Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Zhurma e dėmshme pėr zemrėn dhe presionin e gjakut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Zhurma e dėmshme pėr zemrėn dhe presionin e gjakut   8/1/2009, 19:14

Tregohuni tė kujdesshėm ndaj zhurmave, veēanėrisht gjatė kohės sė gjumit. Ky ėshtė rekomandimi mė i ri i mjekėve dhe psikologėve. Studimet dhe eksperimentet e ndryshme kanė treguar se edhe pse gjatė gjumit tė thellė nuk ndjejmė gjė, zhurmat e forta rreth ambientit tė fjetjes apo edhe zhurmat periodike tė vazhdueshme, janė tė dėmshme pėr shėndetin tuaj. Por dėmtimet e shkaktuara nga zhurmat nuk janė tė pėrqendruar vetėm te problemet qė kanė tė bėjnė me dėgjimin, por shfaqen probleme me zemrėn, presionin e gjakut, probleme psikologjike, etj. Zhurmat e trafikut tė rėnduar, uljet dhe ngritjet e avionėve, puna nė uzina e fabrika, etj. mund tė ulė presionin e gjakut nėn nivelin e duhur, ē'ka mund tė kthehet nė rrezik pėr sėmundje kardiake. Dhe sipas rezultateve tė publikuara nga European Heart Journal, tregohet se ky efekt negativ i zhurmave ėshtė mė i ndjeshėm pėr njerėzit qė jetojnė pranė aeroporteve apo zonave industriale, ku niveli akustik ėshtė tepėr i lartė. Por studimet kanė treguar se edhe bashkėshorti apo bashkėshortja juaj mund tė kthehet nė problem pėr shėndetin tuaj nėse gėrhet. Kjo zhurmė mund tė kthehet nė stres pėr ju, gjatė gjumit. Edhe pse ju mund tė jeni mėsuar me kėtė gjendje dhe tė flini pa ndjerė zhurmat pėrreth, ėshtė organizmi juaj ai qė dėmtohet, sidomos ērregullime nė presionin e gjakut.
Studimi

Kėrkuesit kanė pėrfshirė nė studim 140 vullnetarė nė Londėr, tė cilėt jetojnė pranė aeroportit Heathrow, apo nė zona tė tjera ku zhurma ėshtė e lartė. Ekipi ka vėzhguar gjatė natės presionin e tyre tė gjakut pėr rreth 15 minuta dhe ka monitoruar nivelet korresponduese tė zhurmave tė ndryshme. Vlerat e presionit tė gjakut tek vullnetarėt kanė pėsuar njė rritje nė prani tė zhurmave me intensitet mė tė lartė se 35 decibel, tė shkaktuara nga zhurma e avionėve, trafikut tė rėnduar apo edhe gėrhitjes sė partnerit. Ky efekt u vėzhgua edhe kur personi ishte nė gjumė.
Zhurma e njė avioni sipas shkencėtarėve tė Imperial College nė Londėr apo edhe studiues tė tjerė nė institucione shkencore Evropiane tė pėrfshira nė kėtė studim, shkakton njė rritje tė presionit sistolik nė 6,2 mmHg dhe nė 7,4 mmHg pėr presionin diastolik. Nivele tė tilla tė rritjes sė presionit tė gjakut janė vėrejtur edhe nė ēiftet ku njėri nga bashkėshortet gėrhet. Pasojat e kėsaj zhurme shfaqen edhe nė problemet shėndetėsore tė partnerėve. Hipertensioni si shfaqje e presionit tė lartė tė gjakut mbi vlerat 140/90mmHg, shoqėrohet me njė rritje tė rrezikut pėr shqetėsime kardiake, sėmundje tė veshkave, etj.
Stresi dhe hipertensioni
Stresi krijon njė dominante nė sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit nė veshka, e pėr pasojė ēon nė ngushtimin e enėve tė gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Periudha e dimrit, pėr shkak tė tė ftohtit por dhe luhatjeve tė theksuara tė temperaturave. I ftohti ngushton enėt e gjakut dhe rrit tensionin. Prandaj kėtyre pacientėve u rekomandohet tė jenė korrekt nė marrjen e ilaēeve dhe tė kenė kujdes me menynė dhe stilin e jetės. Tė eliminojnė daljet nė ditėt shumė tė ftohta, tė dalin vetėm gjatė orėve tė ngrohta dhe tė vishen mirė. Mosha 45 vjeē ėshtė mosha mė problematike te burrat pėr shfaqjen e problemeve me tensionin e lartė, ndėrsa tė gratė mosha mė problematike ėshtė rreth moshės 50 vjeē.

Simptomat e hershme qė shfaq hipertensioni:

- Dhimbje koke, sidomos nė mėngjes
- Gumėzhitje veshėsh
- Marramendje
- Nganjėherė shoqėrohet me gjak nga hundėt
- Depresion, pa e ditur shkakun
- Personi nxehet pothuajse pa shkak
- Skuqje tė fytyrės
- Ndjesi tė fikėti

Kripa shkak pėr shfaqjen e hipertensionit

Nga kėrkimet e shkencėtarit Dahl mėsohet se fajtori kryesor nė shkaktimin e hipertensionit ėshtė kripa. Mjekėt e dinė tashmė ndjeshmėrinė e veēantė qė kanė disa pacientė me hipertension. Tek kėta pacientė nėse ndėrpritet sasia e madhe e kripės qė ata marrin nė ushqime edhe hipertensioni zhduket. Sasia e kėshilluar e kripės ėshtė 800 miligram nė ditė. Por nė shumicėn e rasteve me hipertension ulja e konsumit tė kripės (sodiumit) nuk mjafton. Tė sėmurėt mė hipertension duhet tė respektojnė raportin e potasiumit me sodiumin pėr tė arritur rezultate pozitive. Raporti duhet tė jetė I tillė qė sasia potasiumit tė jetė tre herė mė e lartė se sasia e sodiumit.

Obeziteti shkaktar pėr hipertensionin

Obeziteti ėshtė i lidhur ngushtė me hipertensionin, sepse obeziteti vėshtirėson punėn e zemrės pėr tė furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshės ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė parandalimin dhe trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Humbja e peshės ndihmon nė uljen e presionit tė gjakut dhe pėrmirėson efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr kurimin e presionit tė gjakut. Po ashtu, njerėzit qė bėjnė njė jetė sedimentare kanė 50% mė shumė mundėsi qė t'u zhvillohet hipertensioni sesa ata qė bėjnė njė jetė aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund tė ulė presionin sistolik me rreth 10mmHg nė pacientėt me hipertension. Njė dietė jo e pasur ushqimore si dhe mungesa e aktivitetit fizik bėhen shpesh shkaktarė tė hipertensionit.

Dy llojet e presionit tė lartė tė gjakut
Ekzistojnė dy tipa tė presionit tė lartė tė gjakut: sekondar dhe thelbėsor (primar). Hipertensioni sekondar rezulton nga prania e sėmundjeve specifike apo tė sėmundjeve tė ndryshme si: sėmundja e veshkave, tumori i tyre, ngushtimi i arterieve renale, hipertiroide apo shtatzėnia. Ky lloj hipertensioni pėrfaqėson njė pėrqindje tė vogėl tė rasteve. Njė pėrqindje tė lartė tė kėtij tipi e pėrbėn hipertensioni i arteries renale, i ngjashėm me hipertensionin primar. Hipertensioni thelbėsor (primar) ndodh kur enėt e gjakut kontraktohen sė tepėrmi ose pėrmbajnė lėngje tė tepėrta dhe pėrbėn rreth 90-95% tė gjithė rasteve. Ky lloj hipertensioni nuk mund tė kurohet, por mund tė kontrollohet nėpėrmjet ndryshimit tė mėnyrės sė jetesės dhe mjekimeve.

Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet konsumit tė natriumit dhe presionit tė gjakut. Vlerat e mėdha tė natriumit nė organizėm bėjnė qė trupi tė mbajė sasi tė tepėrta tė lėngjeve, tė cilat vėshtirėsojnė punėn e zemrės dhe ngushtojnė enėt e gjakut, duke ēuar nė rritjen e presionit tė gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaēeve qė pėrdoren pėr trajtimin e presionit tė lartė tė gjakut. Ai gjendet kryesisht nė kripėn e tavolinės nė formėn e klorurit tė natriumit. Shkencėtarėt kanė gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanė efekte pozitive nė presionin e lartė tė gjakut. Ato ofrojnė njė mbrojtje kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe kundėrshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet nė sasi tė mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskėta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Zhurma e dėmshme pėr zemrėn dhe presionin e gjakut
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Shėndeti-
Kėrce tek: