Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Histori Dashurie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Histori Dashurie   31/12/2008, 17:16

VRITEN NGA DASHURIA E NDALUAR...


Anxhelina Ēerpja ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, nė njė vend vetėm pak metra larg varrit ende tė freskėt tė njeriut, pėr tė cilin ajo u vetėflijua. Dy tė rinjtė, qė rikthyen nė skenė tragjedinė e Romeos dhe Zhuljetės do tė jenė bashkė nė pėrjetėsi. Dashuria e tyre e ndaluar nė tė gjallė, tashmė ėshtė realitet i njė bote tjetėr.

Ndėrkohė qė kortezhi i gjatė i njerėzve kalon rrugicėn e ngushtė mes dy shtėpive, askush nuk flet njė fjalė pėr dashurinė e ēiftit, madje edhe dy familjet kanė vendosur ta varrosin bashkė me ta edhe historinė e tyre shekspiriane. Megjithatė fjalėt pėr tė vėrtetėn e vetėvrasjes sė dyfishtė dalin, edhe pse shpeshherė nėn zė. “Altini nuk ėshtė vetėvrarė vetėm pėr sėmundjen, por edhe pėr hir tė dashurisė sė ndaluar”, thonė banorėt e lagjes.


Kundėrshtimi

Historia mes Altin Koēit dhe Anxhelines kishte rreth dy vjet qė kishte nisur, pak pasi familja e 22-vjeēares ishte vendosur nė zonėn e ish-Fabrikės sė Tullave nė Kamėz. Ndėrkohė qė prindėrit e saj nuk dinin asgjė, familjarėt e Altinit e kanė kundėrshtuar fort lidhjen mes tyre. Madje ka nga ata njerėz qė mendojnė se shkaku i vetėvrasjes sė tij ka qenė pikėrisht pengesa pėr t’u fejuar mė Anxhelinėn. “Qė nė momentin qė ata e morėn vesh pėr kėtė lidhje, nuk e pranuan pėr arsye tė ndryshme”, thotė njė prej komshinjve tė familjes Koēi. Ndėrsa i vėllai, Astriti thotė se Altini u vetėvra pėr shkak tė sėmundjes. “Pastaj edhe sėmundja e pėrkeqėsoi situatėn shėndetėsore tė tij dhe kjo siē duket e mėrziti edhe mė shumė”. Njė fakt tė tillė e konfirmojnė edhe shumė banorė tė tjerė tė lagjes, tė cilėt deklarojnė se familja e djaloshit tė vetėvrarė me ēifte katėr ditė mė parė, ka qenė kundėr lidhjes sė tij me vajzėn komshie. Marrėdhėniet janė acaruar edhe mė shumė nė momentin qė Altini ka deklaruar se “do tė fejohej me tė”. Pavarėsisht nga fakti se ai ishte sėmurė, mėsohet se prindėrit dhe vėllezėrit i kanė kėrkuar qė ai tė mendohej edhe njė herė e tė mos nxitohej pėr tė hedhur njė hap tė tillė.


Takimi

Familja e Anxhelinės ka qenė e fundit, qė ka marrė vesh historinė e dashurisė mes dy tė rinjve. Madje ata thonė se vetėm dje e kanė mėsuar njė fakt tė tillė, tė cilin ende nuk e besojnė. Pak orė pas vdekjes sė vajzės mbi varrin e tė dashurit tė saj, dy familjet janė takuar, duke shuar ēdo mundėsi mosmarrėveshjeje pėr kėtė ngjarje tė rėndė. “Ata janė takuar dhe mes tyre nuk ka asnjė keqkuptim”, shprehen tė afėrmit e familjes Koēi. Sigurisht qė kryefamiljarėt kanė vendosur t’i venė kapak historisė, duke kėrkuar prej tė gjithėve varrosjen e saj bashkė me dy protagonistėt, qė nuk jetojnė mė. “Ata nuk jetojnė mė dhe nuk ėshtė mirė qė tė diskutohet arsyeja e vetėvrasjes apo lidhja e tyre”. Kėshtu shprehet njė nga njerėzit e afėrt tė familjes Ēerpja, e cila vazhdon tė dyshojė nė vėrtetėsinė e lidhjes sė vajzės sė tyre me komshiun 24-vjeēar. “Ne nuk kemi pasur dijeni pėr njė gjė tė tillė” kėmbėngulin vėllezėrit e Anxhelinės. Ndėrsa letra e lamtumirės pėr tė gjithė mbetet njė mister. “Thonė se e ka policia, por ne nuk jemi njohur me tė”. Sipas burimeve policore teksti i gjetur pranė trupit tė pajetė ėshtė njė poezi dashurie, ku sqarohej gjithēka rreth vetėvrasjes tragjike.




Varrimi

Karvani i njerėzve qė kanė mbėrritur pėr tė pėrcjellė pėr tė fundit herė Anxhelinėn, kalon heshturazi pranė varrit tė Altinit. Askush nuk flet dhe tė gjithė me njė sy shikojnė grumbullin e dheut tė njomė, ku vetėm njė ditė mė parė u gjet pa jetė Anxhelina. Nė ceremoninė e varrimit janė mbledhur qindra njerėz, tė cilėt kalojnė nė njė varg tė gjatė me trupin e pajetė tė 22-vjeēares sė vetėvrarė pėr njė dashuri, qė nuk u realizua kurrė. Dy varret nuk janė shumė larg njėri-tjetrit, kėshtu dy tė rinjtė do tė jenė bashkė tė paktėn nė pėrjetėsi. Pikėrisht aty ku edhe u mbyll akti i fundit i tragjedisė. Dy tė rinjtė u vetėvranė njėri pas tjetrit pėr dashurinė, duke rivėnė nė skenė njė prej tragjedive mė tė mėdha botėrore tė Shekspirit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Vdekja e motrės dhe namazi i fundit i saj...   31/12/2008, 17:17

Nura, motra ime, e ngjashme me mua nė fytyrė, e ka zakon tė lexojė Kur'an vazhdimisht. Tė kėrkosh atė nuk e gjen nė asnjė vend tjetėr vetėm se nė dhomėn e faljes, nė sexhde, me duar tė ngritura lart nga qielli. Kėshtu nė mėngjes, kėshtu nė mbrėmje, e kėshtu nė mesnatė. Asnjėherė nuk lodhet e as nuk mėrzitet.


Ndėrsa unė isha shumė e interesuar tė lexoja revista artistike, romane, te shikoj filme me shumicė aq shumė saqė mė ėshtė mėrzitur. Nuk i kryej detyrimet e mija plotėsisht dhe me faljen e namazit nuk jam nė rregull. E fika televizorin sepse kisha kaluar tre orė duke shikuar filma tė ndryshėm dhe ezani i namazit tė sabahut therriti nė xhaminė pranė shtėpisė. Shkovanė krevat, dėgjova motrėn tė mė thėrriste nga dhoma e faljes. Urdhėro ē'farė do o Nura? Mė tha nė mėnyrė tė prerė: Mos fli para se tė falėsh sabahun...!!!



Kėshtu ishte ajo edhe para se tė sėmurej me kancer, njė sėmundje tė keqe dhe tė pashėrueshme, qė ja ka ē'rregulluar gjumin. Mė thirri: Hajde o Hena pranė meje..


Nuk mundem nė asnjė mėnyrė me e kundėrshtu kėrkesėn e saj. Sinqeriteti dhe ēiltėrsia e saj nė tė folur duket qartė. C'farė do?...Ulu kėtu mė tha. U ula dhe me zė tė ėmbėl mė tha: Gjithsecili do ta shijojė vdekjen dhe ditėn e gjykimit do ti paguhet plotėsisht shpėrblimi. Heshti njė moment dhe pastaj mė pyeti:

- A nuk beson ti se do tė vdesėsh?

- Sigurisht qė besoj - ju pergjigja.

- A nuk beson ti se do tė llogaritesh pėr ē'do tė madhe e ē'do tė vogėl..?

- O motra ime.. a nuk ke frikė nga vdekja dhe tmerret e saj..? Shiko Hinda mė e vogėl se ti dhe vdiq nė aksident makine. Filanja e filanja...Vdekja nuk njeh moshė dhe nuk ka kohė tė caktuar.

- O Nura, unė kam frikė nga errėsira e ti mė frikėson edhe nga vdekja si tė flej gjumė unė tani? Unė mendova se mė thirre pėr tė mė thėnė se re dakort qė tė vish me ne nė pushimet tona verore.


Papritur u pėrgjigj duke thėnė, thėnie me tė cilėn mė goditi mu nė zemėr:


- Ndoshta kėtė vit do udhėtoj larg, nė njė vend tjetėr...O Hena jeta ėshtė nė dorė tė All-llahut.

I tha kėto fjalė dhe filloi tė qajė. Ju kujtua sėmundja e saj e keqe dhe se doktorėt i kishin thėnė babait dicka sekrete, ndoshta sėmundja e saj nuk do ta cojė gjatė. Por kush i tha asaj? Apo ndoshta zemra ja ndjen njė gjė tė tillė?


- C'farė po mendon? - Mu drejtua kėtė herė me zė tė ashpėr. A mendon ti se unė po ti them kėto fjalė se jam e sėmurė? Nė asnjė mėnyrė unė mund tė jem mė jetėgjatė se askush tjeter. Kjo ėshtė nė dorė tė All-llahut. Po ti sa do tė jetosh? 20 vjet, 40, 100 e pastaj ē'farė? Nuk ka dallim ndėrmjet nesh tė gjithė do tė shkojmė do ta lėmė kėtė dunja ose pėr nė xhennet ose pėr nė zjarr. A nuk e ke dėgjuar thėnien e All-llahut tė madhėruar: "Kushdo qė do tė largohet prej zjarrit e do tė futet nė xhennet me tė vėrtetė ai ka fituar."


U ngrit dhe shkoi, e zėri i saj mė tingėllonte nė vesh: "All-llahu tė udhėzoftė mos harro namazin"

Ora 8 e mėngjesit. Tė trokitura nė derė. Ky nuk ėshtė orari i zgjimit. Dėgjova tė qara dhe klithma. Gjėndja e Nures ishte keqėsuar dhe babai e kishte ēuar nė spital. Mendova...Nuk kemi pėr tė shkuar me pushime kėtė vit. Eshtė shkruar pėr mua qė tė qėndroj nė shtėpi edhe kėtė vit. Mbas gjithė asaj kohe tė gjatė pritjeje. Nga ora 1 e drekės telefonoi babai nga spitali dhe tha se duhej tė shkonim pėr vizitė te Nura sa me shpejtė. Nėna mė tha se zėri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshėm shpejt e shpejt dhe ikėm me shpejtėsi. A nuk ishte kjo rruga nė tė cilėn dilja pėr tė shėtitur? C'ka ajo sot pse mė duket kaq e gjatė..?

Arritėm tek dera e jashtme e spitalit...Njė i sėmurė rėnkon, njė tjetėr i lėnduar nga aksidenti me makinė, njė i tretė me sy tė mbyllur. Nuk e dija a ishte akoma nė dunja apo ka shkuar nė ahiret?! Pamje tė ēuditshme nuk i kisha parė asnjėherė...I ngjitėm shkallėt me shpejtėsi...Nura ishte nė dhomėn e urgjencės dhe nuk lejohej qė tė futet tek ajo mė shumė se njė person. Nė mes tė atij grumbulli doktorėsh e nėpėrmjet njė dritareje tė vogėl e cila formohet me hapjen e derės, shikova sytė e motrės sime e cila shikonte nga unė, e nėna qėndron pranė saj nė kėmbė. Pas dy minutash nėna doli se nuk mundi me ti pėrmbajė lotėt...


Mė lejuan qė tė futem e tė pėrshėndes motrėn por me njė kusht qė mos tė flisja me tė shumė. Dy minuta mjaftojnė pėr ty - mė thanė.


- Si je o Nura..? Ti mbrėmė ishe mirė.. ē'ka ndodhi me ty..?


Mė shtrėngoi dorėn dhe tha: E unė tani jam mirė elhamdulilah, por duart tua janė tė ftohta. Unė sha ulur nė cep tė krevatit e ja preka kėmbėt. I largoi ato prej meje...Mė fal nėse tė bezdisa i thashė. Jo nė asnjė mėnyrė, por mu kujtua thėnia e All-llahut tė madhėruar ku thotė: Dhe kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetėrn e tė mbėshtjellen nė qefin. Tek Zoti yt do tė jetė kthimi atė ditė! Bėj dua pėr mua shumė o Hena se ndoshta sė afėrmi do tė takoj ditėt e para tė ahiretit. Kjo rrugė ėshtė e largėt, e punėt e mija janė tė pakta...


Lotėt mė rrodhėn kur dėgjova ē'ka tha ajo. Qava aq shumė saqė mė humbi vetėdija. Nuk pushova sė qari gjithė ditėn. Babai u merakos shumė pėr mua, se snjėherė nuk mė kishin parė nė gjendje tė tillė.Me perėndimin e diellit, nė atė ditė tė pikėlluar, mbas njė heshtje tė gjatė nė shtėpinė tonė erdhen vajza e hallės dhe vajza e tezes. Numri i njerėzve u shtua, zėrat u pėrzien. E vetmja gjė qė mėsova ishte se Nura kishte vdekur. Prej atij momenti dhe mė pas nuk e di, as kush erdhi, as kush shkoi dhe as ēfarė thanė..


O All-llah ku jam unė dhe ē'ka po ndodh? Nuk isha nė gjendje as tė qaja, lotėt mu thanė. Pas pak mė njoftuan se babai mė kėrkonte qė tė pėrshėndesja motrėn time pėr tė fundit herė. Nė momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjė tjetėr vetėm se pamja e saj nė momentet e fundit, mu kujtua fjala e saj:"E kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetrėn." E kuptova se me tė vėrtetė tek Zoti yne do tė jetė kthimi atė ditė!


Nuk mė kujtohet tė kem shkuar nė dhomėn e saj tė faljes vetėm se atė natė. Nė atė momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrėn e nėnės e ne binjakė. Kujtova atė e cila mė shoqėroi nė shqetėsimet e mia. Atė e cila me largoi prej meje vėshtirėsitė e kėsaj jete. Atė e cila shumė bėri dua pėr mua pėr udhėzim. Atė e cila lotėt i rridhnin pa pushim kur mė fliste pėr vdekjen dhe hallet e saj pėr llogarinė..


Kjo ėshtė nata e parė pėr tė nė varr. Ky ėshtė Kur'ani qė lexonte ajo. Ky ėshtė fustani i saj me lule tė cilin e pati blerė pėr ditėn e dasmės. E kujtova atė dhe shumė qava pėr ditėt e mija tė humbura. Qava shumė pa ndėrprerje...E luta All-llahun tė mė mėshirojė dhe tė mė falė pėr tė kaluarėn... E luta ta pėrqėndrojė Nuren nė varrin e saj ashtu sikur mė kishte porositur pėr dua. Papritur pyeta vetveten: Po sikur tė isha unė e vdekur? Si do tė ishte gjendja ime..?


Nuk kėrkova pėr pėrgjigjen e pyetjes shumė, pėr shkak se frika ma mbuloi zemrėn. Qava me ngashėrim pėr motrė time. Ezani i sabahut thirri, por sa i shėmtuar kėtė herė. Nura nuk ishte nė dhomė qė tė falte namazin me mua....


U ndjeva shumė e qetė kur unė pėrsėritja atė ē'ka thoshte muezini. Mbaroi ezani, u ngrita e fala namazin e sabahut. Fala namazin e lamtumirės ashtu sic e fali Nura, i cili ishte namazi i fundit pėr tė. Fillova tė falem prej aty ku e la motra...


E tani nėse zgjohem nuk e pres mbrėmjen...

E nėse ngrysem nuk e pres mėngjesin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Te dashuroja edhe te vdekur,ashtu si ti mua!   31/12/2008, 17:18

U njoftuam rastesisht kur une erdha si nje mysafire ne qytetin tend.Kisha arrdhur tek nje kusherire e imja qe banonte prane shtepis tende aty ku isha nisur te qendroj per dy muaj sepse e kisha nje arsye qe me duhej te qendroja.

Krejt rastesisht te takova diten e dyte pasi kisha arrdhur ne at qytet ku ti ishe lindur dhe banoje,kurr nuk i kam besuar "dashuris ne shikim te pare", ate dite mu rrenqeth i tere trupi kur ti pashe ato sy qe pa nderpreje me trazuan mua dhe shpirtin tim.

Mbasi dilnim nga e njejta mahalle,mendove se ishe banues i ri i asaj shtepie dhe ma bere me koke,kurse une ne shenje respekti te pershendeta..

Mendova se nga ai moment nuk te dhashe vetem nje pershendetje por edhe shpirtin qe kurr me pare se kishte njohur dashurine. Edhe ti e di mire se qe nga ajo dite ne dy muaj te tere qendruam se bashku si shok-shoqe me te ngusht se askush tjeter.Sa mire ishte kur bisedonim se bashku, kur qeshnim dhe fatkeqesisht kur per here te pare qavem se bashku ateher kur ti morre lajmin afer meje se kishe humbur baben.E ndaje kete hidherim me mua sikurse me nje moter apo grua.Po asnjera nga keto nuk isha une,une isha thjesht nje vajz qe te dashuroja dhe nuk mund te tregoja per kete, dhe ti nje djal qe me dashuroje dhe njejt si une nuk mundje te ma thoje.

Dita e fundit..Ateher kur mua me duheshte te kethehem ne qytetin tim,ishte pak vone por ne te dyte vendosem ne nje moment te thonim nje fjal,nje fjal te cilen e thame ne nje moment sikurse i kishim shume gjera te perbashketa edhe mendimet i kishim ashtu..Ti fillove te pershperisesh kurse une mblodha fuqi dhe nga te dyte doli nje fjale qe e prisnim me pa durim nga njeri tjetri..me shume se gjithcka tjeter ne bote,shikuam njeri tjetrin ne sy dhe foli zemra nga per brenda duke nje fjal te perbashket "Te Dua"


Edhe pse kane kaluar kater vite nga dita qe lam dashurine,kur flas dhe kur e kujtoj po me dridhet zemra e po me qan shpirti.Por nuk me mjafton nje leter edhe nje roman qe te pershkruaj te gjitha ato qe ne te dy i perjetuam dhe i lam pas.

Kaloi nje muaj nga dita qe me percolle dhe kur per here te fundit te foli shpirti jot duke me thene te dua,nje muaj i tere qe s'te kisha pare dhe qe s'ta kisha degjuar zerin.Nje pasdite te bukur kur po mendoja gjithcka nga emocionet tona,nje telefonat me prishi mendimin dhe me la ne gjysem kenaqesin qe po perjetoja shpirterisht.Ishte nena e cila kishte bere zemren gur per te me lajmin me te zi te jetes time,lajmin qe gjithe bota me dukeshte e kote,lajmin qe ndalonte kengen e bilbilave,lajmin qe mua me ndaloj zemren,lajmin qe kurr nuk ma hoqi lotin nga syri dhe lajmin qe kurr ne jet nuk e kisha paramenduar se do e digjoja..me ze te ngjirur zemer te thyer me tha sejal qe une e dashuroja kishte bere ndeshje ne te cilen kishte humbur jeten, fjala ishte per ty i dashur,si do vazhdoja jeten une,kush do me thoshte te dua,kush do me bente te qesh,kush do me fshinte lotin kur do qaja kuuuush?!

Vetem nje lajme e ketheu jeten time nga nje lule ne nje ferr te tmerrshem..ohhh zot ēpo me ndodh mua!
Erdha te nesermen, kerkoja qe te vizitoj varrin tend pasi s'pata mundesi te vija ne varrimin tend.Por me nje zemer te ngrir dhe me nje shpirt te pa shpirt u nisa per tek ty,bile nuk di edhe nga ku e mora ate guxim per te te vizituar jo te gjall.Nder gjerat qe me habiti me teper ishte se tek varri jot kishe vetem emrin e shkruar,as daten e linjdes e as te vdekjes,as edhe ndonje foto per kujtim.

Vendosa te flas me babin dhe kerkova nga ai ndihme qe mbasi familja jote s'kishte ndermar asgje,vendosem qe ne te bejme varrin me te bukur ne ate qytet qe ekzistonte.E bera..Por ajo ishte e kote dhe e tepert.Pse i dashur e bere me mua perse?!


Pasi kaluan tre vite duke ardhur une ē'do dy jave te vizitoj varrin tend,gjithmon ne zemer me dashurine qe kisha per ty, isha betuar se s'do njihja njeri tjeter peros teje.
A te kujtohet?Ne ateher kur takoheshim fshehurazi kishim nje shoqe qe na ndihmonte te takohemi dhe te shmangim "flagrancat".Mendova se e kisha shoqe te zemres por pse nuk ishte ashtu?

Ehhh sa here kisha ardhur une ne at qytet ku ju te dy banonit dhe sa her te thash te varri se te dua duke derdhur nje liqen me lot,sa her te thash se me mungon,sa her te thash se jeta ime pa ty skishte kuptim,sa her te thash qe zemra ime pa zemren tende as nuk rrihte me,sa her te thash i dashur sa?Nuk me ketheve pergjigjie asnjeher..Por nuk e kisha ditur se vertet ne jet ndodhin ēudira te pa besueshme te cilat na bejne te mos besojm as "kemishen" tone.

Asnjeher nuk besoja ne keto gjera,deri diten kur kusherirja ime me thirri urgjentisht ne qytetin tend per te par "realitetin e hidhur"

Erdha dhe fjala e saj e pare ishte qe te behem e fort sepse deshironte te me tregonte diēka,une shume gjentile e pranova..Por e quajta te marr ate kur filloj te me tregoi se ti ishe gjalle dhe ishe kthyer mbas tre viteve nga Gjermani dhe se te kishin fejuar me shoqen me te mire te zemres time qe ne dy kishim dikur e qe na ndihmonte te takoheshim fshehurazi ne dashurine tone.

Jo o zot jo,nuk mund te ndodhin gjerat keshtu kaq thjehst edhe kaq pa pritur.Pse une isha kaq e humbur,pse kisha besuar te gjitha ato gjera perse?

Nuk mund ti besoja sepse une isha e bindur se ti kishe vdekur,jo vetem aq por edhe te kisha bere varrin me te bukur ne at qytet.Qendruam ne ballkonin e shtepis te kusherires time qe ndodheshte perball shtepis tende deri moemntin kur ti dole dore per dore me shoqen time.Asnjeher skisha besuar se qielli mund te dukeshte i zi..ai moment ma vertetoj ate gje.Nuk shihja nga syt,zemra pothuajse u ndal,fryme nuk merrja dot,truri nuk funksiononte dhe asgje tek une me nuk ishte e gjall.

Ashtu si isha e ulur duke shikuar nga ballkoni mendova se me s'do levizja nga ai vend sepse per mua ne at moment jeta kishte marre fund. Njeriun qe e kisha qar per tre vite duke menduar se eshte i vdekur, njeriun qe kisha dashur me shpirt dhe qe ende e doja, ishte gjalle..ishte gjall dhe ishte fejuar me shoqen tone me te mire.

Akoma me dukeshte enderr..nuk arrija te besoja asgje.Vetem ne nje moment fillova te pajtohem me te vertetn dhe nuk di pse e bera.Por serish fillova te mendoj!Pse une isha e genjyer se ai njeri kishte vdekur?Me ēdo kusht kerkova te takoj nenen e tije dhe e bera.Pas pyetjes qe i bera une se perse me genjeu duke me thene se djali i saj kishte vdekur ne nje aksident rrugor,nena e tije duke u pergjigjur shkurt me tha se ishte ajo qe kishte menduar genjeshtren e saj e "shpifur" per ndarjen tone.Dhe se arsyja ishte shume e thjesht.I urrente njerzit dhe familjen time..edhe ty i dashur te kishte derguar ne Gjermani dhe pas nje kohe te kishte thene se edhe une jam e vdekur.Pra per nenen tende ne te dy ishim te vdekur per se gjalli..


-Mund te paramendosh se ēfare na ka bere nena e jote,vetem pse i urrente njerezit e qytetit tim,na ndau dhe na shkaterroi jeten.

Degjova kusheriren nje dite duke biseduar me ty kur i thoje se ende me dashuron edhe pse je me dike tjeter.Ti e dije tashme se une jam e gjalle,por nuk mund te ishe me mua sepse ishe fejuar me dikend tjeter dhe prisje qe te martohesh brenda nje muaji.

Une isha e ftuar ne at darsem,dhe ftesen e kisha pranuar me gjithe zemer,jo se mund te duroja te te shoh me shoqen me te mire dhe te ngusht,por qe te te shoh se a dukej lumturia ne fytyren tende apo do te vuash ne diten me te bukur te jetes tende.Dhe shume qart tregonte fytyra jote pasqyren e zemres tende.Ndonese askush nuk arrinte te kuptoj ate buzeqeshjen tend eironike,isha une ajo qe te njihja shume thell dhe te kuptoj shpirtin dhe fjalen e zemres tende.Ty te priste nje jet me vuajtje dhe pa dashuri..njejt si ajo qe me priste mua!


Une nuk ndjehem fajtore,ishte nena e jote qe na ndau,ajo e cila shkaterroi te birin e saj por edhe shpirtin e nje vajze me dashuri te kristalte.

Edhe pas shume viteve e di se sa zemra jote vuan per mua..me shume flet emri i vajzes tende te pare,e cila mban emrin tim.
Jame shume e lumtur qe vajza jote mbane emrin tim,por lutja ime deri tek zoti eshte qe ajo mos te kete te njejtin fate te "ish te dashures" te babait te saj.

Kurse une po jetoja krenare me betimin tim qe kurr nuk do dashuroj nje djal tjeter..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: E ndava nga gruaja, por tani vuaj vetĆ«....   31/12/2008, 17:18

Kur u njohėm nuk mė tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirė, mė dėrgonte nė restoranet mė tė shtrenjta, edhe netėt i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe njė vajzė, dėgjova nga njė kolege e punės. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenė shoqe tė mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetėm njė qėllim: ta ndaj nga gruaja” - rrėfen Eminja, 35 vjeēare.

Nė tė vėrtetė, gjithnjė e kam ditur se ai ėshtė njė qyqar, te i cili nuk do tė gjeja mbėshtetje nėse nuk do tė vepronte ashtu siē i thosha unė. E ai mė dėgjonte verbėrisht: sė pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatėrrova familjen, pastaj e organizova jetėn tonė tė pėrbashkėt, nė tė cilėn nuk kishte vend as pėr prindėrit, as pėr tė afėrmit e tij.



Kėshtu, kisha qetėsi dhe askujt si lejoja tė pėrzihej nė jetėn tonė. Prindėrit e tij mendonin se unė e kisha shkaktėrruar birin e tyre. Ata kanė harruar, apo nuk kanė qenė tė vetėdijshėm se ai gjithmonė ka qenė njė qyqar i bukur dhe fjalėėmbėl. Ai ėshtė fajtor pėr tė gjitha, kurse unė ia ktheva me tė njėjtėn masė.


Metodat qe perdora nuk paten sukses

- “Mendoja se njė mashkull qė e tradhėton gruan e fėmijėt, e ka lehtė t’i baraktisė e t’i harrojė. U mashtrova. M’u desh njė mund shumė mė i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I pėrdora tė gjitha metodat pėr ta bėrė pėr vete: e nėnēmoja, e braktisja pėr shkakun mė tė vogėl, e ai, gjithmonė me vinte pas duke qarė e duke mė rėnė nė gjunjė tė mos e braktisja. Kėto ishin metodat e mia me tė cilat i sprovoja dobėsitė e tij, e nė anėn tjetėr kėnaqesha.

E mundoja edhe gruan e tij. Sa herė mė tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandėrprerė, derisa fqinjtė kureshtarė dilnin nė dritare. Kėshtu, tė gjithė fqinjtė e morėn vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siē dukeshin nė shikim tė parė. R. paraqitej si njeri i suksesshėm, serioz, besnik ndaj gruas e fėmijėve. Kėshtu e shkatėrrova mitin qė kishte ndėrtuar me vite pėr veten e tij, duke ia prishur rehatinė nė familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore pėr tė gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kėrkonte tjetrėn, nė mungesė tė dashurisė sė saj. E ai, pėr ta dėnuar,e detyroi qė ajo vetė tė kėrkonte shkurorėzim. Por, para se ata tė ndaheshin, unė e inskenova ikjen time nė njė shtet tjetėr. Vesha njė fund tė shkurtėr, u rregullova me kujdes, mora njė taksi dhe shkova nė banesėn e tyre. Derisa i bija ziles, ata tė dy grindeshin. I luta tė ma hapnin derėn qė ta shihja R. pėr herė tė fundit, sepse po ikja pėrgjithmonė. Tė dy u shtangėn. Ajo, mė nė fund mori frymė, kurse R., vrapoi pas meje.

Hyra nė taksi dhe u nisa pėr nė aeroport. Vozitėsit i thashė ta ngiste ngadalė makinėn, nė mėnyrė qė R. tė na ndiēte mė lehtė. Nuk e kisha ndėrmend tė udhėtoja. Doja ta detyroja tė bėnte ashtu si doja unė dhe ta vėja edhe njėherė nė sprovė dashurinė e tij. Punėtorėt e aeroportit ishin dėshmitarė tė njė skene dashurie nė mes tė dy njerėzve, tė cilėt ishin tė krijuar pėr njėri tjetrin dhe asgjė s’mund t’i ndante. Atė ditė u realizua ėndrra ime. Mendova. Gjithmonė do jetė i imi!”



S’e lija tė merrte frymė

- “Mė nė fund u shkurorėzua dhe jetonte sipas rregullave tė mia, duke i larė vazhdimisht mėkatet e veta. Mė dukej se merrte frymė sipas ritmit tim. Tė them tė drejtėn nuk kishte zgjidhje tjetėr. Pėr tė qenė gjithnjė pranė tij, e lash punėn dhe u vendosa nė firmėn e tij. Bėja punėt qė kėrkonin pėrkushtim dhe dije shumė mė tė madhe sesa mundėsitė e mia, por mė duhej tė dija ēdo gjė qė ndodhte nė jetėn e tij. Vetėm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, ėshtė dashur t’i lija pak liri. I linda tre fėmijė e ai ua ndėrronte pelenat, i ushqente, ngrihej natėn kur kishte nevojė. Pas lindjes sė parė e mora shėrbėtoren. Gruaja e tij as qė ka guxuar tė mendonte pėr njė gjė tė tillė.

Gjithnjė kam qenė tepėr e kujdesshme pėr pamjen time, prandaj bėja ēdo gjė tė mos mė prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetėm disa muaj pas lindjes, mund tė vishja prapė fund tė shkurtė. Nėse burri im e kthente kokėn pas ndonjė fundi tė shkurtė tė nesėrmen fundi im ngjitej edhe mė lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetėm pėr vete, larg femrave tė tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siē e pėrvetėsova. Kam qenė tepėr e marrė kur kam menduar se ai do tė jetė pėrherė imi".


Tani i laj mėkatet

- “Pėrnjėherė ndryshoi ēdo gjė. Grave tė punėsuara dhe tė ngarkuara me probleme tė shumta, u duhet kohė pėr ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave tė tjera. E dija se diēka po ndodhte me tė, por nuk e dija shkakun. Vonė e kuptova se atij i pėlqente ortakja e punės, mė e vjetėr dhe mė me pėrvojė se unė. Ishte grua serioze e me qėndrim tė matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtėr, por ajo kishte diēka qė unė nuk mund ta zbuloja. R. shpesh ėshtė nė udhėtime zyrtare, e unė e di se kjo ėshtė njė arsye pėr tė qenė me atė grua, por nuk po mundem t’i kontrollojė. Edhe unė e njoh. Pėr shkak tė punės mė duhet tė bashkėpunoj shpesh me tė, por ajo gjithnjė mė rri larg. Qe 12 vjet, sa jetoj me R., pėr herė tė parė e ndjeva veten tė dobėt e tė vetmuar. Frikėsohem se ajo do tė ma marrė burrin pėr tė cilin luftova aq shumė. Ashtu siē e ndava unė nga gruaja e parė ajo pret tė ma kthejė nė tė njėjtėn mėnyrė, Si duket ky ėshtė dėnim nga Zoti, pėr tė gjitha mėkatet qė kam bėrė.”

- “Tė gjitha dredhitė nė luftė pėr ta pėrvetėsuar i harxhova herėn e parė, e tani, kur kėtė mė duhet ta bėj pėr herė tė dytė, neveritem. Si duket, as armėt nuk mė shkrepin mė. Nuk mė ndihmojnė as nėnēmimet, as fundat e shkurtra, as kėncėnimet se do ta braktis. Atėherė, kur ia pėrmendja kėto, ēmendej, e tani bėhet sikur nuk dėgjon.
E dashura e tij e di ē’kemi hequr derisa ai ėshtė ndarė nga gruaja, prandaj e qetė e me durim pret ta bėjė kėtė pėr herė tė dytė. Asaj nuk i ngutet, e luan lojėn e gruas sė ndershme, tėrheqėse, gruas qė e kupton, e para sė gjithash e do marrėzisht. Prandaj, nuk mund tė matem me tė.

Ngadalė po e pėrgatis ikjen time. Jam e vetėdijshme se me tre fėmijė do ta kem shumė vėshtirė pėr ta filluar jetėn nga e para. Prandaj, po grabis sa mė shumė tė holla nga ai, fshehurazi. Nėse ndahemi do t’i lė fare pak pasuri. Shėrbėtoren nuk do ta pėrzė, do ta paguajė ai. Pse tė mundohem dhe t’ua shkurtoj kėnaqėsitė fėmijėve. Ata nuk kanė asnjė faj. Ai nuk meriton tjetėr, pos t’i paguajė mangėsitė e mėkatet e veta. Ėshtė njeri pa pėrgjegjėsi, prandaj nuk meriton fat mė tė mirė.


Edituar pėr herė tė fundit nga ProfessionaL nė 31/12/2008, 17:19, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ku iku Besa dhe fjala e saj?   31/12/2008, 17:19

Kisha degjuar shoket e mi kur flisnin per te dashurat e tyre tradhetare qe nuk ia dinin vleren dashurise. I kisha pare me syte e mi se sa vuanin ato, por asnjehere nuk mund ta paramendoja veten time ne mesin e tyre. Me kujtohet, sa here thonin se tradhetia e vajzes eshte e rende, e une qeshja me ato sepse me dukej dicka e pabesueshme.

Pas nje kohe me ndodhi vete, e pranoj. Me ndodhi ne ate menyre qe nuk me shkon mendja te dashurohem perseri. E takova ate vajze ne ditelindjen e nje shoqes, pastaj u njohtuam me njeri-tjetrin. Me pelqeu shume, sidomos emri i saj - Besa. Ishte vajza me e sjellshme ne shkolle, e bukur, me trup te holle, floke te zeza dhe sy ngjyre qielli. Dicka qe e bente te vecante ishte buzeqeshja e saj qe kishte gjithmone ne fytyre dhe shpirti besnik.



Pas nje kohe te shkurter u dashuruam dhe filluam te bejme plane per te ardhmen. Shpesh here me thonte se urrente vajzat qe duan pasurine, nuk e di pse, ndoshta se une isha i pasur dhe Besa e dinte kete. Kur flisnim per martese, thonte se i pelqente te jetojme ne nje fshat te larget, ne nje shtepi te vogel, me natyre te bukur. Donte te kemi shume femije, sepse ciftet e dashuruara bejne me shume, keshtu thonte ajo. E une e kundershtoja duke i thene se femijet s'do na linin rahat te shijojme njeri tjetrin. C'do dite na shkonte duke qeshur dhe duke bere plane per te ardhmen tone. Per martesen tone qe nuk u realizua kurre.

Nje dite duke shetitur, rastesisht e takuam vellane tim dhe e ndalova per ta njohtuar me Besen. Familja ime ende nuk e kishte pare dhe as nuk e dinte se une isha i dashuruar me ate. U ulem te tre ne nje lokal, per te biseduar me lirshem. E verejta se Beses i shendrisnin syte nga gezimi, por nuk e kuptova se c'gezim kishte. E shihja shpesh here duke bere disa shenja me vellain tim. Ai ishte me i madh se une dhe me i bukur ne pamje. C'dohere ka qene i shoqeruar me femrat dhe per kete gje ato c'mendeshin pas tij. Nuk kishte asnje vajze ne qytet qe do refuzonte propozimin e tij, sepse ishte i bukur dhe i pasur gjithashtu. Por te Besa nuk me kishte shkuar mendja kurre, ate e dija si vajze te sinqerte...Te pakten keshtu me dukej mua.

Prej asaj dite, Besa filloi te largohet nga une, dita-dites me shume. Nuk e kuptoja perse, sa here e pyesja me thonte se ishte e zene me provimet dhe nuk kishte shume kohe per mua. U mundova ta kuptoj edhe pse nuk doja. Ne ishim mesuar te shetisim c'do dite dhe kjo gje me dukej jo normale. C'fare mund te kete ajo? Nje mije pyetje me silleshin ne koke, por asnjera prej tyre nuk kishte pergjigje. Keshtu kaluan disa muaj, deri sa ne fund me erdhi pergjigja e papritur...Besa ishte larguar nga qyteti bashke me vellain tim. Ai ma beri kete gje nga inati, kurse Besa ime e beri nga interesi.

I tregova familjes time per lidhjen qe kisha une me ate. U erdhi keq per mua dhe vendosen te mos e pranojne vellain tim ne shtepi. Ne njiheshim si familja me e mire ne qytet, por vellai na uli vleren me poshtersine qe tregoi. Doli tradhetar, bashke me Besen time. Vajzen qe e doja me shume se c'do gje ne bote.

Kaluan plote tre vjete dhe u kthyen ne qytet, te martuar. U shperngulen ne nje apartament perballe shtepise sime. Nuk e di perse donin te me shkaktojne dhimbje edhe me shume. Ku do gjeja une fuqine dhe guximin per te kaluar prane tyre? Si do ta shihja une Besen time ne krahet e nje tjetri? Sa here i shihja nga dritarja, te kapur per dore duke qeshur me njeri-tjetrin. A thua kishin aq shume dashuri, apo e benin kete gje nga inati? Me kujtoheshin premtimet dhe planet qe benim bashke. Fshati i larget, shtepia e vogel, femijet dhe mbi te gjitha dashuria jone...

...Besa theu besen qe ma dha, vrau zemren time dhe me ndau nga vellai perjetesisht. Ajo lindi tradhetare dhe do vdese e tille!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Me dhuroj zemren qĆ« unĆ« tĆ« jetoj,por ai..   31/12/2008, 17:20

Jeta i jepet njeriut njėher edhe prandaj secili pėrpiqet qė ta jetoj sa mė mirė dhe ti marr prej saj tė gjitha "Frytet" qė ajo mund ti ofroj.Ecim nė rrugėn tė cilėn na e ka parashikuar fati,me qėllim shprese dhe ambicie pėr njė jetė sa mė tė lumtur pėr vetveten dhe pėr tė dashurit tanė.Duke ecur nė rrugėn e pa pare prej fatit,jeta e njeriut mund tė jetė shumė e bukur,por jo rallė ajo di tė jetė edhe shumė e keqe,ndėrsa ēmimi qė duhet paguar mund tė jetė shumė i shtrenjtė.
Njė ngjarje e tillė ėshtė mes Valbnės dhe Dritanit.Dy tė rinj,ajo Korēare ndėrsa ai nga Tirana.Ndoshta ka qėnė fati ai qė ka dashur,qė dy tė rinjtė tė njihen dhe ndėrmjet tyre tė linde dashuri pėr tė cilėn ata do te ishin te gatshėm tė sakrifikonin edhe jetėn...



Gjithēka fillon kur Valbona mbasi mbaron shkollėn e mesme nė Korēė,vendos qė tė studiojė pėr ekonomi nė Tiranė.Si studente e re njoftohet me shumė kolegė dhe kolege,por nė mėnyrė tė


veqant i pėlqen shoqėria me Dritanin,i cili po ashtu ishte koleg i saj.Shoqerimi mes tyre nxit zjarrin e dashurisė,e cila i pėrcjell pėr tėrė jetėn.
Dashuria e fortė dhe dėshira pėr tė qėnė sė bashku ka bėr qė dy tė rinjtė tė jetojnė sė bashku nė shtėpin e Dritanit,e cila me kėnaqėsi pranohet nga ana e prindėrve tė tyre.Valbona dhe Dritani


ishin te gatshėm tė japin edhe jetėn pėr njėri-tjetrin,ndėrsa jo rralle ndodhte qė Dritani tė thoshte ''do ta jap zemren per ty'' .Kėto fjale tė Dritanit sikur i dėgjoi fati..



Problemet!



Nuk kaloj mė shumė se njė vitė tė bashkjetesės se tyre dhe filluan problemet serioze.Bukuroshja Korēare pėsoi komplikime me sėmurjen e zemrės,njė gjė te cilėn e ka pas qė nga lindja.Mirėpo tani ishin tėpėr tė komplikuara dhe kėrkoheshte intervenim i menjėhershėm.Ajo i kishte treguar tė dashurit se problemet e zemrės e ndjekin qė nga fėmijėria,mirėpo dashuria e Dritanit ishte mė e forte dhe ai vendosi qė tė jetoj sė bashku me Valbonen deri nė fund.Mirėpo pėr shkak tė


problemeve serioze,tė cilat zemra e njome e Valbones nuk mund t'i duronte ,ishte e nevojshme qė ajo tė transferohet nė Itali,ku i duhej njė transplatim zemre.E problemi i radhes ishte grupi i rrallė i gjakut.

Nuk kishte ndihmė edhe pse kur u gjet grupi i gjakut,pasi zemra e Valbones ishte seriozisht e "goditur".Po shuhej njė jetė e porsanisur,ndėrsa dėshira e fundit e Valbonės ishte qė tė shoh edhe


njėher pėr sė fundi Dritanin tė dashurin e saj.Prindėrit e saj e informuan Dritanin pėr gjendjen e Valbones dhe pėr dėshiren e saj te fundit.



Amaneti!



I vetėdijshėm pėr situatėn nė tė cilėn gjendej e dashura e tijė,Dritani shkoi ne Itali por nė tė njėjtėn kohė kėrkoj zgjidhje pėr ta shpėtuar Valbonėn.Kishte tė njejtin grup tė gjakut dhe vendosi qė zemrėn e tijė nė tė vėrtet t'ja jap tė dashurės ashtu siē i kishte thėnė edhe shumė


hėrė.Shkruan letrėn e fundit dhe niset pėr nė Itali me automjetin e tijė.Rruges duke shkuar me vetėdije shkakton aksident nė tė cilin humb jetėn,kurse nė xhepin e xhaketės kishte lėn amanetin e


fundit drejtuar tė dashurės sė tijė:



"Cfar vlen jeta ime pa ty?Ti je jeta ime!Prandaj po ta jap zemren time me shpres se do kesh nje jete te lumtur..por pa puthjet e mia,pa shikimin tim,pa mbeshtetjen time,pa ngrohtesin time,perveē hijes e cila do tė tė qėndroj si engjėll mbrojtės"



Ekipet e shpėtimit reaguan shpejt dhe pasoi transplatimi i zemrės duke shpetuar Valbonėn e cila duheshte tė jeton "me zemrėn dhe pa zemrėn e saj"


Ajo shpesh herė amanetin e tė dashurit e shpjegon me fjalet:"Gjithmone Dritani mė thoshte se do tė ta jap zemren,dhe akoma nuk arrij tė besoj se si e bėri atė nė vepėr"..

Dritani do jet brenda meje dhe me mua pėrjetesisht nė njė dashuri tė pa shuar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: E ndava nga gruaja, por tani vuaj vetĆ«....   31/12/2008, 17:20

Kur u njohėm nuk mė tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirė, mė dėrgonte nė restoranet mė tė shtrenjta, edhe netėt i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe njė vajzė, dėgjova nga njė kolege e punės. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenė shoqe tė mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetėm njė qėllim: ta ndaj nga gruaja” - rrėfen Eminja, 35 vjeēare.

Nė tė vėrtetė, gjithnjė e kam ditur se ai ėshtė njė qyqar, te i cili nuk do tė gjeja mbėshtetje nėse nuk do tė vepronte ashtu siē i thosha unė. E ai mė dėgjonte verbėrisht: sė pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatėrrova familjen, pastaj e organizova jetėn tonė tė pėrbashkėt, nė tė cilėn nuk kishte vend as pėr prindėrit, as pėr tė afėrmit e tij.



Kėshtu, kisha qetėsi dhe askujt si lejoja tė pėrzihej nė jetėn tonė. Prindėrit e tij mendonin se unė e kisha shkaktėrruar birin e tyre. Ata kanė harruar, apo nuk kanė qenė tė vetėdijshėm se ai gjithmonė ka qenė njė qyqar i bukur dhe fjalėėmbėl. Ai ėshtė fajtor pėr tė gjitha, kurse unė ia ktheva me tė njėjtėn masė.


Metodat qe perdora nuk paten sukses

- “Mendoja se njė mashkull qė e tradhėton gruan e fėmijėt, e ka lehtė t’i baraktisė e t’i harrojė. U mashtrova. M’u desh njė mund shumė mė i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I pėrdora tė gjitha metodat pėr ta bėrė pėr vete: e nėnēmoja, e braktisja pėr shkakun mė tė vogėl, e ai, gjithmonė me vinte pas duke qarė e duke mė rėnė nė gjunjė tė mos e braktisja. Kėto ishin metodat e mia me tė cilat i sprovoja dobėsitė e tij, e nė anėn tjetėr kėnaqesha.

E mundoja edhe gruan e tij. Sa herė mė tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandėrprerė, derisa fqinjtė kureshtarė dilnin nė dritare. Kėshtu, tė gjithė fqinjtė e morėn vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siē dukeshin nė shikim tė parė. R. paraqitej si njeri i suksesshėm, serioz, besnik ndaj gruas e fėmijėve. Kėshtu e shkatėrrova mitin qė kishte ndėrtuar me vite pėr veten e tij, duke ia prishur rehatinė nė familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore pėr tė gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kėrkonte tjetrėn, nė mungesė tė dashurisė sė saj. E ai, pėr ta dėnuar,e detyroi qė ajo vetė tė kėrkonte shkurorėzim. Por, para se ata tė ndaheshin, unė e inskenova ikjen time nė njė shtet tjetėr. Vesha njė fund tė shkurtėr, u rregullova me kujdes, mora njė taksi dhe shkova nė banesėn e tyre. Derisa i bija ziles, ata tė dy grindeshin. I luta tė ma hapnin derėn qė ta shihja R. pėr herė tė fundit, sepse po ikja pėrgjithmonė. Tė dy u shtangėn. Ajo, mė nė fund mori frymė, kurse R., vrapoi pas meje.

Hyra nė taksi dhe u nisa pėr nė aeroport. Vozitėsit i thashė ta ngiste ngadalė makinėn, nė mėnyrė qė R. tė na ndiēte mė lehtė. Nuk e kisha ndėrmend tė udhėtoja. Doja ta detyroja tė bėnte ashtu si doja unė dhe ta vėja edhe njėherė nė sprovė dashurinė e tij. Punėtorėt e aeroportit ishin dėshmitarė tė njė skene dashurie nė mes tė dy njerėzve, tė cilėt ishin tė krijuar pėr njėri tjetrin dhe asgjė s’mund t’i ndante. Atė ditė u realizua ėndrra ime. Mendova. Gjithmonė do jetė i imi!”



S’e lija tė merrte frymė

- “Mė nė fund u shkurorėzua dhe jetonte sipas rregullave tė mia, duke i larė vazhdimisht mėkatet e veta. Mė dukej se merrte frymė sipas ritmit tim. Tė them tė drejtėn nuk kishte zgjidhje tjetėr. Pėr tė qenė gjithnjė pranė tij, e lash punėn dhe u vendosa nė firmėn e tij. Bėja punėt qė kėrkonin pėrkushtim dhe dije shumė mė tė madhe sesa mundėsitė e mia, por mė duhej tė dija ēdo gjė qė ndodhte nė jetėn e tij. Vetėm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, ėshtė dashur t’i lija pak liri. I linda tre fėmijė e ai ua ndėrronte pelenat, i ushqente, ngrihej natėn kur kishte nevojė. Pas lindjes sė parė e mora shėrbėtoren. Gruaja e tij as qė ka guxuar tė mendonte pėr njė gjė tė tillė.

Gjithnjė kam qenė tepėr e kujdesshme pėr pamjen time, prandaj bėja ēdo gjė tė mos mė prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetėm disa muaj pas lindjes, mund tė vishja prapė fund tė shkurtė. Nėse burri im e kthente kokėn pas ndonjė fundi tė shkurtė tė nesėrmen fundi im ngjitej edhe mė lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetėm pėr vete, larg femrave tė tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siē e pėrvetėsova. Kam qenė tepėr e marrė kur kam menduar se ai do tė jetė pėrherė imi".


Tani i laj mėkatet

- “Pėrnjėherė ndryshoi ēdo gjė. Grave tė punėsuara dhe tė ngarkuara me probleme tė shumta, u duhet kohė pėr ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave tė tjera. E dija se diēka po ndodhte me tė, por nuk e dija shkakun. Vonė e kuptova se atij i pėlqente ortakja e punės, mė e vjetėr dhe mė me pėrvojė se unė. Ishte grua serioze e me qėndrim tė matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtėr, por ajo kishte diēka qė unė nuk mund ta zbuloja. R. shpesh ėshtė nė udhėtime zyrtare, e unė e di se kjo ėshtė njė arsye pėr tė qenė me atė grua, por nuk po mundem t’i kontrollojė. Edhe unė e njoh. Pėr shkak tė punės mė duhet tė bashkėpunoj shpesh me tė, por ajo gjithnjė mė rri larg. Qe 12 vjet, sa jetoj me R., pėr herė tė parė e ndjeva veten tė dobėt e tė vetmuar. Frikėsohem se ajo do tė ma marrė burrin pėr tė cilin luftova aq shumė. Ashtu siē e ndava unė nga gruaja e parė ajo pret tė ma kthejė nė tė njėjtėn mėnyrė, Si duket ky ėshtė dėnim nga Zoti, pėr tė gjitha mėkatet qė kam bėrė.”

- “Tė gjitha dredhitė nė luftė pėr ta pėrvetėsuar i harxhova herėn e parė, e tani, kur kėtė mė duhet ta bėj pėr herė tė dytė, neveritem. Si duket, as armėt nuk mė shkrepin mė. Nuk mė ndihmojnė as nėnēmimet, as fundat e shkurtra, as kėncėnimet se do ta braktis. Atėherė, kur ia pėrmendja kėto, ēmendej, e tani bėhet sikur nuk dėgjon.
E dashura e tij e di ē’kemi hequr derisa ai ėshtė ndarė nga gruaja, prandaj e qetė e me durim pret ta bėjė kėtė pėr herė tė dytė. Asaj nuk i ngutet, e luan lojėn e gruas sė ndershme, tėrheqėse, gruas qė e kupton, e para sė gjithash e do marrėzisht. Prandaj, nuk mund tė matem me tė.

Ngadalė po e pėrgatis ikjen time. Jam e vetėdijshme se me tre fėmijė do ta kem shumė vėshtirė pėr ta filluar jetėn nga e para. Prandaj, po grabis sa mė shumė tė holla nga ai, fshehurazi. Nėse ndahemi do t’i lė fare pak pasuri. Shėrbėtoren nuk do ta pėrzė, do ta paguajė ai. Pse tė mundohem dhe t’ua shkurtoj kėnaqėsitė fėmijėve. Ata nuk kanė asnjė faj. Ai nuk meriton tjetėr, pos t’i paguajė mangėsitė e mėkatet e veta. Ėshtė njeri pa pėrgjegjėsi, prandaj nuk meriton fat mė tė mirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Histori Dashurie   Today at 20:38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Histori Dashurie
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Dashuria!-
Kėrce tek: