Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Alonso: S'kam frikė nga Hemilton! / Formula 1

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Alonso: S'kam frikė nga Hemilton! / Formula 1   15/11/2007, 19:10

Ky sezon do tė jetė shumė i vėshtirė, pėr shkak se unė jam nė njė skuadėr tė re dhe me konkurrencė tepėr tė ndezur. Por unė nuk trembem nga askush, aq mė tepėr, nga shoku im i skuadrės"


Nė pistėn e Katalonjės nė Spanjė, kampioni i Botės nė fuqi, Fernando Alonso, pėrfundoi vetėm nė vendin e tretė. Gjithsesi, me katėr gara tė zhvilluara deri tani kampionati ėshtė mė i hapur se kurrė, aq sa dy pilotėt e McLaren dhe rivalėt e Ferrarit kanė shanse tė barabarta pėr titull. Nė njė intervistė me shtypin gjerman, Fernando Alonso flet pėr imazhin e tij, njė rival tė vjetėr, si Mikael Shumaker, konkurrentėt e tij mė tė fortė nė kėtė Botėror, si edhe shanset e titullit.

Si ėshtė e mundur qė ju jeni shumė miqėsor nė komunikim direkt, ndėrkohė qė nė publik shfaqeni me njė imazh krejt tjetėr?

Kjo ėshtė normale. Kur shfaqesh nė media dhe nė reklama, kur njerėzit tė shikojnė aq shpesh, atėherė zgjedhin pėr tė tė pėlqyer ose pėr tė tė urryer. Gjėrat janė tė thjeshta. Ka njerėz qė shprehin mendime pėr mua, edhe pse nuk kanė kontaktuar asnjėherė me mua.

A mendoni se disa veprime apo thėnie tė tė tjerėve ju kanė dėmtuar?

Them se gjėra tė tilla s'kanė shumė peshė. Kur dikush nuk tė pėlqen apo pikturon njė figurė tė keqe tėnden, atėherė thuhet gjithēka kundėr teje. Nėse 100 njerėz kėrkojnė njė autograf dhe ti formos vetėm pėr 98 prej tyre, atėherė dy tė tjerėt do tė fillojnė tė flasin e tė ankohen.

Edhe pse ju pėrkufizoheni si njė tip i vėshtirė, a vazhdoni tė ruani marrėdhėnie tė mira me ish shokėt e skuadrės, Xhankarlo Fizikela dhe Jarno Truli.

Unė s'kam marrėdhėnie tė kėqija me asnjė, si kur vjen puna me shokun e skuadrės ashtu edhe me ish shokėt e skuadrės, me mekanikėt, inxhinierėt, sponsorėt apo ish shokėt e shkollės. Unė kam miq tė mirė, jam kuptuar gjithmonė shumė mirė me tė gjithė, edhe pse nė disa raste ėshtė thėnė dhe ėshtė menduar e kundėrta, se unė jam njė tip i vėshtirė. Ata qė nuk mė njohin mund tė thonė ēfarė tė duan.

A e shikoni veten tė ndryshuar, nė krahasim me periudhėn qė filluat tė garonit nė Formula 1?

E shikoj veten mė tė sigurt. Kur debutova nė Formula 1 me skuadrėn e Minardit erdha nė njė botė tė vėshtirė, nė njė botė tė panjohur pėr njė spanjoll, e cila dukej shumė e largėt dhe e paarritshme. Unė e njihja shumė pak gjuhėn angleze, isha shumė nervoz dhe aspak i qetė. Me kalimin e kohės kam arritur tė fitoj besimin nė vetvete. Gjithēka qė bėj tani, e bėj me njė siguri shumė mė tė madhe se mė parė.

Po si karakter, a keni ndryshuar?

Eshtė pothuajse e njėjta gjė. Unė debutova nė Formula 1 nė moshėn 19 vjeē me shumė shpresa, por edhe disi i drojtur. Tani, unė provoj tė pilotoj edhe pėrtej mundėsive tė mia, pėr tė treguar gjithė vlerat qė kam. Tani jam tip shumė mė i shtruar.

A mendoni se njė pilot duhet tė ketė karakater shumė tė fortė, pėr t'i rezistuar presionit tė mediave, tė skuadrave dhe tė kolegėve?

Kėtu ne flasim pėr njė sport pėr pakicėn, jo pėr masėn e gjerė; aktualisht, janė 22 pilotė qė garojnė nė Formula 1 dhe zhvillohen vetėm 17 gara nė vit. Ditėt e tjera dėgjon tė flitet dhe tė shkruhen gjėra nga mė tė ndryshmet. Sigurisht qė mund tė dėgjosh gjėra qė tė vrasin, por kėshtu ėshtė bota e Formula 1.

Pra, ju mendoni se presioni ėshtė tepėr i madh?

Ne kemi mbi supe presionin e sponsorėve, atė tė mijėra njerėzve qė kanė punuar me makinėn, presionin e spektatorėve, tė shtypit, tė familjes... Tė gjithėve duhet t'u japėsh tė drejtė. Por ti nuk duhet tė ndikohesh nga e gjitha kjo. Nė kėtė pikė duhet tė ruash gjakftohtėsinė.

Si e vlerėsoni ju veten?

Si njė person shumė normal. Tepėr normal. Nganjėherė e ndiej veten tė rrethuar nga njerėz tė ēuditshėm. Unė jam njė djalė 25- vjeēar, tė cilit nuk i pėlqen shumė sorollatja dhe humbja e kohės. Mė pėlqen sporti. Jam tip luftarak. Dua tė fitoj gjithēka dhe e kaloj kohėn me gjėra shumė normale, si me biēikletėn time, duke luajtur futboll, me shokėt, duke shkuar nė kinema, e plot gjėra tė tjera si kėto.

A ju ka dhėnė mė shumė stabilitet lidhja juaj me kėngėtaren Rakuel del Rozario? A mendoni pėr fėmijė me tė? A mund tė luajė familja njė rol nė tė ardhmen tuaj nė Formula 1?

Jo, uroj qė tė mos luajė njė rol nė pėrcaktimin e sė ardhmes nė kėtė sport.

I keni prerė flokėt shkurt, dhe tashmė te McLareni keni njė imazh tė ri. Mos ndoshta e keni bėrė kėtė pėr t'u ndarė me tė kaluarėn tuaj te Renoja?

Pak, po! Flokėt nuk kanė lidhje me kėtė, por unė doja ta filloja nga zeroja.

Tė flasim pak pėr garat. Nganjėherė ėshtė krijuar pėrshtypja se Hemilton ėshtė rivali juaj i vėrtetė, dhe jo Ferrari.

Duhet tė presim akoma pėr tė parė si do tė rrjedhin gjėrat. Te Renoja unė kam zhvilluar shpesh dyluftime me Trulin dhe Fizikelėn; ata ishin shumė tė motivuar pėr tė fituar Botėrorin. Por, nė fund, ata pėrfunduan shumė mbrapa meje. Eshtė normale qė nė kėtė pikė tė sezonit tė katėr pilotėt e dy skuadrave mė tė mira tė presin shumė gjėra nga vetja, si dhe tė kėrkojnė fitoren. Por unė mendoj se Botėrori do t'i gjejė vetė kandidatėt e tij. Dy apo tre do tė qėndrojnė nė garė, dhe unė uroj qė tė jem mes tyre. Unė e di qė te McLareni ka ekzistuar gjithmonė lufta brenda skuadrės, pasi ajo ėshtė stimuluar edhe nga vetė drejtuesit. Pėr sa kohė mekanikėt dhe inxhinierėt ndikojnė pozivitisht nė kėtė garė, duke zhvilluar maksimalisht makinėn, nė mėnyrė qė njėri nga ne ta mundė tjetrin, duke mundur kėshtu edhe Ferrarin, unė jam shumė dakord me kėtė.

A mendoni se pėr titullin do tė luftoni ju dhe Raikonen, apo do tė ketė tė tjerė?

Unė e uroj njė gjė tė tillė. Nė fakt, ky ėshtė mendimi im. Nė fund do tė mbeten dy pilotė dhe unė do tė jem mes tyre. Nėse do tė jetė Raikonen, Masa apo Hemilton, kjo mbetet pėr t'u parė. Por, padyshim qė Raikonen ėshtė mė i avantazhuar nė kėtė garė.

Keni thėnė dikur se titujt i fitojnė makinat, jo pilotėt. A mendoni se juve mund t'ju thyejė dikush qė ka njė makinė jo shumė tė mirė?

Bėhet fjalė pėr njė nga thėniet e mija qė janė keqinterpretuar. E kam thėnė kėtė kur isha me njė Minardi. Edhe pse jepja maksimumin, dilja gjithmonė i fundit; humbisja tri sekonda pėr xhiro dhe, sigurisht qė fajin pėr kėtė e kishte mė sė shumti makina. Unė nuk e dija, nėse atėherė mund tė mė mundte dikush me njė makinė mė tė dobėt.

A ju ka marrė malli pėr Mikael Shumakerin?

Jo. E kemi pasur pėr 14 vjet nė Formula 1 dhe mua personalisht nuk mė ka marrė malli. Nuk them qė nuk mė pėlqen tė garoj kundėr tij, por nuk mė ka marrė malli. Tani ka emra tė tjerė, si Masa, Raikonen, Hemilton, tė gjithė nė moshėn nga 22 deri nė 27 vjeē. Me Mikaelin arritėm nė njė pikė qė gjėrat u bėnė monotone. Ky ndryshim i ka bėrė mirė edhe Formula 1.

Synimi juaj ėshtė tė fitoni tre tituj, duke u rreshtuar pėrkrah Eirton Senės. Nėse do ta arrini kėtė, a do tė sulmoni rekordin e shtatė titujve tė Shumakerit?
Unė i shoh gjėrat vit pas viti. Nėse do tė fitoj titullin e tretė, atėherė do tė rivlerėsoj objektivat e mija. Kur isha fėmijė dhe luaja me makina, nuk kisha ėndėrruar asnjėherė tė vija nė Formula 1 dhe tė fitoja titullin, apo tre tituj. Por, sigurisht qė, nėse e fitoj titullin e tretė sezonin pasardhės nuk do tė futem nė garė, thjesht pėr ta pėrfunduar atė, por do tė provoj tė fitoj titullin e katėrt, tė pestė, tė gjashtė e kėshtu me radhė. Shtatė tituj mė duken pak si shumė.

A mendoni se kėtė vit do tė fitoni titullin e tretė?

Kėsaj pyetjeje nuk mund t'i jap dot njė pėrgjigje. Nuk e di. Kam besim se do t'ia arrij, si dhe kam njė ndjesi tė mirė, por vetėm kaq. Ky sezon do tė jetė shumė i vėshtirė, pėr shkak se unė jam nė njė skuadėr tė re, si dhe me njė konkurrencės tepėr tė ndezur. Por unė nuk kam frikė nga askush, aq mė tepėr, nga shoku im i skuadrės, Hemilton.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Alonso: S'kam frikė nga Hemilton! / Formula 1
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: