Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Si ta bėni gruan tuaj tė lumtur!?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Si ta bėni gruan tuaj tė lumtur!?   1/2/2009, 01:27

SI TA BĖNI GRUAN TUAJ TĖ LUMTUR!?
Shkruar nga Shejh Muhammed Abdul-Halim Hamid
e enjte , 11 janar 2007
(Kjo qė vijon ėshtė pjesa e parė e pėrmbledhjes sė librit “Si ta bėni gruan tuaj tė lumtur!” nga Shejh Muhammed Abdul-Halim Hamid)

1. Pranim i bukur

Pas kthimit nga puna, shkolla, udhėtimi, ose ēka do qė ju ka ndarė:

- Filloni me njė pėrshėndetje tė mirė.

- Filloni me Esselamu Alejkum dhe me buzėqeshje. Selami ėshtė sunet dhe dua pėr atė nė tė njėjtėn kohė.

- Shtrėngoni duart me tė (pėrshėndetuni me dorė) dhe lėrini lajmet e kėqija pėr mė vonė!


2. Tė folurit e ėmbėl dhe ftesa mahnitėse

- Zgjidhni fjalė, tė cilat janė pozitive dhe largohuni atyre qė janė negative.
- Keni kujdes nė atė qė flitni dhe kushtoni vėmendjen kur ajo flet.
- Flitni me qartėsi dhe pėrsėritni fjalėt nėse ka nevojė derisa ajo tė kuptojė.
- Thirreni me emra tė mirė, tė cilėt i pėlqejnė asaj, p.sh. e dashura ime, loēkė, etj.

3. Dashamirėsia dhe rekreimi

- Kaloni kohė duke biseduar sė bashku.
- Tregoni asaj lajme tė mira.
- Pėrkujtoni ēastet e mira qė keni kaluar sė bashku.


4. Lojėrat dhe zbavitjet

- Bėrja e shakave dhe sensi pėr humor.
- Loja ose garimi me njėri-tjetrin nė sport ose diēka tjetėr.
- Dalja pėr tė parė forma tė lejuara (hallall) tė zbavitjes.
- Largimi prej gjėrave tė ndaluara (haram) si forma tė zbavitjes.


5. Ndihma nė shtėpi

- Kryerja e punės qė ndihmon dhe tė cilėn ju si individ mund apo pėlqeni ta kryeni nė shtėpi, sidomos kur ajo ėshtė e sėmurė ose e lodhur.
- Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė jetė e qartė dhe e dukshme se burri e ēmon punėn e vyeshme tė gruas.


6. Konsultimi

- Nė mėnyrė specifike nė ēėshtjet familjare.
- Dhėnia e ndjenjės se mendimi i saj ėshtė i rėndėsishėm pėr ty.
- Analizimi i mendimit tė saj me kujdes.
- Tė jeni tė gatshėm tė ndėrroni mendimin tuaj pėr mendimin e saj nėse ėshtė mė i mirė.
- Falėnderimi pėr ndihmėn qė ka dhėnė me mendimet e veta.


7. Vizitimi i tjerėve

- Zgjedhja e njerėzve tė edukuar mirė e tė pjekur me tė cilėt do tė ndėrtohen marrėdhėnie. Ka shpėrblim tė lartė nė vizitimin e kushėrinjve dhe njerėzve tė devotshėm. (Jo duke humbur kohė gjatė kėtyre vizitave!).
- Tė ketė kujdes pėr sjellje islame gjatė vizitave.
- Mos ta detyrojė t’i vizitojė ata, me tė cilėt nuk ndjehet e rehatshme.


8. Sjellja gjatė udhėtimit

- Ofroni lamtumirėn dhe pėrshėndetje tė ngrohtė si dhe kėshilla tė mira.
- Le t’i thotė qė tė lutet pėr te.
- Kėrko prej kushėrinjve tė devotshėm dhe shokėve qė tė kujdesen pėr familjen gjatė mungesės sate.
- Jepi tė holla tė mjaftueshme pėr gjėrat pėr tė cilat mund tė ketė nevojė.
- Mundohuni qė tė mbani kontakt me te qoftė me telefon, e-mail, letra, etj.
- Kthehuni sa mė shpejt.
- Sillni njė dhuratė pėr tė!
- Tentoni qė tė mos ktheheni nė kohė tė papritur ose gjatė natės.
- Merreni me vete nėse ėshtė e mundur.

9. Mbėshtetja financiare

- Burri duhet tė jetė zemėrgjerė brenda mundėsive tė tij financiare. Ai nuk duhet tė jetė koprrac me tė hollat e tij (por jo edhe shkapėrdar).
- Ai fiton shpėrblime pėr tė gjitha shpenzimet pėr mirėmbajtjen e saj, madje edhe pėr njė copė tė vogėl tė bukės me tė cilėn e ushqen me dorėn e vet (sipas hadithit).
- Ai me tė madhe nxitet qė t’i jap tė holla asaj para se ajo tė kėrkojė.


10. Parfumosja (me erėra tė mira) dhe zbukurimi fizik

- Praktikimi i sunetit nė largimin e qimeve prej vendeve tė turpshme dhe nėnsqetullave.
- Gjithmonė tė jetė i pastėr dhe i rregulluar.
- Tė vendos parfum pėr tė.


11. Marrėdhėnie (seksuale)

- Ėshtė e obligueshme qė tė kryhet zakonisht (nė mėnyrė tė rėndomtė) nėse nuk keni arsyetim (sėmundje, etj.).
- Filloni me “Bismilah” dhe me duanė e tė Dėrguarit.
- Kryeni hyrjen vetėm nė vendin e pėrshtatshėm (jo nė anus).
- Filloni me paralojė duke pėrfshirė fjalė dashurie.
- Vazhdoni derisa e keni kėnaqur dhe pėrmbushur edhe dėshirėn e saj.
- Pas kėsaj relaksohuni dhe bėni shaka.
- Largohuni marrėdhėnieve gjatė menstruacioneve, pasi qė ėshtė haram.
- Bėni ēka tė mundeni qė tė mos e dėmtoni nivelin e turpit dhe modestisė siē ėshtė heqja e teshave sė bashku, nė vend se tė kėrkojė qė ajo t’i heq e para derisa ai e shikon atė.
- Gjatė marrėdhėnies shmanguni prej pozitave, tė cilat mund tė jenė tė dėmshme pėr tė, si pėr shembull, duke shkaktuar shtypje nė gjoksin e saj dhe duke bllokuar ajrin e saj, sidomos nėse jeni tė rėndė.
- Zgjidhni kohė tė pėrshtatshme pėr marrėdhėnie dhe bėhuni tė kuptueshėm pasi qė ajo ndonjėherė mund tė jetė e sėmurė ose e stėrlodhur.


12. Mbrojtja e intimitetit dhe fshehtėsive

- Largohuni prej shpalljes sė informatave private siē janė fshehtėsirat nga dhoma e fjetjes, problemet e saj personale dhe ēėshtje tjera private.


13. Dhėnia e ndihmės nė dėgjueshmėrinė ndaj Allahut

- Zgjohuni nė pjesėn e tretė tė natės tė falni “kijamul lejl” (namaz nafile qė kryhet gjatė natės me suxhud dhe ruku tė gjatė).
- Mėsojani asaj atė qė e dini prej Kur’anit dhe tefsirit.
- Mėsojani asaj “Dhikrin” (mėnyra tė ndryshme pėr ta pėrkujtuar Allahun sipas shembullit tė tė Dėrguarit) nė mėngjes dhe nė mbrėmje.
- Nxiteni qė tė harxhojė tė holla pėr hir tė Allahut siē ėshtė sadakaja (lėmosha).
- Merreni nė haxh ose nė umre kur keni mundėsi financiare pėr ta bėrė kėtė.


14. Tregimi i respektit ndaj familjes sė saj dhe shokėve

- Merreni qė ta vizitojė familjen e saj dhe kushėrinjtė, e sidomos prindėrit e saj.
- Ftoni ata qė ta vizitojnė atė dhe mirėpritni.
- Jepni dhurata nė raste tė veēanta.
- Ndihmoni kur ka nevojė me tė holla, mund, etj..
- Mbani marrėdhėnie tė mira me familjen e saj pas vdekjes sė saj nėse ajo vdes e para.

Po ashtu nė kėtė rast burri nxitet qė tė veprojė sipas sunetit dhe tė vazhdojė tė jap prej asaj qė ajo ka dhanė gjatė jetės sė saj, shoqeve tė saj dhe familjes.


15. Stėrvitja dhe kėshillimi islam

Kjo pėrmban:
- Themelet e Islamit.
- Detyrat dhe tė drejtat e saj.
- Leximi dhe shkrimi.
- Nxitja e saj qė tė marrė pjesė nė ligjėrata dhe tubime shkencore.
- Rregullat islame dhe dispozitat lidhur me gratė.
- Blerja e librave islame dhe kasetave pėr bibliotekėn e shtėpisė.

16. Xhelozia e mirė

- Sigurohuni qė ajo tė mbajė hixhab tė pėrshtatshėm para se tė dalė prej shtėpisė.
- Ndaloni pėrzierjen me meshkujt jo-mahrem.
- Largohuni prej xhelozisė sė tepruar. Shembuj tė kėsaj janė:

a) Duke analizuar secilėn fjalė dhe fjali qė ajo e thotė duke i mbingarkuar fjalėt e saj me kuptime, tė cilat ajo nuk i ka menduar.
b) Duke ia ndaluar asaj qė tė dalė prej shtėpisė kur arsyet pėr kėtė janė tė drejta.
c) Duke ia ndaluar qė t’i pėrgjigjet telefonit, etj..


17. Durimi dhe butėsia

- Problemet priten nė ēdo martesė, prandaj kjo gjė ėshtė normale. Ajo qė ėshtė e gabuar janė reagimet e tepėrta dhe zmadhimi i problemeve deri sa tė shkaktojė prishjen e martesės.
- Zemėrimi duhet tė tregohet vetėm atėherė kur ajo i tejkalon tė gjithė kufijtė e Allahut (subhanehu ve teala), duke i vonuar namazet, duke u marrė me pėrgojim, duke shikuar gjėra tė ndaluara nė TV, etj..

- Faljani gabimet qė ajo i bėn ndaj juve (shiko numėr 18).
- Si mund qė mė sė miri t’ia pėrmirėsoni gabimet e saj?:
a) Sė pari, me kėshilla tė qarta dhe qė nėnkuptohen, disa herė me radhė.
b) Mandej duke ia kthyer shpinėn asaj nė krevat (duke i shprehur ndjenjat tuaja, pakėnaqėsinė dhe qortimin). Vėreni se kjo nuk do tė thotė qė ta lėni dhomėn e fjetjes e tė kaloni nė njė dhomė tjetėr, apo duke e braktisur shtėpinė dhe pėr tė shkuar nė ndonjė vend tjetėr, ose tė mos bisedohet me tė.
c) Zgjedhja e fundit ėshtė qė lehtė t’i mėshohet asaj (atėherė kur lejohet). Nė kėtė rast burri duhet ta ketė nė konsideratė kėtė qė vijon:
* Ai duhet ta dijė se ėshtė sunet qė t’i largohet rrahjes sikur qė edhe i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka bėrė, duke mos rrahur asnjėherė ndonjė grua tė tij ose rob.
* Ai duhet ta bėjė kėtė vetėm nė raste ekstreme tė mosdėgjueshmėrisė, p.sh. duke refuzuar shpeshherė pa arsye marrėdhėniet seksuale, nė mėnyrė konstante duke mos u falur nė kohė, duke e braktisur shtėpinė pėr periudha tė gjata tė kohės pa leje, dhe refuzimi qė t’i tregojė atij se ku ka qenė, etj..

* Nuk duhet tė bėhet pėrveē pasi ėshtė larguar nga krevati dhe pasi qė ėshtė zhvilluar biseda me tė siē ėshtė pėrmendur nė Kur’an.
* Ai nuk duhet t’i mėshojė fuqishėm me qėllim qė ta dėmtojė, ose t’i mėshojė nė fytyrė ose nė pjesėt tjera tė ndjeshme tė trupit.
* Ai nuk duhet ta turpėrojė siē ėshtė rasti me rrahjen me kėpucė, etj..


18. Falja dhe ndėshkimi i pėrshtatshėm

- Mbajtja llogari vetėm pėr gabimet mė tė mėdha.
- Faljani gabimet qė janė bėrė nė drejtim tė tij (burrit), por mbani llogari pėr gabimet e bėra nė drejtim tė Allahut, p.sh. vonimi i namazit, etj..

- Pėrkujtojani vetes tė gjitha tė mirat qė ajo i bėn sa herė qė tė bėjė ndonjė gabim.
- Mbani mend se tė gjithė njerėzit gabojnė prandaj mundohuni tė gjeni arsye pėr tė, siē mund tė jetė rasti se ajo ėshtė e lodhur, e pikėlluar, e ka ciklin e saj mujor ose se pėrkushtimi i saj ndaj Islamit ėshtė nė rritje.
- Shmanguni sulmeve ndaj saj pėr shkak tė ushqimit tė keq pasi qė i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) asnjėherė nuk ka fajėsuar asnjė prej grave tė tij pėr kėtė. Nėse e pėlqen ushqimin, ai hanė, dhe nėse nuk e pėlqen atėherė ai nuk hanė dhe nuk komenton.
- Para se tė deklarojė se ajo ėshtė nė gabim, tentoni prirje tjera indirekte, tė cilat janė mė tė lehta sesa akuzimet direkte.
- Largohuni prej pėrdorimit tė ofendimeve dhe fjalėve, tė cilat dėmtojnė ndjenjat e saj.
-Atėherė kur bėhet e nevojshme tė diskutohet ndonjė problem pritni qė tė jeni nė vetmi dhe larg prej tė tjerėve.
- Tė pritni derisa zemėrimi tė bie pak, sepse tė ndihmon qė tė mbani kontrollin e fjalėve tuaja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Si ta bėni gruan tuaj tė lumtur!?   1/2/2009, 01:34

1. Mos e nenqmo gruan tende.Nenqmimi te cilin ia drejton asaj mbetet i skalitur ne mendjen dhe shpirtin e saj. Nenqmimi me i rende te cilin gruaja asnjehere nuk do ta fale ne zemren e saj,madje edhe nese ta fal me gjuhe, eshte nese zemrohesh teper dhe e lendon, e shane, ia mallkon nenen dhe babain, ose dyshon ne deliresine e saj.

2.Sillu mire me gruan tende,edhe ajo do te sillet mire me ty.Beja me dije se eshte e rendesishme se edhe vetvetja jote, se deshiron ta besh te lumtur dhe te kujdesesh per shendetin e saj.Flijohu per te, psh.kur eshte e semure, aq sa te mundesh.

3.Dije se gruaja yte deshiron qe te rrish me te dhe te bisedosh me te per cdo gje qe te bie ne mend.Mos u kthe ne shtepi me fytyre te mrrolur dhe pamje te ngryset i heshtur dhe memec.Kjo e ben ate te brengosur dhe te dyshoje.

4.Mos ia impono gruas profesionin tend,qe ka te beje me mesimet dhe specialitetet tua.Nese psh: je profesor i astronomis mos prit qe edhe ajo te merret me ate profesion.

5.Behu i drejte ne jeten tende,edhe ajo do te jete e tille.Nje fjale e urte thote: "Nese ti je i ndershem edhe gruaja jote do te jete e ndershme."Mos e drejto shikimin tend kah ajo qe eshte e ndaluar,qofte ajo ne rruge apo ne ekranin televiziv.

6. Mos shkakto xhelozi te gruaja jote duke i thene kohe pas kohe se do te martohesh me ndonje tjeter ose se je i interesuar per nje grua tjeter.Ate kjo e godet ne zemer dhe dashurine e saj e shndrron ne brenge,dyshim dhe mendime.Shpesh keto ndjenja reflektohen ne vshtiresi te ndryshme trupore,dhembje koke,ose dhembje te tjera dhe keshtu burri e dergon gruan prej nje mjeku ne mjekun tjeter.

7.Mos ia perkujto mangesite qe i kan ndodhur ne raste te caktuara.Mos e turpero per shkak te ketyre gabimeve e sidomos para te tjereve.

8.Rishqyrtoi kohe pas kohe shprehite tua dhe nderroi.Nuk eshte e nevojshe qe vetem gruaja ti nderroje shprehite e saj,e ti perqendrohesh ne sjelljen tende.Largohu prej asaj qe e hidheron gruan tende,madje edhe nese ajo eshte mahi.

9.Perfito nga cilesite e mira te gruas tende.Sa burra jane lidhur me fort per fene e tyre,duke i pare grate e tyre duke u falur dhe sillen mire.

10.Behu i matur dhe mos u zemro.Zemerimi eshte baze e urrejtjes dhe mospajtimit.Nese gabon ndaj gruas tende,kerko falje prej saj.Mos bjer te flesh i hidheruar prej saj,e ajo te qaje e te vuaj.Behu i vetdijshem se ajo per qka je hidheruar me te ne realitet eshte gje e pavlefshme e cila nuk meriton ta turbulloje jeten tuaj, bashkeshorten.Kjo nuk meriton reagim te tille.Kerko strehim te Allahu nga shejtani i mallkuar.Qetesohu dhe kupto se mes teje dhe gruas tende ka dashuri aq te madhe saqe nuk vlen te neperkembet.

11.Frymezoje gruan tende me vetebesim.Mos lejo qe ajo te behet sateliti cilli sillet rreth teje dhe sherbetore e cila kryen urdherat e tua.Jo! Trimėroje
qe te jete personalitet i pavarur,se i ka qendrimet dhe vendimet e veta.Keshillohu me te per cdo gje dhe drejtoju me fjale te mira.
Pranoje mendimin e saj nese eshte ne te drejte dhe thuaja kete.Nese mendon se ti je ne te drejte,mundohu t ia spjegosh ne menyre te bute.

12.Falenderoje nese te kryen ndonje pune ose te keshillon per dicka. Pejgamberi a.s., ka thene: "Kush nuk falenderon njerezit, ai nuk e ka falenderuar Allahun"

13.Permbaju nga ofendimet dhe qortimet. Mos e krahaso me farefiset e tua, sjellja e te cilave te pelqen, qe ta besh shembull qe nuk mund te arrihet.Mos thuaj se ajo nuk mund te krahasohet me to.

14.Mundohu t ia sigurosh mundesite qe do te triumfosh ne arsimim dhe perparim.Nese ajo deshiron te marre ndonje titull shkencor,lehtesoje kete nese kjo nuk kurndershtohet me principet e fese dhe nese kjo nuk i pengon ne kryerjen e puneve familjare dhe te shtepise.Kushtoi kujdes cdo suksesi te saj.

15.Behu bashkbisedues i mire i saj.Degjoje kur ajo flet,sepse kjo e liron ate nga brengat dhe veshtiresite.Asesi mos e provoko dhe mos e shtyej te genjeje.Per fat te keq disa gra nuk dine te ndalen se foluri.Disa gra flasin keq per familjen e burrit dhe farefisin.Ne kete rast sillu me te me urtesi dhe keshilloje.

16.Beja me dije se me ty eshte e sigurt nga cdo rrezik, se ti nuk mund ta lesh pas dore e as te largohesh prej saj.

17.Beja me dije se ti materialisht do te kujdesesh per te,sa do qe te jete gjendja e saj modeste.Mos e shtrij doren ne pasurine te cilen e ka trasheguar nga babai i saj.Feja nuk te lejon te uzurposh pasurine e saj.Mos u bej koprrac me pretekst se ajo eshte e pasur.Sado e pasur qe te jete ajo ka nevoje psikologjike te ndjeje se ti je zavendesim i vertet i babait te saj.

18.Ruaja nga lidhjet shoqerore te ndaluara.Shume shtepi jane rrenuar per shkak te ketyre lidhjeve.

19.Harmonizoje dashurine ndaj gruas tende,ndaj familjes dhe prinderve.Mos lejo qe njera ta mbisnoje tjetren,dhe njera te duroje per shkak tjetres. Secilit jepja te drejten qe i takon.

20.Sillu me bashkeshorten tende ashtu siq deshiron qe ajo te sllet me ty.Ajo e do te ti ate qe ti e don te ajo.Ibn Abbasi radijallahu anhu,thote :"Une zbukurohem per gruan time ashtu siq deshiroj qe ajo te zbukurohet per mua"

21.Ofroj argetim te mjaftueshem jasht shtepise si ne lloj nderrimi.Kjo posaqerisht mund te realizohet para se te lindin femijet.

22.Shoqeroje ne punet te cilat edhe ajo ty do te shoqeroje.Vizitoje familjen e saj, dhe mbaj raportet dhe relacionet e mira ndaj familjes se saj.

23.Mos lejo te behet xheloze ndaj punes tuaj te tepruar.Mos lejo te ta marre tere kohen,posaqerisht gjate vikendeve.Mos u largo prej saj duke u angazhuar ne pune posaqerisht gjate vikendeve,qofte ajo ne shtepi ose jashte shtepise. Keshtu nga bashkshortja do ta largosh merzine.

24.Kur te dalesh nga shtepia,kerko prej saj te lutet per ty.Kur te kthehesh ne shtepi mos u befaso.Ajo ne kete menyre nuk do te jete e pergaditur per takimin me ty,por edhe ndoshta do te jete ne gjendje ne te cilen nuk do te kishe deshire ta takosh.

25.Shikojeni jeten nga i njejti aspekt. Pejgamberi a.s., ka thene: "Pranojeni rekomandimin qe me grate te silleni mire.Vertete gruaja eshte krijuar nga brinja.Laku me i madhe i brinjes eshte me lart.Nese provon ta drejtosh ,do ta thyesh,e nese e le si eshte,mbetet i shtrember.Andaj pranojeni rekomandimin qe grave tu beni mire."

26.Mundohu ti ndihmosh gruas ne disa pune te shtepise.Pejgamberi a.s. keshtu eshte sjellur me grate e tij,duke iu ndihmuar atyre ne punet e shtepise. AISHA r.a. thote:"Ai i ndihmonte gruas se tij,e kur vinte koha e namazit dilte ne xhami"

27.Mundohu te mos i veresh disa mangesi te gruas tende.Dije se ajo ka virtyte dhe miresi te cilat i mbulojne ato mangesi.Pejgamberi a.s. ka thene :"Nuk duhet besimtari te hidherohet me besimtaren.Nese hidherohet me disa veprime te saj, me disa te tjera eshte i kenaqur"

28.Burri eshte i detyruar te luaj me bashkeshorten e tij.Pejgamberi a.s. le te jete shembull per ty ne kete :"Perse nuk je martuar me Bekrin,qe te luaj ai me ty dhe ti te luash me te "

29.Degjoje kritiken e gruas tende me zemer te hapur.

30.Sillu mire me femijet dhe gruan tende
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si ta bėni gruan tuaj tė lumtur!?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: