Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Bariē: Bjellorusija duhet marr seriozisht punėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Bariē: Bjellorusija duhet marr seriozisht punėn   15/11/2007, 00:48

Trajneri kuqezi Oto Bariē deklaroi se duhet patjetėr fitore me Bjellorusinė dhe njė pikė me Rumaninė

I bindur pėr njė fitore ndaj Bjellorusisė tė shtunėn nė "Qemal Stafa" ėshtė trajneri i kombėtares, Oto Bariē. Dje, nė konferencėn e tij tė parė pėr shtyp, kroati karizmatik shpalosi synimin e tij pėr takimin e radhės, ku theksoi se duhet patjetėr fitore, pėr tė menduar mė pas njė rezultat pozitiv me Rumaninė e kualifikuar pėr nė Euro 2008. Trajneri kuqezi, i cili do ta ndjekė takimin nga tribuna pėr shkak tė pezullimit, u ka bėrė me dije lojtarėve qė pėrballja e sė shtunės duhet marrė shumė seriozisht, pasi Bjellorusia ka njė ekip solid, i cili mund tė tė hapė punė. Ai u shpreh se formacioni do tė shpallet tė enjten, ndėrkohė qė konfirmoi se do tė luhet me 2 sulmues. "Na presin dy takime shumė tė rėndėsishme pėr klasifikimin pėrfundimtar nė grup. Duhet tė fitojmė me Bjellorusinė dhe tė mos humbasim me Rumaninė. Me formėn e mirė qė ka shfaqur ekipi, jam i bindur se do tė fitojmė tė shtunėn.
Megjithatė, mund tė them se Bjellorusia ka njė skuadėr solide dhe takimi duhet marrė shumė seriozisht ndaj tyre. Ata kanė humbur nė fushėn e tyre me Luksemburgun, por ne nuk duhet tė ndikohemi aspak nga kjo. Nė tri takimet e fundit kemi luajtur shumė mirė. Por mua mė vjen keq qė rezultati nuk i ėshtė pėrgjigjur lojės qė kemi zhvilluar. Pa dyshim qė me Holandėn duhet tė merrnim njė pikė, ndėrkohė qė nė Slloveni me atė qė dhamė pjesėn e dytė mund tė arrinim fitoren. Shto kėtu edhe barazimin brenda me Bullgarinė, mendoj se nė tri takimet e kaluara i meritonim pesė pikė. Mund t'ju konfirmoj se loja e ekipit ka ardhur gjithnjė nė rritje. Por ne duhet tė punojmė shumė seriozisht kėtė javė, pėr tė fituar tė shtunėn. Sot (dje) kam bėrė njė mbledhje tė gjatė me lojtarėt, ku ua kam bėrė tė qartė se si duhet tė luajmė ndaj Bjellorusisė.
Tė tilla mbledhje do tė bėjmė shumė herė nė muajt e ardhshėm, sepse ne do tė vazhdojmė bashkėpunimin edhe pėr dy vjet tė tjera. Formacionin do ta shpall pas dy ditėve, ndėrkohė qė me Bjellorusinė do tė luajmė me dy sulmues. Problemi i vetėm qė kemi para kėtij takimi ėshtė dėmtimi i Haxhit, por nė kėtė moment unė nuk mund tė them nėse ai do tė bėhet pėr tė luajtur. Mjekėt vendosin kėto ditė, por mendoj se ai, edhe pse i dėmtuar, ka bėrė shumė mirė qė ka ardhur pranė kombėtares, sepse do tė bėjė fizioterapinė pėr t'u rikuperuar nė kohė. Gjithsesi, edhe nėse Haxhi nuk do tė bėhet pėr tė luajtur nga fillimi, kemi lojtarė tė tjerė, tė cilėt do tė dinė ta zėvendėsojnė,"- u shpreh trajneri i Shqipėrisė Oto Bariē. "Bogdani dhe Kapllani do ta gjejnė golin"
I pyetur nėse e shqetėson mosshėnimi i golave nė kėtė periudhė nga sulmuesit Erion Bogdani dhe Edmond Kapllani, trajneri kuqezi ishte i bindur se ata do tė dalin ta gjejnė rrugėn e rrjetės, ndėrkohė u shpreh i kėnaqur nga forma e Bushit dhe Salihit. "Natyrisht qė mė shqetėson ky fakt, por ka edhe momente qė sulmuesit kalojnė periudha tė gjata pa shėnuar. Megjithatė unė kam besim se ata do ta gjejnė golin shumė shpejt, pse jo ndaj Bjellorusisė. Nuk duhet tė harrojmė qė muaj mė parė Kapllani pothuajse shėnonte rregullisht, gjithashtu edhe Bogdani. Nga ana tjetėr ėshtė mirė qė Salihi dhe Bushi po shėnojnė. Nė kėto dy takime do t'i aktivizoj tė katėrt sulmuesit dhe besoj se ata do ta kenė mundėsi pėr tė shėnuar." "Me Kapllanin dhe Canėn, asnjė problem" Bariēi pohoi dje gjatė konferencės pėr shtyp se ėshtė takuar me Canėn dhe Kapllanin, ku ka biseduar gjatė dhe tashmė nuk ka mė asnjė problem.
Kujtojmė qė me sulmuesin Kapllani, trajneri kroat pati njė incident nė pushim tė takimit me Holandėn, ndėrsa me kapitenin e Marsejės, Cana, kishte polemika nė distancė, nisur edhe nga deklarimet e tyre nė media. "Kam biseduar me tė dy lojtarėt dhe nuk ka mė asnjė problem, sepse u sqaruam pėr gjithēka. Kapllani mė kėrkoi falje pėr gabimin qė kishte bėrė dhe unė e thirra pėrsėri nė ekip, ndėrkohė qė me Canėn folėm pėr gjėra tė tjera, tė cilat unė nuk mund t'i deklaroj." "Nuk dua tė flitet mė pėr kontratėn" Edhe pse ende nuk e ka firmosur zyrtarisht kontratėn me presidentin e FSHF-sė, Armand Duka, Bariēi u shpreh se nuk dėshironte tė fliste mė pėr kėtė temė, pasi pėr tė gjithēka ėshtė e mbyllur. I pyetur pėr atė qė i kishte ndodhur paraardhėsit tė tij, Hans Peter Brigel, kur gjermani nuk firmosi nė momentet e fundit, kroati tha se nuk i njihte si problem. "Nuk do tė ishte normale qė tė flitej mė pėr kontratėn. Pėr kėtė gjė kanė biseduar dy njerėz seriozė dhe kanė rėnė dakord, kėshtu qė ėshtė e kotė ta diskutojmė.
Pėr sa i pėrket Brigelit, unė nuk i njoh problemet qė ai ka pasur pėr tė nėnshkruar kontratėn. Pėr kėtė duhet pyetur presidenti, jo unė." "Objektivi i botėrorit varet nga grupi" Kroati i pankinės kuqezi nuk ngurroi tė deklaronte se pėr eliminatoret e botėrorit do tė bėhen hapa tė mėtejshėm, por pėr tė objektivi varet nga kundėrshtarėt qė do tė bien nė njė grup me Shqipėrinė. "Pas pėrfundimit tė kėtyre dy takimeve eliminatore ne do tė mbyllim njė cikėl. Mendoj se do tė bėjmė hapa tė mėtejshėm pėr tė ardhmen, por pėr sa i pėrket objektivit pėr eliminatoret e botėrorit 2010, kjo varet nga grupi qė do tė kemi. Nėse nė grup na bie Italia dhe njė skuadėr tjetėr e njė niveli, unė nuk mund tė them qė do tė pretendojmė vendin e dytė nė grup. Pra, duhet tė dimė kundėrshtarėt, pastaj tė flasim. Nė radhė tė parė, duhet tė pėrmirėsohemi akoma, pėr tė pretenduar kualifikimin, i cili ėshtė shumė i vėshtirė pėr t'u arritur nėse nė grup ke skuadra tė nivelit tė Italisė apo Gjermanisė." "Sllavko Kovaēiē e di mendimin tim"
Siē dihet, Oto Bariē do ta ndjekė nga tribuna takimin me Bjellorusinė, pasi ėshtė i pezulluar nga UEFA pėr shkak tė incidentit me gjyqtarin ndaj Holandės. I pyetur pėr kėtė, ai u shpreh se nuk do tė jetė njė problem i madh, sepse Kovaēiēi ėshtė nė njė mendje me tė. "Kova (kėshtu i thėrret Bariēi) e di atė ēfarė unė mendoj dhe besoj se nuk do tė ketė asnjė problem. Do tė jemi bashkė gjithė javėn pėr ta pėrgatitur ekipin. E njėjta gjė mė ka ndodhur edhe nė kohėn kur kam drejtuar Salcburgun, nė gjysmėfinalen e Kupės sė Austrisė. Atėherė patėm fat dhe fituam, gjė qė shpresoj ta bėjmė edhe kėtė herė. Unė nuk mund tė them se si do tė komunikoj gjatė ndeshjes, pasi kjo nuk mė lejohet,"- tha trajneri kuqezi, duke e pėrfunduar me humor konferencėn pėr shtyp, nė ambientet e hotel "Adriatikut".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Bariē: Bjellorusija duhet marr seriozisht punėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Tė ndryshme :: Sporti dhe sportdashėsit-
Kėrce tek: