Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Petro Marko ( 1913 - 1991 )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

MesazhTitulli: Petro Marko ( 1913 - 1991 )   23/4/2008, 20:57

Petro Marko ( 1913 - 1991 )




Nuk ka shembull nė letėrsinė shqiptare, ku tė jetė gėrshetuar dhe njehsuar aq shumė mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri nė personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare qė sollėn risi tė vėrteta nė traditėn letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur pėr dashurinė dhe humanizmin njerėzor, ndonėse sa rrojti ishte ndėr personalitetet mė tė persekutuara dhe mė tė munduara. Petro Marko lindi nė fshatin Dhėrmi tė Himarės mė 1913. U shkollua nė vendlindje dhe nė Vlorė. Pak kohė studioi nė Athinė. Qė kur ishte nxėnės i shkollės tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932, filloi tė shkruajė poezi dhe proza tė shkurtra). Petro Marko ka njė biografi nga mė tė pasurat dhe mė tė bujshmet nė letėrsinė shqiptare. Deri nė vitin 1936 ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23 vjeēare u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internazionale. Pas Luftės sė Spanjės, gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, ai do tė ndeshet dhe do tė marrė pjesė nė shumė beteja antifashiste nėpėr Evropė. Pas kthimit nė Shqipėri nė vitin 1940 do tė burgoset nga italianėt, qė aso kohe e kishin pushtuar Shqipėrinė, dhe do tė pėrfundojė nė kampin e ishullit Ustika afėr Palermos. Nė pėrfundim tė Luftės Antifashiste nė vitin '44, Petro Marko do tė marrė pjesė nė rradhėt e partizanėve italianė, duke i rėnė kryq e tėrthor Italisė, si luftėtar dhe si komandant me pėrvojė luftarake. Kur kthehet nė Shqipėrinė e ēliruar, ftohet qė tė qėndrojė nė krye tė gazetės "Bashkimi" nė Tiranė, por shpejt do tė pėrjetojė disa nga vitet mė tė rėnda nėpėr burgjet e shtetit shqiptar komunist, pėr tė cilin Petro Markoja kishte luftuar nėpėr Evropė dhe Shqipėri mė se 10 vjet rrjesht. Kjo pėr tė vetmin shkak se nuk mund tė pajtohej qė nė ditėt e para tė pushtetit me fillimin e diktaturės, e sidomos kur provoi t'i rezistojė diktatit qė i vinte Shqipėrisė aso kohe nga jashtė kryesisht nga Beogradi.
Nė kulturėn dhe letėrsinė kombėtare Petro Marko ėshtė personalitet i pėrmasave tė mėdha me shpirt e mendje tė paluhatur para ēdo stuhie. Ata qė e kanė njohur nga afėr Petro Markon e kanė ndjerė se brenda tij rrezatonte njė besim madhor ndaj njeriut dhe mirėsisė. Vetėm njė lartėsi shpirti e tillė mund ta pėrballonte ndeshjen sy mė sy me vdekjen, qė ai e pėrjetoi aq shumė herė gjatė jetės sė tij. Dhe sa herė ngrihej nė kėmbė ai do ta niste nga e para luftėn ndaj sė keqes po me atė forcė besimi, po me atė rrezatim mirėsie. Tė tillė e ndjen lexuesi Petron nė romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetėsore e asimiluar artistikisht, ėshtė aq e pranishme. Nė vitet '70 ai do tė shkruajė romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės do ta pėrjetėsojė nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij tė parė "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" nė vitet '60 ėshtė njė kthesė e vėrtetė nė historikun e shkurtėr tė romanit shqiptar. Dhe nuk ėshtė fjala pėr rrumbullakėsimin e njė pėrvoje krijuese, por pėrkundėrazi pėr ndėrprerje dhe dalje nga njė pėrvojė e shartuar jonatyrshėm nė rrjedhat e letrare shqiptare, ishte njė synim qė rrėfimi romanor, pjesėrisht nė vitet '40, '50, do tė ēlirohej dhe tė hapej si vizion, univers krijues dhe si spektėr tematik.
Krahas kėsaj prirjeje tė brendėshme qė kanė tė dy romanet e pėrmendur pėrballė veprave tė tė njėjtit zhanėr tė deriatėhershėm, kėto vepra qėndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikėrisht pėr natyrėn e risive, pėr natyrėn qė pretendon ndryshime tė vėrteta tė vlerave letrare. tė gjitha veprat e Petro Markos u pėlqyen dhe u kėrkuan nga lexuesi.
Faqet mė tė fuqishme tė prozės sė Petro Markos reflektojnė triunfin e dashurisė dhe tė humanizmit njerėzor. Pas tėrė atij ferri nėpėr tė cilin kalon njeriu nė rrėfimin e Petro Markos, ai arrin tė mbetet i pamposhtur nga mizoritė e botės. Kėtė bėrthamė tė brendėshme e rrezatojnė personazhet nga romanet e tij, kėtė shkėlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar nė tėrė veprat e tij.

_________________
The man can do, or the man can't do...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Petro Marko ( 1913 - 1991 )
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: