Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Martin Camaj ( 1925 - 1992 )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Martin Camaj ( 1925 - 1992 )   23/4/2008, 21:04

Martin Camaj ( 1925 - 1992 )



Martin Figura e Martin Camajt si studiues dhe shkrimtar zė njė vend tė shquar nė kulturėn kombėtare shqiptare. Ndonėse ai jetoi larg lexuesit tė tij natyral dhe i munguan efektet e recepsionit, prapėseprapė letėrsia e Camajt e pėrmban mjaft tė gjallė bashkėbisedimin me lexuesin e tij shqiptar. Siē ėshtė shprehur edhe vetė, ai ka qenė i dashuruar me gjuhėn shqipe dhe i shfrytėzoi nė maksimum mundėsitė e saj shprehėse.
Martin Camaj lindi nė Temal tė Dukagjinit mė 21 korrik 1925. Ai mori edukatė klasike nė Kolegjin Ksaverian tė Shkodrės, tė drejtuar nga etėrit jezuitė. Mbas pak kohėsh, pėr shkak tė vendosjes sė regjimit komunist nė Shqipėri, Camaj do tė arratiset nga vendi pėr nė Jugosllavi, ku ia del tė regjistrohet si student nė Universitetin e Beogradit. Atje mėsoi italianistikė, romanistikė, teori letėrsie, gjuhė klasike dhe sllavistikė, njė botė e re kjo pėr njė intelektual si ai, tė edukuar nė Shkodėr.
Largohet nga Jugosllavia nė verėn e vitit 1956. Shkon nė Romė, ku studion sėrish dhe doktorohet. Nė Romė ndjek rrethet letrare tė kėtij qyteti, ku njihet edhe me autorėt emigrantė nga vende tė ndryshme lindore, rusė, rumunė dhe sidomos me poetė balltikė. Ishin tė gjithė anėtarė tė njė PEN-klubi me qendėr nė Londėr. Atje nėn kujdesin e Koliqit bėhet kryeredaktor i revistės "Shejzat" (1957-1975) dhe studion sė afėrmi botėn arbėreshe.
Mė 1961 transferohet nė Mynih (Gjermani), ku specializohet pėrfundimisht nė gjuhėsinė shqipe, duke mos u shkėputur nga letėrsia. Camaj u bė profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqiptare nė Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithė jetėn, deri sa vdiq, mė 1992.
Kontakti me kulturat e ndryshme perėndimore, njohja e poezisė moderne tė poetėve mė tė njohur botėrorė (Camaj ishte njohės i shumė gjuhėve tė huaja), ndikuan nė formimin e tij kulturor, ndėrsa vepra e tij, qoftė nė prozė apo nė poezi mbėshtetet tėrėsisht nė gjuhėn shqipe dhe si pėrmbajtje i ka rrėnjėt nė kulturėn shqiptare, sidomos nė mitin e trashėguar. "Prandaj nuk ėshtė e rastit qė Camaj zgjodhi pėr tė banuar njė vend tė shkėlqyer, me atmosferė disi tė paqme e tė virgjėr shtėpijake, si alpet e Bavarisė, qė ēdo ēast i kujtonin malet e thepisura tė vendlindjes, ku nuk mund tė kthehej kurrė", shkruan studjuesi i njohur Robert Elsie.
STUDIMET
Nė tė njėjtėn kohė Camaj ėshtė edhe njė ndėr albanologėt mė tė shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhėn shqipe, historinė dhe tė sotmen e saj. Ndėr studimet kryesore mund tė pėrmenden: Meshari i Gjon Buzukut, Romė 1960; Tekst mėsimor i gjuhės shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe nė provincėn e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984; si dhe antologjinė Kėngė shqiptare, Düsseldorf 1974.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Martin Camaj ( 1925 - 1992 )
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: