Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Letėrsia Shqiptare Te Sllovenėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Letėrsia Shqiptare Te Sllovenėt   4/2/2009, 00:56

Matej Rode

LETĖRSIA SHQIPTARE TE SLLOVENĖT

Kur flasim pėr fatin e ndonjė letėrsie te njė popull tjetėr, duhet tė kemi parasysh shumė komponente qė mund tė ndikojnė nė kėtė fat. Njėra nga komponentet kryesore sigurisht ėshtė tradita. Ajo ka ndikim te tradita e letėrsisė pėrkatėse, si dhe te tradita e letėrsisė sė popullit pranues. Sa mė e vjetėr tė jetė tradita, ekziston mundėsi mė e madhe pėr recepcion. Komponenta e dytė ėshtė gjithsesi ekzistimi i njohėsve, njerėzve qė e njohin gjuhėn pėrkatėse dhe letėrsinė e saj. Dhe si komponentė e tretė, edhe pse jo e fundit, nė fatin e ndonjė letėrsie mund tė ndikojė edhe vetė iniciativa, dėshira e pjesėtarit tė ndonjė kombi qė njohjėn e letėrsisė sė vet t'ua transmetojė edhe kombeve tė tjera. Si qėndrojne punėt nė rastin tonė, nė rastin e letėrsisė shqiptare te sllovenėt?

Sa i pėrket komponentės sė parė –tradita e tė dy letėrsive, letėrsisė shqiptare dhe sllovene, ėshtė mjaft e re. Kjo s'ka dyshim, deri nė njė masė tė caktuar zvogėlon mundėsinė, pėr ndonjė depėrtim tė thellė tė letėrsisė shqiptare te sllovenėt. Por, nuk mund t'i harrojmė disa fakte, qė flasin se njėfarė tradite prapėseprapė ka ekzistuar. Sllovenėt mjaft herėt kan filluar tė interesohėn pėr shqiptarėt. Posaqėrisht pėr gjuhen e tyre. Pėr shqiptarėt dhe gjuhen e tyre qysh nė shekullin e XVIII pėr shembull, ka shkruar Anton Tomaž (lexohėt Tomazh) Linharti, fillėstar i histografisė sllovene. Nė fillim tė shekullit XIX gjuha shqipe e intereson edhe gramatikologun e madh slloven, Jernej Kopitarin. Gjuhėtari i njohur slloven, Fran Miklošiči (lexohet Miklloshiqi) bile ka shkruar disa libra pėr qeshjtėn e gjuhės shqipe. Nė fillim tė shekullit XX sllavisti Rajko Nahtigal ndihmon albanologun Pekmezi me rastin e shkrimit tė gramatikės deskriptive tė gjuhės shqipe. Edhe nė periudhėn mes dy luftėrash interesimi pėr gjuhėn shqipe te sllovenėt nuk ėshtė shuar. Indoevropianisti i njohur slloven, Karel Oštir (lexohet Oshtir), nė mėnyrė intensive merret me studimin e gjuhės shqipe, posaqėrisht me gjenezėn e saj.

Mė lejoni qė me kėtė rast si kuriozitet tė pėrmendi edhe njė tė dhėnė, e cila flet pėr interesimin e sllovenėve pėr shqipėtaret. Fjala ėshtė pėr novelėn e shkurtėr »Izdajstvo in sprava« (Tradhtia dhe pajtimi) tė cilėn e ka shkruar shkrimtarja sllovene Josipina Turnograjska dhe e cila ėshtė botuar nė rėvisten »Slovenska čbela« nė vitin 1851. Nė tė nė mėnyrėn romantike ėshtė pėrpunuar motivi i Skėnderbeut dhe luftės sė tij kundėr turqve. Edhe pse ky shembull ėshtė mjaft i vetmuar, meriton vėmendje, sepse tregon se interesimi pėr shqipėtarėt te sllovenėt i ka kaluar kufijtė e interesimit pėr gjuhėn shqipe.

Interesimi pėr shqiptarėt, e posaqėrisht pėr letėrsin e tyre, u shtua veqanėrisht nė periudhen menjėherė pas Luftės tė Dytė Botėrore. Tė pėrmendim vetėm njė emėr. Ky ishte gazetari i njohur Drago Košmerl (lex. Koshmerll)

Fatkeqėsisht, e tėrė kjo traditė dhe i tėrė ky interesim pėr shqiptarėt, gjuhėn dhe kulturėn e tyre, nuk ka mund tė vijė nė shprehje pėr shkak tė mungesės sė komponentės sė dytė, pra pėr shkak tė mungesės sė pėrkthyesve. Sepse vetėm pėrkthimet e veprave tė ndonjė letėrsie janė fakt se kjo letėrsi ka depėrtuar nė vetėdijen e popullit qė e pranon atė. Kjo, mungesa e njohėsve tė gjuhės shqipe, sigurisht ėshtė pika mė e dobėt nė marrėdhėniet shqiptaro-sllovene. Nėse shėrbehemi me fakte qė na ofron »Slovenski leksikon novejšega prevajanja« (»Leksikoni slloven i pėrkthimeve tė reja«), nė tė cilin gjenden emrat dhe tė dhėnat se nga cilat gjuhė pėrkthejnė mė shumė se 2500 pėrkthyes, tė cilėt kanė pėrkthyer gjatė kohės sė pasluftės, kėtu mund tė vėrtetohemi se drejtpėrsėdrejti nga gjuha shqipe ka pėrkthyer vetėm njė pėrkthyes, e ky ka vdekur nė vitin 1963!

Ėshtė interesante edhe e dhėna se nė librin reprezentues »Shqiptarėt«, i cili dul nga shtypi nė Ljubljanė dhe, siq kujtohet, nxiti mjaft polemika, krahas dėshirės sė madhe qe ky libėr tė jetė sa mė komplet, sa mė informativ, nė tė nuk ka pas kapitull pėr letėrsinė shqiptare. Kjo, s'ka dyshim, flet edhe pėr atė, se te sllovenėt nuk ka ekspert qė mund tė shkruajė pėr kėtė problem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Letėrsia Shqiptare Te Sllovenėt   4/2/2009, 00:57

Dhe tash nėse egziston njė gjendje e tillė, nėse nuk ka njerėz qė do tė pėrkthenin dhe do tė shkruanin pėr letėrsinė shqiptare, atėherė si tė njihen sllovenėt me kėtė letėrsi? A thua kjo do tė thotė se ata nuk e njohin fare kėtė letėrsi? Gjendja nuk ėshtė kaq tragjike! Po mundohemi nė tė gjithat mėnyrat. Kryesorja ėshtė gjithsesi qė tė pėrkthejme me ndihmėn e gjuhės ndėrmjetėsuese. Kėshtu, pėr shembull romani »Gjenerali i ushtrisė sė vdekur« i Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nga gjuha frėnge. Shumica e poezive, qė janė botuar nė revista tė ndryshme, e bile edhe nė disa pėrmbledhje, janė pėrkthyer nga gjuha serbokroate. Kėtu u krijua edhe antologia e madhe e poezisė sė shqiptarėve nė RSFJ »Gjakimi pėr diellin« (»Sla po soncu«), nė tė cilėn janė prezantuar 25 poetė me afėr 250 poezi. Tė themi edhe atė se pėrkthimet janė tė nėnshkruara nga poetėt mė tė mėdhenj sllovenė siq janė Janez Menarti, Ivan Minati, Tone Pavček (lex. Pauqek), Severin Šali (lex. Shali) dhe Ciril Zlobeci.

Dhe kėtu tash jemi te njė komponentė mjaft e rėndėsishme, te vetėiniciativa. Nė rastin e letėrsisė shqiptare te sllovenėt kjo komponentė ka qenė vendimtare. Interesimi i shqiptarėve qė njohja e letėrsisė sė tyre tė zgjerohet edhe nė mesin e sllovenėve, ishte aq i madh, sa qė u desh tė kėtė sukses. Dėshira qė krahas mosnjohjes sė gjuhės, tė mundėsohet pėrkthimi, angazhoi disa poetė shqiptarė qė tė pėrkthejnė edhe vetė poezitė e veta nė gjuhėn serbokroate, e kjo ėshtė dukuri mjaft e shpeshtė te shqiptarėt ne kohėn e Jugosllavisė. Pėr poezitė tė tjera kanė siguruar pėrkthime bukfale, por gjuhėsisht tė sakta, qė mundėsuan poetėve sllovenė tė krijojnė dhe tė rikėndojnė. Me kėtė rast nuk duhet tė harrojmė edhe punėn e madhe qė u investua nė kėtė, pėr t'u bindur emrat mė tė njohur tė poezisė sllovene qė tė merren me kėtė punė. Sido qė tė jetė, e gjithė kjo punė u shpagua. Tash sllovenėt mund tė thonė se e njohin mirė poezinė e shqiptarėve, e kjo gjė nuk ėshtė pak.

A do tė thotė kjo se tash mund tė jemi tė kėnaqur? Mund tė jemi, por edhe nuk duhet tė jemi. Sepse tė gjitha kėtyre sukseseve mund t'u bėhen bile dy vėrrejtje. E para ėshtė se nė vetiniciativėn e tyre shqiptarėt tanė me tė vėrtet ishin egoistė. Ata na prezantuan vetėm letėrsinė, ose saktėsisht vetėm poezinė e shqiptarėve qė jetonjnė nė Jugosllavi. Tėra letėrsia tjetėr shqiptare edhe letėrsia e vjetėr, e edhe e reja, pėr sllovenėt mbeten tė panjohura. E di, zoti sė pari vetės ia krijoj mjekrrėn, por mendoj se ky ėshtė njė lėshim qė duhet tė pėrmirėsohet sa mė parė.

Vėrrejtja e dytė ka tė bėjė me atė tregimin e vjetėr pėr njeriun, tė cilin krijuesi i tij e ushqeu njė kohė tė gjatė me peshq. U desh tė kalojė njė kohė e gjatė derisa ky bėmirės u kujtua qė kėtij njeriu mund t'i ndihmojė mė shumė nėse e mėson se si gjuhen peshqit. E nė rastin tonė njeri i tille jemi ne sllovenėt, kurse shqiptarėt janė bėmirės, tė cilėt me pėrkthimet e tyre nė gjuhėn serbokroate ose nė ndonjė gjuhė tjetėr, na mundėsojnė tė vijmė deri te peshku, deri te letėrsia shqiptare. Mendoj se do tė ishte shumė mė mirė sikur tė na mėsonin qė vetė tė gjuajmė peshq, tė na ndihmonin qė ta mėsojmė gjuhėn shqipe e pastaj mė herėt ose mė vonė tė fillojmė edhe vetė tė pėrkthejmė. Mendoj, sikur vetiniciativėn e tyre qė treguan dhe e vėrtetuan me punė tė palodhshme pėr propagimin dhe pėrhapjen e letėrsisė sė tyre, ta shfrytėzonin edhe pėr kėtė, tė gjejnė mėnyra se si ta mėdojnė sllovenėt gjuhėn shqipe.

Njėren nga mundėsitė reale e shoh nė hapjen e vendit tė lektorit tė gjuhės shqipe nė Universitetin e Lubjanės. Nėse ėshtė gjetur vend pėr lektore tė disa gjuhėve qė pėr ne janė mjaft ekzotike, pėr shembull tė suedishtės, atėhere mendoj se nuk ėshtė e pamundshme tė gjendet edhe njė vend i lektorit pėr gjuhėn e kombėsisė mė tė madhe nė Jugosllavi. Si pėrkrahje ndaj kėsaj ideje, duhet tė pėrmendim edhe tė dhėnėn se numri i shqiptarėve nė Slloveni po shtohej gjithnjė mė shumė. Edhe pse dihet qė shqiptarėt shumė dhe me knaqėsi e mėsojn gjuhėn sllovene, nuk do tė ishte keq qė bile fėmijve tė tyre t'ua japin mundėsi qė gjuhėn e tyre tė nėnės tė mėsojnė edhe nė nivel tė shkollimit tė lartė. Pėr dobitė qė do t'i kishin sllovenėt me kėtė rast, nuk duhet as tė flasim.

Tė tėntojmė pra tė ndėrprejmė traditėn dhe sa mė parė tė zgjerojmė rrethin e njohėsve tė gjuhės shqipe dhe ta shtojmė me vetiniciativėn, e pastaj nė njė tė ardhme tė afėrt do tė mund ta shikojmė me njė optimizėm mė tė madh fatin e letėrsisė shqiptare te sllovenėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Letėrsia Shqiptare Te Sllovenėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: