Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Zbulohen 7 variante gjenetike shkak pėr kancerin nė prostatė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Zbulohen 7 variante gjenetike shkak pėr kancerin nė prostatė   8/1/2009, 19:12

Shkencėtarėt kanė zbuluar shtatė variacione gjenetike tė cilat janė tė lidhura me shfaqjen dhe zhvillimin e kancerit tė prostatės dhe mund tė shtojnė rrezikun e shfaqjes sė kėtij kanceri te meshkujt dhe disa sėmundje tė tjera. Ky ėshtė numri mė i madh i faktorėve gjenetikė, tė cilėt paraqesin rrezikun e shfaqjes sė kancerit tė prostatės, i zbuluar nga Cancer Research ēka parashtron kėrkesa jetėsore pėr tė kuptuar bazėn gjenetike tė sėmundjes. Gjashtė prej varianteve gjenetikė shkaktare tė kėtij tipi kanceri nė dy studime tė veēanta janė botuar publikuar nė tė njėjtėn kohė nė botimin mė tė fundit tė gazetės Nature Genetics.
Ēdo tė thotė ky avancim pėr kancerin e prostatės?
Ky zbulim lidhur me trashėgiminė dhe gjenetikėn tregon pėr mundėsitė mė tė mėdha qė i afrohen shkencės pėr tė pasur nė dorė njė test gjenetik i cili do tė parashikonte se cili person rrezikonte zhvillimin e kancerit tė prostatės.
A ėshtė kanceri i prostatės njė problem universal?
Kjo formė e shfaqjes sė kancerit te meshkujt ėshtė njė problem shumė i madh qė parashtron kėrkesa pėr arritjen e pėrfundimeve sa mė efikase, pėr tė diagnostikuar sėmundjen qė nė fillesat e saj dhe pėr tė realizuar kurimin e duhur. Por kjo sėmundje sa vjen e bėhet mė e keqe, nga vetė shtimi i numrit tė tė diagnostikuarve me kėtė tip kanceri; nga 35 000 raste nė vit, 10 000 prej tyre rezultojnė vdekjeprurės.
Ēfarė ėshtė prostata dhe simptomat e kancerit tė prostatės
Prostata ėshtė njė gjėndėr, ėshtė e pranishme vetėm te meshkujt, i ndodhur afėr uretrės, tubi i cili transporton urinėn nga qeska e urinės nė penis. Prostata ka madhėsinė e njė kokrre arre dhe pėrgatit lėndėn nė tė cilin sperma e prodhuar nė testikuj mund tė notojė. Tek njė nė ēdo tre meshkuj tė moshės sė tretė prostata fillon tė zmadhohet, dhe shfaq simptoma tė tilla si: vėshtirėsi gjatė urinimit, rrjedhje tė pakėt tė urinės, etj. sidoqoftė nė nėntė nga dhjetė raste qė shkaktojnė kėto simptoma janė tė parrezikshme. Vetėm njė nė dhjetė nga rastet e zmadhimit tė prostatės ėshtė kancer.
Mosha kur shfaqet kanceri i prostatės
Nuk janė tė paktė ata meshkuj qė vuajnė nga kanceri i prostatės. Sidomos burrat qė i kanė kaluar tė 40-at. Gjithēka duket se fillon me urinime sa mė tė shpeshta, si shkaktarė tė sė cilave shumė herė meshkujt akuzojnė ndonjė ftohje apo mendojnė se kanė pirė shumė lėngje. Mė pas dhimbja fillon tė pėrhapet dhe nė kurriz dhe gjithnjė e mė shumė mendohet se kemi tė bėjmė me njė ftohje. Po ama tė tjerėt nuk vuajnė nga ky problem, dhe pse mund tė jenė tė ftohur dhe, ē’ėshtė mė e keqja, kjo gjendje zgjat me shumė se sa njė ftohje normale. Kanceri i prostatės godet ēdo vit rreth 12 pėr qind tė popullsisė botėrore. Niveli i vdekshmėrisė ka pėsuar rėnie me 9 pėr qind qė nga viti 1985 deri nė 1998. Mbijetesa prej pesė vjetėsh, pasi ėshtė identifikuar dhe kuruar tumori, ėshtė rritur me 15 pėr qind kėto 15 vitet e fundit. Nė Evropė nga ky lloj tumori janė tė prekur 40 nė 100 mijė persona, ndėrsa nė USA 70 nė 100 mijė. Por nuk ėshtė e thėnė qė tė gjithė ata qė kanė njė hiperplasi beninje zhvillojnė tumorin e prostatės.

Kėshilla pėr njė dietė qė parandalon kancerin e prostatės

1- Hudhrat janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
2- Qepėt, merita ėshtė e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė
3- Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit
4- Peshku, vitaminat e tij kanė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit
5- Arrat, sipas specialistėve kanė vitaminė D
6- Domatet janė tepėr tė rėndėsishme pėr konsum tė pėrditshėm, parandalojnė kancerin e prostatės
7- Drithėrat e ndryshme, tė cilat kanė nė pėrbėrjen e tyre selen
8- Mishi, edhe nė tė gjendet seleni, por ėshtė e rekomandueshme tė mos ekzagjerohet me pėrdorimin e tij

Matja e rrezikut tė shfaqjes sė kancerit

Studimet shkencore akoma nuk kanė arritur tė zbulojnė se pėrse disa meshkuj sėmuren dhe disa tė tjerė jo. Pėr tė identifikuar prekjen e njė organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe njė test i veēantė. Testi konsiston nė njė analizė tė thjeshtė gjaku nė tė cilėn matet niveli i PSA, qė ėshtė njė glikoproteinė e prodhuar nga qelizat e prostatės. Pėrqendrimi i kėsaj substance tė prodhuar nga qelizat e prostatės shtohet nė raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet tė pėrsėritet tė paktėn tetė herė dhe shėrben pėr tė diagnostikuar sa mė parė njė tumor. Vlera normale e PSA ėshtė 2.5 ng/ml. Nė qoftė se ky pėrqendrim ėshtė mė i lartė, atėherė do tė ishte e nevojshme tė bėni njė biopsi.

Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi
Radioterapia ėshtė njė radioaksion qė dėmton qelizat tumorale, duke i ēuar deri nė vdekje. Ēdo seancė nga 10-15 minuta nė ditė pėr 6-8 javė me radhė. Ky lloj diagnostikimi ėshtė e kėshillueshme pėr pacientė tė rinj dhe me tumor tė lokalizuar. Avantazhet kryesore janė eliminim i qelizave tumorale dhe mundėsi shumė tė mėdha shėrimi. Terapi e njohur ėshtė edhe Krioterapia, e cila ka tė bėjė me ngrirjen e qelizave tumorale, gjė qė shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndėrhyrja zgjat rreth njė gjysmė ore dhe ėshtė e kėshillueshme pėr pacientė me tumor tė lokalizuar. Avantazhi kryesor ka tė bėjė me kohėn e shkurtėr tė ndėrhyrjes.

Prostata, tumori mė i pėrhapur te meshkujt
Kanceri i prostatės shfaqet mė shpesh te ata meshkuj qė i kane kaluar dyzet vjet. Por shumė prej tyre nuk e njohin realisht sėmundjen dhe simptomat me tė cilat ajo shoqėrohet. Shpeshherė pacienti nuk e ka tė qartė se pėr ēfarė flitet realisht, madje ndonjėherė specialistėt thonė se ėshtė detyrė e tyre qė t’u shpjegojnė se ku ndodhet dhe ēfarė roli ka prostata. Prostata ndodhet afėr uretrės, rrugėt urinare nėpėrmjet tė cilave urina dhe lėngjet dalin jashtė penisit. Tek njė mashkull i rritur ėshtė i madh pak a shumė sa njė gėshtenjė dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor ėshtė prodhimi i lėngut qė transporton spermatozoidet gjatė ejakulacionit. Ky ėshtė tumori mė i pėrhapur tek meshkujt, dhe nė veēanti tek ata qė janė mbi 65 vjeē, pas tumorit tė mushkėrisė dhe kolonit.

Rastet e shfaqjes sė kancerit tė prostatės

Rritja e shpejtė e niveleve tė PSA, tregues i mbijetueshmėrisė tek kanceri i prostatės, ėshtė indeks i njė mbijetese tė ulėt. Njė studim i realizuar nė mbi 1095 meshkuj me tumor tė lokalizuar nė prostatė, ka treguar se njė rritje e rrufeshme e pėrqendrimeve tė antigjenit PSA, prostate-specific antigen, ėshtė njė indikator i njė mbijetese tė reduktuar. Objektivi i studimit ishte vlerėsimi i faktit nėse do tė mund tė identifikoheshin meshkujt nė rrezik letal pas trajtimit me heqje e plotė e prostatės, pas tumorit tė prostatės. U vu re se njė rritje vjetore e PSA mė e lartė nga 2 mg/ml ishte e shoqėruar me njė mbijetueshmėri tepėr tė ulėt. Edhe parametra tė tjerė kanė lejuar tė parashikohet mbijetueshmėria e pacientėve me tumor tė prostatės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Zbulohen 7 variante gjenetike shkak pėr kancerin nė prostatė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Shėndeti-
Kėrce tek: