Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė I

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė I   7/2/2009, 22:09

Sigurisht se shumė herė gjatė jetės tuaj jeni pyetur se cili ėshtė roli juaj unik nė kėtė botė - kush ua dhuron talentin, kush frikėn e kush dashurinė. Madje, mund tė keni pasur edhe shumė pyetje tė tjera, pėr tė cilat asnjėherė nuk keni gjetur pėrgjigje ose mund tė keni marrė pėrgjigje tė prera tė formės – vjen nga natyra ose Zoti. Njė gjė duhet kuptuar mirė, astrologjia nuk i mohon kėto shpjegime - mirėpo ēdoherė ka kėrkuar dhe kėrkon mė shumė - kėrkon tė dijė se cili ėshtė roli i njeriut nė kėtė botė dhe se nė ēfarė forme ėshtė i lidhur mikrokozmosi i brendshėm i tij me makrokozmosin qė e rrethon atė. Pra, astrologjia ėshtė metodė shumė e pėrparuar e vetėnjohjes. Mė ndihmėn e saj ne jemi nė gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmė potencialet tona, duke iu pėrshtatur energjive tė planetėve nė planin shpirtėror, mental, emotiv dhe fizik. Imazhi i pozitave tė planetėve nė momentin e lindjes sė njė personi ėshtė, nė tė vėrtetė, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e pėrhershme. Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme tė evoluimit nė jetėn e tij, janė tė dhėna tė marra nga ndėrlidhja e shenjave dhe e planetėve.


Ēfarė ėshtė raporti i njeriut me Universin?
Si ndikon lėvizja e trupave qiellorė nė jetėn e njeriut?
Si ndikon astrologjia nė vullnetin e lirė?


T’u pėrgjigjesh kėtyre pyetjeve, do tė thotė tė fillosh njė rrugėtim drejt vetėnjohjes dhe vetėkuptimit. Astrologjia ėshtė njė vegėl antike qė ju mundėson tė vetėnjiheni, vetinformoheni dhe vetėtransformoheni. Astrologjia ju shpie drejt kuptimit mė tė madh tė asaj se kush nė tė vėrtetė jeni dhe si mund tė rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftėsitė tuaja. Sė fundi, nėpėrmjet vetėkuptimit qė e promovon, astrologjia ka kapacitet tė ndikojė nė shpirtin e njeriut dhe ta mbajė gjallė atė.

Tė gjitha gjėrat lėvizin. Sikundėr qė Toka sillet rreth boshtit tė vet brenda 24 orėve, po ashtu edhe planetėt e tjerė lėvizin me shpejtėsi tė ndryshme nė orbitėn e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka tė bėjė me marrėdhėniet ndėrmjet kėtij kozmosi tė madh qė na rrethon dhe kozmosit brenda secilės qenie njerėzore. Energjitė e njėjta qė funksionojnė rreth jush nė univers, po ashtu veprojnė edhe brenda jush: ato reflektojnė, formojnė dhe ndikojnė nė botėn tuaj tė brendshme.

Ēka ėshtė horoskopi?

Origjina e fjalės horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, qė do tė thotė “shenjė e ngritur mbi horizontin lindor nė njė moment tė caktuar”. Horoskopi mė i vjetėr i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erės sonė.

Horoskopi, ose harta jetėsore, ėshtė imazh ose diagram qė prezanton orėn e ndalur kozmike nė momentin kur keni lindur, pra imazh qė shpėrfaq pozicionin e planetėve nė atė moment. Lėkundjet planetare, ose energjitė qė kanė vepruar nė momentin kur keni lindur, janė unike. Horoskopi ėshtė projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.

Sidoqoftė, trupat qiellorė nxisin, por nuk largojnė: njė kuptim i energjive planetare qė operojnė nė jetėn tuaj ju lejojnė tė jeni nė kontroll dhe t’i pėrdorni kėto energji me menēuri, pėr suksesin dhe evoluimin tuaj personal.

Pėr ēka shėrben astrologjia?

Astrologjia ėshtė njė vegėl qė ju mundėson pėrparimin personal dhe qė ta pėrmirėsoni cilėsinė e jetės suaj. Sot, miliona njerėz nė botė, kėrkojnė t’u punohet harta e jetės pėr t’i vjelė tė mirat e ditės dhe pėr t’i shfrytėzuar mundėsitė qė ua ofrojnė planetėt.
Njė shpjegim mė i avancuar na thotė se ndryshimet dhe pėrparimet janė mėsimet qė duhet t’i marrim nė njė kohė tė caktuar tė jetės dhe kėshtu mund t’i pėrballim sfidat, periudhat e vėshtira dhe ta rrisim qenien tonė shpirtėrore.

Asnjė mashkull ose femėr nuk e sheh veten sikur i shohin tė tjerėt dhe shpesh ndodh qė para njerėzve tė tjerė ata tė shfaqin paragjykimet pėr vetveten, por pyetja e vėrtetė ėshtė – a dėshironi tė bėheni mė tė vetėdijshėm, t’i pranoni vetitė e kėqija dhe tė filloni t’i zhvilloni vetitė e mira? Astrologjia ju mėson ta njihni veten mė mirė dhe si tė jetoni nė harmoni me tė tjerėt rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarėt. Pėr kėtė shkak ėshtė i nevojshėm krahasimi i horoskopėve tė njerėzve.

Astrologjia: Shkencė, ose art?

Mund tė thuhet se astrologjia ėshtė edhe shkencė, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, qė burojnė nga trupat qiellorė. Pėrpilimi i njė harte jetėsore (horoskopi) ėshtė punė qė kėrkon llogaritjen e saktė tė ēdo faktori. Ndėrsa arti i astrologjisė gjendet nė aftėsinė e astrologėve pėr ta sjellė njė kuptim tė duhur psikologjik, shpirtėror dhe human pėr mėnyrėn se si energjitė kozmike ndikojnė mbi jetėn tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Njė shpjegim i shkurtėr i astrologjisė I
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Astronomia-
Kėrce tek: