Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Afganistani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Afganistani   6/2/2009, 00:57

Gjeografia e Afganistanit


Afganistani ėshtė vend kontinental me njė rėndėsi strategjike nė regjionin ku ndodhet.

Pjesa mė e madhe e vendit ėshtė shkėmbore. Mė pakė se 10% e sipėrfaqes gjendet nė nivelin detar nėn 600m. Pjesėn mė tė madhe tė sipėrfaqes mbi 652 090, e mbulojnė vargmalet Hindokush (deri nė 7.500m) dhe Sefid Kuh .

Qytete mė tė mėdha janė Kabuli (int. Kabul, 4.9 milion banorė), Kandara (int. Kandahar, 339,200 banorė), Mazar e Sharifi (int. Mazar-e-Sharif, 239,800 banorė), Herati (int. Herat 166,600 banorė) etj.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Klima e Afganistanit   6/2/2009, 00:57

Klima e Afganistanit


Klima e Afganistanit ėshtė kryesisht e thatė, pasi qė pjesa mė e madhe e vendit ndodhet nė njė rripė tė thatėsisė qė shtrihet nė Azinė qendrore. Karakteristikė e kėsaj klime kontinentale ėshtė ndryshimi i madh i temperaturave nė mes tė natės dhe ditės si dhe tė stinėve tė vitit. Erėrat perėndimore nė dimėr sjellin reshje mesatare tė shiut ndėrsa nė verė sjellin thatėsira po thuajse nė tėrė vendin pėrpos nė verilindje tė Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu. Klima e pjesės jugore e vendit ėshtė nxehtė ku kultivohet palma Date ( lat. Phoenix dactylifera). Po ashtu Afganistani pas Birmanisė (int. Myanmar) ėshtė prodhuesi mė i madhė i Opiumit nė botė.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Njėsit administrative   6/2/2009, 00:58

Njėsit administrative


Sistemi administrativė nė Afganistan ndahet nė tri nivele kryesore: Vilajet (Qarkė), Volusvali (Rrethė) dhe Qytete

Qė nga 13 gushti 2004, Afganistani ndahet nė 34 njėsi administrative tė quajtura Vilajete. Vilajetet pastaj ndahen nė njėsi mė tė vogla tė quajtura "Volusvali". Vilajeti qeverisen nga Valiu i cili emėrohet nga qeveria qendrore nė Kabul ose pranohet nga ajo. Deri mė tani (2005) disa poste tė Valiut pėr disa Vilajete janė tė zbraztė.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Historia e Afganistanit   6/2/2009, 00:59

Historia e Afganistanit


Perandoria e ngritur nga Ahmad Shah Durrani nė vitin 1747 merret si fillimi i shtetit Afganė. Kjo perandori ishte jetė shkurt, u shkatėrrua pėr interesa tė prijėsve vendas. Pas njė kohe tė shkurtė Afganistani bie nėn ndikimin e Britanisė sė Madhe.

Mė 1801 nė marrėveshjen e paqes Anglo-Perse u vendosė edhe emėrtimi "Afganistan", qė mė parė ky vend njihej si term pėr tokat Afgane.

Pas rezistencave tė shumta tė popullit Afganė, Afganistani ndahet nga Britania e Madhe nė vitin 1893 duke humbur disa pjesė tė territorit nė Indi (sot Pakistani). Qė nga kjo kohė ende nuk ka ndonjė kufi zyrtarė nė me tė Afganistanit dhe Pakistanit.

Lufta e tretė Anglo-Afgane shkaktoi qė mė majė tė 1919-sė pranimin e sovranitetit tė Afganistanit nga Britanikėt.

Qė nga 1933 ishte njė monarki stabile e cila mė 1973 duhej tė lėshonte vendin pėr njė republikė tė cilėn komunistėt mė 1978 e kontrollojė. Marshimi i trupave sovjetike nė Afganistan nė vitin 1979, sjellė njė luftė dhjetėvjeēare tė cilėn e fitojnė muxhaedinėt Afganė. Pas tėrheqjes sė trupave sovjetike mė 1989 dhe dorėheqjes sė kryetarit komunistė "Najbullah" mė 1992, grupet muxhaedine fillojnė luftėn pėr pushtet nė mes tyre e cila vazhdon deri nė vitin 1995. Nga kjo luftė shkatėrruese dalin si fitimtarė grupi i muxhaedinėve tė quajtur Taliban. Talibanėt vendosin nė 90% tė vendit sundimin e tyre tė njė forme tė prapambetur mesjetare e cila ju sjellė kokėēarje vendeve perėndimore. Pas sulmit tė 11 shtatorit tė 2001-sė nė ShBA, pason marshimi i trupave amerikane nė Afganistan i cili ishte i pranuar nga OKB-ja si akt i vetėmbrojtjes. Trupat amerikane pėr rrėzimin e pushtetit tė Talibanėve krijojnė aleancėn veriore. Si rezultat i marshimit tė trupave amerikane nė Afganistan, vendoset qeveria e pėrkohshme afgane nė krye me prijėsin e fisit Hamid Karsai i cili mė 2001 pranohet nga prijėsit e fiseve afgane nė kuvendi e fiseve "Loja Xhirga" si kryetarė i Afganistani.

Konfliktet nė mes prijėsve tė aleancės veriore deri mė vitin 2002 ishin mė tė mėdha se sa lufta kundėr regjimit tė Talibanėve. Kėshtu gjatė kėsaj kohe pėrndjekja e anėtarėve tė kombėsive tjera dhe tė atyre qė flasin gjuhė tjera ishte pėrditshmėria e luftės sė aleancės veriore, pėrderisa nė anėn tjetėr trupat amerikane shkatėrronin regjimin e Talibanėve nė kėtė vend (shumica e aleancės veriore pėrbėhej nga vetė grupet e Talibanėve).

Mė 9 tetor 2004 mbahen zgjedhjet e para pėr kryetarė tė Afganistanit tė cilat i fiton Hamid Karsai.


_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Demografia e Afganistanit   6/2/2009, 01:00

Demografia e Afganistanit


Afganistani ėshtė shtet me popullsi shumė kombėsie dhe me pakica kombėtare. Historikisht populli i Pashtunėve ka qenė shpesh kombėsi shtet formuese. Nė vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionė banorė. Ndarja e pėrkatėsisė etnike tė popullsisė sė Afganistanit ėshtė e vėshtirė, kėshtu ndarja sipas gjuhės, religjionit apo sipas veēorive tė grafike tė vizatuara nė trupat e banorėve tė disa popujve si tė mongolėve (Hazara) mund tė bėhet vetėm duke pasur parasysh qė kėto ndėrthurėn nė mes veti. Tė dhėnat e mė poshtme japin vetėm njė parafytyrim pėr llogaritje tė pėrafėrt tė strukturės sė popullsisė

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Re: Afganistani   6/2/2009, 01:01

Pashtunėt (Pashtun), - Afganėt etnikė, janė themeluesit dhe paguesit e vendit. Pėrbėjnė 40% tė popullsisė sė Afganistanit
Nė pėrbėrjen e kėtij populli hynė disa fise nomade, ndėr tė cilėt mė tė dalluarit janė Kuēi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesėtarė. Ky fis ėshtė i mbrojtur dhe pajisur me privilegje nė bazė tė artikullit 14 tė kushtetutės sė Afganistanit tė cilat i japin edhe drejtėn nė qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesė e Pashtunėve nuk janė Pashtun.
Tagjikėt (ang. Tajik) – janė banorėt persė tė regjionit. Pėrbėjnė 30% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Afganistanit
Ndėr grupet mė tė njohur tė Tagjikėve janė Kiszibashėt (ang. Qizilbash). Ky grup pėrbėhet nga pasardhėsit e ushtarėve turko-persė nga koha e sundimit tė Safirėve (ang. Safavids ) .
Hazarėt (ang. Hazara) – janė pasardhėsit e ushtrisė sė Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhėn perse dhe pėrbėjnė 20% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Afganistanit.
Uzbekėt (ang. Uzbek) – njė ndėr popujt e shumtė turk tė Azisė qendrore dhe pėrbėjnė 5% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Afganistanit
Po ashtu ka shumė grupe tė popujve tė ndryshėm si Amiakėt, Nuristanėt dhe Baloshėt (ang.Baloch)
Popullsinė e Afganistanit e pėrbėjnė shumica fshatare me rreth 78%.



_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Marrėdhėniet mes Afganistanit dhe Shqipėrisė   6/2/2009, 01:01

Marrėdhėniet mes Afganistanit dhe Shqipėrisė

Me datė 16 gusht 2006, nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 15, tė Ligjit nr.9095, datė 3 korrik 2003, "Pėr shėrbimin e jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė", me propozimin e Ministrit tė Punėve tė Jashtme, Kėshilli i Ministrave vendosi lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike me Republikėn Islamike tė Afganistanit.

Ndėrkaq, Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė janė tė pranishme nė Afganistan, si pjesė e operacionit "Liri e Pėrhershme" (Enduring Freedom), nė kuadrin e misionit ISAF tė Koalicionit Ndėrkombėtar kundėr terrorizmit qė nga gushti 2002. Kontigjenti i 8tė pėrbėhej nga njė togė me 22 vetė nga Batalioni i Operacioneve Speciale dhe ėshtė ngarkuar me detyra patrullimi nė rajonin e Kabulit. Me datė 16 gusht u dėrgua kontigjenti i 9tė nė Afganistan. Ky kontigjent pėrbėhet nga 22 vetė: 3 oficerė, 12 nėnoficerė dhe 7 ushtarė profesionistė tė Batalioni i 3tė i Kėmbėsorisė. Ai do te jete ne perberje te Kontigjentit Turk. Ky ėshtė kontigjenti i tretė nė Afganistan nga rradhėt e Batalioni i 3tė i Kėmbėsorisė i dislokuar nė Poshnjė tė Beratit.


_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Afganistani   Today at 16:47

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Afganistani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Gjeografia-
Kėrce tek: