Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Zanfina Ismaili

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Zanfina Ismaili   1/2/2009, 19:04

Zanfina: Ende jetoj me familjen, sepse kjo ka qenė zgjedhja ime


E lezetshme, e menēur, me njė karrierė tė suksesshme, nė njė tė ardhme tė afėrt pritet tė bėhet edhe avokate, personazhi nė vazhdim ėshtė pikėrisht pinjolla e familjes Ismaili, e cila u ngrit fuqishėm nė ‘shoubizin’ shqiptar, duke fituar zemrat e fansave gjithandej trojeve shqiptare, me shumė sinqeritet dhe dashuri ju flet Zanfina nė njė intervistė pėr "Panorama Plus"...


Foto: Ultra-Vis
Nė ēdo paraqitje tėnden, qoftė festival apo mbrėmje muzikore, dukesh shumė bukur, nė fillim pėr look-un ėshtė pėrkujdesur Ema kurse tashmė kush e ka atė detyrė?
Nė pėrgjithėsi, jam konsultuar me gjithė familjen, por pasi e krijoja njė ide se si do performoja apo dukesha. Edhe tash ėshtė kėshtu, me kėshillat e Emės, Adelinės dhe nėnės dukem gjithmonė e mė bukur. Por dėgjoj veten mė sė shumti.

Albumi “Njė puthje” ka pasur shumė sukses dhe prej aty kanė dalė shumė hite qė akoma dėgjohen, pas albumit kemi gjithashtu dy hite tė tjera, po ndėrkohe keni ndonjė projekt tė ri?
Pėr momentin jam duke punuar me dy kėngė. Njėrėn do ta paraqes nė emisionet e Vitit tė Ri, nė Kosovė, ndėrsa tjetra do ketė edhe videoklip pėr tė cilin jam duke menduar skenarin. Do tė jetė njė surprizė pėr publikun.

Foto: Galeria Shqiptare
Ke linja trupore ndėr mė tė bukurat nė estradė, ushtron apo merresh me ndonjė sport, sepse e dimė qė dieta nuk preferon?
Ėshtė e vėrtetė se nganjėherė e kam vėshtirė tė shtoj peshė, me sport merrem rrallė, por merrem me vallėzim. Dietat pėr tė humbur peshė asnjėherė nuk i kam mbajtur. Ndėrsa pėr linjat trupore mund tė them se i kam trashėgimi.

Si tip dukesh shumė e qetė, nė rastet kur situata tė del nga kontrolli, ēfarė tė qetėson?
Mė sė shumti nervozohem kur ndonjė gjė nė lidhje me profesionin nuk mė shkon si e kam menduar. Edhe vetė jeta nganjėherė ėshtė e vėshtirė dhe me plot stres. Por kur dal nga kontrolli qė ndodh shumė rrallė, atėherė jam shumė e keqe, por shpejt mė kalon. Vetėm duhet tė kalojė pak kohė dhe qetėsohem.

Pėrveē kėngėve, dalim pak jashtė muzikės, ndonjė plan tė ri?
Plane kam, por qė gjithmonė kam preferuar mos t’i tregoj para kohe nė mėnyrė qė nėse nuk realizohem mos tė flas kot. Por plani mė i afėrt janė xhirimet e fundvitit si dhe klipin pėr tė cilin fola mė lart.

U diplomove apo akoma jo, si mendon do na bėhesh njė juriste, ke ndėrmend tė punosh nė profesion?
Po, sepse kuptohet qė unė nuk mendoj tė kėndoj tėrė jetėn. Dhe nė tė ardhmen e largėt e shoh veten si njė avokate.

Foto: Pamje Shqiptare
Dita-ditės tė shtohen fansat, tė shtohet fama, mendon qė tė largohesh nga profesioni dhe tė vazhdosh jetėn normale ashtu si gjithė tė tjerėt?
Nuk mė pengon fama e adhuruesit, pėrkundrazi ndihem shumė mirė kur tregojnė admirim, sepse kėto gjėra nėnkuptohen me profesionin tonė. Asnjėherė s’mė kanė penguar, sepse unė kėndoj qysh nga fėmijėria dhe jam mėsuar me adhurues.

Ke njė karrierė tė kėnaqshme, pa skandale, me shumė suksese, ashtu ngadalė, por nė hapa tė sigurt i ke hyrė kėsaj rruge, mendon se krijon xhelozi?
Estrada ėshtė e mbushur me xhelozi, por qė unė punoj pėr vete dhe po tė shpenzoja energjinė dhe kohėn nė gjėra tė tilla, atėherė nuk do tė isha kėtu ku jam. Unė punoj pėr adhuruesit dhe veten.

Bashkėpunoni akoma me Hyrije Gashin?
Po, me Hyrijen bashkėpunojmė shumė gjatė, ajo ėshtė stilistja ime dhe e Adelinės qysh nga mosha jonė e hershme.

Cila ėshtė detyra jote si vajza mė e vogėl nė shtėpi? Je e llastuar?
Unė mė sė paku jam e llastuara. E vogėl kam qenė mė shumė, por pas pubertetit kam ndryshuar paksa nė karakter dhe jam mė e qetė. Njerėzit e qetė dhe me mė pak stres jetojnė mė gjatė.

Foto: Ultra-Vis
Njė kohė disa media tė shkruara kishin bėrė radhitjen e estradės nė bazė tė asaj se sa paguhen, mirėpo emri juaj nuk figuronte askund nė ato shkrime, shifrat vėrtiteshin nga 800 deri nė 4.000-5.000 euro, nė bazė tė kėsaj ku zė vend Zanfina?


Sepse ajo radhitje s’ishte reale siē mendonin njerėzit. Mediat nuk i kanė gjithmonė informatat e sakta. Ndėrsa pėr pagesėn time nuk kam folur ndonjėherė dhe nuk preferoj tė flas. Nga kėto qė i pėrmendėt mė lart, pagesa ime ėshtė njė mesatare e tyre pėrafėrsisht.

Si shkon jeta sentimentale preferoni bashkėjetesėn apo martesėn, pasi akoma jetoni me familjen?
Mendoj se mosha ideale pėr martesė ėshtė mosha 30- vjeēare jo mė herėt dhe preferoj martesė jo bashkėjetesė, sepse ato zakonisht edhe dėshtojnė. E vėrtetė ėshtė qė ende jetoj me familjen, sepse kjo ka qenė zgjedhja ime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Zanfina Ismaili
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: