Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 FC Barcelona tregon se...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: FC Barcelona tregon se...   15/11/2007, 00:55

Talenti argjentinas i del nė krah trajnerit holandez qė, sipas shtypit spanjoll ndodhet para "ruletės"



Sulmuesi i Barcelonės, Lionel Mesi, ka mbėshtetur trajnerin Frenk Rajkard dhe beson se ai ėshtė njeriu i duhur pėr t'i ndihmuar katalanasit tė zgjidhin krizėn e ndeshjeve nė transfertė. Barcelona ka fituar vetėm njė nga gjashtė ndeshjet e luajtura jashtė fushe pėr kėtė kampionat. Ata kanė grumbulluar vetėm gjashtė pikė nga 18 tė mundshme dhe humbja e fundit 2-0 me Getafes ka sjellė njė "mal" me kritika. "Rajkardi e ka pjekurinė e duhur pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr atė qė po i ndodh ekipit tonė jashtė fushe, - tha Mesi pėr tė pėrditshmen spanjolle "El Mundo Deportivo". - Jam i bindur se ai do tė marrė vendimet e duhura pėr tė mirėn e skuadrės. Jashtė fushe na duhet tė luajmė nė njė mėnyrė tjetėr, pėr tė ndrequr serinė e rezultateve negative. Mendoj se duhet tė ndryshojmė mentalitet.

Futbolli spektakolar ėshtė i rėndėsishėm, por larg tifozėve tanė duhet tė gjejmė njė tjetėr mėnyrė pėr tė marrė tri pikėt. Kundėrshtarėt nuk na e kanė frikėn kur luajnė pėrpara tifozėve tė tyre dhe respekti pėr Barcelonėn ka arritur pikėn minimale. Duhet ta ndryshojmė kėtė situatė." RAJKARDI - Nga ana e tij, Rajkardi ėshtė i vetėdijshėm pėr situatėn e krijuar dhe, duke filluar nga ndeshja e sotme pėr Kupėn e Mbretit ndaj Alkojanos do tė bėjė ndryshime nė linjėn e sulmit. "Nuk po flasim pėr cilėsinė e skuadrės qė unė drejtoj, por pėr mentalitetin. Sulmuesit duhet tė punojnė mė mirė. Kur e humbasim kontrollin e topin, jo tė gjithė bėjnė atė qė duhet, - tha holandezi pėr shtypin spanjoll. - Jashtė fushe futbollistėt e mi nuk e kanė dhėnė asnjėherė maksimumin e mundėsive tė tyre. Kemi nevojė tė sakrifikojmė dhe tė punojmė si skuadėr.

Duket qartė se ka ardhur momenti pėr tė reaguar, por duhet ta bėjmė me kujdes diēka tė tillė." I pyetur, nėse ishte i kėnaqur me paraqitjen e Ronaldinjos nė kėtė fillim sezoni, trajneri i Barcelonės u pėrgjigj: "Mbi tė gjitha, unė nuk jam i kėnaqur me veten time. Jam pėrgjegjėsi i skuadrės dhe kėsisoj marr pėrgjegjėsitė kryesore kur fitojmė. Nuk ėshtė momenti pėr tė marrė vendime drastike. Do ta bėj diēka tė tillė, vetėm nėse ėshtė alternativa e fundit qė kemi. Ronaldinjo ėshtė titullar dhe duhet tė pėrmirėsohet ashtu si pjesa tjetėr e skuadrės. Nuk duhet ta bėjmė diēka tė tillė vetėm nė ndeshjen e radhės, por gjatė gjithė pjesės sė mbetur tė sezonit." Kurioz ėshtė fakti se, me njė fjali tė vetme Rajkardi e pranon supermacinė e Realit tė Madridit: "Ata janė skuadra mė dinaike nė Spanjė dhe e meritojnė tė jenė nė vendin e parė".

LAPORTA - Ndėrkohė, edhe presidenti i Barcelonės, Joan Laporta, ka dalė nė mbrojtje tė trajnerit tė tij. Ashtu si Mesi, edhe numri 1 i katalanėsve beson se holandezi ėshtė personi ideal pėr tė zgjidhur situatėn e krijuar. "Skuadra ka problem teknik dhe trajneri qė kemi ėshtė njeriu ideal pėr ta zgjidhur. Ne kemi besim tė plotė dhe e mbėshtesim atė plotėsisht." Pėr ndeshjen e vlefshme pėr Kupėn e Mbretit, ndaj njė kundėrshtari nė kategorinė e tretė, Barēa do tė bėjė pa Lionel Mesin dhe Ronaldinjon, tė cilėt janė grumbulluar me kombėtaret respektive. SHTYPI - Shtypi spanjoll, i pėrfaqėsuar nga e pėrditshmja "Marca", ka bėrė tė ditur se pesė ndeshjet e mbetura tė Barcelonės nė Primera Divizon deri nė fund tė vitit kalendarik do tė jenė vendimtare pėr tė ardhmen e Rajkardit nė stolin e "Kamp Nou"-t. Aktualisht, Barcelona gjendet katėr pikė pas Realit tė Madridit dhe ndeshja ndaj "merengesve" ka tė ngjarė tė jetė shansi i fundit pėr trajnerin, qė dy vjet mė parė solli Championsin nė Katalonjė, pėrveēse dy titujve kampionė radhazi.

Para "El Klasikos", qė do tė luhet mė 23 dhjetor, Barcelona ka katėr ndeshje tė tjera, ku pėrfshihen edhe dy tranfertat e vėshtira me Valencian e vendit tė katėrt dhe Espanjolin e vendit tė pestė. Nė mes do tė jenė ndeshjet me Rekreativon Huelvėn dhe Deportivon La Korunjėn nė "Kamp Nou". Nė sfidat, qė do tė jenė jetike pėr tė ardhmen e Rajkardit, nuk pėrfshihen dy ndeshjet e fundit tė Ligės sė Kampioneve ndaj Lionit dhe Shtutgartit, ku Barcelonės i mjafton tė mos humbasė nė njėrėn prej tyre, pėr tė siguar kalimin nė 1/8-t e finaleve. Njė gjė ėshtė e sigurt: viti i pestė nė Barcelonė ėshtė mė i vėshtiri pėr Rajkardin, qė shpreson te kthesa pėr tė shmangur "lamtumirėn" e parakohshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
FC Barcelona tregon se...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Tė ndryshme :: Sporti dhe sportdashėsit-
Kėrce tek: