Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Najada Konomi, aventura nga provokimi te bashkejetesa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Najada Konomi, aventura nga provokimi te bashkejetesa   11/9/2008, 04:05

Nėse do e kishin pyetur katėr muaj mė parė, edhe pėr vetė Najada Konomin, do tė ishte e pabesueshme ideja, qė pikėrisht me njėrin nga njerėzit me tė cilin ajo kishte qenė e detyruar tė jetonte pėr 100 ditė nė shtėpinė e Big Brother, gati njė muaj pas pėrfundimit tė lojės, do tė vendosnin tė ndanin bashkėjetesėn. Kėsaj radhe pa praninė e kamerave, tensioneve tė konkurrimit, rivalėve brenda shtėpisė, apo kurtheve qė tė ngre pėrpjekja pėr tė fituar njė thes me para.
Historia e nisur me Olsi Mingomataj, djalin 34 vjeē nga Tirana, qė pėr shumė kėnd, ndėrsa krijohej aty brenda shtėpisė sė pėrbashkėt, nuk dukej e vėrtetė por paksa e pėrllogaritur pėr tė fituar simpatinė e publikut, dhe qė nuk kaloi dot pa u paragjykuar, nė fakt, pėr tė dy protagonistėt ėshtė mė e bukur dhe reale se asnjėherė tjetėr. Prej disa ditėsh tė dy janė vėnė nė lėvizje qė tė marrin me qera njė apartament tė vogėl, tė cilin duan ta paguajnė bashkėrisht dhe po aty tė vazhdojnė historinė e bashkėjetesės qė nė fakt nisi si lojė…..

“Lidhja jonė vazhdon dhe mendoj se ėshtė akoma mė e bukur pėrjashta seē ka qenė aty brenda”, tregon Najada. “Jashtė ka mė shumė gjėra tė bukura pėr tė bėrė. Aty brenda rrinim nė oborr dhe takoheshim nėpėr korridore….Ndėrsa tani qė kemi dalė pėrjashta kemi mundėsi tė argėtohemi mė shumė dhe tė njihemi mė mirė. Mendoj se do ta vazhdojmė si lidhje. Aq mė tepėr qė plani ynė mė i afėrt ėshtė qė tė marrim njė shtėpi me qera dhe atje tė ndajmė ditėt e dashurisė sonė. Kemi filluar nga kėrkimet, besoj se do e gjejmė pėrpara se tė nisemi pėr pushime me Olsin nė Turqi dhe, me t’u kthyer prej atje: lamtumirė jetė e mėparshme”……
Surpriza e dashurisė
“Para se tė hyja nė kėtė lojė televizive, nuk e kisha menduar asnjėherė se aty brenda mund tė njihesha me dikė qė do tė mė tėrhiqte dhe me tė cilin tė krijoja njė lidhje”, vazhdon tė rrėfejė Najada. “Madje edhe kur mė kanė pyetur nė audicion pėr njė mundėsi tė tillė, u kam thėnė se edhe mund tė ndodhė tė pėlqej dikė, por kurrsesi nuk kam hyrė me mendimin se do shkoja aty e do tė lidhesha me dikė. Lidhja me Olsin erdhi natyrshėm, ditė pas dite. …Ne qė mbanim kokat pėrpjetė, kalonim korridoreve, “kush je ti e kush jam unė” deri sa u lidhėm bashkė dhe ja ku jemi sot”, komenton ajo duke qeshur.
Nė fakt ėshtė pikėrisht e njėjta vajzė qė jemi mėsuar ta shohim pėrmes ekranit: me batutat nė majė tė gjuhės, gjithmonė me humor tė mirė, spontane, me dialektin e kėndshėm fierak nė tė folurėn e saj, dhe sigurisht njė vajzė mjaft simpatike dhe e veshur bukur.
“Momentet tona i kujtojmė shpesh me Olsin. Them se kanė qenė tė lezetshme. Ato na kanė nxitur qė tė afrohemi edhe mė shumė. Ngacmimet qė unė rrija me tė, pastaj me tė tjerė…. E njėjta gjė edhe me Olsin, i cili sa rrinte me mua, shkonte pastaj tė rrinte me vajzat e tjera… Kjo ishte loja jonė. Loja e dy njerėzve qė po bien nė dashuri dhe sillen nė kėtė mėnyrė. Qė kėrkojnė tė kenė vėmendjen e njėri -tjetrit, por qė nė dukje duken indiferentė dhe pėrpiqen tė kėmbėngulin nė kėtė ide…
Por gjatė gjithė kohės ne ruanim me shikime njėri -tjetrin, pavarėsisht se me fjalė shpreheshim sikur nuk na interesonte”.
Ritual qė vazhdon
Pak a shumė Najada thotė se tani bėn tė njėjtėn jetė qė ka bėrė mė pėrpara. Tė paktėn derisa tė hyjnė nė shtėpinė e re me Olsin, i cili Najadės nė pėrgjithėsi i duket i njėjti qė ka njohur 4 muaj mė parė, me tė vetmin ndryshim se ka filluar tė tregojė nga pak xhelozi. “I vetmi ndryshim qė kam vėnė re tek Olsi, qė kur kemi dalė, ėshtė se po shfaq shenja xhelozie. Kur ishim bashkė nė shtėpi, nuk dukej, mbase nga loja, ose fakti qė ishim gjithė kohės bashkė nė tė njėjtin ambient…. Ndėrsa tani vė re qė kur nuk jemi bashkė, ai i bie vazhdimisht telefonit. “Ku je, me kė je, ēfarė po bėn”?
Najada kėtė e tregon duke qeshur. Duket se vajzės i pėlqen fakti qė ai tregohet i tillė, pasi nė kėtė mėnyrė bindet edhe mė shumė nė ndjenjat qė Olsi ushqen ndaj saj. Aq mė tepėr qė nuk ėshtė njė xhelozi bezdisėse. Ndryshe ajo nuk do tė mund ta pranonte. Ėshtė thjesht e bukur.
Normalisht Najada thotė se vazhdon tė bėjė tė njėjtat gjėra qė bėnte edhe mė pėrpara. “Mė pėrpara zgjohesha dhe shkoja nė shkollė, nė kafe me miqtė, palestėr, pastaj nė shtėpi ku mėsoja dhe merresha me pikturė. Kjo ishte dita ime. Prapė ndjek pak a shumė tė njėjtin ritėm. Jeta ime nuk ka ndryshuar dhe nuk e besoj se do tė ketė ndryshime tė mėdha. Thjesht ėshtė njė eksperiencė mė shumė. Ndryshimi im mė i madh ėshtė Olsi”.
Jeta pėrtej detit
Nėse ka diēka qė njerėzit i kuriozon shumė janė vitet e qėndrimit nė Itali. Ėshtė larguar nga Shqipėria nė moshėn 15 vjeēare dhe ka ardhur prej atje 20. Janė pesė vite, tė cilat sipas Najadės kanė ndikuar tek ajo nė tė gjitha kuptimet. “Unė u largova pėr nė Itali 15 vjeē, qė tė bėja shkollėn atje. Ia dola tė pėrfundoj studimet nė njė shkollė tė mesme arti, “Santa Marie Croce”, ekuivalente me Liceun artistik nė Tiranė. Jetoja nė Torino dhe pėrveē tė mirave qė mora nga shkolla, nga jetesa nė Itali, e vetme, pa familjen afėr, ku duhet t’i mbijetoja gjithēkaje, ia dola qė sot tė jem kjo qė jam: njė vajzė e vendosur, pa komplekse, pa paragjykime. Nė njė farė mėnyre u bėra e zonjė e vetes. Kur isha kėtu, nuk kam ditur tė bėj njė vezė tė skuqur, atje mėsova tė pėrgatitesha pėr veten nė tė gjitha kuptimet.
Nėse do tė qėndroja edhe unė kėtu, do tė kisha ngelur vendnumėro, sepse nuk do tė kisha kėtė mendje qė kam sot. Kushedi, do tė isha bėrė fanatike, ose njė femėr shtrigė….Italia ka bėrė tė veten, sepse unė jam brumosur atje”.
Tre vite nė Tiranė
Kaq janė vitet qė vajza 22 vjeēare nga Fieri ka jetuar nė Tiranė. Nga Italia ėshtė kthyer nė vitin 2005 dhe sipas Najadės, po tė mos ishte kėmbėngulja e sė ėmės, ajo nuk do tė kishte marrė vendimin pėr t’u kthyer, tė paktėn edhe pėr disa vite. “Ajo donte qė unė tė bėja shkollėn e lartė dhe meqė atje nuk po u hyja seriozisht studimeve tė larta, mamaja kėmbėnguli qė unė t’i vazhdoja kėto studime nė Tiranė. Po atė vit qė u ktheva, fitova konkursin, pikėrisht pas njė muaji. Kam fituar qė herėn e parė, pavarėsisht se kishte shumė konkurrentė. Mbase mua nuk m’u duk edhe aq e vėshtirė sepse sa isha kthyer dhe nuk e kisha idenė se si funksiononin gjėrat kėtu. Mė mungonte krejtėsisht informacioni. Ndaj nuk e vuajta shumė sikletin nėse do tė fitoja apo jo”. Por pavarėsisht tė gjitha kėtyre qė tregon Najada, kur flitet pėr shkollėn, e kap njė farė trishtimi i lehtė. Studentja e vitit tė tretė pėr pikturė kavaleti, nė Akademinė e Arteve, duhet tė pėrsėrisė kėtė vit edhe njė herė nga e para, pėr shkak tė mungesave tė shumta, gjatė kohės qė qėndronte nė shtėpinė e Big Brother. “Nuk mund tė bėj asgjė pėr ta ndryshuar kėtė, thotė ajo. Humba njė vit shkollor, kur nuk ma merrte mendja se do ishte e pamundur tė zėvendėsoja orėt e mangėta. Nga ana tjetėr sa i takon lojės, edhe pse arrita nė pesėshen mė tė mirė, nuk isha unė fituesja….Por nuk dua ta konsideroj si humbje! Kam fituar Olsin dhe pikturėn nuk ma heq njeri. Nėse pres nga dita nė ditė tė nisim me Olsin jetėn e pėrbashkėt, dua tė merrem seriozisht kėsaj vere edhe me pikturė, sepse kam dėshirė tė hap njė ekspozitė personale”. Dua tė rikuperoj kohėn e humbur. Mendoj se edhe nė tė ardhmen do tė merrem me pikturė. Sepse nuk e mendoj se ėshtė njė shkollė thjesht sa pėr tė marrė diplomėn”.
Lumturia absolute
“Cila ėshtė lumturia absolute pėr Najadėn? Familja, njė familje e mirė tė bėn tė kesh njė jetė tė lumtur. Dua tė krijoj familjen time”.
Realisht ēuditesh pak kur kjo pėrgjigje vjen nga goja e vajzės e cila nga publiku konsiderohej si njė vajzė tejet liberale. “Mė kanė quajtur tė paqėndrueshme, sqaron ajo. Thjesht kam shijuar momentet e mia, vitet e mia. Por nesėr, pasnesėr, edhe unė dua tė krijoj njė familje tė mirė, pavarėsisht se jap pėrshtypjen se jam moskokėēarėse. Dhe kėtė dua ta bėj kur tė jem diku nga mosha 30 vjeē. Mendoj se ėshtė mosha mė e mirė pėr ta bėrė njė hap tė tillė. Sa i takon Olsit, ėshtė fillimi i lidhjes sonė dhe nuk e kam parė asnjėherė me kėndvėshtrimin qė tė vazhdoj me tė edhe tė pėrfundoj nė fejesė, apo martesė. Por mendoj se e gjitha kjo vjen natyrshėm. Unė nuk kam pse stresoj veten qė tani duke thėnė: me kėtė do tė fejohem dhe martohem. Ėshtė herėt ta mendosh. As unė dhe as Olsi nuk jemi tipa qė bėjmė plane”.
Paragjykime
“Kur isha brenda nė shtėpi nuk kisha krijuar shumė iluzione se do tė fitoja vetėm nga fakti se shoqėria shqiptare nuk ėshtė shumė e emancipuar dhe nuk do tė mirėpriste lirshmėrinė time. Pasi janė tė rralla vajzat siē jam unė. Prandaj kur kam marrė lajmin qė isha e katėrta nė klasifikim, nuk u mėrzita. Mė vonė, kur kam dalė pėrjashta, tė them tė drejtėn i prisja paragjykimet e njerėzve. Por ishte e habitshme pėr mua, pasi njerėzit qė kam takuar mė kanė folur shumė mirė. Kėshtu qė nuk i kam ndjerė fare paragjykimet mbi vete. Madje mė takojnė edhe gra tė moshuara dhe njė gjė e tillė po mė bėn pėrshtypje. Prandaj them se nuk mė kanė paragjykuar. Gjithsesi pėr ta sqaruar mė mirė, mendoj se fillimisht mė kanė paragjykuar, por me tipin qė kam, i kam bėrė pėr vete, i kam bėrė tė qesh….. Sa pėr veten time, unė jam e lirshme, nuk paragjykoj askėnd. Gjithmonė mendoj se nėse njė njeri ndihet mirė me veten, edhe pse bėn diēka qė mua nuk mė pėlqen, nuk kam pse paragjykoj”.
Mes familjarėve
Ditėt e para tė tensionit se si do pritej lidhja e tyre nė jetėn e vėrtetė, kanė marrė fund. Gjithēka duket se po ecėn mirė derisa tė dyja familjet tashmė i njohin nga afėr respektivisht, Olsin dhe Najadėn. Kėtė Najada e deklaron me njė lloj lehtėsimi.
“Kur dola pėrjashta bėra njė bisedė me mamin. Pak a shumė ajo kishte menduar se po bėja lojė aty brenda. Por unė i sqarova gjithēka dhe e di se mė ka kuptuar. Janė miqėsuar mjaft me Olsin dhe ka krijuar bindjen se ėshtė diēka serioze, qė po funksionon. Tani ėshtė mirė. Po shkojnė mirė bashkė. Nga ana tjetėr edhe familja e Olsit mė ka pritur mirė, jo vetėm mamaja e tij, por e gjithė familja. Por tė them tė vėrtetėn nuk ėshtė se jam njohur shumė me ta, sepse nuk kemi qėndruar shumė kohė tė gjatė bashkė. Vazhdimisht kemi qenė nė udhėtime dhe tani pėrsėri po bėhemi gati tė nisemi nė njė tjetėr. Pushimet nė Antalia na presin”.
Vajza e tatuazheve
Mahni, pasion, ekstravagancė?! Emrin mund t’ia vini si tė doni, por ne kemi parapėlqyer ta quajmė “vajza e tatuazheve”. Tė gjithė i kanė vėnė re se si ato i shpėrndahen nėpėr trup, duke bėrė qė Najada tė bie menjėherė nė sy dhe tė komentohet pėr kėtė pjesė. “Kėtė me dy krerėt e shqiponjės qė e kam nė gjoks, e kam bėrė nė Itali dhe ėshtė simboli i flamurit shqiptar. Modelin e kam pikturuar vetė, duke e stilizuar pak shqiponjėn dhe pastaj ma kanė bėrė nė trup. Tė tjerė tatuazhe janė: njė tribal nė formė zjarri, tjetri ėshtė njė gojė me dhėmbė tė hapur dhe me njė lule tė egėr. Pastaj njė shqiponjė qė fluturon dhe nė fund dy krahė shqiponje”.
Pėrgjegjėsitė e njė jete tė re
Ndryshe nga mjaft femra qė vendosin tė provojnė bashkėjetesėn, Najada thotė se nuk i trembet aspak pėrgjegjėsive qė lindin nga ky vendim. “Pak a shumė kėshtu jam edhe tani, kam marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė e mia, sepse jetoj vetėm, gatuaj dhe bėj punėt pėr veten time. Tani qė do jetoj me Olsin them se do tė jetė e njėjta gjė.…megjithatė nuk dua tė ngutem pėr tė folur. Dua ta njoh njė herė si eksperiencė, pastaj jua them. Unė nuk jam amvisė e mirė, por gjatė gatimit bashkoj shumė gjėra bashkė. Kėshtu gatuaj gjithmonė. Po kėshtu do tė gatuaj edhe pėr Olsin. Mirė dhe ēuditshėm”.
NAJADA KONOMI 22 vjeē
Aktualisht studente nė Pikturė pranė Akademisė sė Arteve
OLSI MINGOMATAJ 34 vjeē
“Tiparet e mia kryesore janė thjeshtėsia, lirshmėria dhe besimi tek vetja. Ndėrsa defekti im mė i madh ėshtė qė prish shumė lekė dhe qė kur acarohem nuk i lė tė tjerėt tė flas”.
“Kur bėj gabime vetė, i quaj mėsime, se ndryshe nuk do tė mėsoja. Pėr tė gjitha gabimet qė kam bėrė nė jetė them mė mirė qė ndodhėn sepse kam mėsuar prej tyre. Sa gabime kam bėrė? Nuk e di. Janė shumė….”

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Najada Konomi, aventura nga provokimi te bashkejetesa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: