Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me Illda nga Big Brother Albania

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me Illda nga Big Brother Albania   29/11/2008, 03:09

Ilda, megjithėse ishte pėr pak kohė nė shtėpinė e famshme tė spektaklit “Big Brother Albania”, arriti tė jetė ndėr mė tė popullarizuarat aty, qoftė pėr tė mirė apo pėr tė keq. Edhe dalja e saj e papritur ka qenė mjaft e bujshme, pas zėnkės qė pati me banoren tjetėr, po ashtu tė larguar, Mardiolėn. Por, edhe pas daljes nga shtėpia popullariteti i saj vazhdon tė rritet, si pėrmes prezencės nė media, dhe sė shpejti ndoshta edhe pėrmes njė emisioni tė ri tė saj nė Top Channel. Nė njė intervistė dhėnė pėr Albaniac.com, ajo mes tjerash ka thėnė edhe se dėshiron tė kthehet nė Amerikė, por vetėm pėr njė vizitė, sepse i ka pėlqyer tė jetojė nė Shqipėri.

Pėrse vendosėt tė hynit nė “Big Brother”?

Ilda: Vendosa tė hyja nė Big Brother sė pari pėr vet eksperiencėn, ishte njė rast i veēantė, nuk isha e preokupuar me punė ose shkollė, kėshtu qė kisha lirshmėrinė. Dhe normale pėr ēmimin. (qeshet)

E dinit qė prej fillimit tė “Big Brother” se mbas disa javėsh do futeshit nė kėtė lojė, apo e keni mėsuar po atė javė qė u futėt nė shtėpi?

Ilda: Nuk lejohem ta diskutoj (nė bazė tė kontratės me Top-Channel).

E kishit ndjekur emisionin nė TV kur ishit jashtė shtėpisė? Kishit mėsuar ndonjė informacion ekstra pėr pjesėtarėt qė kishin filluar tė banonin nė “Big Brother”?

Ilda: E kisha ndjekur shumė pak, nuk shoh pothuajse fare TV. Info s’kisha fare, pėrveē atyre 3-4 herėve qė e kam parė pėrpara se tė hyja.

Ja kishit “vėnė syrin” Polit qė kur ndiqnit “Big Brother” nė TV apo kur hytė nė shtėpi ishte personi qė ju impresionoi mė shumė?

Ilda: Kur e pashė nja 2 herė nė TV, herė mė pėlqente, herė jo. Mė impresionoi kur hyra nė shtėpi.

Po Ina ē’pati?
Ilda: Inat dhe xhelozi, pėrzier me pasiguri nė vetvete. Haha.

Tani qė keni mundėsi tė ndiqni veten tuaj gjatė ditėve tė qėndrimit nė shtėpi, si e gjykon veten dhe si i gjykon tė tjerėt nė mendimet qė kanė dhėnė tek “dhoma e rrėfimit?

Ilda: Unė nuk e kam parė pasi kam dalė, nė disa vende ku kam parė veten mė ėshtė dukur vetja skandaloze dhe e shėndoshė... pėr sa i pėrket shtėpisė, kam shumė nostalgji. (qeshet)

OK, mos u lodh se kemi dhe disa gjėra tė tjera pėr tė biseduar. Nė media u shpėrndanė pa leje fotografitė e tua nga MySpace, tė cilat unė i kuptoj qė janė thjesht pėr “fun” apo “party pictures”, po nė shtypin shqiptar u keqinterpretuan. Si t’ua shpjegojmė kėtyre tani punėn e fotove?

Ilda: Hahahaha, fotot e mia janė ARTISTIKE. Mundeshin tė publikonin plot “party pictures”, po vendosėn tė zgjidhnin ato artistiket pikante... nuk jam lesbike, ju kėrkoj ndjesė femrave qė mė adhurojnė. (qeshet)

Le te flasim pak pėr Olėn. Mė thuaj tre fjalė me tė cilat do pėrshkruaje Olėn.

Ilda: 1. Dramatike; 2. Seksi mami; 3. Crazy.
Nuk di nėse e ke lexuar, po unė qė nė momentin e parė qė hyri nė “Big Brother” kam thėnė se kjo do propozohet pėr tu larguar nga shtėpia pasi ishte shumė agresive…dhe fjala mė doli.

Po me ty ē’patėn?

Ilda: Kot nuk thon’, “Ii mbytyri tė mbyt”, u mbyta dhe unė o Elbino (intervistuesi). (qeshje)

Besoj i ke ndjekur programet “vertet tv” nė Sh.B.A. “Real World” ėshtė me i vjetri DHE kur kanė pasur ngjarje tė tilla, ėshtė votuar nga vetė banorėt nėse dikush duhet tė largohet dhe se kush duhet tė largohet. Pėrse nuk ndodhi njė gjė e tillė dhe nė “Big Brother”, a keni kėrkuar t’ua shpjegojnė?

Ilda: Vendime tė tilla merren vetėm nga Big Brother, ndaj s'kam pasur nevojė pėr shpjegim. Theva rregulloren, por mendoj se duhej tė kish qenė njė lajmėrim, jo pėrjashtim direkt.

Nė skenėn e zėnkės diēka mė bėri pėrshtypje dhe nė fakt mė irritoi. Si ndodhi qė asnjėri nuk e ngriti kokėn t’ju kėrkonte qė tė ndėrprisnit fjalėt, por hanin bukė pėr shtatė palė qejfe!?

Ilda: Kur dy konkurente tė reja janė rivale tė forta mendoj se ajo ishte dėshira e shumė prej tyre, pastaj disa nga ta kanė qenė dhe tė frikėsuar. Haha.

Mė shpjego diēka…gota e Olės ishte plastike, po gota jote ishte qelqi?

Ilda: Gota e Olės ishte qelqi, po e shtyva me dorė, e imja ishte qelqi po pak e butė vetė. (qeshet)

Mendon se banorėt nė shtėpi po e humbasin sensin e realitetit? Shpesh herė thonė qė ėshtė njė lojė, po tani qė keni dalė jashtė besoj se e keni kuptuar qė “Big Brother” nuk ėshtė thjeshtė njė lojė ose tė paktėn nuk ėshtė kuptuar si e tillė nga publiku…

Ilda: “Big Brother” ėshtė njė eksperiment i gjithanshėm... sensin e realitetit se besoj tė kenė filluar ta humbasin, thjesht hyn nė botėn e “Big Brother” duke mbajtur me vete realitetin... (nė kokė).

Na tregoni ndonjė “sekret” nga “Big Brother” qė ne nuk kemi mundur ta “kapim” nga transmetimi televiziv? P.sh…njė dush ėshtė vetėm aty dhe njė banjo? Si ja bėnit?

Ilda: Sekrete...hm... s’e di... pėr sa i pėrket dushit, kishim ujė tė ngrohtė 1 orė nė ditė... unė krijova imunitet ndaj ujit tė ftohtė... d.m.th. nė tėrė ditėt qė kam qenė aty... duke llogaritur rreth 3 dush nė ditė... vetėm nja 3 herė kam bėrė dush me ujė tė ngrohtė. Nė banjo... hahaha... ka disa banorė, duke pėrfshirė veten qė i dėbonin banorėt e tjerė nga banja kur bėnin numrin 2.(qeshet)

Ju dhe Ola i dhatė dorėn njėra-tjetrės... Mu duk pak a shumė njė nga ato skenat “fal por mos harro”…

Ilda: Jo faktikisht ishte mė tepėr, njė shtrėngim dore “Mos urre lojtarin urre lojėn”.

E sė fundmi…si do i kishe shpenzuar 50.000 eurot nėse do i kishe fituar?

Ilda: Do kisha kursyer ca, do kisha falur ca, shpenzuar ca, investuar ca. (qeshet).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Interviste me Illda nga Big Brother Albania
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: