Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Unė, mėsuesja me shami

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Unė, mėsuesja me shami   1/2/2009, 01:35

Qė nga njė dhjetori 2008 nuk mė lejohet tė vazhdoj punėn si mėsuese pėr shkak se e kam vėnė shaminė.
Shkruan: Minire Pantina


Qė nga njė dhjetori 2008 nuk mė lejohet tė vazhdoj punėn si mėsuese pėr shkak se e kam vėnė shaminė. Moslejimi pėr tė punuar nuk ėshtė e gjitha ajo, qė, unė, tė paktėn deri sa po i shkruaj kėta rreshta nė kompjuterin tim, mė bėn tė ndiej njė nostalgji pėr njė shtet ligjor dhe demokratik. Kam dėgjuar dhe parė shumė fyerje pėr shaminė, dhe, natyrisht, mė shumė fjalė tė mira dhe krenari. Qė nga njė dhjetori 2008 e deri mė sot (22 janar 2009), pėrveē njė dokumenti qė mė tregohet qė tė mos lajmėrohem nė punė, derisa DKAK-ja tė merrė njė vendim, nuk mė jepet asnjė shpjegim konkret me shkrim dhe, ēuditėrisht, vetėm fjalė dhe premtim se sė shpejti do ta kesh njė vendim me shkrim. Tė gjitha adresat e kėrkuara qė tė kėrkoj drejtėsi ligjore, qė nga shkolla ku kam dhėnė kontributin tim, nė Ministrinė e Arsimit, tek kryetari i komunės, mė dėrgojnė nė njė adresė tė vetme: Drejtoratoria e Arsimit dhe Kulturės nė Klinė dhe tek drejtoresha e saj, Tushė Mehmetaj janė pėrgjegjėse pėr tė pranuar ose pėr tė pėrjashtuar nga puna. Tė njė zėri tė gjithė. Asgjė mė tepėr nuk kėrkova pėrveē njė vendimi me shkrim ku tė mė sqarohej se ēfarė shkelje ligjore bėra qė s'kam tė drejtė tė punoj. Dhe, sot, (22 janar 2009), pra, vetėm sot mė vjen vendimi me shkrim i shumėpritur. Pas njė telefonate tė bėrė dje nė kėtė drejtori, pėrfundimisht na premton njė zyrtarė se nesėr do ta keni dokumentin gjithsesi. Meqenėse nuk isha e pranishme vetė pėr ta marrė kėtė dokument, ma sjell burri im, i cili ishte nė punė atje. Dhe, tani, dukumentin e kam, por, me njė datė tjetėr. Madje, asnjėherė nuk kam parė njė dokument zyrtarė tė ndonjė institucioni qė nuk shkruan datėn e saktė tė lėshimit. Dhe, pikėrisht kėtu edhe fillon nostalgjia ime pėr shtetin ligjor. Kushdo mund ta shikojė kėtė dokument dhe ta interpretojė si tė dojė. Por, aty ėshtė e shėnuar data 2. 12. 2008, dhe, drejtoresha nuk pranon tė nėnshkruajė (e pėrsėris, ishte burri im pėr ta marrė) se kėtė e mora sot (mė 22. 01. 2009) dhe jo me datėn 02. 12. 2008.
Atėherė, lexuesit e kėtyre rreshtave do tė pyesin: Pėrse drejtoresha nuk pranon tė nėnshkruajė datėn e saktė tė lėshimit tė dokumentit. Pėrgjigjen, tė paktėn unė mendoj ashtu, e gjeta nė fundin e kėtij dokumenti. Kėtu shkruan:" KĖSHILLA JURIDIKE: Ndaj kėtij aktvendimi mėsimdhėnėsja mund tė parashtrojė ankesė nė afat pre 30 ditėsh Komisionit......" Unė, nuk dua tė bėhem avokate pėr ta interpretuar kėtė dokument, ngase, edhe kėta rreshta po i shkruaj nė nguti dhe aspak s'kam dėshirė qė ēėshtja e shamisė sime tė bėhet hit medial. Por, tridhjetėditėshi qė shėnohet nė kėtė dokument pėr t'u ankuar kaloi akoma pa e marrė. Kėshtu ėshtė sipas matematikės sime. Kėtė e dėshmoj me shumė dėshmitarė se ky dokument ėshtė dhėnė sot. Nėse ka nevojė do t'i pėrmendim. Madje, kam edhe dėshminė tjetėr, qė mė datėn 14. 01. 2009 ju drejtohem Drejtorisė sė arsimit dhe kryetarit tė komunės, me shkrim, (i kam tė protokoluara shkresat) pikėrisht pėr tė kėrkuar njė vendim me shkrim pėr statusin tim tė punės.

Tani, ju drejtohem me emėr tė pėrgjithshėm: Pushtetarė! Ndonėse kam votuar pėr kėtė pushtet, kam punuar edhe pa pagesė kur ka qenė nevoja e kontributit tim pėr tė fituar pikėrisht kėta qė sot janė nė pushtet. Sot, nuk e di se cili ėshtė kufiri pėr t'u quajtur diēka diskriminim. Heshta pėr gati dy muaj. Asnjė gazetari nuk ia hapa telefonin sepse nuk doja ta bėja publike se jam diskriminuar nė shtetin tim pėr shkak tė bindjeve tė mia fetare. Jam larguar nga shkolla me fjalė goje. Pas pesė ditėsh ma japin njė dokument pėr tė mos u lajmėruar nė punė, ndėrsa tani, dokumentin tjetėr, se jam suspenduar. Tė dy dokumentet janė tė njė date. Tė dy dokumentet nė kundėrthėnie me njėri-tjetrin. Nė bazė tė cilit dokument tė ankohem! Nuk besoj se dikush nga ju mund tė mendojė se shkeljet e tilla tė detyrės janė tė rregullta. Apo, ndoshta koha e tranzicionit i lejon?!

Unė do t'i drejtohem pėrsėri organeve kompetente dhe, tė paktėn, kėsaj radhe, shpresoj se nuk do ta ndiejė mė kurrė vetėn tė pa mbrojtur nga ligji. Ama ligji, ēfarėdo ēoftė ai.

Ofertė pėr ta mohuar vetveten

Drejtoresha e DKAK-sė nė Klinė, mė herėt mė dha kėtė ofertė: Heqe shaminė dhe mund tė shkosh nė mėsim pėr tė vazhduar punėn. Nga ky kontekst unė publikisht shtroj kėtė pyetje: Nėse kushti pėr tė punuar si mėsuese ėshtė heqja e shamisė, atėherė, mė tregoni se ēfarė vlere ka reklamimi i flokėve nė cilėsinė e mėsimdhėnies? Pra, cili ėshtė kriteri pėr njė mėsuese? Ajo qė ėshtė brenda nė kokė apo ajo jashtė saj?!

Nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, nė nenin 38, paragrafi 2 shprehimisht thuhet: Liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė ngėrthen tė drejtėn pėr tė pranuar dhe pėr tė manifestuar fenė, tė drejtėn pėr tė shfaqur bindjet personale dhe tė drejtėn pėr tė pranuar ose refuzuar pėr tė qenė anėtarė i njė bashkėsie ose grupi fetar. Gjithashtu, unė nuk kam gjetur asnjė ligj qė e ndalon qytetarin nga manifestimi dhe shfaqja e bindjeve fetare. Mirėpo, nė shtetin tonė kjo ndalesė ndodh pėr nxėnėset dhe mėsueset, nė mos nė njė rrafsh mė tė gjerė. Pėrderisa shamia ėshtė obligim fetar sipas besimit mysliman, atėherė ndalesa e saj nė vendin e punės domosdo bie nė kundėrshtim me kėtė qė thuhet nė kushtetutė, nė paragrafin qė cekėm dhe nė paragrafėt 1 dhe 3 tė kėtij neni, ku thuhet: 1. Liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė, ėshtė e garantuar. 3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij/saj. Nga ky kontekst, pėrsėri pyes: Pėrse femra myslimane kufizohet nė shfaqjen e lirisė sė besimit? Mandej, ku ėshtė liria e veshjes? Ku dhe nė cilin nen tė ndonjė ligji shkruan se si duhet tė vishesh pėr tė qenė mėsuese? Nė emėr tė lirisė sė veshjes vesh kushdo ēfarė tė dojė, por, mjerisht kjo nuk bėhet edhe pėr fėmren e cila shaminė e ndien si obligim tė vetin fetar.

Integrim apo lėndim i demokracisė?!

Shamia quhet propagandė fetare, por, quditėrish, ata qė e quajnė, sikur nuk i shohin vetė nėnat e tyre me shami. Pra, ta mohosh njė gjė qė vetė nėnat dhe gjyshet tona e kanė dhe e kanė pasur, nė radhė tė parė, mendoj unė, ėshtė mohim i traditės dhe qenies sonė kulturore dhe fetare. Unė nuk e di njė gjė e tillė sot tė ndodhė ndokund nė botė. Tė gjitha qeveritė tona qė kanė kaluar nėpėr kėtė kohė tranzicioni, i kanė trumbetuar thėnies se ne jemi nisur drejt rrugės pėr nė integrimin evropian. Por, mohimi i tė drejtės pėr tė punuar me shami bie ndesh me kėtė pohim. Nė Evropė askush nuk e mohon asnjė pjesė tė fesė dhe traditės sė vet. E kanė mėsimin fetar nėpėr shkolla, madje, nė Gjermani, kam familjarė qė nė bankat e shkollave tė tyre ka plot nxėnėse me shami. Ndėrsa, nė Angli, kėto ditė kam gjetur lajmin se ka edhe police tė uniformuara me shami. Kurse, Barak Obama, kur e dha betimin si president e vuri dorėn mbi Bibėl dhe u betua. Atij nuk i erdhi turp nga kjo sepse ajo qė ėshtė e popullit tė tij e manifestoi me krenari.

Tek ne, pushtetarėt akoma nuk duan ta kuptojnė se qindra vjet traditė nuk shlyhen. Ky zė kundėr shamisė a nuk ėshtė zė kundėr nderit tė nėnave dhe gjysheve tona?! A nuk jemi mėsuar qė pamjet e shamisė t'i shohim qė nga lindja?! Nė shtėpi, nė rrugė, afėr qendrės sė Klinės gjendet shtatorja "Nėnė Tereza" me simbolin e shamisė nė kokė. Madje, do tė jetė e vėshtirė tė gjendet njė nėnė dėshmori qė tė mos ketė shami.

Nė vend tė zėrit kundėr shamisė, pushtetarė, ndėrtojeni infrastrukturėn e demokracisė. Respektojeni manifestimin e besimit tė secilės qytetare, edhe kur ajo ėshtė mėsuese, mjeke, inxhiniere. Mos ia ngulfatni energjinė dhe vullnetin pėr tė punuar vetėm pėr shkak se mbajnė shami, por, filloni t'i vlerėsoni nė bazė tė profesionalizmit sepse shteti ynė ka nevojė pėr tė gjithė.

Dhe, mbi tė gjitha ……….

Shaminė e kam vėnė sipas preferencės sime personale tė veshjes dhe tė shprehjes sė lirė tė besimit tim. Krenohem qė e mbaj. Gjatė punės sime mė se pesėvjeēare si mėsuese, mendoj, se kam dhėnė kontributin tim profesional dhe, kur kjo gjeneratė nxėnėsish tė integrohet nė botėn e zhvilluar, do t'i kujtojė me habi njerėzit qė njė ditė e larguan mėsuesen e tyre vetėm pėr shkak se mbante shami.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Unė, mėsuesja me shami
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: