskutimit dhe bindjes sė tė tjerėve mund t’ju sjellin edhe avancime, madje edhe deri te posti i drejtorit. Ia dilni mbanė me sukses nė punėn ekipore, veēanėrisht kur ia dilni qė t’i pėrmbani krenarinė e dėshirėn qė haptas t’ua thoni tė gjithėve atė qė mendoni. Para se t’i bėni vėrejtje bashkėpunėtorit, mendoni pėr qasje diplomatike. Keni aftėsi tė madhe tė mbajtjes mend dhe tė tė mėsuarit, ndaj situatėn shpejt ia pėrshtatni vetes.

Ngjyra: e kuqe e mbyllėt
Kafsha: dreri, impala
Ushqimi: skara
Lulja: krizantema
Pija: lėngu i mollės
Numri: 46


QENI
Kryesisht jeni tė tėrhequr dhe me kėnaqėsi zgjidhni shoqėri tė vogėl nė tė cilėn i pėrkushtoheni bashkėbiseduesit me njė kujdes tė veēantė. Jeni tė kėndshėm pėr shoqėri derisa keni vullnet tė mirė, mirėpo kur ndokush ju hidhėron bėheni cinikė. Brengoseni pėr gjithēka, kurse nė rastet kur harroni tė bėni ndonjė gjė bėheni nervozė dhe zemėrakė. Jeni besnikė nė miqėsi, tė gatshėm qė gjithnjė tė viheni nė shėrbim.

Dashuria: Nė dashuri jeni tė lidhur, mirėpo, megjithatė, vėshtirė e gjeni partnerin ideal. Nuk shprehni besim lehtė dhe nevojitet mė shumė kohė pėr t’ju njohur. Mirėpo, kur e mposhtni frikėn fillestare, bėheni tė sinqertė, tė ngrohtė dhe tė kėndshėm. Nė marrėdhėniet me partnerit jeni tepėr tė kujdesshėm, ndėrsa partnerin tuaj ndonjėherė e lodhni sė tepėrmi me kėtė. Do tė duhej tė tregonit mė pak kujdes, por edhe heqja dorė nga standardet tuaja tė larta, pėr shkak tė sė cilės ndonjėherė e humbni personin e dashur, nuk duhet tė merret parasysh.

Puna: Pėr shkak tė themelėsisė sė lindur mund tė bėheni tė suksesshėm pothuajse nė ēdo punė qė filloni. Jeni kėmbėngulės dhe tė shtruar nė punė, ashtu qė nuk e njihni fjalėn "e pamundur”. Kolegėt ju vlerėsojnė dhe ju respektojnė pėr shkak tė punės suaj dhe pėrkushtimit qė keni pėr tė. Mosgatishmėria pėr ta marrė barrėn e rrezikut, nė kombinim me panikun, ju frenon.

Ngjyra: vjollce
Kafsha: delja
Ushqimi: ėmbėlsirat
Lulja: tulipani
Pija: kafeja e fortė
Numri: 27

DERRI
Meqenėse pėr ju familja do tė thotė shumė, energji tė shumta angazhoni pėr edukimin e fėmijėve dhe pėr kultivimin e lidhjeve familjare. Megjithėse e keni njė rreth tė gjerė tė miqve dhe tė tė njohurve, vetėm disa prej tyre kanė qasje nė jetėn tuaj emocionale. Keni dėshirė t’u lini hapėsirė tė mjaftueshme privatėsisė suaj dhe pėrjetimeve tė vogla, qė janė tė rezervuar pėr persona shumė tė dashur. Jeni shumė tė ndjeshėm dhe paksa me prirje ėndėrrimtare, por, megjithatė, nė ēdo situatė, e vėreni botėn pėrreth jush dhe ngjarjet e saj.

Dashuria: Nga partneri kėrkoni standarde tė larta morale, pikėrisht tė tilla sikundėr i keni edhe ju. Jeni tė hapur dhe tė kthjellėt, ashtu qė nuk ngurroni ta kėrkoni atė qė dėshironi. Ju pėrgjigjet partneri me vetėbesim dhe intelekt tė lartė. Kėnaqeni nė bisedat dhe diskutimet provokuese. Tė dashurit tuaj do tė mund t’jua shihnin pėr tė madhe kryeneēėsinė dhe mosgatishmėrinė pėr kompromise. Nėse dėshironi tė kėnaqeni nė dashuri, duhet tė jeni tė gatshėm pėr kompromise tė vogla dhe zgjidhje tė pėrbashkėta.

Puna: Jeni persona ambiciozė, por e keni shumė tė vėshtirė qė ta ndani jetėn private nga ajo e punės. Megjithėse frenat e jetės familjare dhe tė biznesit i mbani mirė nė duar, gjėrat nganjėherė ju dalin nga kontrolli. Jo rrallėherė ju ngjet qė tė ndodheni nė situatėn kur njėkohėsisht i bėni edhe disa punė! Mundėsi tė mėdha pėr fitime gjeni nė gjuhėt e huaja, drejtėsi dhe nė muzikė.

Ngjyra: e purpurta
Kafsha: balena, luani i detit
Ushqimi: ėmbėlsirat
Lulja: luledielli
Pija: pije nga xhumbiri
Numri: 14
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Astrologji kineze
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Astronomia-
Kėrce tek: