Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 "OCEAN'S 13" , po ju tregojmė se qka ndodh nė kėtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: "OCEAN'S 13" , po ju tregojmė se qka ndodh nė kėtė   15/11/2007, 00:27

Revenge is a funny thing.
Hakmarrja eshte argetuese.



Sa mundesi ke ne jete qe te barazohesh. Te marresh ate qe ta kane rrembyer. Danny Ocean (George Clooney) dhe gangesterret e tij te rafinuar kane vetem nje arsye per te nderrmarre vjedhjen e Kazinose me te rrezikshme dhe me ambicioze te gjithe jetes se tyre per te shpetuar te tyren. Por do tju duhet me teper se fat per te hyre me force dhe me finese tek 'The Bank'. Pronari i pameshirshem i Kazinose Willy Bank (Al Pacino) nuk e mendoi se mashtrimi qe i beri Reuben Tishkoff (Elliot Gould) nje prej miqve dhe udheheqesve me te afert te Danny-t, duke e cuar ate ne spital ne nje gjendje kritike, do ti shkaterronte atij jeten.

Keshtu naten qe do te ishte me madheshtorja e jetes se tij, Bank mashtrohet ne shtepine e vet, keqazi, sepse kesaj here, Skuadra e Ocaean-it kishin nje qellim me teper se parate --- hakmarrje per shokun e tyre. Hapja e madhe e The Bank, hotelit dhe Kazinose super luksoze perkoi gjithashtu edhe me falimentin e saj. Strategjia e tyre eshte e dyfishte. Ne fillim do te bejne qe Kazinoja vetem te humbe duke manipuluar makinat, zarat, dhe rulotat. Dhe me pas do te fundosin Bank, duke perdhosur krenarine e tij, shkaterruar reputacionin si nje hotelier i madh, duke i marre edhe cmimin e Pese diamanteve te dhene nga Royal Review Board.
Plani eshte riskoz, gati i pamundur, por kur vjen puna tek vetja nuk do tja dish shume.


Filmi fillon me skuadren e Danny Ocean te mbledhur rreth krevatit ku lengon Reuben, pas atakut kardiak. Me pas, kthehet prapa kater jave, ku tregon takimin e Reuben me nje prej biznesmeneve me te urryer, edhe pse me te sukseshem, Willy Bank. Pasi Reuben siguron lehtesira per Bank-un ky si nje neperke e vertete, e nxjerr jashte loje, dhe kjo shkakton pushimin e zemres se Rebuen. Skuadra premton te marre hak, e ku me mire se me rastin e hapjes se hotelit me te ri, super teknologjik, super luksoz --- The Bank, Per te bere kete hotel, Bank mori parate e pista te disa investitoreve te perlyer me krim, te cilet nese nuk i marrin parate e tyre brenda pak kohesh, heqin qafe kreun e hotelit. Keshtu hoteli duhet te beje 500 milione dollare brenda tremujorit te pare. Djemte e Oceanit do te perpiqen ti heqin Bankut cdo benefit, madje edhe reputacionin e tij si nje pronar hoteli i pashoq.

Problemi kryesor eshte sistemi i sugurise, 'inteligjenca artificiale', nje sistem i cili jo vetem mund te mendoje por edhe te arsyetoje, si nje njeri i vertete ā€“ i quajtur Greco. Per te manipuluar kete ata punesojne Roman Nagel (Eddie Izzard), i cili ka nje eksperience te papare teknologjike. Ideja kryesore eshte: duhet te bejne qe te gjithe ata qe luajne ne kazino te fitojne, duke bere qe 'shtepia' te humbe para me thase. Roman tregon se sistemi i sigurise eshte dizenjuar nga Greco Montgomery, nje shoku i tij i klases, dhe mund te monitoroje shenjat psikologjike te kumarxhinjve, dhe te tregoje se kur dikush eshte duke bere me hile.
E vetmja menyre per te bere me hile, eshte te stimulosh nje katastrofe natyrore, te tipit nje termet. Nese sistemi ndjen dridhje ai kycet automatikisht, per 3 minuta e 21 sekonda. Ata do te marrin me qera nje tunel shpuese, qe te shkaktojne nje termet artificial ne hotelin e larte. Kjo supozohet te jete, shpuesja qe cau tunelin Britanik.

Rusty (Brad Pitt) dhe Danny impenjohen gjithashtu per te ndotur hotelin me erera te keqija dhe buburreca. Kjo behet qe nje kontrollor i cili do ti jepte cmimin e Pese Diamandeteve te zhgenjehet totalisht nga hoteli, dhe ta ngele ate ne provimin e yjeve. Ne holl, Saul (Carl Reiner) le si pa dashje nje dosje (qe realisht eshte fallco) te Vleresimit te Hotelit, duke terhequr vemendjen e menaxheres Abigail (Ellen Barkin), e cila duke menduar qe ky eshte ai qe vendos per cmimin e hotelit, shkon ti qendroje prane. Nderkohe Revieweri i vertete (David Paymer) trajtohet si mos me keq nga stafi i 'The Bank'. E me kalimin e oreve, Skuadra sigurohet qe ai te kaloje si mos me keq, tamam sikur eshte ne nje hotel me nje yll.

Virgil Malloy (Casey Affleck) dergohet ne nje fabrike meksikane per te manipuluar zarat. I zemeruar nga kushtet e punes aty, ai i drejton punonjesit ne nje greve per paga dhe kushte me te mira. Per te vene gjerat nen kontroll, Skuadra dergon vellain e tij, Turk (Scoot Caan), i cili ne vend qe te beje gati zarat, bashkohet me greven. Skuadra ne kete pike detyrohet te paguaje ekstra fabriken, ne menyre qe zarat te behen gati ne kohen e duhur. Nje tjeter gje nuk shkon sic duhet. Shpuesja qe duhet te shpoje tunelin per te krijuar nje termet artificial prishet, dhe keshtu per te blere nje te re ata duan me shume para, e per kete duhet te bejne nje marreveshje me armikun e tyre ne filmin e pare --- Benedict (Andy Garcia); i cili pranon edhe per nje tjeter arsye, te hedhe poshte konkurrencen. Perpos kesaj, ai kerkon Varesen me Diamante, qe Bank ka ne hotelin e tij.
Benedict madje i futet lojes njesoj si te tjeret, kur bind Bank, qe te bleje nje tavoline dominoje, te manipuluar nga Frank (Bernie Mac). Sa i perket diamanteve ata vlejne 250 milione dollare.

Yen (Shaobo Qin) prezantohet si Mr. Weng, nje biznesmen i pasur, i shoqeruar nga Linus (Matt Damon), i dallueshem nga nje hunde, nje super-hunde, me detyren e menaxherit te tij. Yen akrobati, duhet te futet neper tubat e ngushta te ajrit te kondicionuar, per te marre diamandet. Plani funksionon, kur Linus josh Abigail, e cila bie brenda me te ne dhomen ku ndodhen diamantet. Linus perdor pheromones, nje ilac dehes per ta 'marrosur' ate. Ne keto caste, FBI arreston Livingston (Eddie Jemison), sepse ai dallohet si manipulues i makinave. Nje agjent policie (Bob Einstein) i thote Bankut se makinat do te nderrohen me te tjera ne menyre urgjente. Roman sjell makinerite e manipuluara vertet duke i vene ato ne vend te makinave korrekte. Nderkohe ne kompjuterin e Bankut vjen nje liste me anetaret e Bandes se Ocean. Basher (Don Cheadle), i veshur si nje kaskador per showun e hapjes se hotelit, terheq vemendjen e Bank, qe Virgil dhe Turk te kene kohe te modifikojne emrat dhe fytyrat.
Keta te dy kane manipuluar zarat, keshtu qe sa here qe cakmaket e tyre Zippo, hapen, zarat rrotullohen, duke sjelle nje rezultat te deshiruar.
Ne keto momente vihet ne pune shpuesja, dhe nje lloj termeti fillon, duke ciorentuar sistemin e sigurise Greco. Bank zihet ne kurth ne dhomen e sigurise. Tani, Danny, Rusty, Saul, Yen, Frank, dhe nje Reuben i maskuar, sigurojne qe te gjithe te luajne, ne menyre qe te gjithe te fitojne ,dhe te lene hotelin pa nje dyshke. Kur sistemi i sigurise riaktivizohet, stimulohet nje tjeter termet, edhe me i madh, duke bere qe te gjithe te marrin parate e tyre dhe te largohen.
Ne dhomen lart, agjentet e FBIse, nderpresin Linus dhe Abigail, duke i thene kesaj te fundit se ai po e perdorte per te marre diamantet. Keshtu duke mashtruar, ata behen gati per te marre vete guret e cmuar, por ne kete moment shfaqet antagonisti i Ocean's Twelve, Francios Toulour (Vincent Cassel), duke shperfaqur hilene e Benedict. Ai donte qe diamantet ti merrte per vete, duke mos ju permbajtur marreveshjes. Nderkohe qe nje helikopter eshte duke u ulur ne tarrace, Basher, shperthen eksplozivet duke bere te mundur qe helikopteri te marre diamandet e vertete. Danny perballet me Bankun, i cili ka nje humbje prej 500 milione dollaresh, duke mos perfshire diamantet. Danny i thote atij se duke qene se theu rregullat tani duhet te perballet me pasojat. Gjithashtu ai siguron ate se nuk mund te shkoje dot ne polici, dhe se edhe po te punesoje nje vrases me pagese, per ta hequr qafe, nuk do tja dale, sepse ate (Dannyn) e pelqejne me shume se Bankun.
Skuadra feston, ndersa fishekzjarret shperthejne, dhe Reuben merr 4.6 ha toke tek Las Vegas Strip. Danny i ben nje vizite Benedictit, duke i thene se kishin dijeni qe ne fillim per hilene, dhe se 72 milion dollaret borxh, per sherbimet qe ai ofroi gjendeshin nje llogarine bankare, per te ndihmuar femijet, nen emrin e tij (Benedict).
Skena e fundit tregon Danny Rustyn dhe Linus ne aeroportin e MCCarran, duke pare The Oprah Winfrey Show, ku eshte i ftuar Benedict, si nje person qe ben kaq shume per femijet. E nderkaq, Rusty mashtron nje makine monedhash ne aeroport duke bere qe kontrollori i hotelit te Bank, i cili kaloi kohen me te keqe te mundshme atje te fitoje 11 milione dollare, ky si shperblim per ate qe kishte hequr, ne menyre qe skuadra te arrinte qellimin e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: PREVIEW   15/11/2007, 00:29

PREVIEW
"Me te gjitha intrigat, kalimet e gershetuara, planet qe te lene me goje hapur, eshte nje histori imagjinare, fundja si gjithmone, por me dicka minus. Ka dicka qe i mungon per te qene nje film i mbreselenes si Ocean's Eleven".
Gangesterret rikthehen. Danny Ocean (George Clooney) mbledh te tijet, partneret ne krim, per te bere edhe nje here zhurme. Pasi Reuben (Elliott Gould) mashtrohet ne partnershpin e tij me Willi Bank (Al Pacino) per kazinone me te re dhe me te madhe ne Las Vegas, ai peson nje atak kardiak dhe humbet deshiren per te jetuar. Danny dhe grupi vendosin ti japin atij nje arsye, nje te forte madje. Po sigurisht qe ne fillim zemerohen, e kjo, eshte e vetmja menyre qe me pas te barazohen. Clooney, Brad Pitt, Matt Damon, Don Cheadle, Bernie Mac, Casey Affleck, Scott Caan, Eddie Jemison, Shabo Qin, dhe Carl Reiner sajojne nje plan perfekt per te thyer Bank. E ndersa Willy eshte duke u munduar per te mbushur xhepat dhe thaset me parate e nates se hapjes, hajdutet me te famshem ne bote realizojne deshiren e tyre, duke i dhene lojtareve te mbremjes te gjitha parate, dhe duke bere qe te gjithe te largohen duke lene Bankun me gisht ne goje, ose me duar ne.... Me ndihmen e Terry Benedict (Andi Garcia) i cili nuk do te shohe hotel tjeter mbi te tijin, u jep nje dore te madh djemve te Oceanit. Sepse Willy Bank sikurse ata i thone, eshte nje lojtar analog, ne nje bote dixhitale (analog player in a digital world).

Me te gjitha intrigat, hyrje daljet, lemsh-e-line dhe planet e detajuara, kjo eshte nje histori imagjinare, por i mungon dicka per te qene ne lartesine e filmit te pare te Steven Soderbherg.

Nje prej skenaristeve, David Levien thote: "Tek Ocean's Eleven, Danny do te rifitoje dashurine e te shoqes duke shkundur ne themele biznesin e Terry Benedict. Per kete te gjithe djemte punojne fort, sepse synimi eshte dashuria. Tek 'Twelve' gjithcka rrotullohet rreth aftesive te bandes per te mbijetuar per te dale nga telashet qe i futen vetes ne filmin e pare. 'Thirteen' eshte per miqesine, nje pike e paprekur dhe shume larg filmave te pare... Ishte nje risk qe duhet ta merrnim persiper".

"Eshte nje arsye shume jetesore... Tani parate nuk do te thone me per ta.. miqesia e tyre po "thote Andy Garcia. George Clooney vazhdon "Nuk eshte se po vjedhim gje, te tjeret po marrin gjithcka, me pak fjale, ne po vendosim drejtesine ne vend" ā€“ "Nese dikush ia 'fut' njerit prej 'tyre' zere se ia ka 'futur' te gjitheve, ndaj te gjithe mobilizohen per njerin" vazhdon Pitt.
Matt Damon eshte shume i lumtur qe kete here roli i tij eshte shume me ndryshe.
"Me ne fund pata mundesine te nxjerr anen time prej don zhuani ne kete film. Ellen Barkin ishte fantastike".
E pavaresisht se ka nje sere skenash te zgjuara dhe komike, i mungon magjia, dhe shkendijat e te pareve. Edhe pse duhet theksuar se nese do ti rendisnim, 'Thirteen' renditet i dyti. Ky mund te jete nje ngushellim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: GAFFA   15/11/2007, 00:31

Aktorėt e famshėm

Gjate skenes ku Danny dhe Rusty jane duke folur me Romanin ne kuzhine, kamera qe eshte duke filmuar nga xhami, kur afrohet mund te shihet ne reflektimin ne xham.
Kur Rusty eshte duke hequr vidat ne tarracen e hotelit, sekuencat detaj me ato te medha nuk perputhen me njera tjetren. Nje here jane hequr te gjitha vidat, pastaj, nga afer duken te hiqen serish...
Ne nje plan nga afer te Dannyt dhe Linus, kur ata ndodheshin ne aeroplan, dritaret duken katrore, ndersa mjeti i tyre eshte Gulfstrem Jet, qe ka dritare rrumbullake.
Ne fillim te filmit hoteli i Bankut shihet te jete duke u ndertuar prane hotelit Venecian. Ndersa kur hoteli eshte i perfenduar ai eshte ngjitur me Planet Hollywood.
Kur Basher ishte duke drejtuar shpuesen per te hapur tunelin, ai ishte duke kthyer levat djathtas (nga perspektiva e shoverit) nderkohe qe shpuesja ishte duke u kthyer majtas.
Shpueset jane shume te medha, dhe duhen dite per tu montuar, nuk mund te zevendohen aq shpejt, sic u be ne film kur njera prej tyre u prish.
William Bank pranon gjate filmit se ka nje Hotel Kazino ne Singapor i quajtur 'The Sapphire' fitues i disa cmimeve, edhe pse te pakten deri ne Shtator 2007 (pasi filmi kishte dale ne kinema) nuk ka pasur kazino ne Singapor, jo me kazino me cmime.
Kur Rusty i thote Salit per 'Soft Opening' e The Bank, Sal thote se The Flamingo nuk kishte hapje te tille, u hap nje here e mire. Ne fakt, The Flamingo u hap me 1946, dhe u mbyll pas 2 javesh per te riparuar demet e 'Soft Opening' te cilat ishin te konsiderueshme.
Yen thote se ka shkuar ne shkolle me themeluesin e kompanise Samsung. Megjithate Yen eshte nga Kina, ndersa Samsung eshte nje kompani Koreane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Fakte   15/11/2007, 00:33

Fakte
Steven Soderbergh filmoi te gjitha skenat e Al Pacinos per 3 jave.
Al Pacino ishte zgjedhja e pare e Steven Soderbergh per rolin e Willy Bank. Producenti i filmit Jerry Weintraub, nje mik i ngushte i Pacino's i cili e bindi kete te fundit per te marre pjese ne projekt.
Perkthimi i filmit ne Rusisht ishte 13 Shoket e Oceanit.
Al Pacino dhe Andy Garcia kane qene bashkeprotagoniste tek Kumbari, The Godfather: Part III (1990)
Dy nga 'djemte' e Oceanit, The Malloy Brothers, quheshin Virgil (Casey Affleck) dhe Turk (Scott Caan). Kjo eshte nje reference e filmit Kumbari 'The Godfather' (1972) ku Michael Corleone (Al Pacino) vret nje personazh te quajtur Virgl 'The Turk' Sollozzo.
Danny i thote William Bank (Al Pacino) 'What I Want, what's most important to me...' Eshte i njejti dialog Pacino ben me Virgil 'The Turk' Sollozzo tek 'The Godfather' (1972).
Hunda qe Matt Damon perdor ne film eshte nje ironi kunder 'The Brothers Grimm' (2005) (Vellezerit Grim). Regjisori i ketij filmi Terry Gilliam donte qe njeri nga aktoret te vinte nje hunde fallco, nje gje qe studioja prodhuese nuk e pranoi sepse mund te ndikonte ne suksesin e filmit.
Kur Reuben zgjohet dhe flet me Dannyn dhe Rustyn thote: "I hear cars coming and going, I hear Linus crying. I think you should tell me what everyone seems to know." Ky eshte nje variacion i asaj qe Don Corleone i thote Tom Hagen tek 'The Godfather' (1972). Ne ate film 'what everyone seems to know' ishte per vrasjen e te birit te Don Corleones, Sonny Corleone, i luajtur nga James Caan, i biri i te cilit, Scott Caan luan tek Ocean's Thirteen. Andy Garcia luan rolin e djalit te Sonny Corleone tek The Godfather Part III (1990).
Zilja e celularit te Rustyt eshte 'Don't you want me' nga Human League.
Ilaci i vecante qe Linus hedh ne qafe per te bere per vete Abigail ka ne shishe emrin 'The Gilroy. Kjo eshte nje shaka per Tony Gilroyn i cili ka shkruar skenaret e The Bourne Identity (2002), The Bourne Supremacy (2004), dhe The Bourne Ultimatum (2007), te gjitha me aktor protagonist Matt Damon, ai ka shkruar gjithashtu Michael Clayton (2007), ku luan George Clooney nje film, ky i fundit, qe ka Steven Soderbergh si producent.
Drejt fundit te filmit, kur Rusty dhe Danny jane ne aeroport, tallen me njeri tjetrin. Rusty i thote Dannyt qe te mos shtoje ne peshe nga puna ne pune, duke ironizuar George Clooneyn qe ju desh te shendoshej shume per filmin e tij Syriana (2005), ndersa Danny i thote Rustyt qe te mundohet te krijoje nje familje, duke ironizuar lidhjen e Brad Pitt me Angelina Jolie.
Hunda fallco e Linusit quhet 'The Brody' ironizim i hundes se ngjashme te aktorit Adrien Brody
Titulli i distribucionit te filmit ishte 'License to Steal'.
Fjalia 'You shook Sinatra's hand' (ke shtrenguar doren e Sinatras) eshte nje reference e Frank Sinatras, i cili ka luajtur Danny Ocean ne versionin origjinal te filmit me 1960 (Ocean's Eleven).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: U gjirua nė: ...   15/11/2007, 00:35

Filmi u xhirua ne:



Bellagio Casino & Hotel - 3600 Las Vegas Boulevard South, Las Vegas, Nevada, USA
Clark County, Nevada, USA
Lake Las Vegas, Henderson, Nevada, USA (Shtepia e Reuben)
Las Vegas Boulevard South, Las Vegas, Nevada, USA
Las Vegas, Nevada, USA
Los Angeles, California, USA
McCarran International Airport - 5757 Wayne Newton Boulevard, Las Vegas, Nevada, USA
Rosamond, California, USA
THEhotel at Mandalay Bay, Las Vegas, Nevada, USA
W Sunset Road, Las Vegas, Nevada, USA
Warner Brothers Burbank Studios - 4000 Warner Boulevard, Burbank, California, USA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: "OCEAN'S 13" , po ju tregojmė se qka ndodh nė kėtė   15/11/2007, 00:36

Shenime per Buxhetin:


Fundjava e Hapjes
$36,133,403 (SHBA) (10 QERSHOR 2007)
£3,021,302 (BM) (10 QERSHOR 2007)
BRL 2,194,161 (Brazil) (10 QERSHOR 2007)
$44,327 (Estoni) (24 QERSHOR 2007)
694,438 (HOLLANDE) (10 QERSHOR 2007)
PHP 23,470,570 (FILIPINE) (10 QERSHOR2007)
RUR 55,337,175 (RusI) (10 QERSHOR 2007)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 31
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Cmimet   15/11/2007, 00:38

Cmime te rendesishme:


Kandiduar per Teen Choice Awards, 2007. Per kategorite, Komedia me e mire, Roli negativ me i realizuar per Al Pacinon si dhe bashkepunimi me i mire per
George Clooney
Casey Affleck
Scott Caan
Don Cheadle
Matt Damon
Elliott Gould
Eddie Jemison
Bernie Mac
Brad Pitt
Shaobo Qin
Carl Reiner
Eddie Izzard
Andy Garcia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "OCEAN'S 13" , po ju tregojmė se qka ndodh nė kėtė   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"OCEAN'S 13" , po ju tregojmė se qka ndodh nė kėtė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kinematografia dhe Teatri-
Kėrce tek: