Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Mesazhi i Kurban Bajramit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Mesazhi i Kurban Bajramit   8/12/2008, 01:55

Tė nderuar vllezėr dhe motra Musliman/e.Zakonisht bajramet te myslimanėt vijnė mbas pėrfundimit tė njė obligimi specifik tė caktuar nga Allahu xh.sh. Pėr shembull Fitėr Bajrami vjen mbas pėrfundimit tė agjėrimit tė Ramazanit, ndėrsa Kurban Bajrami vjen mbasi besimtarėt kryejnė obligimin e Haxhit. Bajramet nė vetvete konsiderohen kohė e pėrkohshme pushimi qė vjen mbas njė udhėtimi tė vėshtirė. Ato pa dyshim janė pushim i trupit qė ia jep Allahu xh.sh besimtarit, i cili i ėshtė pėrgjigjur me tė gjitha virtytet e pranuara urdhėrave tė Tij dhe porosive tė tė Dėrguarit a.s.

Ėshtė e natyrshme se ai qė ngarkohet pėr tė kryer njė punė tė vėshtirė mbas kryerjes sė saj merr njė pushim tė pėrkohshėm me anė tė tė cilit shijon udhqimin e lumturisė, tė gėzimit dhe tė begatisė.


Megjithėse bajramet tė ligjėruar nga feja jonė janė ditė feste dhe gėzimi ato nuk mund t’i shmangin besimtarėt Islamė nga rregulli i adhurimit pėr tė cilin ne jemi krijuar. Besimtari ėshtė rob i Allahut xh.sh nė tė gjitha aspektet e kėsaj jete tė pėrkohshme. Feja Islame nuk dėshiron kurrė dhe pėr asnjė ēast qė robi tė humbasė lidhjen me Zotin e Tij. Sipas konceptit tė fesė jeta ėshtė njė udhėtim. Nė ēdo fazė tė saj ka njė moment pushimi, ku njeriu besimtar vazhdon jetėn e tij me njė tjetėr fazė nga fazat e xhihadit shpirtėror.

Nga ana tjetėr, nė kėndėvėshtrimin e Islamit bajramet janė njė mesazh social dhe rast pėr ēdo mysliman qė tė bashkohet nė gėzimin e pėrbashkėt tė bijve tė ummetit mysliman pavarėsisht nga moshat, nivelet, racat, gjuhėt, kulturat etj. Feja islame e ka karakterizuar Kurban Bajramin me njė vlerė nga vlerat sociale e ajo ėshtė: sakrifica. Njė nga kuptimet e sakrificės nė Islam ėshtė qė individi tė zbresė nga njė pjesė qė zotėron pėr tė cilėn nuk ka nevojė dhe t’ia japė atij qė nuk e zotėron gjė dhe qė ėshtė i nevojshėm.

Njė sakrificė e tillė duhet tė pėrdoret nė ditėt e Kurban Bajramit, ku besimtari i mundshėm duhet tė bėjė kurban. Njė pjesė tė kurbanit duhet t’ua shpėrndajė tė varfėrve, njė pjesė tė afėrmėve dhe miqve dhe njė pjesė pėr familjen e tij.

Allahu xh.sh e ka bėrė kėtė sakrificė qė tė shfrytėzohet nga besimtarėt nė ceremoni madhėshtore pėr ummetin e pastėr Islam qysh nė kohėn e Ibrahimit a.s, i cili pėr tė zbatuar urdhėrin e Zotit Fuqiplotė pėr pak sa bėri kurban tė birin me qėllim qė tė reflektojė sakrificėn dhe besimin qė kishte pėr Krijuesin e gjithėsisė. Allahu xh.sh nga mėshira e Tij e pakufishme e zėvendėsojė Ismailin a.s, djalin e Ibrahimit a.s me dėrgimin e njė dashi tė madh. Me qėndrimin nė jetė tė Ismailit a.s do tė vinte koha e shumėpritur qė nga preardhja e tij tė dilte Muhamedi a.s, vula dhe kunora e mbarė Pejgamberėve.

Ndėrkaq. duhet ta dimė se tek Allahu xh.sh nėpėrmjet bėrjes kurban nuk arrin mishi dhe as gjaku, por ajo qė mbėrrin te Madhnia e Tij ėshtė pikėrisht bindja dhe devotshmėria Islame, lidhja e robit me Zotin, plotėsimi i njė pjesė tė nevojės te nevojtarėt dhe forcimi i dashurisė dhe i bashkimit midis kontribuesit dhe atij qė ėshtė nė nevojė materiale.

Jo vetėm kaq, por ditėt e Bajramit janė ditėt mė tė shenjta pėr ne myslimanėt dhe ndėrkohė nga festat mė tė lumtura. Nė kėtė ditė besimtarėt falenderojnė Zotin Fuqiplotė. Shprehin ndaj Tij mirėnjohjet e thella dhe tė sinqerta.

Bajramet pėr ne myslimanėt janė festat Hyjnore tė cilat fillojnė me tekbir (madhėshti). Kėtė e thekson njė hadith fisnik i Pejgamberit a.s: “Zbukuroni bajramet (festat) tuaja me tekbir”, gjithashtu nė ajetin 185 tė sures El-Bekare thuhet: “Tė madhėroni Allahun pėr atė, se u udhėzoi dhe qė tė falenderoni”.

Tekbiri thuhet me qėllim qė myslimani dhe myslimaneja ta dijė se ēdo gjė materiale nė kėtė botė lėndore qė njeriu mund ta zotėrojė nuk ėshtė mė e madhe se Hyjnia dhe Madhėria e Allahut xh.sh. Nėse njeriu jepet pas pasurisė, le ta dijė se Zoti xh.sh ėshtė mė i madh dhe mė madhėshtor. Nė lidhje me kėtė nė njė ajet Kur’anor thuhet: ”O ju qė keni besuar, a t’ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm.

T’i besoni Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e Allahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini”. Nėse njeriu jepet shumė mbas fėmijėve le ta dijnė se Krijuesi i gjithėsisė ėshtė mė i shenjtė se ēdo gjė tjetėr nė kėtė univers. Pėr kėtė nė njė ajet Kur’nor thuhet: “S’ka dyshim se pasuaria e juaj dhe fėmijėt tuaj janė sprovė, ndėrsa ajo qė ėshtė tek Allahu ėshtė shpėrblim i madh”.

Gjithashtu, nė qoftė se njeriu i kushtohet vetėm marrjes sė pozitave, le ta dijė se Zoti xh.sh ėshtė mė madhėshtor. Pėr kėtė Profeti a.s. thotė nė njė hadith tė tij fisnik: “Shumė prej jush do tė keni dėshirė tė keni nė dorė punė tė myslimanėve dhe autoritet(pozitė), por ruheni, se do tė bėhet shkak pendimi pėr ju ditėn e Kijametit”.

Pra, Bajrami i cili fillon me tekbir dhe me namaz, nuk do tė thotė siē mendojnė ca njerėz vijim i epsheve tė palejuara trupore, por shprehje e kėnaqėsive pėr arritjen e njė suksesi tė madh..

Po ashtu myslimani dhe myslimaneja gėzohet pėr mirėsinė qė i ka dhėnė Zoti Fuqiplotė dhe pėr nėnshtrimin qė ai apo ajo ka bėrė. Pėr kėtė nė njė ajet thuhet: “Thuaj: Vetėm mirėsisė sė Allahut dhe mėshirės sė Tij t’i gėzohen, se ėshtė shumė mė e dobishme se ajo qė grumbullojnė”.

Pėrveē kėtij gėzimi qė shprehet nė kėtė ditė madhėshtore ėshtė edhe ai fitores sė Islamit, feja e vetme e pranuar tek Allahu xh.sh, ditė nė tė cilėn ngrihet lartė flamuri i Kur’anit Famėlartė libri i vetėm i pandryshuar e qė do tė tė mbesin nė kėtė gjendje deri nė ditėn e kijametit, ditė nė tė cilėn i gjithė ummeti Islam ėshtė i bashkuar mbas dėshmisė Islame “La ilahe il-lall-llah Muhameden Resulull-llah”, shprehje qė ka burimin nga Kur’ani dhe tradita profetike. Pėr kėtė nė njė ajet Kur’anor thuhet: “Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė(qė caktova pėr ju), pra pėrmbajuni kėsaj e mos ndiqni rrugė tė tjera e t’ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, ashtu qė tė ruheni”.

Nė anėn tjetėr, kjo ditė na mbledh tė gjithėve sė bashku, nė mėnyrė qė tė njihemi njėri me tjetrin, t’i japim dorėn njėri-tjetrit dhe tė shprehim frymėn e pėrkrahjes, forcimin e mėtejshėm dhe tė zhvilluar tė unitetit dhe tė vėllazėrimit duke zbatuar kėshtė thėniet Kur’anore: “O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vetes e s’ka dyshim se tek Allahu mė e ndershmi ndėr ju ėshtė ai qe mė tepėr ėshtė ruajtur(nga tė kėqijat) e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė”.

Thirrja pėr unitet dhe vėllazėrim nė mes tė myslimanėve gjėndet nė shumė ajete kur’anore dhe hadithe tė Pejgamberit a.s.. Kur’ani famėlartė i bėn me dije njerėzit se Allahu xh.sh. i ka krijuar prej njė babe (Ademi) dhe prej njė nėne (Havaja) dhe nė tė njėjtėn kohė ai kujton se ata janė vėllezėr “Nė tė vėrtetė besimtarėt janė vėllezėr”, dhe pse kanė dallime nė prejardhje, racė, gjuhė etj. Ata janė vėllezėr, edhe pse janė tė ndarė nė popuj dhe fise. Degėzimi i tyre nė popuj dhe fise ėshtė njė ligj i pashmangshėm, ėshtė nė tė mirė tė njerėzimit dhe i garanton atij faktorėt e pėrparimit.

tyre. Pėrmes shkėmbimit tė begative tė Allahut xh.sh. formohet edhe njėfarė njohjeje vėllazėrore ndėrmjet dy vendeve dhe arrihet bashkėpunimi dhe bashkimi nė mes tyre. Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e urtėsisė Hyjnore pėr gėzimin e njerėzimit.

Njė urtėsi tjetėr pėr ndarjen e njerėzimit nė popuj dhe fise e gjejmė mė sė miri nė kėtė ajet Kur’anor famėlartė: “Sikur tė donte Allahu, do t’ju bėnte njė popull (nė fe e nė sheriat), por deshi t’ju sprovojė nė atė qė ju dha juve, andaj ju (besimtarė) pėrpiquni pėr punė tė mira.”

Pėr ta mbajtur gjallė dhe tė pėrhershėm unitetin dhe vėllazėrimin nė mes tė myslimanėve duhet qė tė kapemi mbas lidhjes sė besimit dhe jo mbas lidhjes sė gjakut apo tė racės. Kjo e fundit mund tė ndodhė qė edhe tė shkėputet, p.sh. a keni vėnė re qė dy vėllezėr apo dy motra nuk flasin me njėri-tjetrin, pra janė tė ndarė, fenomen ky qė ėshtė tepėr i pėrhapur nė ditėt e sotme? Pse ndodh njė gjė e tillė? Sepse nuk kanė vendosur para ēdo gjėje lidhjen e besimit, e cila ėshtė e fortė, e pėrhershme dhe qė pėrsėritet vazhdimisht. Myslimanėt e pėrmendin lidhjen e besimit nė shehadetin (deklarata) Islam, nė namaz, zekat, agjėrim, haxh dhe tė gjitha ibadetet e tjera nė Islam. Prandaj Kur’ani famėlartė na ka urdhėruar qė tė bashkohemi fuqishėm mbas lidhjes sė besimit tė vėrtetė Islam dhe ndėrkohė na ka tėrhequr vėmendjen pėr pėrēarje, konflikte dhe ndarje. Nė Kur’an thuhet: “Dhe kapuni qė tė gjithė ju pėr litarin (fenė dhe Kur’anin) e Allahut e mos u pėrēani. Pėrkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se pranoni fenė Islame) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr. Madje ishit nė buzė tė greminės sė Xhehenemit, Ai ju shpėtoi prej tij. Po kėshtu Allahu ua sqaron juve argumentat e veta qė ju tė gjeni tė vėrtetėn e lumtur.”

E si tė mos bėjmė thirrje pėr vėllazėrim dhe unitet tė ēeliktė midis radhėve tė myslimanėve, kur pėr kėtė ne jemi tė urdhėruar nga Zoti fuqiplotė dhe nga Pejgamberi i Islamit a.s..?

A e ke vėnė re, i nderuar auditor se ēifutėt, politeistėt, paganėt, ateistėt etj., kur duan tė sulmojnė myslimanėt dhe tė vendosin fitne nė rradhėt e tyre, ata afrohen, bashkohen dhe bėjnė aleanca nė mes vetes haptas dhe fshehtas pėr tė realizuar plane armiqėsore ndaj besimtarėve tė Islamit.

Atėherė, neve si mysliman tė fesė sonė tė dlirtė na del pėr detyrė qė jo vetėm ta forcojmė por ta ruajmė atė nga rrjetet pėrēarėse qė vijnė nga kundėshtarėt tanė nė adresė tė islamit. A nuk thotė Allahu xh.sh. nė librin e Tij tė shenjtė: “Dhe kapuni tė gjithė mbas litarit (fesė dhe Kur’anit) tė Allahut dhe mos u pėrēani”, “e mos u bėni si ata qė u ndanė dhe u pėrēanė pasi qė u patėm zbritur argumentet. Ata do tė pėsojnė njė dėnim tė dhėmbshėm”, “Bashkėpunoni nė mes vedi me tė mira dhe nė tė mbara, e jo nė mėkate e nė armiqėsi.”

Atėherė, duke e parė rėndėsinė dhe mesazhet qė jep kjo festė madhėshtore, Kurban Bajrami, na del si detyrė qė t’i forcojmė mė tepėr themelet dhe bazat e tij tė shenjta, nė mėnyrė qė t’i bėjmė ballė forcave armiqėsore, tė cilat shprehen dhe veprojnė ēdo ditė kundra kėtij ummeti. Ne e dimė shumė mirė se armiqtė e ummetit Islam (i preferuar nga Allahu xh.sh.) duan dhe pėrpiqen qė nė radhėt tona dhe nė mes tė myslimanėve tė nxisin tendenca dhe provokacione tė ndryshme, siē janė p.sh. pėrpjekjet e fundit nga disa provokator tė dėshtuar nė rojet shqiptare, kryesisht nė Shkodrėn Islame e cila pėr hirė tė sė vėrtetės dhe tė reliatetit (jo se jam prej Shkodrės) ka qenė, ėshtė kalaja e Islamit dhe do ta mbajmė tė tillė para sfidave si kala e Islamit pėr tė gjithė Shqipėrinė.

Tė nderuar vėllezėr Islam dhe motra tė respektuara Islame, ne kemi rast tė zotohemi sot e pėrgjithsmonė qė tė zhvillojmė mė tepėr lidhjet tona vėllazėrore,
-sepse tė gjithė sė bashku, si vėllezėr islam i drejtohemi njėlloj kibles gjatė namazit,
- sepse ne tė gjithė njėsoj dėshmojmė: “La ilahe il-lallah Muhamedun resulullah” (Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij),
- sepse tė gjithė ne si ithtarė tė kėtij ummeti i besojmė me plot zemėr kushtet e besimit tė vėrtetė Islam,
- sepse tė gjithė ne i besojmė dhe nė tė njėjtėn kohė i aplikojmė shtyllat e Islamit,
- sepse tė gjithė ne jemi qė punojmė dhe bashkėpunojmė me njėri-tjetrin pėr tė ngulitur nė zemrat tona moralin e lartė Islam,
- sepse tė gjithė ne myslimanėt jemi tė njė fjale dhe veprimi pėr tė refuzuar ateizmin, sionizmin ndėrkombėtar, masonizmin, liberalizmin etj,
- sepse tė gjithė ne jemi qė i bėjmė rezistencė padrejtėsive tė ndryshme qė ndodhin nė botė.

Pra, le tė bashkėpunojmė dhe le tė vazhdojmė tė bashkėpunojmė nė tė gjitha kėto ēeshtje tė cilat duan pėrpjekje dhe kontribute tė ēmuara dhe njėkohėsisht le tė qėndrojmė sė bashku nė njė rresht pėr tė mposhtur ashtu siē janė mposhtur nga myslimanėt e devotshėm tė mėparshėm mjetet pėrēarėse tė kundėrshtarėve tė Islamit. “Allahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij, tė rreshtuar si tė jetė njė ndėrtesė e fortifikuar” [Es-Saf: 4].

Nė pėrfundim i drejtohem vetes dhe gjithė vėllezėrve tė mi besimtarė qė nė ditėt e Kurban Bajramit tė shijojmė vlerat qė ka ai. Tė mos lėmė pasdore asnjė moment nga momentet shpirtėrore qė ka bajrami si: ndjenja pėr tė kėnaqur tė tjerėt ashtu siē kemi dėshirė tė na kėnaqė dikush me njė mirėsi, shprehja e pastėrtisė shpirtėrore si rasti pėr t’u filtruar nga ēdo e metė dhe gabim, pėr t’u kthyer drejt zhvillimit tė besimit ose forcimit tė metejshėm tė imanit, sepse nė kėtė mėnyrė arrihet tė jemi pjesėtarė tė denjė dhe tė meritueshėm tė njė bajrami mė tė madh qė ėshtė kėnaqėsia e fitimit tė mėshirės dhe shpėrblimit tė pakufishėm nė tė dy jetėt nga Ai qė na ka krijuar, udhėzuar dhe na mban, Allahu xh.sh.

E lus Allahun xh.sh qė tė na mėshirojė nė kėto ditė feste, na pronoftė ēdo adhurim qė kryejmė pėr hire tė Tij, na forcoftė besimin, na udhėzoftė gjithmonė nė rrugėn e mbarė dhe Allahu xh.sh ja pranoftė tė gjithėve haxhilerėve tė cilėt gjinden nė kėto momente ne vendet e shenjta Islame ritet e lutjet e tyre Islame.

Alluhu ju nderoftė, dhe ju falenderojė dhe u jam shumė mirėnjohės pėr leximin e kėsaj ligjėrate qė lus Allahun xh.sh qė t’ju ketė sjellė dobi dhe tė ma pranojė.

Edhe njėherė ju faleminderit dhe Es-selamu aljekum ve rahmetull-llah.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Mesazhi i Kurban Bajramit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: