Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Joni Peēi nuk paguan modelet dhe braktis atelienė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Joni Peēi nuk paguan modelet dhe braktis atelienė   18/11/2007, 11:50

Joni Peēi nuk paguan modelet dhe braktis atelienė. Dy lajme qė mbėrrijnė njėri pas tjetrit, si pėr tė shtuar dyshimet, qė lidhen me stilistin e sidomos me marrėdhėniet e tij me paranė.
Se ēfarė ka ndodhur me Joni Peēin, kėtė nuk mund ta themi me siguri, por jemi mėse tė bindur, qė atelieja e tij e dikurshme tashmė nuk ekziston, ndėrsa vajzat qė sfiluan pėr “Tirana Fashion Week”, nuk kanė marrė ende pagesat pėrkatėse. Duket se sėrish do tė detyrohemi tė shkruajmė pėr “Tirana Fashion Week”, njė aktivitet qė nuk lė shumė mbresa nė kujtesė, por ku nis gjithēka. Realisht ėshtė mė mirė tė shkruajmė pėr gjėra tė reja, por ndodh ndonjėherė, qė e reja gjendet edhe tek e shkuara. Pas trumbetimit me zė tė lartė, qė iu bė “Tirana Fashion Week”, nga vetė organizatorėt e kėtij aktiviteti, tashmė pakėnaqėsitė dalin prej pjesėmarrėsve nė sfilatė. Zėrat vijnė nga vetė bukuroshet, qė sfiluan. Ndėrsa vajzat, (disa prej tyre edhe me pėrvoja tė mėparshme nė fushėn e modės) kishin pranuar tė dilnin mbi pasarelė pėrkundrejt njė pagese simbolike, ende nuk po shohin frytet e punės sė tyre. Jo se bėhet fjalė pėr ndonjė shumė tė madhe parash, por mė tepėr pėr kėnaqėsinė e njė pune, duke pasur parasysh edhe moshėn e tyre tė re dhe hapat e parė nė fushėn e modės. Janė rreth 40 persona, vajza dhe djem pjesėmarrės nė sfilatat e zhvilluara nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės, tė cilėt ende nuk janė paguar nga “Joni Peēi Fashion Group” pėr pjesėmarrjen e tyre nė “Tirana Fashion Week”, mė shumė se dy javė mė parė. Disa prej tyre kanė kontaktuar me Jonin gjatė kėsaj periudhe dhe stilisti iu ėshtė pėrgjigjur, qė shumė shpejt sapo sponsorėt tė paguajnė, edhe ata do tė kenė paratė. Ndėrkohė dikush tjetėr pohon, se ka mėsuar, qė tė gjithė modelet do tė paguhen, por pasi Joni tė kthehet nga Italia, ku do tė shkojė pėr njė javė. E ndėrsa disa janė me shpresėn, qė do tė paguhen, tė tjerė nuk besojnė mė qė kjo tė ndodhė. Por jo tė gjithė preferojnė tė flasin dhe tė tregojnė se si janė realisht faktet. Frensi dhe Anada, janė dy prej vajzave tė cilat konfirmojnė lajmin dhe qė shtojnė gjithashtu se asnjė prej modeleve nuk ėshtė paguar. “Kemi kontaktuar me Jonin dhe na ka thėnė se pas disa ditėsh do tė na japė DVD-tė e regjistruara dhe pagesat”, shprehet Anada, e cila shton se ndoshta kjo do tė ndodhė pasi stilisti tė kthehet nga Italia, ku do tė qėndrojė gati njė javė”. Tė njėjtėn pėrgjigje jep edhe Frensi, e cila shprehet, se Joni i ka thėnė, qė do tė paguajė pasi tė marrė paratė nga sponsorėt. E ndėrkohė tė tjerė preferojnė tė mos flasin e tė mos japin detaje, por gjithsesi pranojnė qė pagesat nuk janė bėrė. Njėkohėsisht, shumė prej vajzave modele, presin tė shohin veten si modele nė “Fashion TV”, ashtu si Joni Peēi iu kishte premtuar, por asnjė dritė jeshile nė horizont. E ndėrsa modelet vuajnė ēėshtjen e pagesave, njė tjetėr lajm mbėrrin tashmė jo nga “Joni Peēi Fashion Group”, por nga atelieja e stilistit. Paparaci ynė, pėrmes fotove qė ka sjellė nė redaksi konstaton se atelieja e Jonit nuk figuron mė si e tillė. Ambienti ėshtė i zbrazėt, ndėrsa duket se gjithēka qė i pėrkiste atij, tani nuk ndodhet mė aty. Nga sa mėsuam prej personave qė banonin aty pranė, stilisti kishte shpėrngulur gjithēka mbrėmjen e sė enjtes dhe ishte larguar. Pėrpara pallatit nuk ndodhej as makina e tij “Volvo”, qė zakonisht parkohej aty. Nuk dimė nėse Joni do ta shpėrngulė diku tjetėr atelienė e tij tė punės, apo ka pasur ndonjė arsye tjetėr pėr tė cilėn e ka mbyllur atė. E tė gjitha kėto lajmė mbėrrijnė vetėm dy javė, pas pėrfundimit tė “Tirana Fashion Week”, njė aktivitet pėr tė cilin u tha se do tė ishte i pėrvitshėm, por qė duket se nuk nisi aspak me kėmbė tė mbarė. Sepse nėse nė sallė gjatė gjithė javės ishin tė paktė personazhet VIP, nė sfilatė munguan stilistėt ballkanikė, tė cilėve iu ishte kushtuar gjithė aktiviteti. Mirela Nurēe, stilistja nga Deēani i Kosovės Suzana Susuri, stilisti nga Maqedonia Nenad Sekiraski, “Dielli Fashion” po nga Kosova, “Gledis” po nga Shqipėria, Joni Peēi, si dhe Fatina Dibra e lindur nė Tiranė, e diplomuar nė Athinė dhe pėrfaqėsoi Greqinė nė kėtė eveniment. Janė kėta emrat e stilistėve pjesėmarrėse nė “Tirana Fashion Week”. I vetmi joshqiptar pjesėmarrės ishte Nenad Sekiraski.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Joni Peēi nuk paguan modelet dhe braktis atelienė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Zona Administrative :: Tema tė kaluara-
Kėrce tek: