Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Franca

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Franca   5/2/2009, 01:34

Gjeografia e Francės

Franca ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, me dalje nė gjirin e Biskajt (ang.Biscay) dhe kanalin anglezė (ang. English Channel), nė mes tė Belgjikės dhe Spanjės nė juglindje tė Britanisė Madhe dhe me dalje nė detin Mesdhe nė mes tė Italisė dhe Spanjės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Francės ėshtė 547,030 km2 duke lėnė anash viset tjera nėn administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545,630 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,400 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Francės ėshtė 3,427 km e gjatė dhe vija kufitare tokėsore ėshtė 2,889 km qė e ndajnė atė nga Belgjika (620 km), Luksemburgu (73 km), Gjermania (451 km), Zvicra (573 km), Italia (488 km), Monako (4.4 km), Spanja (623 km) dhe Andora (56.6 km).

Klima e Francės nė pėrgjithėsi ėshtė me dimėr tė ftohtė dhe verė tė butė por kjo nuk vlen pėr viset ė bregdetin e Mesdheut ku dimėni ėshtė i butė dhe vera e nxehtė.

Pjesa mė e madhe e relievit nė veri dhe perėndim e pėrbėjnė terrenet e rrafshėta dhe malet e ulėta, pjesa tjetėr jugore pėrshkruhet nga Pirinjtė dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika mė e ultė e relievit gjendet nėn nivelin pėrgjatė lumit Rėne (ang. Rohne) (-2m) dhe ajo mė e lara nė lartėsi mbidetare prej 4,807 metrave nė qafėn malore Mont Blank (ang. Mont Blanc).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boksiti, zinku, uraniumi, gipsi, pylltaria dhe peshkimi.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Republika Franceze   5/2/2009, 01:35

Republika Franceze



Republika Franceze, (frėngjisht: République Franēaise) ėshtė shtet i pėrbėrė nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e pėrtejdetit (Departaments d'Otremer). Shtet i qendrės Evropiane, Parisi ėshtė njė vend perėndimor dhe anėtar i Bashkimit Evropian (BE).

Franca kufizohet me Belgjikėn nė veri, me Luksemburgun ne veri-lindje, me Gjermaninė, Zvicrėn dhe Italinė nė lindje dhe nė jug me Spanjėn, Andorrėn dhe Monakon. Ajo laget nė jug-lindje nga deti Mesdhe, nė perėndim nga oqeani Atlantik dhe nė veri-perėndim nga ngushtica La Mansh (Manche), e cila nga frėngjishtja pėrkthehet (mėnga) sepse si njė hapėsirė e ngushtė e njė mėnge ndan Britaninė e Madhe nga Franca dhe ngushtica Pa dė Kale (Pas de Calais), qė ndan Francėn nga Anglia dhe bashkon La Manshin me Detin e Veriut.

Franca ėshtė ndėr themeleuesit e Bashkimit Evropian, zonės sė Euro-s dhe hapėsirės Schengen. Si kėshilltare e OSCE ėshte gjymtyrė e Kėshillit tė Sigurimit tė Orgaizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ka ndikuar nė afirmimin e "Deklaratės pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Qytetarėve" tė nxjerrė nė vitin 1989. Edhe pse vitet e fundit ka patur trazira (2005) ajo merret si shtet qė i respekton tė Drejtat e Njerut.

Pėrndryshe Franca ėshtė antare e disa organizatave tė njohura botėrore ndėr tė cilat ėshtė edhe NATO prej tė cilės ajo ishte tėrhequr nė vitin 1966.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Historia e Francės   5/2/2009, 01:36

Historia e Francės


Emri “Francė” vjen nga latinishtja Francia, e cila fjalė pėr fjalė pėrkthehet “vend i frankėve” ose “Frankland”. Ka teori tė ndryshme pėr origjinėn e emrit tė frankėve. Njėra thotė qė ai rrjedh nga fjala proto - gjermanike frankon, e cila i referohet shigjetės dhe njihej midis frankėve me emrin francisca.

Njė etimologji tjetėr e propozuar ėshtė ajo qė nė gjuhėt e vjetra gjermanike emri frank nėnkuptonte njė njeri tė lire, e kundėrta me skllav. Kjo fjalė vazhdon tė ekzistojė nė frėngjishten e sotme si franc, madje ajo emėrtonte edhe monedhėn franceze deri nė zėvendėsimin e saj me Euron.

Nė Gjermani Franca vazhdon tė thirret me emrin Frankreich, e cila fjalė pėr fjalė domethėnė “Mbretėri e Frankėve”. Pėr ta dalluar nga perandoria e frankėve nėn Karlin e Madh, Francėn moderne gjermanėt e quajnė Frankreich, kurse perandorinė e dikurshme tė Karlit Frankenreich.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Sistemi shtetror   5/2/2009, 01:37

Sistemi shtetror



Republika Franceze ka sistem unitarė gjysėm-presidencial me tradia tė forta Demokratike. Kushtetuta e Francės e Republikės sė pestė u aprovua me Referendum mė 28 shtator 1958. Ajo forcoi mjaft autoritetin e ekzekutivit nė relacion me Parlamentin. Dega ekzekutive ka dy kryetarė: Presidentin e Republikės, i cili zgjidhet me votė pėr njė mandat 5 vjeēar dhe ėshtė Kreu i Shtetit, dhe Qeveria, e drejtuar nga Kryeministri qė caktohet nga Presidenti.

Parlamenti i Francės ėshtė legjislaturė dy-dhomėshe e formuar nga Asambleja kombėtare (Assemblée Nationale) dhe Senati. Deputetėt e Asamblesė Kombėtare zgjidhen me votė pėr njė mandat 5 vjeēar. Asambleja ka fuqi qė tė shpėrbėjė kabinetin, kėshtu qė shumica nė Asamble vendos zgjedhjen e Qeverisė. Senatorėt zgjidhen nga njė komision zgjedhor pėr njė mandat 6 vjeēar , dhe gjysma e ulėseve vendosen me zgjedhje ēdo 3 vjet duke filluar nga shtatori 2008.[1] Fuqitė legjislative tė Senatit janė tė kufizuara; nė njė mosmarrėveshje midis dy dhomave, Asambleja Kombėtare ka fjalėn e fundit, pėrveē nė ligje kushtetuese dhe lois organiques (ligje qė parashihen dirkt pėr kushtetutėn) nė disa raste. Qeveria ka ndikim tė madh nė vendosjen e agjendės sė Parlamentit.

Politika franceze karakterizohet me dy grupe rivale politike: E Majta, e pėrqendruar rreth Partisė Socialiste, dhe E Djathta, e pėrqendruar rreth Rassemblement pour la République (RPR) dhe tani pasardhėsin e saj Union pour un Mouvement Populaire. Dega ekzekutive kryesisht pėrbėhet nga UPM-ja.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Njėsitė administrative tė Francės   5/2/2009, 01:37

Njėsitė administrative tė Francės


Franca ka 26 njėsi administrative tė nivelit tė lartė tė quajtura "Région" nga tė cilat 22 janė pjesė e Metropolitantit Francezė (njė ėshtė "territor kolektiv" korsikanė; njė ishulli i Korsikės; njė ėshtė si "regjion" gjuhėsorė) dhe katėr njėsi janė si njėsi "territoriale detare". Kėto njėsi ndahen mė tutje nė njėsi mė tė vogla tė quajtura "département". Departamentet janė tė shifruara (shumica sipas ABC-sė) dhe shifrat pėrdoren nė raste si p.sh.: kodi postar apo tabelat e automjeteve.

Departamentet ndahen nė 342 njėsi mė tė vogla tė quajtura arodisements (org.:arrondissements), mirėpo nė kėtė nivel nuk ka kuvende dhe shumica shėrbejnė pėr kryerjen e punėve administrative. Arodisementet ndahen mė tuje nė 4,035 kantone (org.:Canton) njėsi edhe mė tė vogla, por edhe kėto nuk kanė kuvende por shėrbejnė pėr organizimin administrative si p.sh.: ofrimin e shėrbimit gjatė zgjedhjeve tė lira. Pėrfundimisht arodisementet ndahen nė 36,682 komuna (org.:Commune), njėsi qė kanė kuvendin zgjedhorė.

Régiones, départements, dhe communes janė tė njohura si "bashkėsi territoriale" (org.:collectivités territoriales) qė nėnkuptojnė njėsi me asamblenė lokale si dhe ekzekutivin pėrderisa nė anėn tjetėr arrondissements dhe cantonsjanė mė tepėr pėr ēėshtje administrative.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Ekonomia e Francės   5/2/2009, 01:38

Ekonomia e Francės



Franca deri me vitin 2005 zinte vendin e 5-tė si fuqi ekonomike botėrore, pas Shtetev te Amerikes, Japonis, Gjermanis, dhe Anglise me PIB nga 1744,4 miliarda dollar. Kjo ngritje ėshtė aferm ( shqyje me 2.8%)nga ajo te Anglise (1795 miliarda dollar), renditja ndrrohet sipas pėrqindjev ndėrmjet dollarve, eurove, dhe livre-es sterling. Megjithatė pozita e saj euvropjane pėr PIB nepėr banoret ėshtė vetem e 9-ta mbi 15 sipas Eurostat, organa zyrtare e statistikėve europjane. Ajo ėshtė e 4-ta eksportuese mondiale, e dyta pėr shėrbime e prodhim bujqėsor dhe prodhim bujqesore ushqimtar. Eshte e para adrese turistike boterore.

Ekonomia franēeze ėshtė kryesisht nje ekonomi nga sherbimi. Sektori i periudhės sė tretė permban 72% nga popullata aktive, kurse sektori i par (bujqesi, peshkim) perfaqeson ma shum se 4% dhe sektori i dyte (industri) 24%. Perqindjet papunėsi kan perparu me 0.9% ne janar 2005 pėr ndertim me 2,716 miliona paditės pune=(10%). Ajo papunsi strukturale ėshtė nje ma e madhe ne Evrop.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Demografia e Francės   5/2/2009, 01:39

Demografia e Francės



Franca sipas regjistrimit tė popullsisė sė vitit 2003 ka pasur gjithėsej 60.180.529 banorė, me dendėsi mesatare pėr km2 110 banorė. Radhitet nė vedin e 20 –tė nė botė. Ndėrsa nė vendin e 47 –tė pėr nga sipėrfaqja me 547.030 km² Tri e katėrta e popullsisė sė Francės jeton nė qytete.. Pjesa dėrmuese e popullsisė janė francezė. Por ekzistojnė edhe pakicat si: Flamanėt,Bretanjėt,Baskėt,Katalonėt,Korzakėt . Nuk ka shėnime pėr pakicat sepse ky term nė Francė pothuajse ėshtė i panjohur. Pakicat me kalimin e kohės pothuajse krejtėsisht janė asimiluar. Vonė nėn presionin e Unionit Euroopian Franaca iu ka kushtuar vemendje mė tė madhe pakicave kombėtare dhe etnike..

Gjuhė zyrtare ėshtė frengjishtja, por ekzistojnė disa gjuhė lokale si gjuha baske, bretonje,katalone,flamane,gjermane etj. Kėto gjuhė vonė qeveria i ka leju tė pėrdoren. Megjithėate gjuha frenge mbetet gjuhė e vetme zyrtare. Kisha Katolike Romake ėshtė religjioni kryesorė nė Francė. Mbi 80% e popullsisė deklarohen si katolik.

Sot rreth 5% e populsisė deklarohen se i pėrkasin religjonit islam. Proteant janė vetėm 2 % e popullsisė. Ndėrsa ebrej janė gjithėsejt 1% e popullsisė sė Francės.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Letėrsia Franceze   5/2/2009, 01:40

Letėrsia Franceze



Letėrsia Franceze ka origjinėn e vet qysh nga Mesjeta. Frėngjishtja nuk ishte ende gjuhė e mirfilltė por ishte e ndarė nė disa dialekte (kryesisht: veriore oļl dhe jugore oc ). Secili shkrimtar pėrdorte gramatikėn dhe drejtshkrimin e vet. Shumė tekste mesjetare franceze nuk janė tė nėnshkruara- siē ėshtė rasti me veprat Tristan dhe Iseult, ose me Lancelot and the Holy Grail, mes tė tjerash. Njė pjesė e konsiderueshme e letėrsisė mesjetare Franceze u inspirua nga Matter of France, si p.sh. The Song of Roland dhe Chansons de geste. “Roman de Renart” u shkrua mė 1175 nga Perrout de Saint Cloude, dhe tregoi historinė e personazhit mesjetar Reynard ('dhelpra') ; kjo ėshtė gjithashtu njė shembull i mirė i tregimeve tė hershme Franceze.

Duke marrė parasysh karakterin anonim tė shumė shkrimeve franceze tė Mesjetės, disa shkrimtarė tė asaj kohe u bėnė shumė tė famshėm : Chrétien de Troyes, pėr shembull. Kultura 'Oc' kishte gjithashtu shumė ndikim nė Mesjetė.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Franca   Today at 17:23

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Franca
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Gjeografia-
Kėrce tek: